Meqenëse në morinë e pafund të botimeve të pas 90-ës është pothuaj e pamundur të orientohesh jeni të lutur të postoni këtu poezi të këtyre viteve, që mendoni se do i përfaqsojnë ata. 

 

108 Komente

 

nga Ylli Stefanllari    

 

Gorrica e pusit

Nuk është mirë që kush nuk i trembet Zotit të sfidojë atë që i trembet.
Ksenofani (rr.570-500 P.K.)

Meshtar i përunjët që rrugën ke marrë drejt kishës
Ndaloi pak hapat, bekoje dhe kryqin bëji gorricës.
Mbi degën e saj me gunga u var këmbana e këmbanares;
A të kujtohet, ti qave kur kishës ia hoqën si manares,
Kur gjaku i parrullave mbuloi lekurën e saj të bardhë,
Ti nëme dhe mallkove, “...mos bëfsh kurrë një dardhë.”
Sikur të ishte nga dardhat që mbajtën statujën e Zeusit
Dhe jo e ndrojtura e varfër, e vogla Gorricë e pusit
Ku s’mbeti pa u lidhur kalë, gomar dhe mushkë,
Përsa në kishë vinin dhëndër e nuse, krushk e krushkë.

Ty atëhere ta hoqën veladonin dhe kryqin ta shkrinë
Këmbanoren e bënë pikë vrojtimi, kishën magazinë,
Një çerek shekulli të ndaluan të shkelje në këto anë
Dhe ti çuditeshe kur dëgjoje të binte ajo këmbanë,
Kryqin bëje dhe thoje tinëz “Zot qofsh i lëvduar!”
E nga ta dish pa të ta thënë: I bija unë o i uruar,
Unë çamarroku që ateistët me quajtën Djall i Madh
Kur këmbana mbi gorricë ishte vërtet një dardhë,
Një dardhë bronzi që e kishte bishtin mbrapa
Nga koha kur Shën Pali hodhi këtej të parat hapa.

Shikoja degës të zhvoshkur të gorricës vragat
Janë aq të thella sa mbi shpinën e Jezuit plagët
Pse nuk përkulesh, në gjunjë pse nuk bie meshtar
Pse s’lutesh, falesh, para saj nuk ndjehesh mëkatar?
Pse mos kërkosh të gjesh ku janë mjeshtrat e drurit
Prej saj të gdhëndin në ikonostas a kryqin e altarit?
Ti lexoj pa i thënë mendimet e mbrapshta meshtar,
Por druri i kësaj gorrice nuk është dru për zjarr,
Mos të të duket se ateisti, protestanti a djalli të flet,
Besomë: është i Tërëmëshirëshmi, zëri i Atij vetë.

***

Nga Dritan Mesuli

 

Vjeshta
Fole e lënë vetëm
Nga zogjtë e një stine të përënduar.
Kujtesë pa qellim,
ikja e penduar e diellit,
ftoh rrugët.
Në qëllimin e pagjumë të fjalës
Vdesin heronj të marrë ritesh.
Djalli ta marrë
Sa të fyer e ndjej veten nga heshtja dhe vjeshta,
unë,statuja!!!

***

Shikim që braktis qiellin,
sa më shumë yje fiken
aq më shumë të dëshiroj!
Kam vendosur ti shkoj dhimbjes deri në fund!!!
Këto fjalë,
neone të një rruge kah ti!
Në sy më flenë
Lulet e stinës së zjarrtë!!!

 

nga Rudian Zekthi

 

Q">Ngadalësim>>

 

Kisha humbur dhe s’më gjente dot

Q">Asnjeri. Kurse vetë çuditesha si qenkam njësoj>>

Q">Siç isha pas njëzet vjetësh.>>

Q">E nisa për në varreza si çdo mëngjes>>

Q">Shpjegonte mësimin ime ëmë, veç mëngjes si ky>>

Q">S’më kishin zënë sytë, i plasaritur>>

Q">Si puthjet e babait të tij. Dritëshkurtri>>

Q">Dritëshkurtër mbetet, humb, ta dija kaq idiot>>

Q">S’ia kisha bërë kokën fare.>>

Q">Peisazhi i ri ku u arratisa ishte një mur>>

Q">Ndërmarrjeje, një arë e lindur për t’u mbjellë>>

Q">Me misër dhe shtëpia e një shoku>>

Q">Të krupierit të vendbanimit. Flisja me vete>>

Q">Shpesh se nuk isha vërtet idiot, por bota>>

Q">Atë punë ka të shpifë, ndonjëherë të bëjë>>

Q">Sikur s’më gjen. Po unë s’e kam për herë të parë>>

Q">Që humb moj nënë pra që më duket>>

Q">Se unë me përparësen e bardhë jam gogoli>>

Q">I vendlindjes tënde ndërsa rreptësia e kodrave>>

Q">Më duket mjaltë e helikopter. Eja të kërkojmë>>

Q">Së bashku se këtu rrotull duhet t’kem humbur>>

Q">Ti e di reumatizmën që m’ëmbëlson gjunjët>>

Q">Ke ngrohur shumë tjegulla për t’poshtëruar dhimbjet.>>

Q">O Zot, pse na nxore në këtë botë për të vuajtur>>

Q">Kam humbur pikërisht kur përvëlohesha nga dashuria>>

Q">Për vajzën të gjatë një metër të doktorit>>

Q">Me të cilin bën dashuri krupieri. Dashuroj>>

Q">Si i çmendur edhe atë rosën me këpucë të vjetra.>>

Q">Për mua thonë se jam i ngathët po ç’të bëj>>

Q">Kur shkrimtarët më duken si shokët dhe unë>>

Q">Shokë shoh përditë dhe dot s’i takoj sytë>>

Q">Me edukatoren kur personaliteti im ka dëgjuar>>

Q">Se ajo ha-ra-go-pet me jetimin>>

Q">Me floksë si qime miu që banon përbri nesh.>>

Q">Më kërkonin edhe andej nga thoshin se rrinin>>

Q">Si në pulari melekët, edhe aty ku kishin korrur>>

Q">Grurë me djersë të verdhë, brenda në kanalin e varfër>>

Q">Kurse unë jam kaq afër në juglindje të filozofisë>>

Q">Aty ku do t’ishte vendi më i mirë>>

Q">Për të nderë rrobat, po të kishit pak tru.>>

Q">Ishte i bukur shumë si dash me qershi>>

Q">Po thonë këto gratë që s’e dinë as vetë>>

Q">Pse jam i shëmtuar. S’patëm faj thonë>>

Q">Atë e tërhiqnin më shumë derrat se recitimet,>>

Q">Mjafton, eja më gjeni shpejt, dua të ha>>

Q">Dhe babai s’bën mirë që më kërkon më me zell>>

Q">Se krupieri, do t’ju ndihmojë drejtpërdrejt>>

Q">Me gjithë ndikimin tim po ta kaloj natën këtu>>

Q">Do më shqyejnë bretkosat dhe misrat>>

Q">Reumatizma do fluturojë së bashku me shpirtin>>

Q">E do t’ju torturojë>>

Q">Duke zënë vend në fotografitë e mia.>>

 

 

 

 

 

nga Arben Dedja

 

Elegji mizore për babanë

1.
E lava babanë e vdekur
një mëngjes marsi me cikmat
e dimrit ende nëpër këmbë
dhe pikërisht nga këmbët ia fillova
– ujë e sapun – gjersa mori
era myshk e pastaj rrëzë kofshëve
sa ia fshika herdhet me këtë rast
parë për herë të parë
i vesha këmishë e kostum
më të mirin duke ia mbajtur
herek kokën mos ngjeshej për gjoksi
bukur e shtriva të paorë të paunaza
i kreha pastaj thinjat e rrova
në të thatë zor e pata me këpucët
e reja tre-bishta-lugësh-shkulur dhe
në fund kravatë i vura pasi bëra
më parë nyjen në qafën
time.

2.
Ati im kur ti vdiqe
të mbajtëm njëzetekatër orë
pa varrosur të të bënim nderet
e fundit një përgjim të gjatë
por ndërkaq dimri po e linte
tokën ndaj e fikëm ngrohjen
në mesnatë ashtu te njeri-tjetri
kruspulluar tek dikush spërkaste
me parfum dhomën korridorin
kuzhinën dhomën tjetër gjithë botën...

3.
I ndjeri ati im kur ti vdiqe
ishte sipërmarrje e vështirë
të të zbrisnim shkallëve të pallatit
me punë vullnetare të kohës
së enverit një kusho
i shtatë kacavarur te telat
e dritares së komshiut u mor
me drejtimin e operacionit marangozi
i katit të pestë i stërmati
me metër këndet e kalvarit
dikush dëshmor vuri shpinën
poshtë qivurit por prapë
e thyem që e thyem llampën
e shkallëve skërfitëm
suvanë teksa brenda ti lëvizje
thes me arra ngjisheshe pas kokës
që sipas zakonit
duhet të dilte përpara.

uee mizorisht t'bukura. nuk i kisha lexu kto. rroft subjekti. 

mira, flm per kete te rudit

p.s. edhe per deden dhe per te tjerat (ato te mirat) qe do sjellesh, si dhe per temen qe hape. i harxhova kokat e njerzillekut per sot smiley

...je e lutur edhe ti e te tjeret per kontribuim. Per ne, qe kemi kohe jashte dhe i ndjekim zhvillimet vetem nepermjet rrjetit, eshte e veshtire te jemi ne korrent te tyre. 

Vjeshte 1990
                                 Poezi nga FREDERIK RRESHPJA

Qane dreri ne korije dhe lotet behen shi
Trishtohet era mbi shkemb
Nuk ka me gjethe te gjelbra. Po bien
Enderrat e pyjeve nje nga nje

Ikin zogjte nga shkretimi i drureve:
Lamturmire, o pyje te Ballkanit!
Vec nen nje ferre kalteron ende
Vjollca e fundit e kenges se bilbilit

Ardhte nje vjeshte pa shtegetim zogjsh!
Ardhte nje Zot, vented ore mbi stinet!

@Mati i ri: lutem të respektoni drejtshkrimin e të hidhni origjinalët, mundësisht me ë-të dhe ç-të e nevojshme. Kur flitet për poezi mendoj se kjo është elementare. Këtë të Rreshpjes p.sh. do e gjenit me siguri diku në rrjet në formë më të mirë. Mjaft të bënit një copy-paste. 

Mimoza Ahmeti

DELIRIUM

I thyer, i errët, i vrertë
qëndroj dritë lëshoj,
mjaltë rrjedh nga vrujet e mija
e thyer në pikën më të dobët
të të mbeturit vetëm
që askujt s’i sjell dëm,
por mua më mbaron
prej dhimbjesh
që kullojnë ëmbëlsi
gjaku të shtypur
në vetmi.

Oh, gjeniale është kjo gjendje
kur ndërsa kuptoj që gjithçka kam humbur
lumturinë e pafundme ndjej
të qenies sime
që e kam në dorë,
atë,
që s'mund të ma dhurojë
asnjë lavdi, kurorë.

Lavdi! Ç'është kjo fjalë
nga mbërriti tek unë,
si ka dalë ?
(Me siguri ndonjë ambicion i dobët
i panatyrë.)
Kthehem nga kthehem nga natyra mbërrij
qëndroj, dua të gjykoj,
prap tërhiqem.
Kaq i bukur dhe njëhershëm i vdekshëm
njeri.
Kaq i zemërt dhe prap i vetmuar.
Kaq fuqi dhe po aq dyshim

Oh, padyshim,
shtjella inerte rilevon në ikje
çdo absolut relativ papritur.
Vetëm bukuria, ajo ka të drejtë
të pretendojë.

Përse ikni prej meje krijesa reale?
Në një përshkrim të ikshëm e sotmja
në të djeshme ndërroi
aq shpejt sa dot s'e konceptova
(thua ka jetë pa konceptim).
Dëshira uritet për një të nesërme
që nuk është imja.

Përse ikni prej meje krijesa reale?
jetoj një jetë sendesh gjithmonë të paqenë
dhe vetëm vetveten e kam në duar...
Oh, nuk ka lumturi si kjo,
por as pikëllim si ky s'mund të ketë.

  QE TI JE GOMAR KJO ËSHTË DIÇKA QË DUKET

Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike,
në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë bërë,
në gratë që i humbe, që i braktise, a shpëtuan duke ikur prej teje,
për të mbetur gjallë diku
në lemoshe ndjenje.
Fytyrë e bukur dhe sot, me gjithë prishjen, dyshimin,
dekompozimin,
trup që zvarrisesh e birresh në tokë të mallkuar.
Masë vigane dhe e dëshpëruar njëkohësisht.
Një vath në vesh-diç ja nxit kotësisë kuptimin.
Çdo ditë humb diçka nga cilësia e yllit,
vdiresh në rërë.
Çdo natë fiton diçka nga pamortësia e vdekjes.
Oh, tani që po shuhesh, ndërsa vazhdon akoma të shuhesh
vërvit në ajër tentakula të tmerrshme vetmie të shthurur
me lak fshikullues kap, tërheq e shtrëngon,
robëron
me buzët sterile, trupin e pandjeshëm.
Shpesh kam rënë në gjurmët e bjerrrjes sate, shfrimit
mënyrës së tërthortë të shfaqjes, helmimit,
fshehjes, sofizmit, lëkundjes, së paqenës,
asaj paqendrueshmërie që nuk ngre dot bazë.
Ndjenja luksoze, në esencë shkatërruese,
gërryejnë si macet gjire grash të lëna.
Rrugëhumbur i bukur që vazhdon të humbësh,
që di të sillesh, por që etika s'ta përmush dot shpirtin.
Jam jotja, më ke, gjithmonë më ke pasur,
mbështetje, frymë, shteg në rrugë pa krye,
Por ti s'e kupton, ngaqe je gomar,
dhe ky është shkaku
që unë të dua tmerrësisht.

Frederik Rreshpja

Requiem

Noton në përrua me gjethet mbështjellë
Një ditë e vdekur vjeshte
Dhe shtergët e fundit shkuan të ngrirë
Mbi syte e verdhë në heshtje

Rrëzohet nga drurët trishtimi i borës
Lugina me hënë e lyer
Dhe drerët e erës vënë kujen në dhembje
Me brinjët prej akulli thyer

Më vdiq dhe kjo vjeshtë, më shkoi dhe kjo ditë
Qefini me gjethe tharë
O dimri i drerëve me brirët në erë
Kë vjeshtë të qaj më parë?

Druri i portës

Lulëzoi druri i portës së vjetër.
Ah, druri i vdekur çeli lule!
Ti këputi dhe me to bëj kurorë,
për mua që të prita deri në vdekje.

Pash ngjyrën e gjakut dhe… lot,
që çelën në të tëra gjërat prej druri.
E kuptova që thika e pritjes më preu në brinje,
kur çela gjethe si palmat.

Të prita, të prita…
Derisa çelën kameliet e mortjes te porta.
Ti mblidhi dhe më bëj një kurorë,
mua, që deri në vdekje të prita. 

Kronikë

Një gjethe u bë zog dhe vajtoi mbi ullishte.

Nga fshati kundruall dolën pleqtë,
Rendën pas shpirtrave që silleshin në ajër
drejt Kashtës së Kumtrit

Të vrarët i rreshtuan në sheshin DEMOKRACIA
mbështjellë me çarçafët e dhëndërisë.

Por shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme,
të lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-të

Pastaj lanë gjakun
Te ullishtja me drurët e përdredhur nga dhembja
Ah! Ullinjtë e Shqipërisë dhe paqja juaj e mallkuar.

Ku ishe ti?

Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç’hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.

Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.

Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.

Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

Ave, nëna ime!

Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua.
Ç’është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kështu kam dëgjuar zërin e shiut
Një ditë vere rrëzë lisit plak
Te porta lënë hapur për zogjtë.

Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tërë shirat e botës binin për mua
po tani që kanë kaluar kaq shumë vite
e di se s’ka asnjë kuptim që bie shi

Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri
nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin

Ave, nëna ime!
Vetëm tek ti kam besuar
Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen!

Përgjithmonë

O ajr i mbrëmjes mbështillme, erdhi ora të vdes përsëri.
Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det
Dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në sterë.
Shkoj dhe shirat po i lë të kyçura
Por do të kthehem përsëri në çdo stinë që të dua.
Une kam qenë trishtimi i botës.
O ajr i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.

Dashuri e humbur

Dola nga guernika e kësaj nate
I vrarë egërsisht,
Kali i zi i pikëllimit
Në shtegun e vjetër më priste.

Kali i zi i pikellimit ç’më rrëzoi
Dhe rashë si në ballada;
Gdhendur në gravurat e vjetra,
Përmbys mbi shqytin e natës.

I vrarë nga një pranverë e kotë,
Braktisur nga bota e tërë,
Vetëm kali i zi i pikëllimit vjen rrotull
Dhe qan për të zotin e vjetër.

Arlekinët

Ikën arlekinët e trembur nën çatinë e përrallës
Kur putha për herë të parë.

Qau vajza e vogël; por kush e diel
Ndofta qante fëminia. Në kopsht
Nga dritarja e përrallës, arlekinët
Vështronin të trishtuar, tërë lot.

Nuk desha t’i tremb arlekinët e mirë,
Nuk desha, por nuk bëhej ndryshe
Se nën çdo mollë, bile nën çdo dru
Kurdoherë një Evë më priste.
 

Qielli i djalërisë

Qielli i djalërisë në sqep të një zogu
Ra mbi korijen me perralla;
Nga kashta e kumtrit bie dhe bie
Tërfili i artë i qiejve.

Këmbanat e yjeve lëkunden me hare
Prerë nga hëna e majit.
Qielli i djalërisë në sqep të një zogu
U zhduk pas portës së ylberëve.

Zhduket pas portes së ngjyrave djalëria
Dhe mua trishtimi më mbulon
Nën një hënë që nuk di të buzëqeshë,
Në një botë qe nuk më kupton.

Poeti në shkretëtirë

Absurditetet pa asnjë mesazh për TV-të e botës.
Rallë ndonjë re, arratisur nga kopeja e reve
Ikën e hutuar nga peisazhi arabik.

Ai rri aty me kokën në duart e shkretirës.
U bënë me dorë avionëve.
Pret një dallendyshe që s’ka për të ardhur kurrë.

Këngë lahute

Më zuri gjumi i balladave
Dalin etrit pleq në prag të rapsodive
Dhe natë e ditë një zog më rri te kryet.

O ti zogu i zi i amanetit,
Për ku vrapon të bësh shi, o zog?
Dy tre shira ranë e u bë dimër,
Dy tre netë u deshem dhe u harruam.

Do të ngrihem e do të marr dynjanë

Por gjumi i balladave nuk më lë.

Dy tre shira ranë e u bë dimër,
Dy tre netë u deshëm dhe u grindëm.

Ul kokën i lodhur

Më thërret një mjegull ulur diku
Mbi korijen e fjetur që premton mars
Dhe pikëllimi i dëborës me gjunj te burimi.

Mbrëmja rend drejt qiellit’
Hëna rend drejt një shtëpie resh.

O akuarel i lëvizshëm! Ti mua më thërret
Por më erdhi tepër vonë thirrja jote.

Koka ime e pabindur tek një alarm gjethesh
Që hedh përsipër dy grushta nate!

 

 

nga Luljeta Lleshanaku

FLASHBACK 1

Është Gusht. 1972. Zagushi. 
Jeshilojnë vetëm zverqet e hamenjve 
që ngarkojnë mobiljet në një kamion.
“Kujdes, mos të shkelni lulet !”- këshillon ime më
lulet që do të thahen vetëm pas tri ditësh.
Shtëpia zbrazet si me rreze Rëntgen
Dhe keqardhja e fqinjve
Që shkrin si kompresë më akull
Në cilëndo pjesë të trupit që ta vësh.
Do të shpërngulemi diku tjetër
Ku mirënjohja do të ngrijë ballkon në fytyrë
me aventurën e zgjimit të mbërthyer mbi një shkop
si gjelat prej sheqeri .
Jam vetëm tri vjeç. Nuk e di se ç‘janë premtimet.
Dhe nuk më kanë treguar akoma
se fëmijëria pa premtime është si bukë e zënë pa majâ
mjerisht e ëmbël, e forte dhe pa vrima.
Kurse im atë nuk duket gjëkundi. 
Im atë ende nuk ka lindur. 
Ai do të lindë në një kapitull tjetër,
Shumë kohë më vonë
Atëherë kur unë të ndjej nevojën të bëhem mbrojtëse e dikujt,
duke u grumbulluar më vështirësi pak hije midis këmbëve të mia
si trup mikrofoni.

FLASHBACK 2

E djelë. Nga tabanet e këpucëve 
në korridor
tretet plazma e dëbores dhe amnezia e rrugëve e shkurtra.
Llamba 150W në mes të dhomës, 
si një copë e verdhë djathi, në një çark mërzie.
Ime më punon me shtiza, duke numëruar nën zë
ajo e di gjithmonë sa duhet, dhe kur ndërrohen radhët
e ngjitur si një copë stuko në qoshe të asaj dritareje
që sa vjen e bëhet më e qartë.
Ajo është një jaskëk i vogël gjilpërash
që e njeh mrekullisht artin e nënshtrimit.
përpiqet të ma mësojë edhe mua,
edhe sime motre
Tri kukulla Matrioshka, të renditura sipas madhësisë
ajo e fundit-unë
e pashpërbëshmja.

FLASHBACK 3

Zemër nëntori. Era fryn si ndërrim epokash, 
Dëbora dhe fytyra e sime mëje 
presin në prapavijë 
të vërtetojnë filozofinë e tyre
të të pashmangmes.
Dritat, si një varg milingonash të çojnë 
në dhomën e bukës.Unë jam nusja. 
Fundi i ceremonies. E ndërsa bëhem gati për gjumë 
njezet e një karfica m‘i heqin me kujdes nga koka. 
aq sa vitet e mia.
Nuk di pothuajse asgjë mbi jetën. 
Di vetëm se në kthesa të forta
përvoja vlen më pak se dy drita të ndezura në gjoks 
Përpiqem ta fsheh lumturinë time nën pushin e bardhë
si një portokalle e qëruar me kujdes
Kam dalë dinakërisht prej profecisë sime gjenetike
si prej një shpelle të gërryer nga vetmia
e kapur fort pas barkut të dashit
Po të mundohem të shtyj pak perden 
me dy gishtat e ngjyrosur në majë,
dy hije shkojnë në harmoni mbi asfaltin e zi
instumentisti dhe violinçeli, pas koncertit 
njeriu edhe antiprofecia.

