Çmimi “Nobel” për Letërsinë 2006 vjen në Shqipëri. Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, një ndër zërat më të spikatur për momentin në letërsinë botërore do të jetë në Shqipëri në datën 17 maj. I njohur nga lexuesi shqiptar përmes disa romaneve të tij, të cilat kanë ardhur në shqip përmes shtëpisë botuese “Skanderbeg Books”, ai vjen tanimë ta takojë atë personalisht.
Ardhja e tij në Shqipëri përkon edhe me botimin e librit “Stambolli, kujtime dhe qyteti”.Një libër autobiografik, ku autori rrëfen fëmijërinë e tij, rininë e hershme e mes të tjerash dhe një histori dashurie me një vajzë me origjinë shqiptare, e cila përfundoi shumë shpejt, për shkak të ndërhyrjes së prindërve të vajzës. Një histori që shtrihet në rreth 20 faqe të romanit të tij.
Përgjatë tri ditëve të qëndrimit në Shqipëri, Pamuk do të zhvillojë takime me krerët e shtetit shqiptar, me shkrimtarë e lexues. Por dëshira më e madhe e shkrimtarit është të njihet me Shqipërinë. Mësohet se në kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e ardhjes së tij, parashikohet edhe një vizitë në qytetin e Beratit, ku ai ka kërkuar me insistim që të shkojë. E ndërkohë autoritetet lokale të qytetit, i cili tanimë ndodhet nën mbrojtjen e UNESCO-s, kanë filluar përgatitjet për të pritur sa më mirë novelistin.
I pari libër që e prezantoi Pamukun në Shqipëri ishte romani “Unë jam e kuqja”, i cili u hodh në treg gati në të njëjtën kohë me ndarjen e çmimeve “Nobel” nga Akademia Suedeze. Duket se botuesja dhe shkrimtarja Flutura Açka e nuhaste fitoren dhe këtij lajmi iu kundërpërgjigj menjëherë me një roman. E siç ka bërë në të vërtetë edhe me nobelistë të tjerë. Pas romanit “Unë jam e kuqja”, i cili të fut në labirintet e një bote tjetër, me shije misteri, “Skanderbeg books” solli në shqip të tjerë romane të tij si “Bora”, “Baulja e babait”, “Kështjella e bardhë”, etj. E ndërkaq dy libra të tjerë pritet të dalin. Madje për ta kurioziteti është edhe më i madh, pasi në ta përmenden edhe shqiptarët e Shqipëria.
Shkrimtari
I lindur në 7 qershor 1952 në Stamboll, Pamuk është sot një nga shkrimtarët më të njohur të vendit të tij, i përkthyer në 34 gjuhë. Në fëmijëri ëndërronte të bëhej piktor, por studioi arkitekturë. Pas kësaj iu dedikua letërsisë dhe në vitin 1977 u diplomua për gazetari në Universitetin e Stambollit, ndonëse asnjëherë nuk e ushtroi profesionin e tij. Mes viteve 1985 dhe 1988 u vendos në Nju Jork ku punoi si profesor i jashtëm në Universitetin Columbia, deri sa u kthye në qytetin e tij të lindjes.
Romani i tij i parë u botua në 1982, ndonëse iu desh të priste tre vjet që vepra e tij të njihej në nivel ndërkombëtar në sajë të romanit “Astrologu dhe Sulltani”. Por, njohja e tij u përcaktua në 1998 me romanin “Unë jam e kuqja”, një libër që i vendos ngjarjet në Stamboll në shekullin XVI, kur në vend sundonte Sulltan Murati III. Vepra e tij e fundit, një libër për Stambollin, është një autobiografi me të cilin ai dëshmoi plotësisht talentin e tij në letërsi: të shkruash mbi qytetin ku ke jetuar që kur ke lindur, vendosur mbi një memorie perfekte,mbi mendime dhe filozofi, ky është libri “Stambolli, Qyteti dhe kujtime”. “Ajo që më ka përcaktuar si karakter ka qenë lidhja me shtëpinë time, me rrugën time, me peizazhin tim, me qytetin tim”, do të thoshte dikur shkrimtari.
Ai është konsideruar nga kritika i barazvlefshëm me autorë të tillë të njohur si argjentinasi Ernesto Sabato apo italiani Alberto Calvino. Mes çmimeve që ka marrë mund të përmendim: “Libri më i mirë i huaj” në Francë (2002), “Grinzane Cavour” në Itali (2002), “Internacional IMPAC” në Dublín (2003), “Médicis de Francia” (2005) dhe “Çmimin e Paqes” nga Botuesit gjermanë (2005).
