Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe për peshën 77 kilogranë në evropianin e Antalias (Turqi)

Qerimaj u rendit i dyti në shkëputje me 158 kg dhe i pari në shtytje me 190 kg duke merituar medaljen e artë me 348 kg në dygarësh.

Ndërsa peshëngritësi tjetër shqiptar Hysen Pulaku u rendit në vend të gjashtë me 336 kg në dygarësh.

Ndërkohë, ditën e djeshme, një vendim i dyshimtë i gjyqtarëve i hoqi të drejtën peshngritëses shqiptare Romela Begaj të shpallej Kampione Europe në dygarësh, por falë një gare perfekte ajo arriti të shpallet nën/kampione në këtë kategori dhe Kampione Europe në stilin e shkëputjes.

Në stilin e shkëputjes 26-vjeçarja ngriti 102 kg, 4 kg më shumë se peshngritësja nga Azerbajxhani Boyanka Kostova e cila u rendit e dyta.

Në provën e parë në stilin e shtytjes, Romela Begaj ngriti 113 kg duke treguar se ajo ishte një nga pretendentet kryesore për këtë peshë. Në provën e dytë ajo ngriti 116 kg, por disa minuta më vonë gjyqtarët e quajtën këtë provë si të pavlefshme. Sipas tyre peshngritësja shqiptare bëri një faull teknik, duke bërë lëkundje gjatë mbajtjes së shtangës në gjoks, gjë e ndaluar kjo sipas rregullave në këtë sport.

Edhe pse dështoi në provën e tretë me 118 kg, në dygarësh 26-vjeçarja shqiptare ngriti 215 kg, po aq sa kampionia Kostova e cila mori medaljen e artë falë peshës trupore me të vogël se shqiptarja.

Prej më shumë se 2 muajsh Romela Begaj zhvillonte një stërvitje intensive me ish-kampionin e botës, Luan Shabani sot trajner i kombëtares greke.

Ndërkohë, një ditë më parë peshëngritësja tjetër shqiptare pjesëmarrëse në këtë europian, Fetije Kasaj nuk ka shkuar më shumë se vendi i 8.

Në stilin e shkëputjes 27-vjeçarja dështoi në dy prova dhe ngriti 78 kg dhe u rendit në vendin e 8, ndërkohë që në stilin e shtytjes ajo ngriti 108 kg duke u renditur në vendin e 5.

Në dy garësh Fetije Kasaj u rendit në vendin e 8-të. Në këtë europian Shqipëria përfaqësohet nga 12 sportistë, 4 femra dhe 8 meshkuj.

Qëllimi kryesor i kuqezinjve është marrja e sa më shumë pikëve të cilat do të mundësojnë shtimin e numrit të shtangistave që do të marrin pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012.

93 Komente

hallall!  suksese te metejshme Erkandit!

''Qëllimi kryesor i kuqezinjve është marrja e sa më shumë pikëve të cilat do të mundësojnë shtimin e numrit të shtangistave që do të marrin pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012''.

perfundimisht, eshte bere e ditur, sa peshngrites do marrin pjese ne lojrat olimpike?

Garè e bukur kjo e Erkandit...e ndoqa live nè eurosport...nè fakt ai rumuni ishte dy herè sa erkandi..dhe kishte tè dhèna mè tè mira..por dèshtoi totalisht nè provèn e shtytjes..njè gjest i Erkandit kur gaboi provèn e dytè me 190kg,mè bèri pèr tè qeshur..u kthye nga tranieri dhe bèri me gisht duke e rotulluar..mos u mèrzit fare..e kam tè ngritur herèn tjetèr..dhe e ngriti..kurse pèr Romelèn mè erdhi keq..shumè me emocione vajza..por i eci fati,se mund tè mos merrte as vendin e dytè nè se tè tjerat nuk gabonin...nejse uroj fat nè Londèr...sikur tè luftonin pèr podium ...do tè ishte mrekulli..uroj qè edhe edhe ata mostrat e sportit andej ti ndihmojnè..se e meritojnè!!

