Mundësitë e ekonomisë Hallall

 

Ndër vendet ku më dendur kam nisur që të bëj pazar në Londër janë dyqanet Hallall që gjenden me shumicë anembanë qytetit më kozmopolitan të botës. Këtë e bëj jo vetëm prej çmimeve që i kanë më të lira, ndërkohë që përmasat e produkteve në shitje janë më të mëdha sesa ekuivalentet që shiten në dyqanet apo supermarketet e tjera, por sepse në to gjenden ushqime cilësore mesdhetare që përputhen me shijet me të cilat ne shqiptarët jemi rritur. Këto elemente kanë bërë që këto dyqane të kenë një pjesë të mirë të klientelës angleze tipike që s’futet në këto dyqane për qëllime fetare. Një ndër gjërat që më së shumti më kanë lënë përshtypje në këto dyqane është se aty gjen havjar, pinxhur dhe salsiçe të prodhuara nga shqiptarët e Maqedonisë perëndimore, si dhe suxhuk e mish të tjerrur kosovar.

Tregu ushqimor Hallall ka kapërcyer vlerën 650 miliardë dollarë duke qenë se pothuaj një e pesta e popullsisë së rruzullit tokësor i përket kësaj feje. S’ka ekonomi bujqësore që nuk ka kthyer sytë për t’u futur në këtë treg, duke pasur parasysh që zgjerohet në mënyrë galopante falë rritjes natyrore të kësaj popullsie, si dhe si pasojë e pasurimit të ndjeshëm e rritjes së fuqisë blerëse të kësaj pjese të botës. Ushqimi në vetvete është shndërruar në një mall që vetëm po i rritet çmimi e jo më kot pak vite më parë FAO u mobilizua për të nxitur prodhimin bujqësor nëpër botë, në mënyrë që çmimet të mos rriteshin me ritmin e tanishëm.

Në vitet e tranzicionit fatkeqësisht shqiptarët e Shqipërisë e kanë pasur kompleks të theksuar përkatësinë fetare myslimane. Në kuadër të shumë komplekseve të inferioritetit që ishin si epidemi pas rënies së komunizmit, u vu re një prirje për “t’u arratisur nga lindja”, që u manifestua me ndryshime emrash, përqafimi i gjithfarë sekti të çuditshëm që vinte nga perëndimorët apo mohimi i origjinës myslimane, duke thënë që më para kemi qenë kristianë, por na ndruan me zor ose duke deklaruar se shqiptarët formalisht kanë qenë quajtur myslimanë, sepse asnjëherë s’kanë qenë besimtarë të zellshëm. Gjithë kësaj islamofobie i hodhën akoma më shumë benzinë disa intelektualë të pareformuar të privilegjuar gjatë komunizmit, të cilët duke qenë se nuk ishin ndërgjegjësuar për humbëtirën komuniste dhe nuk ishin penduar për lidhjet apo përgjegjësitë e tyre personale, krijuan modën e sharjes së të kaluarës së largët otomane për të amnistuar të kaluarën e afërt të komunizmit. Tanimë që gjullurdia e tranzicionit po fashitet e po ashtu edhe gjendja e shqiptarëve është përmirësuar relativisht ndjeshëm, janë rritur brezat e rinj që nuk e kanë përjetuar poshtërimin e komunizmit dhe fillim-tranzicionit, kompleksi i inferioritetit është duke rënë e shqiptarët po ndihen më mirë me veten dhe të kaluarën e tyre.

Në këtë rast, trashëgimia shqiptaro-islame nuk duhet parë më si barrë, por si aset duke imituar atë që është duke bërë Turqia, e cila duke theksuar trashëgiminë e së kaluarës po fiton më shumë autoritet ndërkombëtar dhe tregje të reja. Në aspektin bujqësor kuptohet që potenciali ynë nuk është i krahasueshëm me shumë vende të tjera të mëdha mirëpo ne fare mirë mund të specializohemi në dy lloj prodhimesh bujqësore të mirë-targetuara. Nga njëra anë në ushqime bio meqë janë bërë gjithnjë e më shumë në modë në Perëndim dhe, nga ana tjetër, ne mund të krijojmë një brand apo reputacion tonin në nivel ndërkombëtar në ushqime Hallall.

Qasja e re ndaj islamit dhe botës islamike në mënyrë më pragmatike dhe vizionare duhet të ketë në vëmendje jo vetëm dimensionin ekonomik, por edhe atë gjeopolitik. Prandaj është e nevojshme që vendi ynë të luajë një rol më aktiv në konferencën islamike, sepse kështu marrim peshë ndërkombëtare, mbrojmë më mirë interesat tona kombëtare, bëhemi urë komunikuese mes Lindjes dhe Perëndimit dhe shndërrohemi në aleatë më të dobishëm për NATO-n dhe vetë SHBA-në, duke mbrojtur interesat dhe vlerat e aleancës në forumet e ndryshme me vendet me shumicë islame.

Këto lidhje mund të përdoren për të forcuar marrëdhëniet ekonomike me këto vende që po gëzojnë një rritje të madhe ekonomike në dekadat e fundit. Përpos kësaj, revolucioni jasemin po ndryshon sistemin qeverisës të shumë prej këtyre vendeve, duke e bërë më dinjitoze dhe të pranueshme marrëdhënien me ta. Këto përmbysje shpejt do të rezultojnë në begatinë dhe çlirimin e potencialit ekonomik dhe demokratik të këtyre vendeve dhe rritjen e peshës së tyre ekonomike në tregjet botërore. Po ashtu, fakti që po demokratizohen me valën e fundit e bën më dinjitoze dhe të pranueshme marrëdhënien me këto shtete.

Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe futjen në një treg shumë fitimprurës të ushqimit. Potenciali qëndron edhe në thithjen e turistëve nga vendet në fjalë, duke aplikuar atë që sot quhet turizmi Hallall e që konsiston në ofrimin e kushteve specifike për ushqim, intimitet dhe praktikimin e fesë. Ky treg gjithashtu po rritet rrufeshëm me dhjetëra miliarda në vit. Shqipëria, përveç natyrës së pasur ka shumë ç’të ofrojë edhe në aspektin kulturor e sidomos kur bëhet fjalë për trashëgiminë islame, duke pasur parasysh gjysmë mijëvjeçari islam dhe praninë e shumë sekteve. Arkitektura islamike është e spikatur në Shqipëri me dy qytete të stilit otoman, që janë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s e me dhjetëra monumente. Për t’u theksuar është fakti që Shqipëria ka qenë atdheu i disa prej arkitektëve kryesorë të Perandorisë Otomane e mbarë botës islame, si Sinani e Kasëmi.

Përveç thithjes së turizmit Hallall mund të shfrytëzohet e kaluara jonë edhe për të thithur investitorë myslimanë. Komoditeti i të qenët në një vend ku ka traditë, praktikohet e vlerësohet islami, mund të thithte biznese e tregtarë të botës islame, sikurse ka ndodhur me Dubain e Stambollin. Kështu vepron edhe Londra, e cila bën çmos për ta portretizuar veten si oaz për biznesmenë të racave, feve e kombeve, duke ruajtur pozicionin e saj si qendër globale e tregtisë dhe financës. Afërsia jonë me tregun më të madh në botë dhe eventualisht integrimi ynë aty, do të bëjë që të shndërrohemi në shumë atraktivë për afaristët që vijnë prej botës islame.

Përveç sipërmarrësve tanë që duhet ta nuhasin potencialin e madh që fshihet pas tregut ushqimor edhe turistik Hallall, në eksplorimin e këtij potenciali ka hapësirë të madhe veprimi edhe për shtetin. Ky i fundit mund të përpiqet të forcojë lidhjet me këtë pjesë të botës duke hapur qendra universitare për studimin dhe mësimin e gjuhës të kombeve që kanë popullsi të madhe myslimane, duke u përpjekur që ambasadat tona në këto vende të shtohen, zgjerohen, të rrisin veprimtarinë e tyre; duke përdorur politika favorizuese vizash; duke organizuar sa më shumë vizita delegacionesh shqiptare; duke marrë nisma që të restaurohen e nxirren në pah monumentet me ndikim oriental; duke bërë çmos të çohen sa më shumë shqiptarë me studime në këto vende dhe të sigurohen bursa për studentët e këtyre vendeve që të studiojnë në Shqipëri apo duke siguruar parë të buxhetit që të organizohen fushata promovimi të turizmit tonë në këto shtete.

69 Komente

ky me duket se ka marre ca ide nga VQ e Pjerit.smiley

per ''librin'' e Pjerit e kam llafin mroklle. po nuk ja permend dot titullin. eshte anatemuar nga admini (alias çensurori). histori e njohur...

kto tonet vecse do i ven pullen hallall...se gje tjeter nuk bejne.

mire eshte te cvendosim edhe Meken ketu.pse jo Andri, mendoje njehere.

 

                  NO KEBAP FOR YOU.....

 

 

Ky treg gjithashtu po rritet rrufeshëm me dhjetëra miliarda në vit. Shqipëria, përveç natyrës së pasur ka shumë ç’të ofrojë edhe në aspektin kulturor e sidomos kur bëhet fjalë për trashëgiminë islame, duke pasur parasysh gjysmë mijëvjeçari islam dhe praninë e shumë sekteve. Arkitektura islamike është e spikatur në Shqipëri me dy qytete të stilit otoman, që janë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s e me dhjetëra monumente. Për t’u theksuar është fakti që Shqipëria ka qenë atdheu i disa prej arkitektëve kryesorë të Perandorisë Otomane e mbarë botës islame, si Sinani e Kasëmi.

Bir Kasëm i nenes, c'te te qaj me pare!

Kështu vepron edhe Londra

kupton ti tashti?

duke thënë që më para kemi qenë kristianë, por na ndruan me zor ose duke deklaruar se shqiptarët formalisht kanë qenë quajtur myslimanë, sepse asnjëherë s’kanë qenë besimtarë të zellshëm.

se cfare nuk eshte e vertete nga keto siper, vetem ky nurua mun i japi xhuvap.

Gjithë kësaj islamofobie i hodhën akoma më shumë benzinë disa intelektualë të pareformuar të privilegjuar gjatë komunizmit, të cilët duke qenë se nuk ishin ndërgjegjësuar për humbëtirën komuniste dhe nuk ishin penduar për lidhjet apo përgjegjësitë e tyre personale, krijuan modën e sharjes së të kaluarës së largët otomane për të amnistuar të kaluarën e afërt të komunizmit.

shiko shiko, sa t'nderlikume paskan qen ca pun.

Qasja e re ndaj islamit dhe botës islamike në mënyrë më pragmatike dhe vizionare duhet të ketë në vëmendje jo vetëm dimensionin ekonomik, por edhe atë gjeopolitik. Prandaj është e nevojshme që vendi ynë të luajë një rol më aktiv në konferencën islamike, sepse kështu marrim peshë ndërkombëtare, mbrojmë më mirë interesat tona kombëtare, bëhemi urë komunikuese mes Lindjes dhe Perëndimit dhe shndërrohemi në aleatë më të dobishëm për NATO-n dhe vetë SHBA-në, duke mbrojtur interesat dhe vlerat e aleancës në forumet e ndryshme me vendet me shumicë islame.

smiley

loool!

nc nc nc

medemek tip kolon e pest ne, tip shulmajster!

