Sa kushton fjala e lirë?
(Përditësuar. Lexoni komentet për intervistën nga Mustafa Nano)
Më bëri përshtypje një lajm i shkurtër e disi i paqartë që gjata sot në mëngjes në gazetën “Shekulli”. Lajmi thotë se blogu ResPublica i Mustafa Nanos (respublica.al) ka gjasa të mbyllet për mungesë financimi. Lajmi më huton pikërisht sepse jam njëri nga ata njerëzit që kanë mbi dhjetë vjet që blogojnë rregullisht, dhe di si fakt që nevoja për financim e një blogu është minimale. Peshkupaujë është online që prej vitit 2003 pa burime financimi.
Nuk di asgjë mbi mënyrën sesi funksion ResPublica në lidhje me honorare të mundshme për të gjeneruar përmbajtje nga kontributorët, por di se shumica e atyre që shkruajnë opinione në shtyp e bëjnë këtë pa pagesë. Gjykoj gjithashtu se dëshira për të thënë tënden në lidhje me një çështje publike, është për shumëkënd më e fortë se grishja e një honorari të vogël. As shpenzimet teknike nuk më duken arsye e fortë për të mbyllur një blog, në një kohë kur Blogspot dhe Wordpress ofrojnë platforma falas. Prandaj lajmi sot më çudit, dhe pasi e lexoj, kuptoj se nuk kuptoj vërtet se pse mund të mbyllet ResPublica.
>
"Shekulli" sot:
Nuk ka para, drejt mbylljes blogu opozitar i Mustafa Nanos
Publicisti i njohur Mustafa Nano pritet të mbyllë faqen e tij online "ResPublica" për shkak të mungesës së fondeve. Faqja e hapur pak muaj më parë dallohet për frymën opozitare ndaj qeverisë. Në fillim, ajo është financuar nga Universiteti Europian i Tiranës, por ky i fundit e ndërpreu financimin javë më parë.
Faqja është një nga faqet më të vizituara online dhe përmblidhte një numër të konsiderueshëm publicistësh të njohur nga të gjitha trevat shqiptare të rajonit.
Mbyllja e mundshme e saj, do të shënonte, një tjetër humbje në opozicionin cilësor gjithmonë e më të paktë në vend. Arsyet lidhen me pamundësinë e lartë financiare për të mbijetuar për shkak të klimës represive qeveritare ndaj zërave kritikë, klimë e vënë në dukje disa herë edhe në raportet e fundit ndërkombëtarë mbi gjendjen e medias në Shqipëri. Z. Nano, i pyetur nga "Shekulli" lidhur me informacionin se faqja do të mbyllet, tha se do të bënte më vonë komentet e tij.

93 Komente
"Fajet i ka Saliu" patjeter.
Keta flasin sikur hosting e kane nga Sala dhe webmaster kane Jozefinen.
Pikerisht!
Vetem leket per hosting duhet te gjenden, edhe cmimi eshte i lire ne fakt. Ose me mire fare pse nuk i jep Abissneti i K. Kokedhimes nje pakete hostingu falas? (Asgje s'i kushton). Ama te deklarosh se " për shkak të klimës represive qeveritare ndaj zërave kritikë" eshte nja 1000 kilometra pertej qesharakes.
e thene ndryshe Muci po e mbyll faqen se spo fiton leket qe mendonte, dhe jo se s'ka lek me ca ta mbaje faqen hapur! kshu eshte kur i ben petllat me uje!!
Muç Nano po kërkon sponsor, duhet të ishte titulli. Se tek respublica shkruhet qarte qe blogu financohet per 1 vit nga UET. Viti mbaroi, dhe Muci s'ka gjet sponsor tjeter.
Meqe jemi ketu, mua Muçi nuk me eshte dukur ndonjehere nje besimtar i madh ne Internet. Rreket te jete keto dite qe ka respublica-n, por me pare ka pasur ca komente tejet derogative, sidomos ndaj Peshkut dhe anonimeve te internetit. Dhe respublica vete eshte nje faqe interneti ishullore: s'ka asnje link drejt burimeve te shkrimeve qe nxjerr (qofte perkthimet nga nytimes, qofte peshku, qofte faqe te tjera), dhe doemos qe edhe faqe te tjera nuk do lodhen shume per te krijuar lidhje drejt respublica-s.
Link, plako, link!
+1
Mbyllja vjen per shkak te kundershtimit te hapur te LULZIM BASHES dhe SALI Berisha. Ne mos gaboj pardje kam lexuar shkrimin e tij 10+1 , ku diktatori i 11 ishte Sali Berisha. Nese Z. Nano eshte analist duhet vetem te analizoje e jo te shkruaj fjale kundershtare boshe pa vlere dhe qe ngjallin urrejtjen e qytetarit.Ne cilin shtet te Evropes eshte pare qe nje Kryeminister qe eshte Lideri i Demokracise shqiptare qe nga 1991 te quhet Diktator? Une qe jam individ i thjeshte e kam gjykuar shume keq e jo me analiste te tjere. Z. Nano une ju respektoj si analist e nuk jeni ne nivelin e Alba Malltezit apo edhe shume te tjere, por shkrime te tilla nuk behen. E para sepse website tani eshte nje nga motorret me te forte te njerezimit, por nuk duhet te harrojme qe jemi ne qe e komandojme dhe kur gjuha e tastieres humbet llogjiken atehere njeriu kthehet ne robotin e saj dhe ska vlere per komente pastaj. Uroj qe me kete mesazh tju vij sado pak ne koshiencen tuaj e mbushur me frymen komuniste.
"Mbyllja vjen per shkak te kundershtimit te hapur te LULZIM BASHES dhe SALI Berisha. Ne mos gaboj pardje kam lexuar shkrimin e tij 10+1 , ku diktatori i 11 ishte Sali Berisha. "
Ja sesi me dy fjali M. Nano kthehet ne figure te respektueshme dhe dyshimi qe shkaku s'qenkesh lakmia per para nis e ze vend ne njerez.
Te keshilloj te mbeshtesesh linjen qe blogu respublica mbyllet sepse pjesemarresit duan honorare. Ndonjehere e verteta shkon e ndihmon aty ku s'duhet, por sa zbavitese eshte e gjitha kjo!
Eshte mire qe te japesh mendimin tend te drejte e jo te kapesh pas fjaleve te mia. Ai eshte mendimi im, por e di ti ate shprehjen ku te dhemb dhembi shkon gjuha. Keshtu Finisterre zgjerohu pak me shume menderisht .
Ah ildaduri, te me dish! Kur shpie gjuhen tek dhembi qe dhemb, apo doren tek barku (kemba, koka etc), sistemi nervor reagon instiktivisht. Me gjase duhet te jete nje iluzion i trurit, i cili shpreson sakaq jo vetem te gjeje vatren e dhimbjes, por edhe ta ngushelloje, apo, me mire akoma, ta sheroje ate. Problemi im i madh ne jete eshte pikerisht ky: me shkon koha duke shpene gjuhen time tek dhembi i tjetrit (ndjese per imazhin jo shume te edukuar qe mund te ngjalle fjalia).
Natyrisht, kur zgjerohem menderisht, sic ti me keshillon te bej (me shume te drejte), e kuptoj qe metimi "per sherim nepermjet gjuhes" eshte thjesht iluzion, e meqe s'behet fjale per dhembin tim, po per ate te nje tjetri, mire do te beja te ktheja koken ne anen tjeter. Ose te vendosja e t'ia kerreja. Cdo epoke ka dentistet e vet fundja. Problemi eshte ne duhet te jemi indiferente apo dentiste? Ka edhe rruge te tjera, e di! Me lejen tende po terhiqem te zgjerohem ne kete drejtim. Diten e mire.
sot dita paska filluar hareshem per mua.
e shef mer njeri qe nuk ben pune poezia ene letersia. kjo eshte pune tumallesh. shi (me demek tamam).
u mbyll napster-i, limewire-i e gigapedia dhe mbijetuam, do bojme si do bojme dhe pa respublica-n
S'behet fjale vetem per 209 $ ne vit, me duket?!
Sa me teper lexoj nga keto lloj lajmesh aq me shume me rritet vleresimi per peshkun pa uje.
Per respubliken s'di cfare te them pasi mund ta kem vizituar vetem nja 2 here gjithsej. Ja po shkoj edhe nje here tani qe te behen tre.
Gjithsesi, kam nje mesazh per te gjithe opinionistat dhe gjithologet qe llafollogjine e kane profesion: Andate a lavurar, barbun!!!
nuk e dija per ekzistencen e ketij blogu dhe tani qe pash autoret ,me erdhi keq ,qe nuk do vazhdoka me ...
Kam pershtypjen se Nano, ashtu sic lexon rregullisht NYTimesin, ben nje projektim pa dashje te vetes ne skenen amerikane te gazetarise. Sigurisht, nuk ka nje AOL ne Shqiperi qe te bleje respublican, por as eshte respublica Huffington Post.
Megjithe mundesite e limituara ne Shqiperi per t'u financuar nga venture capital, apo nga fondacione serioze, ca mundesi financimi duhet te jene patjeter, dhe Nano duhet te mos imagjinoje vetem situaten amerikane, por edhe punen e stermadhe qe behet ketej per ngritje fondesh. Te beje kerkime, te shkruaje letra, te kontaktoje njerez, ne menyre shume aktive, e jo te leshoje tek-tuk ndonje 'kercenim' se faqja do te mbyllet. Cfare vlere ka te shfaqesh si i ofenduar se s'ta ka varur njeri mjaftueshem?
Per vete faqen me duket shume interesante ajo qe thote Penari, qe eshte ishullore. Duket sikur Nano do te luaje lojen e vet, sipas rregullave te veta, i izoluar nga 'pislleku' i internetit. Besoj se njesoj do qe te izolohet Nano nga pislleku i parave, gje qe me duket e pamundur duke pasyr parasysh vete natyren e parase.
Ama Nanos i takon falenderimi im per menyren si mbuloi 21 janarin. Ishte faqja e pare ku shkoja per informacion te perpunuar. Prandaj edhe ndiej nje lloj pergjegjesie, dhe keqardhjeje.
Now that's a good point - do thonte dikush nga Anglia
Ose ndoshta ngaqe shume materiale z. Nano, copa-copa, i perkthente nga NY Times, tani qe NYT do behet me pageese, do ngelet pa material per respublica.
"Megjithe mundesite e limituara..."
... e kufizuara trop
Ne ka gje qe me "cingeris" nervat eshte pikerisht perdorimi i ketyre fjaleve "trendy" qe po e kapin shqipen per fyti e po ia marrin frymen
pse valle, dreqi e mori nuk bejme kujdes ne perdorimin e fjaleve qe me se paku kane shekuj qe jetojne per bukuri ne shqip
nje fjale tjeter eshte gjithashtu "arredim" per "mobilim", ose "demontim" per
"çmontim" etj, etj, etj...Trop, mos mu merzit se e kam pa te keq dhe ndoshta kjo qe thashe s'ka lidhje fare me ate c'ka diskutohet per rolin qe ka luajtur "qeveriu" ne mbylljen e bllogjit te Mucit
I bukuri sy, nuk merzitem, madje falemnderit per vemendjen dhe korrigjimin, madje madje edhe per gjetjen tek 'e kufizuara trop'.
