Ngjarja mund të jetë historike, por jo të përfundojë domosdoshmërisht me sukses;
Për herë të parë Shqipëria si një shtet modern do të marre hua drejtpërdrejt në tregjet financiare botërore, pa i shtrirë dorën bankës botërore, FMN-së, apo bankave vendase. Plot 300 milionë euro borxh «Made in Albania» do të shitën në forme eurobondesh. Për qeverinë ky është një progres. Për shqiptarët, fatura mund të jetë e kripur. Ky shkrim do të përpiqet të japë disa çelësa leximi që shqiptarët të dinë çfarë huazohet në emër të tyre. Do të shohim origjinën e këtij operacioni financiar që e lëshon vendin në krahët e një kazinoje botërore, realizimin dhe pasojat e tij të mundshme.
Nga Rruga e Kalimashit tek Eurobondet
Ajo që po i ndodh sot qeverisë shqiptare, e cila ka një nevoje akute për disa qindra milionë dollarë në tregjet botërore ishte e parashikueshme nga ekspertët e huaj përveç atyre qeveritare. Në fund të vitit 2006, shefi i misionit të FMN-së në Tiranë, Istvan Szekely, i binte ziles së alarmit. Atë e informonin se qeveria shqiptare sapo kishte nënshkruar një kontratë me grupin Beshtel - Enka që ky të fillonte punimet në segmentin Rrëshen-Kalimash. Çmimi i marrëveshjes: 418 milionë euro! Veçse Shqipëria, sipas parimit "t'i shtrish këmbët sa ke jorganin", nuk mund ta tejkalonte kufirin e 50 milionë eurove borxh në vit kur bëhet fjala për borxhe tregu. FMN-ja ia bën të qartë këtë gjë qeverisë shqiptare, por kjo e bën veshin të shurdhër. Pala shqiptare nuk denjoi, bile të japë sqarime sesi do ta financonte ketë projekt rrugor, i cili, me kalimin e muajve do të kalonte kufirin mendor të 1 miliard eurove. I gjithë buxheti i Shqipërisë nuk i kalon 3 miliardë euro, me të cilat duhen paguar shkolla, spitale, pensione dhe ndihmë sociale, ushtri e polici, gjykata dhe ambasada, pa llogaritur administratën, institucionet e pavarura partitë politike e deri të parlamentaret. Një të tretën e buxhetit e gllabërit bitumi i rrugës së re, që instalohet për një kohë të gjatë në kontabilitetin publik të shqiptarëve pa u kompensuar me fshirjen e shpenzimeve në fusha të tjera. Përkundrazi në prag fushatash, qeveritë premtojnë dhe me shumë shpenzime. Borxhi i Shqipërisë thellohet në një qetësi relative të debatit publik përveç FMN-së që "shkul flokët". Me shifra, grafikë e tabela, institucioni i regjur u mundua t'i tregojë qeverisë shqiptare se kjo po shkon në mur nëse nuk vë në lëvizje një nga dy levat e mundshme në këto raste: të rrisë të ardhurat fiskale për të përballuar shpenzimet e reja, apo të ul shpenzimet. E bllokuar nga premtimi elektoral i uljes së taksave, e kapur mat nga ulja e rendimentit fiskal të TVSh-së dhe taksës se sheshtë për shkak të krizës, e lidhur këmbë e duar nga kontrata e shpenzimeve shtesë për rrugën e re, qeveria zgjodhi një opsion të tretë: dëboi përfundimisht FMN-në nga Shqipëria në mënyrë që mos t'i jepte llogari për atë ç'kishte ndërmend të bënte. Plani mbante emrin sa "chic" për opinion por aq "choc" për ekspertët: Eurobond.
Shqipëria shet borxhin, por a ia blejnë dhe sa ia blejnë?
Për një firmë private apo për një shtet, më e thjeshta për të marrë një borxh të madh ku të mos u kërkohen raporte të panumërta e verifikime pa fund, është tregu financiar botëror. Një mega - fajde, ku investitorët individualë apo institucionalë, nga ShBA -të deri në Kinë, duke kaluar nga Europa, Rusia dhe Japonia, luajnë si në kazino. Me një mijë euro, një francez nga kompjuteri i tij, blen aksione në mbarë botën në funksion të përqindjeve të interesave që i japin. Sa më i madh është interesi, aq më i madh është rreziku për të. Nëse ai pretendon të fitojë 20% interesa, ai është i ndërgjegjshëm se 1000 eurot që hedh nuk mund t'i shohë më kurrë. Për qeverinë shqiptare, kjo mundësi financimi, është thjesht «gjeniale». Ajo i jep sigurinë se deri diku do të gjejë «të çmendur» nga Europa deri në Australi që t'ia blejnë borxhin, nëse qeveria shqiptare ve interesa të majme. E meqenëse ky borxh do të lahet pas pesë vitesh, kur kjo qeveri nuk do të jetë ndoshta me në fuqi, «mina me sahat» i ngelet në dorë qeverisë mbrapa e deri tek gjenerata më e re. Paçka, gjatë kësaj kohe, Beshtel - Enka është paguar dhe kjo është më e rëndësishmja...