Cili jeni ju zoti Sorge... ababa smiley

ca te bej un ty qe s'beson. ja o ku e ke, ky me zhaqete kafe:

http://i66.servimg.com/u/f66/13/16/44/09/schulm10.jpg

Prandaj është e nevojshme që vendi ynë të luajë një rol më aktiv në konferencën islamike, sepse kështu marrim peshë ndërkombëtare, 

Prandaj e paske bo pazarin ne Londer ti?!!! .. a u ftofsh ne myth tismiley

Ky i fundit mund të përpiqet të forcojë lidhjet me këtë pjesë të botës duke hapur qendra universitare për studimin dhe mësimin e gjuhës të kombeve që kanë popullsi të madhe myslimane, duke u përpjekur që ambasadat tona në këto vende të shtohen, zgjerohen, të rrisin veprimtarinë e tyre; duke përdorur politika favorizuese vizash; duke organizuar sa më shumë vizita delegacionesh shqiptare; duke marrë nisma që të restaurohen e nxirren në pah monumentet me ndikim oriental; duke bërë çmos të çohen sa më shumë shqiptarë me studime në këto vende dhe të sigurohen bursa për studentët e këtyre vendeve që të studiojnë në Shqipëri apo duke siguruar parë të buxhetit që të organizohen fushata promovimi të turizmit tonë në këto shtete.

O drit qe lind ku perendon, tha ai i varfri, po keta te rinjt e sotem nuk duan t'ia dine fare, o motrani. Vetem djemt, tha Sala (sekretari), po ato u hodhen te gjitha ta rregullojne carjen e kanalit hallall.

 

Nurellari,? si katolik me duket ky,c'ne qe merret me hallallin?

Do kete ngrene diku nje luge corbe hallall dhe tani do vjelle gjithe jeten. smiley

Nejse, pa shaka tani. S'ka asgje te keqe te shitet mish hallall apo kosher, pata pekineze apo qen afganistanas. Puna eshte c'lidhje kane ato me arkitekt Kasemin, konferencen islamike dhe kishen e Voskopojes. Se po dalim nga nderzimi artificial i lopeve, tek lufta ne Vietnam.

Vec nese hallin kryesor e ka pasur tek forcimi i rolit tone politik ne Konferencen Islamike, por i ka rene muhabetit nga Kina.

"...Në kuadër të shumë komplekseve të inferioritetit që ishin si epidemi pas rënies së komunizmit, u vu re një prirje për “t’u arratisur nga lindja”,..."

Po shko o Adri, beji ato masterat ne Harabi athere, c'do ne London ti?

Adrit smiley i vijkan ide dhe vizione si puna ime kur dal neper dyqane, ku perveçse blej, edhe studioj çmimet, produktet, origjinen e tyre, etj. 

Belulo, mos e permend smiley librin se ti e di qe reklanma pa lek eshte e ndaluar smiley i ka tregu keto smiley

a e cove aplikimin per pune te Al-Jazeera apo akoma?

 I Klubit Kombetar eshte ky palla? smiley

Keta jane rrushko OMGJ pranej.

E sa lezet ka trangulli i vendit! Me fara te medha, ushqim per blegtorine i thuhet qemoti ose foragjere. smiley

Po pse prasi i lushnjes i keq osht? Po nuk besove pyet ish ministrin e jashtem.

tashti, parja nuk ka fe. s'ka pare myslimone e pare te krishtere. turizmi shqiptar s'ka arrit me terheq asnje katolik deri me sot...kshu qe pse jo mos te orientohet nga ana tjeter? plus qe me citjane futen ne det dhe kosovaret...nje rruge e dy pune

Disa nga pyetjet mes shqiptareve: Ku e blini mishin tek Halali? Ku e bleve bakllavane apo kadaifin tek Nuri? smiley Eshte e mire trahanaja e Ak marketit? smiley

Qasja e re ndaj islamit dhe botës islamike në mënyrë më pragmatike dhe vizionare duhet të ketë në vëmendje jo vetëm dimensionin ekonomik, por edhe atë gjeopolitik. Prandaj është e nevojshme që vendi ynë të luajë një rol më aktiv në konferencën islamike, sepse kështu marrim peshë ndërkombëtare, mbrojmë më mirë interesat tona kombëtare, bëhemi urë komunikuese mes Lindjes dhe Perëndimit dhe shndërrohemi në aleatë më të dobishëm për NATO-n dhe vetë SHBA-në, duke mbrojtur interesat dhe vlerat e aleancës në forumet e ndryshme me vendet me shumicë islame.

Po pse prape ure ne ? Fatkeqesite tona filluan pikerisht kur Roma e lashte na pa si ure drejt lindjes, te gjithe na kane pare si ure dhe na kane shkelur.

A ka mundesi te mos jemi me ure, po nje toke bujqesore a toke truall ku te prodhohet a ndertohet diçka tjeter nga 'komunikimi' ?

2000 vjet ure ne, ende nuk jemi lodhur, pale keto endrrat ne diell per rol nderkombetar te dores se pare.

Artikulli me idiot qe kam lexuar kohet e fundit......Filloi serisht propaganda globalo-islamiste e studenteve(jenicereve) te Rihadit

Ne Evrope kasapet e hallall po ndalohen per mungese higjene dhe standartesh ushqimore...pasta te mos hyjme fare nen konteksin e fjales arabe halal e cila vecse ngjall krupe dhe neveri..

Llogjika idiote e artikullit eshte promovimi turistik i Shqiperise si nje vend dhe kulture islamike per thithje te turisteve saudite...Kush eshte sugjerimi tjeter?..Shperndarje falas te perceve per krijimin e imazhit te ri turistik?(gjithmone nen konteksin e thithjes se turizmit gjithashtu)....

Mblidh qete or tej se te dolen nga vatha

 

Shume pak e lexova. Komplet kot fare, per faqe te zeze, dhe ky pacavure shkrim vjen nga nje djal qe pretendon te jete patrot e te kete ceshtjen kombetare per zemer. Sic thashe nuk elxova te gjithen, por me mjaftuan disa rreshta per te dal ne konkluzionin tim.

E para nuk eshte fare e vertete qe dyqanet hallall ne londer terheqin klientele te londinezeve qe nuk i perkasin kesaj feje, madje e them me siguri te plote qe vetem shihen me percmim, dhe jo pa arsye, jan dyqane te pista, ushqimet jan te nje kualiteti shume te dobet, sherbimi nga shitesit eshte pertoke, jashte dyqaneve gjen lloj lloj plehrash dhe keto dyqane gjenden ne shumicen derrmuese dhe ndoshta eskluzivisht vetem ne zona te banuara kryesisht nga emigrante myslimane.

E dyta ishte qe medemek shqiptaret u larguan nga lindja si pasoje e nje ndjenje inferioriteti. Personi ne fjale le te flas vetem per veten e tij kur ben propagande kaq te felliqur dhe te mos ndyj me pacavuren e tij nje popull te gjith. Shqiptaret nuk ja mbathen nga lindja, shqiptaret jan ne perendim, dhe jane te gjith pasardhes te paraardhesve te krishtere dhe gjysherve shume pak mysliman. Shqiptaret jan popull qe kan qene pagan dhe te krishtere per milenium e kusur, dhe shume pak lindor ne shume pak vjet ne jeten tone si race. Rigjetja e vetevetes dhe rikthimi ne identitetin tone na ben vetem mire si komb. Patjeter duke respektuar te gjith te tjeret ne traditat dhe kulturen e tyre.

Edhe nje te fundit, nuk mund te marr seriozisht nje shkrim qe njollen me te madhe te Shqiperise, anetaresimin esaj ne ligen islamike e shet si arritje te vogel e se duhet bere me shume. Turp. Kam humbur ate shume pak respekt qe kam pas per kete person.

Keta shkruajne "analiza" pa e patur idene se per cfare behet fjale

Po ke shume te drejte: Dyqanet halal ne Britani ishin ne zona te pista geto me perqindje te larte popullsie pakistaneze/bangladeshi. Britaniket kthenin koken menjane kur kalonin afer ketyre dyqaneve(te cilat zakonisht ishin ngjitur xhamive)

 

 

Ne fakt qendron e e kunderta; po te mos jene emigrantet do ta shihje a do gjeje dyqan hapur mbas ores 4 mbasdite - e njejta gje te shtunave dhe te djelave. Ketej thone: Qekur kane ardhur emigrantet Britanise i ka ndryshuar edhe Klima - me shume Diell se para 1960 - tes !!! smiley

Me kto meret shteti o derebardhe - sic ka bere deri me sot!
Sa per dijeni: kto personat (Anjeem & co) jane agjente te sherbimit sekret britanik - dhe njihen mire nga te gjithe.

Ashtu su dhe Bin Ladeni ishte agjent i CIA-s, apo jo?

PF,
rrespekte, e kishim te Hallalli e jo te Kavalli - lol.
Nqs do te debatosh - bujrum - nqs jo -- me mire mos dil me keto komente qe nuk te kane hije!

Well gaz. Jam ngopur me keto variantet qe terroristet islamike jane agjente te CIA te cilet i paguan Amerika qe duke shkaterruar Ameriken, ti japin mundesite asaj qe te shkaterroje vendet myslimane. Domethene duhte te kesh nje tru terroristo-mazokist qe te mendosh te tilla teori konspiracioni. Dhe ky varianti - e dine te gjithe- funksionon vetem ne shoqeri te tilla ku fjala e gojes dhe thashethemi eshte me i rendesishem sesa cdo gazete apo televizion.

Me nje llaf, ne komentin tend une nuk shoh gje per te debatuar.

smiley  Agjente britanike?.Ti qenke aut fare me duket.. Une kam jetuar ca vite andej dhe me ka rastisur te njihem me pakistaneze dhe bangladeshas...Kam vene re njerez me urrejtje te kultivuar per Britanine,kulturen britanike,Europen

( muslimanet britanike duan Ligjin Sharia ne Britani dhe Evrope)....E ka fajin multikulturalizmi se nuk ju tregoi kufirin tek thana qe ne fillim, tani vuajne pasojat

Tani rrin e bojn skenare analitike per te ardhmen neper shtylla gazetash, njoni nga te cilet eshte nje europe e islamizume.

I will forgive you - your favorite paper tells more than you could do for yourself! smiley

kam njoft njonin qe prodhonte dhe shiste pula "Hallall", mashtrues i papare! Jo se te tjeret jane me pak, por ky ofendon ene zotin.

Nurellari duket  si i derguari i posacem (politik) i konferences islamike ne shqiperi, qe jep porosi per tregun e mishit hallallsmiley

Pershendetje,

Komentet me te dobeta se ne kete teme nuk ka pa historia e Peshkut!

