Dhunë tek shkolla private Vitrina

Pas dhunës së ushtruar nga administratori dhe trupërojet e shkollës së lartë private "Vitrina", policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariatin numër 6 shtetasit: Edmond Vlashaj administrator, bodigardët Lutfi Tufa, Besnik Caushi, Artan Zefi, Hamit Leka, Nikolin Pepaj, Mond Gjini, Gjovalin Zefi, Ardian Gordi, Leonard Vlashaj dhe Bashkim Hajdinaj. Shkakuw i dhunës ka qenë një konflikt verbal mes studentëve dhe bodigardëve të një universiteti privat në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas kërkesës së drejtuesve të universitetit për qetësi absolute në korridoret e universitetit. Studentët thonë se pas kërkesës për qetësi janë dhunuar befas nga bodigardët.  Forcat e policisë së komisariatit numër 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në përpjekje për të zgjidhur situatën janë përballur me goditjet dhe kundërshtimet e bodigardëve.

Shkolla e lartë private “Vitrina” njihet në Tiranë dhe në zonat rurale për fushatat agresive të marketingut.  Kjo shkollë është më shumë një konglomerat sipërmarrjesh që nis me polici private, kurse për drejtim automjeti, firmë eksporti dhe përpunime mbetjesh organike e deri në arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë.

Sipas burimeve të brendshme të këtij institucioni, ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë në kompleksin Vitrina.  Studentët detyrohen të paguajnë për 500 euro për çregjistrim apo për një listë notash.

Në institucionet private është bërë e zakonshme dhuna verbale ndaj pedagogëve  apo studentëve. Pedagogët kërcënohen se do të humbasin vendin e punës nëse nuk mbushin sallat për shfaqjet televizive të diplomimit të studentëve. 

Rasti tregon se shteti e ka lënë pas dore arsimin privat. Sot shteti duhet të ndërhyjë për të rregulluar veprimtarinë  e këtyre institucioneve.

 

40 Komente

Ai badigardi do jete bere xheloz per ndonjeren ,qe ka pas ai studenti "qe prishte qetesine" ,se skena te tilla nuk kane ndodhur as ne ate shteterorin ku gumezhinin korridoret si ne mitingjesmiley

Ato qe harxhojne para per tu regjistruar te Universiteti "Vitrinat" e kane hak te rrahuren.

Gjynaf mo! pak i ka ndeshku Zoti ,qe i ka cuar atje ata ?

Po cile zot moooo aman, po lere se Vitrinat, si universitet jane t'ja fusesh vetes. Kurse si shkolle profesionale kam degjuar fjale te mira.

"Kurse si shkolle profesionale kam degjuar fjale te mira.

Cfare profesion ju mesojne? ate te truprojes?

Hidraulik, elektricist. Cfare ke nevoje ti?

mua me duhet nje bodyguard.

se s'ben me diplome e do?

p.s. pa tallje, te tregoj une ty histori per Vitrinat qe... nje cun i ri, punetor, cun i mire, po me thonte, - Ta kem nje diplome se s'i dihet e u regjistrua te Vitrinat, se eshte i lire. Ore po ke bere mesim e pyes - Jo, Emrin profesorave i di - Jo. Por jane shume korrekt, kur kane provimin te marrin nga sekretaria e te lajmerojne qe filan date duhet te vish ne provim. Stop. smiley

Jo me patjeter po po vras mendjen te gjej kush ka mbetur pa diplome?

Hunter, je i lutur, qe per nje jave.... te mos  shprehesh me !

 Dhe pyet Hunter  ! Ke then nje fjale shume me vend:.."ata qe regjitrohen tek vitrinat, e kane hak dajakun..."

 Ta thashe ate fjale, se kisha nja nje ore qe isha nda me mikun tim te ngushte, profesorin qe jep matematike ne ate universitet.Flas per nje njeri zotni i vertete.I kishte ra zilja e telefonit,  si dukej, prej dikujt qe e kerkonte per ndonje nderhyrje note, supozova une.Ka qene shume skurpuloz ne note. Ne moment, i turret nje prej bodigardeve(ne çdo kat e dere nje bodigard) dhe e urdheron me ton nazist;

-Fike shpejt!

-Ç`fare more?