Më 2009-ën, qeveria shqiptare vendosi kështu t'i hyjë kësaj aventure financiare. Ajo lëshoi një borxh në euro në tregun botëror (nga ku dhe emri Eurobond), dhe priti duke fërkuar duart sesa peshq do t'i binin në rrjetë. Zhgënjimi qe i thellë, pasi borxhi shqiptar, nuk tërhoqi vëmendje të madhe. Vend i panjohur, rrezik i lartë, spekulatorët preferonin më mirë të blinin borxh brazilian apo indian, apo polak sesa shqiptar. E panikuar, qeveria shqiptare, duke mos pasur me përkrahjen e FMN-së që e kishte dëbuar, detyrohet të tërhiqet nga operacioni i erubondeve, dhe të lypë pranë bankave klasike.
Kësaj here, ishin këto që fërkuan duart. Sot të gjithë i qajnë hallin Greqisë, sa asnjë bankë a investitor në botë nuk pranon t'i huazojë asaj për më pak se 7% interesa. Dhe me ketë interes, Greqia është e falimentuar. Qeveria shqiptare pa i dredhur qerpiku mori vjet borxh pranë dy bankash 250 milionë euro borxh me më shumë se 10% interesa! Nje aventurë financiare për një shtet liliput. E ndërgjegjshme për ketë manovër të shtrenjtë, qeveria vendos në fillim të këtij viti të bëjë një tentative të dytë për shitje borxhi me eurobonde në tregjet botërore, aty ku ajo dështoi vjet. Plani i qeverisë: të mbledhë me eurobonde, 300 miliard euro me interesa nga 6 deri në 7% dhe me këto para të lajë borxhin që ka marrë vjet me më shumë se 10%.
Një koncentrat i proverbit «pse ta bëjmë të thjeshtë kur mund ta bëjmë të komplikuar». Për t'u garantuar se kësaj here, kinezet, europianët a argjentinasit, do ta hanë karremin e borxhit shqiptar, qeveria vendos që këtë borxh ta hedhë në treg nëpërmjet dy bankash të mirënjohura. JP Morgan në ShBA, dhe Deutche Bank mandatohen të tregtojnë këstin e ri të borxhit shqiptar prej 300 milionësh. Sigurisht që qeveria u paguan këtyre dy bankave honorarë për plus interesave që ajo do t'u paguajë atyre që do t'ia blejnë borxhin. Hapi i dytë që bën qeveria për të garantuar se borxhi do t'i shitët, është marrja e një notë nga agjencitë e pavarura të vlerësimit të rrezikut të borxheve. Kur një indian blen me aksione një pjesë të borxhit të një firme lituaneze, apo të qeverisë shqiptare, dy vende që as dhe në hartë ndoshta ai nuk di t'i gjejë, ai ka vetëm një mundësi për t'u informuar se çfarë rreziku ndërmerr.
Të lexoje notën që i kanë dhënë këtij borxhi agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të rrezikut. Ka katër nota, nga më e mira që është A deri tek më e keqja D (baras me atë të piramidave financiare). Pa një notë Shqipëria nuk mund ta shesë borxhin. Nota që i kanë dhënë tani është pak a shumë B (me disa simbole mbrapa) që në gjuhen financiare, do të thotë se është një borxh për atë investues që duan të spekulojnë. Rezultati pritët pas disa ditësh, kur eurobondet e para shqiptare në historinë e financave do të afishohen në kompjuterët e trader-ve. Të gëzohemi a të hidhërohemi?
Pasojat për shqiptarët dhe ekonominë e vendit
Nga dy të këqijat: dështim i opëracionit Eurobond që e lë qeverinë pa kacidhe për të mbyllur mandatin dhe administratën tonë pa rroga, apo shitje e borxhit, por me interesa të rënda për shqiptarët, sigurisht që e dyta është më e preferueshme. Veçse, ky opsion është si ai i tokës së djegur, me kosto të lartë për qeveritë e ardhshme dhe xhepat e shqiptareve, sidomos atyre më të rinjve që do të mbajnë borxhet mbi shpatulla. Le të japim disa shifra. Kur qeveria shqiptare nuk e «dëgjoi » FMN-në që e këshillonte të mos hynte në borxhe aq të thella për rrugën Durrës-Kukës, ajo e kishte një arsye «fudullëku».