Tani, nqs e keni inat Adrin per cfare ka arritur , kjo eshte pune tjeter - por ama folni te drejten. Ai ka spikatur nje nga idete me te mira qe jo vetem i japin zhvillim ekonomise shqiptare, por edhe politikisht kjo qajse drejt vendeve Arabe eshte dicka premtuese per ne. E pse mos te kemi marredhenie te mira me kto vende - kur dihet qe vendet me te fuqishme te botes jo vetem krenohen me lidhjet qe kane me kto vende (ska nevoje te permend Angline. Ameriken apo edhe Rusine) por shkojne deri ne lufte per ti pasur rruget e hapura ne keto ane.

Por ne fakt duket qarte botekuptimi i peshqeve tane qe cdo gje e shohim me syrin e miopit dhe te urrejtjes fetare. Per mua Adri eshte vizionar, dhe me e mira eshte se po e hedh ne qarkullim kete ide falas* dhe po ashtu po e hedh i pari (duke ditur qe Adri eshte keshilltar ekonomik dhe politik - dhe shume mire mund ti shese idete e tij te 'interested parties').

Per ju peshq qe jetoni ne Britani hidhni pak syte nga Islamic Bank of Britain - qe eshte krijuar nga 'Angleze Puro' - dhe jo muslimane!. Apo me e fresketa ---- qe shumica e bashkive ne Angli (local councils) kane mare idene e Tarek Al Diwani* persa i perket skemave 'shared ownership' ose 'part buy - part rent' - skema keto te mbrojtura ne sheriatin islam sipas tradites profetike dhe dakordimit te shumices se dijetareve islame.

Nje shembull; Arabia Saudite eshte importuesi me i madh i dhenve nga Australia, apo importuesi me i madh i bulmetit nga Danimarka etj. Dhe me thoni te dashur peshq nqs kjo lloj tregtie e ka bere Australine/Danimarken me muslimane sec ishte!!!

Imagjinoni sikur kto vende te Lindjes se Mesme, edhe sikur per hir te afrimit fetar me Shqiperine, te kishin marredhenie tregtare me ne. Nuk do ishte nevoja te shajme e mallkojme Greket dhe Maqedonet per prodhimet e tyre qe spo e lene ekonomine shqiptare te ngreje kembe.

*autori librit 'The Problem with Interest.

problemi nuk eshte se shtrohen ide per bashkepunim ekonomik, marredhenie tregetare etj etj, problemi eshte se genjehet, problemi eshte se propagandohet, dhe problemi eshte edhe tek fakti qe autori mundohet ti vesh te gjithes nje petk fetar. nqs ti nuk ekupton kete eshte sepse e ke zakon ketu ne peshk qe nuk i kupton mire asnjehere keto temat me 'ISLAM'. Ke nje mize nen kesule mnjf.

Titulli duhet te ishte "Mundesite e pordhes me rigon"

Ne radhe te pare ne Shqiperi asnje fe nuk mundi te hidhte rrenje, sepse ne si popull kemi natyre pagane,rebele dhe te pabindur ndaj ligjit ne pergjithesi: Duke perfshire ketu natyren tone rrebeluese ndaj urdhersave dhe ligjeve fetare. (E kemi diskutuar kete ne shume raste)

Eshte ky shkaku kryesor qe ne Shqiperi sot ekziston qendra e sektit me tolerant i islamit ne bote: Ai i bektashinjve. Ne vendet arabe dhe islamike bektashinjte denohen me vdekje si heretike. Edhe ne nje vend me tolerance si Turqia, bektashinjte u shfarosen totatlisht, sot thjesh kane ngelur nje gurp i vogel i perafert si ideologji, Alevi. Eshte interesant se sekti ne thelb eshte i bazuar kunder domgatizmave apo kunder "hireakise fetare" dhe ka nje orientim paksa pagan...Sic u lidh feja (kristitane) katolike/ortodokse me imerialzimin romak/sllav dhe  feja (islame) suni/shia me imperializmin arab/persian kemi sekte si bektashinjte qe qendrojne jashte keyre orbitave te influences dhe i qendrojne lidhjes po kaq tradicjonale dhe te lashte "Lidhjes njeri&natyre".

 

Shembulli qe permende per bulmetin Danez dhe delet e Zelandes eshte ca idiotesk. fakti eshte se Danimarka eshte e njohur boterisht per bulmetet te cilat zene nje pjese te mire te importeve boterore. E njeta gje mund te thuhet dhe per Zelanden e re e cila eshte e famshme ne gjithe boten per traditen blegtorale. Te importosh nje ide nga azia "duke pretenduar te thithesh turizem" nuk ka piken e llogjikes.

Une kam nje ide ca me interesante : ta mbushim Shqiperine me restorante kineze,meksikane,japoneze,tailandeze: Per te ndihmuar turizmin tone dhe per te thitur kinezet,meksikanet,japonezet,tailandezet...Ti bejme te ndihen si ne shtepine e tyre...

Qe te arrijme kete, duhet fillimisht te ndajme Shqiperne ne disa zona "administrative" ku cdo zone kulturalisht ti pershtaten turisteve qe do vijne, : Nje zone ta mbushim me pagoda, ne zonat te tjera ti veshim me Hijab,poncho meksikane,kepuce japoneze geta,etj.....Gjithcka per hir te turizmit....Dhe le ta pagezojme ne Albaland

Gaz.B ; " .... Por ne fakt duket qarte botekuptimi i peshqeve tane qe cdo gje e shohim me syrin e miopit dhe te urrejtjes fetare. Per mua Adri eshte vizionar, dhe me e mira eshte se po e hedh ne qarkullim kete ide falas* dhe po ashtu po e hedh i pari (duke ditur qe Adri eshte keshilltar ekonomik dhe politik - dhe shume mire mund ti shese idete e tij te 'interested parties ' )  ...  "   

 

Gazi, mos i pergjitheso te gjithe komentatoret ketu, se psh, une nuk jam shprehur kundra atij, dhe ideja eshte e mire. Se dyti, Adri, nuk eshte i pari qe ka hedhur ne tregun publik kete ide, se per marrdheniet me vendet arabike e naftembajtese, jam shprehur une para shum viteve (lexo Vizione te qarta), biles e tha dhe Beluli se me ngjan me idete e Pjerit. Mua do me vinte mire nese Adri ka lexuar VQ dhe eshte frymezuar nga ai liber. 

Mos u nxito ne gjykime dhe mos i pergjitheso njerzit,  lexo VQ se do te beje mire, eshte nje manual per ekonomine dhe zhvillimin e vendit, siç e kane vlersuar ata qe e kane lexuar. 

Perdhendetje Pjer,
Kerkoj ndjese nqs je merzitur me mua - nuk e kisha te sulmoja njeri por komentet e mija i drejtohen atyre qe ne fakt duan te nxjerrin dicka qe nuk ekziston persa i perket propogandes fetare ne Shqiperi..!

Si shume i degjuar me duke ky liber - ku mund ta gjej??? ( me te lira - se helbete jemi ne krize)

Sa per dijeni, une ndjehem mire me Islamin tim qe ti se duron dot - problemi yt eshte se ty nuk te eshte hapur perdja akoma - dhe pse ke pare driten me sy.
E keqja per ty qendron tek propoganda ne kete artikull - po cfare propogande po behet ketu? A mban mend kur Ministri i Mbrojtjes se Britanise i nxiti biznesmenet britanike te shkonin ne Libi (pack your suitcases... he said) - se eshte ne te miren e tyre dhe te Britanise?
Megjithse them se nuk ja vlen te merem me ty - me mire te studjoj idete e Adrit! smiley

Ska problem njeri me islamin tend (mbaje per vete)..E kemi me tyrbanet e peshtire qe kerkon te importosh prej Rihadit..

Art, urdhno (me kujtoi "doktrinen kra kra" me piksela glase korbash t'anadollit)

Sevdaja ripushton Ballkanin

Nga Lavdrim Lita

Vërshimi i telenovelave turke në kanalet kryesore televizive të Ballkanit është një “ripushtim” i butë i gjithë rajonit pa dhunë, me intrigë dhe dashuri. Përmes ekranit të vogël të televizorit, Turqia ka hyrë në shtëpitë e gadishullit duke kaluar përmes kuzhinës, dhomës së ndenjes apo dhe dhomës së gjumit e duke përhapur kështu aromën e ndikimin e saj. Ironi e historisë është përkimi fiks me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, familjet shqiptare konsumojnë orë të tëra dhe sytë e tyre në produktin e kulturës së madhe turke.
Përpos shumë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, mes të cilave në Maqedoni, Bullgari, Serbi, Kroaci, Çeki, Rumani, Poloni dhe Hungari telenovelat turke transmetohen edhe në Lindjen e Largët - Malajzi, Indonezi, Tajlandë, Singapor, Japoni dhe Vietnam. Televizioni japonez madje edhe ka bërë një dokumentar për telenovelat turke dhe ndikimin e tyre mbi turizmin dhe eksportin.
Sipas portalit turk “Hurriyet” më shumë se 100 telenovela turke janë parë në mbi 20 vende të ndryshme këtë vit, duke fituar më shumë se 60 milion euro. Revista Time së fundmi e përshkroi eksportin e telenovelave turke si një ‘sekret të kryeministrit turk, “Rexhep Taip Erdogan”, ngase qenë se Turqia është një vend turistik, ato janë shndërruar në reklama të mrekullueshme të vendit të tyre dhe fytyrat e personazheve të telenovelave turke i sheh kudo nëpër emisionet televizive.
Shikueset më të rregullta të këtyre telenovelave janë femrat të grupmoshave të ndryshme. Një pyetje që të lind në kokë është pse pëlqehen aq shumë dhe përgjigja është ndoshta tek ngjashmëritë me shoqëritë turke. Më saktë tek gjurmën që kanë lënë kultura e pushtuesit në vendet e administruara prej tyre. Ka sociologë ballkanas që mendojnë se femrat ballkanase tërhiqen prej këtyre telenovelave jo vetëm prej substratin kulturor, por dhe pse hyn romanca e dashurisë. Në fjalorin e gjuhëve sllave dhe asaj shqiptare ekziston fjala me prejardhje turke sevda, që shpjegon plotësimin e nevojave shpirtërore të jetës së përditshme përmes ekranit. Sigurisht janë telenovela në thelb të lehta që kuptohen prej një mase të madhe njerëzish sepse këto minifilma me seri janë me personazhe klishe, pa ndonjë karakter, pa ndonjë mesazh të qartë social të realitetit ku jetojmë, që mundohen të stimulojnë një gjendje emocionale pa frymë, duke ngacmuar dobësitë sentimentale të njerëzve.
Mirëpo psikologë dhe sociologë të ndryshëm turq e kanë marrë shumë seriozisht këtë ndikim të telenovelave në mentalitetin dhe mënyrën e jetesës së turqve. Gjatë dy dekadave të fundit Turqia vetë ka përtypur një fetë të vogël të kulturës perëndimorë ( jo vetëm hollivudiane) dhe mund të thuhet se ajo kreu edhe një lloj revolucioni shumë të fuqishëm seksual që vendet e tjera të Lindjes as që mund ta kishin imagjinuar. Afërmendsh Turqia duke qenë e pozicionuar edhe vetë mes Lindjes dhe Perëndimit gjeografikisht ka luajtur gjithmonë rolin e një ure lidhëse mes këtyre dy pjesëve të botës.
Sidoqoftë eksportimi i telenovelave nga ana e kulturës turke është pjesë e asaj që quhet ë soft power, “fuqi e butë,” që është e kundërta e fuqisë së fortë që matet ndërmjet indekseve të sasisë: GDP, kapacitet ushtarake reale, popullsi. Fuqia e butë është e matshme nëpërmjet cilësisë së vlerave të që ndan një kulturë (ose një individ) me një tjetër. Dhe duam a s’duam ne Turqia ka një prezencë pesë shekullore në gadishullin Ballkan, që po rivitalizohen nëpërmjet kësaj fuqi të re dhe mund të hapë horizonte të reja pjekjeje.

