Media spanjolle "20 minutos" shkruan një reportazh mbi gjendjen e tmerrshme të Shëndetësisë në Shqipëri

 

  • Ka shume pak ilaçe në qendrat spitalore dhe kushtet higjienike janë katastrofike: tubacione te thyer, muret e rrenuara nga lagështia, etj.

  • Numri i klinikave në zonat e largëta është reduktuar dhe njerezit duhet të ecin me orë të tëra për të arritur në klinikë

  • "Për fat të keq, drejtuesit e spitaleve janë anëtarë partie, që ndryshojne gjithmonë kur janë zgjedhjet", thotë një nëpunës  i Shëndetësisë.

Për më shumë www.20minutes.esLos albanos tienen que sobornar al personal médico en hospitales con condiciones pésimas

 

282 Komente

 jo vetem kushtet , por edhe ata qe punojne aty jane bere me keq se kushtet . Mos ngelc ne dore te tyre . O Zot si spitalet e kohes luftes ishin akoma , me ato batanije te qelbura ushtrie , me banjo pa asnje lloj kushti bazor

Un kam qen shpesh teek spitali i sarandes gjat sezonit (coja ndonj nga personeli).spitali eshti paster dhe kushte te mira.por te materniteti i sr as lopa nuk do pranonte te pillte .kushte miserable !!!

Kur flet edhe nje qe nga lindur ne cerkat e kalivaçit u ku ku moj nane!!

ti je e semure,

nuk te eci dita sote ne semafor?

Ja kjo eshte Shqiperia e Sali-ut e ketij mendjeboshi arogant qe sa me shume plaket aq me te zeza i ben ketij vendi dhe ketij populli.

Ky hekur i qelbur/ndryshkur shetiste dhome me dhome per te te mbajt serumin , e mbante infermieri ne kurriz se ishte plumb

Te Infektivi 4 ishte e njëjta gjë. Erdhi infermierja dhe e mori seu duhej për te dhoma tjetër. Duket sikur është e njëjta mbajtëse si ajo që pash vetë.

Jane shume keq. Pak spitale kane kushte normale. Dhe po qe per te paguar, me mire shkoni tek privati. Cmimet te pakten per vizita shkojne aty aty. Une kujtoja se Hygeia ishte bosh e shqiptaret s'kane leke. Shkova per ca analiza e pashe qe ishin plot, s'kishe vend as per te parkuar e duhej te mbaje radhe te doktori. Pasterti, miresjellje e pajisje moderne gjithandej, por prape ato sportelistet beheshin lemsh me kembet e veta per burokracira. Me sorollaten kot me kot. Por te pakten u kerkoje llogari e ngrije zerin, se paguaje leke e s'ua kishe friken se mos nuk e benin punen tamam, dhe s'guxonin te kthenin pergjigje si ne shtet.

normale qe sillen ashtu, kush do t'i heqi nga puna ??

 

Une pashe ca cmime tek Hygeia e disa shoke me treguan per tek Amerikani, e t'i biesh lapsit ka disa gjera qe ia vlejne atje me shume se ne shtet, pasi llogarit se sa te marrin ne shtet doktoret, infermieret e pastrueset. Por njerezit i kane frike spitalet private. Psh, nje nene qe s'ka sigurime duhet te paguaje se s'ben 30 mije leke te vjetra ne shtet vetem per te drejten per te hyre brenda, e pastaj ta shikoje pediatrja. Tek Hygeia ishte 28 mije leke te vjetra. Per kete per shembull ia vlente. Ka pastaj gjera te tjera qe kushtojne 10-15 mije leke me shtrenjte, por ia vlen per pastertine. Ka gjera te tjera pastaj qe s'ia vlen aty e duhet te shkosh neper klinika private te atyre doktoreve qe punojne aty, sepse i kane me lire. Ka dhe gjera te tjera akoma me te shtrenjta qe s'i perballon dot as ne klinika private, as te Hygeia, e duhet te perplasesh ne shtet nga halli. Ama kishte ca analiza qe shkonin 170 mije leke te privati, 270 tek hygeia, dhe ne shtet s'i bejne dot fare. Pra, duhet te informohesh mire. Por njerezit kane pak informacion per cmimet dhe kane frike te shkojne tek privati, dhe shpesh s'kane as kohe prej semundjeve.

Keni shume te drejte. Por, pergjithesisht, ne nuk i biem vetes mbrapa...e leme dhimbjen atehere kur na vjen ne palce. Kjo, gershetuar me mungesen e informacionit e perkeqson situaten.

Vizitova nje te njohur tek Spitali Ushtarak muajin e kaluar, sapo kish dale nga reanimacioni, jam tmerruar me kushtet aty. Sikur te shkosh edhe shendoshe del me ndonje lloj infeksioni, e jo me te jesh ne ate gjendje.

 

Nuk e di spitalin Amerikan nuk e kam vizituar ndonjeher , por psh spitali gjerman , emrin kishte se kshu te gjithe shqiptare punojshin aty smiley kushtet ishin shume te mira , por analiza per zemren psh qe na kushtoi 800 euro , ne shtet kushtonte 150 me duket , ose pa leke fare , por vononte lista e pritjes ........problem atje eshte se nuk ka me kontrolle as disipline , mjeksia si cdo gje ishte kthyer ne biznes .

Po te analizosh taksat qe paguajm ne Canada , cdo dite kur blen dicka , cdo jave kur mer cekun  e punes, i bie qe dhe mjeksine falas qe kemi ne ,e  kemi paguar 100 here doktorrin smiley

Po te pakten e keni te garantuar cilesine e mjekun. Problemi te spitalet shqiptare eshte se punojne vetem kur kane drejtorin neper kembe, dhe drejtori vjen vetem dy ore ne jave, sepse s'i kerkon njeri llogari. Te tjeret pastaj jane miq e s'e kallezojne njeri-tjetrin, bejne ca t'u doje qejfi. Por tani qe vuri sala kete taksen 30 mije lekeshe per kedo qe s'eshte i siguruar njerezit duhet te fillojne te kerkojne llogari. Po kush ta beje se. Dhe cdo pajisje e re qe sillet, dhe kur paguhet nga shteti, nuk merr fond per mirembajtje. E plasin aty dhe e ngjisin me leukoplast kur prishet.

Mos e pyet hallin thuaj . Kam pershtypjen qe mjeket jane profesionale dhe dine , por u mungojne mjetet dhe nje agente me rregulla ku infermieret dhe struktura te vazhdoje sistematikisht pa luhatje dhe diskriminime , dhe kete e ben ligji , shteti.

Psh mjeku familjes ketu te con per analiza. analizat behen ne laborator , pas analizave pergjigja shkon tek mjeku perseri, nqs ti nuk shkon se je i zene , te marrin ne telefon dhe te kerkojne te shkosh patjeter .I gjithe ky proces eshte pa probleme, pa pagese dhe pa rryshfete , sepse dikush tjeter ayre ua mbledh , ligji .

Te shikosh spitalin e femijeve ketu te hiqet frika per femijen qe ne hyrjen e pare , kushte , pasterti dhe direkt nderhyrje kur je ne rast urgjence , une nuk e di ca do kisha bere me gocen qe me kaloi uje ne mushkeri ne moshen 5 vjece  smiley, mos isha ne Toronto, nuk e di ku do isha sot smiley

Me vjen keq per gocen e me behet qejfi qe e paska kaluar. Megjithate, kam pershtypjen se uji ne mushkeri hiqet pa problem dhe ketu. E ka bere nje e njohura ime, madje tip frikacakeje e madhe e gjithe ojna (modele), qe ne vitin 2002 qe s'kishte kaq spitale e klinika private. Ia hoqen ne spital ujin pa problem. Eshte si kukull dhe sot. Por mbase te femijet eshte ndryshe.

smiley me behet qefi , ska me keq , nuk shkruaj dot kur kujtoj ca kam heq , shqetesohem , e flm per fjalet e  mira

Spitali femijeve ne Toronto

smiley pune te zgjuar kane bere , per t'jau lehtesuar shqetesimin dhe dhimbjen femijes , ngado kthen koken vetem lodra , piktura , cdo kat ka dhomen me lodra kastile per femije dhe librari smiley

Kam degjuar te thone qe nje gje e keqe ne Kanada eshte qe ka shume radhe per vizita te specialistet e kur mungon ne takim te bie radha tjeter pas shume kohesh. Ka probleme te tilla?

po  eshte e vertet. Per te pare nje specialist ka rradhe , eshte qytet i madh , normalisht shkon pritja 3 muaj ose me gjate , por nqs eshte urgjente nderhyn spitali urgjentisht, nuk te lene , por e ke parasysh qe doktorri i pare i vetes je ti vete , kur i le gjerat pas dore edhe ketu te lene se burokracira ka kudo , kur i bie mbrapa gjerave shpejt , gjen derman .

Megjithate kur te rekomandon doktorri yt familjar tek specialisti (se ka specialiste te ndryshem ) varet nga lloji rekomandese, te bie ta shohesh pas nje jave psh specialist per femijen ose per nenat me barre , por ka dhe specialist qe do ta shohesh pas 3 muajsh ,,,,psh per te bere  egon e kokes  etj

Cifutet psh kane spitalet dhe specialistet e tyre , leku flet perseri , ngado ta kthesh kete bote

Elba, ia ke fut kot per cifutet. smiley Ne Kanada spitalet private jane te ndaluara me ligj, sic mund ta dish, pra si ti si Harperi, po u smuret me te njejte semundje, ne te njejtin pavion do jeni. Ne mjekun e familjes e kemi cifut dhe cdo lloj analize e kemi bere tek Mount Sinai p.sh se atje i ka ai specialistet. Edhe goca e vogel ka lindur ne Mount Sinai, Sherbimi yll. Nje i njohuri im, kur e mori vesh qe e kisha gruan atje, me tha qe po kisha ndonje request t'ia thoja se ishte anetar i Bordit te Spitalit. Rrofsh i thashe. Vetem po te me hysh mik qe t'iu jap infermiereve te turnit nga nje kuti cokollata.

Sa per idene qe ti pastaj e ke paguar 100 here doktorin me taksat nga rroga, harroje ate muhabet. Provo te thyesh kemben, te rrish nja nje jave ne spital ku pa HC eshte 3000$ nata krevati, plus vizita, teste, scaner, MRI etj etj, shife sa te vjen billi dhe pjesetoje me pjesen qe te mbajne nga taksat. S'po flasim per semundje te keqia apo disabilitet pastaj ku te duhet te rrish nene kontroll mjekesor. S'kam per ta harru fjalen e nje shqiptare qe kur erdha per here te pare ne Kanada me tha: Bingo! Paske qene me fat. Pse i thashe. Sapo hyre ketu si rezident (se une kam ardhe me letra) ke fitu 1 milion dollare ne sherbim shendetsor dhe edukim kalamajsh me tha. 

Po leni ato ti se me cifutet nuk krahasohesh asnjeher ne bote ti dhe une , prandaj i kane shkollat private ato ??

Ja nje shembull Jewish General Hospital Montreal ----> http://www.jgh.ca/

Me gjej nje albanian general hospital smiley

Te dyja vajzat i kam lind ne Mount Sinai dhe une smiley

 Kam pare nje emision para ca kohesh - Nga vijne tarifat kaq te larta te spitaleve ?? Kush i organizon ?? Kush i cakton ?? Guess what ? Vete spitalet smiley dhe burokracia

Prandaj ato qindrra mijra dollare qe thua zotrote i paguajm une e ti cdo muaj,  cdo vit

OK. Spitalet cifute jane ndertuar se deri ne vitet 50 cifutet i diskriminonin kudo dhe nuk u ofronin sherbim shendetesor, kjo i shtyu qe te ndertonin sistemin e tyre qe "cuditerisht" ne pak dekata arriti te behej elitar. Dhe situata u permbys me njerezit qe preferonin spitale si Mount Sini para te gjithash. Mos harro qe spitali eshte ndertuar ekskluzivisht me financime private te komunitetit cifut dhe eshte spital publik.

Grupi jam dakort me ty smiley 

ps, Spo na shkrin bora qamet

Sa kushton nje lindje ne Kanada? Ketu kushton $45,000 ta paguash vete. Kurse po pate insurance dhe insurance eshte ne networkun e spitalit, insuranca paguan me pak..

Nje tufe lule per gruan, te kushton. Thats it. Per spitalin, 0.00$

Po edhe ketu nuk paguan kur ke insurance. Kur nuk ke merr medicare nga shteti..

45?

Me sa di une varet se ku do ta lindesh, por normalisht nese je e siguruar, ose inshuruar sic thu ti, smiley kostoja eshte minimale, max 1000 dollare. Nese nuk je e siguruar dhe nuk ke te ardhura zakonisht ti mbulon shteti. 

