Pas disa vitesh mungesë Rama u rikthye në "shtëpinë e Sandrit" për tu përballur me Fevziun

 

 

Zgjedhjet: “Edi Rama deklaroi se ai nuk i hiqte asnjë presje qëndrimit të tij se zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe ato lokalet të vitit 2011 ishin të vjedhura”

Amaneti: Kreu i PS-së e quajti amanet të të parëve nevojën e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Ai tha se takimet bëheshin në kuadër të këtij qëllimi

Aventurë: E quajti Edi Rama qëndrimin se PD-ja mund ta zgjidhte presidentin e ardhshëm me 71 vota, aq sa duhen për një ligj të thjeshtë. Sipas tij, BE-ja kërkonte të bënte një test me Shqipërinë”

Papunësia: Kreu i PS-së theksoi se shifra e papunësisë në vend kap 1 milionëshin, por shtoi se INSTAT-i nuk ishte një institucion i besueshëm për çështjen e shifrave

Tirana: “Zgjedhjet në Tiranë i fituam ne dhe pjesë e kësaj maskarade ishte vota e hedhur në kutinë e gabuar nga Presidenti, për shkak të një ndarje të fletëve me ngjyra shumë të afërta”

Lideri i opozitës: Nuk ka pasur takim misterioz, por për presidentin

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar dje në mënyrë të prerë, se takimet e tij formale dhe informale me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kanë qenë vetëm në kuadër të zgjedhjes së një presidenti konsensual dhe përfaqësues të shqiptarëve. Përballë gazetarit, Blendi Fevziu në “TV Klan” në një debat të tendosur, Rama ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se darka në vilën e Metës në Gjirin e Lalëzit dhe takimi i paradites në një bar në Tiranë, kanë qenë të shoqëruara me prapaskena politike. Madje Rama deklaroi dje se ishte Meta ai që e kishte ftuar për një takim privat pak kohë pasi ai në emër të PS-së kishte deklaruar publikisht se do të takonte këdo në emër të zgjedhjes së presidentit konsensual. Kreu i socialistëve deklaroi se ai nuk e kishte pyetur Metën as për orën dhe as për vendin e takimit, por kishte preferuar që të fliste me atë sy më sy për një çështje madhore, siç ishte ajo e zgjedhjes së kreut të ri të vendit. “Ka pasur një takim normal pas një ftese publike, për të hapur rrugët e komunikimit mes nesh, për të gjithë ata që kanë një zë dhe disa vota. Paqja bëhet me armiqtë, dialogu bëhet me kundërshtarët. Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk janë armiqtë e mi, janë kundërshtarë. Kjo nuk nënkupton as rishikimin e historisë dhe as vendosjen në rendin e ditës së gjykimeve me natyre morale që nuk kanë lidhje me arsyet që ne po diskutojmë”, deklaroi Rama, duke theksuar se ky takim nuk kishte as nota misteri dhe as nota ndjese. Lideri i opozitës theksoi se ai po punonte në kuadër të programit të ri të PS-së, për një “Rilindje shqiptare” dhe kjo aspiratë e shtynte të zgjeronte dialogun dhe të shkelte rrugë të cilat kishin qenë të mbyllura më parë për politikanët shqiptarë.

“Nuk kam asnjë problem për kulturën time që të kërkoj falje, por nuk ka qenë rasti. Unë me kreun e LSI-së nuk jam takuar për rishikuar të kaluarën, por për të diskutuar një faqe të re, pavarësisht pozicioneve”, deklaroi Rama, i pyetur nëse kishte pasur vend për pendesa në takimin e tij pas rreth tre vitesh me Ilir Metën. Për sa i përket profilit të ri të Presidentit të Republikës, Rama theksoi se në asnjë mënyrë PS-ja nuk do të pranonte një president që ishte një figurë e PD-së, ashtu siç nuk do të kërkonte vendosjen e një socialisti në këtë pozicion. “Ne nuk mund të pranojmë si figurë për një proces të dakordësuar asnjë nga figurat e PD-së, sepse nuk kemi më proces të dakordësuar, ashtu siç ne nuk imponojmë asnjë figurë të PS-së në këtë proces”, deklaroi Rama. Nga ana tjetër, ai theksoi se PS-ja nuk mund ta mbështeste dot Fatos Nanon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë garë, por do të kontribuonte për një proces sa më konsensual. Sipas Ramës, ky proces ishte shumë i rëndësishëm në një kohë kur Shqipëria priste të merrte statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, pas dy dështimesh të herëpashershme. Rama foli për nevojën e vendosjes së taksës progresive në vend, si një nevojë për t’i dhënë vendit një zhvillim të ri. Po kështu, në lidhje me universitetet private në vend, Rama theksoi se në momentin që socialistët do të vinin në pushtet një agjenci e pavarur ndërkombëtare do të merrej me ta, duke i nxjerrë jashtë site të gjithë që nuk arrinin të plotësonin kriteret normale.

Dialogu: “Është shumë e rëndësishme të kuptohet që procesi në të cilin ne, PS-ja përmes meje dhe të tjerësh, kemi hyrë me vullnetin për të krijuar kushtet që politika shqiptare të japë një shembull të munguar prej vitesh. Kjo na imponon krijimin e një klime besimi mes kundërshtarësh. Është e domosdoshme që kur ndërmarrim një nismë të tillë me këtë qëllim madhor, ne nuk rishkruajmë të shkuarën, por flasim për të ardhmen. Politika është qenie e gjallë”

Presidenti: “Presidenti duhet të garantojë disa institucione kushtetuese, që ne nuk pranojmë të bien nën kontrollin e Kryeministrit”

Me Metën: S’kemi bërë bisedë të natyrës konspirative, por kemi bërë bisedë për të ndarë pikëpamje ku ka pika të përbashkëta”

Nano: “Nuk ka arsye (për mbështetje), sepse ne po angazhohemi në një proces konsensusi dhe nuk bëjmë si Kryeministri”

Universitetet: “Ne do të vendosim një sistem të pavarur ndërkombëtar me një agjenci akreditimi dhe do të kalojmë në sitë”

225 Komente

mire mo mire po ndeshja qe dje.kapni sillni komentet nashti.

PO fevzo, qe nje e dy conte larte e tregonte librin e vet "enver hoxha" si ata qe ngrejne kryqin per tu mbrojt nga vampiret. Kane ik per wool keta njerez

Koment i forte Al bano... "Kane ik per wool keta njerez" - o ca me shkrive duke qesh!! smiley

Sikur nuk pashè pajtim tè Ramès me Metèn nè Opinion...me gjithè dèshirèn e mirè e tè çuditshme "demokratve" e kèmbnguljen po ashtu tè çuditshme tè Fevziut !! Ajo qè mè bèn kurioz mua e nuk kuptoj...èshtè se çfarè e bèn Ramèn tè mendoj se mund ti besoj Metès pèr presidentin? per il resto..Klan e Fevzo mè zhgènjyen disi..filluan me ngjala e makina tè zeza,pèrmendje djali gruaje e nène..leje ndèrtimi e zgèrdhitje idiote...asgjè e re!!

Fatjones i paska sheptuar ajo pjesa ku Rama beri nje leshtjerrje masive kur u pyet ne ishte Meta i korruptuar apo jo...

blushi ate do, te bashkohet ps me lsi qe te humbi zgjedhjet, dhe te zgjidhet blushi kryetar kur ta haje sacmen rama.

Kur e do Rama pse mos ta doje Blushi (per cfaredo lloj arsye qofte)?

blushi para nje muaji tha qe ps-ja i fiton zgjedhjet vetem, s'ka ci duhet asnje aleat

E po mesa duket edhe Blushi e ka pranuar führerprinzipin pa ekuivok.

Mos u be merak Swed se nuk ndodh me ajo fatkeqesi. Bab Ramen do e kemi shume gjate mes nesh. 

Kur nuk e hoqen dot ne 2009, ashtu sic nuk e hoqen dot Salen ne 92, ta harrojne me vone. Sepse atehere kishte akoma njerez deri diku te pavarur verdalle. Tani Rama ka tre vjet qe ka bere spastrime. Edhe ne fshatin me te humbur ka vene njerez te rinj. Tani vetem ti fryne se nuk kane ku ta fillojne procesin. Pse ca e kujto Ramen ti, leng groshe si Tos Nano qe dorezonte pushtetin? Jo or bab, ne kena gjet Enverin e ri. Do ti qe eshte edhe icik pa shkolle si puna e atij origjinalit. 

Si me LSI si pa, si me fitore e si me humbje, Rama do prese rradhen biologjike per te ardh ne pushtet. Apo me verte pret te shofesh Shalsin e Tahirin ne "tur me baze" ku te kerkojne demokraci partiake???? smiley

Kur nuk e hoqen dot ne 2009, ashtu sic nuk e hoqen dot Salen ne 92, ta harrojne me vone.

E ke shume gabim, Rama e tha shprehimisht gjate intervistes me Fevziun qe po humbi zgjedhjet ne 2013 do te jape doreheqje jo vetem nga PS-ja po dhe nga politika.

Po nuk ka pune fare per piktora mer burre, do ngordhi per buke tjetri?

Shume te drejte ka Blushi. Te njejtet prinder kane si PS si LSI.

Gjemb, me kete mardhenien organike mos ka nenkuptuar se menyra e te berit korrupsion te te dy partive eshte organike?

Ore nje kuriozitet kam une.

Pas Fatos Thanas Nano, pas Edvin Kristaq Rama, kryetari i ardhshem Ben Kiço Blushi. A ka ndonje rregull te pergjithshem PS-ja qe kryetari perveç se çun blloku, duhet te permbushe disa kritere origjine dhe feje, pa te cilat nuk zgjidhet dot kryetar.

Kshu kot sa per kuriozitet them.

Po ky eshte amaneti i /punisteve te para '90 qe te jet pinoll i tyre dhe te vazhdojn lojen demokraci alla puniste edhe per 45 vjet te ardheshme.deri athere,,,,,,

Po sido me qene me mire se sa pakti i PD qe gjithmone kryetari te kete te njetin emer: Sali Ram Berisha  smiley

Me sa duket, kriter paskan vetem intelektuale me mend, ndersa PD vetem robt qe bertasin e lepihen bukur.

O hunter, ore ju a do prodhoni ndonjehere ndonje kryetar apo ndonje rival tjeter per kryetar? Kam frike se do perfundoni si Forza Italia/PDL, pa kryetarin do shperbeheni. Po pa frike se duket mire me shendeti dreqi, do dhe ca qe te iki. 

Ka mundesi Endrit, ka mundesi. Kur te humb zgjedhjet do te largohet, pastaj mendohet. S'i dihet te ardhmes.

Por une po mendoja pas postimit te "i pakapshem" per Ben Blushin si kryetar i ardhshem. Tre gjera te perbashket me parardhesit e tij me erdhen nder mend, çun blloku, origjine, besim fetar (!) Si qenka kjo pune kshu?! Ndonje rregull e pashkruar?

Ne fakt une besoj se po te beheshin zgjedhje normale ne PS ne 2009 fitonte Malaj. Blushi eshte i preferuar i gazetareve te Tiranes, po pak ka leviz neper Shqiperi per te njohur bazen. 

Po keto jane endrra te bukura gjahtar. Fatkeqesisht dy partite e medha tona jane komplet autokratike. Keto procese zgjedhjeshe e fushatash ne parite te ne as nuk ekzistojne. Dhe ket fillon perqendrimi i pushtetit ne Shqiperi qe mas pjell imoralitetin, monopolet ekonomike e si rrjedhoje standarte me te keqia jetese. 

Fiks kete kisha ne mend pasi lexova Ben Blushi kryetar. Pse A. Malaj jo? Cfare ka qe nuk shkon? Bah... Nejse.

Besoj qe ka te bej me shume me menyren e politikeberjes ne Shqiperi. Ketu nuk ke gara mbarekombatare ne parti. Ka 0 shance qe dikush qe nuk eshte i lidhur me gazataret dhe bizneset e Tiranes te bej karriere te madhe. Si Rama si Blushi psh nuk kane nje karriere te mirfillte politike, nuk jane rritur shkalle mbas shkalle ne parti, sic ndodh ne partite demokratike. Jane katapultuar ne krye per shkak te lidhjes me mediat. 

Po dihet hunter qe PS-ja eshte partia e princave te nomeklatures komuniste.  Partine, si statusin social, kompleksin e inferioritetit, lidhjet e shkollimin ata e trasheguan nga baballaret e tyre.

I kërkuat falje Metës për gjithçka kishte ndodhur mes jush?

Unë me kryetarin e LSI-së nuk jam takuar dhe nuk do të takohem përsëri për të rishkruar të kaluarën, por për t’u përpjekur që të shkruajmë një faqe të re në të ardhmen.

 

Ishte apo jo fajtor Ilir Meta, se kemi dëgjuar shumë që tani akuzojnë pas gjashtë muajsh bashkëpunojnë dhe thonë ato ishin politike?

Unë jam gati të bëj më shumë dhe jam gati që edhe në këtë rast të tregoj nga pozita e kryetarit të opozitës sot atë që do të bëj nesër nga pozita e kryetarit të qeverisë.

 

Do jepni dorëheqjen nëse humbisni zgjedhjet?

Ne do t’i fitojmë zgjedhjet.

 

Jeni pro apo kundër ndërzimit artificial?

Është edhe bukë edhe gjellë.

O po po po moj, o le le le le...

Skenari eshte gati, presim shfaqjen.

Ps- ja nuk pranon Jozefinen presidente ( amaneti i te pareve ).

Lsi - me çdo kusht  Nano president  ( e vetmja menyre per ta ndare ne dysh ish partine e tyre ps ).

pd - ja, ska votat per president, pa lsi nuk ja arrin. Ka shume mundesi ku Berisha po tenton te marre ndonje ps-ist ( trim) si vote per Jozefinen.

Kriza eshte e pashmangshme, nga njera ane Meta ( duke kercenuar se terheq ministrat), nga ana tjeter ps-ja ( krize institucionale , president konsensual ).

I vetmi dyshim eshte, po sikur pd - ps te bien dakort per nje president konsensual, Meta si do reagoje, edhe pse me president te tille, pd -ja rrezikon zgjedhjet e 2013, eshte vetem pa lsi-n.

Politika kjo eshte , ne nuk kemi ate kulture qe ta njohim, jemi mesuar te flase nje e te vendose nje ,koha  enverit, me vrasje gjygje politke , e me radhe. Per fat, ajo kohe nuk eshte me, kush eshte i zoti ta luaj sa me bukur e sa me mire, e rendesishme mos te kete viktima, per popullin eshte njesoj, nuk ndryshon asgje.

 

booo....pafytyresi me te madhe une nuk kam pare....kam pershtypjen qe njerez qe kryesojne ne politike e shtet shqiptare historikisht menojne qe njerezit/popull shqiptare jane budallenj dhe mund ti xhirosh si ke qef....ne fakt njerezit qe jetojne jashte apo edhe ata qe per pak kohe dhe jane kthyer ne shqiperi e mendojne kete!!!!!....duhet te kete te vertete ne kete sepse sic thashe ka ndodhur historikisht...ne vet mendoj qe ne si popull nuk jemi budallenj se sa pertac dhe te paorganizuar....ose kokeulur per gjera te rendeishme dhe kryenec per budallalliqe....

keta qe kemi ne krye sot pa perjashtim jane plera...genjeshtare, hajdute, kriminele etj etj....

 

Politika kjo eshte....per popullin eshte njesoj, nuk ndryshon asgje.

 

Atehere percfare duhet politika, vecanrisht per nje popull si i yni qe aspiron gjasme te shkoje ne Europ? Kur sndryshon asgje kjo do te thote te pranosh skllaverimin e disa grupeve klaneve qe thone se meren me politike por ne fakt ata ndryshojne pozitivisht pasurine tyre! 

 23% e familjeve me fëmijë nën 18 vjeç jetojnë në varfëri absolute me të ardhura mujore jo më shume se 4800 lekë për frymë, 

Politika nuk duhet  te jete ajo e mos ndryshimit, sepse eshte nje vetvrasje per te ardhmen pastaj! 

 

 

 

Po nuk ndryshon asgje mor mik.

Ne qofte i mazhorances, punon per nje parti, ne qofte per konsensin, punon per dy parti a me shume.

Populli ti dali zot vetes, mos te presin nga politika, sidomos e majta, vetem shkaterrim ka sjelle qeverisja e saj.

Ne do i fitojme zgjedhjet! -Po humbet?- Ne do i fitojmE zgjedhjet.-Po humbet?-Ne do i fitojme zgjedhjet! -Po humbet? -Ne do i fitojme zgjedhet.-Po humbet?-Ne do i fitojme zgjedhjet! -Po humbet?- Ne do i fitojme zgjedhet.-Po humbet?- Ne nuk i kemi humbur ndonjehere, na i kane vjedhur.

http://farm8.staticflickr.com/7196/68466...

po dhe ku qendron ndryshimi ndermjet humbjes dhe vjedhjes ?

Edi Rama në studion e Blendi Fevziut

 

Çka për tu çuditur?

E pashe mbreme kete intervisten!

Cfare gafe fantastike e Ed Rames qe shkoi aty ke Klani, dhe pranoi te intervistohej nga Fevziu!

Asnji  nuk ka per t'a majt men "trimnine" e lesshit te ketij qe "hedh valle ne goje te ujkut" smiley

Po t'gjithe do e majn men Ed Ramen duke u sperdredh perpara ketij Fevziut!

Kush e keshillon ket Edin mer jahu? smiley

Ore c'paskeni qene nje dore fanatikesh*, prape me kete muhabet? Sikur u be telef dje!

*Fanatik eshte dikush qe s'mundet te nderroje mendim dhe s'do te nderroje as muhabet - Sir Winston Churchill

 

Eh mire, prisje ndonje ndryshim brenda nates? smiley

'qeroska' e fevzos, qe shkelqente nga ushqimi i rregullt me qumeshtin fshatar, verdallisej sa nga letrat qe i kishin dhene, sa nga bashkebiseduesi e sa nga ekranet qe ja kishte vene ne dispozicion sandri per te kryer nje 'mision te pamundur', porsi lavjeres qe se ka humbur aspak frymezimin per te vazhduar kuturisjen e sinkronizuar. Thoni valle t'ia kete terhequr doktori veshin 'qeroskes' mbreme?

Nese ca e ca e cilesuan si deshtim intervisten e Rames ne Opinion ,cfare do thuhet per Berishen dhe Topallin,qe kane lene kokrren e namit ne ate emision (gjithmone qe kane qene)dhe pse intervistoheshin nga njeriu i tyre?

smiley

Po e prisja nje koment nga ty,cke mi te keqen qe qan ? smiley

Kush une?smiley

Ej ,nje pyetje kam une per ju berishistet qe qenkeni kernaq mbreme.(drejt une nuk e ndoqa)Sa % e elektoratit mendoni se marrin vesh nga akcizat,taksa e sheshte,taksa progresive,a cfare dreqi quhensmiley  qe sipas jush, t'i bej ata te reflektojne nga mbreme?smiley

aq sa kane reflektuar berishistet me Berishen e Topallinsmiley

Rama s'duhej te kishte vajtur ne Opinion.

Rama s'duhej te kishte bere pazar me Meten.

Rama, pas atyre minutave te para makabre ne Opinion ne lidhjen me Meten, te dale ne pension. 

Rama (Luani e jo ky delja me siper) "Presidenti: Meta kandidat potencial"

 

Mire e ka Edi, duhet pare nga e ardhmja, ajo ka mbetur pa u shkruar jo e shkuara. Kush jeton me te shkuaren nuk jeton me progresin. Cfare ndodhi, ndodhi, varik. nuk ka me rendesi. E rendesishme eshte te besojme ne nje program qe do pasuroje te pakten 95% te shqiptareve, do na integroje ne Europe, do krijoje institucione te shendosha e te pavarura. Nese per t'i arritur keto duhet dhe ndihma e Metes kjo eshte dytesore, njerezit duhet t'i kushtojne rendesi thelbit te ceshtjes, synimeve. Me duket se zoti Rama i shpalosi keto dje me se miri, megjithe perpjekjet e deshperuara te Fevziut per te hedhur tym. Te isha Blendi, nuk do kisha me fytyre te dilja ne rruge, jo me te vazhdoja punen si gazetar ne ate palo emisioni. Te gjithe shqiptaret, ata qe kane sy per te pare e veshe per te degjuar, ishin deshmitare te asaj qe ndodhi dje.

 Te gjithe shqiptaret, ata qe kane sy per te pare e veshe per te degjuar, ishin deshmitare te asaj qe ndodhi dje.

smileysmileysmileysmiley

ca ka me qesh venuso. Qekur ke filluar me permend breket ne forum, te ka dale fare turpi.

Kete radhe, me çfare luge do hajme, se ajo e floririt iku, u shit per skrap?

 

Eshte pergatitur terreni per te kandiduar bashke me Lsi ne zgjedhjet e ardhshme. Rama mbreme ka gelltitur cka peshtyre ne nje menyre fare ordinere. Kjo i ka larguar minimalisht 5 deri 10% te mbeshtetesve te tij (duke llogaritur dhe te pave dosurit qe mund ti jepnin voten ne 2013) por i ka kompaktesuar ata te cilet kane 8 vjet pa pune dhe po presin ti vije rradha per te shqyre "torten". Rama i ka bere llogarite gabim. Pervec faktit qe Meten e lidhin shume fije te padukshme me Berishen, te mos harroni qe po te jete per blerje e per joshje fiton ai qe ka fuqine me te madhe monetare dhe qeverisese. Kjo eshte nje loje e organizuar per ti nxjerre bojen Edi Rames e per ta derrmuar perfundimisht ne 2013. Shenjat e derrmimit te Rames do shihen qe tek zgjedhja e presidentit. Nuk mund te vendosesh nje shejtan/budalla ne krye te Ps-se se ja si e qepen gojen tani te gjithe parimoret e 21 janarit qe nuk te quanin njeri por kafshe nese nuk mallkoje Berishen dhe Meten per ata te 4-tert. Nuk me ngelet tjeter vecse te them vete fjalet e kryetarit Mao, ndjese paste Edi Rama.

Ekziston nje variant i tille teorikisht ne fakt. Te jete kaq leshko krietari thua?

Te jete kaq leshko? Provat i ka dhene. Cdo kauze, cdo beteje e humbur. Tani dhe ky autogol me carje rrjete i vuri kapakun. Nard Koka do ja haje koken. Ka aq shume interesa me Pd mjeshtri Koka sa vetem nje koketrashe si Rama nuk e nuhat gropen qe po i thuret.

O gjithmononline, o shoku. Po pse mer nuk i di Edi kto po ngeli t'ja tregosh ti? Po nuk ja fut dot njeri Edit o burr. Atij nuk ja hudhi dot Rudina Magjistari qe ishte pickedhie jo mo do ja fusi Meta me shoke. 

Dajosh. Ke te drejte smiley Shih pak se cben Berisha. Meret me internetin me fermeret me facebookun. Kupton ti? Mjeshtri i madh Doktorri i ka kopsitur punet. Rama perpelitet tek opinion kurse doktorri do i coje linke 20 megeshe fermereve qe te shkarkojne pornot shpejt nga torrenti smiley Eh mer Rama mer Rama, hieroglif ngeli politika per ty.

Ore une ju them qe Edi eshte 99c dhe ka plane me qitje shuuuuuuum te larget qe truni jone as nuk i kap dot. Ajo dalja mrom eshte shume e komplikuar dhe ka trullos gjithe armiqte e Edit nga te dyja krahet. Vetem durim dhe per nja 2-300 vjet Rama ka per ti cu n'fis t'gjith kta horrat.

Vetem durim dhe per nja 2-300 vjet Rama ka per ti cu n'fis t'gjith kta horra

 

Ne ja leme or ti, po nuk e di ai siper a pranon a jo ti prano ti jape 300 vjet kohe. 

Nje dalje e arsyeshme me vete e kesaj prurje .Admin . Ben mire qe e trazuan me prurjet djethit dhe gjizes si produkte te te njetit Qumesht sepse dalluam nje sere Karieristesh te perveluar per nje cope karrike tek PPU smiley

Nga mendimet me vlere them se konstatimi Mondes mund te jete problemi KYC Partiak ose i Moralit Partiak .

A duhej te vente Rama tek Fezoziu Uturak i te gjithe Pushteteve apo JO ? 

A ishte ai si nje Individ pavaresisht Postit me te cilin prezantim ne duhet te ambientohemi tashme ne nje sistem te tille Demokratik , apo ishte aty si Kryetar i Partise !

Problemet ???...edhe Left me ....yyyyyyy ne fund te nxjerresh aty qe ka pranuar boterisht se i ka ndryshuar jeta drejt Idiotes , dhe ajo do thoshte dy fjale qe te shkaktonte Ilaritet ne salle e qe te moskapeshin per momentin e te dukeshin si Filosofi e modhe mer Jahu . Me pas ....dihet e njihet  xhibonjizmi Derstilave smiley

Prioblemet ...dhe ne ato po kerkojme te debatojme zoteri , po na del vendi KRYETARIT Bosh dhe duhet menduar per te .. Pse si te dukemi NE nje copet tek PPU smiley

Monda pash zotin ...Cfare eshte kjo.... Rama s'duhej te kishte bere pazar me Meten ??????? dhe ca me poshte per Inerci ???? Ju nuk shpjegoni ASGJE  e nuk jepni asnje ARSYE !!!

Pikersihte kjo gjuhe e kjo menyre te Menduari e viteve gjashtedhjete  e pazareve me previzionistet e imperialistet ... them se na ka lene ketu ku jemi per dallime midis  Djathit dhe Gjizes . Gjithsesi kuptoma drejt smiley

oidriso, kuptoma drejt po ashtu smiley.

Ato minutat e para te emisionit mbreme kane qene shume, shume te hidhura.  Ndoshta ngaqe une s'ndjek televizion shqiptar.  Fare.  Hera e fundit ka qene per maratonen e zgjedhjeve lokale.

Fakti qe Edi Rama nuk thoshte dot asnje fjale kunder Ilir Metes, asnje per be, tregon pazar.  Edhe kur gaztari Fevziu ia perplaste ne fytyre "video e montuar, une besoj ne pafajesine e Metes" e me radhe, Rama asnje fjale.  Fakti qe kur Fevziu i vuri videon e 17 Janar 2011, qe Meta pervec te tjerash e denigronte edhe personalisht Ramen, dhe ky i fundit nderkohe nenqeshte/qeshte (lexo "zgerdhihej" )

Fakti qe ai s'e mohoi takimin naten me Meten, qe vijoi me takimin diten.  