Shume artikull interesant,emo.

Turqia, si nje superfuqi rajonale po perpiqet te perfitoje nga situata duke vene re largimin e Ballkanit nga orbita e BE (Ne Bosnje e kane arritur plotesisht qellimin me investime te fuqishme)...

Neotomanizm po peshperitet me ze te ulet, me frike neper zyrat e Brukselit tashme

Nuk tha njeri qe une se duroj dot islamin, paranojat e tua nuk jane problemi im. te thash ne tema te tillati ke miz nen kesule.

Pjer, Andri s'ka asnjë vizion ktu ai s'po flet për naftë por për prodhime bujqsore kryesisht mish që në shqipëri ësht "halal" por s'ka prodhim për eksport.E më shumë për politikë si shtet antar i lidhjes islamike ku ne do luajmë rolin e ndërmjetsit a zëdhënsit të Natos gjoja Turqia se bën dot kte punë, apo kur Arabia Saudite të dali kundra Amerikës. Pordhë me gresë quhen kto Pjer që s'kanë lidhje as me ekonominë e as me politikën. Dhe nqs se flet për naftë atë e zotrojnë multinacionalet dhe shumë pak shtetet arabe.Shqipëria është jo vetëm treg i vogël por dhe me infrastuktura të munguara. Ne vetëm ujë mund tu shesim atyre shteteve dhe kjo do disiplinë ,cilsi e seriozitet gjëra që mungojnë sot tek ne.

...epo kur te rritesh edhe pak mund te diskutojme paqesisht dhe ne menyre te civilizuar .......!

Në vitet e tranzicionit fatkeqësisht shqiptarët e Shqipërisë e kanë pasur kompleks të theksuar përkatësinë fetare myslimane. Në kuadër të shumë komplekseve të inferioritetit që ishin si epidemi pas rënies së komunizmit, u vu re një prirje për “t’u arratisur nga lindja”, që u manifestua me ndryshime emrash, përqafimi i gjithfarë sekti të çuditshëm që vinte nga perëndimorët apo mohimi i origjinës myslimane, duke thënë që më para kemi qenë kristianë, por na ndruan me zor ose duke deklaruar se shqiptarët formalisht kanë qenë quajtur myslimanë, sepse asnjëherë s’kanë qenë besimtarë të zellshëm. 

Po s'paskën arrit gja përderisa sa dhe një problem tregtar ti e kthen në fetar. Ata ku je frymzuar ti një problem fetar e kanë bërë çështje fitimi  i lumtë, po ti s'ke kuptuar gjë.                                                                                                        Po të ishte në gjëndje të prodhonte Shqipëria do ja gjente vendin prodhimit hallal ose jo; bio ose jo por, ç'e do që halla s'ka koqe prandaj si thonë dajë.

Mire ky qe e ka shkruar kete artikull ... po une c'pata qe e lexova te gjithe!!

Ohh well ... me ne fund modeli i ardhshem ekonomik qe do i beje derman Shqiperise u zbulua! Hallal zbuluesit! smiley

PS. po me ate modelin e Saliut qe e ka zili Evropi cfare do te behet? smiley

PS2. po mo u dermuan anglezet per te blere ne dyqanet hallal! Radhe zene qe ne oren 3 te mengjezit! Sa do te rrojme xhevahire do te degjojme ...!!!

ai model esht old news tani. po dhe ky i tanishmi do zvendsohet nga tregtia e qirinjve me eskimezet.

si tha ajo te filmi: turke a kaurre je? jam nga Bregu i Detit, u pergjigj Liloja. Kaurre jane te tere andej, po jane te mire. japim e marrim me ta. U shpiem fasule e marrim vaj.

smiley

 

me modele nuk jemi keq .. pertoj tashi po do ti kisha rreshtuar edhe une nja kkater a pese modele ... problemi eshte se kush do ti zbatoje keto modele .. si tha ai "une boss, ti boss po lopet kush do ti kullos!!" smiley

Tani me statistika(!)... popullsia me origjine emigrante ne UK eshte rreth 8%, nga keta indiane rreth 2%, pakistaneze rreth 2% etj. Ne ushqimin hallall mund te jene te interesuar edhe emigrante me origjine arabe, turke etj, por mund te them deri 5% e popullsise por me gjere ncuq!!. Biznes te mire bejne keta me chicken & chips shops dhe burgers per ata qe u leshohen ketyre dyqaneve kur dalin nga clubbing ne oret e mengjesit ... por qe familjaret angleze te jene te interesuar ne ushqimin hallal ... me vjen keq por eshte enderr ne diell ... ata jane te interesuar per sunday lunch roast dhe carvery ...etj etj!!!