$1000 ti thua me e lind apo me e heq kur e ke te vogel? smiley

S'paske pjelle ndonjehere o bame...smiley

Nuk kam pjelle jo, se ne meshkujt nuk pjellim. smiley Me bere kurioz te shifja listen e cmimeve  te mbulimit shendetsor, meqe sapo e nderruam para nje muaji. Zerro dallare thote... smiley 

shoqja, ho me? Si i ke hallet?

Per kuriozitet. Sa paguani ne muaj sigurime shendetsore? Dhe a jane te mjaftueshme apo subvencionohen edhe nga shteti kanadez?  

Si dhe, pershtypje, dallime, pro-kunder me sistemin shendetsor amerikan? flm

E ma men ate urimin "tu bofte burri ambasador!"

woow si ka mundesi? 75 dollar ne muaj maksimumi! 75 dollare per 200mije e siper ne vit...

po ndonje krahasim, pro/kunder me sistemin amerikan?

gjahtaro, 

Ne bashkpunim me punedhenesin paguajme rreth $1000/muaj per sigurimin shendetsor (po ketu ke plo te zgjedhesh). Plus 1.5% te rroges qe shko per sigurimin mjeksor per pensionistet dhe te pamundurit. 

Kendej, problemi nuk jane mjeket, jane spitalet, kompanite e sigurimit etj. Nje mjek urgjence behet copash per te marr $250k, nderkohe qe spitali per punen e tij faturon lehtesisht 10 fish.  Psh, tregohej ne nje emision se nje kup uji, ja kishin llogarit 10 here nje pacienti me nje kosto totale 300 dollar. Ndersa kupezen e ilaceve qe ja conte infermierja 34-35 dollar copa.

Nejse, une kam sigurim te hap, dmth, marr specialistin ne tel, e po pati vend sot, mund te shkoj ta shoh direkt, pa kalu fare nga mjeku familjar. 

Sistemi i sigurimit eshte i vetmi problem qe me tremb ketej. Mbaj mend nje rast, kur nje koleges tone ju diagnostikua i shoqi me tumorr ne tru. Ne ate kohe mbaj mend ishim pergjegjes per 20% te fatures spitalore. Kostua e spitalit, pas serise te operacioneve, dhe kurave ishte diku ke 3 milion dollarshi. Ketyre i ra barra te paguanin ke $600k. Mbaj mend shiten shpi e katandi, e firmosen lloj lloj kontratash me spitalin. Ne fund e hoqen edhe nga puna, gjete preteks dmth.. kshu...

Po me trondit. Jo, deri ne 500 dollar ne muaj e kisha degjuar, por 1000! Lere pastaj faturat e operacioneve smiley 45mije operacione lindje, 3 milion operacion tumor tru. car eshte kjo, impiantim truri te anjshtajnit?! ajo e shkreta, per 600mije dollare i leverdiste me mire ta bente operacionin privatisht ne nje vend tjeter. Si ka mundesi?! Ne Kanada 75 dollar/muaj maksimumi. E pabesueshme. Lodhet robi gjithe jeten per te blere nje shpi 300mije, edhe te qellon nje hall i tille e te ikin te gjitha. Po sikur te humbesh vendin e punes? Duhet te kete ndonje zgjidhje?

hunter, ai thote qe ne bashkepunim me punedhenesin. kjo do te thote qe ti, si person paguan vetem nje % te kesaj $1000. pra; ka disa kompani qe paguajn 85%, te tjera me pak dhe ca shume shume te mira 100%, pra ti s'paguan asgje. dhe keshtu me rradhe.

ok. pra te themi mesatarisht shkon te 250-300 dollare per nje rroge mesatare? dhe nje rroge mesatare eshte tek 2000 dollar neto ne muaj? p.s. s'dua te bej llogarit e askujt eh, kureshtje.

e para, $ 2000 ne muaj , nuk eshte rroge mesatare, por e vogel. e dyta, ta thashe qe ka shume diversitet.

ka qe s'paguajne fare, sepse ja u paguan punedhenesi ( te rralla), ka qe paguajne 10 %, 15% e keshtu me rradhe. dhe kjo %  nuk eshte ne varesi te rroges, por te planit. nqse plani eshte $12000 ne vit. ti do paguash % qe te takon, le te themi 15% te 12000 (planit shendetsor + dental) qe i bie 1800. kaq.

zakonisht je pergjegjes vetem per copay deri ne $1500 -$5000 ne vit.sa me e madhe copay aq me i lire premiumi mujor. Ajo qe ka lane  pa thene memedhetari i mesiperm eshte se jo te gjitha kontratat e siguracioneve jane njesoj.Kur ti dergojne me poste jane broshura me dhjetra faqe te cilat shumica e njerezeve( midis tyre edhe une) nuk i lexojne , keshtu qe surprizohen kur mesojne se siguracioni i tyre nuk i mbulon semundje te caktuara.

Po kur te them une Hunter qe  kthehu ne Kanada...jo..si i bi...kthehu ne Shqiperi...jo,jo....nuk kthehem ne Shqiperi desha me thone. smiley

Edhe ju te Amerikes, mjaft mo me ato pleqte qe na i bini knej me autobuza per me ble ilace, se late kokrren e namit. Po kur doli dhe Bushi dhe tha qe mos bleni ilace ne Kanada se jane me helm. smiley

A njef noi farmacist anej?Te del mo me leverdi me kondrabandu barrna se kokaine.. smiley 

Ilac zemre kenej 3 dallar kokrra pasi ke perdor karten e sigurimit shendetsor. Ilac zemre anej 40 cent kokrra.

Duhet me ju pushtu sezbon!!! smiley 

Ca pushtimi mer jahu? Une e di qe po filloni me ndertu kufi me tela me gjema qe mos hyne kanadezet. Thane se e kishin pezullu per momentin se nuk kane mberrit ndihmat nga Kina. 8.891 kilometra tel me gjema, nuk i thone shaka.

Me e forta qe kishte nxjerre Florida para nja dy javesh nje rregull te ri qe thoshte se driving licence jo amerikane, nuk njifen mo ne Florida dhe duhen njesu me amerikanet. Do ti u ngrejten kanadezet dhe doli qe po te ishte me rregull shumice, driving licence duhej njesu me kanadezen se tani ne dimer atje ka me shume kanadeze se venali. Edhe thane, e mire s'po e qujme, se nuk e heqim dot deri ne seancen tjeter te qeverise ne maj. smiley

Nuk eshte kaq e thjeshte jo. S'eshte vetem 75 dollare ne muaj, sepse nje pjese e mire e taksave qe ka paguar ky robi me 200,000 dollare rroge shkon per sistemin e shendetesise. 

Shendetesia merr gjithmone e me teper nje pjese me te madhe te buxhetit te provincave ketu. te provinca ime (Quebec), rreth 50% e buxhetit te shtetit shkoi per shpenzime shendetesie dhe shermbime sociale vjet (2012).  

Ky robi qe ka pasur 200 mije dollare rroge, e ka taksen mbi te ardhurat, po themi, 35%. Pra totali i taksave qe ka paguar eshte ta zeme, 70 mije dollare. Gjysma eshte 35 mije. Sikur shendetesia te ishte, po themi kot, 30% e buxhetit te shtetit, i bie qe rreth 23 mije dollare nga taksat e personit ne fjale indirekt i shkojne sistemit shendetesor. 

Shifra e "vertete" eshte me e larte. Shendetesia kushton shume edhe ketu (si ne SHBA). Vetem se nuk i bie e gjithe fatura ne kurriz atij qe eshte ne pike te hallit. 

Kuptoj. Patjeter qe duhet te financohet nga buxheti i shtetit apo provinces. Por nuk besoj qe te ardhurat e buxhetit jane te gjitha nga tatimi mbi te ardhurat personale. Pra nuk mendoj qe eshte sakte te thuash, qe meqe 50% buxhetit jane shpenzime mjeksore atehere nga 70mije dollare taksa, 35mije shkojne per shendetsi. 

Duke e lidhur me sistemin amerikan.

1. shume dakort me parimin e solidaritetit qe thua ti dhe qe aplikon shteti kanadez. 

2. sipas teje, ne nivel eficence (kosto, etj) eshte me i mire ai kanadez? nese po, perse?

Tani ne mund ta rrotullojme si te duam (shteti dmth) po kur ti vjelin taksat zeri i OHIPIt eshte kaq %. Po qe pastaj qeveria sa herei duhen leke, nga xhepi jone do marre kjo nuk diskutohet se qeveria nuk prodhon gje per se. Po kur meno qe 50 dallare ne muaj te kerkon edhe unioni me i qelbur qe del e pellet kot gjoja sikur mbron te drejtat e tua dhe pastaj del qe mbroka vetem te drejtat e birose se unionit, po kesaj ci thua? Mos me fol pastaj qe insuranca e makines per vitin qe vjen me ka ardhe 250$ ne muaj, a thu se kam Lamborgini. smiley

PF .. kot me te thene... e ke provuar Johnson insurance? nqs jo atehere ta sygjeroj ta provosh njehere

 

Jo, po do ta provoj. Javen qe vjen me kete pune do merrem. Po te kesh dhe ndonje sugjerim tjeter me thuaj. Thanks.

$1500 full coverage car insurance ne vit paguaj per njeren makine. smiley Po cmimin e naftes si e keni ne krahasim me Ameriken Pf?
 

trego te verteten. ose jeton ne zone me rrezik aksidenti.

Po pse duhet te genjej njehere? Se do e bej si puna e njerit qe po mburrej, qe nuk kishte marr ne jeten e tij asnje tiket nga policia. Kur brenda javes 400 dollare tiketen dhe 3 point ne patente..smiley

po mire sa tiket ke marre ti? asnje. se une kam marre nja 2-3

Me u perplas ne Amerike vallaj eshte turp. Atje vetem drejt timoni dhe futja gjumit. Ne kendej jemi mjeshtra qe shkembehemi pasqyre me pasqyre gjys centimetri distance smiley

po po, ashtu te duket ty. ata q vine nga shqiperia ketu, thone qe s'kane pare trafik si ky ne amerike. det me makina.

Para 2 vjetesh erdhi i afermi im ketu. Ka nja 13 vjet qe jeton andej nga ju. Mori makinen ne mengjes per me dal dhe e la ne mes te lagjes. Nuk dilte dot nga lagja. Kur shkoj atje ishte gjithe nerva. Kishte blloku rrugicen e lagjes dhe po zihej per pune prioriteti me 3 makina qe donin te hynin ne lagje. Nuk e konceptonte dot qe duhet te fuste ne pune intuiten dhe mos bllokonte trecerekun e lagjes. Kaq zgjati aventura e tij me makine ne shqiperi, vetem 20 minuta. Pjesen tjeter ju bona une shofer dhe normalisht udhetimin shoqerohej me pasthirrma 'uhhhhh' 'ohhh sa afer' 'ubububu na e futi' 'abababa si kemi shpetu' etj smiley

 

p.s Blendi Salaj eksperti inturrnetit smiley sapo doli te Fevziu. Sa shume e fton fantomasi ket Blendin

Ne dhjete vjet kam tre aksidente, asnje per fajine tim. Njehere me ra kinezi ne highway me 120 kilometra ne ore kur po shkoja ne Amerike; njehere rusi nga mbrapa ne 401, i mora nja 30.000$ me insurance. Heren e trete truck i biznesit rreshqiti nga marshi doli nga driveway dhe i ra nje makine te parkuar perballe ne anen tjeter te rruges.  E keqja eshte se pavaresisht se une jam 0 % fajtor ne te treja rastet, insuranca i konsideron tre aksidente ne dhjete vjet. Hajde merru vesh.

Njehere me ra kinezi ne highway me 120 kilometra ne ore kur po shkoja ne Amerike; njehere rusi nga mbrapa

 

Ne fakt te kane rene gabim. Historia na meson se ne fillim duhet te ishe prish me rusin pastaj me kinezin smiley

PF, shko dorzoje patenten se sqenke per ate pune ta them si keshille sepse sa me plak te behesh aq me keq do ta kesh  dhe gjithmone do te thuash skam faj  dullist hesapi qe se pranon kurre fajin na duhet shume pune ne kete drejtim smiley

 

Pordh me rigon daje. Duhet me ju mush menjen edhe internetistave. Une s'po qaj hall a kerkoj ndihme. Thjesht po tregoj se si funksionon gjeja. Ty po s'tu mush menja, kape nji bilete per Toronto dhe te con vllai jot ne polici qe te lexosh driving record. Po do e vejme edhe nje bast me nje arke vere me perpara, qe te me paguhet disi koha e humbur. Po te pata rrejt pastaj, te paguj bileten vajtje-ardhje. Si thu, do hudhesh? Apo llaka-llaka/ kpuc me taka? smiley

Elba, kisha deshire te dij, se; sa jane rrogat mesatare aty ne Toronto. 

