Në rrugën e rrënimit të vazhdueshëm shqiptarët po përballen këto ditë, me një përmasë të re të panjohur deri më sot të pasigurisë. Nga njëra anë pasiguria është shfaqur si kërcënim direkt për jetën nga ushqimi. Dhe nga ana tjetër, si kërcënim direkt për jetën nga kupola e Policisë së Shtetit. Shqiptarët janë prej kohësh të tradhtuar nga qeveria e tyre.

Çdo vit e më të papunë.

Më të pafuqishëm përpara çmimeve që rriten përditë.

Pa shërbime publike sipas nevojës, po vetëm sipas xhepit.

Pa shtet që t’i mbrojë dhe padrejtësi që të garantojë liritë dhe të drejtat e tyre.

Por qoftë historia e ushqimeve me substanca të dëmshme për shëndetin, e qumështit toksik dhe e mishit të rritur me hormone të rrezikshme, qoftë historia e kupolës së Policisë së Shtetit që është kthyer në organizatën më të rrezikshme kriminale të vendit, janë dy anët e të njëjtës medalje.

Është medalja e një tradhtie që po merr përmasa të paimagjinueshme: Tradhtia e qeverisë ndaj misionit kushtetues, ligjit, institucioneve, programit të vet padyshim dhe vetë popullit, i cili e paguan përditë në kurriz çmimin e lartë të kësaj tradhtie.

Ja pse kjo qeveri nuk siguron dot më jetën e qytetarëve. Nuk garanton dot më asnjë liri e të drejtë të tyre. Përkundrazi luan përditë me jetën e qytetarëve dhe e ka braktisur qytetarin e këtij vendi m’u në mes të rrugës.

Qeveria nuk siguron dot as ushqimet që familjet konsumojnë apo fëmijët marrin në çerdhe e kopshte. Përkundrazi, luan me jetën e familjeve e të fëmijëve, duke dhënë deklarata qetësuese me përmbajtje të gënjeshtërt si në rastin skandaloz të qumështit toksik.

Qeveria nuk siguron dot as jetën e policëve. Përkundrazi luan me jetën e policëve. Dihet botërisht se kupola e Policisë së Shtetit merr para për emërime në të gjitha nivelet e policisë. Por këtë herë ka të dhëna të tmerrshme se merren para edhe për shkarkime komisarësh, që flaken në rrugë dhe lihen në pritën e krimit.

Media shkruan se është paguar lartë në kupolë, për të larguar komisarin e sapo vrarë. Historia e fotografisë së djeshme është rrënqethëse. Jo vetë fotografia, që mund të ishte krejt e rastësishme si shumë fotografi në këtë botë. Por historia që pasoi me alibinë e turpshme të zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë e me radhë të të tjerëve, është një kulmim i degjenerimit të shtetit ku realisht nuk gjenden më fjalë.

E pra, alibia e djeshme e Kuliçit famëkeq dhe deklarata e mëpastajme e Burgajt hileqar janë mishërimi i tradhtisë ndaj Policisë së Shtetit. Dorëheqja nga hetimi i të fotografuarve me njeriun e akuzuar për vrasjen e komisarit është një mënyrë shumë e padenjë për të fshehur të vërtetën. Atë të vërtetë që në fakt duket haptaz nga alibia vetdemaskuese e zëvendësdrejtorit për atë fotografi dhe nga deklarata vetdiskretituese e drejtorit për gjithë ndodhinë, ndërsa heshtja e Ministrit të Brendshëm është kapaku i një historie që duhet të vazhdojë me dorëheqjen e të treve minimalisht. Edhe të ministrit, edhe të drejtorit të përgjithshëm, edhe të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm.

Kjo trio është mallkimi i sotëm i Policisë së Shtetit. Kjo trio është fytyra e tradhtisë së përditshme që i bëhet Policisë së Shtetit. Kjo trio është dora e rrënimit të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit. Kjo trio është truri i korrupsionit dhe i kontrabandës që e ka kalbur krejt Policinë e Shtetit. Kjo trio është veshi që merr fjalë nga krimi dhe goja që i çon fjalë krimit. Sigurisht që nuk kam asnjë iluzion dhe nuk duhet të ketë asnjë iluzion: kjo tradhti rrënuese ka bekimin dhe dijeninë e kryeministrit, i cili pasi u vra komisari bëri një deklaratë për teknologjinë 3G! Ndërsa sot priteni me siguri të akuzojë opozitën për kushedi se çfarë të zezash.

