Alfabeti i zileve
Me një pamje të kapluar nga dyshimi i radhës nëse duhet ta kapë telefonin dhe të bëjë atë telefonatë apo ta lërë në xhep atë, shikon përreth duke bërë një llogari të shpejtë të buxhetit telefonik të ngërthyer në një kartë plastike rimbushëse me pamjen e një bukurosheje që gjithmonë i qesh si për inat. I bindur se s’ka rrugëdalje, i mbuluar nga djersët dhe me një dihatje karakteristike adrenaline, vendos ta kapë celularin dhe të formojë numrin.
Shpejtësia e fjalëve që rridhnin si gurë zalli të shtyrë nga një lum i tërbuar e bëjnë më tepër nervoz ngase po fliste por nuk po thoshte atë që donte ndërkohë që sekondat kalonin pamëshirshëm duke ekzekutuar buxhetin e tij brënda kartës. E fundit që i vinte ndërmend ishte buzëqeshja.
Duke qenë i ndërgjegjshëm që ai ishte konsumator viktimë pjesë e ushtrisë prej pothuaj 2 milionësh të konsumatorëve viktima të telefonisë së lëvizëshme, abonenti shqiptar, posedues i një aparati celular, duhet doemos të kalojë nëpër këto shkallë emocionale sa herë që rreket të bëjë një telefonatë.
Edhe pse vendi ynë “fatmirësisht” nuk ka vetëm një kompani mobile të telefonisë, aroma e konkurencës së lirë dhe e uljes së çmimeve ka ngelur jashtë shtëpisë sonë duke u vërtitur andej nga fqinjët. Për rrjedhojë një paradë publiciteti bërë nga këto kompani, që shpesh shëmbëllejnë jashtë realitetit tonë, nuk kanë arritur të kënaqin konsumatorin shqiptar për faktin e të qënurit rishtazi i modernizuar.
Teknologjia e komunikimit me anë të aparateve celularë hyri në Shqipëri këto vitet e fundit si një domosdoshmëri për t’u renditur në të njëjtat parametra me pjesën tjetër të globit ku pjesë e rëndësishme e saj është edhe shpejtësia dhe lirshmëria e komunikimit.
Por ndryshimi me pjesën tjeter të botës, qëndroi në qasjen që iu bë tregut të kësaj telefonie. Pa respektuar fare prioritetet kombëtare, liçensa e parë që u dha në këtë fushë ishte ajo ndaj një kompanie greke e cila kishte kohë që tentonte të shtrinte influencën e saj në të gjithë rajonin e Ballkanit. Si pasojë çmime marramendëse dolën në treg të cilat nuk frenuan kërshërinë dhe orvatjen e konsumatorit tonë për të pasur akses në këtë lloj komunikimi.
Kjo solli fitime fantastike për kompaninë e vetme të asaj kohe e cila edhe pse me kalimin e viteve vazhdonte të mbante pozitën monopol në këtë treg duke mos sjellur ulje çmimesh dhe lehtësim të konumatorit.
Të ndodhur në këtë situatë erdhi “zgjidhja”. U dha liçensa e dytë e telefonisë së lëvizëshme shoqërisë Vodafone. Por siç rëndom ndodh në Shqipëri, të drejtën për Vodafon në rajon e kishte po ai grup pjesë e së cilës ishte edhe shoqëria ekzituese e telefonisë mobile në Shqipëri duke sjellë një situatë duopoli në këtë treg.
Si përfundim u përballëm me emra të ndryshëm por me tarifa të njëjta. Edhe pse në dukje me diferenca të vogla, në fund bilanci i shpenzimeve i abonentit shqiptar ishte identik i njëjtë.
Parë rrjedhën e këtij tregu, abonentët shiptarë aktivizuan alfabetin e zileve një variant më i modernizuar i alfabetit Mors, i cili rezultoi të ishte një zgjidhje spektakolare në aspektin financiar por që nuk u la shije të mirë kompanive të telefonise celulare. Terminologjia me bazë fjalën “zile” u bë emblema e komunikimit tonë në këtë epokë digjitale. Ndoshta pak lakonik si komunikim por padyshim ekonomikisht i leverdisshëm.
