nga Dorian ISAI

E keni menduar ndonjehere se çfare do te kishte ndodhur me jeten e Jezu Krishtit sikur ai mos te kishte vdekur 33 por 40 vjeç dhe keto 7 vite ti kishte kaluar ne harmoni te plote me vehten sikur kaloi gjithe jeten e tij;çfare do te kishte bere?!Do te kishin qene patjeter vite intensive por njekohesisht, meqe ai kishte marre shembeltyren e njeriut,patjeter qe do gjente pak kohe per njeriun brenda tij dhe pasionet e hobby-t e tij tokesore, pa nenkuptuar ketu domozdoshmerisht mekatet e mishit.Sipas meje do te ishte marre  me shume me zdrukthtari dhe besoj se do kishim dhomat e gjumit moderne,sebashku me tekat perkatese e grave qe 2000 mije vjet me pare,gje qe nuk e di sesa do ti volitej njerzimit ne rrafshin human por duke patur parasysh se per te mbajtur nen kontroll shijet e femrave ne te tilla raste duhet vertete nje mrekulli, besoj se Juzusi do te ishte personi i duhur per te bere kete;dhomen e gjumit moderne nenkuptoj.Natyrisht qe nderkohe do te vashdonte te sheronte e te predikonte dhe do te vdiste nga ndonje semundje e befte qe do ta bente te vuante pak ose aspak per nja 2-3 dite dhe kaq.Fundi i nje histori te tille nuk kenaq njeri, as kishen e as ateistet.Jemi mesuar qe Krishtin ta shohim vazhdimisht ne kryq, te kryqezuar me shume se kushdo tjeter para dhe pas tij sepse vetem keshtu jeta dhe vepra i marrin kuptim.Sipas teologeve kete kuptim e merr sepse me vdekjen e tij ai permbushi nje akt dashurie per njerzimin ndersa sipas atyre qe shkojne ne kishe me rate festash(perfshi ketu pashke e krishtlindje),sepse kjo eshte menyra e vetme qe te tjeret ta besonin.Duhet te pranojme me ket rast  se krishiti ishte i pari “njeri” qe u vra per hir te nje ideali.Deri ne ate moment te gjithe kishin vdekur per lavdi ose per para dhe qenia njerzore nuk e dinte kuptimin e ketij gesti.Askush nuk e dinte se çdomethenie kishte te vdisje per nje ideal, i çfardolloji qofte ai dhe prandaj besoj se i veme me shume faj se çduhet asaj tufe me hebrenj dhe ushtareve romake me breke prej hekuri.Ata vertete nuk e dinin se çfare po benin.Deri ne kete pike te historise te gjithe ishin mesuar me vdekje heroike heronjsh,Omeri,Akili e te gjithe gojdhenat krahinore, kudoqofshin, u kendonin heroizmave te heronjve,vdekja e tyre pershkruhej me nota gjithashtu heroike, me pak fjale nuk kishte asgje qe te mos ishte e mbushur me episode ku dikush vriste dike dhe i merrte token, femren,pasurine dhe njekohesisht ndertonte lavdine e tij.Krishti nuk kerkonte asgje te ketij lloji ne kembim te vdekjes se tij dhe kjo gje i bente njerzit e asaj kohe te reflektonin paksa mbi kete detaj te pazakonte per kohen.Dhe qe atehere u mesuam me fjalen “martir” qe si gjithe fjalet eshte nje marrveshje, nje konevencion per te emertuar nje fenomen ose send.Le te themi qe deri ketu,njerzimi nuk ka asnje faj.U limitua te emertoje nje fenomen te ri per ‘te, qe me kalimin e kohes do zinte vend gjithmone e me te madh prane “idealit”.Kuptuan se idealet ishin te nevojshme per te jetuar.Libra historike me vone do te thoshin se Krishti futi ne shoqerine e kohes edhe konceptin e”meshires”.Mendoj se ketu situata komplikoet paksa ,interpretohet ne menyre te ndryshme vazhdimisht dhe pak te qarte, ashtusikurse historia me vone tregoi se ndodh rendom me te gjitha fete ose idete.Jesu Krishti ne kryq shprehimisht tha”:Fali o Ate se nuk dine se çfare bejne”.Mendoj se i  kishte te gjitha mundesite te thoshte “meshiroji o Ate se nuk dine se çfare bejne” por nuk e tha per hir te  respektit qe kishte ndaj njeriut edhe pse ky i fundit kishte treguar se nuk e meritonte.Sipas meje njerzit i “vodhen “meshiren zotit per ta bere ate me tekesore,besoj se moren nje te drejte pa ua dhene askush.Bene pak a shume te njejten gje qe beri Prometeu me zjarrin,vetem se njerzit askush nuk i denoi per kete.Krishti i  meshoi konceptit te faljes dhe meqe njerzit nuk ishin te afte te falnin vertete, e perkthyen ate ne “meshire”.Ne kete menyre mund te qetesonin egon dhe koshiencen e tyre.”Meshira, kjo pike bashkimi e engjellit dhe djallit tek i gjalli” mund te thoshte Naimi.Per hir te se vertetes duhet te themi se deri ato kohe,gladiatoret shqyheshin mes tyre per se gjalli dhe turma rralle meshironte ndonjerin prej tyre nqs nuk kishte treguar heroizmin e duhur perballe kundershtarit.Me ardhjen e krishterimit keto spektakle makabre u rralluan deri ne eleminimin e tyre te plote dhe meshira ngeli nder shekuj.Kjo ishte fitorja e pare publike besoj e krishterimit,futja e “meshires”,keqardhjes ne jeten e perditshme.Qe atehere meshira ka udhetuar nen petkun e krishterimit ,veshur me shembelltyre njerzore sikur te ishte nje nga 10 porosite e medha.Shume njerez qe e mbajne vehten per besimtare ose te pakten qe besojne ne Zot,mbase nuk i njohin te 10 porosite e medha por e dine me se miri se te jesh i meshirshem do te thote te jesh human,me prane Krijuesit.Meshira perdoret si pashaporte per te hyre ne boten tjeter, e nxjerre me kujdes nga xhepi,fringo e re,me buzeqeshjen soleme te rastit,te pervijuar qarte ne fytyre.Te tille tipa dine te buzeqeshin bindshem ne momentin e duhur.Ky ka qene nje tjeter detaj(antifetar) qe ndihmoi krishterimin te perhapte keqardhejn,”meshiren” nder popuj.Deri ate moment njerzit kishin vdekur vazhdimisht pa nje itinetrar te dukshem.Me ardhjen e krishterimit