Eshte e vertete qe s'bej ndonje kujdes te madh. Por s'ka asgje shitmendse (trendy?) ne veprimin tim gjuhesor, besoj se eshte efekti anesor i anglishtes.
E di une, me Mucin e ke ti
Eshte si qendrimi i tagjise kur peranash kalon dhia... apo e nje kokrre perle kur peranash kalojne disa katerkembesh te shendoshe.
Pa teorina t'fjals'li-ir, dashnorve te venetise etj, si eshte puna, keta burrat e mencur po thone qe po s'tuni njeri naj lek, ne nuk shkrujm mo?
S'di pse mu kujtu nje tjeter klasik: Don't say Hi, like the spider to the fly".
Spo gjen karar dhe Muci i shkrete sa andej-kendej , si balone tauke ngeli gjithe jeten.
Keto jane manovra idjote, per te thene qe blogun e tyre po e mbyll Berisha. Skane faj se fushate elektorale hesapi. Cdo mize e vogel shnderrohet ne buall. Kjo pune zgjidhet shume thjeshte. 150$ ne vit ben hosti. Po ja po e zeme 300. Edhe roja tek dera e PS-se mer me shume leke ne muaj sesa duhen leke per te mbajtur respublican ne vit. Le ti japi Rama nje 500 dollaresh nga pasuria e tij prej 3000 dollaresh.
Jo cdo gje eshte fushate, or trangull.
Me djem te tille, gjynah te lengoje ky truall.
Belulo, kishe naj menim per ket me nolt?
Shume dakord me Blendin, arsyeja financiare eshte qesharake. Por kush nuk merr vesh do e besoje e do vazhdoje me bindjen qe Berisha ka mbyll gazeten e M.Nanos.
Sidoqofte, te presim komentin e vete Nanos para se te hedhim gure. Me sa duket njerezit qe shkruanin te ResPublica paguhesin.
Ne fakt arsyeja financiare nuk eshte qesharake fare. Nano ka premtuar gazetari profesionale, dhe cdo shkrim e paguan. O do mbaje premtimin, o do mbylli faqen.
Te gjithe shkrimet te ResP kane qene te paguar? E di me siguri kete. Se me duket veshtire por e verifikojme edhe lehte, ketu ne Peshk komentojne shume njerez qe kam lexu edhe aty, le te flasin.
Per te tjerat jam dakord me ty. Gazetaria nuk eshte " Hajt na dha ca lek UT e bejme i gazete...kur te mbarojme lekete shohim ça te bejme"
Se di ne ka pasur nje projekt, nje ide mbrapa, apo meqe erdhen leket hajt hudhemi, kur te mbarojne leket maro muhabeti.
Ta garantoj 100% qe pertej virtualitetit robte e pijne kafen bashke duke prit rrogen ke Nano. Pa emra te pervetshem, ketu. Dhe nuk ka asgje te keqe. Nuk e di se sa e madhe eshte, mund te jete shume krejt simbolike, por si do qofte, per dy gjona eshte e rendesishme. Ne rradhe te pare per te vene ne dukje qe gazetaria nuk behet per shpirt te babes. Eshte profesion. Dhe ne rradhe te dyte eshte e rendesishme, sikur sa do jetshkurter qe eshte, qe i ka ofruar nje lloj burimi financiar kesaj specie profesionistesh, aq me teper ne Shqiperi, ku duhet te krruash xhepat edhe per nje kafe, jo gazetar, por edhe fizikant te jesh.
Keshtu jam 100% dakord me ty.
Ne fakt te pjesa qe sjell Blendi kuptova sikur nuk ka lek per serverin etj. Me sa duket paska qene per leket e gazetareve, e keshtu jam dakord me ty. Sidoqofte, te presim te lexojme ça do thote vete Nano.
Edhe larte kam shkruar se nuk di si eshte marredhenia me honoraret qe mund te gjenerojne permbajtjen. Nuk e gjykoj aspak ate qe kerkon te paguhet pse shkruan. Perkundrazi. Per te thene te verteten edhe une do deshiroja te nxirrja nje rroge nga Peshku dhe te punoja per faqen 8 ore ne dite. Madje po te ishim disa qe arrinim ta benim kete, aq me mire do ishte. Ne pamundesi te kesaj, punojme tjeterkund dhe blogojme kur mundemi.
Nuk eshte ne kulturen tone Blendi kjo...po them kultura e perceptimin te shkrimit si nje pune. Pak se jemi shqiptare per ca arsye mbi te cilat s'po zgjatem, e pak sepse eshte 2011 ku NYT lexohet falas, Le Monde po ashtu.
Po une do doja qe keta njerez kur therrasin elektricistin apo hidraulikun, pasi mbaron pune, ta shohin ne sy e t'i thone " Po si...do edhe lek tani? Nuk e rregullove per qejf ti?"
Po te shikonit kostot qe pretendon M. Nano per ResPublica do t'ju iki mendja e kokes
Ky blog dhe ajo faqe s'mund te krahasohen, qellimi i Nanos nuk ka qene te kete vetem nje faqe opinionesh ne internet, por edhe te nxjerri buken e gojes prej saj (dhe buka e gojes e Nanos s'eshte me aq e lire...)
Te gjithe fajin e ka Karteli!
Keta jan ftof m'tajare, o fmg! sponsorizohen bossa te mendimit, por nga shtete qe s'i mbulon dot as jorgan i nates, tha... keta marrin pare (rroge, honorar) nga qarqe te caktume mediatike, edhe iu duket si sakrilegj mos me iu kullu naj metelik sa here ngjyjne penen ... se esht eveniment per mendimin boteror kur ulen ene qisin naj analiz nje here ne dy dite e? s'osht gjo e vogel...
