Berisha negocion me grekët për lotarinë kombëtare

Zyra e shtypit e qeverisë njoftoi dje se drejtuesi i një kompanie greke të bixhozit është takuar me Kryeministrin Sali Berisha dhe ka filluar bisedimet për të marrë licencën monopol për lotarinë kombëtare.

“Kryeministri Berisha priti sot (dje) në takim zotin Costantinos Antonopoulos, drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Intralot” dhe anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë “Intracom”. Zoti Antonopoulos i shprehu Kryeministrit Berisha interesin e grupeve që ai përfaqëson për të shtrirë më tej aktivitetet e tyre në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

“Interes tjetër i grupit “Intralot” është pjesëmarrja në lotarinë nacionale që do të hapet së shpejti. Zoti Antonopoulos i shprehu Kryeministrit Berisha besimin për suksesin dhe transparencën e procesit, duke theksuar që kompania e tyre do të konkurrojë si një partnere investuese në këtë projekt”,  vijon më tej njoftimi. “Intralot” është një kompani greke e themeluar në vitin 1992. Në faqen e saj zyrtare në internet thotë se ofron 400 lloje të ndryshme bixhozi. Gjatë vitit 2008 pati 1.1 miliardë dollarë të ardhura. Presidenti i saj është biznesmeni Socrates Kokkalis, i njohur si presidenti i një fondacioni që ofron bursa gjashtëmujore në shkollën e qeverisjes Kennedy në Harvard. Një numër i konsiderueshëm politikanësh shqiptarë e kanë përfunduar këtë kurs gjashtëmujor. 

Dhjetorin e kaluar, qeveria miratoi një vendim për t’i ngarkuar Ministrisë së Financave hapjen e procedurave për një lotari kombëtare.

“Autorizohet Ministria e Financave për shpalljen e procedurave të garës për lotari kombëtare, si dhe për shpalljen e kritereve për dhënien e licencave për Kazino”, thuhej në një vendim të marrë në dhjetor 2009. Në bazë të ligjit, në Shqipëri do të jepet vetëm një licencë për lotari kombëtare dhe kjo licencë do të ketë një afat prej dhjetë vjetësh.

“Kjo licencë është një e vetme dhe i jepet aplikantit, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit, të zhvilluar sipas procedurave të përcaktuara”, thuhet në ligjin për lojërat e fatit. Sipas ligjit, licenca duhet t’i jepet një subjekti përmes një tenderi. Taksa fikse për lotarinë është 300 milionë lekë dhe paguhet vetëm një herë. Kompania pjesëmarrëse në tender duhet të ketë një kapital themeltar prej 1.2 miliardë lekësh. Sipas kuptimit të ligjit, te llogaria kombëtare përfshihen: të gjitha lojërat numerike, ku një numër është tërhequr nga një radhë e paracaktuar numrash; "Keno", si në formën tradicionale, ashtu edhe në atë elektronike; lotari, për të cilat hidhet short, ku lojtari synon të fitojë një shumë të caktuar, nëse nga hedhja e shortit, që bëhet në mënyrë publike, fiton numri, që shënohet në biletën e zgjedhur prej tij; lotari e çastit, ku lojtarit i ofrohet mundësia të bëjë vetë fshirjen e shiritit mbulues të numrit të shënuar, brenda një intervali kohor të caktuar, gjatë të cilit është e vlefshme seria e biletës së lotarisë.

Qeveria e sotme e ka ndryshuar ligjin për lojërat e fatit së paku katër herë në dy vitet e fundit.

Tregu i lojërave të fatit në Shqipëri qarkullon rreth 100 milionë dollarë në vit, sipas një informacioni të shpërndarë disa kohë më parë nga zyra e administrimit të lojërave të fatit pranë Ministrisë së Financave. Në të gjithë botën njihet fakti që biznesi i bixhozit shtohet me rritjen e krizës ekonomike dhe anasjelltas, ulet në periudhat e bumit, kur njerëzit janë më të zënë duke fituar para përmes punës.

27 Komente

Lizandër Saraçi - 26 Maj 2010 - 2:13pm

Une thomi qe shume mire ka bo! Jo per gjo po si myslimon i nershem qe o Berisha, nuk i lejohet mer jahu me organizu lojna bixhozi. Pranej ka thirr kta kaurit qe ta organizojne. (pashi Zotin mos na fusni ne muhabete feje se jom tu bo gallate! jo se ju se kini per zahmet me t'qujte talibon)

Noshti ket lajmin bo mire ta lexoji frongu, qe turp t'i vije! Aq monopol i shtetit o bixhozi ktu sa qe ene kompanite e huja te basteve ne internet, Franca i hudh ne gjyq per t'ja nalu aktivitetin ne France. Po budallenj kta fronget mer jahu! Jetojne ne nje shtet jo demokratik. Jo si puna jone qe ja morshim te keqen politikanve tone sa te mire qi i kemi!