Pjer varet nga vjetersia ne pune , shkollimi, dhe pozicioni i punes.

psh. punetori social pa vjetersi pune , fillon me 18$ ora. Me vjetersi pune fillon 21$ ora,

me universitet per punetor social, 25$ ora deri ne 30$ ora

me masters degree 35 $-40$ e me lart .

Pra varion nga 28.000$ ne vit  deri ne 70.000$ ne vit ose me lart  , sipas zotesise qe prezanton dhe llojit te punes . Ata qe punojne ne sektore shteterore i kan te larta rrogat qe ne fillimet e para , fillon me 40.000 $ ne vit .

Ne ndertim psh fillojn pa eksperience 100$ dita

me eksperience 250$ dita dhe me lart

Mesatarisht pune te rendomta shitese , pastruse,punetor ne kompani varet i ben 1500$ , 2000$, ose 2500$ ne muaj .

A mund te ma perkthesh ne euro e dashur, sa ne muaj. 

100 $ CAD - jane 74.73 Euro  smiley

Rrofsh smiley pertojsha te hapja faqet e tjera te shihja kursin smiley keshtu eshte kur s'ke kohe dhe s'je kompjuterist i zoti smiley

Ska problem fare smiley Ti je shume i zoti ate mos e thuaj , kam respekt dhe simpati kur shkruan .

Per kuriozitet kur te kesh kohe shiko ne kete website , reklama punesh ne Ontario dhe anash ne te majte ne cdo rast reklamimi  ,  shikon zanatin qe kerkohet dhe sa ne vit paguhet ose mujore : Charity Village

Mirjam te kam vene re qe ke ca kohe qe nuk po sillesh mire me Pjerin!!!

Ca halli ke???

jo, jo. kam respekt madhështor për pjerin vetëm se hiqet më plak se ç'duhet.

babi im që po shkon tek të shtatëdhjetat, di sa e ka rrogën djali i sabriut, xhamalarës në perth, çupa e ervehesë, badante në brindizi, djali i xhemalit, mirëmbajtës ashensorësh në bronx, i biri i qazimit, hamall në antverpen, djali belulit mjek në sivillja, çuni çimit, arkitekt në berlin. etj etj...

ça t'them un.. n'dasht me dit rrogat e globit, shko qeras noj diversamente giovane tek kollonat..

Ore , mirqofsh! E ben beli qe je ...meluni,.... dora.... vete !

Duhet te jete pamja e nje spitali rrethesh. 

Kam pershtypjen qe ketu si dhe tek sektore te tjere qasja duhet ideologjike, publik privat. Nuk eshte ceshtje teknicienesh. Duke ja lene gjithcka ne dore tregut, me konfliktin e mjekeve qe dypunesohen ne spitale private, me farmaceutiken e privatizuar dhe te parregulluar nga shteti, me mungese nderhyrje per te stimuluar mjeket  per ne rrethe ku ka nevoje, eshte brejtur pak situata.

Ke dhe ne tirane spitale ashtu. Pediatria ashtu eshte. Pastaj vetem se eshte ne rrethe s'do te thote qe shfajesohet ajo gjendje. Rrethet mund te mos kene specialiste, por jo te kene me shume mikrobe se mundesi sherimi ne spital.

Nuk e ve ne dyshim, por duhet kuptu se pse calo gomari. Duhen politika te vecanta qe ecin ne kah te kundert me ate qe permenda me lart, ne menyre qe te zhduken dhe mikrobet.

smiley  trishtim i pafundte! Mos ju rafte te semureni 

Spitalet jane dobet ne pergjithesi. 

Sa per ilacet kam pershtypjen qe jane permiresuar goxha. Sot kura kemioterapi eshte falas (dikur as ekzistonte), semundje tjera qe kerkojne ilace te kushtueshme po ashtu ofrohen nga sherbimi shendetsor, ilace diabeti, zemre, tensioni (jo cilesi e pare) di qe merren rregullisht me rimbursim ne farmaci.

Je tu rrejt lale!!! Veni dyte mas gjermanise, a e ma men a jo? Me je bo si ai komunisti Marin Mema, me je bo...

Ai slogani Perpara , qe te jemi realiste do duhej te ishte: Perpara, t 'ja kalojme dhe Gjermanise smiley

I di me mire ti lale, po he. Di kete .... smiley Edhe njehere, kemio, dializa, ilace (jo marke) semundje kronike ofrohen nga sherbimi shendetsor. Sa per spitale, me mire mos te bie rruga kurre.

Po po,pas kemios dhe dializes ama e sigurt qe vdes nga infeksioni!

I di mer komunist, se mi thone vete mjeket (meqenese syve te mi ti si ze bese). smiley Mos rrej mo!!! O shoku Marin Mem's!!!! Sali Berisha, Sali Berisha!!!smiley

Sa njeh edhe ti... Ndonje mekanik te mire di, se nuk me mban "minimo". Ejvallah

ku e ke shpine? po kjo o jashte teme, do te kushtoje icik...

Kur nuk ekzistonte kura? Ne kohen e komunizmit? Ky eshte standardi me te cilin matemi huh? Si Dulla vete qe matej me vitet 30. Po ju them nga eksperieca te dores se pare ( fatkeqsisht), spitali onkologjik ne tirane eshte nje krim me seri ndaj qytetarit. Kura ka nje muaj e nuk ka tre muaj, recete e sigurt per deshtim te mjekimit. Nese kurohesh ne shtet je ne korsine e shpejte drejtr Perendise. 

Para 8 vitesh, jo 30 vite. Nuk thashe qe nuk ekzistonte (zbuluar) kura, po qe nuk kishin ilacet e kemio. Sa per mungesen e ilaceve 1 muaj po, 3 muaj jo, une me sa kam info nuk me rezulto ashtu. Kuren e kane bere rregullisht e s'di te jene ankuar nga ky krah.

Me e 10ra dhe me e dhimbshmja jane prinderit tane qe kane gjithe jeten qe paguajne siguracion e marrin rruget per nje vizite jashte shtetit.lere pastaj rimbursimet e isksh me tableta gelqereje nga india.mizerje mizerje...

"Me e 10ra"

Jo, me e 10ra ndodhet ne fund te shkalleve te onkologjiku, ku njerzit perdorin skuten poshte shkalleve per te urinuar dhe per te 10re, pasi haleja eshte shpesh jashte funksionit.

e keni marre me shume yrysh kete pune

Natyrisht qe nuk eshte shesh me lule, si ai spitali i femijve ne Toronto, sigurisht. Kete teme e kemi diskutuar edhe nje here tjeter me duket. Ka nje sere te metash pa diskutim. Ka mungese ilaçesh, sherbimi dhe hotelerie. por jane mungesa qe vijne thjeshte nga ata qe kane marre persiper qe te menaxhojne shendetesine ne Shqiperi.

Une per veten time e kam te provuar ne disa raste vete, me te afermit e mi, vetem vitin e kaluar me tre nga te mijte ne siptale te ndryshme (shteterori, pa dyshim) Sherbimi mjekesor eshte i nivelit te larte. Specialistet jane shume te pergatitur dhe shume te zote. Shembulli qe pruri dikush me larte se tek Gjermani, mjeket jane shqiptare, tregon edhe nje here se niveli profesional i mjekeve eshte shume i larte.te gjitha spitalet private, mjheket i kane shqiptare. vetem ne ndonje rast te veçante, mund te vije ndonje i huaj... Edhe kur vjen rasti per parate, te pakten keta te semuret qe sapo fola me larte i kam menaxhuar une, dhe mund ta them me plote gojen se dy nga keta bene operacion, njera hoqi nje kist ne miter, dhe e kishte ne gjendje te rende, 6 ore operacion, une kerkova Monin me e pyt se sa bente pazari i nje operacioni, asnjeri nuk ma mori persiper per te me thene qofte edhe nje shifer.... Operacionin e beri Glozheni, dhe nuk me kerkoi asnje qindarke. tjeter pune qe une i grisa xhepat dhe ja dhashe me zorr nje 250mije..... per qefin tim..... Po keshtu edhe tek kirurgjia kardiovaskulare, miku im beri nje nderhyrje ne zemer, (by pass) tre cope dhe mjeku perseri nuk me kerkoi asnje lek dhe nuk qe rasti fare per ta diskutuar.... vetem pasi mbaroi operacioni tre dite me vone, e shoqja e mikut tim, takon doktorin dhe i jep 300 mije me vullnetin e saj.... 

Dmth doktoret punen e tyre e bejne me profesionalizem, por jemi ne qe i "prishim" ata..smiley

Jo, ne nuk i "prishim", por u japim shperblimin tone per punen e bere. Ket, nese ke ndonje info per pagesen e nje kirurgu atje, ben mire te na e sjellesh qe te bejme krahasimin....Ketu keta mjeke qe edhe bejne çudira, paguhen ne menyre qesharake.....600 - 800 k leke marrin e jo me shume....pra jane shume pak per punen qe bejne... (te pakten krahasuar me gjyqtaret)..

Po mire o burre se dihet ajo qe nuk t'i kerkon njeri, por puna eshte qe po nuk i dhe leke pasi ka bere punen, vizitat mbrapa nuk t'i ndjekin, e shfaqin menjehere ate bezdine, sepse sot u japin te gjithe keshtu si ti e te gjithe bejne sikur s'i duan kur i marrin. Kam vete nje te aferme infermiere e thote vete qe i fusin dy mije lekshat ne xhep e ajo asnjehere s'i pranon, ama ne fund te dites, kur i numeron, thote "me dha ai fshatari nga mali, si s'me dha filanka nje dymikeleksh qe i ndenja gjithe diten para mbrapa". Ajo eshte pune e ditur tashme, mos na bej sikur s'jepet leke.

Nuk kam faj une si paciente qe rroga e tyre eshte e ulet. Ata le te ngrihen per te drejtat e tyre. Edhe rroga ime ta zeme si mesuese eshte e ulet, dhe une nuk me del qe ta paguaj doktorin ashtu sic e paguan ti apo tjetri. Nuk e kam gjendjen ekonomike. Atehere une po nuk i dhashe doktorit apo infermieres, nuk do e marr ate sherbim sic e merr ti apo tjetri qe ka futur mikun apo lekun. Te gjithe duhet te jene te barabarte. Te gjithe duhet te vetndergjegjesohen qe mjeku ben detyren e tij, detyre me te cilen ka rene dakord qe te paguhet nga spitali ku punon. E kemi ne shqiptaret kete gje. Cdo hall duhet ta zgjidhim me leke. Edhe ketu shoh qe shqiptaret e kane kete tendence. Mundohen t'i zgjidhin gjerat nepermjet rryshfeteve. Ketu nuk funksionon keshtu harroje..Eshte nje nene e vjeter qe ka ardhur me bashkim familjar. Vizitohet plaka gjithmone tek doktoresha. Po me thoshte nje dite qe te futem pa radhe do i bej doktoreshes nje triko me shtiza smiley, sepse ishte mesuar plaka qe i vinte doktoresha tek shtepia dhe i jepte 5 mije lekshkin plaka, plus edhe kafen te shoqeruar me embelsire..

Nuk kam info. per kirurget. por edhe mund t'i gjesh ne kompjuter. Por smund t'i krahasosh doktoret tane me te huajt, ne radhe te pare ata vetem per shkollat qe kane mbaruar kane paguar leshte e kokes..

 tjeter pune qe une i grisa xhepat dhe ja dhashe me zorr nje 250mije..... per qefin tim...

Po per car do te te kerkonin leke? Nuk kerkojne sepse sot ka ardhur dita qe pacientet i japin vete nga frika, per shkak te historive te vjetra. Po nuk u dhe, sherbejne gjithe bezdi e gjithe turinj dhe ti e kupton vetvetiu qe duhet t'u japesh. Nuk eshte se e thote njeri troc. Mua psh me thane per nje te aferme ne maternitet qe... menaxhova... "duhet te respektosh pak mjekun e turnit sepse s'e kam une radhen per operimin". 

Dhe kur e mora mjeken ne turn (qe del sa here ne TV, tek TCH, e flet per mjekesine) ajo me kerkoi madje me shume se c'me kishte thene doktori t'i jepja. Qe aty pastaj, mjekeve te tjere ua jepja me zor sepse kisha frike, edhe pse ata mund te mos kishin ndermend te me kerkonin. Kshu shkon ajo pune.

Keta kllounet  e  Dr. Zeros qe jane emeruar tek PPU nuk i frekuentojne fare keto temat me realitete. Si shpjegohet?

