Hollandë-Spanjë, kërkojnë herën e parë

Hollandë-Spanjë, kërkojnë herën e parë.

Hollanda dhe Spanja do të luajnë të dielën, këtë fundjavë finalen e madhe të Kupës së Botës, Afrikë e Jugut 2010 në stadiumin Soccer City në Johanesburg.

Ndeshja pritet të ndiqet nga miliarda tifozë nga e gjithë bota. Të dy ekipet janë shumë afër trofeut të lakmuar në gjithë historinë e tyre të futbollit, fitimin për herë të parë të Kupës së Botës.

Të dy ekipet paraqiten si fitues potencial, ndërsa Hollanda luan finalen e tretë në historinë e saj, Spanja luan të parën.

Kështu Spanja është për herë të parë në një finale të madhe, pas fitimit të kampionatit europian në vitin 2008.

Hollanda është në kërkim të trofut të parë botëror, ndërsa më parë kanë luajtur 2 finale. Në të parën kanë humbur me Gjermaninë Perëndimore 2-1, në vitin 1974, dhe katër vite më vonë kundër Argjentinës, me rezultatin 3-1.

Nëse Hollanda do të fitojë këtë Kupë Bote, do të bëhet ekipi i parë, që fiton këtë kompeticion pa pësuar asnjë humbje.

Hollanda ka fituar të gjitha ndeshjet në këtë turne, duke shënuar 12 gola, dhe pësuar vetëm 5-së.

Uesli Shnajder qëndron në vend të parë me 5 gola, ndërsa Arjen Roben, që nuk ka patur mundësinë të luajë në të gjitha sfidat për shkak dëmtimi, ka arritur të shënojë vetëm 2 herë.

Janë dënuar më 15 kartona të verdhë, ndërsa nuk janë ndëshkuar me të kuq.

Hollanda e ka nisur këtë turne me fitoren kundër Danimarkës, me rezultatin 2-0, duke mundur më pas Japoninë 1-0, dhe duke dalë në krye të grupit me fitoren kundër Kamerunit 2-1.

Më pas eleminuan favoritin kryesor, Brazilin.

Ndërkohë në kampin tjetër janë Kampionët e Europës në fuqi. Ata kanë humbur vetëm 2 nga 54 ndeshjet e fundit. Kundër Zvicrës në këtë kompeticon, dhe një vit më parë në Kupën e Konfederatave me SHBA-të.

Spanja e ka filluar Kupën e Botës, me një humbje kundër Zvicrës, më pas ka fituar dy ndeshjet e rradhës, me Hondurasin dhe Kilin.

Kanë arritur të eleminojnë, Portugaline, më pas Paraguajn dhe së fundi Gjermaninë.

Duelet e finalës do të jenë për të mos u humbur. Do të ketë një betejë mes mesfushorit hollandez, Ëesli Shnajder dhe sulmuesit me më shumë gola deri tani në Kupën e Botës David Villa.

Kupa e Botës në Afrikën e Jugut do të mbahet mend për shumë gjëra, por një gjë është e sigurt, Hollanda dhe Spanja kanë mundësinë për tu bërë për herë të parë fitueset e turneut, të zhvilluar në tokën afrikane.
 

47 Komente

Br3dharaku - 10 Kor 2010 - 5:38pm

Kristida - 10 Kor 2010 - 10:20pm

Le Furie rosse giocano meglio. La vostra eliminazione? Avete troppi stranieri. Il Brasile a tradito il suo stile, di Maradona non parlo! 

 

My feelings exactly!