Ene i kuriozitet te funit kom una. Car do thote Mero per ket pune?

mrroklla - 26 Maj 2010 - 2:58pm

 Si i thone suedisht, ose shqipe e mesuar nga prinder shqiptare emigrante ne Suedi: Ta hangsha bothen o shtet! ?

Si thote ajo kenga gjirokastrite?

Rri neno mos prish fiqire,

Kemi bere krushqi te mire

emigrant - 26 Maj 2010 - 3:11pm

Presidenti i saj është biznesmeni Socrates Kokkalis, i njohur si presidenti i një fondacioni që ofron bursa gjashtëmujore në shkollën e qeverisjes Kennedy në Harvard. Një numër i konsiderueshëm politikanësh shqiptarë e kanë përfunduar këtë kurs gjashtëmujor.

Smile

nryshe ksaj i thon "i fusim ene i berdaf" m'harvard...

gjembi - 27 Maj 2010 - 3:30am

Ki parasysh qe keto bursat nga ky fondacion, tek kjo shkolla, i marrin pergjithsisht "politikanet" Shqiptare, tip Arben Malaj, etj. etj.

Lizandër Saraçi - 26 Maj 2010 - 3:17pm

S'na u dane 6-mujorshat mer jahu!

Cimo, deshe me bo daktorrature tina! Sa zgjat daktorratura anej? 3-4 vjet t'mira po mo. Kishe bo 6-8 kurse 6-mujore ene t'kishim bo mret noshti!

emigrant - 26 Maj 2010 - 3:24pm

m'tha nje i imi dje nji te forte dje. kishte von njoni dhembin ktu, edhe e pyti tjetri, sa pagove. Po nja nje mije dollare, i thote ky. Cfare ereeee? i thote tjetri (duket taze prej "anej"). Po per 1000 dollare ne ta kishim von dhom fildishi ty, mer. Ta kishim vra elefantin mu para syve ...  :P   (medemek qe ta kishe taze fildishin... lool)

ps. pa shum lidhje, e di, po sepse s'mu nejt pa ta thon.

Oranje Leeuw. - 26 Maj 2010 - 8:09pm

ahahahaha :D :D.

Mo në fund të fundit se ka keq ai... se ju amerikonat latë nam latë. Ishte kshu vjet një gocë do bënte dhëmbët andej edhe e pyeta unë, po sa të bëri? E tha shifrën... e mirë i them, që ke rregullu dhëmët në Amerikë vëre klauzolë në pajë Big Grin.

Hej, hallall krypa shqiptare "fildish taze" Big Grin

Bostonian - 27 Maj 2010 - 5:20am

Emo,

Ta porosis nje elefant per ty? Me thuj tu bej nonje zile, ta kesh gati kur te vesh. Ta gjesh taze, jo per gje...  Wink

fh - 27 Maj 2010 - 5:19am

Laughing

Lizandër Saraçi - 26 Maj 2010 - 3:34pm

Si me pa lidhje?!!! Una tashi i kuptova te gjitha! Se kur bojsha llogarite una tu pa dhomte e mi n'pasqyre, nuk me dilshin. S'merrsha vesh as se si i hajshin gjithe ato qe vidhshin, as se si e hajshin turpin kaq kollaj (me buke dhe me nje gote vere do thoshte ai tjetri!). Po kta me sa duket kone vone t'gjithe dhome elefanti pranej jane kaq te zotet!

"te shkretet" ne thuj qe kena ngel ala te teoria me "forcat e dhomve tona"!

mrroklla - 26 Maj 2010 - 4:02pm

Se i jam vone TCH-it me buke ne torbe tashi s'fundi, po po e them edhe kete:

C'o mer kjo "lotaria" ? A nuk thuhet llotari?

Si tha Faik Beu?

Ti vellane tend nga ll-ja dhe nga q-ja do ta njohesh neper bote more delenxhi! :) 

 

P.S.

Kur kena qene ne Gerqi, kishte shqiptare qe thonin jam himariot, jo keshtu "garden variety" Vorioepirot! Smile

Ato qe rrenin dalloheshin per dy sekonda, sepse ne greqishten e Himares, fjala "kai" -"edhe" shqiptohet "che". 

