Cfare mendimi keni per pjesen e pare te telefilmit "Ne kerkim te kujt"?

E kam pritur me pa durim kete tele-film pasi ka shume nga aktoret qe ne i adhurojm (dhe jo kot se koti), plus duke marr para sysh qe eshte nje prodhim i top-channel. 

Personalisht jam zhgenjyer shum. Sikur se e lexova diku tjeter, edhe uni, kisha nje n'djej qe do te ishte ne te njejtin nivel me "njeriz dhe fate". Por per mua ishte skandalozh:

- Skenari teper i varfer.
- nje larmi personazhesh po qe as nje s'vinte i plote

Gati gati, per ta shijuar, na duhet ne qe ti m'bushim vrimat e skenarit, ti imagjinojm se c'fare mentaliteti kan personazhet etj.

fatmirsisht, nuk kishte probleme me kameren dhe zerin - qe normalisht as nuk duhet te vihej ne diskutim por qe kam par disa filma kohet e fundit qe as keto dy elementet baz - kamera dhe zeri - nuk jan ne nivelin e duhur.

C'fare mendimi keni per pjesen e pare te telefilmit "Ne kerkim te kujt"? 

 

10 Komente

E pashe,. Nuk kuptohej se per cfare e kishte nisur autori, per komedi, film noir apo nje dreq e di.

Fillimi ishte disi intrigues, cka tregon qe ideja e skenarit nuk ishte e keqe. Mua mu duk se ishte perpjekur te bente dicka ndryshe, por sidoqofte skenat nuk ishin reale.

Me kujtohet Skena ku mjeket dhe policet ne sallen e reanimacionit po perpiqeshin te sillnin ne jete te zhvarrosurin, dhe ndersa mjekja po e bente kete me nje qetesi olimpike, bisedonte nderkohe dhe me hetuesin (Ka Caushin). Teresisht surreale. 

Nga ana tjeter nje loje superteatrale me aktore te moshes se trete.

nje zgenjim i vogel,  thjesht se prisja dichka me interesante. nje thriller me nota humori neper te . ajo skena ne sallen e reanimacionit ishte vertet pak surreale dhe me ca dialoge te varfer, sidomos pjesa kur vjen ai polici qe qenkesh beqar dhe desh te hapte bisede me doktorreshen beqare.

.. dhe nje gabim ne xhirim apo montim nuk e di.... kur ra zilja nga roja e varrezes  dhe ispektori doli nga dhoma e tij ishte mesnate, nderkohe qe ai zbriti shkallet dhe doli jashte dukej sikur ishte ore e paradites..

.te shohim serine tjeter, une kam vendosur ta ndjek

qe ne momentin kur polici shkoj ne shkoll, dialogu dhe vete "krimi" ishte pika kur un u binda qe thjesht s'mund te vazhdoj me serit e tjera. Sidomos duke pasur para sush qe kam rrespekt per aktoret, dhe nese e ndjek me teper do filloj ti urrej. 

nje ore duhej te ishte e mjaftueshme qe te me bente per vete

Sedi por me duket sikur keta njerez ndoshta jetojn me moten 'hajt te mire boll eshte'. ose ia len fajin buxhetit, nderkohe pa filluar puna, thjesht duke lexuar skenarin do duhej ta kuptonin qe s'do funksionoj.

pffff, nje pjese e merzitshme fare. Jam plotesisht me te dy komentuesit e mesiperm..... Nje film klishe, pa nje regji dhe montazh cilesor. Te me fale Xhuvani, po ndoshta ka qene dhe presioni i te birit, por me kete film, te pakten me serine e pare, nuk ka qullosur gje. Gjeja me absurde ishte dhe ajo vajza e shkelqyer, ne mesime, qe sillej si nje kurve rrugesh...sikur nuk shkojne te dyja keto figura te pakten ne shoqerine tone, dhe me skandalozja fare, ishte dhe incidenti me grisjen (vjedhjen) e fotos qe u be shkas per nje "incident diplomatik"  smiley ... pordhi kali....po ku e kane çare apo dhe e çajne koken drejtuesin e shkollave, si ne kohen e Dulles, pale ne kohet e sotme, per nje fotografi te dalluari, e sidomos te nje vajze......

Dhe ajo me kryesorja, perveç Niko Kanxherit edhe deri diku xhuvani (po me nivelet me te uleta te saj) aktoret e tjere nuk te ngjalllnin fare respekt sidomos me lojen e tyre.

Me duket se kjo eshte nje semundje e postdiktatures..pasi ne te gjitha filmat, me perjashtime te vogla (Parrullat) loja aktoriale le shume per te deshiruar. Dhe kjo te pakten sipas meje, vjen nga mungesa e seriozitetit ne pune, sidomos te aktoreve, por edhe te pasigurise te regjisoreve, te cilet ne me te shumten e rasteve, marrin financime per filmat ne rruge te pandershme, dhe jo konkuruese, dhe kur vijne tek aktoret, perpiqen qe te zgjedhin ata  te gardes se vjeter, (Ndrenika, apo T. Kurti, te cilet ne lojen e tyre, jane hija e tyre me lojen e dikurshme. Te mos harrojme nene Pashakon, apo Prefektin qe jane kryevepra jo vetem te tyret, por edhe te kinematografise shqiptare)  dhe jo aktore te rinj, qe te jene edhe kerkuas ndaj vetes, ne menyre qe te afirmohen dhe qe besoj se do te kene me teper seriozitet se keta te medhenjte....

oja pjesa e shkolles mu duk teper skandalose. Sic e the vet, vajza me veprimet e saj ishte skandaloze. Sidomos, ideja qe disa nxhenes vodhen nje fotografi, dhe si rresultat te njoftojet policia, thjesht skandaloze, eshte nje problem mbrenda shkolles,sko lidhje me policin. por edhe nese ka, c'fare beri polici. E kuptoj qe ne humor policet dalin se idjot, por ai polici ne shkoll thjesht skandal. 

Nuk e ndoqa te terin, por pashe vetem disa skena. Ndjesia qe pata ishte se akoma nuk kane arritur te barazohen me filmat e viteve 1980-te. Pra jane akoma shume mbrapa tyre. Besoj se nuk ka vend/nevoje pe krahasime te tjera.

tv shqiptar eshte per tu bojkotuar totalisht

njerez me te lire do ishim po ta benim

Pjesa e dyte e bani dicka me itrigues filmin.Futja e Ndricim Xhepes ne loje po i'a rrit vlerat.Aktori i mire ngjit mor vlla dhe pike.

Lere lere, po e ndiqja dije vetem me numuru sesa here do ta thoshin fjalen me Moot, dhe ate me P.dh. Andej nga nga hera e tridhjete me humbi filli. Film abuziv, qe shperdoron shikuesin. Medemek, Xhuvani do te thote qe njerzit jane te gjithe muter. 

Personazhet silleshin te gjithe si mumje egjypti apo te cmendur, kishte klishe te panumerta ne skenar, si dhe plot shkarje te tjera, qe nuk ja vlen tu qendrosh siper. Aty aty kish dhe ndonje mesazh politik te dhene nepermjet tituj gazetash, ndonje imazh te pallateve te ngjyrosura te Edi Rames dhe Tiranes Moderne. Ketu kemi angazhimin politik te rregjizorit (E shoqja Luiza, deputete e Ps.) 

Kish ate obsesionin, qe nuk i mungon dhe ne fimat e meparshem Xhuvanit per ta lidh realitetin absurd vetem me te kaluaren diktatoriale.

Nje mishmash i vertete. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).