"Te jene me te ndjeshem ndaj flamurit"

Eh mo Erkand! Flamurin qeveria dhe politika e perdorin per leter higjenike.  Jane te interesuar me shume te bejne skena teatrale me procedura votimi se jo ti me dhunove proceduren, e jo po ti do shenjosh fletevotimet qe te lexosh voten e kshu traplleqesh te tilla.

Pa rene shtanga akoma ne toke ky bente me shenje ke shqiponja ne gjoks. smiley Hallall per keta njerez qe nje arritje personale duan ta ndajne me te gjithe, dmth duke promovuar simbolet kombetare smiley

Bravo Erkandi. Po te ishim ne kohen e Dulles Erkandit do i ngrihej monument.

Po sic ju ngrit Ymer Pampurit ne 1972....

Hajde do zoti marrin nje medalje ari ne olimpiade.smiley

ora, e veshtire duket per medalje ari ne lojrat olimpike, por jo e paaritshme..  kampion evrope seshte pak.. ka mundur konkurent tradicionalisht te forte:  si bullgar, rus apo turq... tani i mbetet te mundi kinezet, te cilet e kane rritur shume nivelin keto 10 vitet e fundit..

Ku ka gje qe sben shqiptari o belul... vetem mbeshtetje financiare do. Keta cuna e goca po ti mbash me te mira, behen kampion nuk kam pike dyshimi. Te tjeret qe garojne aty kan kushte jashtezakonisht te mira dhe trajtohen si pashallare, me dieta te shkelqyera te perhatitura nga shkencetaret me te mire te vendeve te tyre.. dhe keta tanet perseri garojne.. Veshtire eshte ne olimpiade se sic te thashe ka nje strukture te tere shteterore ne vendet e medha qe merret me sportistet ne sherbim te medaljeve, kurse ketyre tanve edhe rrogen jua vonojne. Ca te thuash aman, vetem shpresojme.

Suksesi i Erkandit eshte i jashtzakonshem ne vetevete edhe sikur te ndodhte ne kushte normale, por duke ditur gjendjen e rrenuar dhe te mjeruar qe gjendet sporti shqiptar ne pergjithesi dhe peshengritja te ne vecanti, ky suskses shumefishohet.

Kur e merr nenshtetesine Greke Qerimivlopulos?

ai qe e vesh me krenari shqiponjen s'ma merr mendja e ka syrin per andej matan kufirit

Po te kishte te tilla synime do e kishte marre tashme.

Ketij i paska hije shqiponja.Brravo!

suksese! na nderove.

shyqyr o admine qe e postuat me ne fund... po deklarata e nikolla markut, a do botohet apo jo? ka qe ne date 8 qe pret!!! eshte e turpshme te lihet pa botuar.

E kam nisur une ate se bashku me deklaraten e Jozefines ne parlamentin maqedonas,por aha as ka ndermend admini te vere shkrime te tilla.

Shyqyr qe paska pas ky sot fat se sot eshte e Premtja e dates 13,dite shume e terset,une per vete e kam shenuar ne Kalendar si dita qe te bohem tape.

Bravo cunit qe na nderoj te gjitheve.Me mire te heqesh nga puna 3 konsuj( se spo them ambasador) e harxhet per ta t'ja japesh ketyre qe marrin medalje,se sa ti lesh ata ne pune per gryketrashje.

Jane bio 100%.

Vetem per ate rri rehat, se keto tonet s'kane leke per te nderruar derrasat ku perplasin shtangen, jo me te blejne steroide, qe kushtojne shtrenjte.

Dhe aq te varfer nuk jane ata .fetija doli pozitive njehere..

Gjynah qe hedh keshtu akuzash.Sidoqofte ja ke fut kot.