Presionit të shpeshtë të konsumatorit shqiptar për uljen e çmimeve të komunikimit u viheshin përballë disa tentative sipërfaqësore të qeverive që nga ana e tyre duhej të ushtronin presion ndaj Entit Rregullator të Telekomunikacionit si ent ekuilibrues dhe disiplinues i këtij tregu. Kështu në këto pozita kur në Shqipëri akoma çmimet janë ashtu siç Ministri i Punëve Publike dhe i Telekomunikacionit, Olldashi i përcaktoi “më të shtrenjtat në kontinent”, abonentit shqiptar i mbetet vetëm të shkurtojë kohën e komunikimit të tij me të tjerët.
Më kujtohet një analizë e çmimeve të telefonisë celulare në Shqipëri, bërë vitin e kaluar për rajonin e Ballkanit nga një television i yni, ku qartë tregohej se çmimet e komunikimit të shqiptarëve ia kalonin disa herë atyre të vendeve fqinje. Por fakti që habiti më tepër ishte se shoqëria AMC pjesë e grupit Cosmote, me fitimet e veta të mëdha në Shqipëri mbulonte humbjet në vende të tjera të rajonit.
Duke parë këtë fakt ka shumë arsye për të besuar se vonesa e futjes në treg e operatorit të tretë mobil Eagle Mobile si pasojë e zvarritjes së privatizimit të Albtelekom, të ketë qënë e stisur.
Natyrisht interesa të mëdha që shkonin përtej atyre ekonomike e kishin kthyer ERT-në në një organizëm mememc dhe të paaftë për të rregulluar situatën e tregut të telefonisë së lëvizëshme tek ne.
Ministri Olldashi shpalli lëvizjen e re të qeverisë shqiptare për të disiplinuar këtë treg, e cila sigurisht është për t’u përgëzuar. Ajo mbi të gjitha konsiston në hartimin e një projektligji i cili detyron shoqëritë e telefonisë së lëvizshme të klasifikuara si shoqëri me fuqi të ndjeshme në treg, të kenë një hapësirë fitimi nga 10-13% mbi koston. Gjithashtu ai shpalli se në Mars të këtij viti operatori i tretë mobil Eagle Mobile do të dalë në treg.
Shpresohet se më këto lëvizje dhe sidomos me prezencën e Eagle Mobile në tregun shqiptar, abonenti ynë të ketë të gjithë komoditetin e një komunikimi të lirë dhe mbi të gjitha dinjitoz. Ajo që është për t’u parë është se sa ky projektligj i qeverise nuk pëson “përmirësime” në Parlament, siç edhe shpesh ka ndodhur. Megjithatë të gjithë kemi më shumë arsye të besojmë se kohës së djersitjes para një telefonate po i vjen fundi dhe se alfabeti i zileve të mbesë si një kujtim i vjetër dhe ironik.
Nga Redi Shehu
Gazeta Start
5 February 2008 @ 12:19 am
Keto kompani hajdute jo qe vjedhin shqipetaret ne shqiperi por edhe ato jashte saj .Po ti biesh nje numri celulari nga keto 2 kompani ke gjithmone te njejten zile dhe askush nuk pergjigjet,ne kete rast keto 2 kompani marrin perqindjen e vet pamvaresisht se ti jeton jashte vendit
5 February 2008 @ 1:36 am
Keta lloj artikujsh jane tmerresisht te shemtuar pasi te ngrejne qimet perpjete duke te kujtuar se cfare gjakpirsish te paskrupuj ka ne Shqiperi. Kur me kujton telefonin, me dridhet mishte dhe pasi vuaj nja tre dite me dhimbje koke per grabitjen me force te kreditit, rri e mendohem dhe them me vehte: Sa mire bera qe ika dhe nuk kam kontakt te drejtperdrejte me keto neperka helmuese. Nuk jane dy, por jane me mijra, dhe fillojne qe nga cmimi i bukes e deri tek cmimi i nje kolltuku presidencial.
Milet i katarisur! Allajsën belarsën e versën! - thoshte im gjyshi i nderuar.
A vertet do mund te rregullohen gjerat?
5 February 2008 @ 1:51 am
me ngeli merak ai holokausit i 4 shkurtit ne Tirane, mos na kane genjyerë ata komunistat?
5 February 2008 @ 3:28 am
Me vjen keq qe kompanite greke kontrollojne tregun shqiptar te tel-celulare–megjithate rregullat e tregut nuk njohin kombesi. Kompanite celulare thjeshte po i pergjigjen kerkesave te tregut dhe sa kohe te kete kerkese per sherbim celular, cmimi nuk do bjere. ligji i kerkeses dhe ofertes -asgje me shume.