vdekja kishte nje qellim te dyte ose e thene ndryshe sherbente per te shkuar ne parajse.Shpresa egzistonte.Ne mesjete ishin te perhapura shume, sidomos nder shtresat e mesme dhe te varfera meshat per te vdekurit.Ne kete menyre njerzit manipuluan meshiren akoma edhe me shume, e bene ate akoma me tokesore, te prekur nga virusi ekonomik,duke qene se te tilla mesha beheshin perkundrejt nje pagese nga te afermit e te sapovdekurve.Per te gjithe ishte normale qe prifti dhe pjesmarresit ne kete meshe te veçante te “nderhynin” prane Zotit me qellim qe Ai te ishte i meshirshem me mikun e tyre.Nuk ka asnje te dhene nga koha ku te thuhet sesi reagonte Zoti ndaj pageses perkatese qe merrte prifti dhe ndonjehere edhe nje pjese e pjesmarresve qe zakonisht thonin “amin” here pas here.E rendesishme eshte se ata mendonin se meshira mund te shitej e te blihej.Veç kesaj,ka edhe nje motiv tjeter qe ka ndikuar ne perhapjen e meshires deri edhe si sinonim i fese dhe besimit.Motivi ka te beje me dashurine mes nejrzve qe krijonin  bashke nje familje.Qe ne kohe te parakrishterimit tradhetia bashkeshortore ishte e ndeshkuar me vrasjen e gruas.Kjo ndodhte sepse shume “baballare” rrisni femijet e te tjereve dhe u linin atyre pasurine e nje jete te tere.Keto fakte ishin aq te shpeshta saqe u desh te ndertohej ligji per grate e pandershme.Ne favor te tyre tani, pas shume me teper se 2000 vjetesh une duhet te them qe asokohe nuk egzistonin perzevativet.Pra po keto gra, ne kohe me moderne, do ti kishin te gjitha mundesite te mos ishin aq te pandershme sa kane qene  me shume se 2000 vjet me pare,duke qene se masat anti-kontraceptive sot jane shume me te sigurta.Pra, qe atehere dashuria mes mashkullit dhe femres se tij te jetes ka patur probleme serioze.Me vone, ne periudhen e erret te mesjetes,zakonisht martesat ishin te parapergatitura nga familja dhe ishte normale qe nje plak me mjeker te bardhe e me portofol te fryre te merrete nje grua te re,me gjokset e fryra e te kercyera lart si dy ftonj kryeneçe.Kuptohet qe jeta familjare ishte  e zbehte ne te tilla raste.Ne rilindje figura e femres filloi te ndriçohej,te ishte protagoniste ne art,filluam te shihnim grate e para te merrnin pjese ne jeten publike ose te ishin personazhe publike por familja,e bazuar ne dashurine mes mashkullit dhe femres vazhdonte te kishte problemet e perhershme.Probleme qe i mbart edhe sot.Jemi perballe nje hemoragjije sociale kur behet fjale per familjen dhe numrin e madh te  ndarjeve.E thene ndryshe,dashuria si sentiment i unifikimit mes nejrzve,ka deshtuar ne çdo kohe ne ne çdo shtrese sociale.Njerzit, te varfer apo te pasur qofshin,kane patur te nejtat probleme kur behej fjale per afeksionin.Keshtu, duhej nje sentiment unifikues,perderisa njeriu tanime ishte njeri dhe e dallonte nga kafshet jo vetem mendimi por edhe sentimentet.Ky sentiment unifikues ishte MESHIRA.Mendoni nje moment, nje grup miqsh, te mbledhur rreth nje tavoline dhe dikush thote:E dini se sa shume e dua une gruan time?!”Ne rastin me te mire te tjeret do te buzeqeshin dhe do mendojne se ka pire ose ka rrjedhur nga trute.Ne baze te ligjeve te pashkruara,per dashurine asnjehere s’mund te flasim hapur.Egzistojne ato familje ku djali nuk ka arritur ti thote nenes se e do shume edhe pas nje jete te tere.Seç ka nje barriere te padukshme mes njerzve dhe dashurise se shprehur edhe kur realisht dashuria egziston.Te mos flasim me tej per rastet kur ajo nuk egziston.Nejse,le ti kthehemi grupit tone te personave.Mendojeni perseri kete grup miqsh ku dikush thote:E pate mbreme ne tv. emisionin special per urine ne afrike dhe vdekjet per shkak te saj,edhe femije…”Te gjithe do te nxitojne te thone diçka, te solidarizohen edhe pse mund te mos e kene ndjekur emisionin ne fjale edhe pse mund te kene kohe pa degjuar ose pa e vrare mendjen per Afriken. Afrika eshte koshi  ku ne derdhim ne menyre te pameshirshme meshiren tone.Atje ka perhere probleme,luftra e semundje por emisionet e lajmeve europiane kujdesen per to vetem kur prodhimi i brendshem ne zonen euro eshte  ne standartet normale.Sapo Pil. bie qofte edhe me 0,001%,harrojme te jemi te meshirshem me imazhet e femijeve qe vdesin nga Aids e pabukesia dhe merremi me llogaritjet e fatures se dritave qe nese vazhdon keshtu,sebashku me rritjen e çmimit te benzines, do jete rreth 6% me e larte se e njejta periudhe e vitit te kaluar.Nje katastrofe e vertete ekonomike per portofolin e familjes europiane qe e terrorizon ideja se pushimet dimerore kete vit jane ne rrezik.Ne kete drejtim,piken me te larte te meshires ndaj Afrikes e ka arritur nje shoqeri shumkombeshe me qender ne Kanada.Ata,pasi pane thelle ne meshiren e tyre,nisen per ne kontinentin e zi nje anije plot me biskota per macet,per perdorim njerzor kuptohet.Kur afrikanet e uritur por te ofenduar nga ideja u thane se ishte e pakonceptueshme ajo qe po ndodhte,drejtuesit  e shoqerise kanadeze thane se edhe pse ishin per macet,cilesia e biskotave ishte shume e larte,sepse ne Kanada macet trajtoheshin me recetat e duhura kulinare,keshtuqe mund te hanin sa te donin pa patur rrezik se mund te shendosheshin.Perfundimisht,anijen e kthyem mbrapsht dhe kanadezeve iu desh te paguanin “gjithe ato leke” qe te hidhnin mallin ne diskarikat e autorizuara,meqenese biskotat ishin thuajse ne prag skadimi.