Keta vellezerit tane, e thonin si gjithe ne shqipot "qe"! Smile

Faik Beu strikes again! 

emigrant - 26 Maj 2010 - 4:10pm

germa "q" dhe simotrat (ato "hj"-ete qe dalin nga fundi i shpelles se gurrmazit), jane vula jon gjenetike, qe ashtu si prodhimet e MS tash se fundit, na dallojne nga prodhimet e piraterise ballka(za)nase. Fjala qiqer, psh.

per te mos thon per vete emrin "shqiptar", qe Ai lart e sajoi te tille, qe te jete i shqiptueshem vetem nga nje grup i vockel banoresh te planetit. qe e kan te zhillum at muskulin e gjuhes pergjegjes per perftimin e "shq", muskul i cili esht i atrofizum nder popullsina 'tjera...

chene - 26 Maj 2010 - 4:14pm

E verteta osht qe musulmoni Sali e ka te ndalume  jo vetem te lozi me gogla e zara, por e ka gjithashtu te ndalume te boj matrapazlliqe me kaurt. Zakonisht per keto transaksione perdoren vllaznit jude ose te besuarit e tyre. Nese kjo pune i vete mir Sules, do te thote qe plani eshte aprovu edhe nga vllaznit jude.

grava - 26 Maj 2010 - 7:07pm

 Hec ne linjen e Lizandrit dhe te mrroklles...jo kaurt,  por kavrt !

Pipth - 26 Maj 2010 - 7:21pm

E me leket e allvanozeve te varfer qe shpresojne me fitu ndonje gje do e nxjerrin Greqine nga kriza keta?

Pak lek te thata ikin nga Vodafone, AMC e nga bankat andej, edhe llotarine do tja japi grekut Berisha???

dooks - 26 Maj 2010 - 7:44pm

Kur Pirati bohet Pape ehhhh, ja kaloi edhe Baltazar Koses Laughing)))))))))

I Pakapshem - 26 Maj 2010 - 8:39pm

Me sa duket po fillon te nxjerri fitime investimi Dritan Prifti i ketij Koke Kalit...

nivicjot - 26 Maj 2010 - 9:02pm

 perfundimisht je i pakapshem.....

gjembi - 27 Maj 2010 - 3:34am

sh. dakort

Pjer Thomas - 26 Maj 2010 - 9:18pm

 Llotaria nacionale, n'pergjithesi eshte e administruar nga firme shteterore ose private vendase, ose me bashkpunim, por jo e huaj. 

".... Tregu i lojërave të fatit në Shqipëri qarkullon rreth 100 milionë dollarë në vit, sipas një informacioni të shpërndarë disa kohë më parë nga zyra e administrimit të lojërave të fatit pranë Ministrisë së Financave...." 

Dhe kete torte, apo nje pjese te saj, Berisha ja jep te huajve,   ç'budedallik. 

baker - 26 Maj 2010 - 10:57pm

A ka minister financash a jo? Apo ky i ka vet ne dore te gjitha? Kryeministri merret edhe me keto gjera? Habi!

Pastaj ska eksperience brenda ne Shqiperi per kete administrim? Duhet patjeter greku??????? Keta te bejne per te vjelle.

k-ja - 26 Maj 2010 - 11:12pm

 Fatos e more vesh lajmin ? Smile

gene - 26 Maj 2010 - 11:44pm

 ky i dha detin e jo me nje cope llotari te qelbur.

 

 

Aiglon - 27 Maj 2010 - 12:10am

E pastaj thone pse cdo bisede mbi Shqiperine fillon e mbaron me Berisha/Nano?! Si mund te jete ndryshe kur kryeministri yne "personalizon" cdo lloj teme qe ka te beje me shtetin, ekonomine, token, detin, njerezit, punen, votat, tanime dhe llotarine. Dikur i luteshim zotit na be te fitojme llotarine, tani do i lutem Doktorit Smile

Bostonian - 27 Maj 2010 - 5:22am

Ca nuk kuptoj une tek ky artikull, eshte:

Lotari Kombetare - firma greke

Keto te dyja, kane shekuj qe nuk shkojne bashke, po ku di une....  e di naltmadhnia (doktori) kete pune!

theun4given - 27 Maj 2010 - 5:36am

...dhe me gjith keto pakenaqesi, shqiptari i shkret do ja luj fene deri ne fund asaj llotos!!!meshiro o Zot!!!

Ruzhdija - 28 Maj 2010 - 12:00am

shi shi, po kta skane lene pasuri kombetare te shfrytezueshme pa shit mer, skane lene hidro e termo e miniere pa dhene me koncesion, kurse ju habiseni per llatarine  Wink

tashti menyra si behet llotaria eshte mire te vihet ne shina te reja. Sot e kesaj dite ka teknologji pafund dhe zinxhire kompanish qe krijojne dhe mirembajne infrastrukturat e llotarive. Me biznesmene tip alabakesh qe bejne biznes alabakesh (zoti na rujt a ti japin leket ato lloje nqs qellon te fitosh ndonje gje) nuk duhet vazhdu, edhe pse i behet reklame ke ardit gjebrea i klanit te sandrit.

tani  a kane kellqe kompanite shqitpare te bejne investime per te ngritur nje biznes modern llotarie, apo duhet ta importojme kompanine nga gerrqia , ket une nuk e di.

por anatomine e ketyre ekzistuese, vallai me ka rene rasti ta njof, dhe upupupuuu krushqi me jovan bregun i thone kesaj Wink

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente