Akorde zemrash
Akorde zemrash
Në kufirin e fundit të pamundësisë
Në kohën absurde të pritjes
Ti u shfaqe me te gjitha hiret
Në natën kreshente të dhimjes
As fjalet, as zerat s’na dëgjohen
Të ngrira jane dhe gjymtyrët
Veç rrahjet e zemrave mbi gjokse
Akordet i kanë … te përkryera
Gjithçka tranzit
Tani në plazh s’ mbeti më zhurmë
Të gjithë ikën, shkuan, kush e di
Dhe dielli më herët perëndoi
Gjithandej heshtje, sikur është zi.
E di o det që tash më rri vetmuar
Sytë e trishtur që nga larg ti njoh.
Po është tranzit ..dhe stinët do ndërrohen
Se bota rrotullohet domosdo…
Vite të murosura
Unë vet, kam murosur shumë vite
Dhe ti, mos thuaj që s’ ke bërë si unë
Tani u bë vonë për tu kujtuar
Ç’ na hynin murosjet në punë..
Nuk i kuptoj
Njerëzit .. lodhen nga lindja deri në vdekje
….Për të mbartur jetën..
Asnjehe s’i kam kuptuar
…Shfarosësit e njerëzve…
Kalcium
Seç u kujtova sot
Nje shkumës në dorë duke marrë
Kalciumi del dhe nga dekompozimi i kockave
Të atyre që janë akoma gjallë.
Me kalciumin e kockave të mia
Kam për të shkruar
Gjithe ç’kam parë, gjithe ç’ kam dëgjuar..


3 Maj 2008 @ 1:18 am
Shume te bukura poezite dhe te pershendes,Zonja nga qyteti.Tri vargjet e fundit tek”Kalcium”jane si medalion te varura ne qafe te autorit qe ia zbukurojne ballin.
3 Maj 2008 @ 1:45 pm
“medalion te varura ne qafe te autorit qe ia zbukurojne ballin”..????? medalioni qe varet ne qaf zbukuron qafin, ai qe varet ne ball zbukuron ballin.. gjıthsecili zbukuron vendin e vet ne nje fjale:))))
3 Maj 2008 @ 2:45 pm
z.q. sipas cilesise se punes edhe komplimentat.
3 Maj 2008 @ 7:07 pm
mbeta pa fjale nga poezite…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PS: vuan gje nga osteoporoza ti?
3 Maj 2008 @ 10:46 pm
P.S. Jo nuk vuaj nga osteoporoza.. Jam vetem Agresiv Impulsiv dhe kam nje çik Personality Disorder, nuk e permbaj dot te shprehuren.
Doktoret thone qe kalon pas martese:))) Mos u mezit rehatohesh