Tri rrethana kuadrate

1. Nene e  Bije
Shtate vjet me e vjeter se ime më.
Ndihem e  jam motra e saj e madhe.
Motra e saj e vogel.
Motra e saj e vetme.
Bije qe rroj-rrokekam me gjate se Nena.
Po te  rroj  edhe  nente vjet te  tjera
Do te ndihem e do te jem Nene Nenes, ndoshta
Deri kur i mblodha tridhjete e kater,
i jam frikuar fatit:
"Vekja trashegohet si jeta e te tjerat". 
Shtate  vjet qe e  permbys trashigimine
e fatit te keq.
Fatmiresisht...
Ne saje te dashurise se Bijave.
Ne saje te dashurise se Nenave.
                                      (9 Maj 2010)
 
 
 
 
2. Dashi i  flijimit
Pashe, ndoshta n'enderr
nje dash te bukur,  kerkonte kembonen
si mbreti kuroren e humbur.
Fliste dashi:
Kam tash 302 vjet qe mbaj nje kulle mbi krye
mbi kryet qe ma varrosen ne themel te kulles 
Qe kulla te rronte me shume se shekulli
me shume se shqiponja! 
Qe gjate ngritjes se kulles te mos bahej gjak tjeter.
Mbasi u krye kulla, ne deren e madhe  te saj
N'gur' gdhenden nje shqiponje "mendjemadhe" me dy krena.
Tash kulla qe mbajta me krye, e ka kaluar moshen e shekullit e te shqiponjes!
Jam kthyer te marr kembonen, qe ma moren pak para kokes!
...
Kulla asht braktis tash 20 vjet
pune e madhe ne u rrezofte! 
                                                (28 Janar 2010)
 
 
 
3. Këmbanat e kthimit
Fshati im është i ri, në kujtesën e të ikurve
Kullat e mbetura i ka, të lashta.
Të lashta... edhe jerevite.
Banorët që ende frymojnë rrallueshëm
janë pleq të harruar pak e të braktisur krejt.

Fshati im është i ri në kujtesën e ujit.
Miqësine me lumin përbri e ka të vjetër.
Nëse nuk janë binjakë!.
Qiellin përmbi, ia vjetron tymi i mallit që digjet
pa pra...
Varret gjithashtu janë, të vjetër në fshatin tim.
Të vjetër sa jeta janë varret... atje!

Në fshatin tim, vetëm vdekja rinohet!
Fshati im pa mure....
Pa mure,
ngase të vdekur e të gjallë rrojnë bashkë!

Ne fshatin tim, vajzat kane pase emra lulesh
Djemt emra malesh kane pase.
Nenat, emra lutjesh.

Kur te kthehem , ne u kthefsha
askush nuk ka gjunje te dale deri tek Kisha
e t'i bjere Kembanes,  te me dalin para.

Fshati im, një bimë e lashtë, e lënë...
mbas dore!
Rinohet në kujtesën... që zbrazet. 
                                                    (10 shtator '09)
 

18 Komente

ketlina - 16 Qer 2010 - 7:05pm

Shume te bukura, e treta sidomos me pelqeu me shume.

Fshati im, një bimë e lashtë, e lënë...
mbas dore!
Rinohet në kujtesën... që zbrazet.
 

xheni - 16 Qer 2010 - 7:23pm

Ne fshatin tim, vajzat kane pase emra lulesh
Djemt emra malesh kane pase.
Nenat, emra lutjesh.

Kur te kthehem , ne u kthefsha
askush nuk ka gjunje te dale deri tek Kisha
e t'i bjere Kembanes,  te me dalin para.
-----------

te vjen te ulurasesh nga dhimbja!

Ora - 17 Qer 2010 - 2:58am

Mbahu te lutem, te shkuara te harruara!

Finisterre - 17 Qer 2010 - 12:17am

M'pelqeu rrethdrati i pare. Flm macia-blu Smile

PF - 17 Qer 2010 - 4:01am

 Poezia e trete eshte shume, po shume e bukur. Urime!

grava - 17 Qer 2010 - 7:04am

 .....Kur te kthehem, ne u kthefsha..

  Sa ka brenda kesaj antiteze! Te lumte! Nje elegji shume e bukur, per fshatrat tona qe u shperbene.

   Por  do te shtoj: Ne figurat per krahesim, mundohu te ruash raportet e permasava.P.shemb: 

  Fshati im, nje bime e lashte...

Nuk e di mbase e ke gjyku me mire vete, por une do te thoshja;nje dru a peme e lashte, e lene pas dore. Dhe  ruaj natyren, tipin e vargut!

 Puno pa u lodhur e boto sa me shume te tilla..!

  Ore dale se nuk po te kuptoj me.Vertete e ke se  shprehesh ne te gjitha ne gegnisht ? Se gegnishtja jote  ngjan si dy pika uji me toskerishten time.