-Fike se ta thyva ! Degjon ti apo  ..si e ke hallin?

-E fika e fika qe mu fikte mendja-ja ktheva dhe mallkova ate  qe shpiku kete dreq telefoni.

...Me tregovi dhe plot te tjera qe me shokovi, por leri!

Nuk ma dha lejen t`i botoj..........................................

 

hahaha

Qenka me shume kamp perqendrimi se universitet! smiley

Hallall hunter. E kane hak drurin sa te bjere shi i kuq. Gjynof per lekun, gjynof.

ky universiteti paska me shume bodigarde se studente.smiley

Kaq nam "TE PASTER" paska marr Vitrina? smiley

"Ato qe harxhojne para per tu regjistruar te Universiteti "Vitrinat" e kane hak te rrahuren."

smiley

I madh!

Dhe ne presim nga te dipllomuarit qe do dalin nga universitetet private smiley

edhe mu tani po me kujtohet qe me vinin SMS tek celiulari ku me njoftonin per tu regjistruar. Pra ja fusnin kot per se koti me SMS-ra te gjitheve pa perjashtim. Po mire e ka gjahtari i leprave qe ata qe shkojne aty me deshiren e tyre e kan hak te rahuren.

Rasti tregon se shteti e ka lënë pas dore arsimin privat. Sot shteti duhet të ndërhyjë për të rregulluar veprimtarinë  e këtyre institucioneve.

Se ne fakt arsimin publik shteti e ka shenderruar ne model. lol. Shteti ka lene pasdore gjithcka ka ne dore.

Mire e ka kuazimondo, ato qe shkojne aty e meritojne te rrafmen. Ajo dipllome nuk vlen as sa letra ne te cilen printohet. Thjesht humbin 4 vite te jetes kot. 

uhmm - po ministria e arsimit pse u jep leje ktyre far...s'i them dot universitet

mendoj qe para se te flisni mbi dicka duhet qe te jetoni aty e pastaj te flisni... keshtu qe te gjitha kto qe ju thoni jan shume te pa verteta.... 

 

Kur media harron misionin!

Diskutohet shpesh mbi atë se cfarë të mirash sjell liria e shtypit për një shoqëri, se cilat janë përparësitë e saj dhe cfare ndikimi ka ajo në përparimin dhe emancipimin e mendimit të lirë.

Por, mendoni se sa pak shkruhet për gazetarine divulgative dhe spekulative, sigurisht edhe për atë “injorante”, e cila nga papjekuria bën gabime dhe nuk dallon dot lajmin nga thashethemet.

Ne jemi të prirur që të mbështesim ato institucione që i quajmë “të shenjta”, por, po sikur shenjtëria e këtyre institucioneve të na cënoj ne?

Kur je pjesë e ngjarjes e kupton se sa të gënjeshtra janë ato që thuhen dhe në të njëjtin moment provon ndjesinë e reagimit dhe rrefuzimit të këtij realiteti. Në lindim dhe rritemi me idenë e informacionit dhe shpërndarjes së tij. Gjatë rrugës aktorë të ndryshëm përpiqen të na bindin se informacioni që marrim prej tyre është i vërtet, të gjitha mediat përpiqen ta theksojnë këtë pjesë, madje jo vetëm mediat por të gjitha institucionet që merren me lajmin apo reklamën.

Shpesh herë na ndodh të përjetojmë dy realitete të ndryshme, por asnjëherë nuk mund të jetë një e vërtetë shumë e largët e servirur në dy versione të kundërta. Shumë prej nesh e shohin median si një burim të rëndësishëm dhe jetik për të krijuar pazëllin e plotë të ambientit ku jetojnë apo atij që është larg nesh, por ndonjëherë harrojmë që dhe media ashtu si shumë pushtete të tjera ndikimi dhe drejtimi është e përbërë nga njerëz, të cilët shpesh herë zhvishen nga parimet dhe virtytet e  profesionit fisnik që përfaqësojnë.

Pushtetin spekulativ të medias, shumë nga ne e provuan në mëngjesin e djeshëm, teksa u përballëm me  shpërfytyrimin e pashoq të një realiteti të cilin e prekëm dhe e përjetuam në lëkurën tonë një ditë më parë. Teksa shihnim e diskutonim mes nesh barbarinë e transformimit të një lajmi për llogari të klaneve të caktuara, kuptonim që edhe aty ku duhet dora e lirisë dhe reklamohet me forcë pavarsia, interesat e aksionerëve dhe atyre që menaxhojnë lirinë e shtypit kishin lënë vulën e tyre me gërma kapitale.