Ja pse komisarët këputen rrugëve nga plumbat e krimit dhe asgjë nuk ndryshon. Jeta vazhdon njësoj si më parë, deri në vrasjen e komisarit të radhës. Ja pse është thyer ekuilibri në favor të krimit në fushën e betejës se shtetit me krimin, ku shteti është tërhequr dhe krimi ka marrë yrysh në bashkëpunim me kupolën drejtuese të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit. Ja pse krimi e ka zënë Shqipërinë për fyti dhe ja pse kur PD erdhi në qeveri evidentoheshin 8250 krime në vit, ndërsa në vitin 2012 u evidentuan 20 688 krime në vit. Ja pse diferenca në 7 vjet qeverisje është 12 438 krime më shumë, që do të thotë se vit pas viti progresioni i rritjes së krimit është 1500 krime çdo vit më shumë. Ja pse vetëm viti 2012 në raport me vitin 2011 evidentoi 3029 vepra penale më shumë.

Ja pse Shqipëria e sotme ka koefiçentin më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë në Europë, edhe në rajon. Ja pse Shqipëria e sotme është vendi europian me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë, në një kohë që ka numrin më të vogël të makinave për banorë në Europë. Kemi katër herë më pak makina për banorë se sa në çdo vend Europian dhe kemi katër herë më shumë vdekje, plagosje, dëmtime në rrugë se sa në çdo vend të Europës. Katër herë.

Ja pse sot është dita për të thënë: O shqiptar që ende shkoni symbyllaz si tifozë besnikë ndaj partisë në pushtet, hapni sytë se kjo nuk është lojë me top futbolli ditën e diel, po një lojë me jetën që po bëhet përditë dhe më e pasigurt për të gjithë pa dallim, kudo, në çdo pjesë të territorit. Sepse partia në pushtet ka tradhtuar, jo ju që i shkoni pas symbyllaz, por ka tradhtuar dhe vetveten. Dhe qeveria flet përditë për ju, po bën çdo orë dhe minutë vetëm punën e vet.

12 Komente

Dhe qeveria flet përditë për ju, po bën çdo orë dhe minutë vetëm punën e vet.

keq ?

Mos e pi veren qe te dha Fevziu se e hongre smiley

o brado, po ho me, ja dha fjalen koketuli Rames ee ? smiley

PS - LSI qeveria e ardhshme, u myll ky muhabet

spo i del zoni bradit se smiley

aman, nje mut jane te gjithe

por kur Fevziu the bitch tha mbreme psh Sajmir Tahiri minister i brendshem u bona me vu kujen

Në eropolitikë ksaj i thomi flashing smiley

Kjo ndotja e kujtedo dhe pergjithshka te shpie ne Logjiken e 10 cilesive te Komunistit . Blendi uturak Fevziu i ka ato po i ka zevendesuar me 10 culesite e demokratit ku e Para eshte Provko ndyresisht e perbalt sipas mesive te Babasqapit .

Njerzit jane Reale si dhe ky Noka qe eshte Min i Brendeshem . Por qe te shprehesh ne Mbrojtje te Krimit si GJEL dhe te ulesh si Ljepur nga nje shenje Gishti e Liburneshes , nuk ka Popull qe do te desheronte ta kihte Min.te Brendeshem . Te njeten gje mud te thuhash edhe per Tahirin ne se ben gjeste te tilla .Por jo ne funksion te mendimeve qe japin Uturaket e Babasqapit si Fevziu ... Shqipotsi hap i pare duhet ti largohen NDOTJES e Perbaltjes si menyra me e Uklet e edukuar per keto 20 vjet duke na shfaqur si Popull e aq me teper Inteligjence brashnjare e Thashethemexheshe fshati . Ose Telendare !  Ose Berishiane !

Duhet me marrepak shembull nga Zana qe e ledhaton mendimin smiley

Brado sna the asigjo smiley

nejse se tani me iku dhe kureshtja smiley

naten e mire smiley

Nuk i heq asnje germe  Titullit , sa per Koketulin as qe bohet llaf .

Tani po, rame rehat per gjum Brado smiley

Dhe une qe mendoja qe ti kishe kohe qe kishe rene ne gjume.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).