Që ne kemi sukses vetëm në ato disiplina që kanë kosto të ulët kjo nuk përbën çudi. As që kemi sukses vetëm në ato disiplina që nuk i përfill asnjë shtet dinjitoz por ku pretendetët jane vëllezërit tanë, dmth turqit, azerët, grekët. bullgarët apo turkmenët edhe kjo nuk është ndonjë çudi, përkundrazi.

Por po të vësh re sportet ku ne kemi dhënë rezutate janë sporte individuale, peshëngritje,  boks, apo ndonjë disiplinë karateje. Sporte ekipi (qoftë edhe ping-pong çift) niks gefungen! Dhe kjo është shumë domethënëse për mendimin tim.

Suksese Erkandit, dhe iu bëftë shtanga top, kundër armiqve smiley

fjale te mencura na the o...,kavir.smiley

sportet ekipore kerkojne organizim total.   pikerisht kjo veti na mungon ne.. dmth  shoqerise tone.

Po ju, nuk prisni dot deri në mëngjes për ta lexuar smiley

p.s Po pse e ndryshove mër, edhe ajo kishte lezetin e vet smiley

po ti fillove me ndryshimet mor vella.. vure nje vetem nje: ''E''.  po vrisja mendjen, cfare ka dashur te thote autori me kete..smiley     ''na shastise fare ,na shastise....''smiley

Epo edhe tastiera ime eshtë si tastiera e Ollgës. që ngatërronte Lefkën me Qefkën smiley

P.S Ajo "E" dmth që po meditoja mër, smiley

Bravo Erkand & Romela!! Jeni te dy kampione. smiley

Pa ju varur akoma mire medalja ne qafe Erkandit, erdhen ca shqiptare me komplekse veteurryese per ti shpallur keto komplekse pa nje pa dy.  Jo ka marre steroide, jo eshte sport qe ka kosto te ulet, jo eshte disipline qe nuk e perfillin shtetet dinjitoze, jo kjo tregon se ne nuk kemi veti organizues.

sportistet e nivelit te larte shpohen .ky eshte fakt i njohur.

Eshte njesoj sikur te them une qe personat me nofken alba jane antishqiptare.  Ky eshte fakt i njohur.

Shpohen vella shpohen .Romela pas disa vjetesh do ta kete mjekren me te madhe se te skenderbeut.

alba qenke troll e cilesise se pare, however i'll bite.

Cfare po na thua? Qe sportistet kane probleme dopingu? 1 ne 10 Ex NFL dopohej. Atletet e gjermanise lindore dopoheshinPantani gjithashtu shpohej, e Contador gjithashtu...

Nuk do te thote asgje ky konstatimi yt nuk eshte nje gje e re qe ti e ke zbuluar dhe po na e thua ne. Problemi eshte qe komenti yt ne kete teme eshte komplet pa vend. Duke bere komente pa vend si ky, apo ai mesiper, lexuesi automatikisht lidh figuren e sportistit qe po diskutohet ne kete teme me fenomenin qe permend ti, qe personalisht e konsideroj si koment te pabazuar ne fakte po ne hamendje.

Nese neser behen kontrolle nga autoritete legjitime atehere po, po te dalesh ti me nje koment te ketij tipi dhe te hedhesh poshte nje medalje eshte komplet pa vend.

Mos e kritiko po jepi ate qe meriton; medalje ari per futjapordhesgrisallate.

Luan shabani traineri i romeles u denua per doping para disa vjetesh.

Edhe fetie kasa doli pozitive para ca vitesh.

Dhe sipas kesaj llogjike edhe ky qe doli kampion europe ka marre doping?

Analizat ja kane bere,nuk rezultoi gje...

Nesje per ju qe urreni cdo gje te mire te shqiptareve,do te shpikni dicka.