Mos u merzit Blendo, se kane tjeter detyre keta..... me mire qe nuk vijne ne te tilla tema se e bojne pis temen....

e paskeni nisur keq vitin me opozitaret ju te qeverise se peshkut. censure te eger po beni. si duket i keni mare me zell te madh urdherat e hierarkise. ku te japim xhevap me perpara ne opozitaret me kto 5 komentet qe na lini ne dite. shani saliun se sillet si diktator, por ju me kte qe beni ktu silleni si nje Sali ne miniature. e paskemi difekt ne prodhim ne shqiptaret abuzimin me autoritetin. 

sa per temen, alidemsi po jep pergjigjet me te sakta e reale ktu, por qe fatkeqsisht nuk i sherbejne qellimit te vet anti-salist. na dha 2 shembuj qe vete paska kerkuar ti shperbleje doktoret pasi kishte ngelur shume i kenaqur me rezultatin. mrekulli! me behet shume qefi qe nderhyrjet paskan dale me sukses! ne shqiperine tone te "mjeruar" paskemi sherbime cilesore, pertej dekorit. nga ana tjeter alidemsi na rikujton nje te vertete te vjeter e te harruar, ne e kemi pak korrupsionin ne gjak. jemi ne qe i kemi mesuar mjeket te marin ryshfet, edhe kur ata nuk duan ose ju vjen zor ta kerkojne. te gjithe jemi deshmitare te kesaj. ndaj duhet ti shtrojme vetes disa pyetje.

pertej dekorit.

Algunos de los pabellones del hospital, construidos en la década de 1930 del siglo pasado, evocan escenas de la Segunda Guerra Mundial.

Dekori ne disa spitale eshte i Luftes se Dyte Boterore.

Habitaciones superpobladas cuyas paredes están ennegrecidas por la humedad; tuberías de agua rotas; manchas amarillas de orina que se filtra de los desagües; son escenas habituales en el pabellón Número 2 de Cirugía General, que atiende a enfermos recién operados.

"Como si no bastase la operación del estómago, temo que haya cogido una infección en la laringe por el moho", se queja a Efe Hasan Ymeri, que lleva un mes internado.

haha! I madh! Sapo Blendi tha ku jane te punesuarit, erdhe me vrap "ketu jam ketu". smiley 

kjo eshte firma ne bordero... smiley 

Do jete mbaruar shishja e Dewar's 18 vjecar, duhet me ble tjeter smiley

si me paska shpetu ky Dewar's 18 vjecar i leftit mu? Kisha pershtypjen se ish tip limonceloje, ose noi krem viski max.

eh mor blend e ka thene i mocmi, kujto qenin bej gati shkopin.

eh cmu kujtua i madhi Trebicka, qe ju prefte shpirti ne paqe.

Po boj mer mut tre megaspitale te hajrit, nji ne jug, nji ne Tmesme, nji ne Veri. Leja te voglat privatit. 

po keshtu edhe tek neurologjiku, nuk moren asnje cent per nje te shtruar me ishemi cerebrale....

Pra te pakten mua nuk me ka ndodhur asnje rast, qe te me kene kerkuar apo te me kene bere pazar per nje mjekim....

Aaaa, persa i perket nivelit te mesem, po ketu flasim sa te duam. Infermieret dhe sanitaret jane per tua leruar...... Le qe nuk kane as edukate e as nivel, por te shesin edhe pordhe.... ta kerkojne parane apo sendin duke te pare edhe ne kokerdhok te syrit....po kur bertasin me ze te larte nga cepi i pavionit deri tek cepi tjeter..... dhe kjo shtrese e njollos sherbimin mjekesor, pasi kjo shtrese perben edhe vulgun e spitalit, perben dhe shtresen me militante, ku mjeket nuk kane asnje te drejte qe te marrin ndonje mase ndaj tyre... ndaj keto bejne "palle" si me eproret ashtu edhe me pacientet. pasi po keto menaxhojne edhe ilaçet... dhe kete e kam te faktuar vete, kur te njohurit tim nuk i dhane mjekimin per kater dite rresht, nje medikament te shtrenjte, dhe kur e pyeta mikun me tha qe nuk kishte... kur e pyeta mjekun...jkoooo, ka sa te dyash me tha dhe kur vajta dhe e pyeta infermieren.... mukthye pa pike turpi dhe me tha se vete pacienti nuk e kish dash medikamentin.....

Kaq kisha per te thene.... vend per permiresim ka plot, por edhe ta bejme sterre te zeze, nuk me duket oportune...

ne asnje vend ,e ne asnje rrethane mos ju rente te semureni,lutni ne Zot per ketesepse ka nivel shendetesie mizerabel,gabim njerezor,kafsheri ....kudo.shqiperia eshte vendi ku infermieria don dy mije lek per te pastruar dhomen ,roma eshte vendo ku kirurgu operon i droguar e te harron pincen ne bark ,e gruaja e madhe vdes,me fal jo ne rome ,ne Campania...

 Operacionin e beri Glozheni, dhe nuk me kerkoi asnje qindarke. tjeter pune qe une i grisa xhepat dhe ja dhashe me zorr nje 250mije..... per qefin tim..... Po keshtu edhe tek kirurgjia kardiovaskulare, miku im beri nje nderhyrje ne zemer, (by pass) tre cope dhe mjeku perseri nuk me kerkoi asnje lek dhe nuk qe rasti fare per ta diskutuar.... vetem pasi mbaroi operacioni tre dite me vone, e shoqja e mikut tim, takon doktorin dhe i jep 300 mije me vullnetin e saj...

Ja një shëmbull i pastër korrupsioni ; "për qejfin tim " - pse Glozheni i pranoi këto pare ajo e di se jan shpërblim për operacionin ? A njeh ndonjë njeri ajo,ai ,ata, ato që i jep pare tjetrit ashtu për qejf ?- as lupsit nuk i jepen pare "për qejf por për gjynah(mëshirë). 

Kësaj i thon jep sa të dush se kështu tjetri ti jep me qef e s'të mallkon.Taktik e njohur korrupsioni "për qejf"

roma eshte vendo ku kirurgu operon i droguar e te harron pincen ne bark ,e gruaja e madhe vdes,me fal jo ne rome ,ne Campania

Prandaj po them...mos bzani se gjithandej keq asht!!!

Ja gjithanej ja... se ka vene, me do villa e do spitale... 

ka plot te tjere m,e komentu e rikomentu te ppu ...mos u merr me komentet e mia...vetem....smiley

Mandej difekt i madh i yti ne analizen qe i ben komenteve te mia eshte ajo qe quhet processo all' intenzione.òa do me thene?Do me thene ,qe une bej komentin tim e ti i jep te mireqene interpretimin tend krejt subjektiv per te vertete.Jo ,un nuk pata asnje qellim te them se gjithandej eshte keq e mos u ankoni...solla shembujt qe di ne jeten teme,kaq...jo çdo interpretim oficero-telekomunikacions njy Yorkez qendronsmiley

Do me thene ,qe une bej komentin tim e ti i jep te mireqene interpretimin tend krejt subjektiv per te vertete

Po per te pas ket liri me interpretu si tna e doje e bardha zemer ne u kacafytem me kulshedren e kuqe dhe ushtrine e vampirave kuqalash...harrove? 

me interpretu me objektivitet ,me thane te verteten ..me thene ate ça mendon me rezervet e veta... me cilenkulsheder  e vampir u kacafyte ti?smiley

Ne 91 jam kacafyt kunder kulshedres kumuniste dhe vampirave te sigurimit. 

ke ngaterru mbase se nga cila ane ishe...se keshtu me dukesh i vogel.Mbase ke kujtime te turbullta nga ç'te kane treguar e kush ishin partizane ekush gjermane smiley

Edhe ketu ne Belgjike ka ndodhur qe doktori/kirurgu ka harruar gersheret ne trypin e pacientit. Duhet te jete sindrom global smiley

E megjithate tema e vdekjes se Qavezit ka prioriet me shume sesa kjo, sepse... smiley

por edhe ta bejme sterre te zeze

stere e zeze eshte or ti si nga standarti sherbimit ashtu dhe nga infrastruktura . Spitali te ofron vetem nje krevat ne nje mjedis zhuls dhe kontrollin e mjekut.Per ilacet, shteresa, mbulesa, ushqim pergjigju vete. Duhet ti japesh leke sanitares, infermieres per sherbimet rutine. Mjeket ne Tirane pergjithsisht nuk kerkojne leke por...nje matje pulsi ta bejene ke a s'ke gjendje per bakshish.

Jo shume larg por para tre javesh nje njeriu im solli gruan per ekzaminim ne onkologjik .Gruaja rezultoi me probleme dhe mjeku i planifikoi diten e operacionit direkt. Nderkohe te afermit e gruas u interesuan per ta kuruar ne Greqi dhe mjeku i bente presion te shoqit te gruas , jo po kemi planifikuar operacionin, ketu te mkoston me lire e terri perri. Madje kam fol vete me mjekun ne tel dhe dukej ashiqare qe hallin e kishte se po i iknin ca  leke nga duart. Ca do me ti qe te jete sterre?Nje te afermi tim, ilacin qe ishte ne listen e rimbursimit ja jepnin me leke dhe jo pak por 3 mije leke te reja kostonte ...dhe kjo per muaj te tere.

Po spitalet e rretheve qe jane katandisur ne germadha ku mungojne aparaturat dhe mjeket spacialiste? Kjo tablo nuk perjashton qe ka mjeke profesioniste te mire dhe humane.

Jo vetem kaq Spiritus...kam frike edhe me keq.Ajo gruaja te shkoje e te ribeje analizat ne Greqi ,se ka mundesi per fatin e saj te mire te mos kete asnje problem....Ndodh ,ka ndodhur,kam prova.E soolen gruan ne Rome ,Carcinoma mammariane stad te avancuar...hiç asnje carcinome nuk kish ...e nuk eshte se nuk e kishin kuptuar ...si dreqi e dinin ,po per ta vjele....

Shkoi ne Greqi, Zana. Riberi analizat dhe operacionin atje por shyqyr nuk ishte stad i avancuar.Kurse mjeku ketu parashikonte pas operacionit edhe kimioterapi. Shpresojme te eci mire, nuk di. 

Pa dashur te pergjithsoj, ana tjeter e medaljes ketu jane spitalet private. Druaj se xhvatja e pacienteve amabalazhohet me infrastrukturen llamburitese dhe sherbimet standarte. Perseri po flas nga pervoja ime. Ne x spital privat, sollem nje te aferm .Hyri i gjalle e doli i vdekur, kishte mbaru qysh ne mesnate dhe kur erdhi nemengjes fatura...hehe sa e kripur! i beme ate e i beme kete , kaq ajo e kaq kjo shpjegonin por kush i pa ? Atje ishte si burg i sigurise se larte.Asnje mundesi kontakti me pacientin dhe informacioni me pikatore.

Zonjes i bej urimet me te mira.Mos paste me probleme kurre ....!

Vec doktorit, anestezistit qe i kisha paguar me vete nja 300 e ca mije leke.

Varja, ia hoqa foton. Po e kam inat sepse del ne TV si e zgjuar dhe e ndershme kucka.

po leje dhe ti tashi, ai tha mesiper qe ishte njera... ska renci smiley

E vura foton me emer mbiemer, por u bera pishman, meqe me verte paguhen pak per punen qe bejne, por kalamajt i kane me shkolle jashte. Dhe pse nena mori nje infeksion ne ate spital, por kaloi. Doktori me mori vec e me tha.

-Duhet te respektosh pak stafin qe do te angazhohet, se s'jam ne turn e po i fus ne pune pa radhe. Per mua s'ka problem. 

-Po sa?

-50 anestezistit, 40 ndihmesit tim se ka filan e filan pune, 20 mamise, 20 pediatres per vaksinen, infermiereve nga 10. Por duhet te respektosh dhe mjeken qe ishte ne turn e me la sallen sepse i takonte asaj.

-Sa?

-Po nja 50...

-Po juve?

-Po s'ka problem fare o burre...

Normalisht, e dija qe shuma e zakonshme per doktorin ishte 200, 250.

-Po sa i bie ne total? Te t'i jap te gjitha ty e t'ia shperndash ti? -e pyeta.

-Jo, me mire jepja vete se s'dua te ngaterrohem. Ne total...  (filloi t'i numeroje). 

Pasi mbaroi gjithcka, takova doktorin dhe i dhashe pjesen e vet. S'i numeroi. Gjemova gjithe keta te tjeret me radhe per t'u dhene pjesen, por s'ishte e veshtire, se dilnin e prezantoheshin:

(Urime, shkoi shume mire. Une isha aty, isha anestezisti).

Shkova te takoj kete mjeken e turnit. Kjo me mori vec te nje zyre. Nisi te me shpjegoje se sa i veshtire ishte operimi, se kishte punuar dhe kjo, ishte aty... S'kisha kohe.

-Te lutem, sa duhet te jap, se s'marr vesh nga keto gjera se s'kam pasur raste te tilla. (dhe nxora 50 mije lekshin ne dore, te bere katror, meqe aq me tha doktori. Ajo e pa:

-Shiko, se une pata dhe ndihmesin...

-Po sa ne total?

-Po sa te duash ti... llogarit nja 40-50 per ndihmesin, se beri gjithe ate pune.

-Dmth sa?

-Po llogariti.

-100?

-Po mire, hajt.

