"Jemi në një kohë kur kostumet origjinale është e pamundur të realizohen. Për këtë arsye kemi kërkuar që të pasurojmë fondin për t'i ruajtur këto kostume, por kemi hasur vështirësi ligjore për formën e veprimit mbi këto blerje", rrëfen drejtori i Muzeut Etnografik.
---------------
ELBASAN - Disa familje me emër të besimit mysliman në qytetin e Elbasanit vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm veshjen popullore qytetare, e cila dhe e transmetuar brez pas brezi në shumë prej tyre i ka kaluar të 100 vjetët.
Ndër këto familje renditen pasardhësit e Sul Domit, familja Hasekiu, Bumçi, Miraku, Mullajonuzi, Dakli, Stringa, Xhepa, Luniku, Sejdini, Misiri, Gjevori, Selita, Haxhihyseni, Baholli etj që vazhdojnë të kenë të paktën një kostum të ruajtur me kujdes nga vjehrrat, nënat, nuset e bijat e tyre.
Por ndëkohë, drejtori i muzeut etnografik bën thirrje se tashmë po zhduken veshjet shqiptarçe (siç cilësohet veshja popullore qytetare e Elbasanit), si dhe personat që i punojnë ato. Në muzeun etnografik ndodhet një veshje shqiptarçe, por me vështirësi ekspozimi.
Edhe pse ishte menduar blerja e disa kostumeve të traditës së krahinës, mungesa e një procedure të thjeshtë blerjeje e ka bërë të vështirë realizimin e këtij projekti. Kreshnik Belegu thotë se prej vitesh nuk ka pasur mundësi të realizojë projektin për të pasuruar muzeun me kostume popullore.
"Jemi në një kohë kur kostumet origjinale është e pamundur të realizohen. Për këtë arsye kemi kërkuar që të pasurojmë fondin për t'i ruajtur këto kostume, por kemi hasur vështirësi ligjore për formën e veprimit mbi këto blerje. Kostumet janë në krahina dhe i kanë individë që nuk është se do të aplikojnë me oferta apo të bëhet tender mbi blerjen e tyre.
Berjen e fundit që kemi bërë, ka qenë aty nga vitet '80 dhe është edhe fondi aktual i muzeut. Për mbledhjen e këtyre kostumeve që janë drejt zhdukjes, duhet një projekt i përbashkët për grumbullimin e atyre më tipikeve dhe më të ruajturave".
I pyetur Belegu thotë se një kostum i Elbasanit në atë kohë ka kushtuar 25 000 - 42 000 lekë të vjetra. Zonat që kanë kostume me vlera janë Godoleshi që ka një kostum me rreth 27 pjesë, Shpati, Kërraba etj.
Sot një kostum qytetar i Elbasanit, sipas Belegut, kushton 1-2 milion lekë, ndërsa kostumi i krahinave kushton 500 000 - 1 000 000 lekë. Në muzeun etnografik vazhdon të mbetet një stendë bosh që pret ekspozimin e kostumeve popullore.
Drejtori i Trashëgimisë thotë se është shumë e rëndësishme që të gjendet një mundësi për blerjen e kostumeve pasi ato janë në zhdukje dhe nuk do të jetë e largët dita kur ato do të zhduken. Këto kostume nuk mund të prodhohen më, pasi nuk ekziston lënda e parë dhe nuk ka më gra që i punojnë ato.
"Sot ka shumë që thonë se prodhojnë kostume popullore, por ato janë vetëm imitime pasi kostumet popullore, sidomos ai i Elbasanit, që të realizohen duhet një kthim në kohë dhe një trashëgimtar i teknikës së realizimit të tyre që sot thuajse nuk ka më.
Në dyqane sot shihen shumë imitime, të cilat kushtojnë deri në 50 mijë lekë, por janë shumë larg origjinalit që mbetet pasuri e pak familjeve në sepetet e vjetra të dyerve të mëdha",- vijon Belegu.