Te gjitha keto per mua tregojne pazar, pa harruar qe sot LSI flet si mundesi per kandidat per president Ilir Meten.

Per me teper, Rama tha dhe mbreme qe PS nuk ka kandidat te vetin per president.  Atehere per ke po behet pazari?  Per ke po behen perllogaritjet e votave ne kuvend?

Dhe me e rendesishme, nuk po flas per moral partiak.  Por po flas per dinjitet. Nuk me duket po ashtu se po abuzoj me fjalen "moral" kur them qe eshte e pamoralshme ajo qe po/do behet. Cdo marreveshje e Rames me Meten eshte shkelje mbi viktimat e 21 Janarit dhe drejtesise ndaj tyre.  Dhe jo, as edhe presidenca nuk vlen sa ajo drejtesi. 

Monda do me falesh per shkeputjen. Te lexoj me deshire dhe interes sepse me duket se shpesh Here i bie ne TE . Ja vlen te them dhe une disa mendime qe me perkojne me Ju sidomos per qendrimet ndaj atyre problemeve KYCE ku PS ose OPOZITA ne tersi u VRA.

Jam plotesiht dakort me tuajen. Por gjithsesi nje mendje ne zhvillim do te duhet te PYESE .Si dilet nga kjo gjendje ?............ Ka rruge p-lot por ne jemi mesuar te qendrojme ne Dy kampe.

ose Rama eshte legen dhe po lepin ato qe ka thene

Ose rama eshte i zgjuar dhe e ka kuptuar qe ne nje stan me UJQER ( BE, KE etj ) te korruptuar te hane te vetmuar .

Finalja eshte nje per mua dhe vetem NJE .Largimi me cdo Kusht i K/Ndyresirave Historike Berisha dhe Topalli nga DREJTIMI  ! Te tjerat jane garnitura te Enkes smiley

Me lejo te them paraprakisht se e pres me perbuzje ate emrin e Fevzi UTURAKUT dhe une ketu e kisha te gjithe Problemin .A duhet qe nje NISME e tille e PS te katandiset ne nje emision qe e drejton nje UTURAK i peshtire si Fevziu . I paragjykuar , i "zgjuar i bythes " , provokator i shkalles fshatare dhe pa piken e kultures ne respektin e tjetrit ? Sinqerisht te them ne se e sheh me vemendje kur i kalon "ndonje situate " qe e paragjykon me arrogance , cepat e buzeve i ngrihen dhe Goja i merr formen e "buzevarrurve " nga lart duke nxjerre ne dukje SKERMITJE .Thjesht si pamje fizike eshte i padurueshem... dhe ne se ajo Psikologeja e para luftes se dyte Boterore do ishte marre me tipin e tij ( ka percaktuar Musolinin dhe Hitlerin Diktatore nga cepat e buzeve ) do takishte kategorizuar tek pjesa me debile e qenies njerezore .Buza e siperme e VARUR ! Nejse aty u be intervista !

Une prap ngul kembe se Rama ( mendim personal ) nuk duhet te shkonte ne ate Emision . Ai me mire te ishte paraqitur ne nje emision DIREKT me Meten dhe te ndigjonim se si do reagonte Partia e Integrimit per problemet e Integrimit smiley Mua si Aksion Politik me duket nje hap Perpara Bajraktrizmit te klanit  te banditeve  si Parti e Berishes .Eshte shume e tensionuar situata dhe gjithkush ka pergjegjesi para shqiptareve .Jane dy pale nga anet e Litarit ...ne se vazhdon Terheqja Ai keputet . Dhe sinjalin  e Sqapit " provojeni prape 21 Janarin " Kerma Politike e DHA !

Pone kete kuader kisha dhe nje pyetje tjeter :

A eshte e nxitur dhe rekomanduar nga nderkombetare te arsyeshem e dashamires te shqipetareve kjo sjellje e RE e rames dmth e PS e ne teresi e Opozites  ?

Perjashtoj ate me Farts te OSBE ne menyre kategorike , si nxites i situatave extreme ne Shqiperi me fjale dhe perkrahje konkrete te Sali Kriminelit ! Nje lloj rajerson per kohen qe kam nje ide ekstreme per te se  nuk e ka per gje te ngrohet ne zjarr ne se behet me trupat tona , sic nuk e pati ne 21 Janr . Une flas per Shqiptare  dashamires !

Flm

une mendoj qe takimi me Meten, (eventualisht takimi me Salen) ,  dhe dalja te Fefzua me qendrime te ''tjera'', do te thote qe Edi ka ndryshuar taktike..  sic duket ka rianalizuar forcat e veta .. dmth se cfare ka ky ne dore te bej.. une kam pasur gjithmone pershtypjen qe Edi, ne lojen e ashper politike qe behet atje, e ka mbivleresuar veten dhe ka nenvleresuar kundershtarin (Saliun).. por, thuajse,  gjthmone ka dale i humbur..   dhe ka rezultuar qe Saliu  ka qene disa levizje perpara ketij.  edhe tani, kur Saliu thote qe presidenti i ardhshem  do te jete nga PD, ashtu do ndodhe, i ka numrat. provat nga e kaluara jane.  ndofta kete e ka kuptuar Edi me ne fund dhe po perpiqet  zgjidhi ne nje ''menyre''  tjeter.

Belul, rreziku nga mbivleresimi eshte po aq i madh sa nga nenvleresimi. Prandaj njeriu ka nevoje per keshilltare te zote qe te mos e lene te rreshqase. Por ky palla kujton se i di te gjitha dhe se mund t'i axhustoje levizjet e tij kur t'i doje qejfi.

Une konsumoj shume tv,shume fare.Ket e kam kuptu tash s'fumi,kur kam ble do libra jo fort lire(15 mije,10mije leke) me i lexu dhe s'po i nis dot.Deri m'tash fajin  po ja vej Tv-se.

Tash,nga ky pozicion,po du me than,se Klani si tv,ashtu si une e kuptoj,funksionon me programe autonome.Gjeniu asht i program i A hiles,P&B Lacos."E diela shqiptare" i A Gjebrese."Zona e lire" i A Canit.Dhe "opinion" asht i B. Fevziut.Blendi s'do men qe asht i njeanshem,njeanshmeri qe vjen e amplifikohet, dhe per shkak te godines ku realizon programin.Blendi,sipas meje,e ka ni gja,se nuk e shet fort kollaj programin e vet(t'pakten ne forme te trashe) per arsye politike.Detyra e vet asht,menoj une,me ba pyetjen dhe pyetjen ai e ban,dhe kur ka ne studio S.Berishen.Prandaj dhe ka ket sukses qe ka ,them une.

Maj men ne zgjedhjet e 2008-es te "News 24-a",me Edi Ramen, ne permbyllje te fushates.Ishin aty,ky Lorenc Vangjeli etj.Gjaja ma e neveritshme qe kam pa kto 20vjet.Dukej sikur Alfons Gurashi po merte n'interviste Enver Hoxhen.

ne twitter Edi rama eshte i bindur qe beri nje performance te shkelqyer tek opinion. gjithashtu dhe ndjekesit e tij aty te njejtin mendim ndajne perderisa i falenderon. mbase jetojne ne nje bote paralele.

per mua nje gje eshte e sigurt. dje edi rames i ra nje pjese e maskes se tij. pranoi perpara gjithe shqiptareve qe per interesa personale, si ato qe e shtyten te bente kryenecin e te kerkonte pushtet i vetem ne 2009, te kthente xhaketen duke i shtrire doren Metes per nje bashkepunim te ardhshem elektoral. nje bashkepunim qe nqs realizohet do te qelb era ngjale e prishur..

gjithashtu vertetoi se ne debate me kundershtare agresive e me argumenta eshte komplet i paafte. ai s'eshte njeri i debateve. prandaj duhet te vazhdoje sic ka bere dhe te shmangi debatet me Saliun e te tjere pesha te renda.

A i ka numrat Berisha? A nuk ka fraksione ne PD? Votimin e fshehte per anetarin e KLD-se e evitoi me cdo kusht. Pse?

Pse kot u be kodi me lista, qe te mos kishte me fraksione pra. Mendjen ne mesim o Blend se jemi te mesimi i 2012, mos na kthe prap te 2008. 

Po Erion Barack Veli' Obama, ku asht? smiley

blendo...te kam "lexu" qe kur ke themelu ket faqe...dhe po them qe shkrimet e komentet e tua i kisha pas pelqy shume....me kthim ne atdhe ke ndryshu shume edhe pse me ngadale....duke shqiperia te zmerilo e limo' si ka qef edhe pse edukohesh/diplomoesh jashte saj....

...shume tingellon ramist, se sa objektiv...

mos ma merr per ters bro....respekte....

Ardi, nuk ta marr aspak per ters, por me vjen shume, shume keq. smiley

Blendo...po te ishe akoma ketu ku jam une do kishe shkruar nje koment te gjate shume me argumente objektive e logjike te forte... eshte vetem nje opinion personal (jam brez tjeter, mentalitet konservator, dhe jo burre me i mire se ty apo te tjere)....

...megjithese skam qene ne shqiperi qe 16 vjet (cdo dite jam informuar nepermjet top channel) e kuptoj qe eshte e lehte te flasesh nga 1000ra km larg shqiperise!!!!.

...mendimi im: Rama me keto bisedime "ne interes te shqiperise" vetem shkeli me kembe gjithe ata qe i shkonin dhe qe akoma po i shkojne nga pas, lepi peshtymen e tij ne fytyrat e hajduteve dhe krimineleve...etj etj....

.....me vjen keq per ata qe akoma i justifikojne veprimet e nje..... IDIOTI....

Dy gjera desha te thoja une. 

E para, duket qarte qe po fillon nje afrim PS-LSI. A behet koalicion para ose mbas zgjedhjeve te 2013 kete nuk e di, po besoj qe Rama do kerkoj ta bejne mbas per te ruajtur nje far dinjiteti. Po me ate bashkim eshte e qarte qe vitin tjeter ndrrohet qeveria. Sado qe te thone kot socialistet se jane te ofenduar etj etj, diten e votimit te gjithe te kutia do jene. Duket qe tani se si disa kane filluar ta interpretojne si levizje shahu te mrekullueshme kete te Rames. 

Nuk e di ca do i jape me shume Metes, po dicka duhet ti jape. 

Nga ana tjeter duket qarte qe Rama e kupton tashme qe nuk ka dhe nuk ka per ti pas numrat. Pra gjithe periudha post-2009 ka qene nje alibi per te justifikuar humbjen. Zgjedhjet e 2009 me apo pa probleme na kane dhe nje mazhorance te vertete. 

Zgjidhja tjeter ishte qe te hapte partine, te lejonte konkurimin e kesisoj PS vertet te perfaqesonte me shume grupe. Qartesisht e di se ky proces mund ti kushtoje ate karrige per te cilen aq shume ka luftuar prandaj as nuk e mendon. 

E dyta. Alibia per paraqitjen e djeshme ishte e fundit qe me shkonte ne mendje. Nderkohe qe per here te pare ne Shqiperi nje politikani po i behej nje interviste e vertete, po i plaseshin te gjitha faktet ne surrat sic duhet te behet rendom, problemi qenka se ........ Blendi paska qene pak arrogant. Sa gjynaf smiley Pse o Blend pse nuk e le Ramen te vazhdonte te fliste sic flet te podiumi para selise. I keq Blend i keq smiley

Konkretisht pèr çfarè faktesh e ke fjalèn ti endriti..?

Ah dmth ato insertet i ka shpik vete Fevzoja? Me te njejten teknike qe perdori Top-i per te montuar videon Meta-Prifti?

Po nuk i kujtove dot vete, fol me swedin, mrrokllen, monden se i mbajne mend mire ata. 

Lère se e-ndrite me kètè pèrgjigjen...nejse..mirè!!

Po tani mesime historie per tre vitet e fundit nuk do bej une. Ti e di qe s'pertoj te shkruaj, po ca te te them, "miresevjen ne 2012, ka tre vjet qe Rama dhe Meta ca nuk i kane thene dhe bere njeri tjetrit qe prej 2009". 

Ja vlen te behet nje permbledhje i gjithe gjerave qe kane thene kunder njeri tjetrit keto 3-4 vjete.  Do kishte efekt me te forte se cdo gje e thene nga ne, mbi cdo militant qe ka iluzione.

Po dhe rrogen e Fevzos dhe Kol Balles nuk jam tu e marre un tani smiley

lol Nuk thashe ta beje ti.  Por thashe ja vlen ne te behet.

per te fituar zgjedhjet duhen afruar votues me shume se ata qe te votojne perhere. Socialistet e votojne Ramen pa shume probleme edhe sikur ky te dale perseri lakuriq ne mes te Tiranes, jane mesuar qe ne kohe te diktatures qe me mengjes kryenin detyren. Problemi eshte qe nuk te votojne te tjeret dhe qe bejne ndryshimin. Rama ka bere shkaterrimin me te madh te tij politik deri tani. Nga zjarri e hekuri per shkak te korrupsionit te supozuar Ilir Metes, tani del tek e ardhmja me Ilir Meten. Rama eshte rrezik shoqeror. Dikur sulmonte Berishen per korrupsionin e Ilir Metes, tash eshte gati te bashkepunoje me Ilir Meten. C'behet ketu? Ku jemi?

Fevziu i ka bere sherbimin me te madh publikut shqiptar me ate Opinion te mbremshem. Ate lloj gazetarie qe pame mbreme duhet inkurajuar qe ta shohim me shpesh, me te gjithe politikanet jo vetem me Ramen qe gjithnje debatet qofte me politikane qofte me gazetare qe nuk i zgjidhte vete i ka pasur problem.