Shqipëria me 2007 regjistronte një rritje ekonomike prej 6% dhe më 2008 rritja kapi thuajse nivelin 8% të prodhimit të brendshëm bruto. Kjo është një shifër pozitive marramendëse. Vetëm Kina na e kalonte. Me një rritje të tillë ekonomike, jo një, por dy rrugë Durrës-Kukës mund të financohen pa shumë droje. Kur ke një prodhim të brendshëm bruto prej 10 miliard eurosh në vit (pak a shumë rasti i Shqipërisë ) dhe një rritje ekonomike 8%, kjo do të thotë se çdo vit ekonomia e vendit rritët me 800 milionë euro më shumë. Brenda një dekade vendi bëhet dyfish më i pasur, dhe po në atë masë rritën të ardhurat për kokë. Kjo ndodh në teori, por realiteti i dhamë shumë të drejtë FMN-së me 50 vjet përvojë, sesa ministrit tonë të Financave që kujtonte se rritja ekonomike është e përjetshme.
Më 2009, rritja ekonomike e Shqipërisë ra në 2,8 % nga 8% pothuajse një vit më parë. Një katastrofë e vërtetë për financat e vendit, pasi planet e shpenzimeve publike duke përfshirë dhe «rrugën e famshme», ishin bërë mbi bazën e një rritje ekonomike shumë me të lartë. Kur qeveria mburret se jemi nga vendet e rralla në botë që kemi rritje ekonomike, kjo është e vërtetë në raport me botën e jashtme, por një miopi serioze në raport me vetveten. Krahasuar me një vit më parë kemi dy herë e gjysmë më pak rritje ekonomike. Është njësoj sikur një familje arrinte të sillte në shtëpi në 2008 rroga për 500 euro në muaj, dhe më 2009 vetëm 200 euro. Sigurisht që rrogë ka, por ajo është e pamjaftueshme për të paguar shpenzimet e parashikuara në rastin e 500 eurove rroge. Familja do të detyrohet të hyjë në borxh, nëse nuk do të ulë menjëherë shpenzimet në nivelin e asaj që fiton. Kjo i ndodhi qeverisë shqiptare. Kur zvogëlohet rritja ekonomike, automatikisht bien të ardhurat fiskale dhe zmadhohet deficiti.
72 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
do e ndjek me shume interes ket diskutim.
Eshte pak ftohte qe te kete diskutim.
Kjo varet edhe nga cili pozicion duhet ta fillosh diskutimin.
Per te marre kete artikull per nje studim serioz, duhet te hedhim poshte artikujt e tjere te kesaj gazete mbi 8% e rritjes ekonomike te 2008, ku gazeta ne fjale ne ate kohe shkruante se eshte 4%.
Veshtersia gjindet ketu, ne qofte se duhet te besojme sot gazeten, do thote se dje (2008) ka mashtruar.
Problemi shtrohet, se kjo gazete qe ka mashtruar ne 2008 ( nuk ka thene te verteten mbi rritjen ekonomike 8 %) pse sot duhet besuar se shkruan te verteten.
Me nje fjale, sa te vazhdoje kjo gazete te perhap panik do thote se gjerat shkojne mire, kur te filloje te thote se jemi mire, ateher kujdes, me te vertet jemi keq.
Bravo zoti Burimi, keni shkuar nje artikull te kohes, te kendshem ne te lexuar, i thjeshte ne te kuptuar, dhe shume i rendesishem per te dalluar se ku ndryshon nje qeveri qe punon per popullin dhe nje qeveri qe punon per vehte. Llumi i Drinit mos u mer me gazeten ore i shkrete, por meru me shkrimin dhe autorin nese ke argumente per ta kundeshtuar.
Po kjo? Gazeta panorama
Prifti: Rritje me 10% të pagave dhe pensioneve» Vendosur: 26/04/2010 - 07:35 •
Rrogat dhe pensionet do të rriten serish këtë vit deri në 10 për qind. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë Dritan Prifti gjatë mbledhjes së djeshme të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së ku konfirmoi edhe masën e kësaj rritje ndërsa foli edhe për performancën e pritshme ekonomike të vendit tonë për vitin 2010.