Jo isha per bukuri deri sa nje amebe me nderroi kombesinesmiley

Duhet te dic nga kush te merzitesh, motra. (mire e thashe kete te fundit si na Vlora? smiley )

Te rroc,te mos rroc apo te ta rruajne,kjo eshte ceshtjasmiley
Aman sa bukur e ke thenesmiley

Na nje perqafim ne sy te kolektivit(me llafka se kshu s'po del)smiley

.smiley 

E ka thene populli, hajvanet le te hingellijne, flamuri te shkoje lart. smiley Suksese Erkandit edhe la' e me la' flamurin. smiley

Dhe sipas kesaj llogjike edhe ky qe doli kampion europe ka marre doping?

Analizat ja kane bere,nuk rezultoi gje...

Analizat jo gjithmone i kapin.nejse hallall  se na nderuan flamurin.

Kjo eshte prova qe ke?

Moj, akoma nuk kupton qe Erkandit te shkrete do i kene bere me qindra kontrolle, se kupton ti, nuk ka mundesi te fitoje shqiptari, ai nuk eshte profesionist i nivelit te duhur, ai nuk ka marre trajnimin e duhur, ai nuk ka stimujt e duhur, vari qillot karrieres disa vjecare dhe marrjes pjese ne gjithe ato aktivitete nderkombetare.

Po ti? Ti del me nje justifikim te tille dhe hedh poshte karrieren disa vjecare te nje profesionisti me nje koment... Te kuptohemi nese do kishte kontrolle zyrtare qe pohojne ate qe thua ti dakort... po, serish perseris, nuk ke asnje fakt ndaj nuk duhet te besh komente te tilla.

S'ta kam une fajin se ti je lindur dje  dhe nuku i di keto gjera.kam respekt per djemte dhe vajzat e varfra te vendeve te varfra qe ngrejne gjithe ato hekura per te shpetuar nga varferia.

Por, ne momentin qe keto djem dhe vajza te varfer arrijne ti ngrejne gjithe ato hekura per te shpetuar nga varferia nuk quhet se jane dopuar...humbet respekti...

Mire qe te kemi ty, qe ke lindur pardje, te na i mesosh.

Tonelata hekura nuku ngrihen pa steroide, po ti je elifmatrak nga keto pune.megjithate hallall se per te miren e vendit e bejne.

Nese ti do te dalesh mbi rregullat eshte muhabet tjeter. Rregullorja ka nje liste te caktuar steroidesh te cilat ajo i konsideron te ndaluara per sportin ne fjale.

Ne rastin konkret, pasi normalisht behen kontrolle para dhe pas performancave, djaloshi per te cilin po diskutohet nuk ka rezultuar te kete ndonje permbajtje ne trupin e tij te ndonje substance te ndaluar, qe te vere ne diskutim legjitimitetin e medaljes se marre.

Hallall me H te madhe Alba, po ju te vjetrit jeni dorezuar, skeni faj, jua kane henger zemren... puna eshte te mos na merzitni ne te rinjve me gjera te tilla.

Booo sa kohe dhe vemendje i paske kushtuar kesaj trolles o burr qe s'e ka iden hic nga peshengritja, jo me nga sporti i peshengritjes olimpike apo nga stilet shkeputjes dhe shtytjes.  Qe kur thote tonelata hekura s'ngrihen pa steroide, kur tjetri per te dale kampion ne shtytje ngrin 190 kile duhet te heqesh dore nga diskutimi me te.

Tonelata ne stervitje.psh nese e ngre nje peshe 170 kg 20 here behet 3400 kg.Ti nuk di aq shume sa mendon .

Gjasa ka qe di shume me shume se ty, sepse ka te pakten 13 vjet qe stervitem me pesha plus kam qene dhe vazhdoj te jem i interesuar mbi sportet e ndryshme qe kane te bejne me forcen si bodybuilding, peshengritjen olimpike, powerlifting, strongman duke lexuar ne menyre te rregullt mbi keto disiplina.

Pohimi jot se nqftse ngre 170 kg 20 here, ke ngritur 3400 kg dhe s'ka asnje menyre qe mund te ngrish 3400 kile pa steroide jo vetem qe eshte i rreme por eshte dhe komplet absurd.