C'behet ketu? Ku jemi?

Ne po te njejten bote ku Berisha dhe Meta bene koalicion pas 2009. 

p.s Dakort per Fevzon, ate lloj interviste duhet ta bejne te gjithe

Berisha nuk shkoi te gjiri lalzit para se te bente koalicion me Meten. Ishte dicka publike, e qarte marreveshja. PD-ja nuk kishte 71 deputete (mund ti bente por pazaret nuk ishin te mira dhe jo te qendrueshme) keshtu qe kerkoi koalicion me nje kundershtar dhe LSI pranoi. Berisha ka thene qe mund te formonte koalicion edhe me PS-ne, pra nje qeveri te gjere si ne Gjermani nese vetem me LSI nuk formonte dot qeverine.

Rama kerkoi ti vinte flaken Shqiperise per bllokun e Metes, sulmoi institucionet kushtetuese, nxiti njerezit te kapercenin kushtetuten, u vrane njerez ne perplasje me forcat e sigurise se ju kishte thene Rama. Ku shkoi kjo? Te dale Rama te kerkoje falje dhe ne edhe mund ta veme doren ne zemer.

Ok, Lalzi eshte me i shemtuar se cdo pjese e procesit te 2009. 

Po c'rendesi ka? Ai koalicion ishte po aq absurd sa Rama-Meta neser. Pse harrove arrestimin qe i beri Meta Berishes ne vitin 2000. Dhe atehere gati per te marre zjarr ishte Shqiperia. 

Nuk jam dakort ketu Endrity. Tjeter "moral" ka nje koalicion paszgjedhor, sidomos ne kushtet e nje shtrengese numrash, e tjeter ka nje koalicion parazgjedhor. Po t'i shkojme logjikes se jokompromisit Greqia nuk kam per tu bere me ndonjehere me qeveri psh. Pastaj, perse bashkepunohet per te prodhuar nje president e perse nuk bashkepunohet per te prodhuar nje qeveri?

Rama "better be damn sure" qe do arrije te krijoje nje koalicion me 2013-ten me LSI-ne, ndryshe e ka ngrene kot turpin me buke. Nje gje eshte te bashkohesh para zgjedhjeve, tjeter eshte t'i shkosh ne shtepi sidomos tani, ku akoma nuk ka nisur procesi i 21janarit. U shit shume keq ky riafrimi mendoj. Nese Rama u detyrua ta beje qe tani kete, mendoj se ndoshta e ka me shume siklet kete punen e Fatosit president e po e josh Meten ne kete pike. Natyrisht nese votat e socialisteve do shkonin per Meten mund te mendohej si kulmi i kulmeve, po do kalohet dhe kjo me ate 'veshtrojme nga e ardhmja".

atij i takon tamam, pertej te majtes e te djahtes, me te dy ka qeveris, eshte tamam simbol i unitetit smiley

ah mer popull, sa te liga behen ne emrin tat dhe te ruzhdies 

Këto propozimet e para janë 'lëvizje shahu' për të rregulluar pazaret në raundin e dytë e të tretë, se ky kokëlopa do me u bo kokëministër. Po jam habit që paske pas nerva me pa atë shulin tek Fantomasi i Klanit.

kush une e ?

largqofte

Pikerisht, ky eshte pazari i rradhes smiley

Meta President "konsensual" dhe ne 2013 koalicion PS-LSI per zgjedhjet.

Nese Berisha nuk e pranon Meten per President, atehere PD zgjedh Presidentin me 71 vota dhe shkohet ne zgjedhje te parakoheshme pasi LSI do prishe koalicionin.

Ne kete rast, Rama "vret" me nje gur 2 zogj.

Meten e "heq qafe" nga kolltuku i K/ministrit dhe PS fiton zgjedhjet e Berisha ne pension.

ky eshte tamom, simbol i unitetit midis dy gjysmave...

me ne hane te gjithe.(motoja)

sa popull i poshter jemi.do fusim hundet me sezben edhe ke copa bakllavase.

e mo e

do dhe meta bakllava

mos u trem se gjithe se ha

veç nji llokem

per sevda

smiley

pervoja na meson qe te trembemismiley

hiç mos u tut ej burrneshe

mo keq do bohet  smiley

ditet e mira pasketaj vijnesmiley

sa kaqurrela ke kthy yllo?

asnji per  be

kam nejt zgjut gjer ne 3 AM tuj punu

jam zgju ne 7 e kam shku ne pune me prezantu ate qe kisha punu

kam honger ca çoka kokes, nji sallate dhe nji supe perimesh.

5 cigare dhe i kapuqino

kaq per sot, nuk shof gje kaçurrel ne ket mes smiley

po meqe ma kujtove , po shkoj tja sëlloj

mbetshi me shendet smiley

until later

love u all

ruzhi !

love u tek per tek

se mu kujtua

sumtekeleksmiley

shijoje fundjaven

me nje dopio vlore

te fala te mi beç nenese

7 kotelet e reja ti shese

vetem babit mos tia nxije

puc puc

my name is mziu!

xhelal mziusmiley

ai qe te shan, te do smiley

keshtu dhe kjo puna jote(nese s'gabohem) e shan qamet BB ,por dhe e ndiqke qametsmiley

po prandaj e shof qe te shaj nga nje cike.

seriozisht, eshte e pamundur mos ta shohesh se  ne cdo ambjent qe kalon te ze syri ndonje televizor ne ndonje cep apo tituj gazetash qe flasin. Qamet jo, vetem lajmet kryesoret.

Kete vit me ka habitur aftesia e kesaj koces per te bere bejte spontane.

Ky me duket bog brotheri me i vertete i te gjitha viteve, ne kotesine e vet dhe te rinise shqiptare, se vitet e tjera coku fusnin dhe ndonje pseudofilozof

Une BB nuk e shoh ,me ndonje rast te ndonje nate te spektaklit.

Do kisha pas qejf te isha pjese e ndonje BBsmiley

bejte nuk di ,amasmiley

Meta i ka hyre furres se bakllavase me lopatez me kohe e vaft.  Ku ngopet ajo fuci betoniereje.

me vjen keq qe fevziu nuk u perpoq aspak ta fshihte jenicerizmin e tij.

sic duket kishte frik nga verejtjet e salessmiley

 

Po ka lezet o vlla. Kane nje jave njerezit qe shajne e shajne ramen dhe prape s'kane te ngopur. Do jene bere nja 2000 komente deri me tani qe po ne nje vrime i bien...

Po si ore nuk e vrate nje here mendjen se ç'do te thote nese berisha merr edhe Presidentin dhe vendos aty Personalitetin e shquar te PD-se?

Apo se ç'ndodh me kete vend dhe me ne te tjeret qe jetojme ketu, nuk ju intereson fare? Mjafton vetem qe ju te keni te drejte, qe rama eshte legen, u takua me meten ai legen, dhe nuk duhej te ishte takuar kurre me meten ai legen, e mban mend se ç'ka thene per meten ai legen.

Ehe, e morem vesh, rama eshte legen. Po pastaj. Me kaq mbaron? Po qe berisha do behet edhe Kryeprokuror, edhe Kryegjyqtar, edhe kryeshiks edhe mbret edhe... apo çi qrbt, keto jane sekondare, e rendesishme eshte qe ju e kishit thene yyyhhhhyyyy, qyyyyyyyyyyy m'2003 qe rama eshte... prit... legen. yyyyy ça legeni. eshte legen fare.

Sa legen qe eshte o burre.

ëëëëhhëëë, ëëëëhhhhhëëë, 

Keq eshte mo shok, po kur thame ne ne 2008 qe nuk i jepet ky lloj pushteti nje njeriu sic po kerkon ta marre Rama me kushtetuten e re na quajten driteshkurter. Tani ca do nga ne, te kthejme kohen mbrapa?!!!!

Ca duhet te ndodhe pastaj? Ky legeni te marre pergjegjesite e veta, te largohet, dhe ti hape rruge nje fryme te re. Nje fryme e re qe mundesisht e kupton se pushtetet duhen limituar e balancuar, nga organizata me e vogel partiake e deri ne institucionet shteterore. Nqs eshte kaq legen sic e pranon dhe ti, si dreqin e nxjerr akoma fytyren e tij si alternative ndaj Berishes?

Pse me shoku, qe m'2008 e paske thone ti?

ça bo ti ore, si s'te vjen turp. ketu ka kampione, kampione te ktij sporti, dhe qe e kan thone yyyyyhhhhhhyyyyy, qy m'dymiedyshin.

Hej, seriozisht tani. Qe ne gjithe kete çmenduri ti ta shohesh zgjidhjen ne largimin e edi rames (!) Dhe qe e thua keshtu si te pa te keq, madje sikur po thua ndonje gje te mençur... kjo eshte nje tjeter çmenduri ne mes te gjithe kesaj çmendurie.

Ti psh je duke kerkuar ne fillim demokracine brenda partive dhe pastaj ate te te gjitheve. Kjo eshte absurde sepse normalisht behet e kunderta. Kerkohet e para ajo e te gjitheve (ku detyrimisht ben pjese edhe ti) dhe pastaj ajo e nenbashkesive ku mund ose nuk mund te besh pjese ti.

Kjo eshte e logjikshmja, dhe prandaj them, megjithese nuk kam lexuar ndonje gje, qe ne fillim duhet te kete lindur demokracia, dhe vetem me mbrapa duhet te kene lindur primariet si tradite. Keshtu behet. Ne fillim principi vlen per gjerat e medha dhe vetem me pas shtrihet gjithnje e me shume dhe vlen per çdo gje (edhe per shoqaten e gjuetarve)

Se pak a shume i bie mer ti shok, qe ti po luftoke ne fillim qe çezi te mos vjedhi komshiun tat, dhe pastaj qe mos te te vjedhi edhe ty. Ja keshtu eshte, sepse ti po lufton per demokracine ne partine socialiste (ku jo detyrimisht behet pjese) dhe jo per demokracine e pergjithshme (ku normalisht je pjese)

Vallaj, vetem ketu ne shqiperi kam pare une qe te kerkohet ne fillim demokracia neper parti dhe pastaj ne shtet. Dhe qe ata qe e bejne nje gje te tille, t'ju duket vetja edhe si mjeshtra shahu, por edhe te mbahen nga te tjeret si mjeshtra nderkombetare te hedhjes me shkop.

Ndryshon pastaj muhabeti nese je i brendshem i ps-se dhe rama ta ka dhi e te ka bo pastrues halesh. Nese eshte keshtu, atehere ti futesh tek ata te pacipe qe shesin nene e babe per dy pare. Ose then ndryshe je nga lloji i esat pashe toptanve qe s'u intereson shume ne sa pjese ndahet shqiperia... mjafton qe ata per vete ta kene pjaten plot. Edhe ky lloj tipi (perveç gomereve) sot do ankohej per mungesen e demokracise brenda ps-se (çfareee?) ne nje kohe kur ketu hidhen fshatrat ne ere apo shtihet ne bulevard si me qene ne jemen apo siri. Dhe kur kulmi arrin deri sa edhe deputetet, per te marre nje penallti (çfareee?) fillojne e nxjerrin patllaken ne mes te stadiumit dhe shtijne mu si ne filmat e kusturices. (jam i bindur qe ai dashnori s'e njef fare kusturicen dhe kjo e ben edhe me domethenes si fakt. Nga ana tjeter eshte edhe gjeniale, sepse pikerisht kur ti thua: boll mo, i kane bere te gjitha... tani nuk çudisin dot me njeri, arrijne gjithmone te te befasojne me çmendurite qe u pjell mendja)

Ore ti shqiptar, se zgjat e zgjat sikur çfare po themi, a e kupton qe eshte çmenduri vetem fakti qe duhet ti thuash keto gjera.

Ti psh je duke kerkuar ne fillim demokracine brenda partive dhe pastaj ate te te gjitheve. Kjo eshte absurde sepse normalisht behet e kunderta. Kerkohet e para ajo e te gjitheve (ku detyrimisht ben pjese edhe ti) dhe pastaj ajo e nenbashkesive ku mund ose nuk mund te besh pjese ti.

si dhe

Vallaj, vetem ketu ne shqiperi kam pare une qe te kerkohet ne fillim demokracia neper parti dhe pastaj ne shtet.

smiley

Une them vetem qe nje parti qe nuk eshte demokratike brenda saj nuk mund te garantoje shume demokraci per ne te tjeter. Duke qene se karriera politike fillon aty, checks-and-balance duhet te filloje pikerisht aty. Fakti qe nuk e kemi do te thote qe per 22 vjet ne kemi 3-4 veta qe kane pushtet absolut ne Shqiperi. 

Po kot me te pyet, ca lidhje ka kjo me temen? A e pranove vete qe Rama eshte legen? Atehere ca kerkon nga ne, qe te mbeshtesim nje legen qe ka shkaktuar vete problemin e presidentit me 71 vota per perfitimin e tij personal? Per kete jemi te qarte bashke, jemi te qarte qe Rama e kushdo qe i shkon mbrapa nuk ka goje te flasi per kete pune? Se ai i gjati vete e ka kuptu prandaj po kerkon pazare se nuk ka ca te thote ne publik. 