Në një nga familjet e Elbasanit, një prej këtyre kostumeve vazhdon të mirëmbahet në sepet (arkë) me kujdesin dhe nikoqirllëkun që vazhdon nga vjehrra tek nusja e më tej. Kryefamiljari F.K. (nuk dëshiron të prononcohet me emër) thotë se janë joshur disa herë për ta shitur kostumin që përfshin të gjitha pjesët prej mëndafshi të qëndisura me ar, por kanë vendosur ta trashëgojnë si një pasuri jo thjesht monetare, por edhe shpirtërore.
Me prejardhje nga një ndër një familjet më të pasura të qytetit, vajza e ka trashëguar dhe kështu do të vazhdohet me këtë vepër të dorës së femrës elbasanase. Sapo fillonte rritja e vajzës, tradicionalisht fillonte edhe paja e saj ndër të cilat një rëndësi të madhe kishte veshja shqiptarçe.
Për ato vajza që vinin nga familje të pasura kostumi porositej, ndërsa të tjerat mbylleshin dhe për vite me radhë punonin veshjen shqiptarçe, siç quhej edhe kostumi popullor qytetar, që do të shërbente edhe si veshje për martesën.
Një prej trashëgimtarëve që zotëron veshjen më të shtrenjtë qytetare të Elbasanit tregon se kostumi ruhet në arkën e vjetër duke i ndarë pjesët me napa dhe letra. Ky kostum është veshur shumë pak herë. Ai është i qëndisur me ar, ka pjesët e këmbëve të gjata, që për shumë familje ka kuptimin e shtresës sociale të asaj kohe. Madje në këtë familje ku ruhet ky kostum i rrallë i qëndisur me shumë ar, fatin për ta veshur e ka pasur nusja e shtëpisë.
"Nëna ime e ka trashëguar veshjen shqiptarçe qysh nga viti 1938 e deri sot. Ka disa familje të tjera që ruajnë kostume popullore qytetare të Elbasanit. Këto veshje ndaheshin në tre kategori: Seten nape që realizohej dhe vishej nga të gjitha shtresat, seten Shkodre ku lulet e arit realizoheshin me ngjyra dhe seten ari ku mbizotëron ari dhe zotëroheshin kryesisht nga familjet aristokrate dhe të pasura.
Një tjetër element që tregonte kategorinë janë këmbët. Sa më të gjata të ishin ato, aq më e pasur ishte familja". Ai tregon se ia kanë kërkuar për ta blerë kostumin popullor, por ai nuk e ka shitur.
Disa vite më parë një i huaj i ofroi 2800 euro, por ai e konsideron pasuri të madhe jo vetëm materiale, por edhe me rëndësi për familjen e tij duke mos e shitur. Nga tregimet e familjes, fesi (kapelja e mbushur me ar) është sekuestruar ndër pasuritë për shkak të vlerës së madhe. E vetmja gjë që i ka mbetur kësaj familje nga koha e artë e bollëkut dhe pasurisë është ky kostum i vjetër por me një vlerë të pamatë.
Veshja shqiptarçe dhe martesa
Kostumi kishte çerven, çitjanet, linja, jeleku, fesi me napolonat e floririt, kamet. Veshja shqiptarçe ishte traditë vetëm tek familjet myslimane të Kalasë. Kjo veshje shoqërohej edhe nga aksesorë të tjerë si sepeti ku mbahej, mbulesa e karrikes etj. Njëkohësisht në pajën e nuses do të bënte pjesë xhybja që mund të ishte ngjyrë vishnje ose blu, takmet e pajës, guvertja dhe boçja prej ari.
Veshja shqiptarçe vishej vetëm në ceremonitë më të rëndësishme dhe sidomos nga nuset. Kështu, pa mbaruar kostumi, vajza elbasanase nuk mund të martohej. Vajzat nga familjet e pasura e porosisnin, ndërsa ato që s'ishin në gjendje të mirë ekonomike e punonin vetë. Një punë e tillë kërkonte dy vjet kohë pa ndërprerje.