“Ne do të rrisim rrogat dhe pensionet deri në nivelin 10 për qind. Nuk i shkon në mend asnjë nga vendeve rreth nesh, në qoftë se keni qenë të vëmendshëm, vendet rreth nesh i kanë ulur nga rreth 10-15 për qind rrogat dhe pensionet vitin e kaluar. Dhe për 2010 ne parashikojmë të kemi një rritje ekonomike prej 5 për qind, rritjen ekonomike më të lartë përsëri në Evropë, për këtë vit”, tha Dritan Prifti, ministër i METE-s. Prifti deklaroi më tej se Qeveria po përgatit një tjetër politikë për uljen e taksave ndaj biznesit duke filluar së pari me lehtësimin e barrës fiskale për arsimin. Prifti akuzoi socialistët se po mundohen të nxijnë çdo arritje të Qeverisë shqiptare, ndërsa tha se performanca e Qeverisë ishte nga më të suksesshmet në Evropë. “Gjatë vitit 2009 i vetmi vend që ka rritur rrogat dhe pensionet e administratës dhe pensionistëve të vet ka qenë Shqipëria. Kemi rritur 10% rrogat dhe 15% pensionet gjatë një viti krize të gjithanshme. I vetmi vend në Evropë i cili ka ulur 25% kontributin e punëdhënësit për sigurimet shoqërore, pra ka ulur taksat në vitin 2009 është përsëri Shqipëria dhe jo pak, por 25% një taksë të vetme. I vetmi vend në Evropë që ka pasur rritje të investimeve të huaja direkte, 59% kanë qenë rritjet gjatë vitit të kaluar në Shqipëri. Rëniet e importit kanë qenë vetëm 1%, ndërkohë kur BE-ja ka pasur 20% rëni importi, Turqia ka pasur 25% rënie të importit, Amerika ka pasur 20% rënie të importeve”, u shpreh Prifti.
Problemi i pare me kete artikull. Rritja ekonomike jane te ardhurat shtese ne krahasim me nje vit me pare. Do te thote se nqs e ke rrogen 500 nje rritje prej 8% ta con ne 540 dhe nje rritje me 2.8% ne vitin e mepasem ta con ne rreth 555. Ne rregull qe nuk i kane dale parashikimet qeverise por jo qe kane rene te ardhurat.
Problemi i dyte, nuk mund ta kundershtosh borxhin keshtu per se. Shqiperia nuk ka borxh te madh dhe duhet te marri borxh per punet madhore. Borxhi eshte i shtrenjte por vijme nga nje kohe ku nuk kishte investitor qe ja hidhte syte Shqiperise. Duke ditur se deri dje nuk kishe vleresim sot te pakten ke hyre ne ciklin e kontrollit nga ana e investitoreve institucionale dhe ke mundesi te diversifikosh kreditoret. Kjo gje eshte parakusht i fillimit te nje trendi qe do te ul interesat per kredite e marra nga shteti shqiptar.
Problemi i trete, FMN ndihmon shtetet e deshtuar dhe sigurohet qe ti te mbash nje ekuiliber midis te ardhurave dhe shpenzimeve qe nuk te lejon te besh asnje investim domethenes. Te ndihmon te vegjetosh me nje fjale.
Une jam dakort qe ka probleme me menaxhimin e financave shqiptare por mos t'ja fusim me top. Kritika duhet te ripoziocionohet ne kendveshtrime te tjera jo te jete konservatore ndaj futjes se Shqiperise ne vathen e tregjeve financiare.
Keshtu me bonds punojne te gjitha shtetet moderne.
Urime qeverise!Nese e permbyll me sukses kete faze koeficienti do ti ngrihet nga B+ ndoshta ne BB apo me lart dhe interesi do te ulet.
FMN apo te tjerat jane per shtetet me probleme finenciare si puna e Greqise.Ne e kemi kaluar ate faze.Tani jemi ne nje faze me te larte dhe natyrisht qe duhen menazhuar me mire financat por jo duke mos hyre ne tregun financiar boteror!
Kjo jo vetem eshte e domosdoshme dhe thelbesore por eshte e vonuar! Duhet te ishte bere kohe me pare!
Me pak fjale - zemra dhe truri i kapitalizmit jane tregjet financiare nepermjet te cileve behet rrjedhja/sigurimi e kapitalit dhe investimeve si per firmat/bizneset private ashtu edhe per sektorin public (per te cilin behet fjale ne artikullin me lart) ose per hapjen e me shume mundesive per investime prej atyre qe duan te investojne! Perderisa sa nje vend nuk eshte pjese e tregut financiar nuk mund te pretendohet te ndertosh kapitalizmin e vertete (i cili me te metat e veta sot pet sot eshte formacioni me i mire ekonomik).
Po ashtu eshte fatkeqesi qe Tirana Stock Exchange nuk funksionon per publikun e gjere!
@Pjer - po eshte e logjikshme qe te shfrytezohen burimet e brendshme perpara se te dalesh ne oqean (tregu nderkombetar) te luftosh me "peshkaqenet e marketit per Eurobondet". Ashtu si cdo market dhe bondet kane rrezikun e tyre. Mendimi im eshte - qe nuk eshte aspak gabim qe ata kerkojne te prezantohen ne tregun nderkombetar te bondeve. Ndoshta per nje sasi te vogel ne fillim sa per te marre eksperience.