Br3dharaku - 11 Kor 2010 - 1:40am

mire ai, po ti pse nuk flet per Maradonen? Smile

Kristida - 11 Kor 2010 - 3:06am

 Se megjithese si lojtar ishte fantastik, per te tjerat me duket si ata te fortet e lagjes dikur qe kur i shikon nderron trotuarin Smile

Br3dharaku - 11 Kor 2010 - 3:08am

sapo fole

arb - 10 Kor 2010 - 6:54pm

Me tè drejtèn e zotit e meriton hollanda...por spanja mè duket ekip mè i fortè,shpresoj tè shkoj me penallti!!!

pjetermustakuqi - 10 Kor 2010 - 7:59pm

Hollaneda eshte kampione e ktij botnori.Pike.E moret vesh,kampion booooteeeee,kujt t'ia maje e gjitrhe pasunia ime asht 1miljon leke te vjetra, ta veje kur te doje  ok ...kur te dojeeee

olsib - 10 Kor 2010 - 8:05pm

Bravo pjetermustakuqi!!!

Ke kuptu sekretin e vertete te fitores.

To think positive... that's the point.

Bravo, bravo...

Tani, vazhdo perseritja vetes para pasqyres me te njejten vendosmeri...

Hollanda eshte kampjone... Hollanda eshte kampjone!!!

 

Sa me teper ta perseritesh, aq me shume shance ka qe Hollanda te fitoje prej verteti.

olsib - 10 Kor 2010 - 8:11pm

Oh yeah!!! Go, go, go!!!

pjetermustakuqi - 10 Kor 2010 - 8:20pm

Eh mer daje nuk me novijitet hiq pasqyra mu,per ti mush menjen vetes,se une e kam te mushme top,ok TOP.Ty meqe taljont t'kan shku ke shpia me koh e me vaft dil para pasqyres e thuj 100 here se Italia s'o kjo qe pame,Italia s'o kjo qe pame...ok Olso.Dhe po qe se ke reflektu naj cike bo dokumentat shpejt e shpejt se me thone te drejte he per he jan myll,po do nderhyme se do miq i kena e te pranjme ne radhe te hollandezve.... a mire shoku?   Tongue

olsib - 10 Kor 2010 - 8:24pm

Ah ok... nqs. e ke te mushme... s'kam ca te them me teper.

E the vete!

Respekte!

Smile

pjetermustakuqi - 10 Kor 2010 - 8:35pm

Po,po te mushme e kam,mu thjesht me vjen keq per ty...   Big Grin

pjetermustakuqi - 10 Kor 2010 - 8:48pm

Na rrufte trapin oktapodi,na e rrufte po qe nevoja dhe Cruijff,NE JEMI KAMPIONET E BOTES.K.A.M.P.I.O.N.E.T

Beluli - 10 Kor 2010 - 8:50pm

achtung   achtung.    Gjermanet bene gol. Smile

Gjermani-Uruguaj 1-0

Teuta - 10 Kor 2010 - 8:52pm

Eh mer Muller c'na bere qe na mungove me ata spanjollet...

Ndeshja e fundit e cunave...do me marre malli... Sad

Beluli - 10 Kor 2010 - 8:56pm

me pak fat, Muller behet ndofta golashenuesi me i mire i ketij turneu.

Teuta - 10 Kor 2010 - 8:59pm

Sa pa gjo, ta marre nje cmim gjermani... Smile

Teuta - 10 Kor 2010 - 8:59pm

Barazon Uruguaj...

S'e paska vleresuar dhe aq Loew ndeshjen, ka futur portierin e dyte.

ketlina - 10 Kor 2010 - 8:59pm

po golin e uruguajt ko do e coni ju te gjermanise Laughing

Beluli - 10 Kor 2010 - 9:40pm

gol.  2-1 per Uruguajin.

ketlina - 10 Kor 2010 - 9:41pm

goli i dyte i uruguajt , nice, nice Laughing

Iris - 10 Kor 2010 - 9:41pm

Shyqyr qe harrova te prononcohem per shtyp sot Smile

ketlina - 10 Kor 2010 - 9:43pm

ngushullo pak monden Iris Smile, se une e kam njerin ne shtepi Tongue qe po i iken truri per gjermanin Laughing

Iris - 10 Kor 2010 - 9:45pm

Le se beri gol prape... Smile

ketlina - 10 Kor 2010 - 9:44pm

E shenoi gjermani shyqyr Smile

dori - 10 Kor 2010 - 9:50pm

Poli me duket se shkon mbas te kuqes. Te ishim ne ne loje do na kishte nxjerre kampion.