Nusja e re vishte kostumin popullor qytetar dhe po kështu në ceremonitë e tjera të dasmave apo ceremoni të rëndësishme një nuse e re vishte këtë kostum dhe kuptohej që ajo sapo ishte martuar. Ndërsa vajzat e reja nuk mund të vishnin veshjen shqiptarçe.
Ndryshe nga familjet myslimane, ato ortodokse nuk kishin një kostum tradicional të caktuar. Ato zakonisht vishnin një fustan të gjatë me bisht bezhë ose veshje evropiane.
29 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Titulli nuk me duket i sakt. Kjo veshje specifike e Elbasanit mbase eshte ne zhdukje, duke pasur parasysh edhe vleren ne flori te origjinalit. Ama si vazhdim tradite fenomeni ndryshon ne zona te ndryshme. Ne veri ka nje ringjallje, bile goxha biznes i kesaj "industrie." Edhe tradita e veshjes se nuses me kostum popullor po ashtu vazhdohet. Por ne Vlore psh, shume veshtire. Ka kerkuar nje shoqja ime kostum vlonjat dhe s'gjendej ne asnje vend. Me ne fund beri kompromis me nje version shume te thjesht qe ia bene me porosi.
Nuk e di c'ben Ministria e Kultures, por duhet te krijoje kushtet dhe fondet perkatese per te ruajtur larmine etnografike dhe kulturore qe perfaqesojne kostumet.
Si artikull sheklli qe eshte normal qe ka budallalliqe dhe pasaktesi sa te dush.
E sidomos njohje te dobet te tradites. Jo se une psh e njoh shume me mire, po te pakten se marr persiper me e shkrujt ne gazete me kaq siguri.
Nejse, une se kam degju naihere ket punen e veshjes qe paska qene tradite vetem per muslimanet e kalase apo qe gjithe muslimanet qenkan martu me rroba shqiptare.
Sidoqofte eshte e vertete qe veshjet kane jetuar ne sepetet e gjysheve tona, dhe procedura ka qene pikerisht ajo e te ndares me pjese dhe mbulimit me napa sipas hierarkise se pjeseve. Edhe une ne sepete kam nje naplon te shtremet florini, sa nje 5 leksh. Ajo eshte gjithe cka ka ngel per ne nga kostumet dhe arturinat e tjera te dy familjeve marre se bashku. Nuk e dija as kete klasifikimin e statusit social nepermjet kostumit popullor :) Nuk besoj te kete qene keshtu, sidomos ne vite te vonshme sic eshte 1938. Megjithate edhe mund te jete keshtu.
Veshjet nuk kane per tu riprodhu kurre me se sic ka thene Monda kane qene lare ne flori, qe nga fijet e qendisura e gjer tek naplonat qe i vareshin lart e poshte. Prandaj kane pas vlere te madhe, dhe familjet i kane shitur per buken e gojes. Madje nuk besoj qe ato familje qe permenden aty i kane ende neper shtepija. I kane shitur pjese pjese ose dhe te plota. Nje pjese kuptohet eshte sekuestru nga pushteti dhe ne vend te muezumeve ka perfundu neper shpijat e felliqesirave e spiuneve qe merrnin pjese ne proceset e sekuestrimit.
Pervec gjerave te sekuestruara psh, familja ime ka shitur per buken e gojes plot gjera tek muzeu etnografik, shumica me aksesore ari dhe me vlera te paimagjinueshme.
Se marr vesh nje gje nga shkrimi. Ky muzeu ka pas me shume se 1 kostum apo si ? Se nqs ka pasur, ku kane shkuar kostumet ?
Do ishte me mire nje shkrim mbi gjendjen e muzeut, inventarin sesa me objekte qe muzeu nuk i blen apo gjen dot.
As behet fjale sot qe nje familje te shese nje kostum te tille tek muzeu fakir etnografik i qytetit. Eshte cmenduri ta mendosh.