Pak vite më parë një gjykatë e Stambollit arshivoi një çështje kundër Pamuk mbi komentet që ai kishte deklaruar mbi vdekjen e kurdëve dhe armenëve të botuar në një gazetë zvicerane “Tages Anzeiger”. Ky rast provokoi një valë protestash ndërkombëtare kur shkrimtarët firmosën një deklaratë në mbështetje të Pamuk, duke akuzuar Qeverinë turke për shkelje të të drejtave të njeriut. Por ky intelektual rolin e tij politik e shikon si një dënim. Gjithnjë ka thënë se është “një shkrimtar që e konsideron politikën si një kompromis të pashmangshëm, por që nuk i pëlqen”, “Dua të jem një shkrimtar i lirë”, ka thënë më shumë se në një rast.
Të shqipëruar
“Unë jam e kuqja” (2006)
“Bora” (2007)
“Baulja a babait” (2007)
“Kështjella e bardhë” (2008)
“Shtëpia e heshtjes” (2008)
“Jeta e re” (2009)
Në proces
“Muzeumi i pafajësisë” (2010)
“Stambolli, kujtime dhe qyteti” (2010)
“Libri i zi” (2010)
33 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Kot, per kuriozitet, pse ka nje yll ky shkrimi? S'para i kushtoj rendesi yjeve dhe henazeve, por ketu me habiti ca ...
Kot per kuriozitet. Per cfare ti japesh yje nje shkrimi te tille. Se ky eshte thjesht nje shkrim informativ, apo jo?
Po ndaj thashe
.
Meqe shkrimi eshte informativ, dhe me sakt lajm i vizites, atehere kjo venia e nje ylli do te thote qe s'te pelqen ideja e vizites se Orhan Pamuk ne Shqiperi. Hipoteza ime kjo, se s'kam ndonje version tjeter. Ne vijim te kesaj hipoteze me habit simbolika nje-yllesore.
edhe mua Monda.
nese lajmi nuk perben rendesi atehere nuk je i detyruar ti vesh yll ketij shkrimi.
E kam takuar Pamuk, kur dha disa referate per letersine. Ishte shume i gjate dhe nga afer nuk ishte aq i pashem sa duket ne fotografi. E pyeta: e njeh Kadarene? Me tha qe e pelqej si shkrimtar por nuk e kam takuar ndonjehere. I mora nje firme.
Turqit kane intelektuale per se mbari pasi jane edukuar jashte te tere. E prezantonin miqte e tij intelektual turq, ne fillim.
Lire, kan fillu me i pas tash "persmarit" se s'lan gure pa lujt per me hy n'Europe, pa per ato te kalumit, fali Zot.
Kur na e kan hek ne te drejten me shkru e me lexu gjuhen ton per 5 shekuj, per me i detyru shqiptaret me shku me msu turqisht ne Stamoll, s'ka obskurantizem as erresine ma te madhe se sa nji poshtersi e tille.
Por thoni qe tash ka arrdhe koha qe Turku (m'falni per shprehjen) edhe breket i hek, veç me e lan kush me u fut n'Europe...!!!
o shoqja gazetare, kush eshte ky
e mo dhe ti sa ve re
hahahha Ana, une e prisja nga ty...
Ruzhe, per mua eshte njesoj si te thuash Ismail Agolli...
Ty po te ofendun nga makaronaxhinjte e kall ne flak gjithe osmanlline
.
po mer taj, mos m'shaj, se shko zhaku zher m'zhu, o zhelal...
Oh sa mire, do ja japin cmimin ndonje shkrimtari Shqiptar? Apo e sollen cmimin ne kuti me poshte qe t'a tregojne ne ndonje muze?
Te keqen e gaz-etareve. Pasi lexova shkrimin mora vesh qe jo cmimi vete, por fituesi i cmimit ne 2006 do vika ne Shqiperi.
gjemb,
ne fakt ti ke te drejte, se cmimin Nobel e kane fut ne kuti per shqiperine dhe profet nuk duan ta hapin kutine per qamet. une them qe te gjithe si popull te futemi ne greve urie qe ata te hapin kutine dhe t'ia japin nobelin kadarese.
haha! Boo, paska edhe te tjere xhib-a qe duan hapje kutish ne cdo teme
Ore qe vjen nje personalitet i kultures, si çifuto- turku ...Pamuk, kjo do te perbente vertete nje haber nga me te miret.Po çe do qe neve na gjen ....Lesh Arapi ...E ne vendin e lindjes se tij, per te njejten situate do te na thoshnin:
.."Stambolli digje e ........" pa jo per gje tjater... sikur çoç bie gradacioni i entusiazmit
Orhan Pamuk nuk eshte çifut. Pse jane kaq te perpunueshem keta shqiptaret e mi? Shko mbas berihajit i thone kesaj! Po pjesa me e erret turke edhe per Mustafa ataturkun ashtu thote qe ka qene çifut. E thone ata qe s'ju pelqen turqia si vend laik, dhe duan te kthehen ne koherat e babes.