 

ëëëhhhëëë checks and balance

kam faj une qe merrem me ty

s'eshte faji im qe s'e kupton dot

dhe sa bukur e harrove kush ishte tema kryesore qe po diskutonim, presidentin me 71 vota 

ça bohet e? Po ku ta di une o vlla se ça eshte tu u bo. Ama me duket shume domethenes fakti se ne çfare ambjenti jemi duke jetuar. Sepse ne momentin qe ne kalojme nga naimi dhe çajupi... tek zana dhe ledi shamku... s'ke çfare te presesh me shume e me mire. Kjo eshte gjendja, keta jane shqiptaret sot dhe prandaj eshte edhe koha e maskarenjve

Shto pastaj qe edhe ata qe nuk e duan kete gjendje, kur vjen puna per te protestuar, me mire shkojne e pine nje birre... dhe tablloja eshte e plote.

Se mire qe protestat s'i donin, por keta as duart s'duan qe t'i ndyjne per ta hequr saliun, asnje sakrifice nuk duan te bejne, asnje çmim nuk duan te paguajne. Se si do e heqin jashteqitjen qe ndodhet ne mes te dhomes vetem duke e pare mendueshem... nje zot e di.

Une per vete dua vetem qe ketu te kthehet normaliteti. Nese u dashka paguar nje çmim per kete, dhe ky çmim eshte sigurimi i paprekshmerise neser tej i ilir metes... per mua edhe mund te paguhet si çmim, megjithse e urrej pa mase ate kafshe e jo njeri.

Po normalisht qe s'mund te jem per nje vazhdim te çmendurise veçse tani me emra te tjere, rama ne vend te berishes. Po ketu vetem per kete gje qe nuk flitet, vetem kjo qe nuk diskutohet. Eshte ky nje pazar per nderrim pushtetesh dhe vazhdim ne te njejten vazhde çmendurie, apo eshte ky thjesht çmimi qe u dashka paguar per te hequr qafe jashteqitjen, mu ne çastin e fundit perpara marrjes edhe te presidentit, pra shikut prokurorise e çdo hallke te gjyqsorit. Plus Ushtrise qe s'duhet harruar eshte ushtri e natos dhe pikerisht sepse e tille, kushedi se ç'komplikacione ka.

He pra flisni, sepse deri tani perveçse imperativit qe rama te ruaj virgjerine e tij, s'kam degjuar gje tjeter. Dhe vetem thjesht me virgjerine e rames nga njera ane dhe me berishen kryeminister dhe president nga ana tjeter, nuk shkon shume larg.

apo mendoni se kjo eshte nje strategji e mire me te cilen mund te fitohen zgjedhjet. ëëëëhhhëëë, ëëëëhhhëëë

Pra thepi na qenka Meksi hahaha... Nejse ke dy here qe permend Ledi Shamkun ,kush eshte?

 

Se si do e heqin jashteqitjen qe ndodhet ne mes te dhomes vetem duke e pare mendueshem... nje zot e di.

smiley

quhet psikokineze. vertetohet teza e daniken-it qe shqipot jane kombi qe per fryme ka pa me shume ore nga X-files.

ky çmim eshte sigurimi i paprekshmerise neser tej i ilir metes... per mua edhe mund te paguhet si çmim, megjithse e urrej pa mase ate kafshe e jo njeri.

Dmth pse ka njerez qe nuk jane dakort te paguajne ate cmim, apo te tipit "Rama eshte legen por pak me pak legen se Berisha, keshtu qe duhet te zgjedhim legenin me te vogel", eshte krim? Ti e fillon absurditetin me teorine qe demokracia filloka nga e madhja e pastaj "trickle down" (meqe dike Anglisht) te me e vogla. Ndersa une mendoj qe eshte krejtesisht e kunderta, qe demokracia fillon ne familje, ne parti e pastaj e jep shembullin tek te tjeret. Apo tip "ne jemi diktature ne parti tani por na zgjidhni ne se c'ke ti, do e demoktratizojme ne partine sapo te marrim pushtetin"? Pse nuk eshte e demoktratizuar brenda PD-ja qe vuajme keto sot.

Po mer ti, po. Se po thoni gjera shume te mençura ti dhe endrity. Po thoni qe une problemin te mos ta kem me faktin qe me vidhet vota apo qe me shtihet me kallash ne mes te bulevardit, por ta kem me faktin se ne PD nuk ka demokraci. Sepse kete je duke thene ti dhe ky endrity. Le te rregullojme njehere demokracine brenda Pd-se qe pastaj te mos na shtij ne bulevard e te mos na vjedhi voten, jeten dhe paret berisha.

Se ç'pune kam une me demokracine brenda pd dhe ps, nje zot e di. Mua me duhet ne rradhe te pare demokracia ne zgjedhjet e pergjithshme qe te kem mundesi te zgjedh per veten dhe jeten time. Dhe vetem me pas, si pasoje e kesaj demokracie do vij edhe demokratizimi i vete partive. Sepse normalisht, njerezit nuk do e preferonin nje parti jo demokratike dhe nuk do e zgjidhnin. Keshtu qe partia, nese do te doje te mbijetoje, do duhet ti pershtatet ambjentit ku ndodhet, qe eshte nje ambjent demokratik dhe jo diktatorial, pra edhe partia duhet te jete demokratike si gjithe te tjeret. Kjo eshte llogjikja. Ne fillim luftohet per veten dhe te drejtat qe te takojne dhe vetem me pas edhe per te drejtat e te tjereve.

Por jo, sipas jush, mua mu dashka te vras mendjen per zgjedhjet ne ps dhe pd. Po ç'pune kam une me ps. une s'jam antar i saj, dhe voten, nese vidhet vota ne ps, s'ma kane vjedhur mua. Hajde thoni ju, dhe lufto per voten qe iu vodh tjetrit por mos bej ze kur te vjedhin vete ty.

Hajde mendje hajde. Po pse muhabete jane keto? Po pse ka nevoje ti thuash keto gjera? Keto jane aq elementare saqe eshte turp t'i permendesh. Dhe fakti qe ky endrity ka vite tashme te peshku me keto budalliqe, eshte tregues edhe pse jemi ne kete gjendje ku ndodhemi si shoqeri. Nese ne nuk kemi ato mekanizmat mbrojtese qe maskarenjte ti menjanojme e ti denigrojme ne menyre qe maskaralliku te jete i pafrytshem... s'do kemi ndonjehere gje ne vije.

Nuk e di. Nuk e di se si llogjikoni. Apo e keni ndare mendjen qe ti vini flaken ketij vendi. Ta çbeni me gjithsej. Sepse jane aq te habitshme muhabetet ketu saqe robi nuk di me çfare te thote. jeni te habitshem per zotin.

Eshte e thjeshte fare thepo. Une besoj qe institucionet politike krijojne incentivat per tu sjelle mire apo keq, e per rrjedhoje parashikueset kryesore te sjelljes se politikaneve tane jane ato. 

Kur shoh qe si Rama si Berisha kane kontroll absolut mbi partine, kur shoh qe me kushtetuten e re te dy do kishin kontroll absolut mbi shtetin, nuk shoh se kush jane institucionet politike qe tu bejne atyre presion ne ato rastet kur gabojne. Pra me pak fjale mua nuk me behet fare vone se njeri eshte "malok vucidoli" dhe tjetri eshte cun cool i bllokut. Shtetin nuk behet nga njerez qe bien nga qielli, po nga institucione qe dine te bllokojne e te limitojne pushtetin e politikaneve te tyre. Kur shoh qe institucionet me te cilat perballen Rama dhe Berisha jane te njejta e kam te veshtire te shoh se ku mund te vije ndryshimi i madh per te cilin une te kontribuoj.

E vetmja shprese eshte qe keta te frenohen nga partite ne koalicion duke mos patur shumicen ne parlament. Prandaj them shpesh se eshte me e mira te votohen partite e vogla. Ne fund te fundit prej asaj dreq LSI-je nuk e ke sot Xhozin presidente. 

Kjo inkohorenca e Rames (nga protesta ne darka e hotele) tregon pikerisht ate qe them une, pra kontrollin absolut mbi partine. Nje kryetar partie qe ben nje gje te tille ne nje parti vertete te hapur i behet mocion mosbesimi qe te nesermen. 

Se mire qe protestat s'i donin, por keta as duart s'duan qe t'i ndyjne per ta hequr saliun, asnje sakrifice nuk duan te bejne, asnje çmim nuk duan te paguajne. Se si do e heqin jashteqitjen qe ndodhet ne mes te dhomes vetem duke e pare mendueshem... nje zot e di.

Shume thjesht. Duke patur nje parti te hapur qe fton sa me shume grupe te perfaqesohen aty, duke patur nje program te qarte qe lind si pjese e nje debati te vertete ne parti etj. Me pak fjale si kudo ne bote. 

Ajo qe ti po pyet ne fakt eshte kjo: ca allishverishti duhet te bej Rama qe te fitoj duke dorezuar shume pak nga pushteti i vet? Per kete pyetje nuk te ndihmoj dot se nuk e pranoj qe ne supozimin e pare. 

p.s Me vjen mire qe pa u ndjere e nderrove temen e bisedes, pra si u ndryshua zgjedhja e presidentit ne 2008. E kupton dhe vete qe aty nuk ke ca te thuash. 

 

Gjykata e Lartë, në fushatën e presidentit
Nga Mero Baze

Gjykata e Lartë e Shqipërisë u përfshi dje në betejën për zgjedhjen e presidentit duke marrë një vendim të ndërmjetëm, i cili synon të dërgojë sinjale politike tek dy deputetë të parlamentit shqiptar, që janë në pozita të ngjashme për akuzat për korrupsion. Dritan Prifti, ish- Ministri i Ekonomisë, i cili denoncoi publikisht Ilir Metën për ndërhyrjet e tij politike për favorizime financiare, ka kërkuar prej Gjykatës së Lartë, që nën precedentin e krijuar nga gjykimi i Ilir Metës, të konsiderohej e pavlefshme videoja, e cila është vazhdim i regjistrimit të videos së Ilir Metës. Gjykata e Lartë, e përbërë nga një trupë e përzgjedhur si me dorë nga Sali Berisha, e hodhi poshtë kërkesën e avokatëve, e cila i referohej vetë arsyetimeve të Gjykatës së Lartë për këtë rast të ngjashëm. Biles dy prej gjyqtarëve, Dizdari dhe Fullani, kanë qenë partizanë të këtij arsyetimi në rastin e Ilir Metës.

Qëndrimi i ri i Gjykatës zbulon qartë komandimin e saj politik nga Sali Berisha, pasi me këtë vendim të ndërmjetëm vihen para presionit politik dy deputetë të parlamentit shqiptar. Agresimi i parë me këtë vendim të ri të Gjykatës së Lartë i bëhet Ilir Metës, të cilit i kujtohet se çështja e tij mund të rihapet dhe ai mund të gjykohet për videon që e mbylli me ekspertizën e Xha Brahos. E gjithë kjo pas institucionalizimit te dialogut PS –LSI. Shantazhi i dytë bëhet ndaj Dritan Priftit, vota e të cilit mund të jetë vendimtare në zgjedhjen e presidentit. Pra, vendimi i Gjykatës na detyron të mos merremi me fajësinë apo pafajësinë e Ilir Metës dhe Dritan Priftit, por me komandimin politik të Gjykatës së Lartë, e cila nuk ka as turp, as drojë dhe as shqetësimin më të vogël për imazhin e saj publik, por përfshihet në shërbim direkt politik për kryeministrin e vendit për nevoja politike. Kjo e bën cilësisht të rrezikshëm vendimin e Gjykatës së Lartë, jo aq për ndëshkimin e Priftit apo mosndëshkimin e Metës se sa për shantazhin ndaj të dyve për qëllime politike. Përfshirja e Gjykatës së Lartë deri në këtë shkallë të shpërndarjes së pushtetit në Shqipëri, e kthen atë nga një institucion drejtësie, në një mekanizëm junte, që dikton emërimet në postet kyçe në shtetin shqiptar.

Na duhet të kujtojmë që po kjo gjykatë, biles një prej anëtareve të kësaj gjykate, zonja Fullani, arriti të përdorë postin e saj në Gjykatën e Lartë për të imponuar burrin e saj si Guvernator të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ai është një nga ekonomistët më të dobët të këtij vendi, më mediokri, më i padituri për fushën bankare, me rezultate qesharake të studimeve dhe me një histori karriere, ku mbahen mend vetëm bakshishet për shefat dhe jo ndonjë vepër e tij profesionale. Ishte kjo gjyqtare që iu imponua pushtetit duke prodhuar një pakicë të votave me LSI si grup presioni, për të zgjedhur Guvernator Adrian Fullanin. Është po kjo gjykatë, e cila po përpiqet të krijojë sërish votat e saj në Kuvend për t’ia vënë në dispozicion Sali Berishës për president.

Ky është një mision i turpshëm i saj. Ilir Meta, Lulëzim Basha, Fatmir Mediu, Dritan Prifti dhe kushdo zyrtar tjetër i lartë duhet të shkojnë para gjykatës si të barabartë dhe duhet të gjykohen jo në kontekst politik, por në raport me fajësinë e tyre me veprën penale. Kjo Gjykatë ka falur Lulëzim Bashën për një vjedhje monstruoze, duke e konvertuar në ndere personale për ta, kjo gjykatë ka falur Fatmir Mediun për të shpëtuar djalin e kryeministrit, kjo Gjykatë ka falur Ilir Metën dhe ka diktuar me këtë zgjedhjen e Guvernatorit, dhe tani po përpiqet të rihapë dosjen Meta dhe të shantazhojë Ilir Metën dhe Dritan Priftin për tu përdorur në zgjedhjen e presidentit. Kjo është shkalla më e lartë dhe më ekstreme e përdorimit të Gjykatës së Lartë në një vend formalisht të lirë. Në regjime diktatoriale, ajo përdoret për të dënuar politikisht kundërshtarët, kurse në regjime të korruptuara si ky i yni përdoret për të ruajtur pushtetin e regjimit përmes shantazheve apo tolerimeve të dosjeve të tyre. Në thelb ajo po bën rolin e shërbëtores së regjimit. Si një gestapo e re e Sali Berishës.