Te gjithe jane te afte te meshirojne,bile mund te thuhet se eshte ne natyren e njeriut te meshiroje.Me kalimin e shekujve mund te thuhet se ka edhe nga ata qe nuk meshiroje dot, ka nga ata qe thone se eshte faji i njerzve te pazote qe jane ne nje gjendje te mjerueshme dhe per kete nuk meritojne meshire.Nga te gjitha postulatet rreth meshires do te veçoja kete:”Meshira eshte faqja e pasme e gezimi te lig qe ndjen njeri per fatkeqesine e tjetrit”.Por edhe tek keta njerez te rrepte qe e kane te veshtire te meshirojne nje te ngjashmin e tyre, qe ne te vertete jane te rralle, meshira egziston,vetem se eshte e projektuar ne nje tjeter drejtim;tek kafshet.Sot gjejme me dhjetra shoqata qe kujdesen per qente ne menyre serioze.Nuk kam asgje kunder qenve,perkundrazi kam patur nje te tille vete dhe e kisha rritur me dashuri e kujdes deri ne ate pike sa edhe macet e pallatit e kujtojne me respekt dhe veç kesaj une nuk e ha mishin e qenit.Detaji me domethenes ne kete drejtim,i perket nje komune ne rrafshnalten padane, ne italine e veriut.Ne kete fshat te bekuar(per peshqit),askush nuk mund te mbaje nje peshk akuariumi ne nje akuarium çfardo.Me ligj te keshillit bashkiak peshqit mund te mbahen vetem ne akuariume jo rrethore,pra ne forme drejtkendeshe ose katrore,sepse keshtu forma opake e akuariumit rrethor nuk demton shikimin e peshkut qe ndodhet brenda tij.Eshte e vertete kjo qe po them.Mendoni sesa ide te gabuar kane banoret e kesaj komune kur shkojne ne restorant e hane peshk te skuqur ose peshk te zgares me syte e pademtuar nga jeta akuariumore?!