Maksimumi mund te shese ndonje tave balte apo ibrik bakri. Ka ik koha kur spekulatoret greke , italiane apo dhe shqiptare trokitnin dyerve te kalase per te ble per 2 leke, sende te vjetra, qe mileti, i mbushur me mllefin e te jetuarit mes vjetersirave dhe fukarallekut i hiqte qafe pa menduar gjate.
Gjithesesi, shof ne dyqane apo ne dasma veshje te riprodhuara vertet. Edhe nje pjese e veriut qe i ka kostumet me material bezeje mbase i ka riprodhu.
Megjithate nuk besoj se kane riprdhu kostumet me vlere. Une psh kam nje pjese te vogel te nje brezi prej sermi te nje kostumi popullor te veriut qe te mahnit. Pjesa eshte e vogel nja 5 cm x 5 cm, por arrij te imagjinoj si mund te kete qene i gjithe brezi me serm, dhe jam e sigurte qe duhet te kete qene i mrekullueshem. Dhe pjesa qe kam une, ka shpetuar nga shitja pjese
pjese e atij brezi.
Tema ama eshte interesante dhe ajo fotoja mua me shpoi ne zemer ngaqe i kam bo sikterr origjines
Veshjet qe shiten sot ne dyqane jane pak a shume imitime te tilla :
(bukuroshes se vogel qe ka pozuar sigurisht qe ja kam pre koken per arsye etike ;) )
Kam une nje kostum popullor origjinal verior dhe copa eshte e punuar ne tezgja, bluza e bardhe eshte beze(ne mos gaboj se mua me duket sikur e kane perzier dhe me material tj). Anet e bluzes jane ne fije floriri dhe brezi eshte i kuq i ndezur, poashtu me fije floriri, disa metersh. Te njejten ngjyre ka dhe gjoksorja por perveç qendismave te floririt ka dhe ngjyra te tjera.
Kurse pasurine tjeter te floririt nuses ia kane dhene me vete ne napolona, varg qe i varte ne qafe.
patjeter,
une e kisha llafen per keto variantet e thjeshta me beze me te bardha , me funde si perparse te kuqe, me duket se zadrimore a dicka e tille.
nga ato te ze syri shume qe shiten neper tirane, dhe jane te bukur goxha.
P.S. Po nai naplon bashke me kostumin ke mi ?
Apo jua ka marre dhe juve partia per tja dhene......partise mooo
Ehe, me ate shallin e bukur(qe me iku nga mendja emri) qe vene mbi koke. Sa qejf i kam dhe perparesen dhe mbraparesen, te punuara aq bukur. Pastaj ato kepucezat e qendisura...Ama c'do kene hequr duke lare te shkretat gra me ato pelhura te bardha qe vishnin, duke imagjinuar ne c'kohe kane jetuar.
Mendjen naplona kjo Bidrija. I ka rene vlera floririt o Bedrije.
eh vallai me qan syri per i cike naplona.
nuk i du te gjitha jo, le ti majne me shnet ish-pushtetaret.
une do dojsha vetem ca koqe naplona, ta kisha bo dhe une e shkreta nai cope shkolle perjashta shtetit, se na la fukaralleku trushtypur
Vallaj une naplona s'kam mi Bidrije, perveç 1 cope qe ma dha nje plake ne Theth kur shkuam nje here (perveç naplonit desh' me ngjeshi dhe nipin e saje).
Ate e ruaj per vlere historike se po te shitet vlen shume pak.
T'paska ngelur merak shkolla jashte. Kush ka tru zhvillohet ne cdo ambient, Bidrije, e ne kete prizem mos te te ngele merak fare.
huh? ku?
Nuk e di kush e mban mend ne Tirane, tek sheshi Avni Rustemi, kur shkoje per tek Pazari i vjeter, mu ne cep ka qene nje pjese e Muzeut etnografik (ose i gjithi, s'jam shume e sigurt, kam qene vogel fare). Kishte nje odë te rindertuar dhe nje manekin me nje veshje gruaje karakteristike tiranase. E punuar holle-holle ne ar, gjithe qendizma e farfuritje ... mbaj mend qe ngulesha aty me minuta te tera
Kete punen e veshjes ndryshe nga myslymanet s'e mora vesh as une. Ne Tropoje, katoliket dhe myslymanet vishnin kostum.
