Muzeu i Shkencave të Natyrës krahas vizitorëve të shumtë që ka pritur ndër vite është dhe një ambjent mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e praktikave për studentët e Fakuletit të Shkencave të Natyrës.

Duket se me nje vendim qeverie, ka marë fund dhe kalvari i gjatë i pyetjeve dhe proceseve gjyqësore për vendodhjen e muzeut të shkencave të natyrës. Ky muze,i vetmi në Shqipëri për nga lloji i vet , por edhe një nga më të rrallët në Ballkan, do të zhvendoset në një godinë në varësi të ministrisë së Mbrojtjes.

Në fakt, shqetësimi i ngritur sot vazhdon të jetë në të njëjten linje me atë të dy viteve me pare. Çfare do të ndodhe me  rreth 1100 lloje të specieve? A do të demtohen ato? Burime zyrtare pranë rektoratit të Universitetit të Tiranës i cili ka në administrim këtë muze thonë se llojet e specieve të ndryshme që i përkasin florës dhe faunës shumë vjeçare në vendin tonë, do te zhvendosen me kujdes dhe do te behet nje levizje e mirestudiuar e tyre pavaresisht kostos se larte.

Ato do te vendosen në ambjente më të përshtatshme, i vetmi shqetësim është zhvendosja e disa skeleteve tepër të mëdha dhe shumë të rralla , të një balene me nje gjatesi 10 meter e kapur para 30 vitesh ne Lagunen e Patokut.

Per montimin e saj jane dashur 6 muj pune dhe ekspertet jane shprehur edhe me pare se çmontimi do ta shkaterronte ate si dhe tw disa kafshëve  te tjera te ballsamosura. 

Ndërkohë që po të njëjtat burime bëjnë me dije për AS se do të duhen rreth 4 muaj që të bëhet zhvendosja e tyre pasi godina që është marrë në dorëzim do t'i nështrohet rikonstruksionit te plote te saj. Muzeu i Shkencave të Natyrës krahas vizitorëve të shumtë që ka pritur ndër vite është dhe një ambjent mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e praktikave për studentët e Fakuletit të Shkencave të Natyrës. 

Ai ka çelur dyert në vitin 1948. Në pavionet e tij ka një koleksion të veçantë nga fauna ekzotike lloje të ndryshme drurësh dhe shkurresh si dhe herbarin e bimëve industriale. Në të ndodhen lloje të ndryshme speciesh, të mbledhura nga koleksionistë shqiptarë që nga vitet '20.

Albanian Screen

12 Komente

''Në fakt, shqetësimi i ngritur sot vazhdon të jetë në të njëjten linje me atë të dy viteve me pare. Çfare do të ndodhe me  rreth 1100 lloje të specieve? A do të demtohen ato''?

une them jo!   po nuk jam shume i sigurt... edhe mund te demtohen.  ne fakt se kam idene fare dhe spo e kuptoj pyetjen.   lere te behet zhvendosja njehere, e pastaj shohim..., do demtohen apo jo.   njerezit qe do te merren me kete pune , thone qe do ta bejne zhvendosjen me kujdes.. une u besoj atyre!

 

p.s  per ata qe do merren me kete pune:  mos harroni qe ne kutite e transportit te vendosni kete:

.smiley

Nje viktime tjeter e katrahures kriminale te pronave ne Shqiperi.

Po sikur u provu qe shteti i Zogut ia kishte ble token pretendusve te prones. Nejse, ci qee nonen muzeut. Hajt se po ndertojme ca pallate.

Patriot, edhe tek sheshi Italia (midis stadiumit dhe korpusit) ishin blere tokat nga fashistet e keqinj, po ke pare ti qe shteti i sotem i pavarur shqiptar shkon dhe kompenson nje ish-pronar me toke mu ne mes te ketij sheshi?!

Kjo tregon se mafia/parellinjt e ndertimit kane me fuqi se qeveria e shteti shqiptar. 