Zgjebsa, "te lidh mbas qeses me para" sic thoshte Volodja, te tyrli biSnesmenTash arnaut me xhupa lekure qe s'kane harru me bo scame... se nga do u vijne tjeter paret... edhe duan te gafurren... sa e turpshme do u tingelloje cdo fjali qe do thone me citime llatinesh e gjermanesh me pas... po ik o pirdhu eshte llafi i pare qe te vjen t'u thuash... gjidi lacaroner...
Emo, s'e kuptoj problemin, ose te kthehemi tek ajo qe thote Finis me lart, secili e con gjuhen tek dhembi i vet. Ku eshte problemi me u pagu analisti apo opinionisti?
Ketu ka dicka qe s'me pelqen. M. Nano mund t'ja vendose faqes vet cmimin qe do, dhe ne s'duhet te na ike fare mendja e kokes. Sic nuk na iken kur blejme nje iphone, cmimin e te cilit e ka vendos Steve-i sipas qejfit te vet. Fakti qe Peshku s'ka cmim nuk duhet te thote qe M.Nano etj. te punojne gratis.
Une ia vendos vete cmimin punes time (jashte Peshkut), dhe s'do doja kurre qe robte te me thonin "po pse kaq shume.." etj. etj. Kshuqe, FMG, ma prishe qejfin!
Haha, po mos u kap tek ikja e tepelekut por tek pjesa e dyte e komentit per qellimin e ResPublica si faqe fitimnxjerrese. Se kjo pastaj e ndryshon te gjithe diskutimin nga fjala e lire per qejf, tek shkrimi per te jetuar
Po ca t'keqe ka te shkruash per te jetuar? Ca nga robt me te respektum' ne kete bote, shkrujn e paguhen.
Asgje te keqe por, dhe ketu do e mbyll se eshte muhabet personal i Nanos,me mase dhe sipas vendit....
(nuk mund te pretendosh te vesh pasuri me fjalen e lire ne nje vend si shqiperia)
Penaro, pa na e mbush mendjen pse i do aq xhixha, po nuk t'japim ne ty sa t'kerkosh mer bab, sikur kaq
ta besh dhembin
Ne post scriptum duhet t'i shtosh, se ben vaki ene e shet peshkun me padije, per 1/3 e shumes e hedhim ne gjyq
.
(HuffPo eshte ne "class action lawsuit" per 103 milion dollare, 1/3 e shumes qe shiti Huffpon,nga shkruesit/kontribuesit te blogut.)
Deshe me bo pare me fjalen e lire i thane Arianes? S'ka fjale te lire.
Degjove penar?
ta hedhim qe c'ke me te, se nja tre tastiera i kena prish tu bo llogje ktu
Pale per "dëme emocionale" pastaj
.
une proven e kam, me ka bo Altini trebjet
me ka krahasu me cdo lloj bakteri e mikrobi
Nuk ka ikone te penarit te ilustroje te qeshmen me ket. Merre me mend vete.
Ne pamundesi,
.
demin emocional s'ma pagujne dot edhe sikur ta shesin blogun 300 milione euro, ja rasti i fundit, bushi sapo permendi altinin, ma coi humorin zero. ca t'boj une, ti kerkoj lek penarit?
Per kete kerkoja leket Bushnes.
Se Tinka ka thene qe hy n'peshk ne raste te vecanta kur i permendin emrin (per mbiemrin nuk se di gje.)
Po i solli kryet ne kete teme, mbase ka punu me mend Bush ene ka heq do leke menjane per dite te keqija
.
Me andra dhe arna ajo fjala popullore thote: " i hedhmi n'gjyq t'hedh m'gjyq"
Penaro, ti dhe une (dhe canakalaja) i morim paret ne tjeter ven mer... pranej jena edhe hezber, me gjithmen te pavarur... bojm i llaf e muhabet, ikim kur na iket, na rriten thonjt, i prasim, ndersa tjeter gjo eshte kur e ke me "bordero" logjen, miku im, fillo ene shtremnohesh... jo po kshu, jo po ashtu... Zot i modh, u deshka me pagu per cer do qisi Much Nano, apo tos lubonja for that matter... ose ose, merr kemontuesit e lidh te peshkut, pse mer a thu nuk e dine kto qe komentojne budalliqe politike ktu qe jon tuj ja fut katunit? sa here e shtypin ate "Dergo komentin" i shef shtremet tasjtera, njonit i kish kafshu gishtin nje here, e kapa me dere te makines tha... ene gjynof se ka prej tyne qe duhet te jene rob te lezetshem kshu, jashte zinxhiri... e imagjinoj dhimbjen e shitjes se shpirtit mer, s'e ka pas vetem Goethe at shqis perceptimi..
Çimo, po lexoja ket komentin tat me kenaqesine me te madhe dhe andej nga pjesa e dyte e komentit po digjoja ne sfond kete
Me te vertete mistike.
Bobo... me kujtove ata thonjt e Janosh Kadarit
Çeshtja eshte a duhet te kerkoje para dikush qe pretendon se ben pjese ne "minorancen etike" te nje vendi per rolin qe kryen? Pergjigjen e jep secili sipas etikes dhe nevojave te veta per konsum.
Besoj se Nano shtremberohet sepse priste qe "'minoranca etike' - 1" ta mbeshteste edhe financiarisht. Por sic rrjedh nga ajo qe thote FMG-ja me siper, kjo minorance mund te kete pershtypje te tjera per vleren e punes se Nanos, ndikuar jo pak nga fryma e vetedashurise dhe sigurisht, relativitetit.
