U tmerrova nga puthja mos bëhesha princ,
mbeta lumturisht bretk,
kërcej herë herë jashtë nga pellgu yt.
Nuk gjej dot jetën kur jemi dashur,
një sallon më tej një magjistar
e gjen gjithnjë kartën e kërkuar.
Shkrij pasuri, ari që derdhet
bëhet bizhu
për qafa që largohen;
Lakoret e belit zunë për fyti
vithet e tua
në largim;
Nën lëkurë të zezë prej zifti afrikan,
ndriu ndarë në mes
një apartheid dëshire.
Ky shkrim është importuar automatikisht. Lexoni artikullin origjinal
4 Komente
kujdes centrifugen, mos te keputet, te pershendes mik....
http://youtu.be/ZEgGslcXXL0
Me shume si spirale mu duk mua kjo Emo! Faleminderit qe e solle ketu.
ne poezite e tua lexoj shpesh friken nga lumturia...mbeta lumturisht bretk....Bukur...me pelqejne keshtu ,jo shume te gjata...