booksPërshëndetje të gjithëve,

pas një mungese pak të gjatë rikthehem te blogu. Në ditët në vazhdim do kem disa komente mbi temat ekonomike më të diskutuara të ditës (rritja ekonomike, borxhi, taksat) po për sot doja t’iu tregoja disa nga artikujt që ja vlen të lexohen online. Jo rastësisht edhe këto artikuj janë të fokusuar mbi debatet e ditës – qoftë shqiptare, qoftë botërore.

Po fillojmë me dicka shumë relevante për zvhillimet e ditës: pse qytetarët dhe ekonomistët shpesh i shohin zhvillimet politike dhe ekonomike ndryshe? Nje artikull i frymëzuar dhe nga zgjedhjet italiane.

 

MAKRO

Ne në blog kemi paraqitur një ide tonën mbi krizën e Eurozonës. Së fundmi Paul DeGrauëe, një nga ekonomistët europian më në zë, ka publikuar një artikull që ndërtohet mbi të njëjtat supozime të paraqitura dhe nga blogu yne – me pak fjalë, të paturit e një monedhë kombëtare është fat në këtë kohë krize. Kuptohet që kjo na lumturon ' class='wp-smiley' />

Shumëkush e ka të vështirë të kuptoj se çfarë është një recesion ekonomik, e pse ndodh ai. Dy artikuj që diskutojnë tiparet e tyre këtu dhe këtu.

Si dilet nga këto recesione ekonomike? Një vështrim kritik mbi modelet neo-keynesiane dhe tiparet e tyre. (Artikulli është mjaft teknik)

Mbi të gjitha, çfarë duhet bërë në të ardhmen për të eleminuar rrezikun e tyre? A ishte problemi i sektorit financiar?

 

RRITJA EKONOMIKE

Rritja ekonomike është e lidhur fort me teknologjinë dhe progresin e saj. Debatet se çfarë mund të ndodhë nëse ky progres ndalet janë shumë në modë sot. Një vështrim kritik ndaj këtyre ideve.

Ne kemi shkruajtur më parë që besojme se çelësi i gjithë këtij procesi janë në fakt instituticionet e një vendi. Një vështrim mbi rastin e Turqisë.

Ja dhe dicka mbi Afrikën e Jugut. Ky citim mbi sistemin e tyre duhet t’iu duket diçka e parë dhe në kontekstik shqiptar:

That lack of accountability is partly down to the country’s system of party lists at general and provincial elections; individual MPs are not answerable directly to voters, but solely to the party managers who determine their ranking on the list. Only at the lowest level—the municipalities—is there a system of constituencies and then only for half the seats. This means politicians have little incentive to provide for their voters.

Pse themi institucione e jo thjesht demokraci?  Sepse institucionet formalisht mund të jenë demokratik – rasti i Tanzanisë.

Një artikull që diskuton historine pre-koloniale dhe ndikimin e saj në rritjen ekonomike.

Debat ndërmjet disa prej ekonomistëve më të mëdhenj të fushës ne javen e Nobelit, gjatë vitit të kaluar.

MIKRO

Gratë kanë përfitim më të madh nga edukimi. Pse? Sepse pa atë punët që mund të marrin përsipër janë më pak përfituese se punët fizike që bejne meshkujt. Një arsye pse politikat e arsimimit duhet të jenë të fokusuara te  diskriminimi gjinor.

Pse industria mbase nuk është më aq e rendësishme në zhvillimin e një vendi?

Si matet mirqënia, mjaftojnë vetëm të ardhurat për frymë si indikator?

 

FILOZOFI

Siç thamë më sipër, shpesh është e vështirë të kutpohet se cili është qëllimi i ekonomistëve dhe shkencës së tyre. Dy artikuj që diskutojnë këtë çështje këtu dhe këtu.

 

Dhe në fund pak humor, si një ekonomist ndahet nga e dashura… ja vlen ta mbaj mend për të ardhmen ' class='wp-smiley' />

2 Komente

Artikujt anglisht, do ishte mire te perktheheshin, mirrni shembull nga revista prestigjioze ekonomike MONITOR. 

Sa reklame i bo Monitorit ti mer Pjero..Ca ka ndodh? Te kan bo kryeredaktor?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).