 

Turp! Mjere kush semuret. Nuk me eshte dhene rasti neper spitalet ne Shqiperi, por ketu mjeku kryen operacionin apo vizitat dhe nuk merret me pagesat..Jane njerez te tjere ata departament tjeter qe merret me billat e spitalit..

po ndonje fije indinjate diku ne stomak ,ne gryke ,ne fyt ,ne melçi a pankreas nuk t'u mblodh ,nuk te erdhen ndopak zorret ne gryke.....??po grushte a kishe? po jeni ju ,jemi ne qe keta krimba gelojne keshtu....le ta kene rrogen e vogel...e pastaj ....rroga e vogel nuk mund te te lejoje te besh pushtin ,pushten ,mizerabilen...po indinjohuni nje çike...ta filloje nje ,i pari ...shifni si shkon....mu perzie...

Nuk u indinjova sepse ishin gjera qe diheshin, ishim pergatitur. Dihen cmimet gojarisht neper popullate. Thjesht doja t'i hiqja qafe. Duhet te pranoj qe pati nga ato qe s'pranonin te m'i merrnin e kembengulen me shume se une per te mos i marre, dhe dukej qe e kishin seriozisht dhe punen e benin tamam. megjithate, ia futa ne xhep dhe ika me vrap. Te pakten pediatrja kembenguli shume te mos i merrte dhe u vrenjt qe do t'ia jepja. 

Jo po indinjohen mjeket kur pacienti qellon me karrige ne koke mjekun, apo plagos me thike doren e mjekut, apo vret me arme, etj etj..Ja kur degjon te tilla pislliqe thua mire ua kane bere, se u ka ardhur shpirti ne maje te hundes edhe atyre njerezve te varfer qe halli i shpie ne duart e tyre..

Ate them. Ne s'ishim te pasur, por dhe te varfer s'ishim, aq para i kishim taksur. Por pashe aty baballare qe flinin naten mbi kartona te lulishtja e spitalit me grate brenda. Atyre u dhembin me shume ato shifra.

Kisha nje mikun tim kur isha ne Shqiperi, dhe kur i erdhi koha per ti lind gruja thirri doktorin e turnit dhe e pyeti: Sa ben cezariani? Se ate kohe ishte zakon qe te ta canin gruan me katersh qe te te kerkonin ndonje lek.  150 mije i thote ky. Bukuri, tha ky. Ja 200. Po ma fute grune ne cezarian do mi kthesh leket mrapsh. Si kumull (pa berthame) ia nxorren nusen. smiley

Ai miku yt se ka kuptuar ca ka humbur per me vone..smiley  nejse s'ka dashur shenja ne barkun e gruas, se aty mesa mbaj mend une te canin barkun tejpertej..smiley

ca ka humb o Ketlina se na bone kurioz? Per kulture e smiley

Ketlina.....dmth ti thua me mire shenje te barku sesa te humbasesh te shpella dragobise? Po pse, se ka bo natyra qe te shkoje ne vend prape? smiley

po ti mesimet per fillestaret nga Ketlina don me i marr smileysmiley

Une jam fillestare per vete, po ndiq keshillat e mjeshtrit artizanal spiro..smiley

nuk e le me ra n tok komenti e smiley si tha ai, kane dal mjete te sofistikume po ne do luftojme ene me ket pisqollen qe kemi smiley 

Pse nuk i bere keto leket me shenj, dhe te thirrshe policine qe t'i arrestonte te gjithe me leket e tua ne xhepat e tyre. Ose me mire, i filmoje me telefon! 

Legena, ndihmesi, turni, anestesisti, salla e X&Y doktorri ...turp te kene, hajdute te pa-shpirt me shkolle!

smiley, ti thua qe edhe policet te mernin ndonje leke nga ato qe ky ua dha mjekeve? Po ku ka me hajdute se policet, ata jane te paret pastaj vijne te tjere zanate deri tek hajduti i xhepave.

Anestezisti ka barren kryesore. Keto te tjeret jane vk. Eshte edhe njera qe spo du tja nxjerr emrin. E-ja. Na e shpallen edhe te keto 100 mjeket me te perkushtuar rruspine

  Alidemsi thot qe s'me kerkuan lek, mirpo Alidemsi duket si njeri qe ka konekshions, edhe ata qe kan ber operacionin e kan ditur qe sdo dilnin that,..

Ej, njerez, te mos bojme te gjithe si te bukur tashti..... Si ata qe jane jashte, e po ashtu edhe ne te mrenshmit. Ne vendet e pazhvilluara Krimi korrupsioni dhe mnorma e larte e fitimit jane kushti kryesor per te vene para, per te pasur pusshtet dhe per te zgjidhur problemet qe ke. Ata qe tashme jane jashte, pjesa me e madhe kane paguar qe kane shkuar andej, e sidomos amerika... se mbase kanadaja i ka marre me lloto... pale keta evropianet qe pjesa me e madhe qe kane shkuar me gomone.... Ndaj mos beni te çuditurin. Mua nuk me vjen mire qe te paguaj, natyrisht, por ama kur paguaj gjykatesin, ose me mire kur ma merr me zorr, se ndryshe nuk me jep gjyqin, kur paguaj zyrtarin se ndryshe nuk ma jep firmen qe edhe me takon, e perse te mos e paguaj mjekun qe me mban, apo me kthen ne jete...???

Une jam kunder te te berit pazar me jeten tone, kjo me tmerron, kur mjeku ben me gjoja, siç thote dikush me larte..., kur fillon e ben interesantin po keto po, nuk kane bythe te rrine, por, te pakten per rastet e mija, me ka ndodhur ashtu siç e kam pershkruar vete...e natyrisht edhe ilaçe bleva se nuk kishte spitali...pa se i jap une ca para ne shperblim te jetes qe me ktheu, mos bera valle gabim...???

Problemi themelor sipas meje eshte thjesht tek menaxhimi financiar i spitaleve, ja ketu çalon puna, tek perzgjedhja e kuadrit infermier, kjo po qe eshte problem, se kur te zgjidhen keto, atehere edhe une e them me plot gojen harram ai mjek qe merr para....

ateher te mos çuditemi qe Tirana edhe rrethet shpesh behen far West ,qe vriten ,gjykates ,avokate e nepunes apo mjeke...Kuer sillen keshtu qe te kallin te zezen ,pa pike ndjeshmerie njerezore.....

Per mendimin tim problemi themelor eshte menyra e te meduarit:  Mjeket paguhen pak qe te na shpetojne jeten dhe prandaj duhen paguar.  

Po qe se pjesa me e madhe e popullsise e shikon ne kete menyre, atehere ndoshta duhet ndryshuar ligji e te behen bakshishet te ligjshme.  P.sh ketu eshte normale  (=e ligjshme) ti japesh kamarierit bakshish.  Sa me shume te te pelqeje sherbimi aq me i madh bakshishi.  

 

O alidemsi ke shume te drejte , kur ska shtet dhe kur ska njeri t'i kerkoje llogari .........(hajduti nuk i kerko llogari hajdutit ..) .......iher per iher keq jan punet.

Po t'u rrezikohej arrestimi per korrupsion dhe heqje nga puna , shife ti si punojne ata

Po me skemi pune tjeter dhe zgjodhem sot me rrejt per mjeksine ne Shqiperi .

e beson ti qe  mjeku ne urgjencen e Elbasanit pinte duhan brenda si ne bilardo? besoje se e kam genjeshter

po nje rren tjeter e do ?

Qe thua ti  ilacet i bleva pa hy ne spital , u mora vesh  me cell me 2 mije leke me infermieren , dhe me tregoi farmacine ku te blija litaret e serumit , pastaj te tjeret me mesuan si te paguaj cdo perparse te bardhe , varet mjekut ndryshe , te tjereve icik ma pak e me rradhe derisa ika qe thua ti

Materniteti i Elbasanit me ka habitur, kur shkova per nje vizite bebushi. Duke qene qytet i madh, mendoja se e kishte mire. Aty pashe per here te pare pas shume vitesh batanije nga ato te leshit qe te quknin, dhe pllaka te vogla gri ne dysheme, me cirka te hirta, qe te kohes se enverit. U habita me Elbasanin.

medemek - une jam elbasanllije , jam rrit aty , dhe kur me ra rasti pas 10 vjetesh te shkoj ne spital dhe e gjeta ne ate derexhe ,  me erdhi shume keq .

Qyteti im ishte kthyer ne germadhe dhe plot me rrugace.

Sigurisht te gjitha rrena! Spanjollet (dhe shume e shume te tjere) kujtojne se do na hedhin hi syve me aftesite e tyre ne Photoshop! Ata na kane ne gryke te aparatit, ne i kapim per gryke.

Nje pjese e mjekeve ne Shqiperi jane kthyer ne biznesmena, deri dhe te vdekurit i orientojne neper firma te caktuara funerale, pale te semuret neper farmacira dhe laboratore private.

ju t Kanadase do na thoni nai llaf si funksionon sistemi aty? Une di qe i inshurum, i pa inshurum, sherbimi mjeksor eshte free.

hahahahahahahha, po ce do ket sherbim mjekesor falas kur e ke te sigurte qe vetem per tu sheruar nuk ke; dhe jo vetem kaq por ka probabilitet te larte te marresh dhe semundje te tjera gjate kohes qe je i shtruar. 

Jo tamam. i pa ishuruar te kryhen sherbimet, po te vjen fatura mrapa. Mund te merresh me gjyqe, te thush se je fukara e se pagun dot po nuk shkon dot prape ke spitali ku je borxhli se te thone s'kemi krevat. ose gjen ndonje organizata bamirese, qe ka plot te ti paguaje shpenzimet. Sidoqofte per te vdek nuk te le njeri, se bindet dreqi neper gazeta. Toronto tani aprovoi ne parlament qe te futet me ligj qe si me letra si pa letra, po te zu halli ne Toronto merr sherbim mjekesor falas. Po qe rob i mire qe do edhe me pagu, aq me mire per ty, po edhe per ne. smiley

Une e di qe eshte free gjithcka.Mbase personi qe me informoi  e ka fjalen per kete ligjin qe sapo ka dale. Ama rryshfeti aty nuk njihet.Vetem ti e mendon o shqyptar i mire smiley

Jo, jo, nuk e kisha llafin tek ryshfeti, se ketu as nuk e mendon njeri. them se cfaredo shqrbimi qe ben, edhe kur eshte free, faturen ta bejne. Ne na e pagun OHIP, po nje i huaj me leke mund te pranoje te paguaje nga xhepi, ose dhe te japi ndonje donacion. Mos u cudit. Ka plot raste.

Eh mer PF "kur cohet jevgu me kercy, cahet daullja". Sa u bone gati me u kthy ne Shqiperi vuuuuu artikujt me tematike mesjetare. Rri e vuj ne Toronto tashti!!!!

nuk esht pengese ajo. PF-ja me shnet esht top! lool

Jo vetem kaq, por edhe po te kete nevoje shkon mjekohet ne Turqi sa here te doje.

Sigurisht qe jane si dita me naten ketu, dhe mjeket paguhen mire e s'ka korrupsion te pakten me shifra te vogla e gjera te tilla, po farmaciste psh qe japin ilace pa recete gjen dhe atje, se na i sjellin kur i porosisim. Dmth, s'eshte se s'mendohet.

Nejse, ai nuk eshte korrupsion. leket i paguan nje me nje ti dhe nuk i zbret dot nga inshuranca se nuk  ke rekomandim mjeku. Ajo qe ben farmacistja eshte vetem qe anashkalon rekomandimin mjekesor. Vetem nje person i afert mund te ta beje, se po te ndodhe gje nga keqperdorimi i ilacit mund ta hedhesh ne gjyq farmacine ku e bleve dhe hoppa ja ku i la ca meleone ai qe te beri nderin.

Nje njeri pa letra shkoi ne spital ne emergenci dhe i dha adrese te rreme. Billat si duket vene ne ate adresse smiley. Kush vete ne emergenci je i inshuruar apo jo, ke letra apo jo merr sherbimin e duhur..

Ketlina mos u indinjo shume. Te them dicka te vertete, po qe se e lexon ndonje qe e di si muhabet le ta konfirmoje. Shkon njera me shpatull te thyer ne aksident...e fusin ne operacjon....duke i hap vrimen per ti vene vide ja rrasin arteries.....erdhi robi qe merret me ate pune (mikrokirurgu) me urgjence dhe sja qepte dot..u detyrun ti hiqnin derrasen e kraharorit.... Ne fund prindi i falenderoi se nuk dinte gje qe hyri per gje koti dhe doli gjysem robi desh e vdiqen. Nuk eshte puna se skemi doktorre te zote. Te siguroj qe edhe pajsjet me te fundit i kemi. Eko 4D ka hyre ne Shqiperi 3 muaj mbasi doli andej etj. Problemi jemi vete ne rraca jone. Ne PERTOJME ne jeni te PAPERGJEGJSHEM ne punet qe bejme duke fillu nga kepucari e deri te profesioni me i larte te gjithe punojne shkel e shko. Se rruan shume njeri.