Ne qoftese s'je dakort me politikat e tyre, ata e kane nje pergjigje: je cifut.
Me habit kjo qasje e shqiptareve me keta njerez. Eshte dhe nje tjeter qe thote diku pa pushim qe genocidi armen s'ka te beje me turqine. Harron apo se di ky zoteri qe nder kushtet kryesore qe europa i ka vene turqise per ta bere pjese te saj eshte pikerisht, njohja e genocidit armen. Harron ky zoteri apo s'do te dije sepse ashtu i kane thene ca turq... '' qe turqia e sotme nuk ka te beje me P.O.'' Dhe ky shqiptar i beson keto pallavra.
Tani pallavra e dites eshte ''orhan pamuk eshte jew'' ops, kjo ben xhiron e botes, dhe naivet ose ata te perpunueshmit lehte e besojne. sigurisht qe eshte, pse mos jete! po te jesh turk i vertete nuk duhet te dalesh kundra qeverise..
http://www.youtube.com/watch?v=UXd2obwRW_M
CRY TO ME
(Russell)
When your baby leaves you all alone
And nobody call you on the phone
Doncha feel like crying
Doncha feel like crying like crying like crying
C'mon baby, cry to me
When you're all alone in your lonely room
And there's nothing but the smell of her perfume
Doncha feel like crying
Doncha feel like crying like crying like crying
C'mon baby, (c'mon) cry to me
Nothing could be sadder than a glass of wine alone
Loneliness loneliness, it just a waste of your time
But you don't ever you don't ever have to walk alone
You see, so c'mon take my hand
C'mon walk with me
When you're waiting for a voice to come
In the night there is no one
Doncha feel like crying
Doncha feel like crying like crying like crying
C'mon baby, cry to me
C'mon baby, that's right cry to me
Yes, I want you to come on baby
C'mon c'mon cry to me
I want you to c'mon baby
C'mon c'mon and cry to me
Yeah c'mon baby c'mon I want you to cry cry cry to me
Yeah I want you to cry cry cry cry cry cry cry
I want you to cry cry cry cry cry cry cry cry...
ps. sa per me i bo nerin kti turkut qe po vjen ...
Shkrim pa vlere, s'te jep as me te pakten e te dhenave mbi kalendarin e shkrimtarit gjate kohes qe do te jete ne Shqiperi.
Nje pyetje kisha une.
Per çfare duhen takimet me nje shkrimtar?
Hunter, mos shko ne takim me Pamuk, se do çorientohesh! Mos shko te lutem. Mos ju qas fare botes se tyre (shkrimtareve) se je rehat pa ta. Verte, c'na duhen keto takime? Pse te vije Pamuk ne Shqiperi, midis asaj egersie qe mbizoteron ne ate vend? Kujt i duhet butesia dhe shpirti i Pamuk-ut? Grevisteve? popullit? qeveritareve? thuaj do mesojne dicka prej tij? hic fare! kot sa lodhet pamuk.
The 100 fjale e asnje qe te kete lidhje. Ka vite qe e kam anashkaluar leximin (puna, jeta etj) po ama librat ne biblioteke nuk i kam per bukuri. Per te njohur Michelangelon vizitoj Vatikanin, per te njohur nje Remark, Heinrich Bel, lexoj nje liber te tij. Kshu qe kthehem te pyetja
Per cfare duhet takimi me nje shkrimtar?
Ti konkretisht qe e paske takuar, pervec autografit (me duket pak komerciale kjo, si adoleshente qe i kerkon autograf Dan Peterson por nejse) cfare ke perfituar. Po te pyes pa ironi e kuptim te dyte. Jam kurioz.
dakort shume me ty hunter, nje shkrimtar cfar ka per te thene e thote ne liber
I dashur Lira! mer pake informacion nga gazetat izraelite, kur Pamuk fitoi çmimin dhe mandej bej kopetentin...!
Di gje njeri kush nga ato librat e shqiperuar eshte me i arriri, me i bukuri.
Hunter, ke te drejte: 100 fjale pa lidhje. Po c'te them une? Jane thene pa mbarim te tera, s'ka mbetur te shpikim ne shqiptaret. Prandaj nuk thashe se nuk dua te perseris. Pa sarkazem: te gjithe e dime qe arti i zbut njerezit, i jep shoqerise konturet njerezore. Nuk mendojme dhe shohim perdite art. Jane te rralla takimet me te. Edhe librat qe lexojme nuk jane te tere ne nivelin e duhur.