Artikullshkruesi, ne rastin me te mire, ka aq njohuri nga kjo ceshtje, sa c'mund te kete nje lexues i zakonshem i Shekullit qe pretendon se merr vesh nga financa vetem sepse eshte i majte dhe lexon gazeten e Kocos.
Nje detaj jo fort i parendesishem qe autorit i ka "shpetuar" eshte qe Eurobond-i emetohet me pritshmerine qe kostoja e ketij borxhi do te jete me e ulet se ajo e Deutsche Bank nje vit me pare, dhe meqenese kontrata e kredise e 2009 me DB parashikonte mundesine qe borxhi te parapaguhej pa penalitete, kjo mundesi po kerkohet te shfrytezohet tani nga qeveria. Per ta bere diskutimin me te thjeshte, Qeveria po kerkon ta zevendesoje borxhin e shtrenjte me borxh me te lire (qe mua s'me duket gje e keqe).
Diku ne artikull permendej Greqia.... dhe kjo i ve kapakun per mendimin tim nivelit profesional te autorit. Meqenese Greqise i duhet borxhi per te paguar administraten, e njejta gje vlen edhe per Shqiperine. O zoti financier, Greqia nuk ka me monedhen e vet, dhe do apo s'do, do te financohet nga tregu. Po nuk mori dot borxh, nuk paguan paga. Shqiperia, shyqyr zotit, ka akoma LEK-un. Qeveria shqiptare, ne nje dite te keqe do presi para ne rast se duhet per te shlyer borxhin e brendshem (sic beri Amerika tek e fundit), Greqia nuk e ka me kete luks.
Dhe e fundit, borxhi i jashtem i Qeverise Shqiptare, nuk po krijohet per te mbuluar shpenzime operative, prandaj edhe nuk eshte problematik. Ai po perdoret per projekte madhore te cilat ne nje periudhe afatmesme krijojne me shume te ardhura, pra e shlyen vetveten.
Shqiperia, shyqyr zotit, ka akoma LEK-un. Qeveria shqiptare, ne nje dite te keqe do presi para ne rast se duhet per te shlyer borxhin e brendshem (sic beri Amerika tek e fundit), Greqia nuk e ka me kete luks.
Ti qenke per tu vene ne vende te luanit plak tek kopshti zeologjik, se degjova po ngordh ai..
Lake, shoh flamurin britanik tek user-i yt. Nqs vertet jeton ne ishull, duhet ta dish qe edhe bashke-ishullaret e tu po thone gjithashtu "shyqyr qe kemi pound-in dhe nuk iu bashkuam euro-s".
Kam bindjen se ky eshte diskutim finance, per zoologji nuk e ndjej veten kompetent.
Ka informacione qe mungojne ne shkrim per te pasur nje ekspoze te qarte. Sa eshte raporti i borxhit qeveritar me Produktin e Brendshem Bruto? Sa jane eksportet dhe te ardhurat e pergjithshme te vendit? Per kete ka udhezime te ndryshme ne varesi se kush e ben vleresimin. P.sh Kriteri i Konvergjences ne Euro, ose i quajtur ndryshe Kriteri i Mastrichtit (qe perdoret per vendet qe aspirojne te hyjne ne Eurozone pra adoptojne Euro si monedhe kombetare) thote se raporti i borxhit me PBB duhet te jete nen 60%. Nderkohe qe Banka Boterore dhe FMN jane shume me konservatore dhe e lidhin kufirin e pranueshem te borxhit me eksportet dhe te ardhurat totale te vendit (ky borxh duhet te jete jo me i madh se 150% e vleres se eksporteve ose 250% e vleres se te ardhurave). Pra do ndihmonte te kuptonim ku eshte Shqiperia nese keto te dhena do ishin perfshire dhe spjeguar ne shkrim. Po ashtu per te kuptuar me mire efektin ne kohe qe ka ky borxh duhet te sqarohet se rreth 5-10% e PBB shkon cdo vit per pagesen e borxhit, pasi pjesa tjeter perdoret per te tjera gjera. Po ashtu, ky raport (pra raporti i borxhit me PBB) ndikohet nga faktore si p.sh niveli i inflacionit. Nqs vendi ka inflacion te larte, PBB rritet artificialisht nga viti ne vit si pasoje, dhe keshtu qe borxhi duket me i vogel. Nuk di sa eshte inflacioni ne Shqiperi tani, po nqs nisemi nga zhvleresimi i lekut, inflacion duhet te kete.
Duhet te analizohen keto (dhe te tjera gjera) para se te 'denohet' ose 'lavderohet' emetimi i Eurobondeve, t'a besh kete vetem duke thene se 'FMN nuk deshi po qeveria po' dhe 'tregu boteror eshte nje kazino e madhe' eshte shume siperfaqesore.