Nejse,ajo qe dua te them eshte se meshira eshte nje sentiment  qe njeriu e “huazoi” nga krishterimi dhe pasi e monopolizoi e perdor si arme ne luften e  paravdekjes,ne menyre qe te jetoje ne menyre sa me komode per ‘te dhe kafshet e tij.

Vazhdimisht vazhdojme akoma te perdorim vazhdimisht meshiren.Ia drejtojme ate me te dobtit, me te pafatit atij qe ne shkallen shoqerore ndodhet shume me poshte se ne dhe qe ne menyre automatike nuk eshte nje kercenim,nuk eshte dikush qe sembon egon tone ose qe mund te na preke interesat.Kundrejt njerzve te barabarte ne pune biznes, e kudo tjeter perdorim nje tjeter “arme”.”Konkurrencen”.Te gjithe jemi konkurrente me dike,te gjithe duam te kalojme,tejkalojme ose parakalojme dike tjeter qe ne rastin kur thyen regullat e lojes,natyrisht qe nuk mund ta falim.Ky do te ishte nje gabim, do te benin figuren e “bonistit”,nuk do ndihmonim shoqerine te kryente proçesin  e saj te metabolizmit   te asaj qe duhet ndershkuar,drejtuar dhe kurrsesi ,jo falur.Falja eshte nje koncpt i paperkthyer ne kohe,tani ajo  thuajse nuk egziston, e kemi zevendesuar me meshiren ne rastet e mundshme e te parashikueshme nga ligjet e pashkruara.Ne nje fare menyre eshte njelloj sikur Krisht te kishte vdekur 40 vjeç, ne karigen e nje shtepie te çfardoshme ne nje vend te çfardoshem.”Fali Ate, se nuk dine se çfare bejne”.Te gjithe ne kete shprehje me kalimin e kohes e kemi intepreuar si akt meshire.Kam frike se kemi 2000 vjet qe nuk dime se çfare bejme me faljen e tij dhe “perdorimin” meshires tone per tjetrin,duke krijuar keshtu nje rreth vizioz mes llojit.Hidhni syte perreth nder njerez qe jane prezent  ne jeten tuaj qofte edhe me pak gjeste domethenese ose jo e do te kuptoni se nje kryq me pak, i peshon shume kesaj bote.

Dorian jete per tu meshiruar Isai.

Filed under: Lart & Poshtë Tagged: Dorian Isai, ese, feja, Jezu Krishti, tregim

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).