Te kthehemi te takimet e shkrimtareve me popullin. Shkrimtari na duket si qenie henore, larg nesh dhe i pakapshem Kur e shohim ne salle, ai c'mitizohet sepse tregon jeten e tij, eksperiencat e te shkruarit te veprave, pasionet, dobesite. Pra ai percon tek ne te gjithe, njerezoren. Na kujton (se shpesh, ne harrojme) te jemi tolerant, njerezor dhe pa paragjykime.
Pamuk tregoi nder te tera se si ishte rritur, si ishte martuar me dike qe e kishte ne lagje dhe e njihte prej shume kohesh por s'e kish menduar qe do martohej me te. Kishte humor the tha qe te gjitheve ju thoja se jam martuar me nje nga ''fshati im'', behej fjale per lagjen e Stambollit. Edhe pse i divorcuar, tha qe ish gruaja dhe vajza ime jane dy miqte me te mire qe kam.
Per personazhet tha qe jam une dhe s'jam. Nuk kuptohet ku fillon dhe mbaron nderthurja midis te dyve. Permendi Floberin kur e pyeten: ''kush eshte madam bovari?'' dhe ai u pergjiegj ''une jam madam bovari'.
Permendi raste kur njerezit ne stamaboll, e ndalojne ne rruge dhe e pyesin: jeni ju filan personazh? Nuk u fut ne politike pasi besoj eshte i friksuar nga kercenimet e meparshme. Permendi vuajtjet gjate shkrimeve, rrjedhen e personazheve, te papriturat qe dalin gjate shkrimit qe shkrimtari nuk i ka ditur kur vendosi te shkruaj librin. Njihte shume mire letersine ruse, preferonte shume tolstoin.
Pra qe mos zgjatem , takimi te linte nje shije te embel. Ishe si e mbushur me miresi dhe harroje gjerat e vogla qe duke i dhene rendesi te madhe, te helmojne pak nga pak.
Po i jap pergjigje edhe Graves, ketu: S'ka sarkazem, sinqerisht, por une mendoj qe nje pjese e fatalitetit tone si popull eshte dhe besimi i gjerave menjehere. Pa i kaluar ne procesin aq te domosdoshem te Pse-se dhe me tej.
S'ka se si te kuptohet ndryshe 45 vjet komunizem i thencim, i kamufluar me genjeshtra qe shumica i besonte. Nje fjale E. Hoxha dhe te tere urra..... Nje besim i verber ku pjesa me kryesore e trurit qe perpunon informacionin nuk funksiononte. E kam pare kete edhte te tema te tjera me mbretin zog , geraldine & plot ngjarje dhe personazhe....
Nuk e krijoi komunizmi, kete, qe mos keqkuptohemi. E gjeti te gatshem.
I/E dashur Lira,
Mendoj se thua gjera goxha te mençura dhe qe vlejne.Ca me shume kur shtyhesh pertej perjudhes, kur kujtonim se benim me temiren.Biles ne ndihme te atyre qe thua(sikurse une mendoj se je ne ate linje) do te shtoja se shume prej tyre burojne si nxitje nga ata qe qortojne ashpersine tone te madhe, prej te cilit trashegojme rregulla te ngurta, gen ky qe sebashku me te nxitimit, per te pohuar ende te panjohuren, kane sjelle simbiozen qe ka sjelle dhimbjet e medha, pa na dhene aspake lehtesim shpirti.Kujtojme se na dhemb trupi, kur kemi shpirtin shume keq.ne pergjithesisht kemi preferuar pritijen per nje kenaqesi te pambritur kurre, dhe tepandjeshem prej humbjes se rastit. ATE PO BEJME GJENE
Ky Pamuku eshte shkrimtar i humorit? Se nga pamja e fytyres keshtu duket!
Ky Alberto Calvino eshte shkrimtari qe del po te martojme Italon me Moravine?
E paska thene Ana H. me perpara, tani e pashe.
Me pelqen Orhan Pamuk...eshte nje shkrimtar i suksesshem. Por nuk e vleresoj per suksesin ne letersi. E vleresoj per mendimin ndryshe. Per mendimin ndryshe nga grupet e ndryshem qe dominojne ne Turqi. Nuk eshte e lehte te jesh kundra rrymes ne vende me tradita te forta. Personi per te cilin po flasim eshte kercenuar me vdekje nga grupe te ndryshme dhe ai perseri vazhdon te shprehe mendimin e tij...