Se fundi, per ata qe duan te dine me shume, (megjithese me duket ka pasur ketu ne peshk nje artikull per kete) ja edhe linku i lajmerimit per vleresimin e Shqiperise nga Standard & Poor me B+ (Moody's e vlereson me B1).
http://www.easybourse.com/bourse/actualite/news/818985/sp-assigns-albania-b-sovereign-credit-rating-outlook-stable.html
mu me shqeteson fakti qe Sala ka shku n'londer me negociu me JP Morgan dhe DBank , dhe me vete si eksperte mesa di ka marre Ridvanin dhe Petraqin, laj thaj.
Imagjinoj se si mund te jene dy krahet e tavolines se negoicimit.
Nga njona ane peshkaqenet e investimeve qe te hane me 2 kafshata, dhe nga ana tjeter Sala , Petraqi dhe Ridvani ....
Kush eshte Petraqi?
nje goxha burre, qe per koincidence ka mbrojt doktorraturen per Defiçitet buxhetore
Por qe gjithesesi, nuk shof te kete Sala ndonje ekspert te tregjeve financiare me vete apo dhe prane vetes ketu ne TR. Kjo me shqeteson , se du me dit kush ja bon hesapet.
Ruzhdije po nga do ti gjej ekspertet e tregjeve financiare Shqiperia, kur ekspozimi i saj ndaj tregjeve financiare eshte 0?
ah dmth tja mbyim ne tym thua ti meqe skemi eksperte
good point
Jo, te shkoj te marri eksperte nga jashte e Ridvanin me Petraqin ti kete sa per keshilltare kur vjen te kjo pune.
Mos droni..ka plot ne TR. Pastaj, fundja treg shumice eshte edhe ai financiar. Ja kon qit ujt e zi shumices kta. Ronci ka qe te shitet borxhi, masanej sa ka me pagu poplli s'ka ronci.
Mejtimi im: borxhi i Shqypnis ka me qene oversubscribed, per arsyen e thjesht..kta bar do hane por kurre nuk do dalin ne 'default'.
kot kristida..po ky nje artikull nje faqe eshte, aq informacion do jape. E rendesishme eshte qe audienca te kuptoje nje cike se perse po behet kjo dhe a ka vend per dyshime per rezultatin e kesaj manovre. Ca tipa ktu (si puna goldman...qe do qesh fort po e ka vene nofken per ta krahasu me gs) po na thone qe kjo gje eshte e domosdoshme..momenti me i mire..etj etj - te zakonshmet, besojini doktorrit se i di mire keto pune haha
Nderkohe, financimi i borxhit Grek po vete drejt 9%. si thoni juve, me ca interesi do
merrenjepen eurobondet shqiptare kur borxhi jone quhet spekullativ ?Berisha keshtu i ra me shkelm FMN-se dhe ne '96...
Hajt me bast qe do e shesi
Ore ky borxh eshte ne interesin e atij qe e blen jo qe e shet.
O noshka a e di ti sa perqind te PBB-se te Greqise perben borxhi publik? Po Shqiperise?
borxhi eshte detyrim , sido qe ta kete emrin, lyje e laje paret tjetrit duhet me ja dhene,po kjo qeveria jone me te mbathura neper kembe, kerkon te luaje me llogaritare planesh , neper tregje nderkombetare,deficiente nga truri , jo me nga buxheti.
Atehere, borxhi publik ndaj PPB per Shqiperine ( shifra te 2009) eshte 54.9% kurse per Greqine 108.1%.
Shqiperia ka problem me shume deficitin e llogarise korente, ne te gjithe komponentet e saj (balanca midis te ardhurave te eksportit dhe importit, faktorin net te pagesave dhe transfertat) qe e le goxha zbuluar ne arenen nderkombetare.
Borxhi ne vetvehte nuk eshte gogol, eshte nje nga mekanizmat e tregut per te krijuar zhvillim dhe fitim (ideja eshte qe pagesa e borxhit duke perfshire interesin te jete me e vogel se kthimi nga investimi qe i behet parase se mare borxh). Modeli i zhvillimit pa borxhe eshte jo vetem i vjeteruar, por i gabuar. Problemi qendron te 'gjella me kripe e kripa me karar'. Ka rendesi konteksti ku ky vendim eshte marre, dhe alternativat qe u anashkaluan per te zgjedhur kete.
Pergjigja me e sakte (dhe me e sjellshme) qe mund ti jepet ketij shkrimi. Cudi se si mund te gjenden kaq shume budallalleqe brenda nje shkrimi te vetem.
Nje analize per Siberine (Rusine) qe duket sikur i eshte bere Shqiperise.
http://www.npr.org/templates/story/story.php?storyId=126144791
Nese ka nai ekspert qe menon qe kjo eshte "choc" athere i duhet gris diploma dhe i duhet pre nji bilete per ne spitalin psikiatrik menjihere.