 

 

 

 

Ka nje poezi Hatibi per gocat e Tiranes se hershme, por nuk arrij ta gjej dot, tek vellimi "pasqyra e lendes" eshte

 ja një pjesë, e preferumja ime me siguri dikur:

“Vajzat e tranzicionit”

Thirrore koridori

Goca të buk’ra të rinisë sime të parë
Për ju më hapen e më bien përduarsh
Freskoret kineze të enumeracionit
Me ju mbyllen e hapen afresket
Përgjithësisht bardhezi
Të arkivave të tranzicionit
“…Sonila Sopi u gjet e therur
Në Milano, në plehra e hedhur”
Gocat e buk’ra të rinisë sime të parë
Ju ishit pa e ditur dhe pa faj
Bija të luleve të San Franciskos oqeanike
Por shampot ju vinin nga Bullgaria
Fallco dhe ballkanike
Ju vetëm liri, liri kërkonit
Dhe mëshirë nga motorristët e palarë të Babrroit
Goca të mira të Tiranës së parë
Burrat tuaj janë reporterë italianë
E ju më dukeshit të gjitha të mira
Kurse unë isha thjesht i pakrehur
Dhe nuk kam pasur kurrë Sida
Thjesht’ më pëlqenin legjendat dhe stigma
Si kafshë shtëpijake, por e egërsuar
Ju vrojtoja
Përtej Bob Marlit bjond të flokëve të mija
Goca të mira, të njohura, të Tiranës së natës
Me zhargonin tuaj të zhdukur tashmë
Bashkë me baret efemere
Në jug t’Unazës
Bashkë me pseudonimet romantike të spaçatorëve të vjetër
Që në fakt e nxirrnin bukën
Me ndonjë zanat tjetër
Zhdukur zërat tuaja si mente në mitingun e opozitës
Që zgjaste sa besimi ndaj politikës
Zhdukur përfundimisht silueta juaj e mirë
Nëpër palestra
Ku sot fabrikojnë një tip femrash të tjera
(Pak më të lehta)

2002-3-4

Pasqyra e Lëndës
ORA Botime
ISBN 99927-940-7-0

Hatib djali.

mars 95

"6", Marin Barleti, 1995

 PA NDONJEFARE TITULLI TE RENDESISHEM

 

këto netë mbi pjesë qytetesh
këto zjarre të pandezur mirë
qyteti, tashmë, matet veç me të pirë
këta duke mërmërirë
maten me qytetin ( drita brenda mureve )
kjo guerilje tashmë është gati, por s'e di
shohin vëngërr, marrin porosi
unë qetësohem, them "mirëmbrëma"
larg qyteti vërtiten fushat
qentë ndryjnë brenda vetes sixhade të shqipërisë etnike
qen të braktisur rruge
që i vret policia me plumb
si fëmijët e paligjshëm në brazil
qentë brenda kanë
qentë brenda kanë miq e vatra
tek angullijnë
me pak evolucion në frymëmarrjet vetëmbrojtëse
me pak të drejtë, me pak arsim ndoshta
ndoshta qentë po lehin, angullijnë
midis semaforësh realizojmë qytetin
të dashurat e njerëzve shtrirë, horizontalisht
kazanet e plehrave të punuar përbrenda
kazanet e plehrave plot evolucion
në qytete punojnë edhe radiot
kur ne flejmë, dikush rri pranë radios
do të doja t'i grumbulloja të gjithë të mbijetuarit
dhe t'ua fikja radiot me një gjest të butë e kuptimplotë
vetëm tërmeti kur bie na vëllazeron
çdo mesazh qetër për miqësi
për mirëkuptim
dështoi në homoseksualizëm
qyteti pret ditën kur asnjë
nuk do të kujtohet/kujdeset
për të ndezur apo fikur dritat
të lidhë/zgjidhë këpucët
qyteti na pret solemnë
pret ditën kur paraja fallco
do qarkulloje krenare bri parasë tamam
pret ditën kur nënë e bir nuk do të ndahen më
në prag të maternitetit
po kërthizë për kërthizë
të mos shqiten kurrë
gjer në vdekje
ky qytet nuk ka nevojë
që këngët të kenë fjalë e njerëzit gojë
kërkon të na i falë/ngjallë
shkronjat në tabela
me emra sheshesh, rrugësh
që janë emra prindërish tanë a kushërinjsh të vdekur
apo emra me numër datash të caktuara fitoresh
datëlindje
që përkuan tek përkojnë me orët tona
unë nuk besoj të jem duke folur
për kthimin e mesisë
dëshmova për pushimin e afért të gjakderdhjes
dhe për shqisën harmonike
asgjë më tepër
dëshmoj për fundin e gjakut
motra, mos u trembni
emëroheni
të virgjëra gjer në vdekje
fémijët mos i pritni nëpër javë
qyteti nuk pret më vizita
e ju mos pritni vizione të reja
këto orë janë dritaret e fundit të qytetit
nuk e di nga i di gjithë këto gjëra natën
po prapë dëshmoj se e ndjej
fundin harmonik; e kanë ndjerë edhe baballarët
të papërgjegjshëm
fill pasi lageshin nëpër mishin e dyshimtë që më polli
e ndaluar

 

Hatibi

Me titull

Ditën notojnë përkitas
Me ijet e mija
Ca sardele konserve në valë të vakëta
Jashtëqitje anijesh të rënda
E dielli prishet në gjumë, pikon jargët në ijet e mija

Ka anije burrash e grash
Tamam si edhe vë-cë
Anijet që ikin janë anije të grave
Përtej në brigjet përbri i zbresin
Nënat e fëmijëve tanë
I shkarkojnë nëpër netë e netët i qepin
Në sahatët diellorë të piacave plaka
Anijet që vijnë janë burrash
Të parfumuar e të lodhur
Burrat e huaj na sjellin stofra e bulmet
Plus makina elektrike
Plus çdo gjë tjetër të re që bën fjalë
Për këtë dymijëvjeçar që zhduket
Jemi kredhur kështu me portet për qafe
Si me ca dëshmi penaliteti
Jemi kredhur në këtë det bluxhins
Pa përfillur asnjë simbolikë
(Ku dreqin më çojnë velat e tatuazheve)
Nofullat plaka të ujit m'i përtypin ijet
Dhe interesohen
Pyesin për Noen

Në ujë e në tokë njësoj jam, i zbathur
Këpucët i harrova në derë të faltores që ma prishën
Shumë e shumë kohë para se të lindte im atë
(Ku është ishulli, ku zërat e dyshimtë e zjarri)
Rëra e ëmbël e vdekjes m'i përmbyt gishtat e lagur
Dal në plazh
Plazhi me bishta cigaresh, turistë
Plazhi i shitur me bishta cigaresh, turistë
Më tej është rruga, aty fshati, përtej qyteti
Kjo është bota, ndanë rrugës është dhija
dhe një qetër grua e cjapit
Nënë femijësh që e përçmojnë
Nëna mjel dhinë, ndanë xhadesë
Për të prodhuar kremin për fytyrën e llërët me vrima
ku strehoen verat që ikën.
Harruar shtëpia e tyre ku unë
shpëtova
duke u martuar me nënën e tyre
Që më përçmojnë
Aty rrojmë për inat të turistëve
Që t'u shërbejmë
Jetojmë tërë vitin me atë që ata tërë vitin kursejnë
E vjedhim botën nga ky cep i vogëI fare ne
Aq sa mundim, kurrë sa ç'mundohemi
U shesim qumësht të freskët për banja si edhe shalqi
Na blejnë edhe kapela të thurura me duar
që rriten aty nëpër ligatat pas shtëpisë prej eterniti.

Hapen në rërë çadrat e plazhit, tej xhadesë
së veturave, që po digjet -dridhet
tej brezit me pIepa, më Ier të shikoj, Iermë
brekët e vogla si hapen mbyllen nëpër ecje grash
tërhiqen, mblidhen ngushtë tekëndëshe si harta të Indisë
që u nisëm ta pushtojmë qysh fëmijë
Por përfunduam duke zbuluar Amerikën
Natë për natë të neveritëshme në martesa shtrati
teksa Iarg dëgjohen dritat e hotelit
Djersa e saj përmbi mua është benzinë
(Benzinë e bojë poemash Ervin...)

Në darkë numëroj monedhat, nuk lexoj më
Nuk pres rimat, fëmijët e vonuar pres
që s'di të kujt janë
Nga Iarg vjen afshi i dadove të hekurudhës së rrënuar
Pres fëmijët dhe shoh televizion, ose brekët
e zeza me dantella të detit larg atje
Mbi kofshë marramendëse të qiellit plot dhjamë të zbardhët pilotësh

Fëmijët janë kornizat e dritës së hënës
Ose të hotelit
Janë një gardh i zbardhur fëmijët e mi, gardh
që rrethon gëzimin që mbaron
të turistëve që vallëzojnë tek holli
Fëmijët
nuk duan të vijnë në këtë shtëpi
Pastaj ata vijnë, unë fle
Djersa e tyre është koka-kola
koka- kola- koka -kola -koka- kola
(Të pagëzoj në emër të atit, birit
e shpirtit të shenjtë amerikan)
Kalojnë yjet, teatër dritash në tavan
prej makinave që në rrugë ikin
Lotët e mi janë qumësht dhije
E i pi një gjarpër thatim
Unë mbase desha të kem fëmijë
Ose që fëmijë desha të më dilte nga shpirti
një vjershë për nënën
dhe rrija symbyllur, pa marrë frymë me lapsin në gisht
Ishte si një bindje e po asaj moshe
se edhe gruaja e burri po ashtu e mbajnë
frymën symbyllur, dhe barku mbushet
i gruas, me një mjegull mishi
Por, s'e pres më atë vjershë të lindet
Jam kaq i poshtër dhe serioz
I zhytur kokë e këmbë 
Në këtë jetë bluxhins
E vetmja gjë, të cilës ia arrita vetvetiu
kur hapa sytë
ishte se qeshe vjetëruar ca, siç rëra nxehet nën diell
Dhe një turist më kishte vjedhur në tezgë kapelën e tij të kashtës

EH MEDET! O, EH MEDET! Janaq Paniimage Janaq Pani

 

Dhe kjo politika jonë
s'po na nxjerr në selamet,
në të gjitha jemi vonë
eh, medet! O eh, medet!
 
Aspirojmë demokracinë
rrodhi ujë njëzet vjet,
vemë vetulla e nxjerrim synë
eh, medet! O eh, medet!
 
Më çdo krahë japim vota
(i kërkojnë me lezet)
ikin hunj e vijnë rrota
eh, medet! O eh, medet!
 
Nga i vogli kryeplaku
gjer ministër e deputet
nis e u rrethiset barku
eh, medet! O eh, medet!
 
Që të gjithëve u del frika
porsa vijnë në pushtet,
qenka kurvë politika
eh, medet! O eh, medet!
 
Bëjnë plane të mëdha
njeri mat e tjetri pret
marrin thesin me gjithë çka
eh, medet! O eh, medet!
 
Njëri ngjan si kec i shtirë
për kolltuk partinë e shet,
n'arë të botës ka mbirë
eh, medet! O eh, medet!
 
Ca të tjerë mbjellin mërritë
s'kanë tjetër muhabet,
si ameba ndajnë partitë
eh, medet! O eh, medet!
 
Një tërheq e tjetri nduk
një nis shan, tjetri ia pret
politika është kolltuk
eh, medet! O eh, medet!
 
Tjetri nis e na bën ndere
sjell të tijtë në pushtet,
vlerat lihen mbrapa dere
eh, medet! O eh, medet!
 
Dikush shet dokrra me kile
vetë s'beson n'ato që flet,
politika qenka skile
eh, medet! O eh, medet!
 
Askush dorën s'u a mba
ndaj kalemi nis rrëshket,
politika është para
eh, medet! O eh, medet!
 
Venë pasuri mënjanë
sa s'ka vënë as një mbret,
të pangopur, lubi janë
eh, medet! O eh, medet!
 
Mbushin gjer në grykë thasët
s'merret vesh se çfarë ngjet
barku ynë u bë dërrasë
eh, medet! O eh, medet!
 
Nuk dëgjojnë nga ai vesh
kur ankohet ky milet
jeta jonë shkoi për lesh
eh, medet! O eh, medet!
 
Ata flejnë mbi dafina
dhe për popullin s'u kërcet
fati ynë - fushë me mina
eh, medet! O eh, medet!
 
Jeta jonë shkoi e vate
tretur si kripa në det
politika ngre pallate
eh, medet! O eh, medet!
 
Emra nuk do ze në gojë
të mos vihen në siklet
politika qenka lojë
eh, medet! O eh, medet!
 
Qenka lojë si kumari
një fiton, tjetri humbet
për ne kur të mbijë bari
eh, medet! O eh, medet!
 
S'ia nxjerr sytë horri - horrit
në @do anë kështu ngjet
s'ia heq kush petat lakrorit
eh, medet! O eh, medet!
 
Njeri dhe krodhen s'e gjen
e uria nis këlthet
tjetri birrë blen për qen
eh, medet! O eh, medet!
 
Kush në biruca u kalb
vetëm për bindjen e vet
e shpërblyen pare kallp
eh, medet! O eh, medet!
 
Dikush vite internuar
nëpër baltëra u tret
sërish ndjehet i harruar
eh, medet! O eh, medet!
 
Njeri si kau në zgjedhë
sa lirë krahun e jep
tjetri nxiton që ta vjedhë
eh, medet! O eh, medet!
 
Njeri vjen pa zhurmë e bujë
truall ze si mall të vet
ligji bën vrimën në ujë
eh, medet! O eh, medet!
 
Dikush drita nuk paguan
sot e mot e dhjetë vjet
 ti i drejti zë e vuan
eh, medet! O eh, medet!
 
Në mëngjes dikush pa brekë
për një tender që e jep
milioner bëhet në drekë
eh, medet! O eh, medet!
 
Kush i vjen përreth Doganës
sa të zerë ndonjë cep
s'ngopet luan' i savanës
eh, medet! O eh, medet!
 
Nga na mbiu klo kolerë
përfunduam për ibret
e kur guri vend do zerë
eh, medet! O eh, medet!
 
Kur do shohim ditë të bardha
e të mbushemi gajret
prapa bishtin e ka dardha
eh, medet! O eh, medet!
 
E kur nderi do ringjallet
kur do vijë ai vullnet
kush do na i zbutë hallet
eh, medet! O eh, medet!
 
Kush do jetë ai zemërtrim
që ta mbajmë me kimet,
shpirti yt e shpirti im
ka dekada që e pret.
 
Që të verë dorë në zemër
e të mbjellë gëzim ngado
për të lënë pas një emër
ashtu si zemra na i do.
 
Gjer tani si duken bathët
nuk e kemi këtë fat
larg qënkanë për neve pashkët
socialist e demokrat.
 
Ndaj nga Zoti fatit tonë
do i vijë një ditë shpëtimi,
asnjëherë s'është vonë
të lindë shpresa e gëzimi.
 
Se ky popull ka në gen
rrënjësuar besë e vlera
shpirti blerimin e gjen
kur bius në prill pranvera.
 
Ajo ditë e shenjtëruar
po e presim që të vijë
fatin tonë ta mbajmë në duar
të gëzojmë si fëmijë.
 
______________________________

 O Mati i ri, ideja ishte të postoheshin poezi të mira dhe jo spam...

Meqenëse në morinë e pafund të botimeve të pas 90-ës është pothuaj e pamundur të orientohesh jeni të lutur të postoni këtu poezi të këtyre viteve, që mendoni se do i përfaqsojnë ata. 

Gjeje vete ku e ke shkrujt "te mira"

 Të keqe nuk ka ajo jo, po e mira ku është?

 

nga Ervin Hatibi

 

Do të shpiket një lëng ose makinë  

 

Do të shpiket një lëng ose makinë 
Së afërmi, kush e di, zonjat do t'ia dalin 
Por edhe burrat 
Të dobësohen magjishëm, "flutura të një pijeje tragjike
Që verbohen në gotën e rinisë brenda" 
Do të dobësohen, linjat, të sakta, do na përçmojnë 
Pikon si kompas djersa e arkitektit mjek mbi atë 
Trëndafil të zier 
Atë revolucion borgjez francez 
Që ndan vithet nga kurrizi-marrje fryme i gocës 
Që e kam dëshiruar 11 vjeçe 
Shkurt. Erozioni erotik i dhjamit do të botohet në faqe të para 
Testimet, reaksionet kundër 
E saktë fare, pa trauma makineria e dobësimit 
Do t'i eksorciojë në klinikë ai burri gjithë teprimet e darkave 
Barkun plot me kursime për një abonim, apo kurs joge 
Edhe zonja me psherëtimë do ta kullojë gjirin tullë 
E ca nga ca, do të shkojë prapë e penduar tek makina 
Mbase ta zmadhojë apo zvogëlojë edhe ca 
Me çrast do t'i rrafshojë edhe pulpët që iu lodhën 
Bota do të mbushet me krijesa fine të Giacometti-t
Që bëjnë punë shpejt e seks si kthetra e harabelit 
Në telin me tension të lartë 
Pastaj thonë do të dalë edhe ajo makina tjetër 
Ai lëngu tjetër që do ta transportojë mbivlerën
e përditshme 
dhjamore 
Nga laboratorët e dobësimit 
Groposur në shishka ngjyra-ngjyra 
Drejt e në botën e tretë do ta transportojë 
Në Somalitë me brinjë të dala shtatë qiej nën dhe 
E drejt e në lëkurën e zezë do ua injektojnë tamburëve 
të tharë nën palma 
Gjithë bythët e shalët e gushët proteinike 
Dhuratë nga pasditet suedeze të mërzitshme të Evropës 
E kështu do të vëllazërohen edhe racat në baraziti 
E njerëzit do të jenë tatuazhe të lumtur

Ledia Dushi - Nga Seance Dimnash

Vetja

>>


> >

Je e thellun>>

e përjetshme>>

n`nji mal>>

që e mbërrin deti>>

me lule krype...

> >

Me jetue s`mundem;

me vdekë s`due...

> >

Senset tona:

gaforre n`shpirt.

> >

Kam falë

fytyrën, fytyrës

ku kam mundë...

Tash

po filloj

me u mësue

me veten.

 

Kryet e Hanës>>


> >

> >

Qiri mbys n`terr>>

tue pa>>

kryet e këputun>>

të hanës...>>

> >

Lulet s`e dinë

ku shkohet me vdekë...

> >

Kuajt e bardhë>>

janë>>

Bukurçile dimnore;>>

bora

plaket tue ra...

> >

Shpirt!

të kam trathtue>>

me veten.

Po pres edhe nja 2 dite qe ti lexoj poezite, mqs ne pak kohe do arrije nja 200 postime me kopjo e ngjit... smiley

Ceno, fillimi mbare gjysma e punes... ene ti, kadal kadal, se pastaj te behen shume e do thuash, ohu jane shume, s'di nga t;ia filloj smiley

po kujton se i lexoj ketu??!! , i jap nje te stampume faqes edhe i lexoj kur kam kohe ne banje, bashke me perberjen e shampove smiley

qe dua te lexoj poezi perfaqeseuese te pas viteve 90 dua,po jo gjithe poezite e mbledhura nga forumet smiley

 

nga Ilir Belliu

 

 Q">E njeriut 

Q">
Duke udhëtuar 
për në ishullin e njeriut,
nuk e di pse u shemba 
në këtë pus të hapur, 
ku i vdekuri blu 
i bie borise. 
Për në ishullin e njeriut 
duke udhëtuar, 
pata frikë
mos më vërente i vdekuri, 
dhe u struka 
në ekzistencë. 
Duke udhëtuar 
për në ishullin e njeriut 
Për fat, pavetëdija,
Treni që ecte mbrapsht, 
s’ka folur mbi mëzin, 
që lexonte
abetaren e pafundësisë.
Për në ishullin e njeriut 
duke udhëtuar, 
sepse s’guxova të mbërrija…>>

Q">> >

Q">Pëllumbi i pertejbotës >>

Q">
Erdhi pellumbi i përtejtokës 
më pruri letër përmallimi 
nga e ndjera gjyshe. 
Sa keq! 
Pëllumbi fluturoi 
në drejtim të ujvarës, 
që emocionohet 
nga lakuriqësia e vet. 
Pëllumbi fluturoi, 
unë kam për të humbur 
aty ku s’më shkon mendja.>>

Q">> >

Q">Viti i mbramë i jetësQ"> >>

Q">
Viti i mbramë i jetës, 
strehë e kristaltë habie. 
Je euforik më kot 
dhe i shtangur 
si një shkëmb. 
Me dhëmbët e rënë
të pendimeve 
përtyp nga pak vetvete…>>

Q">> >

Q">Çmallje Q">>>

Q">
Cicëritëse çmalljet
nën mjegullën e qenies.
Vyshken apo trillen
në një pranverë pa njerëz?! 
I vdekur jetoja 
në lindje e sipër 
Tani një rrebesh dënesjesh 
përmbyt.>>

Q">> >

Q">I vdekuri që qeshQ"> >>

Q">
Era shoi siç duket 
zjarrin e kokës sime të ftohtë
Dhe ja ku ju them 
jam i vdekur që qesh. 
Jam i vdekur që qesh 
në banesën time të rrëmujshme 
drita e mëkëmbur 
jo rrallë harron shportën. 
Jam i vdekur që qesh 
pa shkak i balsamosur 
në një peizazh të zhveshur…>>

Q">> >

Q">Është ora>>

Q">
Është ora kur 
dy doçka kuraje 
qajnë sakate
në një ishull vetmie. 
Është ora
Kur vizioni im 
Lëngon i përkryer
Nga një magji e kafkës.
Është ora
Kur miqte e mi blu
S’dihet ku më çojnë,
Me një barrelë klithme.>>

Q">> >

Q">Vetëzbulim>>

Q">
Dihet, vetëzbulohesh
Kur s’harron të endesh 
Pse frikesh?
Gjithkund lind 
Një tradhti përshtypjesh. 
Gjithkush kridhet
Në lodra mendsh… 
Duro! Gëzo çlirët! 
Princi i vockël i vetvetes 
Bën epoke në një kodër…>>

Q">> >

Q">Shtëpia pa zhurmaQ"> >>

Q">
E neveritshme! 
Endësi i brendshëm 
Vesh vëmendjen… 
Kurrë s’do t’i njohim 
Prindërit e virgjër!
Shtëpia pa zhurma
S’ka forcë të jetë femër!>>

Q">> >

Q">Mungesë>>

Q">
Pa shih! 
Djaloshi virgjëror 
Ndjell padjallëzisht
Vejushën e trishtë… 
Miq të errët 
Lyp ujë
Edhe britma e dorës… 
të vuash është njëlloj
Si të vrasësh pavullnetshëm 
Gjakpirësin yjor… 
Armiku yt më i dhembshur
Si një floke pa sy.>>

 Ja ta qendis une nje :

Një qen i ri,

    ngordh te kolibja e vjetër,

Një tradhëti

    po blen një maske tjetër,

Një pabesi

    djeg ëndrrat posi furrë,

Një dashuri,

    s`e gjeti dasmën kurrë.

 

Një shpresë e kotë

    vdes në një shpirt të tretur...

Askush s`na thotë:

    - Po ne, kur kemi vdekur ?

E trup më trup

mes turpit ecim zvarrë

E s`na vjen turp

    t`i lipim tokës varr`.

Nentor 2002

Shkruar nja nje antar i popullit .

P.S. E mer klient te hengsha hallven, te hegnsha ! Lexoj ne poezi tani per qef tat une . smiley

nuk besoj. por s'du me fol ne emer te mirazhit.

Shume do doja qe perjashtimisht mirazhi te kishte te drejta admini vetem per kete teme.

@mirazh: rrofsh!

 @Pjer Thomas: Poezitë e para 90-ës i gjen kudo. Edhe këto të pas 90-ës gjenden në web e nga aty janë bërë kopje; problemi është se duhen kërkuar dhe zgjedhur mes mijëra vargjesh që janë shkruar në këtë periudhë. 

Nëse për kohën më parë pak a shumë janë vendosur piketat, për letërsinë e tranzicionit, në këtë rast poezinë, akoma nuk janë kristalizuar për arsyet që dihen - hatërllëk, korrupsion, mungesë kritike etj.- vlerat. Ndaj hapa edhe këtë temë; së pari, për t'u njohur me autorë të padëgjuar e së dyti, për të patur në një faqe këtu një farë antologjie, për të cilën përndryshe do të duhej të lundroje me orë në rrjet-ë.

Për këtë arsye do të lutesha t'i përmbaheshe kohës së dhënë në hyrjen e temës, pasi më shumë do bëhej e rrëmujshme.

 mirazh, si ka mundesi ti gjesh kudo, kur poezite e vellait (poezi disidente) te shkruara nga 1984 deri 1989 e me pas (ne traziscion), e te botuara tani (para ca vitesh), pak njihen nga lexuesi. 

Pse nuk hap teme tjeter, Pjer? Vertet. Aty fare mire do perkisnin edhe Opuset e PF-se, per shembull. "Krijime te pabotuara pre-90", psh, si titull teme them. Dhe kjo nuk ka pse barazohet me disidencen patjeter. Shume interesante do ishte.

@Pjer Thomas: ...Po flisja per gjerat e botuara para 90-es. Natyrisht qe mund te postosh ato qe thua. 

poezi nga Arber Zaimi

LARG

Një zë i zvargur myezini shtrohet bashkë me fundin e errësirës,
Lajmëron ata që falen - syfyri ka dalë.
Mbërrin i lëkundur zëri tek parvazi i dritares sime
Duke ma gërricur edhe forcën e fundit
përgjumëse.

Shpirtrat bëhen gati, me ta edhe fryma.
Lë meditimin në parvaz të dritares
E ngre në shpatulla një çantë të rëndë, të rëndë sa viti që vjen
Dhe ky që shkoi.

Asfalti gërvisht rrotat me një zhaurimë të pajustifikueshme.
Rrugët nxijnë, me sa duket
Drita ende nuk është zgjuar në shtëpinë e saj tej malit.

Përballë
Një semafor portokalli
Fiket e ndizet, e fiket e ndizet
Si fari i ndonjë ujdhese fantazëm
Aty ku det nuk ka, ç’prej dhjetë milionë vjetësh.

Makina shket rrugës krejtësisht te fundme e të shkurtër
Drejt aeroportit
Ah sa e drejtë paskërka qenë kjo rrugë...
Ndanë saj, për sytë e pavëmendshëm shfaqen
Si në një vitrinë të padëshiruar
Anemitë urbane të getove kryeqytetase,
Psherëtimat e fundit të vendit që dikur ka qenë fshat.

Në fund drita, drita
Një përqafim modest, diskret, i përmbajtur
Hapa.
Zhurmë.
Dhe sërish drita,
Që tashmë i ka pushtuar udhët e qytetit tonë

im vëlla tash iku.
Rrugët n’agim më ngjajnë të shplara
Nga kjo kupë plot dritë e derdhur pa sens mase,
E vonuar, boshe, e klorifikuar.

 

 

Udhëtimet

Udhëtimet e mia kanë humbur
Si yjet pas reve të errëta në netë nëntori.
Kanë humbur kryqëzimet,
Kthesat dhe pemët që shoqërojnë rrugët rurale.
Pemë individuale, ndërthurura në mijëra degë që të vetmuara
Rrisin gjethe kaq të ngjashme, kaq të njëllojta.
Ka humbur shpresa për të parë e dëgjuar
Gjëra të reja, asnjë sens humori.

Udhëtimet e tua kanë humbur.
Qepallat përplas spazmatikisht, ankthi e di
Se veshja e shpirtit nuk mbijeton e arnosur.
Flamuj ngjyrëvdekur valëviten krenarë mbi buzët e tua të bukura
E ti, krejt e mekur puth
Puth zhgënjimin, sugjestionin e zhvendosjes.
Tej buzëve të tua ka ngrirë një buzëqeshje endemike
Gjoksi yt përjetësisht i fryrë pret thithjen
E ndonjë udhëpreri rastësor.

Dashnorët e tu me gjashtë-shtatë gjini nuk ecin mandej
Këmbërëndë, hapandrydhur ata luajnë kërmillthi.
Ngulur në baltovina të shndritshme lozin ping-pong
Me malarjen.
Sterilët
Nuk mbërritën të të falin një foshnjë.
Të etiketuar bukur në supermarkete marrëzirash të kota ata
Dhe udhët e tyre përmbyllen në fundbarkun tënd të depiluar
Gllabërues ëndrrash dhe vargjesh bjerrur ritmi.

 

Per mendimin tim, jane dy nga poezite me te bukura te Arber Zaimit. 

 

nga Parid Teferiçi

 

JUGU

 

Inçest i tokave të Jugut.

I desha rrafshirat detare. Më njohin rrëketë.

Jam një mur humbjeje për maretë e fatit

dhe njoha në përzhitjen e flatrimeve

motrën e gjakut tim.

Në gjëagjëzën e ujshme

përthyente gjunjët e buzëqeshjes

kur unë, fillikat gërmoja

në zemrën e heshtjes.

Inçest i tokave të Jugut,

dashuri të fundosura bashkë me parajsat

dhe humnerat e mosmbërritjeve. Faleni

vallzimin tim: Dua të hedh një urë

mes palmave e albatrosëve,

sepse fluturimi është të harrosh të rrjedhësh.

Më është e lehtë të jem i plotë,

i mbushur me qetësi, i zhveshur nga hapat,

i vështruar nga parandjenjat e ajrit.

E si mund ta prek psherëtimën

që ndodhet mes ullinjve?

Tek poezi te pas viteve 90- hyjne dhe keto qe kemi lexuar ketu nga njeri-tjetri apo jo ? Nese po, athere ja ku eshte nje poezi e Lulianit me titull:

A janë tavolinat e tua të lumtura ?

 

Dëgjoni këtu!

Ditë e re avaz i vjetër,

Por dua që të ndaloni për një minutë,

Të mendoheni mirë,

T’a shtrydhni trurin,

Të pyesni veten,

E të jeni të sinqertë të paktën me veten tuaj.

Pyesni pra veten:

“A janë tavolinat e mia të lumtura?”

Kur jeni duke bërë muhabet me njëri tjetrin,

Për shkollën, për punën e për jetën…

A janë tavolinat tuaja të lumtura

Kur tregoni për të dashurat dhe të dashurit tuaj,

Për bashkeshortët tuaj…

Tavoliant a I keni të lumtura?

Kur rrëfeni peripecitë e natës së mbrëmshme,

Apo natën legjendare të një jave më parë…

Tavolinat si i keni? Të lumtura, shpresoj!

Kur tregoni barcaleta e bëni shakara…

A janë të lumtura tavolinat tuaja?

Kur qeshni e qani hallet me njëri tjetrin…

Tavolinat tuaja a janë të lumtura?

Kur rrini si guakër dhe ngulni sytë në boshllëk,

Në pikë të punës, apo në pushim…

Kur ndaloni për të pirë një gotë ujë…

Në cdo moment,

Reflektoni dhe pyesni veten mirë:

A janë tavolinat tuaja të lumtura?

Shiko, se nuk po them që s’do ketë tavolina të palumtura.

Disa tavolina, e kuptoj, mund të mos jenë të lumtura kurrë,

Por në përgjithësi…

Merrni Flavion për shëmbull.

Tavolinat e tij janë gjithmonë të lumtura.

Nuk e di cfarë bën, por tavolinat e tij janë gjithmonë të lumtura.

Shiko, e dini vetë ju…

Reflektoni dhe pyesni veten mirë:

A jane tavolinat tuaja të lumtura?

Shperndahuni, tashti.

...

Tavolinat e mia janë gjithmonë të lumtura,

Madje më të lumtura edhe se tavolinat e Flavios.

Flavio iu lëpin bythën tavolinave,

I lëpin bythën edhe Oliverit,

E megjithatë tavolinat e mia, në përgjithësi,

Janë më të lumtura se tavolinat e Flavios.

Tavolinat nuk duan t’iu lepish bythën,

Por t’i trajtosh si tavolina.

Pak rëndësi se cfare personaliteti mund të kenë

Mund të ketë ndonjë tavolinë që është e trishtë,

Apo pompoze,

Apo ndonjë tjetër edhe diktatore.

Keni parë ndonjë herë tavolina të tilla:

Të trishta, pompoze apo diktatore?

Tavolinat diktatore janë më të lehtat për t’i bërë të lumtura,

Sepse sapo iu tregon vëndin,

Sapo iu bën të qartë që nuk janë gjë tjetër vec tavolina,

Ato zbuten, shkrihen dhe lumturohen aq shumë ndonjëherë,

Sa që mund t’i ushqej direkt nga dora ime.

Tavolinat e mia janë gjithmonë të lumtura,

Sepse, si rregull, mjafton që të ndjehen tavolina,

Dhe natyrisht që do jenë të lumtura.

Si do që të jetë, tavolinat nuk kanë si të mos jenë të lumtura.

Sepse tavolinat aq kujtesë kanë.

Unë i bëj muhabete, iu tregoj shakara,

Iu qaj hallet e qaj hallet e mia me ‘to,

Por ato gjithmonë harrojnë.

Unë mund t’i tregoj të njëjtën shaka,

Të njëjtës tavoline të trishtë,

Tre herë në ditë, dhe sa do e trishtë të jetë,

Ajo gjithmonë do qeshi me të njëjtën shaka.

Në qofshin pompoze, qaj hallet e mia me ‘to,

Të njëjtat halle, të njëjtës tavoline,

Por ajo të njëjtën këshillë më jep,

Dhe kur qaj hallet me to, ndjehen të vlerësuara,

Dhe kur më këshillojnë gjithë pompë, ndjehen të lumtura.

Por as që iu kujtohet se të njëjtat halle iu qava as dy ore më parë,

E të njëjtën përgjigje më dhanë.

Ehu, tavolinat e mia janë të lumtura.

...

“Oliver, Po shkoj per një cigare.”

“A janë tavolinat e tua të lumtura?”

“Vetëm tre tavolina kam.

Ia kam lënë Flavios t’i shohë për dy minuta.

Tavolinat e mia janë shumë të lumtura.”

“E mirë. Shko shpejtë, se Flavio ka tavolinat e veta për të bërë të lumtura.”

***

Dëgjoni këtu!

Ditë e re avaz i vjetër,

Por dua që të ndaloni për një minutë,

Të mendoheni mirë,

T’a shtrydhni trurin,

Të pyesni veten,

E të jeni të sinqertë të paktën me veten tuaj.

Pyesni pra veten:

“A janë tavolinat e mia të lumtura?"

dhe tjeter, ka fh-ja nje poezi me nje cante dhe me ate qe humbet brenda cantes, por nuk gjendet verdalle, mund ta sjellesh fh?

poezi e fh-se; (ndjese, por vargjet qene bere lemsh ne prurjen automaitike)

 

Gjithë botën e saj e mban në një çantë dore,

Ka vend aty për financat, flagrancat

dhe nuancat e sjelljes në çdo situatë.

 

Ka vend për maskat dhimbsuritë e arrogancat,

frutat e strajcat fotografitë ku kujtohet për mua

pasqyrat ku harrohet me veten

katër stinë të mbledhura në një buzëqeshje.  

 

E kush jam unë

të pendohem për sytë që i putha një ditë të mbyllur,

e mbeta pa dritë

përjetë i fundosur në një çantë dore.

 

Lokja e Këngës 
 

Duke dëgjuar Nexhmije Pagarushën 
 

1.

Duke dëgjuar Pagarushën

Ia gjeta burimin lotit të gaztë që derdhet në sofra.

Dyert e shpirtit

Për besë, një nga një,  si gardian dashurie i hapa

Për fajin e vjetër

Gjykatësin e munguar që nga nëntë malet e solla.

Amëshimin

E preka si gjethe në miliona tinguj rrezore, të kaltra, 
 
 

2.

E frymë më frymë

I trazova lumnueshëm gjithë drurët e lulet e Sharrit

Fushë Kosova

Po më duket si lëndinë e fëmijërisë, si shtegu i lojës

E heshta i memecëruar

Kur një ujëvarë ma mbyti kurmin në rrëzë të malit.

E u fëmijërova

Me bastunin në duar që nuk ka statusin e lodrës. 
 

3.

E lisat,

I ngrita në duar si të ishin të gjithë kukulla.

Më Ante se Anteu

Në fjalët e Lokes gjeta palcë nga palcë toke.

Duke dëgjuar Pagarushën

Qiellit tim ia gjeta tetë  shkallë të bukura

Një balonë

Me tinguj tupanash më shtrëngonte gishtërinjtë e dorës. 
 

4.

E u verbërova

Si garues pa kundërshtar qoftë edhe të vetëm, në lirishte.

E ua mora dritën

Gjithë fareve të botës, i lashë përjetësisht si vuvër

Hej, këndon Pagarusha

E thyhen pasqyrat e vetrinave në shitoret dritëmagje.

E shkrihen akujt

Që të  vijnë nëpër këmbë si kone e zbutur. 
 
 

5.

Ia gjeta

krahët e munguar zogut trupdridhur mes dëborës

Ia gjeta

Farën  dhe ujin plisit të tharë për pikën e dritës.

Këmbët m’u ndalën

Tek shihja akrepat e ndaluara të orës

E në udhëkryqet njerëzore

Po bëhem me Loken e Këngës semafor rrezëllitës. 
 

6.

E Kosova

Po më  vjen si Zamabak në piedestalin lulëror

E nuk kam gojë 

Të flas me shtiranakët në Mbretërinë e Fjalëve

Dora

Po më mbeska pak e tharë, si ta kish bërë një skulptor

E nuk po gjej dot një ekran

T’ua përcjell miqve të gjitha adresat e mesazhet 
 

Duke dëgjuar Pagarushën…. 
 

Namik Selmani

Boston, 27 korrik 2010 

Ervin Hatibi

(Pasqyra e Lendes)

KUSHTUAR KALAMAJVE QE E GDHIJNE NE KEMBET E “PESEMBEDHJETEKATESHIT”

 

Nates
Vezullojne si peshq jetet tona
I diktojme me avullin tek hov
Nga goja
Tek brof si gisht femije
Prej vrimes ne corap

I ftohti
Me tri pale dhemballe
Shtrengon duart e popullit si me prange
I ftohti po ashtu mpiks e zbardh
vesen e erret mbi trotuar

Naten dimerore ne qytete
Drita ka marre yjet mbi vete
Si cuna te rinj nga provinca
E i puneson
Ne shkronja tabelash me neon
Bar “London”
Taverna “Blue Sky”,”Alfa Bank”
Hotel “Tirana International”
Shpejtesise se drites i kercen persiper
Anglisht
Pingul i ftohti si nje luzme me pinguine
Qe hidhen vrik nga kati i pesembedhjete
Me koke
dhjetra mije cope pinguine te tejdukshem
Ne ere
Qyteti bombardohet me frigorifere. Te gjithe ne prize

Ne kembe te hotelit
I fshihen qiellit
Femije pa shtepi
Veshtrojne shkronjat neper graffiti
Elektrike
Derisa syte u digjen prej asaj drite
U behen hi
E keshtu ne ate erresi/nis i merr
Gjumi i nates/e i grumbullon
Me autobusin e vet transparent
Xhamathyer/pa shofer

Mos i fol shoferit meqe s’ekziston
Nderro pozicion ne cdo stacion
Qe te mos mpihesh rrotullohu nga pak
Nga e djathta ne te majte
Si nje qengj ne hell symbyllur{sikur enderron}
Me hurin permes vetes qengji, si vija
Kur S-ne e dollarit penetron

kur isha me i vogel, shkronja g
Me ngjante me nje milingone
Pastaj s-ne shikoja qe ne fakt eshte nje dhelper
A-te jane arinj
F-ja ngjan me nje kafshe krejt tjeter
Gjirafe
Po ti ke ftohte, e vec kesaj
Nuk di as te lexosh
Mbyll syte dhe mbush koken me prushe bosh
Tabelash drite
Ku alfabeti rri nuseron
Mbi nje karrige elektrike
Ti mbeshtillesh me teper
Pas qenit qe fle
Bri dritareve te kuzhines se hotelit
Jeni mbeshtjelle
Ambalazhe per banane apo artikuj te tjere
Femije dhe prape femije!Nise te trashegosh boten
Duke u nisur nga i ftohti
Ngroh syte me reklama
Nxjerr avull nga goja dhe je femije
Nise ta trashegosh jeten tone, shoqerine
Per fryme
Nen shkronja nomade qe ecin gjithe naten
E u shmangen shume fjaleve per te dale ketu
Neper elektro-graffiti banale komerciale
Dhe hutohesh;
nje hallkez e vogel je, ne zinxhirin
E te ftohtit klasor
Qe deshmojne
Te gjithe
perfshire dhe ata qe s’merdhijne
Nje halkez ende prej ari je
kapur ne renditje me nje qen
Dhe ai prej ari te ftohur krejt
Kapur rresht, perdore zinxhir
m
Me dyzinat e lypsave te mitur, prostitutave
Me cmim te lire
Dhe me gjunjet te ngrira si gjinj morgjesh ato
Patrullojne krahehapur, te gatshme per t’u vrare
Ne shesh-masakrat e qyteteve te nates anembane

Rrethuar
Nga yjet prej neoni limoni
Te flamurit festiv evropian

Te ftohurit ne kete bote
Jane vete i ftohti
Jane ky zinxhir mishi prej politike dhe moti
Zinxhir ashensori
Vertikal trashegimie qe na vjen thelle nga historia
Qe nxjerr turma-turma me asfiksi
nga zgafelle e minierave fytyrendrakur
Per ne transhete adoleshente te luftes se pare,me debore
U lidhet per kercinjsh reumatike roberve rremtare
Ne galere
Nje zinxhir me ar minierash
Per sahatin me qostek te lare ne ar
Te Bakuinit, Cese, Karlosit-Ilic
Bombe, flamur, draper, cekic
Ti nuk e kupton kete siklet qe vjen
Nga poshte ajrit
E te lidh
Pandalshem-pastaj gishtat nuk jane me te tute
Ke doren tende ne xhep, s’eshte hajdut
Ti vec shtyn orteqet e bardhenjta
Te frymes
Qe te zgjatohen rreth fytyres
Si mjekra fallco
E plakut paftyre te vitit te ri

Te kesh ftohte
Do te thote
Se s’di gje per ty njeri
Gjalle ne bote
Qeveria dhe media te fsheh
Si monedha ne kek
Ne darken e bamiresise se fundvitit. Te fshehin
Pas se vertetes se hidhur te druve te shtetit
Emri yt si formula e gazit te perditshem
Harruar neper tuba
Verret
Perdhe neper zorret e Rusise apo Algjerise qe ha qebap
Me mishin e vet
Teksa luhatet e dridhet bursa
Ti ke ftohte, jo femijet e atyre qe te zhdukin
Nga ekranet, kopertinat me reklama/madama
Nuk merdhin femija
Qe si kangure mbartin ne fund
Te matrioshkes se moshes. Si ca gladiatore te penduar
Te afrohen kokezbuluar ngadale
Pronare kantieresh, qeveritare
Me helmetat e medha publike ne duar

Femije si ti behen sapo i mallengjen ndonje
vjershe e perkthyer apo gote shampanje
Femije,por qe s’kane ftohte si ti jane
ministra, vipa, mendimtare zyrtare
Trashegimtare shtate brezash
Rojtaresh pylli qe ngrohen
Me vatrat te ndezura
Si festa,
Me drute stive
Ata
Qe na vene revolucionin si alternative
Per te na qeverisur me friken nga ai
Ata qe na trembin me anarkine
Ata qe deformojne fene dhe fjaline
Per te mos prishur rehatine
Per mos te te ngrohur
Mbrohen pas faktit se nuk te kane njohur
Personalisht
Nise jeten mbrapsht ta trashegosh
Me hipin nervat
Kam frike
Mos behesh komunist;me keq
Frigohem mos harrosh
Te ftohtin
I cili eshte ata qe te lane
Te kesh ftohte
Frigohem se mos mendosh
se te ftohtin s’taka kush borxh
Semos te duket vetja teper
Se mos behesh i eger
Se mos behesh vrases serial, ku i dihet
Dhe na fut ne shenjester
Si ne nje varr te perbashket
Te gjitheve qe djegim drute e Zotit
Popullin Kain te te ngrohtit

Nuk mund te postoj poezi ne forme vargu. Me del tekst. C'duhet te bej? Dikush me ndihmon, ju lutem.

Po i kopjon nga ndonje faqe interneti? Provo hidhi njehere ne nje faqe word para se t'i ngjitesh ketu dhe sistemoje aty.  Une kshu e kam bere nja dy here.

 

Poezi të shkëputura nga vëllimi Ekspozita e Kujtesës

Avni Halimi

 

 

(Pas luftës)>>

> >

> >

>>

atë natë me terr burgu>>

nuk e kurdisa orën>>

për zgjim kujdeseshin aeroplanët luftarakë>>

> >

e u zgjova i vrarë ëndërrave të trishta>>

litari i pritjes rreth qafës sate>>

udhë m’u bë drejt shtratit të blertë>>

ja – erdha – eja të blejmë>>

qirinjë të kaltër, të verdhë të kuq të bardhë>>

dega të njoma shelgji ahu rrapi>>

lule aromë parajse verën për t’i lagur buzët>>

për ta shuar zjarrin që kufi është ngritur shtratit>>

luleshtrydhe pjeshka hurma fiq>>

se nata sa vetë jeta do jetë e gjatë>>

me flakë qirinjësh do ta zbresim hënën>>

jim morison ping floid vitni hjuston>>

do të bëjnë jetën e luleve të dhomës>>

shtriu pranë meje kristal mbi perla>>

ta shoh veten shkrumb në shpirtin tënd>>

në shpirtin tim je sirenë>>

ku kafsha e ligë nuk të gjenë>>

as krimbi i bardhë që i trembet hirit >>

i gjatë do të jetë monologu i dashurisë>>

tej xhamava të avulluara natyra e vdekur>>

lakmi do t’i marrë dhomës sonë plotë frymë>>

> >

po të ndjej vesë agu>>

tek ma freskon trupin tim zjarr>>

mëshirë perëndie është kjo>>

për atë që e do vdekjen e ëmbël>>

> >

 

 

 

 

(Në sallën eksperimentale të klonimit)>>

> >

janë arkivuar faktet që flasin se –>>

diku në Univers incizohen>>

të gjitha fjalët e luleve të gurit>>

të qelqit, të erës të borës >>

të lisit të lumit të shpendëve e kafshëve>>

kaptinë e mbyllur është edhe>>

vdekja e martesës që lindi për shkak të>>

ikjes nga mëkati i abortit>>

ruajtjes së pastërtisë shpirtërore>>

moralit familjar dhe>>

puthjeve të lëngshme me virus HIV>>

nevoja për prekje të dashurisë – kopertinë dosjesh>>

me çipa e sensorë>>

me vibracione elketrike të organeve plastike>>

me Barbi gomë e shtrat tredimensional>>

eksitimi këputë gjymtyrë>>

epshdirigjuesi portfol orgazmash>>

martesa është burg>>

dashuria liri –>>

e drejtë absolute individuale>>

për ruajtje dhe shtim të shoqërisë>>

hapet një dosje e re>>

> >

të thyhen pasqyrat qelqet>>

të hudhet pluhur mbi syprina të ujrave>>

të gjitha racat pamjet do të jenë të njëjta>>

do të jetë një kafshë një njeri>>

një kodosh e një kriminel>>

të shumuar në miliarda kopje>>

qeniet abstrakte>>

nuk do të bëjnë jetë përrallsh>>

svinga cerberi kentauri sirena>>

do të jenë mes nesh>>

e do të rrëfejnë përralla për jetën tonë>>

> >

ç’figura mitologjike do të jemi>>

kur e ardhshmja do të na ik>>

në të kaluarën>>

> >

 

 

 

> E para me pelqen jashte mase. >

 

Shume Flm. Tani arrita t'i postoj ne varg.

 

II.2. Albumi i Krizantemës

(Në ujdhesën e bujtinës)

u shtrinë retë mbi lagjen e vdekur>>

skaj detit që me shkumë mbulonte buzët>>

zjarr digjeshin nga shprishja e flokëve>>

nga endja e gishtave trupit të pushtuar>>

gjumi më vrau koka mbi gjoksin tënd>>

e ti lule kishe çelur në shtratin e ftohtë>>

në kutinë akull konzervuam aromën e gjirit>>

shpirtit i duhej ilaç për të gjitha stinët>>

me gazetat e ditës me romanet e verdhë>>

i zumë dritaret me shikim kah deti>>

se peshqit ngordhnin duke na vjedhur>>

e ne s’patëm dashuri më shumë se për vete>>

ndaj edhe në ëndërr mbylleshim guacë>>

me diell dilnim në verandën e hapur>>

thanim trupin të qullur deri në palc>>

uri s’kishim se tërë natën hanim veten>>

me flokë të lagur e tretnim kripën buzëve>>

pastaj me gurë e pështymë e gjuanim ujin>>

që ditën ta vidhte kaltërsinë e syve>>

nën pallmë mbroheshim nga dielli që fishkej>>

për zjarrin e dashurisë që na shpërthente shpirtit >>

tërë ditën e lume prisnim një fjollë bore>>

vesë freskie t’i bëhej lules që tymon >>


(Shartimi i mallëngjimit)

territ të dhembjes po më ftojnë duart>>

më prit krahëhapur po vij dru i djegur>>

i shkrumuar për shërim nga kënga e mallit>>

që del e përgjakur gjuhës së kafshuar>>

kah të nisem deri te njohtimi i parë>>

grila më bëhen pemët e natës futë>>

në çdo hap të ndjej gjarpër rreth trupi>>

shembem në prag ku më fanitesh hije>>

kafshimi yt i butë ma sjell djalërinë>>

nën dekoltenë kineze të thehen vijat e gjoksit>>

o Zot bëje ëndërr këtë zjarr të pritjes>>

se po zgjohem i vdekur në prehërin e gjumit>>

për ta trembur kodrën që e lodh Sizifin>>

largësia në kujtesë është det shkretëtire>>

gjilpërë e ndryshkur në njomësinë e lotit>>

i lutem vjeshtës mos të pikë bukurisë sate>>

këmbët na u kalbën gjethe nën borë>>

pleh u hudhëm në saksinë e lules>>

që një gonxhe zjarrë t’i falë syve >>

shikimi jonizohet në shartim të mallit>>

fijet e dhembjes thurren rrjetë shtratit>>

çdo gjë më e lehtë se nyjet e natës>>

barojë mbi hirin e dashurisë së djegur>>


(Nga savana e trupit ma solle Nirvanën)

me vesë e spërkatur si qielli me yje>>

flutur e vetmuar mes livadhit nën hije>>

qerpikut të zgjatur të zë poleni>>

me petale lulesh prekja lirike>>

zogu i mëngjesit të zgjohet n’shtrat>>

pasqyrë e thyer kandil i fikur shkret>>

gëlqerja pluhur mbi Librin e Shenjtë>>

çdo gjë e përmbysur ne u gëzuam>>

çrregullimi paralajmëron jetë të re>>

cila udhë bie kah shtrati ynë djerrinë>>

se pikëllimi po ma shton largësinë>>

për trupi më je ngjitur më therrë me urrejtje>>

duhemi të huaj se kurrë s’jemi parë>>

nga savana e trupit ma solle Nirvanën>>

me ujin e bekuar që ma thau gjuhën>>

ndaj s’më kuptove kur të thirra fontanë>>

më humbe n’përqafim në cep të limanit>>

derisa po shihnim detin si avullohej>>

nga zjarmia e gjirit që dilte flakërimë>>

u nisëm kah bujtina këmbët s’na mbanin>>

ecnim të dehur a në shpirt të prehur>>

një hap shi një hap diell një hap fortunë>>

deri në dhomën aromë trupi Krizanteme>>


(Dëshira e fundit)

atë pamje parajsore ta fali vetmia>>

apo vetë malli të latoi të paprekshme>>

thirrja të solli me vaj me lotë gëzimi>>

trupit të shpërndahej sëmundja e verbërimit>>

kush s’të pa tek ike shtrëngatë mëngjesi>>

shpirti më tha ngritu u përkulën malet>>

orëve të murit koha bëri rrëmujë>>

si të ec tani nëpër akrepa spirale>>

ti u bëre urë ere unë rodha lumë>>

një tingull këmbane të shembi mbi mua>>

u ngritëm valë në hejzë dolëm gjethe të lagur>>

të shtrydha lot syve të trishtimit>>

mes gurit e ujit peshku i artë trembej>>

e ndjente natën që po vinte me vdekjen>>

për shpëtim ia kërkuam vetëm një dëshirë>>

të bëhesha guacë e ti në të perlë>>

lumi u kthye mbrapa peshku fluturoi>>

uji gjithnjë po shterret dheu po shtohet>>

në dhomën e territ ka dritë vetëm për krimba>>

kush po i mëshiron me trupin tonë të njomë>>

tash e tutje do t’më keshë shtrat - o Zot>>

si ta hanë krimbat këtë bukuri - ndaj>>

të djeg pluhur të mbyllesh në shpirtin tim urnë>>


(Ëndërr)

nga piktura anonime dolëm për dore>>

melankolia hije na ndoqi pas>>

Don Kishot të etur më nxore te kroi>>

ujë s’më dhe mëkati u dogj pupël>>

mes gjoksit të rodhi dehja e më ra ballit>>

puthjen e vizatuar në dry ma vare gojës>>

të prita trup i vdekur më dole therrë e gjallë>>

dashuria s’është mall as tërmet në përrallë>>

në shtrat bij e më gëlltit deti>>

zgjohem plak e të gjej skaj banakut>>

dhëmbi i syrit të bindë për pavdekshmërinë>>

me ujin e pikëllimit ujit ekstazën>>

pyll i pashkelur na rritet heshtja n’mes>>

si të shihemi kur pasqyrat zënë myshk>>

me gjuhën e erës të rrëfej për hijeshinë>>

për flokun e shprishur që më trazon det>>

kujtesa na iku me vetëtimën e shkurtë>>

natën e shenjtë kur ta fala brinjën>>

në rërë ta vizatosh portretin e dashurisë>>

pastaj me Nimfa dole bregut tjetër>>

përbive fortuna e nga fryma jote>>

shkumë derdhën valët që m’i tretën gishtat>>

e zbardhi drita që ma nxiu pamjen>>


(Orë ushtrimi)

fjalës m’i ra zgjeba të luta ta ruash këngën>>

melhem m’u bë prekja që ma fale ballit>>

poezia s’kapet në dorë pa e shpëlarë shpirtin>>

kënga nuk thuhet pa të mbuluar bryma>>

në prehërin tënd pasqyrë e shoh gjumin>>

tek ma ushtron vdekjen në vendin e duhur>>

zogjtë e flokut tënd syrin ma trembin>>

i lidhim gishtat formë i japim magjisë>>

lëkurën ta zhvesh mallkimi i zonjës virgjër>>

një duhet të mbesë pa kipc e pa pasardhës>>

strukemi nën gjethe e kërpudha bijmë>>

me gjarpërin këmbejmë dashurinë për helëm>>

se helmi është shërim dashuria kafshim zemre>>

re mbi krahëror që as nuk plas as nuk ik>>

mjegull për tru që s’i ka hije malit>>

ku ta gjejmë rrugën që na kthen në hije>>

në zjarr të mos digjemi në ujë të mos lagemi>>

yjet shkundën pluhurin kur i the hënës>>

dashuri poezi këngë është jeta>>

dielli të pyeti për vdekjen e të rashë në prehër>>

më mirë të flej unë se t’na kaplojë terri>>

të rrëshqita trupit t’u këputa belit>>

sa herë me ag m’i mbledh eshtrat kripë>>


(Fundi i gravitacionit)