Forever Knight - 17 Qer 2010 - 7:30am

Poezi shum te bukra , forca shprehese eshte shum e madhe .Dy poezite e fundit jane pershkrime mallengjyese te nje bote qe po tretet ne harrese , breza te tane paten kontribue per me e ngrite dhe me  mbijetue . Shum mund , djers dhe gjak u pat u pat marre . Noshta jana brezi i funit qe shohim andrrat anej . Ate qe se bani lufta dhe veshtirsite  dje po e ban paqja pa begati sot .

Ana H - 17 Qer 2010 - 10:21am

Bukur shume, macja blu. Me pelqeu "Nene e bije", e dhimbshme dhe shpresedhenese njekohesisht.

Edhe tek poezia e fshatit me pelqyen antitezat:

Fshati im është i ri, në kujtesën e të ikurve
Kullat e mbetura i ka, të lashta.

Fshati im është i ri në kujtesën e ujit.
Miqësine me lumin përbri e ka të vjetër.
Nëse nuk janë binjakë!.

eshte ajo gjeja qe gjithnje mbetet aty, por asnjehere s'eshte njesoj. e goditur. Smile

cba - 17 Qer 2010 - 1:14pm

Nuk e kisha menduar asnjehere se mbas kaq vitesh do te lexoja disa poezi qe me kujtuan gazeten  Drita te viteve 80. Kane qene nje brez provincialesh nga jugu e nga veriu qe shkruanin poezi te tilla. E çuditshme se si le gjurme mediokriteti! 

Perkundrazi, kam vene re nje tip ne PPU (ka kaq shume pseudonime e poete sa nuk ia mbaj mend emrin), qe shkruan gati perdite, por ate duhet me e ndjek me interes se ka dicka qe nuk e kane te tjeret. Nuk jam shume i ndjeshen karshi imazheve te tij biblike, por ajo qe ka vlere ne poezine e tij eshte FJALA (ngjyra dhe peneli i poetit). I pari shqiptar qe kam pare deri tani qe ka koncepte te tjera mbi letersine + talent.  

 

macia_blu - 17 Qer 2010 - 3:55pm

Flm  per  kohe  dhe komentet!

....Grava, ne  lidhje me gegnishten. Une  nuk e  zotnoj  as nuk e  perdor gegnishten.  "gegnishtja" ime   asht thjesht dialekti  i katundit. Perndryshe  me  ba me  m'nigju,  flas  "malokce"... prej  se "maloke" jam.Smile

Ne  lidhje  me fshatin   dhe  krahasimin  Bime, ke shume  te  drejte,dhe me ka  shku mendja  me e   shkru,  lis, gur, shkemb, peme (me  ose  pa kokrra). Por vendosa  me e  shkru  bime per  arsyen  e  thjeshte  se  emri  i fshatit  vjen pikerisht  prej  nje  bime...  qe   para  se  te  ngrinin  shtepite  katunaret  e mij,  qindra vjet  me pare, ishte  i pushtuar  nga  bima qe  mban emrin fshati. Ndoshta  te  gjithe  kur  zbrisnin  te ngrinin shtepi  ne  kete  lugine, thonin  po  shkojme  tek lugina  me  fierze. (fierze=fier i  shkurter, dhe paksa  me  i verdhe  se  jeshil)  Kjo  fierze  nuk  asht  ajo e  hidrocentralit... Smile Asht  pak  pa  shku ne  Rrubik,  nese e ke  iden  se ku  asht Rrubiku, (mbasi  ne  Rrubik  kane  punuar  e jetuar  shume  jugas  e  tiranas. shumica  e tyre  arsimtar  e inxhiniere, ose  te internuar)....

...

Pershendetje...

macia_blu - 17 Qer 2010 - 5:14pm

cba, ke  shume  te  drejte  qe  kujtesa  jote  nuk  i nxe  te  tere  poetet , sepse  nese jemi  10milion  shqiptare  (perfshi  edhe  Kosoven)  dalim15  milion  poet e  shkrimtar.

Ne lidhje  me mediokritetin e  viteve  80  te  cilin ta kujtoj vjersha ime,prap ke shume te   drejte, sepse  vetem nga vitet  80  u "rrzu"  poezia , ngase  filluan  te  botonin  paksa  si  shpesh  "maloket" ne  organet  letrare. Por  keto  maloke nuk ishin  prej  fshatit tim ,madje  as  prej  zones time. Shqiperia  "maloke"  edhe  gjeografikisht  ze nje  pjese  te  madhe  te  hartes, nese  fillon  veriu, mbasi  te kalosh  tiranen.

U bane  edhe  maloket  me shkru  vjersha, medet  Zotit?! Dhe  sidomos  per here  te  pare  ne historine  e shqiptareve  maloket  duhet  te  kene  shkru vjersha  vetem ne vitet  80.  :) 

Ai  per  te cilin  ti   shkruan se e pelqen, (cka  duhet me besu  se   edhe une e lexoj  ma heret  se  tek peshku  pa uje, ndoshta  e pelqej  njesoj e  ma  fort  se ti penen e talentin e  tij, ani pse perhere  ne  pseudonime.  Ku  ta di  pse poezia  e  tij me  duket ka  brume  shkodre  (apo  edhe  shkodra  te  duket  maloke?! :)Por  duke  theksu  se ka  indivualitetin e  tij  shume  origjinal.