Kristida - 10 Kor 2010 - 10:04pm

 :-) edhe mua ashtu me duket!

Br3dharaku - 10 Kor 2010 - 10:01pm

Asnji ekip nuk ka ca me humb pranej bejne shume loje e hapet; gjermonet me te lodh me duken mu.

Kristida - 10 Kor 2010 - 10:04pm

 S'po ja varin shume kesaj ndeshje, po shoh.... Ne fakt kjo eshte gallate sepse luhet per vend te trete, po ja qe te gjithe bejne snobin. Gjermanet nuk kane futur disa titullare dhe me ca deklarata qe dhane dje, nuk me cudit. Uruguaj nga ana tjeter eshte aty 100%.

Beluli - 10 Kor 2010 - 10:16pm

Uruguaj nga ana tjeter eshte aty 100%.

per Uruguajin, ne nje fare menyre, eshte nder vendi i trete.

ndersa Gjermanet, luajne se ''duhet'' lozur. bejne adetin domethene.

Kristida - 10 Kor 2010 - 10:10pm

 3-2 gjermani...for those who care dmth...

spiritus - 10 Kor 2010 - 10:11pm

Gjermani me emrin SAMI i shpetoi nderin Gjermanise.

Br3dharaku - 10 Kor 2010 - 10:11pm

po t'ishte ndeshje qe kish rendsi, kishin me e kap topin me dore mbrojtsit e Uruguajit para se me hy Wink

Kristida - 10 Kor 2010 - 10:15pm

 Une jam e kenaqur me kontributin e Brazilit ne kete ndeshje! Cacau n'a nderoi me topat qe dha per golat... Smile

Br3dharaku - 10 Kor 2010 - 10:32pm

normal, kur fiton gjermoni eshte sikur ka fitu gjysma e botes

Monda - 10 Kor 2010 - 10:56pm

Merreni aman, se s'eshte per gjo Tongue.

Irushe, speaking of gorgeous esmera, e pe Serdarin? Smile

 

Kristida - 10 Kor 2010 - 10:21pm

 Shtylle Forlan! Kjo do ishte fantastike po te kishte hyre! It is over. Gjermania e treta!

ketlina - 10 Kor 2010 - 10:21pm

Ta gezoni fitoren o gjermane upsss tifozat e gjermanise Smile, se do u kish ikur truri edhe per sot Tongue

dori - 10 Kor 2010 - 10:35pm

Forlan e mbylli me një gjuajtje fantastike

olsib - 10 Kor 2010 - 10:50pm
Urime Gjermanise per... Vendin e trete. Si I bie te jete? Shoqeruesja e dyte e Miss-it?!
Monda - 10 Kor 2010 - 11:00pm

T'pakten s'jena grup mer Tongue

spiritus - 10 Kor 2010 - 11:18pm

Ana H, ti je kjo Ana ke PROCESI SPORTIV -TCH ? Smile

rudeta - 10 Kor 2010 - 11:27pm

hik re dreq... se m'bone me nrru kanal kot na si koti (kjo Ana e TC qeka kot fare) ;P

Ana H - 12 Kor 2010 - 3:09pm

hahaha, spiritus, tani e pashe kete....

Big Grin

po, po, me ftuan, por dergova njeriun e padukshem ne vendin tim... Tongue

spiritus - 12 Kor 2010 - 3:15pm

Triblo Ana, triblo pa top Tongue

spiritus - 10 Kor 2010 - 11:32pm

Eshte Redi ky qe po shef tani Big Grin

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente