Postimpresion, Lindita Komani

Komente nga Lluka Qafoku

Postimpresion, Lindita Komani… si post impresionizmi në pikturën (e më pak, në poezinë) post realiste, moderne, paraqet kalimin e suksesshëm të traumës së “përplasjes” së artit me teknologjinë (fotografinë, fonografinë) dhe zhvillimin industrial – kapitalist të fundshekullit XIX, me evoluimin në çlirimin e një potenciali të paparashikuar, të pamatshëm dhe masiv krijues (lindja e artit modern), ashtu dhe mentaliteti i brendshëm artistik i autores dhe madje dhe i atdheut të saj, riformohet dhe reformohet pa u dëmtuar në mision nga përvetësimi dhe përjetimi i beftë i ralitetit të sotëm perëndimor, dmth i shoqërisë së teknologjisë së informacionit dhe konsumit.

Koment nga autorja

E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve “kokë më vete”, me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete dhe shkrirjen e tij me gjithë të tjerët nga të cilat popullsia përbërëse tashmë vjen, me lashtësinë që i qëndron në vete, mbi vete, përqark dhe me njerëzit që vdesin për klanet dhe dukshëm më shumë se njëri – tjetrin duan të huajt, më vjen mirë të fitoj e ndaj përshtypjen që edhe këtu gjithashtu bëhet letërsi.

Por se si kjo letërsi bëhet dhe se ç’do të thotë të jesh autor e letrar i mirë në Tiranën letrare, bën pjesë në atë që më mirë se çdo gjë mund të përmblidhet nën titullin “legjendë urbane” me ekzagjerimet, heronjtë e rrënuesit, inate mbi inate mbi inate dhe realitetin që diku ndodhet e që meriton të zbulohet, edhe nga unë “e huaja” në këtë mjedis.

Mbi autoren

Lindita Komani u lind dhe u rrit në Tiranë. Vitet e kaluara në Grac (Austri) përveçse kontribuan në shkollimin e saj në fushën e biznesit dhe financës, e bënë të rritet si krijuese në një mjedis të ndermjetëm midis gjermanishtes dhe shqipes, mes strukturave të mirëpërcaktuara të jetës austriake dhe rrjedhës së pandalshme të pasigurisë shqiptare.

E kthyer në Shqipëri dhe aktive në ndjekjen e zhvillimit të kulturës në të dy vendet, Lindita vjen për lexuesin me librin e saj të parë me poezi, ndjerë prej saj vetë edhe si një kontribut për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Shtepia e Librit - Blog


Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).