Nejse ... nuk dua te jem i ashper me modelin e ketij! smiley

Ka nje hipokrizi aty kur thuhet se mishi hallall eshte me i mire, ne fakt eshte njesoj. Si delja si vici, si derri, ne fund `ekzekutohen`per treg, sidoqofte metoda e ekzekutimit! Thjesht eshte nje produkt ushqimor qe serviret ne menyra te ndryshme per publikun

Shkrimi i ka me shume  politik, porosi te vecanta, se sa informacion "shkencor" per mishin hallall!

Pse nuk shpjegon Nurellari se pari cfare kuptojme me ushqime hallall?smiley

 ne mund të krijojmë një brand apo reputacion tonin në nivel ndërkombëtar në ushqime Hallall.

Nuk e kapercej dot paragrafin e pare. That's how much bullshit's in there.

 Koncepti im "eshte njesoj"-  ka kuptimin se `ushqimet hallall` nuk jane te vecanta ne treg, per te krijuar ndonje reputacion te caktuar psh" Test Diference" smiley

..nje te fundit per artikullin, autori ketu eshte ne rolin e hoxhes, qe porosite besimtaret e tij te hane mishin ne menyren religioze. 

Cilësimi halal që do të thotë lejohet sipas kuranit, më shumë përdoret për  mënyrën e therjes së bagtive (dihet derri e gjaku janë haram-të ndaluar, mallkuar); dmth të theren të gjalla, me kokë nga Meka , nga një mysliman që pëshpërit surete të Kuranit. Si dhe për nënprodukte tê mishit që të mos përmbajnë mish derri Cilësia Halal është private dhe e pakontrolluar në Francë e Belgjikë e blejnë nga Kryetaret Xhamive apo autoriteteve të bashksisë islame në Angli se di .Por thelbi është se duke kujtuar ç'thotë kurani për ushqimet Halal e haram tregtarët myslim të ktyre vendeve kanë mundur të shtojnë klientelën e tyre. Cilësia e mishit psh është e njënjtë pasi furnizuesi është i njënjtë fermerët vendas. 

Sinqerisht, ky artikull ishte nje kove me uje mbi opinion e mire qe kisha mbi autorin, kohe me perpara.Na lagu fare po jo nga qejfi.C'eshte kjo industri Hallall Made in Albania?Seriozisht e ka?Tani ose ky e ka shkrujt artikullin para 1 shekulli e vetem tani po e boton ose dikush i ka rene me tulle ne koke dhe ne gjendje te tronditur ka shkrujt kete cope te ceket.

Nuk di nga t'ja fillosh.Si fillim jep argumente pa percaktuar as koncepte as fakte.Bene krahasime te paimagjinueshme, ceshte me e frikshme ka shkruajtur nje artikull te tere.Se dyti nuk merr fare qellimin e ketij artikulli: a.A eshte per promovimin e kultures shqiptaro-islamike ne bote?b.A eshte per lidhje miqesish me vendet arabe?c.A eshte per dhenien e nje ideje origjinale per zhvillimin e ekonomise agrare shqiptare?Me shume mundesi duhet te kete lidhje me te tera,ndonese pa pike brumi.Shkurtazi a)Shqiperia ende seshte promovuar sa duhet mbi harmonine fetare qe eshte aq unike ne bote,e jo me ti futen promovimit te thjeshte nje feje( shyqyr Zotit kemi 5 te zyrtarizuara).b.Ne kete moment historik, me gjithe gjullurdine e krijuar ne vendet arabe( qe jane pjesa me e madhe e KI), ku spo merr vesh i pari te dytin, te zesh miqesira eshte gjeja me jo-produktive.Le te mos te themi qe vendet Europiane , ne bashkesine e te cilave aspirojme te futemi jane ne ngritje tendenca te theksuara anti-islamike.Me pak fjale s'eshte tamam koha.Nga ana tjeter jam dakort qe fakti qe jemi nje shumice myslymane mund te perdoret me mire ne procesin e hyrjes ne BE, te cilet akuzohen vazhdimisht si "klub kristinash".Sigurisht qe duan ta prishin kete imazh duke fut nje vend te vogel si Shqiperia,por s'eshte tamam rasti i Turqise.Sa per kete te fundit,s'kishte gje me te ceket se te thoje"duke theksuar trashgimine e te kaluares "po fiton autoritet e deri-veri(me shume mundesi te qenkan ngjit shok turq ne Londer).Turqia eshte 75mio banore dhe ka nje territor diku tek 850mije2 dhe nje ushtri kembesoresh prej 2mio, e dyta ne Nato pas USA.Keshtu qe te lutem me kurse bsh.Perdorimi i faktit te shumices myslymane( ne letra) mund te perdoret diplomatikish dhe me vendet e KI.c.Sa per te dhene nje ide, ne linjen e asaj qe ke tentuar te propozosh, por pa marr parasysh rrjedhojen pas saj,une do isha per nje industri multi-fetaro, etnike ushqimesh.Me pak fjale, te mos behet vetem hallalli por dhe kosher,veggie, e cfare do qe lidhet me grupime fetaro, spirituale, komunitare ne bote.Kurse pjesa dyte qe eshte me e rendesishme eshte promovimi i guzhines shqiptare ne bote( kjo ne pjesen e konsumit me pakice,ose dhe shumice).Ushqime shqiptare qe jane lehtesisht te punueshme.Greket kane pushtuar nje bote te gjithe me ushqime rajoni.

Nejse u zgjata pa shume kuptim,

Por thjeshte Go West Ardi, Go West!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).