Pikerisht...nuk kena gja ne drite nese nuk fillojme edhe me mendu e me thane qe ai qe jep ryshfet eshte po aq e ne mos me shume se ai qe i merr.

Eshte shume e vertete. Ka te beje kultura e punes, pergjegjesia dhe mentaliteti ne pergjithesi. Rrogat e mjekeve dhe infermiereve jane rritur shume qe nga 05, edhe investimet ne pajisje jane te konsiderueshme, e keqja me e madhe eshte tek menyra e punes dhe mentaliteti edhe tek pacienti apo tek te afermit e tij.

Rryshfeti ne mjekesi nuk eshte fenomen i ri, pas demokarcise me nje fjale, ka qene i pranishem fuqishem edhe ne kohe te diktatures komuniste. Nje shtet totalitar qe kontrollonte cdo gje dhe toleronte dhe nuk e zgjidhte dot kete problem. Kjo eshte bartur edhe sot ne vend qe qytetaret te mos japin rushfet, te denoncojne rastet kur ju kerkohet dicka e tille, keta e nxisin.

Ka mjeke qe jane denoncuar per kete dhe penalizuar, nderkohe qe shume te tjere marrin se ja u japin.

Po c'lesh jane rritur ore. Mjeket harrojne ta marrin rrogen te bankomati. Rroga baze e tyre eshte pagesa ditore. Keta te vegjlit jane ata qe presin rrogen. Plus qe rroga nuk eshte rritur ne proporcion te drejte me cmimet, dhe as me inflacionin. Rritja e rroges po aq sa inflacioni eshte detyrim ligjor, dhe shteti yne e ka shkelur, e ka rritur me pak kete vit. Rroga eshte rritur si shifer por mireqenia eshte ulur. Kur rroga ishte dy here me e vogel para 2005-es, cmimet ishin tri here me te lira dhe leku ishte me i forte me euron.

genjshtra te ndyra ramiste qe tregojne falimentimin e opozites. Nje opozite qe mohon cdo gje do te thote qe nuk ka besueshmeri, as tek elektorati i vet jo me tek te tjeret. Rrogat jane rritur shume here me teper se inflacioni, merr dhe bej llogarite, infaliconi ka qene 2-3% po themi ndersa rrogat jane dyfishuar dhe trefishuar ne krahasim me 05.

Lefto, 

paske konkurence te forte!!!! smiley 

Bame . me siguri ky eshte nga  ata qe ka dergu sala me u "specializU" smiley

O njeri, keto neper spitale do te ndodhin dhe kur te jete Rama, po ndodhin me Salen, kane ndodhur dhe me Nanon, nese te ben te ndihesh me mire. Paske ardhur per shpellarin ketu, por po flasim per spitale.

p.s

Inflacioni eshte 4-5% ne vit sipas vete qeverise, INSTAT-it. Shko kontrolloje. Llogarite qe nga 2005

o i races sone, dmth. njeri, une po te them qe keto kane ndodhur qe ne kohen e sistemit totalitar, ti me thua jo po ndodhi jo po nuk ndodhi. Lereni propaganden dhe flisni si njerez normal, qe neser mund te perballeni vete ose te afermit me kete sherbim dhe te themi ate qe eshte bere dhe te denojme ate qe behet keq ose s'eshte bere. Lere Ramen se ai shkon e ben kozmetike te hundes ne Austri.

Jane bere shume sic ka edhe shume probleme. Zgjidhja e ketyre halleve fillon, me sakte ka filluar qe tek venia ne funksion e skemes se financimit dhe pastaj me rradhe.

c'propagande more? Une s'erdha te them qe qeveria demokratike ka rritur kete e ate. Ate erdhe ta besh ti. Ne po flasim per spitaliet, qe fundja i ka LSI, Berishen tend s'e pjerdh njeri aty se i iken pushteti.

 Lereni propaganden dhe flisni si njerez normal,

smiley

Ti prap per keta Spitale po flet apo jo:

Young Orwell... ti mund te na kishe sjell linkun e gazetes 55, koha jone. ose Rd. dhe keshtu do kishe kursyer disa reshta ..smiley

E ke parasysh qe per c'investime po flet?

Nje shoqja ime mjeke kur erdhi para 12 vjeteve ne Amerike, se tani eshte ne Kanada punon ne nje farmaci, kishte me shume pare se i fejuari i saj qe kishte vite ne Amerike..smiley.

Edhe e thoshte qe Shqiperine e kam me mire se Ameriken.. Vinte nje paciente tregonte dhe nuk i jepte asnje leke...s'kam i thoshte ca te jep kete poshte...smiley, i thoshte kjo, jo ate mos ma jep mua por jepja dikujt tjeter dhe ti me sill parat..e tregonte per te qeshur me shume, por e thoshte edhe ajo qe marrim rryshfete, por edhe na i japin, sepse eshte bere ne Shqiperi si nje lloj marreveshje, mjek-pacient per pare, qe po nuk pagove nuk e merr sherbimin qe duhet..

O rryfshet marrin qe nga roja e spitalit, pastruesja, infermieret e te gjithe turneve, jo vetem ato qe te "sherbejne", ato te analizave dhe lloj-lloj doktorrash!

Per pune qe te bejne, ato t'i kerkojne haptazi leket. Ose te lene te semure!

ke ketu ne Angli femije te doktoreve qe harxhojne leke me shumice, se kane burim te pashterrshem te lekeve te prinderve  te tyre. 

Shikoni, kur diskutojme ketu, flasim per QSUT nene Tereza, se per ato te rretheve, nuk i njoh dhe nuk flas dot. Por me te degjuar e kam, ato vuajne per personel mjekesor. Nuk kane mjeke......

ça me ardh mjeku ne Shqiperi......vetem me e marre si volontariato...ne vend qe me shku ne mjeke pa kufi apo emergency di gino Strada ,me ardhe ne Tirane...e me punu pa leke....sepse me punu me leke eshte e pamundur....vetem per mision....

150,000 Leke per me fute ne allqi kemben e nje femije 3 vjecar ne Kukes, spitali dhe sherbimi cope-cope! 

Pertej fjalimeve dhe qendrimeve partiake,a ka mundesi te thote njeri se si mund te luftohet kjo gangrene qe filloi qe ne fillim te viteve 80 dhe askush,dmth asnje qeveri, nuk po del fitues?

Justifikimet se mjeket nuk kane rroge te larte jane qesharake.

Po! Futi ne burg, dhe hequ te drejten e perdorimit te atij professioni.

Rrogat i kane aq sa duhet nqs i krahason me mesuesit, dhe profesione te tjera qe kane pak-a-shume te njejtin nivel shkolli. 

asht ne kulturen e pergjithshme,mungon shembulli ,mungon vlera legale,mungojne vlerate gjithçkaje...duhet qysh ne kopesht,ne familje me femijet ....me eduku ndjenjen e pergjegjesise ,te egalitetit,...duhet edhe institucionet...kush gabon paguan edhe rendshem....duket sikur do kohe ,po nuk eshte keshtu..mjaftojne dy ,tri raste mjekesh qe vengono radaito dal'albo,pra iu hiqet e drejta e profesionit,nja dy tri raste me sekuester pronash apo edhe denime penale...nja du tre raste qe nepunesit denoncojne qytetaret qe kerkojne ti paguajne per punene e tyre....duhet....qe te kete me shumice personel te formuar ne Evrope

Zana kush do t'i denoncoje? Mua me eshte mbushur ne mendje qe ne e kemi ne gjak ate pune..smiley na pelqen edhe vete pa e bejme, sepse ne nje menyre apo nje tjeter edhe ne marrim rryshfete ne forma te tjera, ndoshta jo monetare, por simbolike..psh duke na bere qejfin, duke na folur me superlativa..etj.

Keti,te te njohin ,pergezojne ,komplimentojne per punen qe ben eshte nje gje ,e bukur e humane...te te bejne preventivin e pagseva si ryshfet eshte maskarallek e ka nje diference te madhe.Te te thone Grazie per tutto cio che hai fatto...e te te futin lrkrt ne xhep eshte vite drite larg

Eshte edhe nje gje qe harroni ta thoni. Punesimi i nje mjeku ne spital ne Tirane kushton me mijera euro, sepse supozohet qe do t'i nxjerre ato leke. 7000 euro marrin per nje laborante te thjeshte. Per mjeke eshte shume me lart. Psh tek maternitetet e tiranes mjeket bejne nga dy tre operime ne turn. Ta zeme se bejne nje. Minimalja 200-250 mije leke turni. Maksimalja 500-750 mije. S'kane lene specializim pa paguar jashte shtetit. Kur i punesojne u kerkojne me dhjetera mijera euro, dhe s'po e teproj. Prandaj dhe mjeket s'ndihen per rroga. As nuk duan t'ua luajne rrogat. U pelqen ashtu si eshte. Nje shoku im qe u fut tek tatimet, e pyeta nese eshte i kenaqur per rrogen. Me tha: "Jo, neve ketu s'na e kane rritur rrogen, sepse jemi ne kontakt me terrenin e nxjerrim leke ne dore". Pra, eshte biznes ajo pune dhe fillon nga lart.

Ne nje fare menyre gjendja aktuale e spitaleve ndihmon ne permiresimin e te ardhmes.  Behet nje lloj selektimi natyral: Te pa aftet vdesin, te aftet shumohen!

thone ata ??? jo keq , sa pa u rene ne koke e zeza , eshte akoma duke rene , ne ajer !!

 

Zgjidhja e vetme eshte privati. Sa me shume konkurrence, qe te kene cmime te lira, dhe sa me shume kompani sigurimesh qe te mbulojne shpenzime tek privati. Shteti yne s'e ben dot.

Ne mjeksi? Absolutisht jo!! Muhabet shume i gjate, por te siguroj se mjeksia 100% private eshte mekat i madh!!!

 

S'po them te zhduket shteterori, por te jete privati si alternative me cmime te ulura nga konkurrenca,  dhe shteti te imponoje sigurime qe mbulojne me shume gjera. Dicka e mesme midis kanadase dhe Amerikes, te pakten. 

Kjo nuk bohet pa u nda shapi nga sheqeri, kush mjek puno ku? Ate te mesmen midis Amrikes dhe Kanadase je tu e vujt sot edhe aty. smiley 

Spitale private ne nje vend ku rrogat mesatare ne aksin Tirane-Durres jane 300 Euro!!! Po ai fakiri nga fshatrat e Tepelenes apo Dukagjinit qe eshte kthy ne epoken e kleringut se s'ka pas te ardhura ne dhjete vjetet e fundit, me cfare do ta paguaje doktor Glozhenin? Me dhi apo me ulli?

Te shtohen e te kete konkurrence. Te betohem qe kam shkuar dy here tek hygeia dhe e kam gjetur plot, mbanin njerezit radhe, edhe me keto cmime. Shembull. Hygeia lindjen natyrale kur u hap ne fillim e kishte 1400 euro. Hapi amerikani repart lindjesh, zbriti ne 1100 euro. Tani e ka cuar ne 550 euro natyralen dhe 1000 euro cezarianin. Dhe cmimi perfshin te gjitha analizat qe nga fillimi i shtatzenise.

Nejse mer. Po te jeni te lumtur ju aty, te lumtur jemi edhe ne ketej. Vec qe kjo puna e konkurrences me duket pak e ngaterrume ne Shqiperi. P.sh. kurre nuk kam arrit ta kuptoj se pse ne Shqiperi ngrihen cmimet per Vit te Ri kur ne gjithe boten ulen!!! Nga ana tjeter, cmimet e ilaceve edhe mund te ulen, por po dolen poshte kostos, te del me mire te fillosh te mledhesh gjethe dhe barishte per mjekime popullore. Ose mos pyt pastaj se pse ke fillu te heqesh kapelen per respekt sa here qe shef ndonje lope.

Po zgjidhje tjeter s'ka. Shteti s'e ben dot cilesine e privatit me kete sistem qe ka, ku punesohen me parti. Shembulli eshte shume konkret, nga 1400 ne 550 euro brenda pak vitesh. Po te hapet nje i trete do te shkoje tek dyshemeja cmimi e s'do te levize. Pastaj ekonomia duhet te rritet qe ajo dyshemeja te jete e perballueshme, dhe kompanite private te mbulojne me shume gjera. Mua psh kompania private e sigurimeve me coi me detyrim tek hygeia per kontrolle falas. Po te shkoja vete, do te me shkonin shume shtrenjte. Keshtu vjen ajo, dalengadale.