Po nje tjeter pergjigje mund te ishte edhe qe "minoranca etike" e mendon territorin e vet ne terma pikerisht te minorances, e meqe Nano ushtron veprimtari te tjera per te jetuar, kjo e respublikes mund te mbetej nje perpjekje bujare per te folur edhe seriozisht.
po flet per territore akoma imagjinare me duket. gjeja me e perafert e kesaj qe thua eshte nje reviste gjysme-akademike socio-politiko-kulturore dhe nuk besoj se ideja e respublices eshte ajo, ose me sakte, shfaqja e idese se nanos s'ka dhene per mua ndonje prove perputhjeje me ate qe kerkon ti. revista perpjekja ka qene me afer idese tende, por ajo nuk i eshte qasur mire internetit dhe cfare ka me shume rendesi, aty behet fjale ndoshta per nje minorance akoma me te ngushte dhe jo detyrimisht me te mire.
Po, natyrisht qe flas per territore imagjinare. Etika s'ka nevoje per redaksi, shyqyr zotit!
Padrejtesia ne kerkesen e Muçit, me duket mua, qendron pikerisht ne kontradikten mes zgjedhjes se kauzes dhe kercenimit per braktisjen e saj. Natyrisht ka nje pjese spekulative ne kete qe them, por pergjithesisht krijimi dhe mirembajtja e nje territori etik presupozon çinteresim ndaj te gjithe perberesve te pushtetit.
Sakaq, ndersa ke zgjedhur territorin etik, s'mund te zgjohesh nje dite e ta kercenosh shoqerine me asgjesimin e tij, sepse ti e ngritur minorancen tende pikerisht mbi nje te drejte ekzistence qe mbeshtet tek fjala "me pak", qe don te thote" gjithnje ne rrezik zhdukjeje". Ndaj dhe zhgenjimi eshte aty e s'ka lidhje me ushtrimin e ndonje profesioni, por me ushtrimin e te drejtes per te qene, per te ekzistuar "si te tille".
Qe te sqarohem me mire: ti po i ben kritike imanente Nanos dhe jam dakort me ty ne ate pike, nderkohe qe mua vete s'me intereson fort kush Nano kujton se eshte dhe qendrimi i tij kontradiktor, por me intereson se pari c'eshte Respublica.al ne te vertete dhe se dyti si mund (apo a mund dhe nese po kur mund) te arrijme ne nje lloj trupezimi te shkruar te territorit tend imagjinar.
Per tu kthyer mbrapa tek ato qe thua ti, me kujtohen tani dy shoke te mi piktore, qe punojne njeri marangoz e tjetri mobiljeshites.
Sa me pelqeni kur skermisni dhembet me njera tjetren ju te dyja. Xhevahire nxirrni. Megjithate Finis, se c'ka dicka qe nuk shkon glosi qe i jep kur thua "s'mund te zgjohesh nje dite e ta kercenosh shoqerine me asgjesimin e tij." Nuk me duket se behet fjale per kercenim fare. Thjesht fakt. Ne mungese fondesh Respublika e ka te pamundur te vazhdoje.
germo Muco germo, fantazmen e dallarit te ngordh ke per te gjet!
Edhe i sqarim Muci duhet ta bej besoj, a eshte paragjykues kundrejt drejtimit nga vjen parja.. Nese jo besoj se ata cunat e Zgjohut do ti tregojne drejtiminin per te gjet nje person me emrin X, pa mbiemer per te sponsorizu faqen..
disa opsione per M. Nano se si mund te mbaje FALAS blogun e tij.
http://www.zeriyt.com/guide-e-shpejte-per-te-krijuar-nje-faqe-personale-t39848.0.html
http://www.zeriyt.com/tumblr-dhe-posterous-t71449.0.html
Sa teme gallate kjo!
A thua do na kerkoje ndonje lek Muci per te qeshmen?!
Po e bote tekuze mer shejtona!!!!!!!!!!! I llaf prej gjasme tha njoni, dhe ja orteku i komenteve........Po nuk e ka megjithmen mer dreqen, Muçi ate llafin qe e tha sheklli, e ka thone si biçim metafore, per Zgjohu-n......
Eh shyqyr se na qetsove ...., se ne icik do hapnim nje fushate sensibilizuese "Ndihmoni fjalen e lire ( te Mucit) " pranohet ndihma e cdo kujt sado modeste qofte....
Une e bona ne nje teme tjeter kete fushaten..............
Po le ta mbylli ,kujt po i plas...Uaaa po si do jetokemi pa blogun e Muçit....Une deri ne kete moment as qe e dija se ekzistonte...Tashti po me kondicionon jeten...Mendoj se siç tha dikush me siper ka menduar se kushedi çdo fitonte...
He te keqen e Shekullit! Pse do e leme ne Balliun te jete i vetmi me 55?! Kurren e kurres thote Kocoja!
Me e mundshmja eshte qe UET nuk do sponsorizoje me Mucin, per shkak te politikes editoriale anti-berishe dhe anti pushtet te Mucit...
Pse ben Muci viktimen e fjales se lire? Shume mire ben...ketu shpesh viktimizohen ata qe dhunojne tjetrin e jo me Muci...
Sot tek shekulli ishte nje interviste e Mucit ne lidhje me kte mbylljen ...
Personalisht konstatova se Zoteria ne fjale vuan nga Deliri i Madheshtise .
Aq sa kuptova une prej intervistes se M.Nanos tek Shekulli ishte
1 - kemi te bejme me nje deshtim modeli biznesi
2 - Deshtimi vjen si pasoje e "lodhjes" se Nanos nga kjo pune
3 - Mbizoteron akoma mentaliteti i "Money for nothing" ne Shqiperi
Arsyet e dhena prej Nanos jane krejtesisht personale dhe legjitime, fundja ai eshte i rritur dhe di se cfare ben. Por tani, Nano nuk duhet te na mbushe mendjen, se puna e tij ishte e lidhur me nje mision, por thjesht biznes.