Artikulli nuk sqaron shkakun pse po zhvendoset muzeu?! Ne qofte se shkak eshte kthimi prones ky eshte komplet nonsense. Toka mund te kete qene private me pare dhe eshte ndertuar ne te mire te vendit dhe funksion shoqerise nji muze dhe si ne cdo vend te botes pronari demshperblehet. Cfare na qeka kjo, do ndertojme muze te ri se ky qe kemi i doli pronari!!! Only in SALIbania ndodhin te tilla ngjarje.

Kjo cika qe ka shkruar kete esene smiley nuk ka mundesi ta dije te verteten.

Ndërkohë që po të njëjtat burime bëjnë me dije për AS se do të duhen rreth 4 muaj që të bëhet zhvendosja e tyre pasi godina që është marrë në dorëzim do t'i nështrohet rikonstruksionit te plote te saj.

Godines qe do te i eshte bere para 2 vjetesh remont kapital me destinacion specifik per ushtrine. Ne inagurimin e saj ka marre pjese vete,ai, Imam Arbeni, ne funksionin e Ministrit te Luftes te nje vendi antar te NATO-s. Shpenzimet qe u bene jane llogarit tek ai fondi ne % te PBB qe qeveria duhet te shpenzoje per ushtrine.

Tani meqe u ndryshua destinacioni duhen para te tjera per rikonstruksion dhe kur te mbaroje ky, godina nuk do mund te behet muzeum sepse nese do besojme qe lajmin e televizionit pacavure atehere per 1100 specie nuk mund te vendosen dot ne aq pak vend sa ka atje.

Keshtu qe do ndryshohet serish destinacioni qe mund te jete ta zeme : a nuk ja japim ndonje hallexhiu me bono privatizimi? 

P.S. Aleksandri luftoi si luan ne Afganistan tha qeveriu sot. Ai djali qe vdekja e kurseu e shikonte i cudit. smileysmiley

Ndonje poeme per kete kemi pas kohet e fundit se ka kohe qe nuk kam qene ketej verdalle? smiley

Ore a ka mundesi me na tregu adresen e shtepise se re te Muzeut, se nuk po e moriim vesh..... Duhet me shku per qoke atje...?

Asambli i Ushtrise. E ke ne lagje bile. 

Qytetar i painformum ! smiley

nga Top Channel

Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë?
20/03/2012 17:10

Paraardhësit tanë mund të jenë ngritur të ecin mbi dy këmbë, vetëm sepse kështu mund të mbanin më shumë ushqim me dy duart e lira.

Ky është përfundimi i arritur nga disa antropologë, të cilët në studimin e shimpanzeve, kanë arritur në përfundimin se aftësia për të ecur me dy këmbë luan një rol vendimtar në mbijetesën e species.

Në fakt, në botën e kafshëve, shimpanzetë janë të vetmet kafshë që kanë monopolin e të ecurit në mënyrë të ngjashme me njeriun.

Ndonëse provat e qarta mungojnë, skuadra e formuar nga ekspertë të Universitetit të Kembrixhit dhe Kiotos në Japoni, vlerësoi se është praktikisht i njëjti proces ai që ka ndodhur edhe me njeriun.

”Ecja mbi dy këmbë mund të jetë një produkt evolucioni i strategjisë së përdorur nga paraadhësit tanë për të siguruar ushqimin e tyre. Megjithatë, gradualisht, ishte kjo aftësi ajo që bëri diferencën e madhe në botën e kafshëve”, vlerësoi profesori McGreë, në një artikull të publikuar në disa revista shkencore.

Studimi u motivua nga vëzhgimi i sjelljes së shimpanzeve në pyllin e Bosusë, në Guine, ku u vërejt se shimpanzetë, atëherë kur nuk arrinin të gjenin një ushqim të bollshëm, ngriheshin mbi dy këmbë dhe mbanin ato që gjenin në dorë, për të shmangur bërjen e disa rrugëve.
---------
Por sipas nje studimi me te heret shqiptar, duket se arsyeja numur 1 qe i ka bere te vertikalizohen, duket se kane qene ngacmimet gjate mbledhjes se shkarpave

Prandaj Rama ecen sikur e ka ne mythe, ngaqe ja ka fut Sala dhe ka evolu nga sikleti Rama smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).