U vu në qendër dhe u la në mëshirë të tastierave të kompjuterave imazhi dhe puna e përditshme e një grupi njerëzish të cilët cdo mëngjes shpërndajnë dhe ofrojnë nëpër auditore dije dhe pasion për profesionin e vyer të pedagogut, ndërkohë që lajmi conte fokusin në trillime dhe tymnaja bombastike, ne i kërkonim atyre që shkaktuan dëmin psikologjik dhe që vepruan padrejtësisht, duke shkelur procedurat dhe ligjet e shtetit shqiptar, “policisë së shtetit”,  llogari për  ndalimin e padrejtë, të pamotivuar e të pa precedent të pjesëtarëve të stafit akademik.

Sikur media të ish munduar të kuptonte cfarë ndodhi, dhe në këtë mënyrë të bënte detyrën e saj, e cila nuk është thjesht informuese por edhe ballafaquese, por njëkohësisht përfshinë interesin e gjithë publikut, ku hymë edhe ne, ndoshta do kishte pasur një pasqyrë më të saktë, e në fund te fundit vetëm atëherë do mund të vendoste kujt t’i drejtonte gishtin.

“Të besosh lajmin e parë do të thotë të besosh, vetëm njerën palë”, kështu dikur e niste leksionin e tij në auditor një gazetar i njohur i medias italiane, urojmë që edhe ata që s’kanë pasur fatin ta lexojnë këtë thënie sot të jenë më të ditur se një ditë më parë.

 

Nga Stafi akademik i Universitetit VITRINA

Mediat e vume re qe vetem shqifin e sajojne gjera ashtu sikur iu intereson.... 

"Shpesh herë na ndodh të përjetojmë dy realitete të ndryshme, por asnjëherë nuk mund të jetë një e vërtetë shumë e largët e servirur në dy versione të kundërta. "

Kupto ti, dmth?! smiley

une te pakten kuptoj realitetin qe e perjetoj vet... kjo eshte me e rendesishmja sesa shpifjet dhe trillimet e mediavie e njerezve qe nuk e njohin realitetin per te cilin flasin

 

Kjo nuk është hera e pare e ë një rasti të tillë. Unë kam dhënë mësimdhënie aty për me shumë se një vit dhe mund të them se aty ka pasur plot raste ku është ushtruar dhume si verbale po ashtu fizike.Ku personalisht kam qënë present në 5 prej tyre që i kam pare me sytë e mi. Dua të theksoj edhe diçka sezionin që kaloi çdo punojësi aty ju dha si detyrim që.

  1. Të sillnin tre persona per rregjistrim te Vitrina
  2. Të publikon 20 mesazhe ne facebook çdo javë. Ofertat e Vitrinës.
  3. Të dhenin e pakta 200 numra AMC Wassup.

Personi që nuk i përmbushte këto kushte merrte përjashtim,  tani unë e kuptoj mënyën e bërjes së marketingut, por çlidhje ka nje pastruese e shkretë e atij Universiteti që nuk merr vesh fare në lidhje me këto gjëra?

Pra a e shikoni sa U.V  i degjeneruar që është aty jo vetëm dhunë ndaj studentevë, por edhe ndaj punonjësve ushtrohet, duke i detyruar të blejne libra, shporta. Ju heqin 1 dite pune në qoftë se vete 10 minuta me vones. Në qoftë se mungon një ditë pune të hiqin tre, tani me kanë thënë se e kanë shtuar e kanë bërë 5.

e kush nuk ka nigju per vitrinat. 

asht tu thane edhe she, qe kjo qe kane dhene media, nuk eshte lajmi i vertete.

edhe pse mjaft i censurum si lajm se ne fakt duhet te kishte mbushe minimalisht faqet e para te gazetave per nje muj rresht, deri sa te mbylleshin te gjitha kerpudhat qe ngjajne me vitrinen, duke tregu gjithe te verteten per kete rast. tipike rasti i bjerrjes morale e shqiprterore te shqiptareve.

marketingu, hajt mo, thuj ti kush asht mbas vitrines kush e gjen, qe i mbyll gojen klanit e top cenellit e ne pergjithesi te gjitha mediave?