në plazhin e mbuluar me rërë shkretire>>

florën e zorrëve e ushqejmë me kos e domate>>

ndonjë përtyp senduiç lëpinë gishtat me salcë>>

dikush merr pozë me speca turshi>>

të tjerët mubshin grushtin oriz me kikirika>>

pastaj hapen gropat për gjellërat vjellësirë>>

limontia si në akull rrëshqet rrezeve të diellit>>

dhe ngacmon monotoninë e vapës së heshtur>>

vetëm unë ti dhe valët ndjellim zhurmën e natës>>

që me ndihmën e shpejtë bartet spitaleve të qelqta>>

punë e rëndë do t’ju mbetet arkeologëve>>

do të kërkojnë eshtra puthjesh>>

torzo mumiesh të konservuar me balsam dashurie>>

pastruesit e plazhit xhepat do t’i kene plotë perla>>

të derdhur rërës nga lotët e puhizës së jugut>>

hejbet e mëshirës do të mbushen lëvore pemësh>>

deti do të ngrihet i trembur nga kuisja e qenve>>

pamje madheshtore para verandës së baletit>>

unë liqe ti mjellmë në maje gishtash sillesh>>

ciklon ngjitesh qiellit pritja rrënjë lëshon>>

nuk ka më gravitacion as ashensorë kthimi>>

spektatorët pyesin për fundin e shfaqjes>>

fundi u takon demonëve me buzëqeshje engjëllore  >>


(Në heshtje)

s’e deshte korrespondencën për pajë nusërie>>

se zëri nga minarja ta trazoi vrerin>>

ç’faj patën kujtimet që u grisën n’heshtje>>

tash bota po vdes nga dhembja jote e mirë>>

dhe mëshira mbyllet në kutinë e harrimit>>

si ta zgjidhim nyjen e hijeve të blerta>>

kur gishtat na i këputi gangrena e territ>>

nënkresë m’u bë akulli i aromës sate>>

zjarmia e shpirtit fontanë më shpërtheu>>

e ndiej flladin që ta shprish flokun>>

derisa ngjitesh shtratit ta këpusësh lulen>>

o kush i dha dashurisë fat atlantide>>

klithjet bar i njomë shkilen me këmbë>>

edhe engjëjt qajnë kur myket puthja>>

kur në cep të buzës rrënohet prehja>>

vesë dashurie mbi shpirtin tënd parajsë>>

mbi syrin tënd oazë që e fanit shpresën>>

dimri kish harruar ta shkund të mbramën fjollë>>

ikim me fluturat korridorit të mbijetesës>>

sa ta shuaj shiu prushin e ndarjes>>

pyllit dantesk na harruan perënditë>>

e u humbëm në kërkim të njëri tjetrit>>

dikush na vrau – mua dhelpër ty ujk>>


(Çasti i nisjes)

vjen çasti kur lulet të çelin faqeve>>

njëzet e tri pranvera tash i ke mbas>>

dimri i vetmisë flakë e zbehtë fiket>>

loti i nënës përmallë e shtynë vdekjen>>

muret kancerogjenoze po trashen me nikotin>>

në odë burrash oxhaku ta ruan vendin>>

e shkrumbuar e përvëluar hi prap zog>>

në xhunglën e monotonisë ushtron kthimit>>

me kalin e purpurt që iku baladave>>

pra vjen çasti kur e mbush valixhen>>

kur nisja të duket det i pafund>>

e s’të mbushet syri që pritja mori fund>>

vjeshta të zuri ujdhesë lulesh>>

me petale gonxhesh mbështolle albumin>>

edhe një natë e mugët gjarpër në shtrat>>

të mbledhë shqetësim për sekondat e gjata>>

zërin ta dëgjoj tek i këndon ikjes>>

kthimi do të niset piramidës së triumfit>>

vetëm sa të çelen portat e erës>>

e të nisë dhembja të kullojë syve>>

larg shumë larg po e dëgjoj trokun e kalit>>

tek të sjell te varri kuti e harrimit>>

zbrazëtija e xhapave po ma brenë prekjen lirike>>


Kur i kam lexuar, me kane pelqyer jashte mase. Poeti eshte shqiptar nga Maqedonia.

Poezi nga vellimi Balsami i Pritjes

Avni Halimi

Gentian Çoçoli

 

Balta e Bardhë

Në pllajën e Baltës së Bardhë merrnim shenjë

një zall të bardhë në shtrat përroi të tharë – shtrat vere.

(Arma me leje e shokut tonë na fajësonte në atë si turpërim mes

natyre)

Gishtëza shtypej si gjemb i njomë thane e unë mendoja

ç'bënin lepujt – mos kujtonin qe korriku i xhindosuri

që i cyste për tutje, për maja mali e rrëpira -

si t'u thoshte: “M'u qëroni sysh, keni gushtin”.

 

Kur arma nuk nxori më zë e u pështet

përtokë njëlloj e pafaj si dua gruri ndanë,

ne pamë shenjën – e gërvishur – një mullagë

aty ngjitur kish epur kërcellin kur

i pat kaluar plumbi pranë; ndieva edhe unë

atë ndehje therëse shpine që dija sa herë lëshohej topi

aq dhunshëm, e unë që harkoja trup, ta lija të shkonte.

 

Marrë nga “dheu njerëzor”, Ideart, Tiranë 2006

 

Rudi Erebara – Nga përmbledhja “Fillon pamja”>>

> >

Retë e shtëpisë>>

> >

Retë e shtëpisë e kanë orën të tremben,>>

sapo erret.

Atëherë kur qielli pritet në vesh,

Nëpër shtëpi,

Lëvizja e tyre,

Ngjan me mërmërimën,

e nudos që I lëmohet murit.

Tani, ke frikë se përplasesh,

thuhet për mermerin e resë.>>

Po prapë trembesh se s’të vret.>>

Jo! Jo! Ritual me gjak nuk ka.

Mbi lëkurë,

Më shumë se uji,

Pastërtia nuk bie tragjishëm.>>

Sasia bëhet masë e matur.>>

Reja etalon i shthurur.>>

Lakimi – i dritës,>>

ose dhurata – e Hënës. >>

mua me mungon rroçka e nevojshme per te kuptuar rudi erebaren.

Atehere poezia e mesiperme e ka nje problem!

Une kam nje poezi te tijen qe e dua shume-shume nga ky vellim, veçanërisht pesë vargjet e fundit. Ndoshta e kam futur edhe here tjeter, por po e kopjoj sidoqofte. Ja kjo:

 

Duke pritur - të çudis pakëz

Kur drita e mbaroi diellin që kishte

Ti më thua: Ja ku po vjen shigjeta.

 

Kush? - të çudis pakëz.

 

Ajo që të ngulet në zemër me majë,

si Hëna e largët në sytë rrumbullakë.

 

E kuptova - të çudis pakëz.

 

Ti po mendon edhe për mua tani,

më pyet me vete.

 

I dëgjoj fjalët lëvdonjëse - të çudis pakëz.

 

E dija që ti je një gjë që ngulesh

por kurrë nuk shihesh si marka e monedhës,

kur vringëllihet nëpër ajër.

 

Njeriu ngre dorën te zemra, për të gjetur,

në vend të vrimës vendi është zbutur.

 

P.s. Trop, jam e sigurt qe per kete s'te mungon ajo orendija.

 

aaaah. fh likes this. gjith delikatesë e politesë smiley

smiley s'po kontribuon me ndonje rresht nga "O moj shqypni..." ?

Ne ca poezi Rudi eshte ca i koklavitur dhe vidat e rondelet e mia s'mjaftojne per ta marre vesh gjer ne fund, por ja dhe nje tjeter qe me duket "e lehte" per t'u kuptuar:

Femija femer

Femijw dhe permase mishi

mbi dhe' behen nje dhe qeshin.

Perballe,

mizerijne per te levizur,

gruaja ne ty,

femra e re ne ty,

e bukura e fshehte ne ty,

dhe me shkel syun,

sikur me jep shenjen e nisjes per ne qiell.

Hajde vdis tani po deshe!

Pse mos qeshesh,

atje ne te vertete te vdekurit,

jane te perjetshmit,

ata qe mallengjehen ndjenjash me ty.

 

p.s. me falni per "e" me kacurrela ke balli, por eshte direkt kopjim nga libri.

Vidat e rondelet qe skuptokshin dot gje etc.. etc..., Ana, this is autosugjestion on the fly. Plebeizem I vetinduktuar lexuesi. Dhe bullshit letrar me trade mark, si pak a shume starbucksi nga ku po te shkruaj. Kerkoj falje paraprakisht. Por smun rrija, dhe me kafen shkonte mire.

Mire, hajt se po e ve vete koken nen sater (duke kerkuar falje paraprakisht edhe une smiley ). Pyetja qe shtrohet eshte:

A i duhet kerkuar poezise, çdolloj poezie, te jete e kuptueshme nga te gjithe, te na komunikoje te gjitheve, ta kuptojme nga fillimi deri ne fund, te na binde qe ta lexojme etj etj. ?

Mesa di une te gjitha aktet e mesimit (te marrjes se diturise me nje fjale) kane per baze nje autosugjestionim, qe induktohet me forcen e autoritetit nga jashte. Prove per kete eshte fakti qe nje dymbedhjete vjeçar - me hir a me pahir - eshte i shtrenguar te mesoje nocione te fizikes. Pse u dashka qe poezia te jete lehtesisht e kuptueshme, kurse fizika e ka hallall edhe kur eshte thellesisht e pakuptueshme?

OK. Por fillimisht duhet te vijme in the right terms me Al Pacinon. Klikja mbi linkun pasonjes eshte i detyrueshem. smiley

http://www.youtube.com/watch?v=dBHhSVJ_S6A

Me duhet te shtoj se nuk mund t'i shpetoj nje kahje numerike te shpjegimit - e kesisoji gijotina e ktheu tehun nga une.

Fizika, si edhe letersia, jane elitare. Kur pranojme kete, themi qe nga nje popullate e madhe pervetuesish te mundshem, nje pjese e vogel jane te afta per metabolizim te kesaj lende ne teresine e vet. Kur e kalojme ate prag, logjika behet e kushtezuar (dmth, pjesa elitare eshte e dhene; simbolikisht "K|E", ku K = te kuptuarit, E = elita dhe "|" tregon kushtezimin mbi eliten, "digging it given the elite&quotsmiley. Tani ketu fillon problemi; ndersa te kuptuarit e lendes eshte i pritshem te jete sporadik ne popullaten fillestare (jo rralle kjo cilesi shoqerohet me finesen dhe jo-vulgaren), kur ky mbetet sporadik edhe pas filtrit "|E", atehere edhe ajo letersi, edhe ajo fizike, kane nje problem me veten e tyre. Per ta cuar punen ne skaj (metode finoke kjo, e pranoj smiley  ), imagjino ca formula fizike apo tekste letrare qe kuptohen vetem nga 10 veta ne planet. Sado "great" keto te jene, nqse sasia e njerzve qe mund t'i "dig"-in nuk kalon nje prag sasior, atehere ato mbesin ne nivel belbezimi me veten (ose edhe "rambling", apo "insider jokes", for that matter).

Kaq nje here per nje here. Koka e Maria Antuanetes po ma ben me sy (post-gijotine nuk eshte epoke aq e keqe sa thone, eshte kumti i atij ishareti mbreteror). Nderkaq, per nje fare ajri optimist ne fushe te "dig"-jes, po therres Lennonin. smiley

Do te isha dakort sikur formula jote te perfillte edhe variacionet e meposhtme:

jo thjesht nje popullate te dhene, ne nje vend te caktuar dhe ne nje kohe te caktuar;

impaktin qe kane dhjete vetet qe e kuptojne kete "belbezimin me veten" ne pjesen tjeter te popullates.

p.s. Shijet nuk jane si tangoja. Shijet jane si jeta: nocione ekstreme me rrezik-vdekjeje me nje fjale. 

 

ne mund t'ia kthenim argumentit astarin edhe mbrapsht, si xhakete udheheqesi proletar, dhe ne raportin shkronjes:lexonjes te vinim tek pyetja: po te kish Robinson Kruzo fryme poeti, karte e laps, por ama asnjeri ne ishull e asnje shprese ne zemer per me tutje, a do ulej te shkruante poezi? ose, thene ndryshe, sa e dhene e pare eshte arti?

Ate punen e dhjete vetave nuk e thashe fare pa nje gjesend real ne background te mendimit; eshte nje guru ne fushe te financial engineering dhe stock market, i cili ne nje interviste i tha atij qe e intervistonte, po c'me pyet, keto qe bej une vetem 10 veta i kuptojne ne bote. Mos harrojme qe ai jepte edhe mesim ne auditore te mbushura plot. Impakti i atyre 10 vetave ne fakt eshte minimal. Stock prices mbeten nje "random walk in wall street" (titull i nje libri interesant ky), dhe ne rastesi quajme ate qe nuk e shpjegojme dot. Madje me keq, e quajme "gabim" por kjo eshte nje ceshtje tjeter.

tani, per "ta lidhur me temen aktuale"  smiley me duhet te them qe sa me pak i kuptueshem eshte nje krijim - cka ne anen frekuentiste te gjykimit mund te merret edhe si perpjestimi i atyre qe "nokin dicka nga c'thuhet" ndaj nje totali - aq me teper rastesore (lexo pa ze "gabim&quotsmiley behet/duket vendosja e fjaleve ne te... dhe ketu, vijme tek ai momenti aq pikant i Mozartit ne shtrat te vdekjes, qe i diktonte atij "botit" Requiemin dhe kur ky e pyeste per noten qe vinte me pas, a ishte nje "la" fjala vjen, volfgangu qe nga shtrati i thoshte me bezdi, po "la" eshte natyrisht, s'do mend, si pyet, c'mund te ishte tjeter me nje llaf... rastesia ne ate seri kohore elementesh ishte gati zero... smiley

...mirazh, e di qe do ma besh kabull daljen nga tema, do doja dikush te sillte ate vjershen qe gjithnje ne fshatra arrinte i alivanosur... gruess dich!

Po, ishte e parashikueshme qe do mberrinim tek çeshtja nëse shkruajme per veten apo per te tjeret.

Pergjigja, siç me kujtonte dikush me te drejte dje, eshte personale, por une them qe perderisa te kete qofte edhe nje shkrimtar qe thote: "shkruaj sepse s'mund te bej ndryshe", kam te drejten te pohoj qe arti mund te jete "e dhene e pare" te pakten ne nje situate.

Edhe une ate punen e impaktit te dhjete veteve s'e nxora mekot. Dhjete lexues te fuqishem jane te rendesishem ne letersi, prej impaktit qe keta kane natyrshem ne shoqeri. Derikur shoqeria te vijoje komunikimin permes kodit gjuhesor (dhe kete e bejne edhe analfabetet), impakti i ketyre te dhjeteve s'eshte fare i paperfìllshem. Pa llogaritur pastaj ate qe deri edhe fjala e njerit (atij te duhurit) mjafton per te vendosur fatin e nje vepre letrare, madje edhe fatin e nje shkrimtari. Kujtoj psh sa i rendesishem ka qene Joyce per Svevo-n, ose edhe nje rast ekstrem si ai i Kafka-s me Max Brod-in...

Per t'iu kthyer komunikimit dhe per ta lidhur edhe me kerkesen per poezine e Rud Zekthit: nja pesembedhjete vjet te shkuara, nje zonje qe sot eshte shume e njohur sepse interviston ne tv shkrimtare nga e gjithe bota, shkruante ne te perditshmen Koha Jone qe poezia e Zekthit ishte e papranueshme per te sepse s'i fliste lexuesit as per lexuesin e as per autorin. Ja, thoshte pak a shume zonja ne fjale ne fjale, marrim filan roman... Dhe u hynte Tre shokeve dhe i analizonte si rast krejt i kundert i komunikimit te suksesshem me autorin. S'po e zgjas me tej...

Ky eshte fati i poezise: kalon permes aftesise se poetit per te krijuar nje kod te ndershem dhe aftesise se lexuesit per ta sh-koduar ate. Per fat te keq, askush s'i ka çelesat per te hapur deren e kujtdo poeti, por i lumi ai qe tufen e celesave e ka sa te hajnit qe i avitet viles madheshtore.

Ka pastaj nga ata qe poezia i ka lene jete e mot pas dere.

une nuk besoj qe kushti per nje kalim pragu sasior te njerzve qe arrijne te pervetojne nje krijim artistik duhet te na ngaterrojne me konceptin e "artit per masat", te zot na ruaj "kultures se mases ("mass culture&quotsmiley", apo edhe te pop-it qe filloi andej nga 50-a (si kohe).

Po ashtu, qellimi i nje autori qe vepra te mos i publikohet them qe nuk ka te beje me linjen e qenesishme komunikative te artit (komunikimi nenkupton ekzistencen e vetjeve te tjera). Nqse arti do merej si e dhene e pare, si nje element qe ekziston i pavarur nga Toka dhe tokesoret, si nje lloj "fryme hyjnore" qe e deperton se jashtmi njeriun, dhe do depertoje po njesoj edhe forma te tjera te qenieve te arsyeshme ne te tjere planete dhe kohera, atehere perseri, eshte vete krijuesi (autori) as me shume e as me pak, por nje lloj audience sui generis e krijimit - produktit, i cili (produkt) nuk mund te jete i realizuar (pra nuk mund "te jete&quotsmiley pa vektorin e vezhgimit nga "dikush", ne kete rast nga vetja. Ne nuk mund ta dijme se cfare pershkoi mendjen e piktorit te pare te shpelles qe me thengjill vizatoi ne faqet e gurta nje bizon, por ama qe pasi e vizatoi, ta kete pare nje here vete ashtu vendshe, ne menyre neandertalase, me shikim te ngulur prej katunari shpellor, kjo nuk me duket aq e pagjase. Pa le me sikur mendja ti kete vajtur te shoket e vet qe ne ate kohe po shqyenin nje kofshe gjysem te pjekur, qe ta shihnin edhe ata... deshira per audience mbase eshte ngjitese si semundje dhe virusi i saj mbase ka ardhur qe nga shperthimi i madh (-->> perpjekje per solidarizim temash me steven hawkings ktu smiley  )

Une kafken nuk e kam lexuar (= nuk e njoh) mjaftueshem sa te kem nje mendim timin mbi episodin aq te perfolur me max brodin, por dyshoj qe kafka qe beri doreshkrimet dhe kafka qe u lut per zhdukjen e tyre te jene e njejta gje. Une thjesht nuk besoj ne krijimin e dickaje me qellim zhdukjen e saj (dickase se krijuar). Kjo nuk hyn ne paradigmen e shumes pozitive te lojes (positive sum game) me te cilen karakterizohet pergjithesisht njerezimi. Megjithate mund te them dike me te suksesshem se Kafka ne pune zhdukje (prape djegie!) dhe pikerisht Gogolin me Volumin 2 te kurre-pare te Frymeve te Vdekura (Dead Souls); ky nuk pati nevoje per mik e testament, por me letra bojesapothara ne duar, e pa nje here ne menyre te nderkryer ate qe kishte bere, me nje shikim te marrte ne anesyte, sic jane shpesh syte e njerzve shume te talentuar (keto i shtoj une te gjitha, e?  smiley  ) dhe e hodhi ne oxhakun qe digjte dru shqope e lisi (vazhdon shtesa ime gjithnje, pasi mund te kete qene edhe sobe mbi te cilen fishkellente nje samovar smiley  )... OK e tera kjo, por a vertet besojme qe Gogoli shkroi cfare shkroi vetem qe te shikonte per 60 sekonda flaken blu nga doreshkrimi? (vertet cfare ngjyre ka flaka e kryeveprave qe digjen? dhe meqe pak e kam lexuar, cfare ngjyre do kishin doreshkrimet e kafkes nese max brodit... do i merrte Perendija mendte, dhe... )

ps. besoj qe gjatesia e komenteve te mi dhe kembengulja qe mund te vihet re ne to mund lehtesisht te merret ne kuptimin e vet te pare, qe eshte kenqasia skajore ne kete kembim ideshe dhe si dhe deshira per audience, qe ne ket rast, ne menyre me se te mjaftueshme, do ishit ju.  smiley

 

Arian Leka

 

Pranverë

Mars

 

III

Trokit në ujë kur portat janë thyer.

Qiparisat mësojnë tempujt si rrihet drejt.

Aroma lulesh tregojnë diçka të gënjyer,

Ndonëse me sythet rri ende varur në degë.

 

Qyteti fle, flinte, po jeta kish ngritur krye,

Bar i keq kish plasur mes betonit të kalatës.

Lagjet detare hedhin zare me yjet

Lidhur me zinxhirë, litarë, nyje në prtje të dopjo gjashtës.

 

Jek në kuverta! Jek në hambar.

Në mejhane, në tavernat detare jek!

 

Dehje të trishta. Dhunë. Epsh. Gabime të vogla.

Pendesa të ndyra. Faje larë e fërkuar me peshk.

Tradhtitë përgjumen në fytyra,

Kthehen në shpirtin tonë gjithë kujdes.

Njëlloj si macet pas orgjisë shkelin butë mbi qelqet e thyer.

 

Në viset detare nuk ka të humbur.

Ka të gënjyer.

 

Marrë nga Libër deti, Ideart, Tiranë 2009

Florian Hida - Nga Emotiva

Mendjet e lodhura

Me shpetoni nga zhvarrimi

Vetem mendjet  e lodhura kerkojne arsyen

Une paqen e gjeta

Larg nga e verteta

E ndoshta nuk jane aq te keqija

keto ditet e mija

mbeshtetur tek hija

qe leshon lirija.

 

njerez te shperndare

Tani qe vrapoj

dhe ndoshta rrezohem

Syve te kujt do t'ia shtoj dhimbjen

e barqeve te premtuara uri te reja

Femije qe vrapojne pas meje si pas te cmendurit

E gjuajne me gure marre nga shtepia ime.

 

smileysmiley   shhhhhshhhhhhtttt!

Parid Teferiçi

 

Saturnale   Marre si me lezet nga Uo Klodi blog smiley

 

Mendimet e liga të më iknin të gjitha>>

Si njerëzit nga ky shesh prej vapës>>

Të ngelet i shkretë është ideali i çdo qyteti>>

Endërra e fshehtë e çdo truri domosdo.>>

Im atë mallkon vapën, më zgjat një cigare>>

E më shpjegon se nuk ja del dot më;>>

(në fund të fundit nata nuk mund të flerë, >>

deti s’di not; qielli ende nuk ka fluturuar tej,>>

dhe nuk mund një baba dot të atëroj&eumlsmiley.>>

 >>

Shpik ndërkaq, një kushëri, diku larg>>

Që mund të na strehojë ca kohë. Nuk ka>>

Vetmi më të madhe sesa kur je me babanë>>

Dhe fillon të bëjë llogari: shtëpinë kaq>>

E barkën mund t’ja shesim mirë filanit>>

E rrjetat pasi ti arnojmë, të na i blejë >>

Do gjendet doemos dikush. Ndërkohë>>

Përshëndoshu me të gjitha dashnoret;>>

Atë që më shumë të pëlqen bëje të qajë>>

Thuaji se po shkon në Guine të Re>>

Të vësh para për ta martuar. Thuaji>>

Të presë. Thuaji se do t’i shkruash>>

Letra më të gjata se tërë jeta e saj,>>

dhe padyshim, oh, më të bukura se jeta.>>

 >>

Kështu foli im atë këtë pasdite të valë>>

Si një që di të bëjë pazar, e duke  ngritur zërin>>

Di të ulë çmimet. Kështu, pra foli im atë.>>

E mjegullt është drita e vapës. Turbull>>

Më shfaqen tërë sendet, porsi kujtime.>>

Një moshë jo e imja kallet në mishin tim>>

Si të ish një kamë e ndryshkur, e pateh.>>

Ende më flet im atë këtë pasdreke të valë>>

Dhe zë e mbaj vesh si t’isha akoma gjallë.>>

 

 

nga Lindita Arapi

 

 Muret
 

- Nëse do të dalë përpara

Një mur i gjerë e i gjatë

Një mur i lartë………..

 

Ç'do të bësh ti atëherë!

 

- Unë do të mbyll sytë, do të ulem

duke mbështetur faqen

Do të qetësohem në ftohtësinë e tij.

 

Murgesha Violë

Jargavanë, jargavanë, jargavanë.

Dekolte.

Në dritare rri

Murgesha Violë

Pasditeve ëndërron lavdi pas xhamit

Derisa të dalin yjet.

Del.

Me lavdinë e ëndrrës së shkretë

Por asnjëherë s'e kalon dot

Kthesën.

Aty mbet.

Me frymëmarrjen e ngjirur

Zgjat duart lart:

Po ai qiell i vjetër.

 

Jargavanë, jargavanë, jargavanë

Të palidhur, bulërojnë

Përçart.

Aroma, kërcenj, petale.

Çlirojnë energjinë e saj

Që të vdesë.

 

 

Nga Artan Gjyzel Hasani

Ëndërr cigane

Pse o Zot nuk më linde cigan, kur shpirtin endacak më fale?
Buzë lumit ku një qen shkelmohet e këmbana tymi lajmërojnë të dielën
pranë kazanëve ku fustanet akoma të ngrohtë avuj gjinjsh lëshojnë…

orgjitë e mbrëmjes vesë mëngjesi djersijnë...
në çadrat e grisura lëkurat e natës
epshet e ditës cigançe rënkojnë…

Përse o Zot nuk më linde cigan kur shpirtin të tillë ma bëre?
Mes dashurish të ndaluara gjithnjë virtytin dogja...
të fshehta e të ndaluara si vetë lumturia…

Ditëve të rrihesha...të vidhja…kapele kashte të shisja...
netëve puthjet kafshimplote xhelozinë të më vrisnin,
kur zëri gojëndyrë i cigankës të zbukuronte dehjet e mia...

Haj diki daj diki daj haruma vaj
Haj diki daj diki daj haruma vaj

Vargan karrocash të lodhura dhe kuaj të menduar...
rraqe…lecka..fëmijë… pleq… dhe një vashë syzezë...
Në rrudhën mes vetullave të saj të shtrihesha e të vdisja

e pastaj i dehur nga vdekja edhe vdekjen kaçurrele ta deh
e të vyshkesha pastaj… e si jeta pastaj……
vajtimin e cigankës të prisja…të prisja…

Haj diki daj diki daj haruma vaj
Haj diki daj diki daj haruma vaj

Përse o Zot nuk më linde cigan,
kur të lirë pa liri më bëre?

Rob të këtij apartamenti luksoz me orën gjithnjë të kurdisur mbi mur...
ku vizitorët si ora janë vazhdimisht të saktë…tik-tak…
me damat që dëshpërohen kur fytyrave të pudrosura shiu iu pikon …

(por aq lehtë faqkat iu skuqen e gjinjtë iu ndizen…
dhe ëndrrat si faqet e pudrosura iu lagen
kur vargjet e mi fshehurazi bashkeshortëve në paradhomë lexojnë&hellipsmiley

Përse o Zot nuk më linde cigan,
kur të lirë pa liri më bëre

rob të një gruaje të madhërishme që gjithnjë është e njëjta...
kjo grua sqimatare që megjithatë kurrë nuk më bën ta dua...
venave në vend të gjakut ujë pa gaz tashmë lëshuar …

rob i kësaj bote të përpiktë pa ciganë...
botë e kurdisur që oh sa shume dua ta vras
një ditë…ashtu kot...shpenguar…

_______

Azil poetik

ti që më lexon…
nëse guxon…
eja me mua…

lakuriq...
dhe eja të të gënjej...

gënjeshtra është më fisnike
se sa i hidhur zhgënjimi...
guxo të të gënjej veç një herë unë
siç guxove tërë jetës të të zhgënjejnë
ata...
ato...
nderi...
morali...
besa dhe premtimi...

gënjeshtra ime gjithnjë është më e bukur
se gjithnjë ndodhet
përtej...
eja pra...
guxo të të gënjej
pa të zhgënjyer...

eja të të marr në një udhëtim të gjatë...
të gjatë...
shumë të gjatë...
përtej Tri Pikave në fund të vargjeve të mia…
atje larg…
atje poshtë…
atje lart…

atje përtej…
por kurrë këtu…

Tri Pikat…
trinia ime humnerë...
çast…
përjetësi…
asnjëherë…

Tri Pikat…
trinia ime djegëse…
e nesërme…
e sotme…
e djeshme…

Tri Pikat…
trinia ime e trishtë…
muzg…
natë…
ditë...

Tri Pikat…
trinia ime magji…
bordell…
kishë…
xhami…

Tri Pikat…
trinia ime pa altar…
ëngjëj…
djajë…
biseksualë…

Tri Pikat…
trinia ime gri…
ne…
unë…
ti…

Tri Pikat
trinia ime pa shenjtorë…
i dashur…
dashnor…
bashkëshort…

Tri Pikat…
trinia ime mëkatare…
orale…
anale…
vaginale...

Tri Pikat…
trinia ime rrënjëdalë…
rënkim…
heshtje…
fjalë…

nëse guxon eja …
të të marr në një udhëtim të gjatë
si kurrë ndonjëherë
alfabetëve të përmbysur…
ndërgjegjes së cakërdisur
moraleve të dhjerë...

përtej Tri Pikave në fund të vargjeve të mia…
përtej çfarë shkruajta e çfarë thashë…
përtej çfarë mund të lexohet e mund të shkruhet…
përtej gjithshkaje që mund të thuhet…
përtej çfarë njerëzit lexuan e mund të lexojnë…
përtej çfarë njerëzit harruan e më s'kujtojnë...
përtej çfarë ti kërkove dhe s'ta dhanë...
përtej çfarë nuk doje dhe ta dhuruan...
përtej çfarë besove dhe ta vranë...
përtej çfarë bekove dhe ta mallkuan...

nëse guxon eja pra
atje ku pak shkojnë...
eja dhe guxo të të gënjej
në Arratinë e Madhe Përtej Tri Pikave...
atje ku retë pa qiej
azil poetik kërkojnë...

nga Rudian Zekthi

 

 FILLIM PER FSHATRAT

> >

Nëpër fshatra hyj gjithmonë

i alivanosur. Më godet

ajo lakuriqësi e gjësë së gjelbër

ajo vdekje dhe lindje,

vdekje dhe lindje

e ajrit mbi çati.

më godet në qelizë

ajo trajtë e lashtë e fshatit,

trajtë muresh e degësh,

oxhaqesh, gardhesh e hudhrash

të dala për një çast vetëm

nga kockat e fshatarëve

dhe veglapunët e tyre.

shkretëtira e kërcënuar pezullore

e mesditës më godet,

trishtimi i praruar

i një kopeje dhish-nëna,

fëmijë mes muzgut

që aq pa zor janë pranë dheut

dhe Secili i fortë

rend të kridhet në gjumin e tij

më i sigurt se kurrë

të kridhet në ringjallje.

> >

 

RRYMA>>

> >

Butë-butë, nëpër ajër

m’afrohet nga pas një njeri

me mrekullinë e vet

që i kundërmon deri larg.

Mor’ njeri-lule, i mirë,

Dashamirësi im,

falmë që shpinën kaq të bukur e kam,

vertebrashquar, elektrikë!

kur të kthehem fytyrë për fytyrë

do e lë në dorën tënde

përqafimin –

magnetin dikur të madh

sot të coptuar, të verbtë.

> >

PUNE DASHURIE>>

> >

U ngrita nga gjumi, thashë:

aq sa i do

askush nuk të do.

Është punë titanësh dashuria, lule titanësh,

ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,

po s’qe aq i fortë e aq i zoti

mos i hyr fare punës së dashurisë –

punës së dhurimit të ndjenjave.

Bie mëngjesi

por ty s’të vjen zor

ta mbash hapur dritën

të dëshmosh për natën.

Dikush u tregua i dobët

pluskon neveria përzier me mall,

qielli i njerëzve që njohim

është jeta e shpirtit tonë.

Më mirë të jepesh pas ideve

se të mallkosh

kur s’ke mall.

> >

VLERA E ÇASTEVE>>

> >

Atëherë kur unë jetoja çdo çast

me atë që kisha jetuar

dhe tani që rroj çdo çast

me atë që do të vijë…

çdo gjë nuk ishte në vendin e vet

por më lart, më dlirë, më lirë,

varionte jeta në qiej,

çaste të madhërimit

të shijës së talentit, të dashurisë,

atëherë dhe sot

më lidh me këtë botë

e tashmja që s’ka se si të më pëlqejë

gjersa veç e tashme është

dhe e atëhershmja

është thjesht ardhmëri…

> >

MENYRE IDILI>>

> >

Njeriu në moshë me fytyrë çunaku

dhe me tru prapë në vendin e zemrës

nuk e njeh më mirë se unë këtë grua

të largët

lëkurësapune

madje të gjitha i njoh më mirë

të përhimta

rrinë të përhumbura dy orë pasi ka lindur

dielli

në prani të meshkujve i ndjellin hundët

me bezdi për fytyrat me push

të mesoburrave

gruaja rrinte kaluar përmbi një stol

ndaj atij rrezatimi të dëmshëm

për hapësirën.

> >

17. VII. ‘91

> >

SONET>>

> >

je aq e vogël sa një zot e di

si të shoh edhe në ëndërr e dinë ata

mes eterit me luspa yjesh, nëpër shatrivanë

të vegjël si manaferra me zell më del

n’ëndërr

ledhatuar nga duart e mia si një lëndë

e çuditshme fetare

nuk shohin ëndërr sytë e mi

por gjëndrra seksuale, pa pikë mëshire

të shoh në ëndërr, prapë aq aq e vogël

me sytë fotografikë. Ka diell si gjithmonë

dhe drita drogon turbullirën

që ta kthjellojë, shkurrja e qafës tënde

m’shkatrron anusin, ata t’i fermentosh

n’ëndërr

shoh veten duke pirë qumësht në gjoksin

tënd

> >

hapen dritaret si atdheu i përgjysmuar.

> >

17. VII. ‘91

> >

TRENDAFILAT QE S’JANE>>

> >

Lumi ose hesht ose murmurin përherë

e farfurijnë përbrenda

peshqit me duar e këmbë të prera kështu

kjo do të thotë

opinion ose do të thotë kur të heshtë

ta dijë mirë

që nuk po murmurin kurse n’vetëdije

të peshqëve është e qartë

ujërat ua shndrrojnë dhimbjen në diçka

memece për dhimbjen

e prerjes së gjymtyrëve o Zot më shumë

dhemb kurmi prapë i përsosur.

> >

14. IV. ‘91

> >

ZHDUKJA E KENAQESISE>>

> >

Kisha një orë që jetoja larg rrobave të mia

Kur nga ato filloi të rridhte gjak. Një grishje

Të tillë për ta ndier veten të përbuzur

Nuk mund ta përballosh -

Këtë mundësi të përzierjes së gjakut me vajin e rrëshqitshëm.

Në kockat e mia pranvera e ndjente veten bosh

Gjerkur kaq shpejt ranë gjethet

U mbaruan rrobat e zhveshura kurse mishin

Ia dhashë hua vrasjes nga një këngë

Me sipërfaqe të paprekshme. Tani i dukshëm

Është vetëm gjaku im teksa ndjej një përbuzje

Të papërballueshme për mbarimin e këngës.

> >

DORA MORALE>>

- Ia kam falur Rudit me E ->>

> >

Dora ndjeu një të mirë

Me lëkurën e saj rënduar nga gishtat

Prej krahut gjer në çastin

Që kisha kohë pa fjetur gjumë.

Dorës iu mblodh rreth vetes

Rëndesa e lëvizjes përballë figurave të mbuluara

Plot me dritë prania e dritës

Bënte të qartë nga skajet në vazhdim vazhdimin.

O, unë do pi ujë

Duke mbajtur freskinë me vete

Pastaj trupin mbështetje në lëkurë

Të mirën e zemrës që prodhon brenga

Për ta mbajtur larg trupin nga zhdukja e dëshirave fillestare

Për të shmangur një dëmtim të pjesshëm të vetmisë

Dhe i kushtohemi përhapjes nëpër trup të kufijve të kohës.

Ajër i mirë për largësitë e ndryshme të pjesëve të trupit nga

Vetmia

Dritare e lehtë ku shfaqet dashuria pa zhurmë

Lëkura s’ka asnjë kokrrizë pluhuri

E mira e lirshmërisë ku ka kuptim fjala ha

Vetëm kur ha dhëmbët e tu të ëmbël.

Çasti po sfilitet nga ngjashmëria ime me ujin.

Ekziston një sforcim i tillë i rrjedhës së shpjegimit

Dua që gjilpëra që më shpon gishtin të jetë e kuqe

Si djersë fëmije nën një çadër të kaltër

Sa më shumë kohë kalon ngjarja ndjen më shumë kënaqësi

Ngaqë sa vjen e bëhet më e vogël lumturia.

> >

HORIZONTALISHT>>

> >

Duke hequr brekët pashë

Në bredhat e kaltër shtresa të gjera

Gjëmimesh. Gomerët hidheshin si susta

Sepse nuk mund të shohësh

Gomerë që hidhen si susta e t’mos të shkojë

Ndërmend që revolen mund ta kishe

Shpikur kur të doje

Nga e para. Gjëmime të ftohta

Si hekura që i prek me vonesë

Kundërpërgjigje ndaj reve

Ku pak më parë s’kishte pluhur.

 

nga Alket Çani

 

Metrika e Dritës

 I.>>

> >

Drita përndrit dritën>>

Atje ku shkrepat e malit prekin qiellin me dorë>>

Duke lënë gjurmën e heshtjes së përjetshme.>>

E gjelbër dhe e pandërprerë ja tek ngjitet jehona>>

E lugjeve të kristaltë dhe muzika e ujërave>>

Që pikturojnë në ajrin e shtangur të agut>>

Pamjen e pritme të ditës.>>

> >

Drita lind nga uji.>>

Nga uji i drurëve që humb në rërën e virgjër>>

Dhe uji i lumenjve të lodhur së kërkuari detin.>>

Këshillat e urta të rrënjëve dhe gurit më mësuan>>

Si t’u hap shtratin lumenjve dhe të bëj brima në rërë,>>

Brima të thella gjersa gjeta>>

Rrënoja qytetërimesh antike, rrënoja drite>>

Dhe kujtime gjeta e varre ku mermeri>>

Lëshon prej syve një vezullim verbues.>>

> >

Unë ecja dhe pas vetes tërhiqja kohën>>

Si një mendim të hershëm që të ndjek gjithë jetën,>>

A si një imazh mjegullor nga fëmijëria>>

Që ngjan me kaun plak që tërheq parmendën>>

Nëpër një tokë të shterët.>>

> >

Por duke ecur gjer në fund të rrugës –>>

Gjer në fund të vetvetes,>>

Duke kërkuar burime të rërë e shkretëtirës,>>

Arrita të kap një fije të hollë drite,>>

Që e mbajta lace wsmileyt="on">lacetype wsmileyt="on">fortlacetype> lacename wsmileyt="on">dhelacename>lace> e ruajta si të vetmin thesar>>

Dhe krijova me të duke e mbjellë në tokë:>>

Një lumë, një pemë dhe një poemë.>>

Ty t’kjofsha falë, o dritë, ama e mbrodhsimit! [2]>>

> >

II.>>

> >

Zgjohesha me një dhimbje drite në sy,>>

Duke prekur me gishtrinj trupa të panjohur,>>

Duke gjetur aty>>

Hapësira rrënjësh, ekuinokse dhe përshkoja>>

Rrathët e heshtjes si rrathët e ferrit>>

lace wsmileyt="on">Apolace> të qiellit.>>

Koha e luleve më dhuroi>>

Pjalmin e verdhë që ngjitej te dielli,>>

Hosinë e nektarit>>

Ku rridhnin ujërat e Letes,>>

Dhe krahët e shkrirë të Ikarit>>

Si flatra kujtese.>>

Prekja vezullimin që velonte argjilën e tokës,>>

Zbrazëtinë e mbrujtur me brumin e dritës,>>

Lexoja profecitë e gjithë muzgjeve të botës>>

Dhe vdisja në flijimin e dritës,>>

Duke gjurmuar shpresën e rrezes së fundme,>>

Si ai që kërkon te kalimtari i natës>>

Njeriun e njohur.>>

> >

III.>>

> >

Është ky ankthi i dritës>>

Që të përmbyt ndërsa ti>>

Mendon, një ditë shiu që s’ka fund,>>

Se tragjedia lindi nga seksi tragjik,>>

Se bota është një lëmsh lajmesh,>>

Se gjithë kjo hapësirë yjesh të ndritshëm>>

Tretet, një çast, brenda riteve të diellit,>>

Se vështrimet e shtresuara janë imazhe>>

Që koha morfologjike i përhap>>

Në lojën e përfytyrimit metafizik.>>

> >

Nëpër dritën e ideve të hajthme :>>

Rrjedhje ajri, rrjedhje tingujsh, vorbull>>

Mjegullnajash rreth enigmave mitike,>>

Vargje të gjatë rrëfimesh të mumjeve prej dylli,>>

Hipotezash në bibliotekat e djegura…>>

Sa herë zbulohet një e vërtetë>>

Zhduket një thelb>>

Dhe mbetet veç fjala – labirint i kujtesës.>>

> >

Me fjalën thellon>>

Abysin e mendimit.>>

Duke shkruar i shton diçka>>

Kotësisë së krijimit.>>

Duke shkruar s’ke thënë asgjë,>>

> >

Veçse i rikthen dritës>>

Ca profeci të vjetra,>>

Mesazhe të errët psherëtimash dhe shenjash,>>

Ëndrra pa kohë, largësi dhe heshtje.

Në mungesë të vargjeve. Jeni të lutur të postoni diçka nga i ndjeri.

Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare poeti Jamambër Marko. 

Amaneti i fundit është një titull për poezitë e pabotuara. Bashkëkohësit flasin për krijimtarinë e Markos së ri

Kjo është fjalia e fundit që tha Jamarbër Markoja (1951-2010), biri i shkrimtarit Petro Marko, mesnatën e së shtunës, pak para se ora të lajmëronte fillimin e ditës së re. E motra, Arianita, e kish pyetur sesi donte që ta titullonte vëllimin tjetër me poezi të pabotuara, që ajo i ruan në disa blloqe. Pasi iu përgjigj, mbylli sytë dhe i dha fund lëngatës 4 mujore në apartamentin që ndodhet në bulevardin "Zogu I", aty ku kanë jetuar gjithë jetën Markot. Muret e dhomës së vogël ku ai rrinte, lexonte, shkruante, vuante, janë plot me objekte. Shihet aty korniza e vogël që mban një pikturë të Rilindjes, trofeu në qeramikë i Çmimit të Letërsisë (1995), një flamur me stemën e Juventusit, një fotografi me fëmijë.

Kjo është ajo botë e bukur e Mados, që rri kundruall me atë të vuajtjes.
Gruaja që i ka shërbyer 9 muajt e fundit, tregon se ai dje ka kërkuar të dalë në dritare, të shoh atë copëz botë që gjallon në rrugicën e "Dervish Hatixhesë". Të dyja gratë, ajo bashkë me Arianitën, nuk arritën t'ja plotësonin këtë dëshirë. Ceroza në mëlçi e kishte rënduar shumë kohët e fundit, aq sa i mori jetën në moshën 59-vjeçare. 
Safoja 85-vjeçare, e ëma, hahet prej kohësh me sëmundjen e alzheimerit dhe nuk e di që i biri po largohet përgjithmonë prej saj. Arianita ka vendosur ta durojë vetëm edhe këtë shuplakë të rëndë të fatit. Ka preferuar që në këtë "shfaqje të fundit" të jetë me rrethin e ngushtë të të afërmve dhe fqinjëve, që kanë qenë përherë aty.

Komshinjtë kujtojnë çdo detaj të jetës së Mados, çapkënllëqet në vogëli, rezultatet e shkëlqyera në shkollën e mesme, pasionin për gazetarinë gjatë studimeve të larta (që i përfundoi më 1974). Më tej filli këputet. Çehrja u ndryshon dhe sikur bezdisen të flasin. Në moshën 24-vjeçare Jamarbër Markoja u dënua me 7 vite burg nga regjimi i Hoxhës, për "propagandë antikomuniste". Arianita tregon se jeta në Spaç i shkatërroi jetën. Asaj I godasin si çomangë në kokë fjalët e fundit në agoni të të vëllait: "Shkuan ta arrestonin, po ai pati fat, kishte vdekur". Tani ajo po i merr vesh kuptimin.
Veç historive të bukura që u thoshte miqve të tij, kur pinin nga një gotë te bari i qoshes në rrugën "Fortuzi", Madoja kishte qindra të tjera të trishta për kohën e burgut. Ata i tregonte me ironi që ther në shpirt.

Fqinjët kishin qejf ta kishin pranë këtë njeri "që siç prodhon toka bimën, i prodhonte truri poezitë", "që thoshte fjalë magjike", "që i jepte mend të gjithëve". 
Mirë fqinjtët, po të tjerët, ku ishin dje? Ku janë bashkëkohësit, njerëzit dhe përfaqësuesit e institucioneve të kulturës? 
Ata që e marrin vesh rastësisht, mbeten të çuditur që Madoja nuk është më.
Ka prej tyre që nuk ngurrojnë të thonë dy fjalët për krijimtarinë e tij pas 90-ës, duke iu referuar dy veprave: "Rastësisht me dashje" (1995) dhe "Pro Nobis" (2001). 
Ka të tjerë bashkëkohës që nuk i njohin veprat.

 

Shkrimtari Agron Tufa, e shpjegon përse-në.
"Nuk ka lakmuar as lavdi, as vend në poezinë shqipe. Prandaj dhe mbeti fare pak i njohur, sikundër edhe shkalla karakteristike e indiferencës së kritikës sonë letrare jofunksionale. Mbetet një autor jashtë referencial, i papërsëritshëm në zërin e vet dhe i pakrahasueshëm". 
Për poetin Arjan Leka "Maduja shkruante i shkëputur nga ritmi i botimit dhe lexuesit të tij". 
Një tjetër njeri i letrave, romancieri Zija Çela e vlerëson poezinë e Mados për sinqeritetin. "Jamarbëri nuk shkruante arsyeshëm, nuk shkruante pse poeti duhet të shkruajë, ai derdhte në letër klithmat e veta", shprehet Çela. 
Për këta njerëz, vetmia dhe jeta plot vuajtje e tij kanë lindur poezinë. Ai thjesht i hapte udhën dhe i zbrazte në letër.

 

Të gjithë janë në një mendje, që vlera më e madhe e Markos së ri, si poet, është fakti se ai nuk derdhi helm në poezinë e tij, e la atë të bukur e të pastër. Kur e pyesim Tufën se çfarë tiparesh e bëjnë krijimtarinë e Mados të qëndrojë veçmas në poezinë e pas 90-ës, ai përgjigjet: "Drama e qetë meditative, puna e tendosur e mendimit, metafora asketike. E përsëris në formë tjetër: ai është një shpend krejt i pangjashëm në peizazhin e poezisë shqipe".
Nuk mund të rrihet gojë kyçyr përpara vlerësimit që merr shkrimtari dhe artisti shqiptar si në të gjallë të vet, por edhe kur largohet nga jeta. "Ata nuk e njohin një kafe njerëzore në shtëpinë e shkrimtarit të vdekur", thotë Zija Çela për politikanët dhe qeveritarët dhe për qëndrimet e ftohta që jo rrallë mbahen në kësi rastesh. 

 

marrë nga "Shekulli"

 

 

nga Jamarbër Marko

 

APOLOGJIA IME (JETËS)

…Marrëzi, turp turp dhe

mëkate

për jetën e tërbuar

se kur më ndal, o gjeneratë,

që vuan rrugës ndonjë natë,

më merr për të dënuar

dhe, me një zë që vret,

ngahera më pyet:

-Ku linde, o i ri?

-O jetë, linda në shkreti!

-Ku rron dhe ku vete,

në ç’dhera e në ç’dete?!

-Çudi! Ç’kërkon prej meje ti

dhe si, o jetë, pyet,

kurse në varfëri

më hodhe kur më gjete

të lindur nga skelete

pa dritë, pa liri?

-Njeri!

Nga vete, as më thua?

-S’e di! Jo, Nuk e di!

Po lërmë, o jetë, ç’ke me

mua?

-Dua ta di, po dua!

-Atëherë, jetë e krisur,

për mua mos pyet

se qysh në n’agim

kam nisur

të shkel si skllav i shkretë

mbi gjurma shprese drite…

. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

-O mëkatar,

as falju ligjës sime,

bindu i çmendur ëndërrtar,

s’jeton me shqetësime!…

-Mu thell’ në brendësirë

ku ndjenja rron e lirë,

ku dhembja dhemb e prekur

nga ligja jote e fuqiplotë,

në gjirin tim si hekur,

si hekur e çelik,

qëllo, qëllo, o me kamxhik;

pa frik’ e pa mëshirë

e pa pendim,

se mu në thellësirë

të shpirtit, në një kënd,

lindi një shqetësim

qe çeli varrin tënd…

 

Sot është e shtunë...

Për mua dhe për ty

Për të gjithë.

Për të gjithë ata

Që patën diçka në tokë.

Sot është e shtunë

Edhe për ata që janë mërzitur

Për ata që nuk dinë të jetojnë.

Është e shtunë edhe për ata

Që nuk janë më.

Sot është e shtunë

Për kuajt që tërheqin karrocat në errësirë

Për lodrat që u luajtën

Dhe për vendet bosh në sallat e lavdisë.

Sot është e shtunë

Edhe për ata që nuk e dinë këtë gjë

Që vuajnë e s' janë të lumtur.

Vetëm sot është e shtunë,

E dëgjova në rrugë

Në derën e spitalit.

Sot është e shtunë

Edhe sikur askush të mos e kujtojë...

Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur,

Por për madhështinë e një dite

Që veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës.

Është e shtunë

Sepse nuk ekziston asnjë ditë tjetër

Si kjo e sotmja

Dhe dikush mund të thotë

Se asnjëherë nuk ka qenë e shtunë,

Se asnjëherë, asnjë ditë

Nuk ka shpënë buzë greminës kuptimin e madh

Jetën e madhe përpara një bluze

Të thjeshtë dite

Siç është dita e shtunë.

Ditë e shtunë sot

Që u përsërit aq shumë

Mbi atë çka bënë ata që nuk jetojnë sot

Me lehtësinë e atyre që jetojnë

Të mbështjellë nga e shtuna

Që si letër karamelesh

Bie mbi butësinë e vjetër.

Sot e shtuna bie mbi kërcënimin e vjetër

Dhe thuhet nga të gjitha buzët kudo

Edhe atje ku dita është ngatërruar me një tjetër

Edhe atje ku dashuria është zëvendësuar me një tjetër.

Kudo sot e shtuna përkëdheli plagët dhe buzëqeshi

Për t' ua bërë më njerëzore,

Për t' ua larguar sadopak nga pesha e kohës,

Që e veshur me hijen dhe dritën e një të shtune

Ndaloi lozonjare dhe tha:

Sot është e shtunë

Kur filluam të kuptojmë

Se vetëm në botën tonë është diçka

Të rrish pak më shumë në të ftohtë

Për të larguar diku drejt pafundësisë

Nyjen e vërtetë,

Që lëkundet me përkëdheli

Brenda thellë së shtunës

Që duket se nuk do të ndërrohet me asnjë ditë tjetër.

Sot është e shtunë

Për të vetmen thjeshtësi dhe mendim

Për të vetmen kënaqësi dhe trishtim

Për të bërë një hap

Në botën e vogël të njerëzve.

