Puthje dhe fjalë
Për autorin
Edmond Çali ka lindur në vitin 1967 në Tiranë. Që nga viti 1987 jeton në Itali. Ka mbaruar shkollën e lartë për letërsi (1992) dhe pastaj për gjuhë të huaja (1998) në universitetin “La Sapienza”, Romë, Itali.
Ka përkthyer nga italishtja në shqip për gazetën “Bashkimi” librin “Leksionet amerikane” të Italo Calvino-s (1997-1998).
Ka bashkëpunuar për përkthimin nga shqipja në italisht të librit të Albatros Rexhajt, “Lettera a un amico italiano dal Kosovo”, (Milano, Rizzoli, giugno 1999, ff. 196, traduzione di Edmond Çali e Enkelejda Shamku).
Ka botuar studimin monografik “Romanet e Jakov Xoxës”, Botimet “Redona”, Tiranë, 2003.
Ka botuar studimin “Il comico in Faik Konica” në “ALBANISTICA DUEMILADUE”, Università degli studi di Napoli “L Orientale”, Napoli, 2002, ff. 185-223) dhe pastaj i ribotuar edhe si pjesë e librit monografik “Faik Konica (1876-2004)”, Redona, Tiranë, 2004, në italisht dhe në shqip.
Ka botuar librin “Intervistë me Kasëm Trebeshinën”, Aracne, Roma, 2006, ff. 48.
Ka përkthyer nga italishtja në shqip librin e Massimo DAlema-s “Kosova. Italianët dhe lufta. Intervistë e gazetarit Federico Rampini”, Shtëpia botuese Uegen, Tiranë, 2004, ff. 175.
Ka përkthyer dhe ka botuar në italishte librin e Kasëm Trebeshinës “Allori secchi” (Presentazione di Edmond Çali, traduzione dalloriginale inedito albanese di Edmond Çali e Nadia Tonziello, Roma, Aracne editrice 2007).
Në vitin 2007 ka bashkëpunuar për botimin e librit “Studi sullEuropa Orientale, Omaggio a A. Bongo- G. Carageani-C. Nicas-A. Ëilkoñ”, (a cura I. C. Fortino- E. Çali, Dipartimento degli Studi dellEuropa Orientale, Università degli studi di Napoli LOrientale, Napoli, 2007), ku ka botuar studimin “Motivi biblici in Rruga e Golgotës di Kasëm Trebeshina”, ff. 47-89).
Në vitin 2008 ka bashkëpunuar për botimin e librit “Giorgio Castriota Skanderbeg nella storia e nella letteratura. Atti del Convegno Internazionale. Napoli 1-2 dicembre 2005”, (a cura I. C. Fortino- E. Çali, Dipartimento degli Studi dellEuropa Orientale, Università degli studi di Napoli LOrientale, Napoli, 2008), ku ka botuar studimin “Scanderbeg in Histori e Skënderbeut di Naim Frashëri”, ff. 59-74).
Në 2003-2004 ka bashkëpunuar si përkthyes në gazetën mujore “Shqiptarët në Itali”.
Në vitin 2004 ka bashkëpunuar si redaktor i së përmuajshmes “Albania neës”, organ i Institutit Shqiptar të kulturës në Romë.
Në vitin 2010 ka mbrojtur doktoraturën në degën “Culture dellEuropa Orientale” në universitetin “LOrientale” në Napoli duke mbrojtur temën “Il dissenso nella letteratura del realismo socialista albanese. Kasëm Trebeshina, Zef Pllumi e Ismail Kadare”.
Ka botuar librat me poezi: “Poesie senza titolo”, Romë, 2004 (poezi në italisht); “poezi për atë dhe për të tjerat”, Romë, 2005 dhe “Kur vdes e dashura”, Romë, 2010.
Nga dhjetori 1998 deri në shtator 2007 ka bashkëpunuar me RAI-n Radiotelevizionin italian, Rai International, për programin radiofonik në gjuhën shqipe si përkthyes-folës.
Bashkëpunon me institucione të ndryshme të shtetit italian si përkthyes i gjuhës shqipe.
Që nga viti 1999 punon si lektor i gjuhës shqipe në universitetin “L Orientale”, Napoli, Itali.
1. Je re.
Dhe mua më pëlqen dimri.
Era,
kur fryn,
vetëm të përkëdhel ty,
dhe,
lëviz tërë qiellin.
2. Edhe të mbyllur sytë e tu ishin më të bukur se çdo perëndim dielli…
3. Unë të pyes për ty.
Për gjëra të rëndësishme.
A je e trishtuar kur buzëqesh?
A zgjohesh herët në mëngjes?
Pse i ke prerë kaq shkurt thonjtë?
Dua të di a më sheh kur unë bëj sikur nuk i kam sytë tek ti.
Të pyes për ty edhe kur tregoj për vete.
Edhe kur nuk të flas.
Të pyes për ty edhe kur nuk je.
4.Je qielli.
Të shoh gjithmonë.
Stë marr dot të tërën.
Por kam gjithmonë yjet.
5.Nuk mendoj
kur do të vdes unë.
Por buzët ku prehen fjalët
që shkruaj për ty.
6.Kur fle.
Por edhe kur nuk fle.
Puthjen tënde ëndërroj gjithmonë
Edhe pse ti je më e rëndësishme se të gjitha puthjet.
7.Nga larg
më thoshe vetëm
jam unë.
Dhe unë
e dija kush ishte.
8.E kotë
të shkruash
për vajzat
që stë duan
e
të kanë thënë
po.
Njësoj
sikur
nga çdo fjalë
të të thonë
vetëm
shkronjën e parë.