O she-je ke gri gjithe ate sallate e nuk arrite me thene versionin tend te ngjarjes.

top cenellit???? cdo te thot per ty ky emer o shkinaks... 

 

she, po si eshte ngjarja e vertete, a mund te na i thuash, si ndodhi dhe pse per ç'arsye. 

Kriteret E Mbrojtjes Se Vendit Te Punes deri me date 9 Shkurt 2012 !

1. Sjellja e 20 klienteve te Vitrina Group. ( Universiteti, Bachelor, Master, ose te Shkolla e mesme, ose te Kurset 9 mujore, ose te Autoshkolla) Klientet mund te sillen per regjistrim me pagese cash, me pagese me keste mujore, ose me pagese me klering, apo me shkembim me mallra apo sherbime te ndryshme.

  • Ky kriter ne rast mos realizimi total dhe ne afat do te shenoje perjashtimin nga Skuadra e “Vitrina Group”, ( Pa Perjashtim dhe Pa Pyetje as Diskutim ! ) POR……..
  • Ky kriter per cdo rast realizimi ka shperblimet perkatese ne momentin e regjistrimit dhe te pageses se Librave nga ana e klientit, sipas kritereve si me poshte vijojne:

1.Kurset 9 mujore shperblimi ne moment, dore per dore, 50 euro.
2.Master shkencor, Master Profesional, shperblimi ne moment,ne dore, 100 euro.
4.Universitet, Bachelor, shperblimi ne moment, dore per dore, 100 euro.
5.Shkolla e Mesme, shperblimi ne moment, dore per dore, 100 euro.
6.Autoshkolla, shperblimi ne moment, dore per dore, 20 euro.

Krahas pageses fillestare e cila mund te behet me menyrat e siperpermendura me cash apo klering, studenti ka per detyre te beje pagesen e librave, sipas kesaj liste cmimesh:

1.Kurset 9 mujore, leksionet 50 euro/10 muaj kohezgjatja
2.Master shkencor 200 euro leksionet/15 muaj. kohezgjatja
3.Master Profesional 200 euro leksione/15 muaj. kohezgjatja
4.Universitet deget Natyrore 300 euro leksione/tre vite. kohezgjatja
5.Universitet deget Shoqerore 150 euro leksione/tre vite. kohezgjatja
6.Shkolla e Mesme 150 euro leksionet/tre vite. kohezgjatja
7.Autoshkolla 20 euro.

Studenti ka edhe keto detyrime te tjera:

-Pagesa e kartes se studentit qe vlen njehere e pergjithmone eshte 20 euro
-Pagesa e librezes se notave qe vlen njehere e pergjithmone eshte 30 euro.
-Vertetimet e ndryshme nese nevojiten paguhen me tarifen e 20 euro.
-Notat per cdo semester merren ne zarf gje qe ben te mundur mbrojtjen e Privacise. Ky sherbim kryhet nepermjet pageses se 5 euro per semester.
-Nje seri sherbimesh te tjera jane te pasqyruara te kontrata e studentit, kontrate e cila duhet te lexohet shume me vemendje nga sejcili prej studenteve te sjelle nga ju per regjistrim, ne menyre qe askush nga klientet e mundshem most e ndjehet I painformuar totalisht dhe plotesisht.

Kompania jone ka Keto Pika te forta:

a. Te Vitrina ka Disipline, rregull, seriozitet dhe cilesi maksimale. Kampusi Universitar Vitrina eshte unik sa I perket Seriozitetit, Motivimit te te Punesuarve, te te gjitha niveleve dhe kategorive. Eshte Unik ,sa I perket Pergjegjshmerise, dhe ndarjes se Pergjegjesive, Llogaridhenies, dhe gjithe procesit te administrimit te kohes, te cilesise se procesit, te manaxhimit te perkujdesjes dhe ndjekjes se ecurise mesimore akademike, ne menyre te perditshme, te perorshme dhe te perminutshme. Sa I perket Gjithe procesit akademik ne Jemi te ngjashem me nje Kampus tipik Gjerman, Konservator ne zakone dhe administrim, por Liberal dhe shume I hapur ne Ide, hapesira komunikimi dhe aktivitetesh kurrikulare dhe ekstrakurrikulare, hapesira bashkepunimi dhe shkembimi njohurish e pervojash me me te miret ne kontekstin e ekschange Program, si dhe praktikave mesimore me Universitete ne Turqi, Kroaci, Gjermani, etj. Apo ne shume sipermarrje Shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, etj.