POR–muhabeti i monopolit–ne kete rast oligopolit eshte shtremberim i rregullave te tregut. Me sa di une Shqiperia ka antitrust laws. Eshte detya e prokurorise te mbledhe prova per te provuar monopol te paligjshem ( monopoli ne vetvete nuk eshte automatikisht i paligjshem) ose conspirim per te krijuar ose mbajtur monopolin. Une thjesht po analizoj sipas Sherman antitrust laws te Amerikes. Them se shqiperia duhet te kete te njejten gje. Me sa di une Shqiperia ka firmosur nje si tip EU sherman antitrust law si pjese e integrimit ne EU—i bie qe antitrust laws of EU te zbatohen ne Shqiperi gjithashtu. Prandaj dhe na duhet nje prokurori e forte–kjo eshte detyre e prokurorise si lufte ndaj krimit ekonomik. eh eh lesh e presh.
5 February 2008 @ 3:24 pm
Nje teme e mprehte. Qe cmimet e telefonise se levizshem celulare ne Shqiperi ua kalojne disa here vendeve te rajonit dhe Europes kjo eshte mese e vertete. E keqja eshte se ndjeshmeria si e pozites si e opozites eshte nul fare. Te mos flasim pastaj per median qe ka ne koke te cdo gazete spektakli reklamen e kompanive. Me kujtohet se si disa kohe me pare shoqeria civile organizoi nje proteste ku njerezit fuken mobilet per nje ore ne shenje proteste, po edhe pse keta perfaqesues te shoqerise civile thane se ishin mese te keanqur me nivelin e protestes dhe se do ta pershkallezonin me tej, nuk e hapen gojen me. Ka zera dashakeqe qe ju ofruan ca pare nga ato qindramiolne euro qe bashkeatdhetaret e tyre derdhin ne arkat e kompanive celulare:))
Po ashtu edhe nje gazete e perditshme beri nje beteje disa javore me kompanine AMC(cuditerisht jo me Vodafonin0 dhe ne fund e mbylli gojen fare. Aresyeja mori reklamen qe AMC ja kishte reduktuar ndjeshem.
Shkrimi i mesiperm edhe pse eshte ne njefare menyre satirik te dhemb shume se pal a shuem te tere e kemi “brenda” pagesen.
Sa per ligjin e ri, nuk eshte se puna ka caluar aty se konturi ligjor ka qene i plote, po mbikqyresi i tregut ERT nuk ka ushtruar aktivitetin e tij. ka zera qe keta anteraret e KD te ERT paguhen si nga taksapaguesit shqiptare (kjo dihet) po edhe nga AMC e Vodafone. ERT eshte kthyer ne srtrofullen e paaftesise dhe hajduteve qe per disa qindra Euro qe marrin nga AMC apo vodafone, apo nga nje kostum dhurate i kane lene shqiptaret ne dite te hallit. Nje i njohuri im ishte ekspert ne n je komision per hetimin e cmimeve te larta te telefonise celulare, punoi i gjori pa pagese po nu fund raporti nuk u lexua as ne parlament se te tere ligjvenesve qe ishin ne Komision u ishte dhene direktiva qe ta shtynin sa te mundnin aktivitetin e komisionit qe te kalonin te tera afatet ligjore. Ka zera qe pervec direktivave nga udheheqesit u ishin dhene edhe ca dhurata.
Cte them me teper, me vjen keq per veten, per tere shqiptaret por nuk me vjen turp aspak kur dergoj zile apo shkembej informacion me numer tek apo cift zilesh: bie fjala jam rruges= 2 zile, nuk vij =3 zile.
Turp duhet ti vije Berishes, Bashes, nanos, Spartka Pocit dhe sojit e sorollopit qe vrasin diten ne kolltuqet e ERT dhe bejne edhe te diturin.
Keta zoterinj, te pakten keta te ERT qe i kane te tera mekanizmat ligjore per te rregulluar gjendjen duhet te shkojne ne burg dhe kete e them me koshience te plote. Demi qe i kane sjelle popullit te varfer shqiptar eshte ndoshta me shume se nje miliard EURO.
Po cte bejne njerezit e gjore:
Qeveria eshte e blere, opozita po ashtu, media ne masen 100%.
Ah, se harrova do te thoni per levizjen MJAFT se ajo i zgjidh ne pergjithesi hallet?!!