Shiko, ky tranzicioni i zgjatur e ka lodhur shqiptarin dhe te jap te drejte, aq me teper kur e mendon qe vijme nga nje rend ku njerezit krijuan idene qe cdo gje qe e kap me dore shteti eshte e detyruar te falimentoje. Vetem ne Shqiperi kam degjuar une qe njerezit e thjeshte e shikojne privatizimin ne shendetesi (e ne shume fusha te tjera xhanem) si shpetim. Nderkohe qeveritareve u jepen votat, i lene te vjedhin dhe pastaj thone "epo c'te presesh nga keta". E drejta e sherbimit shendetesor dhe aresimimit elementar jane te drejta njerezore qe cdo shtet duhet ti afroje detyrimisht. Nese do te lejosh edhe privatizim eshte pune tjeter, po baza duhet te jete free dhe e aksesueshme nga e gjithe popullata. Nuk mund ta lesh nje person qe ka punuar 40 vjet ne ate shtet qe te vdesi ne rruge se nuk paguan dot privatin, ashtu sic nuk le dot as femijen e pafajshem. Se pastaj cuditemi kur prindi qe i vdes femija ne dore per mungese ndihme mjekesore, kap nje kallash dhe i hyn mbare spitalit se nuk i ka mbetur me neuron i gjalle ne tru. 

Komenti yt eshte sikur une kam thene qe duhet te zhduket shteterori. Nuk kam thene ate, por kam thene qe te bien cmimet tek privati nepermjet konkurrences.

Para 13 vitesh nje kushuri u detyrua te bente koronografi (ajo analiza e zemres me kamera nga arteria femurit) ne Beograd. Sot i ke ne spital privat. Dmth mundesite jane shume me teper, edhe harxhon me pak se te marresh rruget.

Jo vetem te privati, po edhe tek spitali ne Tirane, bejne mesatarisht deri ne 20 koronare ne dite, dhe pa para....

e drejta e shendetit eshte e drejte fondamentale...kushdo pa dallim duhet te jete i kuruar...kushdo padallim i duhet shpetuar jeta....Mandej ka nivele asistence.....po baza i duhet garantuar gjithkujt

Keti komenti i vjen era komunizem!!!

Sikurte kishit vetem pak njohje(tm)eshte me kene katolike  smiley pra une mendoj ,,nje person qe e ze

(larg qoftegjithkujt) infarkt duhet te asistohet ne menyren me adeguate deri sa te jete jashte rrezikut....deri ne fund...mandej me ba INR çdo tre jave,coronarografia çdo gjashte muaj ,dietolog e fisioterapi keto mandej ne nje fare menyre jane miradina...neuk jane te primo intervento.

Katolike...mbase ...prandaj  mjeket myslimane shqiptare bejne kerdine smiley besoj eshte profesionale smiley

Mbi te gjitha U mungon humanizmi dhe dhembshuria per qenien njerezore,sidomos shtreses injorante te infermiereve.kur kam lindur ketu(me cezarian e,qe isha e mpire e s'ndieja gje hiç) nje infermiere rrinte vetem me ferkonte koken e me bente muhabet.nuk beri asnje pune tjeter gjate operacionit.

Mooos. Po c'pati more, se ai nuk ishte as i vjeter. Do ta shoh dhe njehere pallatin 176 sot per respekt. RIP.

Kishte kancer, dhe qeveria sikur i dha ca leke e thane qe u kurua jashte

Por me sa duket..

po sikur u be me mire pasi u kurua...U prehte ne paqe. Aktor i madh me role te paharrueshme.

moss.. me vjen shume keq!  

faleminderit mjeshter!  dheu i lehte.. ngushellime familjes.

une do e kujtoj ne rolin e komedise se Viktor Eftimiut...i paarritshem...edhe te Familja e peshkatarit...diksioni iz erit...kaçurrellat bionde.....

po Kosta.  shok i ngushte i Gencit dhe Agimit..

 

e ke parasysh moementin  kur shkuan te vendi qe kishin fshehur dokumetet e grupit.. dhe gjeten gropen e hapur, dokumentet ishin zndukur..  fytyra e habitur,e merzitur,e inatosur e Kostes (R.T).. shume, mbreslenese..

I mrekullueshem si Xha Spirakja (Spiridon Nuculesku). 

Bredho,  ky eshte momenti..  kape cik fytyren e Kostes  kur pa gropen bosh.. (nga min 54:35)

 

Kavir, dy tipa te tjere  nga ky film.. Gjon Karma (spiuni)     dhe  xhelati Franko.. boo, me mustaqet dhe ato floket e ndara ne mes  ndersa   balluket  e gjata i binin mbi sy,  figure e frikshme..

 smiley   Po s'ishte as i vjeter shume smiley ...........Sa keq me erdhi smiley

Problemet fillojne te zgjidhen kur te vihet ne pune skema e financimit. Shendetesia do investime dhe per kete duhet shikuar ku te gjenden parate, si te shpenzohen me efikasitet dhe menaxhim me te mire. Sherbimi shendetsor eshte e drejte per cdo qytetar, prandaj duhet gjetur skema qe ben te mundur kete, sic eshte gjetur. Skema gjermane eshte shume e mire. Ata qe punojne paguajne sigurimin shendetsor, ata qe nuk punojne merren persiper nga shteti. Me kete sigurim mund te shkohet edhe tek spitali privat sic do te filloje te behet edhe ne Shqiperi.

Cfare ben Rama, propozon "shendetesi falas apo pa sigurim", qe eshte nje rrene me bisht se ne fakt s'ka kurrfare gjeje falas. Parate do merren nga taksat e tjera qe perseri do ti paguajne qytetaret. Ky do te zhbeje gjithe ate pune qe eshte bere ne ngritjen e nje sistemi financimi dhe te beje spitalet biznese te doktoreve, me keq se cfare eshte tani.

budalla jo por i pozicionuar mire.Per pozicionin nuk duhet qortuar.

Ka edhe me keq...gjysma e shqiperise,mos me shume,nuk ka spital fare! 

Ne po flasim per Tirane e Durres,  jo per katundaret.

Bo dhe ketu rama, kaq keq ju kompleson ai rama ju po ai ku hyne ketu se marr vesh. Po ajo qeveria jote pse nuk e fillon reformen duke larguar gjithe ata shefa pavionesh qe njekohesisht kane dhe klinika private dhe bejne nga 5 pune dhe fitojne miliona dhe gjithe njerzit i drejtojne mbasdite per tek privati. 

Nuk eshte ajo zgjidhja.Largon dhjete me klinike private, ngrihen dhjete te tjere. Po perdor nje fjale te sterkonsumuar prej njezet vjetesh:  duhet reforme teresore, ne te gjithe komponentet. Te pakten Doktori ne kete fushe duhej te kishte ndjeshmeri me te madhe.Tek e fundit po te bente dicka te hajrit , qofte edhe per qellime elektorale,hallall ti kishte dhe votat. I vetmi spektakel, pertej fjales Reforme, ishte gjesti i Majkos dikur kryeminister.Shkoi ne spital dhe denoncoi me neveri kushtet mizerabel .Por kaq, Asgje me shume.Pa ngritur nje sistem te ri, me standarte qe te tejkaloje ate te meparshmin, normal qe njerzia do jene nostalgjik per nje ssistem shendetsor qe edhe pse jo aq modern, ofronte akses dhe sherbime falas per te gjithe.

Gjendja e tmershme e spitaleve ..

" e tmershme" eshte kufiri i fundit i te keqes, nqs do ta krahasojme me nivelet  keq dhe shume keq,  mbas ketij kufiri vjen ferri, qameti!

Paradoksi i madh, eshte se, ne krye te qeverise dhe politikes prej me shume se 22 vjeteve qendron nje `Doktor`(Mjek!) 

qeka si magazine e lshume me qera

qyqa qyqa , ca te qash me pare, mjer shqiptari shkret sa ka vujt , sa po vuan edhe a ka ma ??

e se ajo foto eshte e tepruar

duhet te jete ne vitet 90

Kam pas rastin para nja dy vjeteve te kaloj andej,nuk i harroj ato korridoret ato dhomat,ai aparati radiografise qe une kujtova se do e kishin ruajtur per qef qe nga koha e komunizmit ene thashe me vete shi shi dreqnit  e paskan rujt  kur fab vjen doktorri ene fillon me e perdor .Me erdhi keq qe skish ame vete naji aparat fotografik se anej ka ca gjona qe po si me  me syte e tuj si beson

Lidhur me temen po ju tregoj nje pervojen time.Kisha bere analizat tri here, me distance 3 mujore tek Klinika Ortodokse,( Ke Medresja).Me to ne xhep, per merak shkova ne Kliniken me te mire ne Mynih-Gjermani.Sa me vizitoi Profesori dhe kalova edhe ne kater ndenklinikat qe rekomandoi, me thirri dhe me tha:"Zotni, analizat e tua, nuk me perputhen me gjendjen e organeve, qe po shikoj.Jam i detyruar tju bejme analizat, qe i gjykojme te nevojshme dhe te domozdoshme.."
Per 40 minuta, mi bene te gjitha dhe te nesermen(se ishte vone pas dreke) me thirri prape profesori. Une u habita kur ai me tha:.." juve nuk ju ane bere asnjehere analizat.Ato qe keni te shkruara jane ....referime mesimore..."!
Mesimore! Kur une kisha marre tere ato ilace kuturu !
Kete shembull i tregova nje dit Tritanit, bilez te pasnesermen e dites kur doli e foli per te kundershtuar Edi Ramen ne sa ai pati fole er gjendjen ne spitalet tona, te mjeksise tone.Une paguaj jo nje e dy mije leke por mbi 20.000 leke er nje vizite te plote dhe kurohem romba per tomba, po ai fakiri qe nuk ka, si kurohet?Ndaj mos a fut kot ore Tani se moret dynane ne qafe...
Kjo mjeksi po merr ne qafe fakiret, qe nuk kane.... Per te bere tutje.Eshte e tmerrshme te marrish ilace kot se koti.Dhe si ndjehesh kur e merr vesh se te ka ndodhur tamam keshtu...Ky eshte thelbi i mjeksise tone.

Politika Albanezi si para dhe post Dulliste ( ps & pd ) nuk ka hudh asnje koker leku per te rregullu spitale e trajtim mjeksor.

Per mendimin tim eshte e vetmja fushe qe esht trajtuar nga Politika Albanezi si njerka me jetimen.

Ajo qe me cudit me teper eshte se si spanjollet e Ramve vijne tani para zgjedhjeve e duan pikerisht te shohin spitalet ...pse nuk kane ardhur kohe me pare? per shembull para 2 apo para 5 vjetesh ?

I kam perjetuar personalisht te du sistemet e spitaleve ne Tirane dhe Gjermani!

Shqiptaret ne Spitalet e Tiranes apo ne Shqiperi ne pergjithesi futen spitaleve si cuba apo te forte, injorojne cdo lloj rregulli duke bere te fortin e duke ngrejt kampe pushimi me cadra e batanije ne oborret e spitalit e duke pi cigare e brenda spitaleve e duke hedh plehrat neper korridore e duke mbajt cezmat hap e duke bo psillik e rrumuje e zhurme e duke vjedh sa kane mundesi.

Nuk do me cudise fare Fakti kur nje dite te semureve do tu duhet te sjellin dhe krevatet me vete!

Nderkohe qe ne Gjermani rrinin si pula ...

Pra mos ja hedhim fajin vetem doktorrave e politikes por dhe pacientve qe shkojne atje.

Ta themi troc se Shqiptaret kujtohen per gjendjen ne te cilen jane Spitalet dhe sherbimi mjeksor falas vetem kur jane smur dhe kur ja kane nevojne ose kur nuk kane 300 Euro nata per grek, gjermon, amerikon spittal te paguajne !

Kjo eshte fatkeqesia e pare ...

O Gjon , po mire pse nuk vidhnin ne kohen e xhaxhit shqiptaret ne spital ??

Fatkeqsia e pare eshte mungesa e kontrollit nga shteti,

Ligjet e shtetit per spitalet ,

Kontrolli nga shteti per doktorret qe vjedhin, infermieret qe vjedhin dy-fish , pastaj kalo ti tek fakiret qe vijne nga ane a anes per derman ne Tirane.

Fatkeqsi une quaj deshtimin e nje shteti para popullit te vet, dhe prishja e vlerave e te qenit human drejt degradimit .

pse nuk vidhnin ne kohen e xhaxhit shqiptaret ne spital ??

Kush tha qe s'vidhnin?

Ne kohen xhaxhit-alabkut nqft se e ke perjetuar personalisht dhe e ke jo me te tregume, ishte dicka komplet ndryshe tamom xhaxhi-dulla (qe si plaste fare per spitalet) i beri doktoret nga ana morale lecka fare -> sherbetore te popullit thuhej athere ne gjuhen sllavo bolsheviste, e ngrenin doktorrin si lecke ne 12 te notes bile dhe kur ishte ndonje arrixhi e greqi-antishqiptari semure nuku thote dot doktori pse nuk erdhe mor i ngrate 2 muaj perpara kur e kishe tempereaturen 38 e jo tani qe e ke 48, por jepte ndihmen e vet pa bere geg meg amon nga ana finaciare nuk i la te bien posht fare e te beheshin lypsa.