b. Te Vitrina Cdo Jave eshte e mbushur me Aktivitete: Aktivitete Shkencore, Kulturore, Sportive, Sociale, ku ne qender te vemendjes dhe Protagoniste jane Studentet. Sherbimet mbeshtetese ne Kampus si Bar-Restoranti me mbi 1000 vende, internet kafe me mbi 100 kompjutera, Kancelari-Libraria, Rrjeti Banka E Ideve, Biblioteka, Qendra Shendetesore, Agjenisa e Punesimit, Zyra e Perkujdesjes dhe e trajtimit te kerkesave, Sekretaria Mesimore, etj plotesojne me se miri nevojat e perditshme te cdo studenti. Pozicionimi prane City Park eshte nje favor tjeter per kompletimin e perditshmerise se cdo studenti, ne drejtim te argetimit apo kalimit te kohes se lire.

c. Cmime dhe tarifa sociale, te perballueshme per te gjitha shtresat e popullsise, Te Vitrina. Ka disa forma pagese, me keste. Me keste mujore, me pagese nepermjet kleringut apo shkembimit me pune apo me sherbime, apo me mallra qe familjet kane ne posedim. Gjithcka behet nepermjet nje marreveshje dhe kontrate me shkrim, ku behet 100% transparent cdo aspekt I marredhenies se studentit me Kampusin apo me Universitetin Vitrina.

d. Siguri maksimale Te Vitrina. Survejim dhe regjistrim ne kamera 24 ore per 24. Nje staf sigurie i afte, vigjilent dhe maksimalisht I pergjegjshem qe garanton sigurine e cdokujt qe e do jeten me rregull dhe qetesi ne Kampus.

e. Kampusi me I madh Universitar privat ne Shqiperi. Kampusi Vitrina funksionon si koshere bletesh, ku punohet 24 ore per 24, dhe ku, kursehet maksimalisht. Ne kete kampus eshte arritur te ndertohet cikli I mbyllur I shume sherbimeve gje qe ka bere te mundur rritjen e rendimentit si dhe uljen e kostove. ( psh: Rasti i Kaldajes per ngrohjen e ujit te dusheve apo larjes dhe shplarjes se Eneve, e cila sherben edhe per ngrohjen e ambjentit, Sobat e gatimit, me dru, qe sherbejne edhe si kaldaja, edhe si furra per pjekjen e bukes etj. Shkolla e Kuzhines qe prodhon edhe per Mensen si dhe Bar-Restorantin. Oficina qe sherben per riparimin e makinave te kampusit, por ne te njejten kohe sherben edhe si laborator per kurset si dhe Inxhinierine Mekatronike, si dhe shembuj te tjere, reale, qe mund ti gjeni nese e vizitoni krejtesisht Kampusin Universitar Vitrina.

f. Ne kampusin Vitrina kemi mbi 5000 studente te Universiteti, rreth 300 djem e vajza ne konvikt, rreth 500 nxenes te shkolla e Mesme, si dhe rreth 1000 veta ne Qendren Profesionale Vitrina, Kurset 9 mujore apo Autoshkolle.

g. Te Vitrina ka Zero Korrupsion. ( Ndeshkohet maksimalisht ai qe mund te tentoje te kryeje dallavere, apo korrupsion ne kurriz te kompanise Vitrina, apo ne kurriz te Studenteve. Ketij ndeshkimi nuk I shpetojne as pedagoget, as personeli tjeter, por as studentet te cilet mund te ofrojne rryshfet apo dhurata per personat e punesuar te Vitrina. Masat jane Drastike, dhe shumeplaneshe, ne rrafshin administrativ, financiar, dhe Ligjor e institucional. Pa asnje Perjashtim ! )

Kritere te tjera jo me pak te rendesishme:

2. Percjellja ne Facebook dhe Twiter e cdo fotoje te aktiviteve te kaluara, apo ato aktuale, me njeren prej ketyre pikave te forta te siperpermendura, te gjitha se bashku, apo pika te tjera te forta qe ju mund ti keni identifikuar, dhe te cilat duhet te jene te miratuara nga Zyra e Marredhenieve me Publikun, “Zmp Vitrina”.

3. Shperndarja e ketyre fotove me komentet e pikave te forta duhet te behet minimalisht 5 here ne dite ne profilin tuaj personal, si dhe minimalisht 5 here ne dite ne profilet e faqeve me masive, me me shume anetare qe ju njihni. Kete duhet ta dokumentoni me vizibilitetin e ketij veprimi ne profilin tuaj, ne menyre qe te mund te kontrollohet, dhe te verifikohet nga ana e zyres se Drejtorit te Pergjithshem.

4. Shperndarja e lajmeve te Dites, te Zmp Vitrina, ne Facebook, minimalisht 5 here ne dite.

5. Shperndarja e Lajmeve te Shqiperia e Re Lajme, Ne Facebook, minimalisht 5 here ne dite.

6. Arritja minimalisht e dy marreveshjeve per sigurimin e praktikave mesimore te studenteve te Vitrines, ne Universitete, Qendra Pune, Biznese, Organizata, Bashki, Komuna, Zyra Shteterore e publike, te huaja apo vendase. (konsultohu me zyren e marredhenieve me publikun “Zmp Vitrina” per marreveshjen standart.)

7. Sigurimi me shkrim dhe percjellja te zyra e Marredhenieve me Publikun Universiteti Vitrina e te pakten nje Historie Suksesi e nje studenti, kursanti, apo punonjesi I “Vitrina Group”.

8. Dorezimi I Materialeve ne format elektronik te nje Libri I cili eshte produkt I punes tende personale kerkimore-shkencore, ne fushen apo lemine ku ti punon dhe e mbulon me pergjegjesi. ( Dorezimi do te behet te zyra e Kancelares nje kopje si dhe te zyra e drejtorit te pergjithshem ne kopje.) Dorezimi I punes personale do te behet personalisht me pergjegjesi personale nga sejcili prej jush.

9. Dorezimi ne Format elektronik, I nje shkrimi, te perjavshem, ne lidhje me problematikat, apo risite e fushes qe ju mbuloni.

Shenim: Kerkoj nga sejcili prej jush, nje raport te perjavshem, mbi planifikimin dhe realizimin e ketyre kritereve ne sistem kalendarik javor dhe ditor. Raporti do te dergohet me leter me shkrim, ne tre zyra: Zyra e Drejtorit te Pergjithshem, Zyra e Kancelares, Zyra e Marredhenieve me Publikun.

Afati I fundit per sjelljen e Raportit Javor, do te jete Dita e Shtune, ora 16.00.
 

……………………

Ju uroj Plot Sukses, Motivim, Fat te Bardhe, Mendje te Hapur, Dhe Plot Energji Pozitive, Te Mbushura me Entuziazem e Optimizem per te Dymbedhjetin Vit, ne Mijevjecarin e Ri, te Shqiperise se Re, Ne Boten e Re. Viti I Ri 2012, Eshte, Per Ne

Te Gjithe, Viti I Begatise dhe Kompletimit ne te Mira. Ne Te Mira Shpirterore, Morale, Materiale, Financiare, dhe Institucionale. Viti I Ri 2012, eshte Viti I Akreditimit. Eshte Viti I Akreditimit tone Personal. Po ashtu edhe I Akreditimit tone Insitucional. KJo sfide Eshte Si “buka me Djathe” perballe sfidave qe kemi kaluar ne vitet e tjera paraardhese te ketij Viti te Bardhe me Plot Fat e Begati. Nese, Ne

I besojme 2012, si Vit Begatie, Fatbardhesie, Kompletimi e Akreditimi, atehere shumeçka do te realizohet, ne Plotesi e Besueshmeri, qe vjen Vetevetiu, prej kontributit dhe shumatores se energjive pozitive qe sejcili ve si investim te kjo hapesire mundesish pa fund me Emrin “Vitrina”.

ME shume Respekt dhe Vleresim Per TY!

Drejtori i Pergjithshem Edmond Vlashaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).