Edhe ajo sponsorizohet nga AMC kryesisht ne orgjite qe bejne plazheve veres…………
5 February 2008 @ 7:06 pm
Nje vendim interesant nga “autoriteti i konkurrences”. Vendimi duket se denon ket buke-pjeksin per pricefixing.
nje nga element e krimit te pricefixing eshte marrveshja implicit or explict per te caktuar cmimet. Fatkeqsisht vendimi nuk eshte i argumentuar—megjithate precedent i mire.
http://www.caa.gov.al/rdec.asp?id=71
http://www.caa.gov.al/file/vendimet/Vendimi 67.pdf
5 February 2008 @ 7:47 pm
Komisioni i konkurrences per monopolin/abuzin me rregullat e tregut nga AMC dhe Vodafone. Ju rekomandoj te lexoni vendimi pasi eshte i argumentuar llogjikisht/ligjerisht and the most recent antitrust law ne shqiperi.
http://www.caa.gov.al/rdec.asp?id=22
Vendim nr 59 dt. 9.11.2007
Abuzim me pozitën dominuese në Tregun e Telefonisë së Lëvizshme të Shoqërive Albanian Mobile Communication sh.a. dhe Vodafone Albania sh.a.”
File: Vendimi 59 AMC VOD.pdf
6 February 2008 @ 8:16 am
interesant ky vendimi i fundit…. meqe ra llafi, tabela 4 ka nje gabim tek shifrat e vitit 2005…
vendimi eshte argumentuar ligjerisht, por jo llogjikisht. Ka perdorur nje ligj egzistues qe thote qe nese nje kompani ka pozite monopoli per nje arsye apo nje tjeter perseri duhet ta kete kujdes cmimin dhe ta kete te perafert me cmimin qe do rezultonte nese ishte nje treg me konkurrence. Per reference cmimi merret 1)kostoja e prodhimit dhe 2) krahasimi me cmimet e te njejtit produkt ne tregje te ngjashme. Gjithashtu ka gjetur edhe disa raste te ngjashme ne gjykata Europiane dhe ju eshte referuar…
me behet qejfi por qe te jete “fair” edhe ky vendim mendoj se duhet qe…
1) te flase se cfare lloj malli eshte telefoni. Keto ligje per kontrolle cmimesh ne nje situate monopoli duken te arsyeshme ne rast se kemi te bejme me nje mall te domosdoshem, si buka, apo benzina, etj. Po nese kemi te bejme me nje mall luksi atehere kjo nuk duket dhe aq e drejte. Psh, nese dikush shet nje Ferrari, nuk do ta shesi pak me shume se kostoja. Pra, do ishte mire te benin nje argumentim qe tel celular ne Shqiperi nuk eshte nje luks por nje mall normal qe hyn ne shporten e konsumatorit dhe per kete arsye cmimi duhet te kontrollohet sipas ketij ligji..
2) nuk jam mikroekonomist, por ne pergjithesi situatat e monopolit vertetohen ne keto skenare:
a) kur monopolisti ben veprime qe pengojne hyrjen ne treg te nje kompanie tjeter… kete komisioni i konkurrence nuk e verteton dot, por del ne perfundimin qe eshte faji i ligjeve dhe teknologjise egzistuese ne fushen e telekomunikacionit (dhe nuk jep asnje rekomandim per qeverine),
b) kur monopolisti ul sasine prodhuar, pra prodhon pak qe ta shese me cmim te larte … kete pike hetimi i komisionit te konkurrences nuk e prek fare. dmth, ndoshta duhet te shikonin pak si eshte rritur kerkesa dhe oferta ne tregun shqiptar gjate ketyre viteve, dhe
c) nese dy kompanite kane marreveshje me njera tjetren per mbajtjen lart te cmimeve. kjo nuk ka nevoje te jete marreveshje e hapur, mund te shikohet nese njera nga kompanite ka patur hapesire qe te fitoje me shume treg duke ul cmimet (pra ka patur mundesine teknike) po nuk e ka bere kete. Ne rastin tone duket sikur keto dy kompani e kane ndare tregun. Nese vertetohet qe keto kompani kane mundesi teknike (vale frekuencash besoj se nuk marr vesh shume) te rrisin oferten dhe te fitojne me shume treg por nuk e kane bere, mendoj se eshte nje rast me i forte i provimit te sjelljes monopolistike ne treg..
Nese verteton piken b) ose c) te pikes 2 me lart, atehere une mendoj se gjoba 2% e fitimit qe i ka vendosur tani eshte shume e vogel..