Tirana ka si datë zyrtare të krijimit të saj, 16 gushtin e vitit 1920. Pas hulumtimeve në arkiva të ndryshme, historianë shqiptarë, kanë arritur të zbulojnë fakte të reja për hapat e para të topkëmbës në Shqipëri. Një turne i viti 1911, zhvilluar në Fier (10 vjet më herët sesa të shfaqeshin klubet në formën e tyre të riorganizuar të viteve ‘20), ku merrnin pjesë qytetet: Tiranë, Lushnje, Kavajë, Peqin, Berat, Elbasan, Vlorë dhe Fier. Kampion në këtë turne është shpallur Tirana, sipas gazetës “Zgim e C`qipërisë”, e vitit 1912.

 

Turneu futbollistik i Panairit të Fierit 1911

Ja çfarë shkruan një gazetë e vitit 1911:

“Në Rahije të Fierit, bëhet një panair i madh. Në këtë panair kishin ardhur nga Tirana, Elbasani, Kavaja, Peqini, e nga vise të tjera. Për të mbledhur të hollat e vendit që ne shitblerësit, katundaria kish shënuar të birë e Mydyrit. Këtu u mblodhën shumë popull, ku me këtë rast u zhvillua dhe një aktivitet sportiv, top`kambe, me skuadra të formuara nga qytetarë e katundarë të ardhur nga këto qytete, gjithsej 8 skuadra, që u ndeshën në këtë lojë të re, për të fituar një shpërblim, e cila kishte një vleftë sa 6 monedha ari ” Nga data 7-14 Prill 1911, në qytetin e Fierit, u zhvillua një turne futbolli, me pjesëmarrjen e 6 skuadrave, të asaj kohe: Tirana, Kavaja, Peqini, Fieri, Lushnja, Berati dhe Vlora. 8 Skuadrat u ndanë në 4 çifte duke u ndeshur me sistemin e eliminimit, me nga një takim. Më pas 4 fitueset, ndeshen në gjysmëfinale dhe më pas në finale. Të gjitha takimet janë luajtur në Fier. Tirana u shpall fituese e turneut në Panairin e Fierit. Kupën dhe çmimin e mori kapiteni i Tiranës, z.Zyber Hallulli”, marrë nga gazeta “Zgim e C`qipërisë”, me drejtor Abdyl Kadri, e datës 21.04.1911, fq.2, art.174.

Pas këtyre fakteve të dala në dritë së fundmi, ngrihet pyetja: A duhet parë dhe rivlerësuar dhe njëherë tjetër historia dhe hapat e para të futbollit shqiptar?!

Çerekfinale: Fier 7-10 Prill 1911

07.04.1911

Tirana – Elbasani 9-4

08.04.1911

Kavaja – Berati 8-2

09.04.1911

Peqini – Vlora 11-3

10.04.1911

Fieri – Lushnja 6-2

Gjysmëfinale

11.04.1911

Tirana – Kavaja 4-0

12.04.1911

Fieri – Peqini 2-16

Finalja, Fier 14 Prill 1911

Tirana – Peqini 6-1

 

Marrë nga Sport Ekspress

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).