---------------------------------------------------------------------

ja kete e ka marre ai Thepo tani do tentoje qe te marrre edhe ato qe kane mbetur......

shikjo thep....eshte Rama pa eshte Berisha...kur doni me e marr vesh nje kyt pune?!?!

Kush pyet per moral mo  ne ket klase politike? A ka vend per moral ne kete kontekst shtriganesh?  Personalisht them Rama dole mir, un prap do abstenoj por me pelqen sfida qe fillove.  Ka nje sens realpolitik ne ket mes qe pertej ca gabimeve trashanike  prap mire. 

Per te zhgenjyerit e PPU-s .. e di e keni pas keq me ne te paanshmit .. me sa duket ne dolem pak me te qarte, ju rrofshin sharjet e 21shit  ndaj nesh. Mos harroj ne lidhje me zgjedhjen e presidentit jam pro sygjerimit PS-ist.  

 

Ajo qè mè habit mè shumè èshtè se mè duket(qofsha i gabuar) se njerzit bien preh e propagandès Klan-ore...dmth èshtè bèrè tabelè qitje Rama nè emèr tè 21 janarit..nuk mè habisin Klan-orèt,mè habisin ata qè deri dje i kèrkonin llogari Ramès pse nuk morri "armèt" pèr tè rrèzuar Berishèn pas  21 janarit..kurse sot i kèrkojnè llogari pse bèn lojra politike pèr ta rrèzuar..Ramèn do e gjykoj kur tè vij nè pushtet (po erdhi..)se sa ndjesi ka ai pèr Gèrdec e 21 janar,apo sa dhe çfarè pazare ka bèrè me fèlliqsirèn Meta ...dhe socialistèt nuk kanè pèr ta falur,ashtu siç e falin kèto 8-vjet Saliun pd-istat nga zbardhja e vrasjes sè Azem Hajdarit apo tragjedinè e janarit!!

Shume presantues i dadaizmit me dukesh mor burre.....do akoma prova per Ramen ti se sa e ndjen....

skenari me i mundshem: Topalli presidente, Meta behet kryetar parlamenti konsensual duke hequr dore LSI nga nje ministri qe ka aktualisht. Rama ngelet nje humbes sot e mot. Ne 13 lirohemi perfundimisht prej tij.

Blendi, trimi i lagjes sone. Admini i paepur por ramist.

Skena me groteske e intervistes ishte kur Fevzi Uturaku nxorri foton e Enverit dhe tha "edhe ky ja mori te pasurve dhe ja dha te varferve!"

A e kuptoni se ca niveli ka perbale Rama apo jo?

 

Shume e drejte, nivel shume te ulet ka perballe. Qe do te thote qe do ishte shume e kollajshme per Ramen me nivelin e tij me te larte te dilte mbi Fevziun e te dilte fitimtar.

Ncuk nuk funksionon ashtu.  Ngaqe Fevziu eshte i nivelit kaq te ulet, Rama detyrohet te bie ne nivelin e tij dhe keshtu deshton ashtu sic deshtoi dje.

E vertete, problemi i madh i asaj interviste ishte niveli i ulet i Fevzos se per vete Rama te than ne lemin e ekonomise...... smiley

Si ishte ajo puna qe rama do ja merrte te pasurve dhe do ja jepte te varferve .A e ha njeri kete se fevzoja i nxorri listen e deputeteve te PS qe ishin me te pasurit ne shqiperi.Pra ata do te ngrene doren oer te apporvuar ligjin qe tja japin pasurine e tyre te varferve.

Mua me duket se ky Edi na di per budallej.

smileysmiley

 

po behet kashapana ne klan... po tregojne pse beri golin piktori...

 

Zbardhet marrëveshja Rama-Meta  

Takimi mes liderit socialist Edi Rama dhe kreut të LSI- së, Ilir Meta, në 1 maj në vilën e këtij të fundit, në Gjirin e Lalzit është finalizuar me një marrëveshje të rëndësishme, e cila pritet të ndikojë dukshëm në marrëdhëniet mes dy kundërshtarëve. “Vizion Plus” ka siguruar ekskluzivisht 4 pikat për të cilat është rënë dakord dhe që sipas burimeve pranë protagonistëve të takimit, janë diskutuar dhe në rrugë formale në takimin e dytë, tashmë publik, mes Ramës dhe Metës. Marrëveshja përfshin zhvillime te rëndësishme politike, që nga zgjedhja e presidentit e deri te reforma parlamentare.

1. Palët bien dakord për zgjedhjen e një presidenti, jo nga PD.

2. PS dhe LSI do të bashkojnë votat për heqjen e imunitetit, qoftë edhe duke bërë ndryshime në Kushtetutë, sipas rekomandimit të BE-së.

3. Partia Socialiste do të mbështesë kërkesën e LSI për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, në komisionin e reformës elektorale.

4. LSI e PS angazhohen për të bashkuar votat, për të mundësuar votimin e fshehtë në Kuvend, duke e sanksionuar këtë në reformën parlamentare.

Burime pranë Ramës dhe Metës i pohuan “Vizion Plus” se arritja e kësaj marrëveshjeje është një mundësi dhe një hap i parë për rikthimin e besimit te thyer prej vitesh mes palëve. Nëse pakti funksionon ashtu siç duhet, nuk përjashtohet mundësia qe marrëveshja mes PS dhe LSI te shtrihet edhe me tej, duke përfshirë dhe bashkëpunimin elektoral.

Nqs Meta vertete i ka marre ate piken e 3-te Rames eshte fitore e madhe per te gjithe. Po pikerisht se nuk e besoj qe ky i gjati ta jape aq lehte atehere nuk e di sa e besueshme eshte e gjitha kjo. 

Rama vertet mund ta kete diskredituar komplet veten ne kete emision (per ndonje simpatizant qe akoma kishte iluzione te sinqerta per te) dhe te kete konfirmuar qe i ka vajtur ne shtepi Metes per ti lepire prapanicen e kristalte, por ama te pakten pati guximin te shkoje tek tv i llogores tjeter.

Tani i ngelet Berishes te shkoje tek Top Story. Dhe patjeter Bashes ke idhi i emisioneve pukitike, Ilves, se po u inatos ajo i thyen te tera...

Pse s'je dakort Petlla? smiley

Sa per Meksin, ja te presem te na thote cfare mendimi ka per kete interviste.

Kurse per Blushin mendimndryshist, ky jo vetem qe tani po i ben fresk Rames me gjethe palme dhe pak masazh ke gishti i unazes se madhe, por po thote qarte qe ky takim i Rames me Meten eshte ne fakt nje perpjekje e PS-se per te rehabilituar Meten nga lincimet dhe 21 janaret edramopozitare dhe per tju lutur Metes qe ti fale per mekatet antikristaliste dhe te beje aleance me PS-ne:

A jeni i gatshëm të pranoni Ilir Metën, sipas jush me bllok në dorë ka drejtuar Ministrinë e Ekonomisë, njeriu që shqiptarët, gjithmonë sipas jush, i bënë thirrje opozitës ta ndiqte mbrapa më 21 janar 2011?

 

Sigurisht që po. Nuk kam asnjë dilemë për këtë. Pavarësisht nga çfarë ka ndodhur, eventualisht ne mund të kemi një koalicion me LSI-në. Nëse ka njerëz që janë të papërgatitur për këtë që po ndodh, kjo tregon se kanë problem me fantazinë e tyre...

Beni qeka akoma me i forte se fuhreri i tij.  Keni problem me fantazine thote nqftse nuk e keni menduar qe PS-ja mund te jete ne koalicion serisht me LSI-ne.  Thua se njerzia po shohin ndonje telenovele turke e nuk parashikoje dot ndonje levizje makiaveliane te ndonje karakteri kryesor...

tani  e pashe, jo thashe se jam dakort smiley jo se nuk jam. por mbetem me fjalen: guximi nuk na sjell ne ndonje ndryshim per mire perderisa:

Sigurisht që po. Nuk kam asnjë dilemë për këtë. Pavarësisht nga çfarë ka ndodhur, eventualisht ne mund të kemi një koalicion me LSI-në.

dhe po te shkoj, premtoj qe jam i pari qe nuk merrem me menyren se si Kol Balla e pyet ne ate emision 

Teza e re e aleksander Frangaj te Cani:

Nqs eshte per dicka fajtor Edi Rama, eshte per krijimin e lagjes Komuna e Parisit, lagjia me kriminale.

Dhe ky eshte njeri me influence dhe ish-gazetar, pronar i nje televizioni kombetar.

Skena me groteske e intervistes ishte padyshim momenti kur Rama i pyetur ne ishte i korruptuar Ilir Meta, torri kilometra lesh e sperdrodh sikur ti kishin futur trefazorshin dhe ne fund tha une nuk takohem per te rishikuar te kaluaren.

 

te forte jeni ...per Zotin...e keni pa te Fevziu.....keni lexu gkjithe ç'thone gazetat per kete....e zjarr ketu...miqte e mi kendej e andej...po ndoj fije ndoj mendim tuajin ,nji fije sa jete tuajen,ndoj fije prite zot ndoj jete ma pak ramdipendente e Berishdepresive a keni???

Ja nje mendim shume i prekshem: Shteti Shqiptar me zor po paguan rrogat e administrates, me c'mendje shkon ky budalla? Se kur s'ka torte dhe s'ka as lek ta blesh ate, nuk do hash torte, kaq e thjeshte eshte. Neqoftese per ndonje rastesi ky behet edhe kryeminister, duhet te behet edhe burre shteti, sepse ne te kundert ka per te mbetur si mut. Kur e mendoj si tani, pra ceket, ka me shume shanse te ndodhe kjo e fundit, dhe kjo me vjen sepse vetem shkollat dhe cerdhet kane ngelur pa shitur (privatizuar); dhe ky nuk ka as kapacitet menaxhues dhe as aftesi politike, me sa duket.

Kohe me pare keni hedhur disa akuza ne drejtim te Metes? A e amniston Meten ky takim?

Une nuk jam takuar me Meten per te rishkruar te kaluaren. Qendrimet e mia si kryetar i PS, ne keto momente, jane qendrime te mbajtura ne rrethana te qarta dhe pa asnje dyshim jane pjese e historise dhe une vete nuk ndjej asnje arsye qe te me beje te ndjehem keq per cdo gje qe une kam thene si kryetar i PS.

 

Xhibi. Ja basti im.
Sala eshte ne dalje me deshire. Presidenti i PD, Kryetari i ri merr Partine.
Rama Qeverine, mban Partine.
Por jo per rehatllik, arka bosh, Lipe Shtoger plot. Konsolidohet "e djathta", Shqipria "modernizohet".

Kaq sintezja. Detajet me abonim.

Ja se c'kuptova nga kjo histori: Lum si Ilir Meta, s'ka politikan shqiptar qe nuk po i lepihet ketij sahanlepiresi u be ca vjet! Ky, ladies and gentlemen, eshte niveli ku per momentin mund te ngrihet politika shqiptare. Nuk behet m&%i perpeq thote populli yne i mencur, por ama ka disa vjet qe vazhdon te perpiqet te mesoje alkimi se kushedi ka edhe mrekullira smiley

Nuk e imagjinoj dot te bej nje video me citime nga politikanet tane. Nuk me vjen dot asnje citim qofte qe nga mbreterit Ilire qe i kemi mesuar ne shkolle.

Po te shohim te lidhur kete Cfaqje me Kohen dhe Situaten ndoshta del edhe nje menyre me e arsyeshme te menduari ne Interes te  te gjithe Shqiptareve . Dhe ketu nuk behet fjale qe "kom parashiku mer Jahu qy me 200o ke materiali i botuar ne Gazeten ...."Lume e det Kocmare "

Sali Berishes JU la kohe PLOTESISHT e Mjaftueshme per te krijuar edhe artificialisht nga Hici edhe me ish komuniste , nje force Politike po themi te Djathit . Nga nje grupim Sokellimash "poshte diktatura " reshkiti me shume lehtesi ne nje Bande Kriminelesh dhe Grabitesish .Tanime jane nje KLAN , Arrogant e Vrases , Mashtrues e nuk e kan per gje te hedhin ne Flake nje shoqeri te tere me Intriga . Proven e Virgjerise ky Grupim banditeshe dha ne 97 . Shume nuk pane se cfare ndodhi ne te vertet sa qe sot akoma ndigjohen blegerimat e Lojtareve dhe Kokosheve "se komunsite zotrie " Ai , Berisha me hajdutet e Banditet e tij  kishet formuar nje REGJIM Shtypes e kuazi Diktature duke spekulluar me Demokracine dhe Ceshtjen Kombetare !

20 vjet e kacafiu nuk jane Pak . MJAFT !...sepse ai ka KOHE qe po shfaq te njejtat siptoma perverse ne nje forme e permbajtje me ARROGANTE tanime i Konsoliduar edhe me MAFIE Nderkombetare qe dallohen qarte me qendrime percarese  qe marrin ne mbrojtje me sofizma kete bure MUT shteti ! Dhe e njeta BAZE Spekullim i PASTER me ceshtjen Kombetare dhe Demokracine . Ketu edhe Intelektualet Kosovare kane pergjejgjesine e tyre per keto zhvillime pasi TENDOSJA vjen edhe si perkrahje e Grupeve Kriminale e Perfituese ne perkrahje te Berishes deri edhe me VRASJE ne interes te tij !

Shqiperia nuk eshte me Eksperiment dhe nuk duhet LENE me te Perdoret  si LAVATRICE . . Dhe ai Sqap me gjithe hajdutet e tij te kalcifikuar duhet LARGUAR me cdo KUSHT .Por koha e IMPONUAR per Integrim ne BE i ka hequr Sovranitetin Shqiperise dhe per kete nje rrol te dores pare ka qenia prehistorike e trasheguar si VASAL e Servil i Peshtire pa Dinjitet ndaj mafies e ne sherbim te saj e Bajraktarit Berisha . Mbi kete baze ai ka krijuar edhe Struktura Mbeshtetese ! Ky eshte FAKT !

 Ndoshta Rama eshte objekt dhe subjekt i kesaj SITUATE mjaft te Tensionuar e pa rrugedalje qe ekziston ne Shqiperi . Dhe ketu nuk behet fjale personalisht per RAMEN . Ketu behet fjale per zgjidhjen e situates Shqipetarisht  ne rruge te Qyteteruar e Demokratike :
Si dilet nga kjo gjendje kur ne Baze te gjithshkaje FORMALISHT jane NUMURAT ?

A nuk spekulloi Berisha dhe mbeshtetesit e tij NDERKOMBETARE me Numurat me VJEDHJEN e H A P U R ne drite te Diellit ne 8 MAJ ?

A nuk beri shantazh te HPUR Diktati me Komisionin e Dhise se parlamentit per Hetimin e Pucit te 21 Janarit . Mungoi vetem procesi gjyqesor i diegjes se Raishtagut ! Deri aty Mafia Nderkombetare nuk shkoi se i digjej lavatricja pa nuk e ksihte per gje te conte ne Gijotine Ramen dhe kedo !

Pra Formalisht BOTA do NUMURAT dhe kete e quan DEMOKRACI ose Integrim Europian ku te gjithe po Rendin kush te arrije i PARI smiley

Pastaj Lojtare per Kokoshe  ne fusha balte e Pleh sidomos per Derstila nuk eshte veshtire  .Pjell babasqapi me nje te mbarsur dhije nga kater e pese cope ne cdo koment smiley

idris,

gjendjen ne shqiperi e ke pershkruar sakte. Por, eshte shume here me zi nga se mendon. Ekonomia eshte pertoke. Kur e shikon nga afer dhe e perjeton te mbushet syte me lot. Vend i bekuar, por pa zot. Njerez te mbrrekullueshem por vuajne. Shteti ishte ktyher ne nje bande rrugacesh ordiner qe nga polici ne kufi e deri tek ai qe merrte gjobat ne rruge.

Situata eshte aq emergjente saqe Rames nuk mundesh ti besh moral. Ikja e te marrit se bashku me turmen qorre te tij eshte urgjence, ndryshe vendi do kete pasoja me te renda.

 

 

 

A nuk beri shantazh te HPUR Diktati me Komisionin e Dhise se parlamentit per Hetimin e Pucit te 21 Janarit 

... video-përgjim i zotit Dritan Prifti me zotin Meta çoi opozitën në një demonstratë të dhunshme me pasojë humbje jete te katër viktima te pafajshem. Komisioni i parlamentit hoqi dore sepse pas hengrjes se NGJALES ne vilen e Metes, z.Rama tha se duhet te shikojme vetem perpara per te miren e integrimit.Jo se nuk duhet te takohej me Meten por fillimisht duhet ti kerkohej falje familjeve te kater te viktimave qe iken per dhjame qeni.Me keto pislleqe e ndyresira qe bene Rama nuk ka ilac dhe LAVATRICE qe mund te purifikoj.

....humbje jete te katër viktima te pafajshem ??????

Kush ta ka mesuar kete kenge smiley ... nga filmi Skenderbeu (Tm Beluli )

Kikirik si te dush ta marsha .Te drejten e Plehut s'ka babasqap te ta heqe ! Thjesht e kam me kaposhin !

por fillimisht duhet ti kerkohej falje familjeve te kater te viktimave qe ..iken per dhjame qeni ...

Ke terminologji te huazuar . Keshtu "per dhjame qeni " i emertonin partizanet , fashistet e nazistet dhe bashkepunetoret e tyre , qe vriteshin ne lufte per ta ! Kjo per ate me te zeza. Ndersa per tjetren ...mos ki merak .... Falje do tu kerkoje kur ta shikosh prapa Hekurave Babasqapin ! Nuk jam i sigurte per dhine prapa tij ( se eshte femer dhe besoj do e meshirojne ) qe ka bere Shkelje FASHISTE te Kushtetutes se Shtetve me Demokraci . Keshtu per kulturen tende . Drejtimi FASHIST metoden  me te preferuar ka  DREJTIMIN Vertikal ! Ashtu sic perdor babasqapi Jozefpercken dhe Halimin e Drejtesise ! Zakonisht pasi Ha ngjalen fillon e kupton se nuk eshte fort e rekomandueshme  si mish se bie Rende . Nuk ben fajde as Vera e z.Pjer po e hengre me shumice  Meta sa e ka ftuar Ramen .Po e hengri i befte MIRE ! Babasqapi e ka ngrene ngjalen e METES , bashke me Jozeficken yhyhyhyha qe kur s'mbahet mend dhe ..... me metra !

Kur u zgjodh topi nano bleu 6 deputete te ps qe te votonin per te.Justifikimi ishte se po te mos zgjidhej presidenti na u rrezikonte demokracia ne shqiperi.vrasja e 4 qytetareve tregon se cfare demokracie u shpetua. .tani po bejne te njejten loje.te zgjodhim nje president konsensual  qe te shpetojme demokracine.ne baze te kushtetutes nuk ehst endonje hata nese nuk zgjidhet presidenti.vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme.

"....te kater te viktimave qe iken per dhjame qeni..."

   Kurre mos guxo te shprehesh ne kete menyre per te vraret, ne kerkesa njerezore, prej dores te  kusaro- banditit, qe "qeverris ", duke vrare njerez, dhe pastaj te quhen te vajtur ne ate bote  ..."per dhjame qeni".

Per dhjame qeni vene te gjithe ata qe vriten, teksa vjedhin dhe kusarojne...Do jeshe, mbase, gjalle qe keshtu perfundojne vetem te tillet.

Komisioni i parlamentit hoqi dore sepse pas hengrjes se NGJALES ne vilen e Metes, z.Rama tha se duhet te shikojme vetem perpara per te miren e integrimit.

smiley

..yes I saw ,but what happened next ..I am  a man pursuing mission..smiley

And that's my brother in-law, that I've never met (but who happened to be at the head of this operation) smiley

Cfare atentati fatal i kane bere keta ketyre njerezve, dhe flas per gjithe vitet '90-'00, eshte e papertypshme. Spitalet jane kthyer ne kampe perqendrimi te te semureve, arsimi eshte duke u mbajtur vetem ne imazhin e jashtem qe ky vend ka arsim (por nuk thuhet qe ka analfabete paradoksalisht te arsimuar), drejtesia eshte per tu hedhur ne ere, politika eshte 4 njerez qe satelitohen nga biznesmenet... WTF kesaj here se kjo qeverisja e fundit (AKA regjim), ka vene gurin kilometrik me domethenes, me mistreclliqet e saj. Nese e ke seriozisht me misionin, mission accomplished man, e thyen ne mes Shqiperine.

Shume interesant Rama ne ket interviste. Nuk kane rendesi fjalet e se shkuares tha. lol. Rendesi ka te punojm se bashku per te ardhmen e vendit. C'eshte kjo llogjike absurde?! 

Atehere perse Rama e "kritikoi" bashkimin e Berishes dhe Metes me 2009? Perse ateher kishte rendesi se cfar meta kishte thene per besishen dhe anasjelltas? Edhe ata "per te miren e vendit" e bene.

Ne kete interviste rama tregoi qe politikanet shqiptare (te gjithe!) jo vetem nuk e kane problem hipokrizine/mungesen e integritetit por madje ndihen dhe krenar per kete sepse eshte kthyer ne dicka normale. Skan faj keto jo,  i meritojme te gjitha te keqijat e ketyre, per sa kohe shumica e popullsise ka probleme mendore perderisa i voton akoma. Nuk besoj se ka ngelur gje qe politikanet e te dyja kraheve te bejne, per te humbur voten e mbeshtetesve. Militantet jane te palekundur ne besimin e tyre.

Rama levizi shume mire, bile jashtezakonisht mire per te kuptuar se kush jane shkopinjte ne rrota per PS-ne dhe per ate personalisht. Rezultati eshte shume i qarte.

PS keshtu duhet ta lexoje rezultatin e intervistes qe nuk ngeli e tille por u shndruar ne jo pak raste ne debat.

Rama duhet te shkruaje tani si e gjykon ai debatin ne TV Klan. Kjo per anetaret e PS-se, sepse te tjeret nuk eshte se ndikohen shume. PS nuk merr vota nga ata qe idhnohen me qeveriun per pune karrikesh apo pazaresh, ndaj eshte e kote qe ta konsideroje kete kontigjent qe PS-se me shume do i prishin pune se sa do i ndreqin. Po te behet nje liste dalin llum i zi fare, fare, fare. 

PS nuk humbet asnje vote ne del mire Rama ne debat apo nuk del. Asnje vote te vetme. Nuk ka ndodhur as me 2005 , as me 2009 dhe as me 2011 ne lokale. Voten e percakton dicka tjeter.

Nuk e kam fjalen per opinionin qe krijon fjala e tij tek peshqit. Kush deshiron te beje ndonje krahasim me cer thone e mendojne peshqit per te njejtin format interviste, mund te konsultohen me ate qe lidhej me Ina Ramen. Peshqit jane shume te qarte ne shumicen e tyre per shkak se jane peshq.

PS ma do mendja do levize ne programin e saj duke modifikuar qendrimin e saj per shkopinjte ne rrota qe mund te jene edhe individe, edhe parti, edhe media.

Shembull per kete jane komentet qe vazhdojne e japin meia te caktuara per debatin  apo parti qe kerkojne te bejne diversion per teheqje votash nga lista e PS-se. 

Zera diletante keta te dytet ne fakt gjithsesi , por ama perkthejne ate qe mendojne  komandantet e tyre dhe cer enderrojne ata. 

Takimi me Meten ? Per kete duhet te komentoje ne publik Erion Veliaj ( gjeli i ri i politikes ) dhe jo vete Rama, sepse ai ka qene shashka antiMete ( Meta shpk )  sikunder ka qene shashka antiNano. ( Nusja me vello )

Rama duhet te jape spjegime dhe per zellin e madh te ketyre ftujakeve kunder atyre me te cilet Rama nuk eshte dakort, pa e dit mire arsyehet qe pse duhet te jene aq te zellshem. 

Syte duhet ti kemi jo tek brezi qe iken por tek ai qe vjen. Ketu duhet te jete prokupimi.

Sipas sugjerimit te Spiritusit vetem 10 % e parlamentit te ardhshem duhet te jene para vitit 1977. smiley

Por kujdes eksperiencen , kujdes.

Me pelqen nga kjo histori deklarimi qe Presidenti nuk duhet te jete Jozefin Topalli.

P.S. Ej, po pse nuk zgjedhin Genc Rulin president keta ? Sepse do kishim shans qe te ishte keshilltare atje nje pacavure si Sonila Meco. smiley

Ej, a mund te ma shpjegosh icik kete punen e Sonila Mecos se nuk e kam marre vesh asnjehere?

Per te tjerat kesaj here jam dakort, nje shjegim nga Veliaj do e doja megjithese me shume gjasa e di ca do thoshte "energji pozitive etj etj ...."

Me ty, si nje prej peshqve me dy pare mend, nuk behet gabimi qe te spjegohet nje gje e shkruar qarte : ...nje pacavure si Sonila Meco...

Jo ne pakt raste me lodh fakti qe dikush mund te bjere dakort me ato qe them pa thene gje vete. Pra, keto +1 te kamufllume nuk me rrine mire.

Keta/o +1-shat, sikunder sallamexhinjte e peshkut i kam ne nje rrjete te vecante ketu. Me beso, eshte plot sa mezi gjej mundesi te bej debat pa interferenca te tipit gjelle apo frigorifer qe mban ere amonjak ( shurre )

Po cne kjo se e perdor nje e dy? Ca ka ndonje histori qe e ke permend here tjeter e nuk e kam marre vesh. Pse thu Sonila e nuk thu.... ku di gje une, Artan Hoxhen psh?

Artan Arra ? Sapo e zura ne goje ne nje koment tjeter po duhet t`i njohesh te gjitha sinonimet, metaforat qe kane kriju peshqit nder vite.

Dhe mos me bej ti shkruaj prap se deri tani kam marre komplimente qe kam bere 4 komente dhe nuk e kam perdor asnjehere tog fjaleshin cope mishi me dy sy dhe fjalen pede. smiley

Sonila me kujton Vjollca Vokshin ne te gjitha planet, ne te gjitha. Mjafton ?

Boh, ok. Po me duket shume periferike per te lujt rolin e Vjollca Vokshit moderne. 