Pohimi jot se nqftse ngre 170 kg 20 here, ke ngritur 3400 kg dhe s'ka asnje menyre qe mund te ngrish 3400 kile pa steroide jo vetem qe eshte i rreme por eshte dhe komplet absurd."

E solla si shembull si llogaritet tonazhi.Tonazhi ne stervitje i tyre llogaritet me dhjetera ton ne jave.Perdorimi i dopingut per te perballuar ngarkesa te tilla te larta nuk eshte cudi.Bullgaret qe mbahen nga me te miret e botes ekipi i tyre i gjithi  u kap me doping para disa vitesh.

Nuk stervitet njeri nga keta duke bere keto llogari qe ben ti, se duhet te ngrij kaq ton ne jave.

Gjithe keto pohime se jo bullgaret u kapen me doping, jo shabani ka bere doping, jo ne kete sport behet doping nuk jane prova qe dhe Qerimaj ben doping.  Keto jane vecse spekulime te ulta.

Nuk stervitet njeri nga keta duke bere keto llogari qe ben ti, se duhet te ngrij kaq ton ne jave"

Kerko pak dhe do te shikosh si  llogaritet tonazhi i tyre.Atletet e nivelit te larte bejne doping.disa kapen disa nuk kapen.Marion jones pohoi se ne olimpiaden e sidneyt kishte perdorur doping dhe ajo i kishte kaluar te gjitha testet.shqipot nuk jane aq engjej ne kete drejtim.perdorimi i droges nga ana e tyre eshte i hershem.Mirjan hakani u denua per doping dhe kjo ne kohe te monizmit, atleteve  korcare iu dolen mustaqet si te xha sulos.Per djemte e vajzat tona edhe njehere do te thoja urime .shyqyr qe nuk u kapen , kujdes mbajini syte hapet se jo gjithmone mund t'ia hidhni. 

Edhe njehere asnje nga keto gjerat qe thua nuk provon se Erkandi dhe Romela bejne doping.

Deri sa te kete indikime te forta qe ata mund te bejne doping, keto qe thua ti nuk mund ti njollosin arritjet e tyre.

kom haber te keq per ty.

 

Erkand Qerimaj, pozitiv në testin anti-doping: Pres me qetësi vendimin e Apelit

''Tonelata hekura nuku ngrihen pa steroide, po ti je elifmatrak nga keto pune....

o Alba, kjo qe po thua, vlen per te gjithe peshngritesit,dmth e te gjitha nacionaliteteve, apo vetem per Erkand Qerimajn??

po mire atehere, ku eshte e keqa ketu.. Erkandi prape kampion legjitim eshte.   perderisa perdorkan te gjithe,do te thote qe  gjithashtu , te gjithe, jane ne pozita te barabarta... gjithmone sipas parametrave te tua, apo jo...

Po nji me Mark ne Angli qe terhiqte makina  a ngrinte GURE !!! ..eshte me ai ? Ai po na nderonte , jo keta ngrene ca hekura dhe kushedi cfare bejne

ne burg 9 muaj per perdorim kanabis

Ashtu perkthehet "jailed for possession with intent to supply cannabis with a street value of more than £65,000." ?

   pse, pe gje perkthim ti aty? 

perdor eshte edhe nje menyre sesi e perdor dicka qe ti e ke ne dore, e zotron, e shet, e tregton, e shijon, e me gjitheate, nuk ka shume rendesi, ndryshimi, nga i permieri, dhe  i dhjeri... ose e qethi apo e korri misrin Gjembi! smiley

E mire, laje ate me ashtu i thone kesaj. Po nejse, rendesi ka qe Krishti u ngjall.

Krishti u ngjall, po misri korret apo qethet?smiley

eshte ne burg per shitje, bile me shumice, e jo per perdorim. (sic thote gjembi)

po iku ai gazetari i famshem i bbc-se qe e thante anglishten, prandaj e keni marre vesh gabim lajmin. smiley

Ore se ma kujtove, nga behet ai gazetari i famshem qe vec kronike te zeze Shqiptaresh ne Britani dinte te raportonte?

ne Tirane e ke Gjembo, prap ke Top-i, duhet te kete ndonje mik te forte aty smiley 

E solla si shembull si llogaritet tonazhi.Tonazhi ne stervitje i tyre llogaritet me dhjetera ton ne jave.Perdorimi i dopingut per te perballuar ngarkesa te tilla te larta nuk eshte cudi.Bullgaret qe mbahen nga me te miret e botes ekipi i tyre i gjithi  u kap me doping para disa vitesh.

mendoj se eshte me thell se kaq. peshngritja (e plot sporte te tjera si atletika psh e gjithçka tjeter qe nuk eshte loje) eshte disipline e trishte, dmth me ngrit hekra siç e cilesove ti. imagjino ça truni duhet te kete robi qe te stervitet per kete marifet gjithe jetes se tij per te marre krenari vetem pak sekonda gjate garave kombetare ose nderkombetare. 

dhe une te isha do drogohesha veç te mbaja ritmin, dmth te hutoja shpirtin qe te mund te stervitem pa marre kenaqesi. 

per kete aresye, ti ke te drejte kur thua, qe te gjithe sportistet e nivelit te larte, perfundojne ne drogim. them perfundojne se fillimisht ata mund te jene te paster e idealiste. mendojne se me te vertet je jesh robi qe ngre me shume, qe vrapon me shpjejt, qe hidhesh me lart, etj, eshte ndonje gje e madhe tek syri i njerezve sot. kur e shohin se pas gares e rekordit te tyre, me aq mundje e idealizem te fituar, po aq shpejt bota i harron, ata per te vazhduar me te njejtat rezultate kane patjeter nevoje per drogim, mjekesor apo ideologjik qofte ky. 

e plot sporte te tjera si atletika 

Ke te drejte Kurreshtar, shembuj tipike ku atlete te tille kane turperuar vendet e tyre mund te kujtojme (jo se kam gje kunder sportisteve Greke po meqe i kemi komshinje dhe supozohet qe komshinjte te japin shembull te mire) atletet Greke ne prag te olimpiades se 2004, Konstadínos Kedéris dhe Ekaterini ("Katerina") Thanou te cilet turperuan Greqine.

Apo rasti i Anastasios "Tasos" Gousis i cili gjithashtu perseriti serish te njejten gje per olimpiaden e Beijing.

Mund te kalojme tek noti dhe te kujtojme Aikaterini ("Katerina") Bliamou e cila u kap me doping.

Notar Grek tjeter mund te permendet Ioannis Drymonakos.

Notarja Greke Martha Matsa.

Mund te kalojme tek atleti Andrew James Brack i cili perfaqesonte Greqine ne Baseball serish kapur me doping.

Pa mos te harrojme çiklistin Grek Giorgos Himonetos.

Pse jo peshengritesin Grek Christos Iakovou.

Simous Loukas sportist Grek i Water polo.

Futbollisti Grek Nikolaos "Nikos" Spyropoulos kapur me doping.

Jam dakort te gjithe keta sportistet qe solla mesiper kane filluar si idealiste, kane dashur te nderojne vendin e tyre Greqine psh, po ja qe treguan qe ne te vertete kaq idealiste nuk ishin dhe ne fakt turperuan vendin e tyre. Nuk ju ve faj pasi po ta mendosh thelle duhet pranuar qe presioni, mjekesor dhe ideologjik qofte ky, qe keta sportiste kane patur nga ana e greqise ka qene i padurueshem dhe per te vazhduar me keto rezultate kane patur patjeter nevoje per drogim! Pasi njerezit jane njesoj qofshin ata Greke, Serbe, Shqiptare... indoktrinimi ama eshte ndryshe, presioni mund te varioje (nga numri i sportisteve mund te kuptojme shume qarte se ku presioni eshte me i larte, por kjo eshte dicka qe mund te diskutohet ne nje teme tjeter, pasi duket sikur e kam kapur me sportistet greke, kur ne fakt jo, thjesht po ve ne pah disa fakte per te vertetuar ate qe ti dhe ana mesiper nuk po arrini te vertetoni per sportistet shqiptare).

Cfaredo qofshin arsyet e ketyre eklips, doping i ketyre 10 atleteve greke (te disiplinave te ndryshme) eshte fakt i provuar kurse keto hamendjet e ketyre jane akuza te papermbajtura te frymezuara nga kush e di cfare arsye per te nenvleftesuar dhe neperkembur arritjen e Erkandit dhe Romeles.  Ti dhe 10 shembuj te alteve greke qe jane provuar te kene bere doping, kurse keta ende s'kane dhene nje shembull te nje atleti shqiptar qe eshte kapur me doping.

Urime, Erkand! Suksese ne Lojerat Olimpike! 

hej..o Alba..mos bèj edhe ti sikur nuk kupton,gjete ditèn pèr kèto muhabete...kèta sportistèt janè gjynah pèr veten e tyre,nè kuptimin qè kanè lindur nè shqipèri..ngelèn duke lypur pèrkrahje nga vendi i tyre,dhe vendi i tyre max qè ju ofron èshtè mèshira e grekut(rasti i Romelès) apo kush pèr tè(ministri i sportit shpalli si aritje tè madhe faktin qè ekipi shqiptar i peshèngritjes qè do shkojè nè Londèr,do tè pritet e stèrvitet nè ambientet e ekipit anglez,dhe falenderonte shumè anglezèt pèr ndihmèn,i falenderoj edhe unè pèr mèshirèn)..kurse normalja èshtè stèrvitje ku bukèn e merr me vete dhe banjo ke lokalin poshtè..herè me drita e herè pa drita!...nuk èshtè mirè..unè mè shumè se medalja si sportist i dua kèta çunat e sportit tè peshèngritjes se e duan vendin e tyre edhe kur vendi i tyre nuk i do,nuk èshtè e lehtè..!!

Sa bukur i rrijne kostumat serioz peshengritesve smiley

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka nderuar kampionin e Evropës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në sportin e peshëngritjes, si fitues i dhjetëra medaljeve ndërkombëtare e shpalljes kampion i Evropës për vitin 2012, duke lartësuar krenarinë kombëtare tek shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit”.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=235345&ref=ml

 

 

Erkand Qerimaj, pozitiv në testin antidopin

Peshëngritësi shqiptar Ekand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalyas, aty ku ai doli kampion Europe në peshën 77 kg.

Sipas një shkrese të dërguar me 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.

Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, subtanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur enegjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit.

Në të dyja këto teste Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina Badi Sërxh. Në të parën ku i është nënshtruar në Shqipëri, përgjigja ka dalë negative ndërkohë që në të dytën me po të njëjtat vitamina dhe substanca ai ka rezultuar pozitiv.

Një nga elemntet e kësaj vitamine është edhe subastanca në fjlaë e cila i përket stimuluesve të dobët. Erkand Qerimaj ka kërkuar në Federatën Botërore të Peshëngritjes të dëgjohet në panel nga gjyqtarë që caktohen me short. Për mungesë kohe dhe dokumentacioni Qerimaj është përfaqësuar nga sekratari Ilir Kraja dhe doktori i ekipit kanadaz, shqiptaro-kanadezi Alban Merepeza.

Tashmë Erkand Qerimaj pret përgjigjen përfundimtare nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

 

smiley

Ore c'po ndodh me keta sportiset tane? Nuk ka kjo dreq federate mjeke qe te kontrollojne vazhdimisht substancat qe marrin sportistet? Perse keta te fundit duhet te bihen cdo here viktima e nje sistemi rrumpalle kontrolli???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).