Borges dhe unë

Borges dhe unë

Atij tjetrit, Borges-it, i ndodhin këto gjëra. Unë eci në Buenos Aires, ndaloj ndoshta mekanikisht për të vështruar kubenë e një treme dhe kangjellat e një oborri. Lajmet e reja për Borges-it i marr vesh me anë të postës e shikoj emrin e tij në një listë profesorësh apo në një fjalor biografik. Më pëlqejnë orët me rërë, planisferat, tipografia e shekullit të XVIII, shija e kafes dhe proza e Stevenson-it : tjetri i ndan këto preferenca, por në një mënyrë vanitoze që i jep cilësitë e një aktori. Do të ishte e tepruar të pretendosh se marrdhënia jona është armiqësore. Unë jetoj dhe endem me qëllim që Borges të thurë letërsinë e tij dhe kjo letërsi më justifikon. E them më kënaqësi se ai ka realizuar disa faqe me vlerë, por këto faqe s’mund të më shpëtojnë mua, sepse padyshim ajo që është e mirë nuk i përket askujt, madje as atij, tjetrit, por gjuhës dhe traditës. Fundi i fundit, unë jam i dënuar që të zhdukem, përfundimidht, dhe vetën një çast i imi do të ketë fatin që të mbijetojë tek tjetri. Pak nga pak ja lejoj të gjitha edhe pse e shoh maninë e tij për të fallsifikuar e zmadhuar çdo gjë. Spinoza e kuptojë që gjërat kërkojnë të qëndrojnë në gjendjen e tyre ; guri kërkon që të jetë përjetësisht gurë dhe tigri një tigër. Unë dua të qëndroj tek Borges-i, jo në veten time (nëse jam dikush). Por e shoh veten më pak në librat e tij se në shumë të tjerë apo në tingëllimën e dhembshme të një kitare. Vite më parë provova që të çlirohem prej tij dhe kalova nga mitologjitë e lagjeve të varfëra  në lojrat me kohën dhe pafundësinë, por tani këto lojra i përkasin Borges-it dhe do të më duhet që të imagjinoj tjetër gjë. Kështu, jeta ime është një arrati ku humb gjithshka dhe ku gjithshka shkon në harresë, apo tek tjetri.

Nuk e di cili nga ne të dy shkruan këtë faqe.

Jorges Luis Borges

5 Komente

Epsh skizofrene.Gjynah paska njohur vetem njerin!

but a good one

gjithnje kam pyt veten se cilat lloj bimesie jane me te perparuar per evolucionin. ato me vetpllenim? te vetmjaftueshme. Isolation and inbred! smiley

Eshte kaq bukur te shkeputesh nga vetja e ta shohesh si te huaj ndonjehere, qe i avitesh e perpiqesh ta njohesh pak e nga pak, sa me duket se kurre s'e kam njohur veten time per cdo here qe ndodh dicka e re. 

flm Y.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).