Ah po, te biesh dakort me dike dhe te kursesh harxhimin e te shkruarit (dhe kohes e nervate te lexuesve) eshte mekat Mecist. Duhet gjithmone te luftojme me njeri-tjetrin, te kundershtojme per hir te kundershtimit. Na eshte futur ne gjak "te jetojme dhe punojme si ne rrethim".

Gjemb me ben nder nese nuk komenton nen komentet e mija. 

Ju faleminderit. smiley

Nuk e di a e ke vene re qe ky eshte nje blog/forum publik. Nese nuk do qe njerezit te te pergjigjen, atehere mos shkruaj ose mos lexo.  Ose mos hidh kunja nga Kina.

Ju faleminderit edhe juve smiley

E mi Gjembac , mos u prek dhe ti . Fillo me ndonje gjetje tjeter . Mos vazhdo me , me  Plus njeshka smiley

Dmth thuaj c'mendon se ka Ryre Maji ! Ti sherben si kullote  edhe per te tjere ,jo me mos te rezatosh vete  ketu !

Koth, nuk jemi te gjithe te brendshem mer lal/dak/shok/plak. Na fut edhe neve qe shohim, por flasim rralle, ne brendesi. High and mighty jane te gjithe, kete gje ne po e mbijetojme, ti na thuaj dicka qe shkon pertej mbijeteses. Ta them pa ligesi kete, une jam dora e fundit, dua te di cfare karin po ndodh.

Si tha Rama me 20 janar 2011?

"Saliu do pranoje zgjidhjen e re, zgjidhjen politike!  Nuk mund me te kapercehen, si kapercehen te vdekurit ne nje fushe plot me te vdekur pas nje lufte!"

Me sa duket Rama po e arrin zgjedhjen e re politike, me ate qe e ka quajtur patericen e Saliut, trafikantin e zemrave te majta, m*tin mbas kepuces se Saliut, videokusarin me bllok ne dore etj etj. 

Me sa duket, gjithashtu po hap shalet e tij te gjata te kapercej mbi varret e te vdekurve te 21 janarin, mbi indinjaten e popullit mbi korrupsionin e Metes, mbi parimet, mbi moralet etj etj.

Aman o burre, akoma me ate histori ti? Po merret drejtesia me 21janarin. Ke ndonje gje te thuash per levizjen taktike te Rames apo te ka ikur zeri qe Berisha u kap aq ne befasi e tashme ka mbetur i vetmuar

aman o burre, po ku je mo burre, Rama hengeri Ngjalen e Metes mo burre e Berisha po qesh me te madhe tani o burre.

Me iku me iku!  Levizja e Rames ishte gjeniale.  Bonaparti perzier me Kasparovin.

aman mer burre, Rama ka ngrene Ngjelen e Berishes mer burre, kete Ngjalen e Metes po e thua ti mer burre, kete do e shohim ne vazhdim mer burre

Ah se harrova, Rama ka per ta mbyllur kete levizje gjeniale kur te futi ne burg Berishen mbasi te vije ne pushtet si mbas Drizos.

Pse, ti ve ne dyshim fjalen e Rames?

Perspektiva se Rama ka gjasa të bëhet SHKËRDHATË, ju bën të rrini e mendoni për një moment, të bëni llogaritë me gishta, sa vota mund të marrë me Mutin bashkë. 

Tani Ramës i ngelet që TË VRASË ndonjë, në mes të sheshit, dhe ka për të fituar respektin eternal. 

Pra me pak fjale mua nuk me behet fare vone se njeri eshte "malok vucidoli" dhe tjetri eshte cun cool i bllokut.

Endrit, nga keto 2 vjet e gjysem qe kam marre pjese ketu mund te them me goxha siguri se trari ku mbeshtetet mbeshtetja e PS-isteve militante apo thjeshte simpatizante, EdRamisteve, antiBerishistve etj etj. per Ramen dhe PS-ne eshte pikerisht ky dallimi primitiv por teper thelbesor per ata.  Pavaresisht se kane tjerur tonelata me lesh duke e mbeshtjelle mbeshtetjen e tyre me parime, morale, koncepte e filozofi mbi demokracine, shtetit e se drejtes, shtetin ligjor, qytetarine etj etj. por te vesh re Vicidoli, maloku, parvenuja, shpellari, ceceni etj. nuk ju eshte hequr asnjehere nga goja.  Ironia e gjithe kesaj eshte se e akuzojne Berishen per tribal bajraktar e klanor, por ne te njejten kohe mbeshtetja e tyre per Ramen eshte po aq tribale sa tribalizmi i Berishes.

S'eshte vendlindja, por sjellja qe te ben malok. Berisha dhe nga Brukseli te ishte, shpellar e kafshe mbetet. Por normalisht, ti s'ke c'ben e do mbrosh racen smiley

Po,po,dy vjet e gjysem ne blog ,Pakapi eshte bere ekspert, si  eksplorues mendjepeshqish te majte,si i paanshem qe eshtesmiley

S'ka ndonje nevoje per ekspertize te peshqeve te majte.  Peshqit e majte i njoh me mire se te djathtet, sepse nga ana gjeografike jane ne pjesen derrmuese te tyre nga e njejta ane qe jam une.   Sic thashe shiko sa here permenden Vicidoli per ta marre vesh se si mendojne ata.  

 normale, permendet Meta,permendet Skrapari,Rama-blloku ,Berisha-Vucidoli..etj.

Pse per Berishen ju bie me shume ne sy,apo ju djeg?

S'ka pse te me djegi apo bjeri ne sy po te pranojme qe kshu jane te gjithe.  Problemi eshte se ata qe permendin Vicidolin pretendojne te qendrojne nje stad me larte se ai banori me i famshem i  Vicidolit, dhe politikat krahinore e tribale i cilesojne si primitive, te prapambetura e demtuese per ndertimin e shtetit por nga ana tjeter i aplikojne keto politika po me aq zell sac i aplikon ai.

Me qe ra fjala, ja ku e ke dike me poshte qe flet per berje uje te ftohte kokrren e malokut.

Ca bohet keshtu mor,pas takimit te Metes dhe Rames dhe ketij te fundit qe shkoi tek Klan,bum pranimesh ne Parti tek Partia e Topit,te gjithe te majte te zhgenjyer,cfare mileti.

sa jeni deshperuar smiley Po si e beri per uje te ftohte Batoni ate kokrren e malokut mbrem ke Zone e Lire? Si ka mundesi qe nje levizje "amorale"  te  ndjehet kaq shume nga hundet tashme te zhytura prej kohesh ne amoralitet? (retorike kjo, jo per ty domosdoshmerisht)

Normal qe do ta bente Batoni per uje te ftohte,Batoni osht Tirons Puro smiley

PD: Kujdes Doctor se po orvaten shume qe te te bejne dhe ty pjese se Partise se Bomit smiley

O Brad ,po thojini mo atij Sandrit ,mos te marri pjese ne debate,se eshte kokrra e idiotit.Kujtojani,qe leku nuk te ben domosdoshmerisht dhe te mencursmiley

Eshte levizje taktike per te prish synin e keq,por ju te majtet nuk i kuptoni keto gjera se po ti kuptonit sdo ta lejonit Kryetarin qe ne keto momente te veshtira per Partine te shkoje ti kerkoje 1000 here Ilir Metes falje,e kuptoni se cfare ka bere apo jo !

lere,lere se jeni me bere me fol me vete.Po ju iken Meta,po ju iken pushteti nga duartsmiley

hera e pare qe Brad shkruan tre rreshta, me pikecuditse ne fund dhe pa ndonje emotikonsmiley

Neve pushteti nga duart ? JO JO JO nuk ben vaki ajo pune,me ate Kryetar qe keni judhe tete vjet e kemi te sigurte.

Te nxjerrin Tan Hoxhen te pakten, apo si qan ai ato enciklikat me 12 pika, ka dhe universitet privat, dmth eshte i mencem smiley

 

Spiritus,te pakten Tan Hoxha eshte aq i mencem, sa te ta bej koken dhalle,por Sandri t'i ben floket kacurrela dhe kur se ,pasi i ke shtrire mire e mire me piaster.Booo!

prandaj mos perdor pjaster te premten mbrema, shif Sandrin smiley

Boll me politike o burre,o burre, o burre smiley  e Shtune,kohe e bukur,jete erresire sonte smiley

Bofshi noten e mire smiley

merr dhe nje cader,se filloi shiusmiley Do jete nate romantike,Brad..shi veresmiley

ik beju tape, e poshter kjo jete, nata eshte e gjate smiley

Edhe qahet Bradi se i   futen ne mes smiley si carape kome. Po ti e ke sholl mer burre smiley

Spiritus!

Une nuk e ndjek ate emision. Batoni ka debatuar me ke? Perse behet fjale? E thua dot me dy fjale? Me sa shof ka interes dhe nje peshk tjeter aty me siper. smiley

te djathtesh* Por ti vetem Top, Bam, Ram, Blush, mbase sheh smiley

Kliko ke Zona e Lire smiley Argumenti: takimi rama-meta. Sandri,Shkullaku: vjen era amoralitet. Batoni,Bushati: po si e ndjeni kete eren juve kur koken, bashke me hunden e keni fut ne fundshpinen e Sales dhe historite me Nano ik e perqafou, meta hajdut e martou smiley

Aha, kuptova dhe me mjafton kaq sa the. Jo klik, jo. smiley

Ore ku ka humbur Lorenc Vangjeli? Cfare qendrimi ka Lenci per faljen qe kerkoi Rama te Meta?

Ndërsa për një kandidim të mundshëm për postin e Presidentit kemi 30 vite përpara për ta çmuar të gjithë së bashku se kur do të ishte një moment i përshtatshëm nëse do të duhej përsëri për të kontribuar përsëri në vazhdimet e reformave që të vijnë në kohën e duhur.....

Ja ka plas Meta ne mbshtetje te Rames ,jashte Studios se Uturakut te te gjitha pushteteve Fevzoziut .S ka faj Fevzoziu se e di qe nga   Meta  duhet marre Rekomandim te punosh tek KLANI i Aleksandrit smiley Me kujtohet nje histori  e asaj kohe kur rahmetlliu Enver i vajti per urim nje 90 vjecari , Luftetar i vjeter ne disa Luftra te bera ne trojet Shqiptare , me vendbanim kufi me skarapallinjte ! Pas nje Permetari nga kajca ishte i dyti qe merrte pension nga xhon TURQIT !

Erdhi koha xha ... Do ikim tani .

Jo o shoku ...te rojme dhe ca t'ja shperblejme Partise smiley

Edhe Saliu pa pllaka eshte .Kur do i shkoje Lefkofeja per URIM Ditelindje ne 85 vjetor smiley

Me kujtohet nje histori e asaj kohe kur rahmetlliu Enver i vajti per urim nje 90 vjecari , Luftetar i vjeter ne disa Luftra te bera ne trojet Shqiptare , me vendbanim kufi me skarapallinjtesmiley

..kjo besoj ka ndodhur kur komandari yt Legendar me ze dhe figure kishte dhjete vite qe as digjonte dhe as shikonte..

Ma do mendja qe i theren nje kaposh ate dite , qe shquhet per shikim e ndigjim . Ne kemi pas nje ne lagje qe bente seks vetem me Kaposh  se keshtu i rritej Fuqia thoshte . Po i zgjidhte te mos ishin te "tredhur " kaposhet . Ke qejf te ta tregoj si njihen ?  Po me mire pyet babasqapin se ai e shoqeronte per te mos i rene ndonje "shkarje pllakash " smiley

 

Dhe si mbas Rames, ai privatisht takohet vetem me miqte e tij.

Meta: Takimi me Ramen s'qe per punet e kombit, qe privat. Hengrem produkte deti dhe Rama me premtoi se ne vend te trendafilit do vere ngjalen tek emblema e PS-se.

http://informaction.org/httpdocs/images/kids/ifa_gifs/eel.gif

P.S. Admino, ca t'ofendoi qi e fshive kete, Meta apo ngjala? smiley

Kjo fotua e zgjedhur lart , shume Inteligjente per Fevzoziun ne debat te djersitur e skermitur nga b... Si gjest  eshte i njohur . Perdorej shpesh nga Tironsit i kohes sone qe kur nderhynte nonjoni si " byth e zgjuar " , dmth ne mes dhe pas Intervistes ,  boshin  ate hapjen e duarve me tregu se " nji kaqi e ke bo m.. kur flet "smiley Tashti tironsshe  ka plot qe thojne ma mire pa i prish kuptimin .sidoqofte maksimumi i shtremberimit do jete " ka bo i top te Modh mer Jahu "

Ne Shkoder , me sa kam nigju m'atehere i  thojn nji kaQi e ka ba ... po ani pse me fjale te tjera kuptimi nuk ndryshon .Ketu nuk kam dyshim si per Tironasit , pa dyshim zotnie kena ne mes tene Shkodran smiley

Ne Korce e di mire vete . "lere bre e ce e menderosen me nderhyrka e shpjegime bre .Po ci dhjet o ! lei mo te flasin "

Ne Elbason jane me te thjeshte .  Me sa i njoh thone " E bane helaq qafderrat me nerhymje e me te bzajtme pas kuveni "

Kush ka ndonje cpengim tjeter pervec Vucidolse , besoj i jep nje kuptim me te gjere krahinoroxhibonjist FOTOS .Madheshtore i nerum Blendi .Sikur i kishe parashikuar qe do vinin !smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).