Edhe nje  here  Graves ne  lidhje  me  dialektin  ose  ma   sakte  Rrubikun.  Rrubiku ka  qene  nje  qytet  i vogel,  qe ne perditshmerine  e tij, fliteshin  te gjitha  dialektetet e shqiperise. Te gjitha. Vetem ne  Rrubik  mund te  gjeje  shkodrane,  vlonjate, tepelenas, korcar, tiranas, permetar, elbasanas, etj  etj  etj. Te gjithe   mbas  90 iken ,  shumica  e te gjithve  iken  jashte  ...

Shumica  prej  tyre  edhe  enderrat i shikojne  ne  dialekte te perrziera. Sic  une  shkruj  "vjershat" e  mija   , as ne  gegnisht  e  as ne  letrare.(qytetare)

Ata  qe  jetuan ne rrubik, shumica  e  tyre  jo prej se e  zgjedhen  vete, (perjashto  ndonje  rast  kur  martohej ndonje  vjaze me  dashni),   te  gjithe  lane  dicka  edhe nga  dialektet  e tyre  ne  Rrubik  ashtu  sic  edhe  te  gjithe  moren  dicka  edhe  nga  dialekti  i mirdites me  vete.

...  por  une  nuk jam  nga  qyteti  (rrubikut)  :)  Jam  nga  Fshati,  Fierze . Kur  i shkruaj  ndonje  leter  vetes  se atjeshme ,  shkruaj  mbi  zarf: 

macia_blu

Fierze- Rrubik

Mirdite

Albania.

Smile

(kam jetu  do  dite  ne  lezhe,  e do  te tjera ne  Tirane... dhe  sidomos   shiun(vjeshten) e  Tiranes  e  kam  shume  te  shtrenjte... . Por,  nese   do  te lindja prap  do  te kisha  zgjedh me lind  ne  Fierze-Rrubik . C'maloke  e  pa -gdhe'ndur qe  jam! Smile

Tung!

 

cba - 18 Qer 2010 - 11:07am

macia_blu,

Pse kerkon qe te merrem me personin tend ? Nuk me intereson fare se nga je me origjine, apo ne cfare gjuhe apo dialekti flet e shkruan. Fare. As opinionet e tua social-politike. Une shpreha mendimin tim te sinqerte rreth asaj qe lexova. Kaq. Te pelqen apo s'te pelqen, ajo eshte e drejta jote, te cilen e respektoj.

Idris - 17 Qer 2010 - 5:35pm

Nuk e kisha menduar asnjehere se mbas kaq vitesh do te lexoja disa poezi qe me kujtuan gazeten  Drita te viteve 80. Kane qene nje brez provincialesh nga jugu e nga veriu qe shkruanin poezi te tilla. E çuditshme se si le gjurme mediokriteti!

Shume origjinal kjo menyre e te shprehuri me germa cba.

Vetem se kam nje parandjenje qe duket sikur digjon e lexon mace ..po jo blu .Te duket sikur je  ne kete ambient , kur lexon komentin tend.

http://www.youtube.com/watch?v=3KOPil9ABUg

 

grava - 17 Qer 2010 - 8:10pm

 macja_blu, po si more nuk e njoh une Rubikun? Tani degjome, por mire ama!Leri maloket dhe malokerine se ...

 Je dhe jemi edhe na maloke.E di mire kete ?Por vurju punes dhe krijo se ke nje damar "maloku"..sa ka rrezik ja kalon edhe damarit  tim.He, te pelqeu keshtu labçe? E pra puno, sa nuk te ka ardhur koha te thuash; "Tash ashte vone.Ndjehem i lodhun.."!

  Ruaj origjinalitetin tend dhe te asaj krahine, qe ke ne shpirt.Se e kemi nder me te nderuarat.Ishte Republike kur nuk kishim shtetin tone.Pastaj ka ca tedhena qe edhe.. na...aneja e kemi origjinen...

Miqesisht Grava

macia_blu - 18 Qer 2010 - 10:09am

Grava,  flm  ...

sinqerisht!

twintip - 18 Qer 2010 - 2:04am

poezia eshte medoemos forma artistike me e veshtire per tu komentuar... gjithsesi, mua me bezdis disi kur shoh se ne mundimin per te kuptuar ose shijuar nje poezi, ortografia pengon, ne vend qe te ndihmoj.

macia_blu - 18 Qer 2010 - 2:44am

e votoj verejtjen  tuaj, twintip

flo - 18 Qer 2010 - 9:12am

tronditese poezia e trete mace

"Në fshatin tim, vetëm vdekja rinohet!"

 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente