Trajane

Spiral skëterre spanuar,
vrapojnë të gjithë drejt qëllimit,
unë s’dua por s’mund,

s’pirali mashtron rëndesën,
rrëzimet mashtrojnë pengesën,
dhe vrarja e gjunjve lakminë
gënjen me therjen e shkurtër
të burrit,
bekoj brrylin e butë
të dikujt,
ka kulla ku njerzit kuptohen
po t’heshtin sa duhet;

turjela që shpon s’ka drejtim
se drejtimin ndërron orë e çast,
a ngjitemi, a zbresim nuk dihet,
jemi grimca vullneti, një hallkë
liridashëse e vargoit të robit.

10 Komente

emigrant, "te urdheroj" qe keto poezite e tua te "ngatarrume" , ti perkthesh ne anglisht smiley

Pjer, kam problem me fjalen "e spanume" n'perkthim.

Nejse, po s'di si e perjeton nji makroekonomist kur shikon kete:

http://images.travelpod.com/users/magistrasmith/1.1279121761.trajan-s-column.jpg

 

Nje makroekonomist, emigrant, e ndan ne disa pjese kete objekt, mirret diametri dhe shihet ne sa pjese hyn tek lartesia, dhe del teresia/brutoja e objektit, per tu pjestuar ne pjeset e saja (qe mund te jene 2-3-4-5-6-7 etj) per nxjerre/krrere zbritjen e aksioneve qe investohen ne objekt tjeter, mbi bazen e shpenzimeve te njeres pjese te lartesise. 

Kjo eshte nje teori qe e aplikojne pecogroset e bursave, per justifikimin e disa investimeve, teori qe une deshiroj ta aplikoj ne Shqiperi. 

raporti diameter lartesi eshte pothuaj 1:9 Pjer. 20 blloqe guri te mbivena, secila nga 32 ton. Sa do zbrisnin aksionet me kto te dhena?

Ah te mos harrojme qe mermeri eshte i Toskanes (prej nga rrjedh edhe "toskeria" jone, dmth jugu - laberine) - quhet Karrara ose Karrera, si Hose-ja qe knon opera.

Po sa shpenzohet e fitohet emigrant, per te bere veprimet e metejshme. Lexo me kujdes fjaline e rreshtit te katert. 

mbi bazen e shpenzimeve te njeres pjese te lartesise

sa i vemendshem qe je. per kte te admiroj me se pari.

ok, ja faktet: spiralja i vjen rrotull shtylles 23 here, pergjate 190 metrave. Duke patur parasysh qe diametri eshte 3.7 metra, i bie qe nje perimeter i sustes se shtypur te jete afersisht 3.14 x 3.7. Duke marre ne konsiderate qe indeksi i mermerit te toskanes ne burse ka nje ngitje mesatare vjetore prej 0.314% dhe qe trendafili i ererave ne Forumin e Trajanit eshte 75% nga veriu, pra gerryerja eshte e njeanshme ne masen 0.00231 mm ne vit, a mund te gjejme ne c'vit vdiq Trajani dhe cila duhet te kete qene vlera fillestare e objektit ne menyre qe blerja e ketij aksioni (mermer) te jete me sigurine alpha 50% me e mire se mesatarja e fitimit ne bursat europiane?

emigrant, duke qene se e fute llogaritjen/muhabetin ne vizione te ngatarrume, te "urdheroj" te lexosh vizione te qarta, per te patur nje pergjigje per kete koklavitje smiley Nese futet sistemi i taksave aty, nga vizitoret, kemi nje thjeshtim te llogaritjeve, dhe s'kemi pse te ngatarrohemi me perimetrin smiley jemi mire me llogaritjen e diametrit vetem smiley

11350 vizitore ne dite mesatarisht, nuk paguajne gje direkt, por hoteli, ushqimi, sherbimet etj... ndikimi eshte i terthorte dmth.

PS. OK, e lejme perimetrin, se ne fakt rreth nuk kemi. eshte suste.

Rreth, 11-12 mij vizitore ne dite,  une do ta quaja nje mrekulli nga ana ekonomike. Me vone, kur te takohemi, do te tregoj nje nga sekretet e ketej mekanizmi financiar, qe luhet ne burse. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).