E di ti se nje doktorr i thjeshte qe sapo fillon pune ne Shqiperi nuk mban dot familjen me buke me ate rroge qe merr?

Krahasoje pak po deshe se sa merr nje doktor ne kanada e sa mer nje doktor ne shqiperi e kam fjalen rrogen sade pa te rrjepura ?

Shko ti njehere ne spitalet e kanadas e hudhe ciagern e plehrat e peshtymen e gelbazen neper korridore e dhoma te semurve, dhe bej shurren neper muret e WC dhe e shef se ku shkon.

Shko ti nejehre tek doktorret e kanadase me automatik e patllake e thika e bomba ne dore dhe kercenoi  dhe e shef se cfare te gje ahhhhhh nuc nuc nuc ata jane te jashtem e automatikisht jane me te mire...jo mi goc se dhe ata bejne gafa te tmerrshme por atje ka ligj e polic qe i mbron prandaj rri dhe albanzei si pule kur e pjerdhin nga spitali.

E kam thone njehere e them perseri se me ato sikuracione qe paguajne shqiptaret nuk mban dot nje kolibe qeni falas e jo me siptale te nivelit perendimor - por shqiptaret per benzin nuk pyesin se sa kushton por vetem kur vjen puna per doktor shofin leket.

Kam shoke shkolle ne Tirane qe kane studjuar per mjeksi e i duhet ta kalojne gjithe jeten neper ato dhoma nderkohe qe te semuret jane vetem 2 jave atje!

Prandaj si ti dhe une e kemi kollaj fare te themi se uaaaaaaaaaaa cfare pamjesh te tmerrshme si ka mundesi dicka e tille !!! por une do te thoja se ne radhe te pare duhet te analizojme se si dhe pse jane katandisur ato spitale ne ate gjendje.

Doktori nuk ka faj pse del lagshtija ne mur e pse prishet rubineti i cezmes e pse prishet aparatura ata jane te tjere qe kujdesen personalisht qe spitalet shqiptare te behen si kosha plerash...po deshe shko fol njehere me ata dhe flasim prap bashke

Po ca vidhnin e dashur ? Une smbaj mend gje te vidhnin ne Spital Ushtarak marim shembull, rrija luaja perjasht  ne lulishte se kisha mamin aty , dhe nuk pashe njeri as te thyente , as te vidhte , ushtari ishte me postbllok aty s'linte njeri te hynte apo te shkatrronte ...........as cadra si thote Gjoni skam pare , as plera , asgje , rregull gjithandej shihja ......

doktorret dhe infermieret dhe mund te kene vjedh brenda per brenda smiley

Në një shtet totalisht të koruptuar deri në celulën më të fundit të tij, rrushfeti që marrin mjekët është plotësisht i justifikuar, duke i krahasuar me rrushfetxhinjtë e tjerë që nuk të bëjnë asnjë shërbim. Bëhet ministër shëndetësie X montator, i cili emëron drejtor spitali Y agronom dhe në përfundim të mandatit të tyre "menaxherial" largohen me disa milion euro të shtuara në pasurin e tyre dhe të gjitha të përfituara në sajë të punës së këtyre mjekëve.Atëhere edhe mjekët nuk janë idiotë që të rrinë me atë rrogë mizerje që i paguan shteti, pamvarësisht se ata kanë lidhje direkte me publikun, ndërsa drejtori, ministri, jo.Aty   korrupsioni është ngritur në sistem dhe ne diskutojmë pjesën më pak të korruptueshme të tij. Duhet shëmbur komplet ai sistem.

Ferr jane spitalet shqiptare, ferr! Nje nga mallkimet me te tmerrshme ne Shqiperi, duhet te jete "u befsh per spital".

Te shifje ti valixhet  e mia me ilace per gjithe lagjen kur vajta vjet ne vere ..edhe prap se prap perfundova ne spital 10 here poshte e lart ne urgjence per femijet , dhe ne fund dy jave per vete .. .sme beri  derman asgje ....oh ca udhetimi te ndyre kam bere tiran-toronto jashtzakonisht semure , po rrezohem ketu po rrezohem aty , se car qe ajo une se di .....per dy jave rashe 10 kile direkt ......sa erdha ne Toronto per dy dite u ngjalla nga ilacet ketu

 si e egzagjerume duket po kur me kaloi nje shoqa ime afer nuk me njohu smiley  , kam deshmitare ne pallat qe gjeten formulen e dobesimit - Nje udhetim ne Shqiperi !!

dal t'i bej llogari smiley

tre here per gocen e madhe ne Elbasan

nje here ne spille kur ishim ne plazh

4 here te voglen , dhe per vete dy javet e fundit  rrjesht poshte e lart qe thash se mbarova

spo llogaris qe mamaja me ndjeti 1 muaj ne shtrat me shtypje nervi, dhe babai beri nderhyrje ne zemer ..

Une them ka te beje ndryshimi i klimes, me ka ndodhur edhe mua, por vetem njehere kur kam qene per here te pare,po vetem ne shtrat, s'e mora mundimin t'i drejtohesha spitalit, me pak caj e nja dy aspirina kaloj, por te drejte ke,per te vegjlit eshte pak me e veshtire.

nuk e di c'dreqin qe ajo gje , mbase ngaqe nejtem 3 muaj  , ec me pa qeder qofshin thuj ....

Une kam shkrujt per nje eksperience timen pa ra ca vitesh,qe kam patur me mamin tim, ne kto magazina tregtie me jete njerzish.

Mami im vuante nga e njejta semundje qe i mori jeten Roland Trebickes.Eshte nje semundje e tmerrshme,e poshter,duket sikur ka hartu nje strategji te mirmenduar per te marre jeten.Nuk jep asnje shenje klinike dhe kur fillon ti shfaqe ato,e ka fitoren e sigurte.

Gjithe lufta bahet per ti rremby ca dite jete, vdekjes.Kto dite jane dhe levrdia e atyre ndyrsinave.Biznes i sigurte,fitim maksimal.Hallexhiu hallin e ka te madh,eshte gati te paguaje ne cdo moment dhe cfaredo lloj shume.

Qe nga ajo kohe me ka ngel  qe shaj me rob shpie Zotin,qe e man veten per te plotfuqishem,dhe i len te jetojne kto lloj monstrash. smiley

smiley  me vika keq

kurse une nuk bej dot lidhjen perse Zoti (nqs egziston) merr femije ?? 

para tre vitesh bera nje postim ketu te peshku per kete teme... http://www.peshkupauje.com/2010/04/gjend...

fiks fare per spitalin shkoder: http://youtu.be/JwmbMR_A-wQ 

beni krahasimin vete cfare ka ndryshuar...eshte nje sistem vicioz mafioz i qellimshem ne dobi te pak njerezve

- ilacet blihen perseri

- aparaturat ne spitalet publike akoma nuk punojne

- higjiena po e papranueshme

- shteti tregon asnje lloj pergjegjesie

- ka ne te vertet nje ndryshim persa i perket spitalit te Shkodres, tregojne nje fare "humanizmi" i conin te privati me ambulancen e shtetit...ne rastin tim ne Tirane as kete nuk ta ofronin

eshte nje rrenim i sistemit shendetsor publik i qellimshem...lidhjet e te punesuarve ne publikun me spitalet e klinikat private per ndarjen e fitimeve nga hallexhinjte... bastardimi i ketij problemi nga mediat merr forma cinike si i nje komentuesi Gjon ne mos gaboj,me siper qe akuzon spanjollet se cfare deshen tani para zgjedhjeve ketu? ...kuptohet aludimi se i ka sjelle opozita

nje pyetje kisha per youngster, gjahtare e lefqenat e punesuar te peshku:

- a eshte pergjegjesi e shtetit qe ne rast se aparaturat ne asnje spital publik nuk punojne, te marre masa deri ne "reparimin" e tyre qe pacientet e publikut te egzaminohen te privati pa pasur nevoje te paguajne vete kete sherbim...edhe nga ana ligjore eshte nje vjedhje publike, pasi nje i siguruar per keto sherbime nuk demshperblehet nga shteti me asnje qindarke ne pamundesi te ofrimit te sherbimit te paguar...e njejta gje me ilacet qe "mungojne", kaq te veshtire e ka shteti qe ilacet te shkoje ti marre vete te privati, pse duhet ti marre e paguaj pacienti qe e ka paguar njehere ate sigurim per keto ilace...

mos prisni pergjigje direkte...pergjigjja nga i madherishmi do ishte pak a shume " zotrie ne keto 8 vjet x investime, x here buxheti me i madh se me 2005, etj"

Spanjolet kurre nuk na kane dash! 

Edhe Kosoven nuk e njohin. 

Ca pret! 

Anyways...kush po i rruhet ca thote spanjoli!

Robt ne Shqipni, e heqin ne bythe te vet kete sketerre, dhe nuk guxon njeri te marre nje kazme e te shkoje e t'ja hape koken te tereve aty brenda, me liste ne dore!

I pagujne leket pa bzo (nuk i vej faj) dhe pastaj kur i njallet i dashmi, shkojne ke shpija! 

 

Ajo qe me cudit me teper tek kjo teme shume prekse jane disa komentues te cilet me nje analfabetizem socialo psikologjik, pertej cdo kufiri kriminal natyror te historise njerzore per sa i perket intensitetit qe mbartin ne vetvehte keto komente, tipk jo shqiptar por kunder shqiptarve, perpiqen te behen personal duke atakuar userin me nickun Gjon smiley

Jane pikerisht keta komnetues qe e pranojne se mjeksia eshte ne ket derexhe qysh prej 20 vjetesh dhe kapen tani vetem me buxhetin e ketij viti !!!!!!

Se ku dun te dalin eshte me ashiqare se dielli qe lind ne lindje.

Nderko qe une perpiqem gjithe kohen qe nje problem i tille shume tragjik per Shqiptaret te mos futet ne shinat e politikes sepse po u politizua nuk zgjidhet me kurre.

Atje jane grupe mafioze shume te kamufluara qe nuk pyesin as per politik e as per ligj... me emra si Spitali Amerikan, Grek, Gjerman, Italian, Anglez, Great Britan, Suedez, Franzes, Spanjoll, Slloven, Selanik  perpiqen ti thithin pacientve dhe lekun e fundit.

Keto rrjete jane aq te fusiqshem sa kane filluar te blejne dhe ato palo medja albanezi. Sa here jane kapur doktora dhe infermjere gafil, bile dhe jane arrestuar ...ku jane ata tani ? prap duke marre doren e lekeut te radhes.

Mos harroni se jane politikane si te majte dhe te djathte qe kane toleruar me ndergjegje te plote kete sistem medicinal "bashkekohor", dhe pavarsisht nga kjo une i qendroj pyetjes sime:

Pse erdhen spanjollet pikerisht tani te shkruajne per gjendjen e spitaleve ne Shqiperi ?

ps. Me sa me kujtohet kam lexuar njehere ne shtpyin online nje deklarate te ishminstres se shendetesise goca e te ndjerit godo qe propagandonde me te madhe per nje bashkpunim midis Spanjes dhe Shqiperise ne fushen e shendetesise smiley

 

 

 

Ti or Gjon ca kujton se eshte politika qe nuk don me e perfshi ne zullumin qe i ka bere sektorit te shendetesise? Eshte politika e mbrapsht, aspak profesionale, por sigurisht abuzive dhe kriminale ajo qe e ka katandisur sektorin e shendetesise ne kete derexhe. Dhe doza e zemerimit ndaj kesaj potike dhe ketyre politikqenerve shtohet kur e di qe kryeministri i vendit (dhe qe ka minimalisht 8 vjet qe drejton) eshte nje ish mjek kardiollog i shquar ne zanatin e tij. Na flet per grupe mafjoze e terciverci, po qeveria per cfare eshte per ti luftuar apo per te bashkepunuar me keto grupe? lol, i modh je, ta kam zili gjykimin "parimor" qe ke ! 

Or Tim djali mos ta kishe vone ate numrin 8 aty do te isha pergjigj tamom.

Ajo 8 me shqeteson shume sepse ja ku po ta them me ze te larte bile:

DHE SIKUR TE FITOJ NDONJE PS APO AK APO FRD

AJO GJENDJE NE SPITALE ASHTU DO TE JETE  BILE ME KEQ AKOMA

mbaje mend kete qe thashe sepse shumica e bukshkalve albanezi e shofim zgjidhjen ne politike kurse une e shof zgjidhjen ne nivelin social dhe kulturor te shqiptarve.

 

"kurse une e shof zgjidhjen ne nivelin social dhe kulturor te shqiptarve."

AJO GJENDJE NE SPITALE ASHTU DO TE JETE  BILE ME KEQ AKOMA"

Ma bej pak lidhjen, te lutem. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).