Nga nje zone e Vlores s'u thoshin napolona po "kapoj". "Kapojte e mi," thoshte gjyshja ndjese paste, qe i kishte te qepur si gjerdan kur u be nuse "i mori gjyshi dhe i beri bageti"
. I mbeti merak se ishin gjithe ata ngaqe ishte cupke e vetme.
Nuk e di si eshte kostumi i Elbasanit. Une kam veshur kostum tropoje dhe ishte shume i rende.
une moj moter skam prek kostum me dore, e jo me veshur.
I kam te nigjume te gjitha, se kur kam pas lindur une ju kishin dhene duart.
Cupke e vetme mo ishte dhe gjyshja ime, por vallai me mire ti kish bere bageti im gjysh sesa i hengren spiunet dhe komunistet
Te pakten e dija qe do ishte knaq me tagji ndonje dhi dhe do e kisha shpirtin rehat
Tushe, po bagetine pastaj e moren mi zemer, si gjithe te tjerat. Me demek e tufezuan a si ishte termi politik i qemotit.
Shif kjo qytetarja e modhe. Alla frenga ti me demek
. Jo jo, une cof per kshu gjonash. Ia kisha vene syrin nje kostumi ne Tropoje. I thashe dajeshes qe s'e dua me shume ngjyra. Me thote ajo qe sa me shume ngjyra te kete kostumi, dmth qendismat, aq me e madhe dera. Ne Tropoje, ndryshe nga Elbasani qe matej qendisma te kembet, atje maten te menget. Nuk ndenja shume kohe per te pare verdalle, ama heren tjeter qe do vete ne Tropoje, do rri e do numeroj ngjyrat e ta porosis tamam.
@ Ana, e morem dhe ne per motren me qira kur u martua, po s'e veshi dembelja se do ndryshonte fustanet e bardha sic ka dale damlla moda andej.
monda,
ime moter i veshi dhe i kam bere ca foto shume te bukura ne Apolloni qe c'te te them... Kur shkuam tek krushqia, motra i veshi prape dhe gjithe njerezia (ki parasysh - myzeqare
u habiten fare. Dhe ne u kenaqem qe i lame pa mend! :D
Po thuaj, aq shume u hutuam, saqe me doli fare nga mendja t'i vishja dhe une njehere ato dimiqt e mermerit e te kisha bere ca foto... Tashi, s'i dihet ne na bie me rasti, apo jo...
Kur u martua ime moter, morem nje kostum popullor ne Kruje, me qira. E dini sa ishte qiraja per 3 dite? Vetem 20 mije leke te vjetra!!! U cudita jashte mase, sepse kishim menduar qe duhej te ishte goxha shtrenjte! Ama kostumet qe i bejne dhe sot, tek Pazari i Vjeter pothuajse te gjitha dyqanet shesin syresh, jane te bukur, por punimi nuk eshte aq fin sa dikur.
Nje nga veshjet me te bukura popullore qe me kane pas pelqyer kane qene ato te grave te Dropullit, hijerende dhe fisnike.
E trishte eshte qe asnje tradite e punimeve te tilla nuk kalohet te brezat e rinj (perveç imitimeve dmth). Kur te interesohet ndonje pastaj, s'do kete as kush t'ia mesoje me.
Bera nje foto disa vjet me pare ne Kruje. Kemishkat ma rrembyen zemren dhe u tregova shume e pakujdesshme qe s'i bleva sepse siç thote Bedrija, kushtonin shume-shume pak. Ai qe i shiste sidoqofte me la t'i mbeshtesja ne trup sa per t'i fotografuar.
shume veshje origjinale qe dikur ju jane sekuestruar nga komunistet familjeve t epasura shqiptare ne cdo krahine dhe qytet te shqiperise, vec atyrre te fshatit nje pjese, gjate kohes se komunizmit kane perfunduar neper muzete ne shqiperi ose jane shitur nga vete sigurimsat jashte shtetit.
tani pas viteve 90 keto muze jane vjedhur serish sidomos ne 97 po prej atyre njerezve qe e dinin mire se ckishte brenda muzeu, pra nga ciceronet dhe drejtoret e tyre dhe jane shitur perseri ne kembim te sasive te medha monetare ne vendet fqinje. kjo gje vazhdon edhe sot.
shif kete linkun pak http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/3499/Veshje-Popullore-Shqiptare
ka akoma pleq ne veri qe veshin pantollona leshi, i mbajne pak si poshte si zezaket ne angli
mode e lashte Shqiptare
someone flm per linkun, sa zili jane rrobet e burrave !
rrobat e burrave zakonisht kane qene me te forta (tear and wear) se jane perdorur me shume. Por ato te bera tamam jane te shtrenjta dhe nuk ka shume qe dine ti bejne. Di qe bejne openga me lekuren e kokes se lopeve/vicave te bera me grep nga siper
... kam dashur ti blej por nuk kam gjetur (meqe the shkenca e fiskultures thote qe jane te mire per kemben)
Por te gjitha veshjet kane bukurine e tyre, por e grave mua me duket me shume e komplikuar me lulet dhe ngjyrat qe futen ne qendisje ...por ne fund del e bukur
Dhe pazari i Krujes meqe e permende ka shume gjera te mira por veshjet nuk me jane dukur me cilesi te larte ...po pse se bleve ate bluzen, se te duket mire
Po he pra pse s'e bleva! Ate vit ne fakt bleva disa gjera shume te bukura ne ate treg: dhurata per miq e vethe argjendi shume te bukur. Kur u ktheva vjet, s'kishte mbetur ndonje gje e madhe.
Ne kembim kam gjetur ketu nje dyqan qe sjell mallra nga Afganistani, ku kam blere nja dy mbulesa te vogla pambuku, te qepura me dore njera siper tjetres. Oh sa te bukura qe jane: gjithe ngjyra, gjithe lulka, njera ka edhe nje arne te vogel, naive, shume te dashur.
ahaa haa se me bere te qesh me te Afghanistanit :-) ...po pse te duken si Shqiptare?
Po ju ne Itali nuk keni dyqane me gjera Shqiptare, se eshte nje ketu ne Londer me qendisje dhe me djera popullore se bleu njeri nje cifteli. Por ka edhe ushqime Shqiptare i.e suxhuk dhe turshi
Po
, basmat me lulka te vockla me kujtojne ca çarçafe qe stergjyshja i ruante qe nga koha e paraçlirimit. Kurse keto dyqanet turistike s'i duroj dot.
Me pelqejne veshjet tradicionale, por jo ato ku grate vishen me brekushe... bahhh !
Eshte nje mjeke per femije, me duket, Linda Abazi, qe ka krijuar nje koleksion te mrekullueshem me veshje popullore nga te gjitha krahinat e vendit. Pashe nje dite, nje emision per te, vetem se e kishte problem ruajtjen e tyre, ngase hapesirat e shtepise s'i kishte fort te medha. Po koleksioni ishte shume i bukur, vertet.
linda spahiu
yeaa, right! rrofsh.
Po Linda Abazi kush eshte, njehere, qe me qeka fiksu si emer mu?! Mah... nejse, c'rendesi ka.
:)
ku di une
do te te ket met menja ke nai abaz ty, dhe e ke ne maje te gjuhes
Në Shkodër, është një hotel-restorant- muze etnologjik që quhet "Tradita" dhe ndodhet diku në unazë, ka dhe sit internet që e gjen me google kollaj. Atje kam parë lloj lloj veshjesh popullore nga jugu e veriu. Shumica ishin të vjetra dhe të mrekullueshme.