 

 

nga Indrit Sinanaj

 

 Ndjenjë e ndenjur - versioni i frenuar 1

 

Vër kokën mbi gjunjë si copë tullë,
e kundro
se kthehet tek vetja pendimi i ngrohtë.

***
Një e lartë shtyllë drite kokën shtyp mbi mur
(qyteti je ti, dhe mu prapë ti je
i njëjti idiot)
krahu i asaj ndjenje që derdhet si
sherbet i trashë anijeje përgjumë,
sytë gjysmë-mbytur mbaji përdhe
të shquash e ënjtur me kokërdhokë peshku,
penxheret e bakrit përnën vezë
barku i peshkut zemërka është përplot
penxhere të mbushura me dritën e diellit
kutërbimin e ëmbël të pendimit
që sjellin me ajër që ngjitet
dhe shqitet me cipat e gjurit.
Retinat janë velzat
e syrit që kam mbajtur në ballë ka do kohë.

Refren (disa her&eumlsmiley

(qyteti je ti, dhe mu prapë ti je
i njëjti idiot.)

 

 nga Gentian Çoçoli

 

Shtëpia

 

„…me ndë zëmer hjeen e shpiis" Milosat XII,

 

Çikore herbari: Shtëpia – një grusht gurë –

Kallet e humb në vete nga pesha e foljes „Jam"-

 

Sakur çliruar themeleve, të ngjallet e shpalohet pëllëmbëve

Me gurët-thekë, gatitur për jetën tej – të pllenimit me erë.

Indrit Sinanaj - Nga Okul Defter

Trupi i nënës sime

Trupi i nënës sime është fermë zogjsh
me sqepa shtatzanë që sjellin fëmijë.
Mungonte im atë aty
kur trupi i saj mblidhej tokës
si çorape të hedhura për t’u larë.
Unë ende në mendje kam
atë rrugicë me rombe
me gjak vëllai a motre.
Trupin e imët si çorape të zbrazura najloni.
Flokët e tu që ngelën me grushta në dorë.
Tirrja revoltën e ndarjes prej teje me ato fije
Isha vetëm e mëngjes, kur s’mundesh të thuash
se një bijë, si çdo adresë, nuk gënjen
kur doja të kisha lindur prej trupit tënd
me ndarje,
si hidër.
Por trupi yt na dha paqen.
Si festë na mblodhi të gjithëve.

 

 

Ditëve kur vuaj 

Ka ditë që vuaj e ato ditë më janë mbrehur

Pas nofullave.>>

Tërheqin zhurmën shurdhuese si grigjë dunash>>

e karvanet e trishtimit tim nisur që tej.>>

Devetë e gjata udhëtojnë me lotët e mi semitë>>

pejsazhin e duarve të tij.>>

Duart e mëdha që thërrmojnë kockat e mia fringo>>

Dhe qafa e drejtë që më erëmon agun>>

Qafa e drejtë e tij si drurë Libani.>>

Mblidhen dy gungat e deveve si hurma portokalli’>>

në portin oriental të fytit.>>

Mburrja ime pagdhirë, shtrirë, në atë kurban kafshësh>>

kapet fort pas thirrjesh, ngjirjesh lart

kubesë së qiellzës si ndërtesë kulti ku shpon

minarja e zërit tim.>>

Arabë ma lini për pak,>>

atë njeri që dua më shumë se jetën ta jetoj sa të mundem,>>

të pi në gotën e tij>>

ngrohtësia e shpresës së tij të m’i lidhë fjalët poezi>>

Flokët e të dashurit tim janë dhimbje

Flokët e tij, si mijëra gjerdhe barërash aromatikë

t’i kem edhe për pak,

gjithmonë më pak,

e malli për si palmë kryelartë të na bëjë hije të dyjave,

o A’isha.

> >

>>

> >

Ëndërronte Vdekjen. Verën dhe gratë

Kalosh Çeliku 

O Imzot! Ëndërronte Vdekjen. Verën dhe gratë
Dhe, të gjitha ia jepte Zoti. Hyu.
Vdiq në Voskopojë. U ringjall në Korçë
Edhe njëherë e preku Vdekja n’ Qafë Thanë
Engjëlli Grua e mori në mbrojtje. Gji.
Netët i kalon mes poezive. Grave
E shalon Gjokun mes arave. Maleve…


Azil kërkoj tek një mike

Unë jam një shpirt pa shtëpi. Atdhe
Që bredh me vite arave. Maleve.
Lumit. E në hurdhë nuk mbytem
Strehim kërkoj tek dy shtamba verë.

Unë jam një shpirt pa shtëpi. Atdhe
Azil politik kërkoj tek një Mike…  
     
 

 

 

 

nga Primo Shllaku

 

FUNDI I KSAJ VERE>>

>>Ajër i palëvizun
dhe erna të mshefta
që bajnë me mërdhitë ujnat e fundit të kësaj vere.
Gjinkallat sharrojnë zhegun e lodhun,
ndërsa plepat djalosharë bisedojnë atje në majë,
me gjuhën e ndonjë gjethi që s’mbshet ma.
Dhe shtati i tyre avullon nëpër zhegun
me sytë e picërruem
Pjesazhet janë ba të pjerëta
dhe malet janë ngjitë në qiell me lehtësi shpijake,
ndërsa syni i reshkun kërkon pemët e fëminisë,
hijet e përhershme
dhe ujnat e fundit të kësaj stine.
Gjithçka shtihet përpara
nën dorën time që s’mund të zgjedhë
dhe hija e saj fort i përngjet
melankolisë dhe urave të saj që më lidh me botën.
Një diell mizor
që ka zenë vend tamam mbi lëkurën time të pambrojtun,
ma thith nga mendje karvanin e duerve të sime shoqje
që shkojnë të lahen ndër brigjet,
ku reh vala e gjakut tim.
Kjo dritë e fundit të verës
që sytë e si depërton,
më rrzon në shpinë,
më ngroh, më pështjell me nji lbyrje të madhe e të gjatë,
që mue më topit si një dashuni e re
e ndryshme dhe e pa përmbajtshme.>>

LULE NËN BORË>>

lace st="on">Polace> të niste
atë natë papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me i mbledhë
të gjitha lulet
që rrejti mot i mirë
Do ti fusja në vathë kto lule,
të gjitha si dele të buta,
të bardha e të bindura...
Të këputuna.
E vatha do të ishte nji buqetë e madhe
me erna të lehta,
andërruse, shtegtuse, dëshpëruse.
Vdekja i përngjet një lulje të bardhë,të ftohtë si ajo bora
që atë natë mund të niste papritmas me ra.
por i përngjet dhe vathës ku delet janë lule
e ajo vetë buqet.
I përngjet erës së çdo lulje të kputun,
që shpirti i tate st="on">lace st="on">dellace>tate>, e i bahet aromë.
lace wsmileyt="on">lace st="on">Polace>lace> të niste atë natë,
papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me ndejë
dhe unë nën borë me lulet.>>

> >

 

mirazh, shume shume falemnderit per prurjen e Primo Shllakut.

Kam qene, jam ,dhe do te jem i mendimit, se poezite e tij jane me e mira qe poezia shqipe mund te ofroje. Fantastik. Pasardhes i denje i Camës dhe parardhës i mrekullueshëm i kujtdo që do të vendosë të shkruajë me pasion.

Artan Gjyzel Hasani

Ne edhe mund të puthemi bashkë…

po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush nuk do të vdesë, grua e panjohur,
përderisa askush nuk u ringjall për sa kohë që s’u puthëm…

po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush s’do të vuajë, grua e panjohur,
përderisa askush s’u lumturua për sa kohë që s’u puthëm…

po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush s'do të na keqkuptojë, grua e panjohur,
përderisa askush nuk na kuptoi për sa kohë që s’u puthëm…

_________

Alo ... Kush je ti?

Unë jam turbullira e ëmbël
në fundbarkun tënd
strehuar,
drithërima rrënqethëse
e puthjes së
munguar,
casti që
ëndërrisht
është përjetësuar
aty ku
zeri im i ngjirur
puth
oqeanikisht
buzëqeshjen tënde
të fëmijëruar…

Alo …po kush je ti ?

Unë jam hapi
që këmbët e tua ia falin
udhës së pashkelur ,
gremina ku ti bie
pa u rrëzuar kurrë ,
trishtim i akrepave
të orës që ka ngelur
përjetësisht varur
mbi të njëjtin mur.

Alo..të njoh unë ty?

Jemi takuar shpesh bashkë,
të kujtohet ?
Aty ku më prisje,
aty ku s’të prisja.
Të pyeta “ Si të quajnë ? ”,
“S’e di ...
Ndoshta Penelopa,
ndoshta …Mona Liza…”

Jemi takuar shpesh bashkë
vështrimit të ngrohtë
në këndin e një syri,
dritareve të trenit
ikur pa rikthim,
në të shpirtit portë
ku pa trokitur hyri
një “ të dua “ e re,
bastard ëndërrim.

Jemi takuar shpesh bashkë,
të kujtohet ?

Ndoshta ishte e dielë,
ndoshta mëngjez,
kur Mona Lizat e Penelopat
pa recipet
i vidhen agimit
aq heshtur ,
aq lehtë ,
hej copëza të natës
mbi gjinjtë e vakët ,
gërvishje të mbrëmjes,
epshor tualet
i dritës së hënës…

Ndoshta ka qenë mbrëmje
kur gri- pendimi
në delir i dehur
nga perëndimi
nisi t’i rrëfehet
të fundmit murg ,
shurdhmemec i natës,
shpirt që prehet
zvarrisjes së heshtur
nga muzgu në muzg…

Ndoshta ka qenë pranverë,
kur lule e trullosur
nga dielli i ngrohtë
në vënd që të dhurohet
e t’i mirret erë,
në të të verbërës shportë
ndjeu të harrohet
pa e mësuar kurrë
që ishte pranverë…

Ndoshta ka qenë vjeshtë
kur gjethet e verdha,
xheloze të pashpresa
në gjyqin e një sythi
që avokat s’kërkon ,
mallkuan dhe dënuan
të mjerat e gjelbërta
nën këmbët e fshesarit
që stinët ngatërron….

Jemi takuar bashkë…
Të kujtohet ?

 

nga F.H.

fjalë-për-fjalë

 

Q">Më ndiq në çdo rresht dhe çdo rresht ndiqe deri në fund>>

Q">Fillon një rresht i ri por ti mos iu ndaj as ku ai këputet>>

Q">As ku vijon fjalë pas fjale më tej, e më tej zbulohet>>

Q">Shtohet si minjtë në çdo faqe por këtë rradhë faqe teje>>

Q">Pa turp, mos ia ndaj sytë se çfarë kërkon vjen më pas>>

Q">Paçka se mund ta kesh kaluar pa e vënë re në zallamahinë>>

Q">E fjalëve që tërheqin njëra-tjetrën buzë urës që ndoshta do të shkëputet>>

Q">Duke shpëtuar diçka por jo të tërën, thuaj, sikur gjëma jeton në dy skaje>>

Q">Dhe mendimi kacavirret në litar të shkurtër, zgjati ti duart si zgjatet>>

Q">Hallkë pas hallkë zinxhiri i fjalëve që hallkën më të dobët>>

Q">e ngreh prej krahësh midis dy më të fortave, krahë të hekurt>>

Q">më në fund të pafuqishëm përballë brishtësisë dhe fundit>>

Q">fizik të një fjale të plakur, të abuzuar e të fisme në grahmë të fundit>>

Q">të ndërgjegjshme se zinxhiri do të rimbyllet ose do të zëvendësohet>>

Q">me një zinxhir të ri fjalësh, këtë herë më të sigurtë për të mbajtur>>

Q">lidhur kuptimin deri në ardhjen tënde në këtë pikë pasi ke ndjekur>>

Q">me sy vorbullën e lumit të mistershëm nën urë me mendim të rëndë>>

Q">të papërcaktuar që kundërshton vetveten sa herë mendon për fundin>>

Q">ndoshta pushimin dhe rinisjen e atyre që nuk munden të vazhdojnë>>

Q">të jenë në gjëndje për të riprodhuar, mësime dyngjyrëshe vetëm bardhë e zi>>

Q">rrugët e treta janë gjithmonë më të pamundshme pasi ke ardhur deri këtu,>>

Q">duke ndjekur një rrugë dhe braktisur një tjetër atë më të lehtën>>

Q">të mos ndiqje rresht për rresht që në fillim të pyesje për fundin, ku do të dalë>>

Q">në bregun tjetër shpaloset mizerja e mendimit të humbur në rënie të urës>>

Q">çfarë mbetet ka dert të paqtohet me pjesë të së tërës por nuk,>>

Q">mund edhe të jesh i apasionuar e ta ndjekësh këtë turmë në fatin e saj>>

Q">kur të zëvendësojë parimin me një zhdëmtim tjetër, për sytë: kurë,>>

Q">një e vërtetë e re paçka se jo mendim por ndjesi e kultivuar, me anë të arsyes>>

Q">se jeta vazhdon dhe kolonia e fjalëve rritet dhe ky përbën qëllim>>

Q">madhor sa mosdurimi për ta ndjekur duket qesharak në mos kriminal>>

Q">duhet pas fjalëve gjithmonë të rendë leximi, nëse ndalesh tani si do të kuptosh>>

Q">përfundimin e garës mes mëndjes dhe syve, të dytat të kuruara e para e sëmurë>>

Q">çfarë nuk shpik dhe thotë se është e vërtetë ndodhia e rreshtit që këputet>>

Q">dhe gjysma e fjalëve bien nën urë, në vorbullën e teprisë ku nuk ia vlen më mundi>>

Q">të lodhesh ti shpëtosh, dhe pse imazhi i fjalëve nën shumë ujë, ndjell keq e keqardhje>>

Q">momentale por jo monumentale sa mbijetesa e një njesiti të vogël që duhet të fillojë>>

Q">jetesën e re duke zbuluar gjuhën, ritmin dhe rregullat e brëndshme të ndërkryerjes>>

Q">dhe përkryerjes së kohës në një rasë pavetore, riorganizim veprimesh dhe dembelizmi>>

Q">me mendimin kritik se historia nuk përsëritet nëse nuk përdorim të njëjtat fjalë>>

Q">ose të njëjtën pikëçuditëse, por këtu ka rezistencë sepse nuk jemi të sigurtë>>

Q">nëse ajo që kërkojmë është vërtetë aq e vyer sa të vlejë një dhimbje apo këputje>>

Q">koke, shkëputje nga ndjekja e fjalëve që vrapojnë pa frymë, pa erë në vela>>

Q">por me ndihmën e një proçesori elektrik me rrymë të vazhdueshme, së paku>>

Q">sa vazhdon përpjekja për ti shkuar në fund fjalëve që rradhiten blozë>>

Q">nga zjarri që përdorim për ngrohje dhe hipnozë, vullnet që do të duhej>>

Q">për të bërë gjëra të pavullnetshme dhe dëshmi e dëshirës së keqe për dashakeqësi>>

Q">për të gjetur shkëputje aty ku vetë fjalët me hallka të hekurta krah më krah janë lidhur>>

Q">rresht duke ditur se e para i rrëzon të tëra dhe për xheste të pakuptimta>>

Q">heshtja na zgjidh duart, të pasigurtë se fjalëve u kemi shkuar deri në fund>>

Q">pa hamendësuar.>>

Q">> >

 

>>

 

Dhimitraq Papando

 

Dhimbje e fshehtë

Kur lulet vdesin dhe shkundin bukurinë,
Faqen kadife sa shpejt ua mbulon myshku.
Endrrat e vjetra përmbi të rejat rrinë
Dhe veten hanë si hekurin ha ndryshku.

E kush s’e pa me ëndje në dritare
Vajzën që befas hutohet për një grime?
Kush vallë s’ndjeu trazime lozonjare
Si nata zbardh kur shkrep një vetëtimë?

Dhe ngehim burgje pa gurë e pa hekur.
Tallazin mbajmë mes brinjesh të prangosur.
Dhimbja e ëmbel porsi një lul’ e vdekur
Na hap një hon që kurrë s’ka të sosur

Kur dy dëshira na sjell trazuar jeta
Na lumturon përherë më e fshehta                   
Poezi e paparfunduar
Kurioze jemi dhe ecim pa ditur
Rruges se jetes pa pare perpara
ku shtrihen te bardhe nga kosa kositur
me mijra shpirtra...

E ku ta dime qe ka jete tjeter
Ku shpirti do gjeje te emblen prehje?
Fjale te reja, ne fabul te vjeter
Degjojme perhere...

 

 

Aaaaah! A-a-a-a
Do ngreh një zë
e të bërtas
e ulërij pa fund.
Dhe ferr dhe qiell;
dhe tokën bashkë t’i tund e shkund.
Të hapin sytë me llahtarë...
edhe djajtë në fole,
edhe zotat ngado janë
e kushdo tjetër rri atje.

Ah, që s’mundem…edhe një fjalë s’e them dot.
E kokën ul…
e rri…
e dot s’e derdh një pikëz lot.

Që në mëngjes e gjer në mbremje vonë gojën mbyll,
Si ujk urup që ungërin, e shkon, e fshihet nëpër pyll.

Do ta çaj gjoksin,
eh,
dhe dorën grusht ta fut aty
Dhe ta shkul zemrën vendit
e te djegur të ta sjell ty.

Të çjerr damarë dhimbjesh e rënkimi pa kufi.
Mizoren ndjenjë, që më mbyt ta flak në ferr të zi.

Ti përvëloj të gjithë çka janë dhe nuk janë atje;
Dhe faqezinjtë dhe mjeranet, që s’i mbajti dot ky dhe.

Dhe të bërtas…
e ulërij…
e mbi çdo tjetër zë të klith,
Për këtë mizore jetë,
që së gjalli përmbi varr më lidh.

Dhe le të dridhen…
të mirë dhe të këqinj,
nga vreri im.
Dhe ëngjëjt që të bardhë luten gjer në amëshim.

Aaaaaaaaaa_____ah
Që s’kam një zë për ty, që kaq shumë më mungon;
Si gur mulliri brenda gjoksit,
me rëndon… më rëndon.

aaaaaa

.................
 

 Dritan Mesuli – Nga “Fjalët e Rruzares”>>

> >

***>>

> >

Ma trego rrugën>>

Ta gjej dritën!>>

> >

Më janë ngatërruar rrënjët>>

Në një hi të thartuar.>>

> >

Akoma besoj...>>

> >

Sikur mes nesh të ishte deti

Dhe jo heshtja!!!

> >

> >

***>>

Asgjë nuk është si dje!!!

> >

Ca fjalë

Flakur me përtesë në rrjetën e shqyer të çastit,

Gjurmët e çiftuara dhunshëm në përshpirtje

rrokur kanë baltovinën e hutuar të natës.

> >

Jam nisur të vdes!!!

> >

Zagarët e kotësisë nuhasin mishin tim të përdalë.

> >

Kam akoma ç’të them

Ndaj ndjek me zogjtë rrugën e përjetshme të ujit.

Mëngjeseve!!!

> >

Meshë>>

> >

Njeriun që jam ba’

Ma dhunon përditë

Pak e nga pak,>>

Një i vdekun!!!>>

> >

N’EMËN T’ATIT

BIRIT,

lace wsmileyt="on">E SHPIRTITlace> T’SHEJTË!!!

> >

Meshë 2>>

> >

N’plasë t’gurit

Nji gem

N’lulzim prej agu,

Ma mbush fjalën>>

Me frymë të pastër!!!>>

> >

Diell,

Nadje për nadje!!!

 Ej, rrofshi fare fare o çunagoca për këtë temën. Mua më ka ngelur në mend një vjershë e mirazhit "nga spitali në kishë" dhe një e fh'së me "bërthamë". Nuk po i gjej dot, kalamaja. Po i gjetët, hidhin këtu; taksirat e keni të na lani sytë me dritë.

Meqe "mania" ime per t'i pasur e per t'i lexuar ne leter gjerat qe me pelqejne, here pas here, s'eshte dhe aq e keqe, e dija qe diku neper shtepi e kisha kete poezine e Mirazhit, "Mbidoze nga spitali ne kishe"... Kerkoj ndjese per e-ne me kacurrela, por po e shkruaj direkt ketu, per mungese kohe...

 

Maje e kembanores gozhdoi nje pellumb, u shkurtua,

mbi gjuhen e nxjerre leshon dora e zbehte e priftit nje re

qe tretet shpejt ne ujin e distiluar, qiellza e shtyp brenda,

Pashe edhe njehere atje, po nuk ish ashtu;

Isha une qe gozhdoi ne kryq te pamjes ate c'me zune syte,

nje shiringe qe shpoi venen.


atehere rane kembanat e u tunda,

gjuhez e lidhur perplasej mureve veshur me gome te dhomes,

Erdh ora e meshes, kalojne para lypesit e bejne sikur nuk e shohin,

Hyjne ne vaginen e deres si tingull ne vesh "Mire jeni?",

Ne kafaz djalli qeron bananen, "E sheh?", e i tregojne horizontin,

Telin ku mban ekuilibrin me shkop ne dore Moisiu,

Gjarperi shnderrohet ne duart e veshura me doreza plastike ne gjilpere,

Nga syzet me shohin papritur syte e tij, fershellen vrer gjuheza,

perplaset mureve veshur me te kuq te buzeve si shkulm i veres, gjakut

ne kupen qe e tund era, "Pi!" - i thone e ai pi.


Shikimi perplaset mureve veshur me qime e nuk ben zhurme,

Qelq i syut krisetm derdhet gishtave qe i ferkojne, sperme e ngrohte

si avull mbi syzen e shtrire nen to, majmun i vrimes hidhet ne kafaz,

pengohet shufrave te hekurta te bebezes, klith e rrezohet,

Po s'ka ku, se dyshemeja eshte shembur e gropa fryhet me shpejt

se renia, bark konkav prej xhami ku ngjisin kupezat, "ja dhe pak!",

llastiku liron fytin e krahut, shkulm i gjakut tund ne kulle muret

e rrudhura te kembanes, pellumbi ne maje ngulet pingul ne qiell,

sqepi gozhdon nje re, shkurtohet, nga plaga kullon uje streheve,

mbush kanalet e shqisave e qiellza e percjell brenda si helm.


Autori

Ishte fundi i pjeses, kur ne publik u be shamate. Nje burre i gjate ne radhen e fundit, me siguri i dehur, u ngrit ne kembe me nje shishe ne dore e filloi te bertiste me te madhe pjese nga Kurani. "Cfare muslimani je ti, - i thane, - qe pi alkool".  "Jam konvertuar sot, - ia ktheu ai, - pasi u deha."  "Epo, - i thane ata, - ti nuk di se cfare ben; neser kur te te dale pija ndoshta pendohesh ose nuk te kujtohet me." "C'me intereson e nesermja mua, neser ndoshta nuk jam gjalle, po ne xhenet". "Me siguri, atje do jesh, - ata, - po te vazhdosh keshtu. Te pakten, te ishe bere i krishtere; atje lejohet vera. Po synet a u bere?" Ai nuk e zgjati e desh te hiqte pantallonat, por nderhyne policet, e kapen per krahesh; ai qelloi njerin me shishe ne koke aq keq, sa atij i ra te fiket, pastaj e mori armen e filloi te qellonte kuturu neper turme; vrau nja tre vete e plagosi nje dyzine te tjere, mori njerin peng e ndersa filloi paniku hipi ne skene, i dha doren personazheve kryesore; hyri nje vajze me lule nga e majta, i dha atij nje buqete lulesh dhe e tregonte me dore duke duartrokitur. Ai ishte autori.

 marrë nga Fjala, 2004

NË KËRKIM TË AVANGARDËS...
Ervin Hatibi

Ka dëgjuar njeri për gazetën “E PËR-7-SHME”? 

Hamendje me sebep të seminarit ndëruniversitar mbi avangardat letrare, mbajtur në Tiranë më 3 maj, 2004.

Në një nga ditët e para të majit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë u mbajt një seminar në lidhje me fenomenin e avangardës në letërsinë tonë të shekullit të shkuar. Me sa i ndoqa, opinionet e studiuesve pjesëmarrës në aktivitet, iu larguan apo afruan më shumë e më pak dy kahjeve të përkundërta. E para kahje, mëton se në trevat e shqipes nuk ka ekzistuar qartas ndonjë entitet i quajtur “avangardë letrare” (dhe me të vërtetë askush nuk ka dalë deri tani ta impersonojë këtë duke thënë “unë jam avangardë apo avangardist.&rdquosmiley Sipas kësaj kahje të vështrimit, kushtet e pranuara si përkufizuese për avangardën, (thyerja sektare me traditën e mëparme, vetëndërgjegjësimi dhe vetëpërkufizimi me anë të manifesteve estetikë apo revistave a organeve të zëdhënies etj. etj.) të gjitha këto kanë munguar. Ndonjë element i avangardës ama, është shpërfaqur tek ndonjë lojë me intonacionin apo pikësimin tek Lasgushi apo me liberalizimin e emfazës tek Migjeni...
Kahja tjetër opozitare, mëton se absolutisht avangarda është bërë e gjallë me gjithë kostumografinë dhe slloganistikën e vet në fillimin e viteve ’90 në poezinë shqipe të Tiranës. Kahja e dytë dhe kahja e parë nuk para i diskutojnë shumë teoritë ku mbështeten. Të dyja e shohin avangardën si një ortodoksi. E cila është një kategori standard si në Kinë ashtu edhe në Kenia apo Kroaci.
Nëse avangardës do t’i rezervonim optikën më përfshirëse duke e përkufizuar thjesht e qartë si një grupim artistik që prodhon thyerje serioze me traditën, mbase në kushtet e shkrimit shqip do të identifikonim më shumë se një të tillë, dhe do t’u shtrëngonim dorën nxehtësisht partizanëve entuziastë. Nëse do të kërkonim procedurat administrative sipas modeleve të dy dekadave të para të shekullit të 20, kjo pastaj është pak si e pamundur për specifikat e mikroklimës letrare shqiptare. Me sytë përdhe, na duhet ftohtë t’u japim dorën si në ceremoni pajtimi gjaqesh atyre që nuk shohin hiç avangardë këtu, dhe vendin bosh ia japin Lasgushit & Migjenit apo Gaspër Palit apo triumviratit poetiko-industrial të viteve ’60 (Kadare/Arapi/Agolli).
Gjithsesi, personazh i cituar si mungesë ose si prani në këtë histori arnautësh avangardistë, duke u përpëlitur në kufinjtë jetikë (jo etik&eumlsmiley të modestisë, mendoj se gjithsesi një lloj sekti apo tribuje poetësh e jo vetëm, populloi nevojën për ndryshim radikal në shkrim në fillimet e hapjes së Shqipërisë. Poetët që morën përsipër në adoleshencë e sipër, t’u japin udhë përfytyrimeve e meraqeve të veta përmes gazetës “E PËR-7-SHME”, patën gjithë kohën dhe qejfin e domosdoshëm për t’u dhënë udhë përfytyrimeve e meraqeve të veta përmes gazetës “E PËR-7-SHME”. Ndërkallja e 7 (shtatës) superstitive e mitike përmes titullit, nuk është e vetmja thyerje dhe kontroversi e procedimit shkrimor/letrar të grupit të poetëve, e po ashtu në vend të një manifesti, por tamam si manifest, grupi pat publikuar në numrin e parë përmasat e perimetrave të vet botëkuptimorë nën dy tituj të shkruar kolektivisht nën tempin dhe tonin e Rudian Zekthit: “Tabutë e gazetës” dhe “Në vend të keqkuptimit”. Jo vetëm kaq, po në ballë të numrit të parë, gazeta merrte përsipër të ofronte edhe një projekt tjetër të pasportës shqiptare, ofruar me grafikën e njohur zyrtare, por ama me disa korrigjime radikale me tone të një lloj “shovinizmi poetik” të denjë për përfaqësuesit më militaristë të futurizmit. (Përveç projekteve të nënkuptuara për një shkrim “tjetër”, vramendjet e grupit në një kohë ndryshimesh e paqartësish të thella politiko-filozofike premtoheshin në skajin tjetër me nota pseudopolitike ose quazi.) Zaten e gjitha kjo u ngjiz nën personalitetin dhe talentin shtypës të Rudian Zekthit i cili i dha tonin jo vetëm komunikimit letrar nën titullin “E PËR-7-SHME”, por mendoj edhe gati gjithë verbit e modusit poetik të brezit të vet.
Në anën tjetër, krahas poetëve, poli tjetër që përbënte tribunë “E PËR-7-SHME” dhe e furnizonte me spontanitet e zhargon, ishin një dorë simpatike adoleshentësh shkollëbraktisës, shakaxhinj autodestruktivë, që prej aty e deri më pas dolën pak nga pak nga anonimiteti, jo vetëm prej look-ut të vet të bujshëm proto-grunge, por edhe sepse më vonë u bënë dj, animatorë radiosh, veprimtarë politikë e fetarë. Ky polarizim midis rrugës dhe underground-it më një anë dhe mjedisit universitar më anën tjetër prodhoi monumentin “E PËR-7-SHME”. Më poshtë po rreshtoj të riorganizuar ca pak fjalë më tepër për këtë gazetë. (Shyqyr që na u dha rasti, me hipotezat për dhe kundër gjatë seminarit mbi avangardën, që të themi edhe diçka për “E PER-7-SHME”, për këtë “gazetë” titulli i së cilës porsi një sëpatë mban ngulur në gjoks numrin e shtatë. )
Kujtimet janë shtresa joprodhuese në përgjithësi, ndaj shoqëria ashtu si pleqtë në azile, i ka mbyllur nëpër ndonjë datë të kalendarit. Dymbëdhjetë vjet më parë, u botuan katër numra të gazetës “E PËR-7-SHME”, me një tirazh katër mije copë për numër. Kjo është shumë e saktë. Nuk mund të saktësoj dot ama sak datën, datëlindjen, pasi numri i parë i gazetës nuk shënon madje as muajin e vitit të botimit. Por duhet të jetë fjala për shkurtin e vitit 1992, ose për ndonjë diferencë midis shkurtit alla turka me shkurtin alla frënga, sepse ato ditë kur gazeta doli sapo kish vdekur Martin Camaj, dhe në faqe të parë gazeta pasi jepte lajmin e hidhur, ftonte të mbahej një minutë heshtje nga lexuesi. Edhe gazeta vetë mbante një minutë heshtje, duke lënë të zbardhte fill poshtë lajmit një paragraf të gjatë të pashkruar. (Do të ishte teprim i pafalshëm për mua të flisja për reinkarnacion apo lidhje horoskopi midis Camajt dhe botimit të “E PER-7-SHME&rdquosmiley. Këtu po shtoj se isha edhe unë njëri nga ata djem të rinj e një vajzë që botuan numrin e parë. I kam firmosur shkrimet e mia me emrin Erind para mbiemrit tim, për të përshëndetur nga larg Erind Pajon, poetin që sajoi titullin sensual të gazetës. 
“E PER-7-SHME” pikë së pari, tregon që në titull një alternative midis “numrave e shkronjave”, dhe një paradoks midis kuptimit të fjalës “e përshtatshme” dhe mënyrës së “papërshtatshme” me të cilën është shkruar. “E-7-E” (përdor shkurtimin) është një nga ato dhjetra shpallje arti që mungonin prej dhjetra vitesh në rruget tona, një realizim përtej ngopjes i lirisë së shprehjes. Si koncept dhe si botim “E-7-E” u përpoq edhe të mbushë boshllëkun që krijoi mungesa e botimeve artistike në vitin politik 1992. 
Duke qenë një gazetë e drejtuar tek një publik i pakët, ajo në rradhë të parë synonte ta krijonte lexuesin e vet, dhe në momentin e krijimit të ketij lexuesi misioni i saj merrte fund. Domethënë bëhet fjalë për një gazetë kamikaxe iluministe. Problemin e artit e të shoqërisë shqiptare “E-7-E” e pa si problem moral, e sigurisht në aspekte të mungesës. Ajo i dëshiroi pra lexuesit “nga rradhët e plebejve të kaltër”, siç thuhet në editorialin e parë. Si e tillë, gazeta shmangu me përbuzje elitën duke marrë në të njëjtën kohë një pamje intelektuale e antiintelektuale. 
Kurse në publikimet e krijimtarisë letrare, vendi iu la tërësisht autoreve të panjohur që treguan për një underground vullkanik tendencash krejt të reja në të shkruarin e fjalës shqipe. Me këta togfjalësha emërtoj poezitë e Viron Graçit, Eneidës, Gent Gjokolës, Dritan Xhelos. Autori i huaj që “E-7-E” zgjodhi për të nderuar numrin e saj të parë qe Ernesto “Black” Sabato, argjentinasi me gjak nga i yni, që u bë autor kult i publikut të afërt të gazetës. Them publiku i afërt, duke patur parasysh disa pak “plebej të kaltër” (term i R.Z.) që gazeta arriti t’i krijonte a t’i gjente. Duke kaluar përmes surrealizmit, dadaizmit, agjitpropit, simpative për jogën e rock-un agresiv, “E PER-7-SHME” konturoi fytyrën e saj prej fetishi, e pastaj vdiq, për mungesë fondesh. Siç ndodh në të tilla raste. Ky ishte edhe mesazhi më i fortë, ky ishte numri vijues i saj. (Vijon edhe sot). Arti është akt vetësakrifikimi e vetëdenoncimi, etj., etj.. Me pak fjalë është një krenari e një qëllim në vetvete: të humbësh. “E PER-7-SHME” nuk ka qenë kurrë një gazetë, por mbase një dekor teatral i një drame, a një letër dashurie në prag të parandjenjës së keqe. Shumë njerëz të ndjeshëm e kanë cilësuar zhdukjen e të përshtatshmes si zhdukjen e dinosaureve, apo si vdekjen e papritur të Jimi Hendrix, Sid Vicious, etj., etj.. Vetëfinancimi, botimi gjysmë-ilegal, shpërndarja falas, të gjitha këto bënë që “E PER-7-SHME” të përflitet edhe politikisht. Destruktiviteti i kësaj gazete në fakt arriti kulmin kur që në korrik të 1992, në rubrikën sureal-rozë “POPULL”, botoi këtë pasazh me spiunazh nostradamik:
“Për t’i paraprirë një invazioni të mundshëm të serbëve në Kosovë ishte e natyrshme një përqëndrim i forcave tona ushtarake në kufinjtë verilindorë. Veçse tanket e nisura nga kjo anë e Shkumbinit lanë dhëmbët rrugëve për në destinacion. Domethënë zinxhirët e ndryshkur”.

1. Titull i një eseje të Rudian Zekthit, botuar në “E PËR-7-SHME”

Indrit Sinanaj    poezia "Për Mira B"    (Okul Defteri)

kush nuk e ka lexuar, duhet ta lexojë. me patjetër. me patjetër.

xhib, te dola borxhit.  Shpejt e shpejt kjo meqe ishte ne faqen e pare te blogut

Kur unë të mos jem më…

Kur unë të mos jem më
dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha
e kur bosh të ndjehesh si sonte
largoji nipat harrakatë
dhe pleqte e lodhur nga shtëpia...
edhe bashkëshortin e bezdisshëm po ashtu....
fiki dritat...
ndizi qirinjtë...
lehtësoje veten nga rrobat e tepërta...
tymos diçka
(jo domosdoshmërisht marihuan&eumlsmiley...
pi pak alkool
(jo domosdoshmerisht baccardin tim të preferuar)...
dhe ulur përdhe...
mbështetur diku pranë një kanapeje...
me sytë mbyllur si dera
dëgjo “When the music’s over”…

dhe kujto se si kërkove te unë
hijen e diellit që e mori buzëqeshja e femijëve…
hijen e hënës që u tret ne lotet e te dashuruarve…
hijen e yjeve që e vodhën gurët e çmuar të një unaze…
hijen e dashurisë që e mban peng harrimi….
hijen e martesës që e mori tej
tymi i një cigareje
me copëza dielli,
hëne,
yjesh e dashurish
dredhur
mbi letrën e bardhë të një ëndërrimi…

kujto se si më pe një çast të jetës tënde
kur zonjat kurvëronin valle dionisiake
mbi rrushin tim gjetherënë...
dhe që të më shihje përsëri
guxove të fluturoje lart…
shumë lart,
në një tjetër qiell ,
pa kufinj,
me një blu aq të ndryshme ,
me retë aq të çuditshme
dhe me rrufetë që s’rreshtnin së djeguri
krijesat e dobëta frikacake
dhe ata që mendonin se ishin trima…

kujto si hyre ne shtratin tim
ashtu siç ishe...
e etur...
e dirsur...
e nxehte...
inkandeshence mishtore që tresje rrufete..
nga goja jote mbi gjoksin tim lëshove
gjarpërin e gjuhës të helmonte
pahelmuar ç'kish mbetur nga ky trup…
dhe sa doja të më dënoje
me besnikëri të përjetshme
ndaj kafshezes që rënkonte
mes kofshëve të tua
ulurimën e fundit të polifonisë së pashkruar
të udhëtarëve anonimë...
por jo…

kujto se si u trëmbe e zbrite përsëri
atje ku ishe mësuar të jetoje,
në tokë,
pranë zvarranikëve dhe rrufepritësve…
kujto se që atje poshtë qielli t’u duk
siç doje gjithmonë ta shihje ,
i qetë dhe i parrezikshëm ,
ndërsa unë nuk dukesha fare…

Kur unë të mos jem më
dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha
mendo për një çast
se çfarë do të jetë çasti tjetër…
një pikturë anonime që e varim…
e heqim…
e rivendosim
në të njëjtin të vjetrin mur…
puthje e ëmbël
dhe një dorë e vockël
që abazhurin fik me delikatesë
apo psherëtima e të ftuarit të fundit
të një kortezhi
që duke u larguar
një qiri ndez me përtesë…

Kur unë të mos jem më
dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha
e në sytë e një dashurie të re
do të shohësh përsëri sytë e mi...
kur në puthjen e saj
të ndjesh puthjen time...
kur në ardhjen e saj
të ndjesh rikthimin tim…
kur në flirtin e ri
të rigjesh dashurinë e vjetër
do kuptosh se është thjeshtë një iluzion
ose një dashuri e madhe për vetveten…
dhe do të qash…

Kur unë të mos jem më
dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha
do të kuptosh pamundësinë time
për të shmangur moslumturinë tënde
si dhe një ëndërr pabesueshmërisht
të besueshme,
gabimisht aq të drejtë,
pafajësisht aq fajtore,
kumbueshmërisht aq të shkretë,
dimërisht aq pranverore….
pamundësinë tënde për të shmangur
moslumturinë time
si dhe një ëndërr,
ah…sa fatkeqësisht…
aq të ëndërrueshme…

Kur unë të mos jem më
dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha...
kur harresa të tjerët në gjumë t'i verë...
kujtomë si sonte
dhe kuptomë për një cast
sic të kuptova një jetë të tërë...

Kur ti je larg

Dhe ne shkofsh larg
nje tyftaje malli do te te sjelle
serish ketu.

Serish ketu.
Se zogjte e ankthit brufullojne
pa mua,
pa ty.

Dhe nese po fle
ne shtratin ku buron dhembja ime,
nje pishnaje endrre do te te sjelle
serish ketu.

Serish ketu.
Se pellumbat e pritjes gugurojne
pa mua,
pa ty,
pa ne te dy.

***
Ne jemi asgjekundi.
Po c'bejme ketu ?
Ti del nga shpella harrimi,
Une nga zgavrat e syve te tu.

http://fineartamerica.com/images-medium/fly-away-with-my-love-jason-hemmings.jpg

~ Flutura Açka ~

LETËR NJË MIKU

Azem Shkreli

 

Të ndeja gjatë mbi rreshta miku im

Unë shkrimet shpesh t’i dua

Të falem për gjykatë të rreptë dhe mëtim

Nëse me to s’u mësua

 

Sedërholla jonë ç’t’i bësh. Të rrojmë

Kishe por ca të pangjara

Vetes fli s’ja kemi shoqishojnë

T’i them më mirë. E para

 

Diç i etur kishe qenë për të zi. Tjetra

Ta marrë të keqen shkaku

Kishe bredhur fletëve si nëpër lëpjetra

Ndoj trohë art më së paku

 

Në e do gjykimin të cemtë e të panjollë

Si tä ja ka emrit ëndja

Uroj mbi vargje të plakesh një çik më hollë

Se ma thotë të vocrit mendja

 

Sado guximin lartë e lartë shaloje

Që i ka mendimit hije

Përfitimit të vargut i vete si vështirë për toje

Për veten mohit s’t’i bie

 

S’kam pritur ndonjëherë aq shumë prej së korrës

Bile çështe e vërteta

Unë punët e mia i kam vënë në bisht të sorrës

E di pa epoleta

 

Dhe pa flamuj të falur që s’më duhen

Do shklas disi kësaj udhe

Ato që them por dua të mos i druem

Nesër as një rrudhe

 

Të zinte fjala. S’kishte. Është e mundur

Veç fort larg magjia

Të kishte parë. S’kishte lënë pa lëkundur

Gur mbi gjasat e mia

 

Dhe punë të mia duke vënë për qime

Sikur s’je kujtuar

Ka edhe diç timen në këtë botën time

Që nuk kërkon të bekuar

 

Hirit as mendjes të as një gjeniu

Pendat e urta e dinë

Po na ka gjaku ngapak ngjyrë njeriu

Dhe atë s’e pëshkëllinjë

 

Fjalët me të cilat zhlyhemi ngaherë pa dhunë

Pastaj ore mik miku

S’janë do punë thonë në Shkodër si do punë

Ka pemë që s’na i bën fiku

 

Në tëlana lavdesh pështyj çanakut të tyre

S’ja fal unë asnjë grosh

Por ca mënyra s’janë cok kurrfarë mënyre

Nejse. Të jemi shëndosh

 

Të liga janë ligësitë ndaj s’u besoj

Miqve të mi s’kam zemër t’u dëshiroj

Le të ketë përse të fryejë era

Shëndet prej ëndjesh të mjera

 

Lus ndjesën tënde të më lërë të vogël

Të mendoj e të hesht si të dua

Do sillem si mendoj vetë mbi këtë gogël

Edhe pa shelbimet e tua

 

Bar i urtë do rritet harrimeve tona

U myket të idhtave hala

Në paça kohë dikush do thotë tevona

Përse më kish etje fjala

 

Gjerbë ku e gjerbë mejtohet e vërteta

Thekur egër nga erdha

Gjaku i saj nuk rri ndër epruveta

Alkimisht të verdha

 

Desha të hesht. Heshtjes biblën ja di

Veç mbrëmë gjithë natën

Vargjet dhunës qanë si fëmijt e mi

Jetimë i dhanë shtrëngatën

 

Të kuqesh të gjakut të ta them së fundi

Ruaju se nga profetët

Të cilëve fama urtinë keq ua mundi

S’kanë ç’të mësojnë poetët

 

E ata që flasin rallë s’i duan më pak

Se të tjerët fjalët e veta

Por arit të heshtjes edhe im at u plak

Kaq. Tungjatjeta.

 

 

Eppur si muove...

e megjithatë  ajo  lëviz…

lëviz  brenda teje
në  gjinjtë që ti  prek
në barkun  që përkëdhel
në  venusin  tënd  ku  jugë  e ngrohtë  fryn
të turbullon…
të huton…
dhe e imja bëhesh pa e ditur as vetë…

e megjithatë  ajo  lëviz…

lëviz brenda  teje
ëmbël  të trullos
nektar…
dehje…
dritë në sy bëhet…
regëtimë…
buzëqeshje…
dridhje e buzëve…
vështrimi im që qerpikëve të  tu digjet
si heretiku mbi turrën e druve…

e megjithatë  ajo  lëviz…

lëviz  brenda teje
të përflak…
epshet  t’i  përndez  si  natë  gushti…
edhe kur  eklipset  e  diellit  tim
me hënat e heshtjes tënde vallëzojnë
melodi  Kopernikësh të lodhur...
mbi  Udhë të kalldrëmta Qumështi...

 

 

 

 

 

 

~ Artan Gjyzel Hasani ~

 

Neosentimentalizmi i Ervin Hatibit

 

Agron Tufa

 

Që nga viti 1988 kur 14-vjeçari Ervin Hatibi botoi librin e parë me poezi “Përditë shoh qiellin”, poezia shqipe (edhe pse vazhdon të shkruhet me vargje), nuk është më ajo. Shumëkush që priret të rrëmihë nëpër kadavra (poezi periodikësh: gazetash, antologjish, revistash etj), do të gjejnë pa farë zori - fare në fund të viteve ’80 – embrione të gjalla të një ligjërimit të ri poetik, i cili në pak vite ia ndryshoi radikalisht fizionominë poezisë shqipe.

 

Ky ligjërim, duke kapërcyer vitin 1990 e më pas, i parë në përqasje me çka qe shkruar pas luftës së Dytë, duket se s’ka asgjë të përbashkët, a thua se poetët u përkasin civilizimeve skajshmërisht të ndryshme.

Ndoshta më shtatlarti i poezisë shqipe – profeti flokëverdhë i lirikës metafizike urbane, Ervin Hatibi, me sy gjerësisht të kaltër e mjekërr ngjyrë gruri – shumë më i ngjashëm me një ikonë utopike të Jezu Krishtit se sa me një banor të zakontë të “Rrugës së Elbasanit” – i priste ngjarjet, ndërrimet e kohërave, revolucionet i kredhur në soditje, i kruspullosur nga malli për gjërat që nguteshin të zhduken, duke e lënë të thyer kruspull nga nostalgjia.

 

Në fakt gjithë ndjeshmëria e tij, gjithë përrenjtë e harbuar metaforikë dhe pirgjet e imazheve lëvizëse, kapërthyese që ndërkëmbejnë njëri-tjetrin, janë në thelb elegji për braktisjen e vrazhdë të sendeve dhe realeve – ndarja e vrazhdë me to, pa arritur të shkarkojnë në ne gjithë potencialin elektrik të kuptimësisë së tyre. Sendorësia e poezisë së Ervinit është detaji, lënda që mbrun botrat, si brenda kopshtit të shtëpisë së tij me pak monedha të përndezura dielli pasditeje, hurma dhe mandarina, ashtu edhe polivalenca kuptimore valë-valë e realeve të fëmijërisë me mitet e dykuptimta psikanalitike, ambiguide, ideologjike apo didaktike. Zhaurima e kaosmosit të tij derdhet e çoroditur me brohori e krisma nga kreu të  i “Rrugës së Elbasanit”, Liceu e deri te “Asim Vokshi” apo “Q.S; policë e studentë, horra të rëndomtë e pijanecë të sofistikuar, konviktore bukuroshe që ndiqen nga ashikë zamani dhe vajzurina aventuriere ”: “Nën helmetën e kafkës sime/ (ndjej kafkën e popullit (si të gjithë!)/ ... Hija e dhunës ma tredh heroin,/ profetin që rrita”; apo: “...I hallakatur, i dërrmuar/ mbështjellë nga trupi si Saturni nga unaza”.

 

Në “Përditë shoh qiellin”, siç ndodh rëndom me librat e parë të poetëve me talent të pazakontë, jepet pa ndonjë ngarkesë të tepruar gjenealogjia e figuracionit, imazheve lidhëse, përdorimi estetizant i gjendjeve dhe vizioneve: “Si sy zogu – pikat e vesës mbi bar”, apo: “Vjeshta flokëkuqe/ si princeshë skoceze, endet ngadalë/ pyjeve mbi kalë/ sa dëshirë kam ta takoj/ dorën t’ia shtrëngoj...”. Një katërmbëdhjetë vjeçar, me atë libër, thjesht paralajmëroi ardhjen e afërt të një race tjetër në poezinë shqipe, që n’ato kohë ia kishte mbërri me qenë një mërzi jeshile botërore ngado që ta ktheje fletën.

 

Poezia që krijoi Ervini pas viteve ’90 është unikale nga shumë pikëpamje të “inxhinierisë së vargut” me të cilat s’ia ka dalë të matet ende asnjë kritik, studiues a tekstolog. Sepse vështirësia e kësaj poetike qëndron stihinë e ligjëratës poetike spontane, befasinë e kombinimit të shumë skeleteve tekstile që dallojnë nga njëri-tjetri veçse në ekzekutimin e ngjyrave, veçse në partiturën e shtysës që prore ndërkëmbehet me sinjalizimin e instrumentit të kësaj ligjërate.

 

Të gjitha poezitë e Ervinit që janë shkruar në fillim të viteve ’90 – 92 qëndrojnë si ornamente strofike dhe ruajnë gjurmët e asaj atmosfere, vibrimin dhe maninë shpirtërore të këtyre viteve. Akoma më e shpirtëzuar dhe më ornamentale realizohet kjo atmosferë në dhjetëra poezi intime, metafiziko-urbane, elegji e balada të nginjura me protestë e vetëironi, dëshpërim e sarkazëm të kthjelltë. Filli i humorit absurd krijon një sfond të përgjithshëm ngërdheshjeje, tablo ireale, parajsa të përçudnuara nga pranvënia e kontrasteve paradoksale. Një ndër librat më të plotë dhe kyç orientues për gjithë zhvillimin e lirikës bashkëkohore shqipe, pavarësisht thelbit tërësisht avanguardist, është përmbledhja e gjerë me poezi “Gjashta maç“ (“Marin Barleti” 1995).

 

Nuk e di se sa të drejta janë fjalët e mia, edhe pse kanë kaluar mbi 10 vjet nga botimi i këtij libri. Seritë e tablove, komeditë apo mikrodramat e vogla lirike, zhanri i bejtës (një variant postmodernist i shumfishësisë dhe autoironis&eumlsmiley krijojnë një bymim dhe stërfryrje konkave të gjuhës dhe instrumentarit poetik, duke projektuar një gjendje magmatike të ligjëratës; një rrjetë e dendur asociacionesh dhe shkalle semantike, të cilën kurrë nuk e ka patur poetika shqipe, apo përkthyer në gjuhën e klisheve – asaj lire kurrë s’ia kishte shkepur kush atë dalldi. Fjalët ndjehen ngushtë dhe nuk “prehen” dot në vetvete.

 

Papërsëritshmëria e kumbit dhe figurës josh të shkrihen tok kuptime të pashtershme shumëzërash. Poezia e Hatibit këtu çliron hapësirën për t’i lënë shteg veprimi fushës së gravitetit të fjalëve, me një vetbesim mbisintaksor që reglamenton përdorimin leksikor. Këtu qëndron edhe mishërimi poetik i kuptimit në gjuhë, që gjuha nuk e ndryn veten në lidhjet diskursive dhe varësitë lineare-logjike, porse falë polivalencës (sipas Paul Celanit) – secila fjalë i jep poezisë, si të thuash, një dimension të tretë.

 

Loja e Ervinit me semantikat dhe polivalencat e fjalëve qe një kërkim intuitiv i stuhishëm, pasi tipologjia e poezisë së Ervinit është në rradhë të parë, tërësisht e ndershme, në atë pikëpamje që kam unë për poezinë që shkruhet me fryme, me eshtra e me gjakun e ngazëllyer apo të pikëlluar, pa dinakërinë e ftohtë të leqeve e grremçave të fjalëve, pa sajuar me bisturi në dorë, por duke e ndjerë atë njësh me qenien dhe frymën tënde dhe se shkrimi/shkarkimi i saj në letër, i ngjan jo gërvimës së penës mbi fletë, por shpimit të gjilpërës me bojë drejt në lëkurën tënde të gjallë.

 

E në fakt, ka një sharm të papërsëritshëm poezia e Ervinit dhe dhe ndjehet si tatuazhi në lëkurë. Poezitë e librit “Gjashta maç“ janë astari i shqipes, rroba e kthyer së prapthi, ligjërim artistik ala-posfuturist në mjetet poetike të shqipes: është një garë përceptimesh që përthithet dhe transliterohet me të gjitha poret e fiziologjisë me begatinë e imagjinatës (“Nëna mjel dhinë ndanë xhadesë/ për të prodhuar kremin për fytyrën e llërët me vrima...Lotët e mi janë qumësht dhie/ E pi një gjarpër thatim”; “Pikon si kompas djersa e arkitektit mjek mbi atë / trëndafil të zier/ atë revolucion borgjez francez/ që ndan vithet nga kurrizi – marrje fryme i gocës/ Që kam dëshiruar 11 vjeçe... Bota do të mbushet me krijesat fine të Rodenit/ Që bëjnë punë shpejt e seks si kthetra e harabelit/ në telin me tension të lartë”; apo: “ Dashuria hapi këmishën e saj prej nape/ Krisën kopsat përdhe/ Ne u derdhëm të kafshonim gjinjtë e saj prej smalti... Ti pengon dorën që shtyhet deri tek sharra e qimeve/, po, aty tek fushë-arrëzi i pabraktisur/ aty ku zhurmojnë vatanet e bariut “.

 

Truku, stilistika, pathosi, bufonada e patetizuar e ndonjëherë citati, janë konvencione hiper-reale të artit postmodernist: edhe maniera e stërfryrjes konkave të detajeve, është një ekzagjerim i qëllimshëm për të prodhuar një dinamikë surreale të objektit të mbingopur me realitet – që të gjitha – teknika postmoderniste. Fiziologjizmi, ose më saktë sensualja deri në detaje të erotizuara sipas një logjike absurde krijojnë një “orgji” tropesh letrare jashtë çdo modaliteti të përdorur më parë në poezinë shqipe.

 

Futja e fjalës ose shprehjes poetike në marrëdhënie krejt të paparashikuara, kontradiktore, tautologjike, me sensacionin e nonsensit apo ekcentrizmit – na zbulon një anë të panjohur të aftësisë së fjalës. Pol Valeri e ndante fjalën poetike nga e rëndomta, sipas një paravolie të sajuar (fjala në këtë paravoli është për kohërat e vjetra kur paratë ende nuk e kishin fuqinë e floririt): fjala e gjuhës së rëndomtë, shkruan Valeri, është e ngjashme me monedhën e vogël të këmbimit (qindrakat) ose me bankënotat (kartëmonedhat) në atë marrëdhënie që fjala nuk posedon atë vlerë që ka; përkundrazi, fjala poetike, ashtu si floriri i vjetër me nam që qarkullonte deri para luftës së Parë Botërore, e zotëron vetë vlerën që simbolizon. Pra fjala poetike është jo vetëm tregues për diçka tjetër, por është edhe vetë ajo çka përfaqëson.

 

Fjalëve, leksikut të poezisë së Ervin Hatibit i mungon moria e jetrave parazitare që kanë bërë në gjuhën shqipe, si shtampa, si klishe, si parrulla. Rrathët gjeologjikë, shtresat e kësaj fjale çelen si të reja, të pambarsura me kuptime parazitare, të shkonotizuara nga simbolika tradicionale. Leksiku i tij është po ai, por i kulluar në një enë magjike që shplan zhulin e kujtesës beterre dhe fjala është nebulozë e virgjër, e gjallë, për të hyrë në një komunikim të etur për botëra të reja, por të krijuar valenca të reja kuptimore që të mund ta shprehë sa më të plotë këtë botë kaotike të uritur për emra.

 

Paradigma postmoderniste në procedetë e Hatibit nuk është aspak qëllim më vete: ai është produkt i kulturës së tij leximore, filologjike, kulturore – aq më tepër, ne nuk do ta klasifikojmë si një postmodernist (anipse kemi shumë arsye ta mbështesim këtë version), por, përderisa një ndër elementet thelbësorë të poezisë së Ervinit janë ekstatizmi, neosentimentalizmi, keqardhja për gjërat dhe realet që ikin dhe malli elegjiak e nostalgjia për realet pa kthim – ne do të mbetemi larg klasifikimeve, së paku për një shkak: arti qëllimshëm postmodernist (me të gjitha rrymat dhe llojet e tij) është shndërruar në një lojë jo më zbavitëse e pa shtegdalje. Si çdo paradigmë arti, postmodernizmi ka lënë trashëgimi teknologjinë e mjeteve të shprehjes, të cilat, në fillim i pati huajtur nga avangardat artistike e, natyrisht, indiferencën moskokëçarëse. Hatibi, përkundrazi, është e kundërta e indiferencës postmoderne: pathosi neosentimental i tij kërkon ta kthejmë frymën dhe të rigjejmë fillin tonë në gjërat e humbura, si një mënyrë për të përmbledhur pjesët e “unit” në një identitet të pandashëm, si subjekt përjetues, por edhe si formacion i vetëdijes.

 

Po të kemi parasysh përvojën avangardiste të viteve ’90 me grupin e sivëllëzërve të tij poetë “E për – 7 – shme”, na sqarohet edhe natyra e mjeteve shprehëse autentike e Ervinit. Dhe mpleksja e origjinës së mjeteve dhe teknikave poetike të tij na del eklektike, madje nga burime të ndryshme zhanrore, ndër më të spikaturit – piktura (ai ka hapur disa ekspozita si piktor), muzika, kinemaja, kolazhet e ndryshme, stilistika publicistike, citatet, pauzat, variacionet seriale etj, të gjitha truke stilistikore që përshkojnë një nga vëllimet e tij poetike më virtuoze “Pasqyra e lëndës” (Ora, 2004). Në këtë libër dallohet një sintezë dhe eklektikë e mjeteve avangardiste dhe atyre postmoderniste. Si rezultat i përplasjes së dy modeleve, ka lindur një model i ri – modeli neosentimental. Ervin Hatibi është poeti, tekstet e të cilit, çdo lexues i mirë, mund t’i njihte fare lehtë, në një mori tekstesh të tjera pa autor.

 

Librat e Ervin Hatibit: “Përditë shoh qiellin” (1988); “O moj Shqipni dhe lirika të tjera”(bashkautor); “E frikshme dhe e bukur” (bashkautor)”; “La prueba de la tierra” (bashkautor, spanjisht; “Gjashta maç“ (1995); “Pasqyra e lëndës” (2004); “Republick of Albanania” (2005).

 

Neogotizmi i Luljeta Lleshanakut

 

 Agron Tufa
 

 

Siç shpreh vetë poetja në një intervistë me autorin e këtyre rradhëve - “Kopsat” që e mbajnë lidhur artistin me këtë botë, janë momentet bazë që përbëjnë identitetin shpirtëror të tij”. E lindur nga një Derë e madhe, familje politikanësh të goditur nga regjimi komunist, Luljeta kaloi një fëmijëri “spartane”, të ashpër, brenda një etike dinjitoze, çka i edukoi që në fëmijëri poetes një sensibilitet tragjik, sidomos në poezitë e para. Gjenealogjia e përfytyrimit të saj që me librin e parë “Sytë e somnambulës” (1993) lidhet me tëhuajësimin e ftohtë nga sendorësia, peisazhi, idetë dhe dukuritë. Metamorfoza e vargjeve priret përgjithësisht të ndërtojë një figurë metonimike që e sundon sfondin sipas një simboli fantazmagorik. Karakteri surreal, por me një plastikë vizive të mahnitshme, krijon nga poezia në poezi një kompleksitet stuatujash (apo statuetash) që dominojnë sfondin e ngrirë, me një ngjyrë disi të njëtrajtshme igrasie, saqë shpesh, figura që sundon tufat e imazheve duket si e vizatuar me plumb në teknikën e frotazhit. Detajet skulpturore të figurës (simbolit ose metonimis&eumlsmiley presin gjersa të realizohet kuadri i plotë. Sapo ky kuadër të jetë plotësuar, energjia plastike e figurës kapërcen letrën dhe i kanoset këtij kozmosi që dukej në pamje të parë i ngrirë. Figura dominuese fiton jetë të pavarur dhe si një bombë energji tejpërshkuese del jashtë strukturës grafike për të gllabëruar vetë detajet e atmosferë që e krijoi:

 

“...Unë e di

 ariu do të dalë nga muri një ditë

 duke vënë putrat e rënda mbi gjithçka

 ... kur të ketë shumë uri”.

 

Metamorfoza e njollës së igrasisë në shtëpinë e prindërve, nëpërmjet një rritjeje dhe ndërkëmbimi valencash është bërë një ari apokaliptik që e shndërron kozmosin e ngrirë në një kaos gllabërues. Si askush në letërsinë e re shqipe, Luljeta Lleshaniku ka një prirje të mprehtë metafizike që, pa inflacion fjalësh, të ndërtojë një kontekst të pandërprerë mitologjik të realiteteve. Zoti i detajeve të Lleshanakut janë detajet e qeta, thuajse të mpira në rravgimin e brendshëm, por evolucioni i tyre ka një organicitet krejtësisht të papritur, jashtë asociacioneve që të ndërmendin postulatet e miteve klasike. Sepse është një subjektivizëm mitologjik, një kundrim i botës nëpërmjet plazmës së supersticionit mitik. Andaj dhe mitika e saj, nuk ka të bëjë me mitet dhe dialektikën mitike – antike apo kristiane – por me një të vështruar mitik të botës si vetëdije – tanimë  e shkëputur nga kanonet, referencat, modalitetet. Kjo aventurë e vetmuar e poetes është dhe precedenti i guximit, sigurisë dhe sidomos mëvetësisë së botëpërceptimit të saj poetik.

 

Luljeta Lleshanaku, bashkë me ankthin e udhëtimit transhedental, ndan dhe gëzimin e zbulimit vetjak të asaj toke të vagullt poetike, drejt së cilës priren krijuesit me shpresën e shpërblimit: shumëkënd e lë në udhë instrumentari i tij poetik, i cili nuk është në gjendje të ngjallë e t’u jap jetë thelbeve e trajtave me të cilat jemi lidhur në këtë tokë. Nga libri në libër Lleshanaku përsos pa e tepëruar instrumentarin e saj – gjuhën e tropeve dhe semantikën e ligjërimit, të cilën e reorganizon me një shqisë të mbindjeshme, intuitive: ajo thuajse u paraprin fenomeneve me “ultratinguj”. Në këtë aventurë të ankthshme të gjuhës me thelbet e fshehura të realiteteve, edhe pse ka shkruar një tetralogji prej katër vëllimesh poetikë, Luljeta është po e njëjta, si në intonacionin e ligjërimit poetik, ashtu edhe në ndershmerinë dhe sinqeritetin e këtij ligjërimi. Po të lexosh me vëmendje poezitë e para dhe të fundit të saj, vërehet një habi, tronditje dhe çiltërsi fëmijnore për dukurinë, e pandotur nga asnjë truk apo përpjekje për akrobacira tautologjike. Kjo përmasë ndërshmërie përbën dhe kthjelltësinë e figuracionit të saj, i cili, edhe pse ka një përbërje të koklavitur intelektuale, vjen si nevojë e domosdoshme për të lidhur analogjikisht planet e botërave dhe për t’i puqur realitetet e afërta e të largëta në një nyje të pavdekshme energjie. Analogjia si princip krahasues është edhe elementi më i dendur i poetikës së Luljetës, aq sa mendoj se në në lirikën tonë bashkëkohore, rrallëkush mund t’i rrijë pranë. Funksionaliteti i analogjisë në traditat poetike europiane ka qenë thelbësor për romantizmin me unitetin e gjymtyrëve të dy realiteteve që hyjnë në marrëdhënie përqasëse. Funksioni i analogjisë në poezinë e Luljeta Lleshanakut përkon me revizionimin e gjithësisë si një sistem gjegjës dhe imazhin e gjuhës si një idhull i gjithësisë.

 

 A nuk ke dëgjuar ndonjëherë të thonë

 se vdekja është kaq afër lindjes

 sa edhe dy vrimat e hundës

 në një psherëtimë të thellë?!!

 

 ose:

 

Lindim nga përplasja e dy vezëve

 E dimërojmë njësoj si ata

 Në zgavra varresh të vjetër;

...midis brazdave të ultësirës,

 tunden shtëpitë e vogla, copëra paste

në gojë të krokodilit...;

 

Matanë perdeve, në dritare

 në gota uji aty-këtu

 notojnë proteza

 si në detin e madh

 shishe me mesazhe që s’do lexohen kurrë.

 

  Nëse analogjia mund të konsiderohet si një erashkë që, siç hapet, tregon ngjashmëritë ndërmjet kësaj dhe asaj, në makrokozmosin dhe mikrokozmosin, tek yjet, tek njerëzit, krimbat, - element i poetikës së Luljeta Lleshanakut, duke nisur nga “Kambana e së dielës” dhe duke duke u shfaqur në doza të përmbajtura tek “Gjysmëkubizëm” (1996) dhe “Antipastorale” (1999) “ futet një element i ri: ironia e përmbajtur. Ironia, siç ndosh ta shohim edhe në ciklin e saj të mbramë të botuar në “Fjala” (2004) mbetet një element në tentativë që siç duket synon të grisë erashkën. Ironia është disonanca që zhduk harmoninë e analogjive dhe e shndërron në mosndërvarësi. Ironia ka emra të ndryshëm: është përjashtimi, e çrregullta, bizarrja... Gjykuar nga poezitë e botuara së fundi nëpër periodikë, duket se kjo tendencë do ta përsosë me elementë të tjerë të rinj sistemin poetik të Lleshanakut. Kjo duket edhe në intonacionin disi të fashitur, njëjtazi paksa abstrakt, nëse jo hermetik, të poezive të fundit.

 

Ajo që është thelbësore në poetikën e Lleshanakut - për një lexues të rafinuar – është pangjashmëria (lehtësisht e evidentueshme) e poezisë së saj me poezinë shqipe të traditës: madje as begatia metaforike e metonimike që shenjon një objekt, nuk ka kurrëfarë lidhje me pezinë shqipe as të tridhjetës, as të gjashtëdhjetës, as të tetëdhjetës, ndoshta me përjashtim një përngjasim të largët me plazmën figurative të poezisë së Frederik Reshpjes. Me rakurse të shumta këndshikimi, poetja u kthehet objekteve për t’i paraqitur e riparaqitur me figuracione të ndryshme: në këto marrëdhënie të shumëfishta krahasimore, i njëjti objekt na përshfaqet me valenca semantike autonome. Këtë funksion glorifikues e ka për shembull hëna. Ja si na paraqitet paradigma e animizuar e hënës në sistemin e tropeve të Lleshanakut:

 

“...hëna mbështet fytyrën e ndotur pas xhamit të prapëm

 si fëmijët e braktisur e kuriozë

 të periferisë”;

“hëna transplantohet si një veshkë

 prej trupit të shendetshëm, në trupin e sëmurë”;

 “hëna si monedhë antike bronxi

 e cila s’këmbehet me asgjë

 veç me irisin e të dehurit”;

“hëna nuk është aspak ankthndjellëse

 përballë syrit të pagabueshëm të Vilhelm Telit”;

 “Drita e hënës

 shkel verbtazi mbi shtrat

 si dora e Edipit”;

“fshikëza e verdhë e hënës në mbrëmje

 zbrazet burrërisht, në të vetmen qoshe romantike

 midis kubizmit prej betoni ku paketohet stresi”;

“je i shëmtuar, si luginë e rrudhur,

 si barku i hënës mbi akullnajë”.

 

U përqendruam jo më kot tek hëna, pasi në vetëdijën poetike tradicionale, edhe në socrealizëm, ajo ka vazhduar të funksionojë si një leksemë e fjalorit poetik-romantik. Vetëdija antitradicionale e Lleshanakut duket në morinë e marrëdhënieve krahasimore apo metaforike me të cilat hëna krijon alkiminë poetike apo “ambientin elektrolizë” po të prefrazojmë një titull poezie të saj. Përgjithësisht bota poetike e Lleshanakut nga detaji në frymë – është një botë ankthi, transformimi rrënqethës – një botë e ftohtë gotike. Në të gjitha poezitë e saj kemi një shtegëtim të ankthshëm – aq sa vegimet individuale është zor t’i ndash nga përkimet me arketipet kolektive. Mjegullat, shirat, gjetherënia, plasaritja, ndryshku, igrasia, gërryerja, dimri

 

(“kishte hyrë dimri

 dhe saksofoni i erës

 përdridhej

 si kobra&rdquosmiley,

 

gërnadhat, rrënimi, vetmia, të ftohtët dhe eshtrat, tymrat

 

(“dhe çatitë luspa-luspa

 nga katër e nga pesë bashkë

 kurriz i ashpër krokodili

që shkon nëpër rrymë

duke imituar zërin e njeriut

që mbytet&rdquosmiley -

 

reumatizma, lunatizmi:

 

...vetëtima që thithin si ushujza gjakun mëkatar të muajve të ngrohtë”,

 “syri i bufit

 si një bulëz e madhe mërkuri

 rrëshqet në lakuriqësinë e botës”

 

 deri te:

 

 “...jashtë pulsi i dheut ende rreh fort-fort

 nga putrat e luanit në ikje”.

Agron Tufa 

E gjithë kjo botë përkon me makthet dhe vegimet kolektive të tmerrit: në librat e Luljeta Lleshanakut këto elemente të shumtë janë shpërndarë tejpërtej sipas një logjike harmonike duke krijuar mitikën dhe estetikën e një gotizmi të ri. Arketipi i mitikës kolektive që përftohet nga pirgjet e imazheshave të vjetra që nga Pakujtesa janë përafërsisht një tablo me dominancë elementë të përafërt: shkëmbinj të shkretë, etje dhe gajasje, syri majëmprehtë i diellit, peisazhi i dënimit, “toka jopjellore” e Graal-it, skëterrë e tejdukshme, gjeometri kristalesh të përçudshme, tepëri trajtash dhe përbindshash, akuarrela të Goya-s, vikama e ngrirë e Munch-it. Imazhet herë-herë flakërohen – ndriçimi verbues ose terri tokësor, izolimi ose marrëdhënie të ngushta – zbulojnë një gjithësi pa dalje. Peshë, presion, asfiksi. Nuk mund të dalim jashtë nga vetja jonë, nuk mundemi të pushojmë së qeni ata që jemi, nuk mund të ndryshojmë. Ferr: ngurosje. Imazhi i qiellsisë është vizioni i lirisë, shpërbërje e uni-it. Drita përballë me gurin. Ky neogotizëm i kaluar në filigramë poetike është një zë origjinal, i cili nuk mëton të flasë “këtu dhe tani”, por pretendon të jetë zëri i Zanafillës dhe zëri Përtej, i mëpastajmë, i përhershëm. Veçoria e poezisë moderne të Luljeta Lleshanakut, të cilën, nisur nga estetika dhe atmosfera artistike unë e pagësoj “neogotizëm”, konsiston më parë se tek idetë, në zërin e poetes. Ose më mirë: në tonin e zërit të saj. Kritika letrare, (nëse paskemi një të till&eumlsmiley ka punë me poetikën e Lleshanakut, me gjithë kontributin e çmuar të një studimi të thukët që ka bërë i pagabueshmi Ramadan Musliu. Rastin më të mirë të kritikës sot, e përbëjnë vetë poetët kur shkruajnë për poezinë: kritikën duhet ta lindim dhe ta edukojmë, pasi ajo për poezinë ’90,  ka lindur fëmijë i vdekur.

 Dhimiter Pojanaku

 >>

 >>

Qiriri i këndon natës>>

 >>

Afromi faqet krahe korbash,>>

T`i  zverdh e ngroh me timin  pjalm.>>

 >>

M`i afro,>>

Vetem une  digjem per ty me trup e eshtra.>>

 >>

Ne jaken e palltos,>>

Do ta stampos puthjen time>>

Si karafil i kuq>>

Gati per sherr.>>

 >>

Eja ,flutur bije serrash,>>

Me duaj,>>

Vec mos u bej e babezitur,>>

Palcen e perit,>>

Mos ma thith pernjehere,>>

Eja ta bejme dal-e-ngadale>>

Si>>

Motmoteve>>

Moj skilja ime e vjeter.>>

 >>

Pas dashurie.>>

Ta dish,>>

Do  krekosem,>>

 >>

Si zambak i verdhe mbi lekuren e deteve te zinj.>>

> >

Dimer ne lokalet e plazhit>>

Vetmia dehet me kujtimet e verës.
Dy kotele,
Për inat të detit të ftohtë,
Lëpihen me gjuhë.
Një plak beqar dhe një trëndafil vjeshte,
Këmbejnë,
Dashurira të hershme.>>

> >

Mbasdite vere>>

Shtrirë,
I pozon qetësisë.
Një xham shejtan,
I vetmi mëkatar,
Gëzon hiret e saj.
Të linjtat,
Guaskat bosh,
Koloviten dyshemesë.>>

 Qiriri i këndon natës

 

Afromi faqet krahe korbash,

T`i  zverdh e ngroh me timin  pjalm.

 

Autori qe duket si nje njeri i stervitur mire ne fushen poetike, duket sikur eshte merakosur me shume per arabeskat aliterative, sesa per kuptimin logjik te vargut. "Faqet si krahe korbash". Ja po e marr kete varg si te mirefillte duke menduar qe "ajo" na qenka nje afrikane nga Zaireja ku shkelqimi i te zezes ne faqe i ngjaka pendes se ndritur te korbit.

T'i zverdh e ngroh me timin pjalm

 Ketu bne vargun e dyte, da dalka qe ato faqe qenkan edhe te ftohta dhe autori do t'i "ngrohe" dhe "zverdhe". Perseri po e pranoj deri diku, por...me "pjalm? Boooh!

"Ne jaken e palltos,

Do ta stampos puthjen time

Si karafil i kuq

Gati per sherr."

Me pelqen shume kjo pjese, por po shkruaj pikerisht per te evidentuar gjerat e quditshme qe ve re tek kjo poezi e sjelle nga Spiritus.

 

Eja ,flutur bije serrash,

Me duaj,

Vec mos u bej e babezitur,

Palcen e perit,

Mos ma thith pernjehere,

Eja ta bejme dal-e-ngadale

Si

Motmoteve

Moj skilja ime e vjeter.

___

Palcen e perit? I qenka bere "pe" poetit, apo perseri loja aliterative e papershtatshme?

___ 

Pas dashurie.

Ta dish,

Do  krekosem,

 

Si zambak i verdhe mbi lekuren e deteve te zinj.

 

OK, zambak i verdhe mbi lekuren e keteve te zinj. E kuptova ajo eshte nga Afrika me siguri dhe poeti duhet te jete kinez.

tashti une s'jam ndonje sympathizonjese e dhimiter pojanakut, por sikur t'ia lexoje edhe titullin vjershes s'do beje shume keq moj lule smiley

 me qafsh moj lule...ja ke zberthy brinjet poezise...copa copa ja bere melcine, me kosore dhe  kacavide , nje blog  s`ta mban dot lavdine, lavdine bashke me mizorine...per poezine smiley 

arabeskat aliterative

haha...

Xhevair Spahiu.

 FJALA...

I thane fjales: tani je e lire
Po fjala s'kish fuqi t'u thosh : nuk me duhet 
E c'me duhet 
kur s' u thashe atehere kur duhet? 

Kam mbetur pa krahe , 
Kam mbetur pa qiell, 
Jam jete pa enderr, 
Jam enderr pa jete. 

I thane fjales: je e lire
Veshtire, tha fjala sa veshtire 
Te besosh se je e lire; 
Pasi ke ngrene rrokjet e tua, 
Pasi ke mbetur cung
Dhe liria behet burg .

I thane fjales: liria jeton. 
Fjala ua ktheu : 
S'jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton 
I thane fjales: ti je liria 
Per ta kuptuar kete duhet fare pak
Ajo e besoi, 
Ajo hapi gojen, 
Por ne vend te tingujve
Prej saj doli gjak

__

PARLAMENTI...

Atje brenda,
pas mureve te trasha,
pas mureve te renda,
atje brenda,
thone naten e varrosnin,
thone diten e persosnin,
sa shpresa,
sa enderra,
atje brenda.
Atje brenda?
Nje mengjes u gdhine te tmerruar,
pane se vetveten e kishin harruar
dhe nisen vetveten
nga gjumi
ta zgjonin,
ta miklonin,
te kerkonin:
kush vila,kush plazhe, kush paga te larta,

kush blloqe te reja, avione, parajsa,
duart dhe kembet
si ne ethe i shtrinin.

___

 

GRI...

Qielli eshte gri
Toka eshte gri
Gri dhe puthja

Buka s'ka ere
Era s'ka ere
S'ka ere lulja

Endrra eshte gri 
Gjaku eshte gri 
Gri dhe zjarri

Molla s'ka ere
Uji s'ka ere
S'ka ere bari

Moti eshte gri 
Shpirti eshte gri 
Gri dhe kenga

Era pa ere
Buka pa buke
Pa zemer zemra
       

Xhevair Spahiu

Rekuiem per oren 6

 Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston

Une mora pikellimin per dore
dhe ika

 

 

NATA E VITIT TE RI...

O zemra ime, o vetmi,
te pime sonte, gjithsesi.

Nje mall, nje dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne.

Pas muresh koke me koke kurthojne
harrimin e harrimit tone.

Po qofte ne Dajt a Monparnas
nje shishe vere te ndjek pas.

Sa vlen nje gllenjke e saj nuk vlen
as fama, as froni qe shkelqen.

E tha s'e tha Omar Khajami,
stacioni i fundit: Varri i Bamit. 

O zemra ime, o vetmi
Te pime sone, gjithesesi..

 

Normal
0

unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false
oNotPromoteQF/>
EN-US
X-NONE
X-NONE

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>
plitPgBreakAndParaMark/>
ontVertAlignCellWithSp/>
ontBreakConstrainedForcedTables/>
ontVertAlignInTxbx/>

MicrosoftInternetExplorer4

mallFrac m:val="off"/>
ispDef/>

efJc m:val="centerGroup"/>

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
text-align:right;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Artian,

Faleminderit që i solle këto poezi. E vlerësoj në mënyrë të vecantë Xhevahir Spahiun.
P.s. Të falenderoj gjithashtu për muzikën që sjell. Më pëlqejnë shijet e tua muzikore.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).