9.Jo të gjitha yjet
e kanë një emër.
10.Dashuria dhe era
Nuk shohim dashurinë.
Nuk shohim erën.
Por shohim pasojat e erës.
Dhe të dashurisë.
11.Pa titull
Ndarjet vonohen.
Si trenat në nisje.
Për ku nisen ndarjet?
12.Për ty, N.
Sa shumë
fjalë
më thua
kur hesht
dhe largon vështrimin nga unë.
Sa larg je
kur të jam pranë
dhe i fshehim
të gjitha fjalët njëri-tjetrit.
13.I thashë kohës:
“rend, rend, rend… për nëntë vjet.
Dhe sa të hap e të mbyll sytë,
kthehu tek unë!”
14.Predikuesi kërkonte dishepujt.
Fëmija nënën.
Era retë në qiell zbonte.
Unë fjalët e mia nisja nëpër natë.
15.Rri me derën hapur.
Që vdekja të mos mundet të më trokasë në derë.
Sa herë hyn tek unë
gjen fjalët e mia
që u bëjnë nderin e shtëpisë bujtësve të tjerë.
16.Me siguri
që
e mirë do të jetë
pjesa e natës
që më ka mbetur.
Edhe pse
do të zgjasë
nëntë vjet.
17.N.,
shtrëngomë
në përqafimin e premtuar,
dhuromë
kohën e jetës sime
që e ke vetëm ti.
Qëndromë pranë,
si të duash:
në heshtje,
me shumë,
me pak fjalë.
Dhe
me shumë buzëqeshje…
… jo, …vetëm me një buzëqeshje të gjatë,
që të zgjasë gjithë jetën.
Edhe më tej.
Pra, shtrëngomë fort në përqafimin e premtuar!
18.Ti
kapërceve një det
dhe të sollën nëntë valë.
Ndaj unë u ringjalla nëntë herë,
stë prita nëntë vjet.
19.Më pëlqen të shoh
se si i hap sytë pas puthjes…
... dhe ti më puth e para.
Dua të flesh shtrënguar në gjoksin tim
dhe të shoh
se si hap sytë kur zgjohesh.
20.Po ecja për të shkuar tek Dashuria.
Ndalova tek ty.
Kisha arritur.
21.Merr çdo gjë timen.
Merr jetën time.
Edhe një herë tjetër.
Dashurinë sma merr dot.
Se ma ke dhuruar.
Mos merr veç dhimbjet e mia.
Sdua kurrë të jenë të tuat.
22.Spo vdes dot i tëri.
Kujtoj dhe më vijnë në mendje fjalët e tua.
Marr frymë dhe thith aromën tënde.
Flas dhe janë fjalë për ty.
Vdes.
Shpirti im ndahet nga trupi im.
Unë ndahem nga shpirti im.
Unë tashmë jam në qiell.
Shpirti im vazhdon e rend pas teje.
23.Do të jemi brenda njëri tjetrit përjetë
kur ti të hedhësh hirin tim mbi shkëmbinjtë
dhe mbi valët në brigjet e ishullit tënd.
24.Ti më puth duke mbyllur sytë.
Unë kam tani në buzë aromën tënde.
25.Dua që ti me puthjet e tua
të më pushtosh vërtet.
Unë as me puthje sdua të të zgjoj.
Por vetëm,
kur ti fle,
të të thith frymëmarrjen
dhe veç nga ajo të më dhurosh jetë.
26.Duamë që dielli të lindë sot si çdo mëngjes.
Duamë edhe fare pak që mbi mua të bjerë një rreze drite.
27.Midis nesh nuk vdesin puthjet
edhe kur reshtin frymëmarrjet.
28.Mëngjes me dashuri
Pesë minuta.
Njëqind hapa.
Dhjetra fjalë.
Dhe lotë të fshehur në puthje.
29.Jemi bashkë
ne të dy.
Ti natën
pa mua.
Unë ditën
me ty.
30.Desha të lutem.
Për ty.
Dhe për mua.
Për jetën tënde.
Dhe për vdekjen time.
Më doli vetëm një lutje.
Për ty.
Për një jetëvdekje.
Jeta është e jotja.
E jotja është edhe vdekja ime.
31.Puthjet e N.
E dua aromën e buzëve të saj
mbi çdo fjalë timen.
32.Ti je dy dashuri
Kur ti më puth
mes buzëve të tua
jam mes Dashurisë dhe Dashurisë
'marrë nga "Milosao"

2 Komente
Muah! Plluq-plluq! Hthhth!
Red hot qilli peppers
Suck My Kiss lyrics
Should of been, could of been
Would of been dead
If I didn't get the message
Goin' to my head
I am what I am
Most motherfuckers
Don't give a damn
Aw baby think you can
Be my girl, I'll be your man
Someone full of fun
Do me 'till I'm well done
Little Bo Peep
Cumin' from my stun gun
Beware take care
Most motherfuckers
Have a cold ass stare
Aw baby please be there
Suck my kiss cut me my share
Hit me you can't hurt me suck my kiss
Kiss me please pervert me stick with this
[chorus]
[| From: http://www.elyrics.net/read/r/red-hot-ch... |]
Is she talking dirty
Give to me sweet sacred bliss
Your mouth was made to suck my kiss
Look at me can't you see
All I really want to be
Is free from a world
That hurts me
I need relief
Do you want me girl
To be your theif
Aw baby just for you
I'd steal anything that you want me to
K-i-s-s-i-n-g
Chicka chicka dee
Do me like a banshee
Low brow is how
Swimming in the sound
Of bow wow wow
Aw baby do me now
Do me here I do allow
[chorus]
[repeat 1st verse]