300 miliard? Pacavure, e ndertuar mbi supozime te nji autori, qe nga niveli i shkrimit tregon se di aq sa ai qe shet fara ktu te cepi per kete ceshtje.
Bliss!
Tani e vura re dhe une kete. Si u bene 300 milione 300 miliard per kete gazetaurcin?
Une me teper e solla per te tregu se eshte nji shkrim aq i dobet, sa as nuk eshte redaktuar! Na myti amatorizmi!
1. Me pagu nji borxh qe kushton 10% me nji borxh qe kushton 6-7% me duket e vetmja zgjidhje financiare korrekte (zevendsim borxhit, me nji kosto ma te ulet).
2. Nqse Shqipnia ka noten BB prej agjencive te pavaruna financiare, mos te harrojme se kjo asht nota qe ka shteti Portugez dhe shteti Grek. Me pretendu se ekonomia shqiptare asht ma e forte se ajo portugeze apo greke, per me than se nota e Shqipnise s'asht e mire, asht iluzion.
Shqipnia ka note te mire per nivelin ekonomik qe ka ne krahasim me shtetet e tjera, dhe teknika financiare me zevendsu nji borxh qe kushton 10% me nji tjeter qe kushton 6% asht teknika e duhun.
Autori na ban pak spekulim njohurish financiare por duket se nuk e njeh praktiken financiareve te tregjeve financiare, sepse konkluzioni qe i jep tan ksaj prove njohurish teorike, tij asht i gabum.
Kam pershtypjen se autori asht ma i shqetesum me na diftu se sa mire e kupton financen, se sa djal i zoti asht, se sa me na njoftu se Shqipnia po ban nji manover financiare te duhun dhe te pershtatshme.
Thjesht per nje info me korekte fillojme qe ketu.
Viks, si ju duket VIX-i i tokes meme ?
Me kuptu me mire edhe tabelen e notave te 'shoqerive te vlersimit te riskut'.
Pa shume fjale, ne fakt Shqiperia ka rating plehre, po ashtu si Grecia.
Me ndryshim thelbesor, se Shqiperia ka nje outlook (parashikim) stabel, kurse Greqia ka outlook negativ, qe do te thote qe e ardhmja parashikohet akoma me pleher.
Sot apo keto dite, ndahet shapi nga sheqeri, nese do nderhyhet me shpetu Greqine(probabilitet 50/50, nqs falimenton kreditoret humbin reth 70% te investimit), dje dhe sot tregjet globale po dridhen goxhà, e vendimi mbi Greqine eshte starti psikologjik i tregjeve per shembje te frikshme(PIIGS po se po, do influencojne edhe ne indekset e tjera...), paniku eshte ne rritje dhe atmosfera patjeter s'eshte ne joshje te investitoreve, por pritshmeria mbi trendin ne rritje te vendit per vitet e ardheshme, dhe raporti risk/fitim mund te binde investitoret ...
Greqia eshte periferia e Europes. Me sa kam lexuar borxhi i Greqise eshte tek 240 miliard Euro dhe 70% ne duart te bankave te huaja. Nje grimce rere, nje pickim pleshti. Po qe se Greqia deklaron falimentim, s'do te ndodhe asgje. Pune 2-3 vjetesh edhe e rimarrin veten, si Argjentina.
Ne fakt, pse ka ngel fjala e fundit tek Merkel, sepse 1)Gjermania eshte kreditori me me peshe tek borxhi grek dhe 2)posedon paketen me me peshe mbi BQE-ne (17%) dhe nqs shpetohet, mos harro qe pesha do ndahet nga gjithe Europa sipas madhesise...lind pyetja pas, kush do shpetoje shpetuesit( Portogalia, Spanja, Italia nuk jane shume larg Greqise...)
Falimentim do me thene nuk pago borxhin, del nga €uro dhe fut monedhen e vet, dhramine, qe ka me u zhvleresu rende, dhe kreditoret rikuperojne pjeserisht investimin fillestar(Goldman Sachs thote veten 30% mund te rikapet)..., ndersa bondet argjentinase edhe sot, pas 10 vjetesh(rane brenda shume italiane, fonde investimi e private te keshillu nga bankat) kane rikuperu shume pak ose fare.
Problemi nuk eshte falimentimi i Greqise se sa 'contaminimi domino' i jugut te Evropit.
S'e lejon njeri te falimentoje Greqine se pastaj shkaterrohet vlera e Euros qe eshte monedha e perbashket e 16 vendeve.
Kshu thonin edhe per Lehman...
Pastaj do te behet ndonjeri shembull apo jo? Pse vetem ne fjalor do te ngelet fjala "falimentim"?
P.S. Pse shkaterrohet vlera e Euros, nqs falimenton greku?