Nuk ka ndonje te keqe ne kete mes. Edhe Bono i U2 para do vjetesh tha, qe i kishte ardhur ne maje te hundes shpetimi i botes me gjithe femije te uritur, balenat dhe pyjet e Amazones, dhe tani do te punonte qe te bente ca pare.
Krejtesisht legjitime.
Cilesia e shkrimeve te mucit te nanos jane skandaloze, milititareske dhe jo kritika konstruktive. ato jane te karakterizuara nga nje obsesion i zoterise kunder Sali Berishes. nese kerkush nuk pranon te financoje kete analist dmth qe puna e tij nuk eshte cilesore. une jam per shprehjen e lire te mendimit. une tifoj per median e lire e te pavarur. une jam simpatizante e analisteve, gazetareve kritike por profesionist. nese behet fjale te financosh tipa si Z. Nano me vjen keq ta them por me duket harxhim i gabuar leket, investim i pavlere. eshte njelloj si me ia dhene ato lek militanteve te ps qe dalin para kryeministrise.
Muci mendoj une ,eshte i lodhur nga fakti, qe ketu po te jesh opozitar,duhet te jesh sezben militant i ndonje partie ,te pakten nga c'kam degjuar prej tij ,ate e revolton ky epitet ....dhe ky eshte nje realitet i shpifur ,ku nuk i ben dot nje kritik qeverise ,se te bejne jo thjesht militant te PS,por dhe komunist ....Fale Sali Berishes ,qe e ka te vetmen teze ,qe mund te mashtroj shqiptaret ne lidhje me te ashtequajturen Demokraci ,gjithmone sipas menyres qesharake te tij ,ekziston ende ky mentalitet mesjetar ne Shqiperi ..........
Mustafa Nano: Ja pse po e mbyll gazetën time online
Intervistoi Elona Demollari
Gazeta Shekulli
15 prill 2011
Publicisti i njohur Mustafa Nano pritet të mbyllë faqen e tij online "ResPublica" për shkak të mungesës së fondeve. Faqja e hapur pak muaj më parë dallohet për frymën opozitare ndaj qeverisë. Në fillim, ajo është financuar nga Universiteti Europian i Tiranës, por ky i fundit e ndërpreu financimin javë më parë.
Faqja është një nga faqet më të vizituara online dhe përmblidhte një numër të konsiderueshëm publicistësh të njohur nga të gjitha trevat shqiptare të rajonit.
Mbyllja e mundshme e saj, do të shënonte, një tjetër humbje në opozicionin cilësor gjithmonë e më të paktë në vend.
Arsyet lidhen me pamundësinë e lartë financiare për të mbijetuar për shkak të klimës represive qeveritare ndaj zërave kritikë, klimë e vënë në dukje disa herë edhe në raportet e fundit ndërkombëtarë mbi gjendjen e medias në Shqipëri. Pas publikimit të lajmit dje në "Shekulli", i kërkuam një intervistë z. Nano.
Pyetje: Është e vërtetë? Do ta mbyllni "Respublica"-n?
Përgjigje: Po, do ta mbyll.
Pyetje: Arsyet janë financiare?
Përgjigje: Kryesisht financiare. Por edhe sepse më lodhi kjo punë. Por prapë aty jemi, tek financimi. Më lodhi ngaqë s'kisha lekë. Po të kisha ca lekë, mund të punësoja dikë e mund të "delegoja" detyra.
Pyetje: Dikush thoshte në Rrjet, se "më çudit ky lajmi i mbylljes për arsye financiare, pasi blogu nuk ka nevojë fare për financime".
Përgjigje: Ou? Po puna është se bëhet një ngatërresë në këtë mes.
Pyetje: Çfarë?
Përgjigje: Po të ish blog, do të ish ashtu si thotë ai dikush, d.m.th., nuk do të kish nevojë për financime. Blogu bëhet kollaj. Blogu është një ditar personal i dikujt. Ose blogjet më pretencioze, ato interaktive, duan thjesht një student që të shërbejë si moderator diskutimesh, si miratues komentesh, apo si personi që merr shkrime ku të mundë e i hedh si t'ia dojë qejfi në faqen e vet. Po edhe ky studenti i do nja 200-300 euro/muaj. Apo jo?
Pyetje: Ndërsa "Respublica"?
Përgjigje: Website-i respublica.al nuk është blog. Është gazetë online. Deri para një muaji unë publikoja shkrime ekskluzive. Dhe bashkëpunëtorët e mi nuk është se janë internautë të ngeshëm e përtacë, që lumturohen po t'u publikohet diku një shkrim. Përkundrazi, janë njerëz me kokëçarje, ambicie e interesa të mëdha në fusha të tjera të kulturës. Kanë emrin e tyre. Kanë veprat e tyre. Dinë të shkruajnë. Dinë të gjykojnë punët e kësaj bote. Ju mendoni se këta s'duhen paguar?
Pyetje: E keni fjalën për Ardian Vehbiun, Eda Derhemin...?
Përgjigje: Po, dhe për të tjerët që mund t'i shihni të afishuar tek lista e autorëve. Janë njerëz që më kanë bërë nder me gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në këtë nismë timen. E në këmbim kanë marrë honoraret.
Pyetje: Dhe sa para duhen saktësisht për të mbajtur një gazetë online?
Përgjigje: Varet nga gazeta që do të bësh, dhe si do ta bësh. Një gazetë online mund të bëhet dhe me dy mijë euro/muaj, por mund të bëhet dhe me 20 mijë euro/muaj.
Pyetje: Marrim si shembull gazetën konkrete "Respublica.al".
Përgjigje: Po ja, ju thashë. Duhen paguar honoraret e bashkëpunëtorëve. Më është dashur dhe mua një rrogë, apo jo? Qysh prej shtatorit unë kam punuar 12-14 orë në ditë, çdo ditë, edhe të shtunën, edhe të dielën. S'e kam pasur hak një rrogë? Të mirë, madje?
Pyetje: I keni bërë të gjitha vetë?
Përgjigje: Absolutisht. Për të bërë këtë gazetë më është dashur të lexoj çdo ditë 15-20 gazeta e site të tjera, nga të cilat kam marrë ngacmimet për rubrikën "nanonews", kam marrë shkrime për t'i përkthyer, për t'i komentuar, për t'i paraphrase-uar, për t'i kontekstualizuar, për t'i sjellë në versione divulgative etj., etj. Kështu që "Respublica" s'ka si të jetë blog.
Pyetje: Ju vjen keq që do t'ju duhet ta mbyllni?
Përgjigje: Jo dhe aq, pasi, siç ju thashë, më ka lodhur ca kjo periudhë. Por ndoshta mund ta mbaj si blog, d.m.th., me shënime të mijat, apo me komente të lexuesve. Shkurt, pa shpenzime. Nuk e di. Është për t'u parë kjo punë.
Pyetje: Pse mendoni se do t'ia vlente të financohej nisma juaj?
Përgjigje: S'di ç'të them. Unë vetë çmoj faktin, që në këtë website merren në mbrojtje e afirmohen vlera dhe këndvështrime liberal-progresiste. Sipas meje, "Respublica" ka qenë dhe është e vetmja qoshe mediatike në botën shqiptare, ku vibron një shqetësim ideologjik, apo doktrinor. Edhe artikujt e përkthyer janë zgjedhur me këtë logjikë. Ndërsa ju si gazetë "Shekulli", tek lajmi i djeshëm mbi mbylljen e faqes, e shihnit vlerën e gazetës "Respublica.al" tek "qasja e qartë opozitare".
Është dhe kjo alamet arsye, sidomos në një vend si ky i yni, ku të gjithë aktorët e faktorët me ndikim publik, madje dhe ambasadorët, intelektualët, shoqatat jo fitimprurëse etj., etj., janë rreshtuar me pushtetin.
Pyetje: E si shpjegohet që financimin e deritashëm e ka bërë Universiteti Europian i Tiranës? Ky universitet shquhet për një frymë konservatore në veprimtaritë e politikat e veta të botimit.
Përgjigje: Nuk e di. Për këtë duhet të pyesni H. Çilin. Mund të ketë qenë një trill i tij prej mecenati. Ndoshta!
Pyetje: Nuk keni trokitur diku tjetër për para?
Përgjigje: Si jo? Por paradoksalisht kam trokitur me idenë: do Zoti, s'më ndihmojnë! Ngaqë më ka lodhur vërtet kjo punë. Por më ka bërë përshtypje diçka. Biznesmenët shqiptarë janë të terrorizuar prej pushtetit. Disa syresh do të donin të më ndihmonin (ndër ta ka dhe lexues të zellshëm të site-it), por pa e nxjerrë emrin në shesh. E kuptoni? Jetojmë në një vend, ku biznesmenët vijojnë të kenë frikë nga pushteti.
Kudo biznesmenët do të jepnin para me synimin që t'u mbetej emri dhe t'u dilte nami si financues të një gazete, a të një gjëje me rëndësi publike, ndërsa në këtë vendin tonë janë të gatshëm të të japin para me kusht që emri i tyre të mbahet i fshehtë. Ky fakt e përkufizon regjimin e Tiranës më shumë e më mirë se sa 21 janari.
Pyetje: Është dhe periudhë krize, të cilën shumë biznese e vuajnë...
Përgjigje: Shikoni, në Shqipëri lëviz para e madhe; edhe në fushën e medias e të marketingut politik. Ja, shikoni ata horrat e shoqatës "Zgjohu". Me dhjetëra-mijëra euro kanë gjetur (e kam lexuar në gazeta këtë fakt). Kollaj-kollaj. Dhe dihet përse i kanë përdorur.
Pyetje: Po tani çfarë do të bëni?
Përgjigje: Unë do të bëj atë që kam bërë gjithmonë. Do të shkruaj për ndonjë gazetë, do të bëj ndonjë program televiziv, e do t'i kthehem regjimit të parë: do të fle kur të dua, do të zgjohem kur të dua, do të kem kohë më shumë për të lexuar e për të shkruar për qejf.
Ishull, pra mo, ishull. Çfarë na ka gjet...
Ah mi Elona, mi Elonaaaaa si i "citon" njerezit!!! Ato zyshat e gjuhes qe na mesuan ligjeraten e drejte dhe ligjeraten e zhdrejte paskan deshtuar keq. Shkruaj cfare te duash ti, keta lexojne cfare te duan keta.
"Po të ish blog, do të ish ashtu si thotë ai dikush, d.m.th., nuk do të kish nevojë për financime. Blogu bëhet kollaj. Blogu është një ditar personal i dikujt. Ose blogjet më pretencioze, ato interaktive, duan thjesht një student që të shërbejë si moderator diskutimesh, si miratues komentesh, apo si personi që merr shkrime ku të mundë e i hedh si t'ia dojë qejfi në faqen e vet. Po edhe ky studenti i do nja 200-300 euro/muaj. Apo jo?"
Dolem studente te gjithe
. Personalisht jam shume e kenaqur. Edhe Tropizma kam pershtypjen.
Muci paska nevoje per regjim shtrati..
Lajm i fundit, Arianna Huffington vendosi ti ktheje AOL-se $315 milion, te regjistrohet ne shkolle dhe te filloje te paguhet $500/muaj me kusht qe Nano ta mbaje hapur ResPublican
Ah, po pra! Prandaj dhe kucedra ia ka prere burimin. E shihte qe Nano po vuante dhe s'e shikonte dot me ne ate gjendje! Me pelqen qe ai e shikon me sy pozitiv, gjithesesi!
Edhe Fin, qe je studente, ate mbaje! Bashke me Tropizmen.
Po te kishte thene qe s'i del gjumi ne mengjes, une do t'ia kisha kuptuar hallin. Ne fakultet hyj gjithmone me syte e fryre nga "jeta e nates"
.
I mbarun baterite me lithium Mucit...Kaq e pati
Eh sa e veshtire jeta e studentit! Ah, ku je o jete studenti!
Me kujtohet tani nje sherbim qe benim per studentet e tjere te shkolles cdo jave, iu jepnim nje permbledhje te lajmeve te perzgjedhura nga bota. E benim pak a shume sepse, i lexonim qe i lexonim lajmet, t'i ndanim dhe me te tjeret qe s'e kishin ate nge
apo detyrimisht ate interes. Dhe ne fakt po te mbledhesh kohen e te gjitheve, 12-14 ore ne jave edhe behen.
Kjo interviste ishte shume e trishtueshme per tu lexuar ne mengjes. Nano eshte qejfmbetur dhe si qejfmbetur qenka shume i keq. Russell Peters do te kishte thene 'be a man'.
Nuk e di si do jetojme tani pa Respublican e Mucit!! LOL
sa njeri medioker.....
Mund ta shmange mbylljen per mendimin tim. Ne qoftese eshte konceptuar si media/biznes duhet thjeshte te nise te sillet si e tille. Sic lexova nga intervista ResPublica eshte konceptuar si gazete online qe paguan per permbajtjen, dhe qe duhet te gjeneroje para. S'ka asnje te keqe ne gjithe sa kerkon M. Nano. Por ky model qe ai po aplikon eshte nje model i paster biznesi. Kjo do te thote se vlera e ResPublicas per sponsoret lidhet drejtperdrejte me numrin (dhe cilesine) e vizitoreve. Po ashtu, ResPublicas i duhet nje grup shitjesh, njerez qe duhet te dalin te trokasin dere me dere (soliciting ads), sic bejne per te gjitha revistat dhe gazetat e tjera ne shtyp. Nuk mund te presesh qe sponsori te vije vete, sidomos ne keto dite te veshtira kur po falimentojne televizione per mungese reklamash... Dhe ai qe do ta financoije potencialisht, nuk do beje keshtu sepse kjo eshte nje faqe e rendesishme per demokracine ne Shqiperi, por sepse ka interes te reklamoje produktin e vet. Sic u pa nga intervista askush nuk ben asgje pa u paguar ne nje forme a nje tjeter.
E kemi thene tani. Po qe se duhet shume pune per te bere ndonje lek, e leme punen. Se pastaj nuk na quajne edhe intelektual po nuk beme gjumin e vapes, sic tha vlonjati.
Duhet pare ana pozitive, Uet sponsorizuese dhe emri Henri Cilit nuk do te asociohet me me nje blog, qe sidoqofte ishte nje reference serioze intelektuale. Me mire i mbyllur se i financuar nga Cili...
i qekeni fut me lopate Mustafait.. ai po te thote qe edhe ata qe duan te sponsorizojne kane frike te sponsorizojne. S'ka nevoje per krahasim me arianna huffington, qe ka pas nje ushtri me njerez qe ja mbanin 'blogun'.
E paskeni kap keq me Nanon. Deri diku me te drejte, sepse eshte shprehur keq ne shume pike, ne mos ne te gjitha.
Por çeshtja eshte qe problemi qendron. Problemi eshte te fakti qe sot nuk ka me Gazeta te pavarura, aq me shume ne Shqiperi. Ketu se ka keq Nano.
Muci njihet per semplizmin e tij te thelle ne raportin mes pavaresizmit dhe opozitarizmit. Pa u thelluar ne qasje moraliste te nje kriticizmi pa kufi e pa fund qe perdor ai, po kam nja dy verejtje te vogla per menyren si i sheh Mucoja ato termat me siper. Si fillim per opozitarizmin, sa e levdon aq dhe e sulmon, ne te njejtet paragrafe ku mban veten ne kembe nepermjet vlerave opozitare, po aty etikon "horra" opozitaret e nje pushteti tjeter. I konsideron vegla pushteti kur dhe vete eshte konsideruar si vegel pushteti, nje fraksioni tjeter pushteti. Vetem tregon se nuk njeh rregulla loje, se nuk pranon diversifikimin, nuk bashkejeton me kundershtarin. Dhe kete e ben pergjithsisht me nje fodullek te spikatur.
Per sa i takon pavaresizmit, prezantohet se shkon tej atij partiak, por ndalet para atij te biznesit. Sic e ka thene disi dhe Salaj me lart i takon t'i vere vetes etiketen e duhur. Ne kushtet e strukturave te papjekura legjislative e administrative qe jane sot, pushteti i biznesit eshte i lidhur ngushte me pushtetin politik, investon dhe merr "perqindjen" e tij atje ku nuk duhej ta bente. Pavaresizmi i plote, ai intelektual jo medioker, ka nevoje ti qendroje sa me larg ketij lloj pushteti, derisa struktura momentale pushtetare te filloje te ndryshoje. Po Muci i mbetet larg kesaj. Muci i takon "shkolles se Shekullit", nje shkolle qe e ka treguar veten aq mire sot, me nje qasje antiintelektuale ne permbajtje, me nje standart te thelle mediokriteti ne te shprehur, e me nje metode te hapur antipavaresizmi si qendrim