Se borxhi i Greqise eshte i vleresuar ne Euro. Kshu eshte kur ke nje monedhe te perbashket, por ke 16 politika te ndryshme fiskale.
S'ka lidhje. Nqs une te kam 100 dollar borxh edhe nuk ti paguaj, pse duhet te zhvleresohet dollari?! Biles, teorikisht mospagesa e borxhit ul likuiditetin monetar, cka mund te sjell rivlersim te monedhes.
Ka lidhje ore ka. Shiko kursin e kembimit te euros me dollarin ditet e fundit. Ka arritur nivele te ketu e 1 me perpara. Ketu behet fjala per kontekst makroekonomik, per borxh sovran e jo per borxh midis dy vetave. Tregjet financiare funksionojne si tregjet e tjera; kur investuesit frikesohen ata largohen.
Nuk eshte problemi i kembimit te €uros(ka qene €/$ edhe 0.8, nje zhvleresim do i bonte edhe mire ekonomise reale) sa kredibiliteti i sistemit qe perfaqeson(ka peshe reth 30% si monedhe reserve) dhe po ishte Greqia rast i izoluar, dalja nga €uro do ishte me e shendetshme per dy krahet, plus edhe nje leksion per shtetet qe trukojne shifrat kontabile te ekonomise.
Mbase, mbase do i bente mallrat europiane me te lira dhe do rriste eksportet ne vend qe prodhojne dicka (Greqia s'prodhon gje). Sistemi qe perfaqeson eshte i falimentuar prej atij faktit qe permenda me siper.
Dakord, nje politike euromonetare unike nuk gershetohet me cdo politike fiskale specifike, por dalja nga €uro Greqise i rikthen nje strument themelor(politiken monetare sic i lypet) per rimekembje...por, por... po ti futesh thelle, kriza eshte globale duke fillu nga Amerika qe ka ngrit kete strukture financiare globale leter mbi leter e borxh mbi borxh, ku vlerat kontabile jane shumfishi i ekonomise reale, cka me apo pa deshire do arrijne nje pike takimi dmth. kane me u prish shume ekuilibra financiare e gjeopolitike, dhe Greqia mund te jete fillimi i seleksionimit darvinian.
http://www.telegraph.co.uk/finance/financetopics/financialcrisis/7644709/Greek-debt-crisis-spreading-like-Ebola-and-Europe-must-act-now-OECD-warns.html
Mesa duket s'ka dalje nga euroja per Greqine. BE paska vendosur te ruaje vleren e Euros dhe ti japi Greqise 45 miliardshin emergjent qe kerkon.
interesant; ktu ku punoj un nisen nji e-mail urgjent me pa pozicionet per cdo transaksion qe kane me national bank of greece, qe qenka on monitored status...cik si teper shume jashtzakonisht vone me dhon alarm
Sa per ide krahasimit :
- 400 milion euro, dmth çmimi i 2 supermerkatove ne Europe.
- 400 milion dmth kostoja e nji qendret universitetit ne Europe.
Me keto krahasime gabohesh, sepse :
logjika e investitorit istitucional(fonde, banka...) dhe privat(traders individual) funksionon ndryshe, ai do te fitoje, e nuk i intereson sa eshte madhesia e bondit(ai blen nje pjese shume vogel te bondit) sa i intereson raporti risk/fitim.
Idea e krahasimit ishte per me dhan nji shembull se ça shfaq shuma e borxhit per huamarresin (rreziku likuidativ i kredis). Pra sa ne rrezik e ven Shqipnia vedin tuj marr borxh 400m€. E ven ne rrezik aq sa kushton nji qender universitare ne Europe, apo 2 supermerkato.
Or maskarenj, kush ma ka hequr komentin tim. Nese kishit ndonje gje kundra, bujrum te diskutonim.
Goldman, dukesh qe merr vesh nga makroekonomia. Do te doja te dija ç'pune ben ne Shqiperi. Ne vere qe mendoj te vij ne Shqiperi, do te doja te qerasja. Emaili im eshte; perin_thoma@hotmail.com
ABekteshi, shoh qe keto kohet e fundit ke ngritje ne kuptueshmerine e ekonomise, dhe me vjen mire.
Pjer, flm per opinionin, por sinqerisht nuk shkruaj per me peshu' njohurite sesa nje besede per clodhje dhe anonime dhe direkt ne teme, pa u marr me autoret e shkrimeve(mire a keq).
Ke nej oferte pune interesante anej nga Belgu
Per artikullin,
Gje e mire te diskutohen tema te tilla. Megjithate ka ca gjera qe duhen sqaruar.
E para, FMN nuk eshte kundra hedhjes ne treg nderkombetar te borxhit qeveritar. Thjesht nuk mund te jete ne parim dhe nuk kam degjuar te thote dicka te tille. Eshte tjeter gje nese ka thene "mos rrisni borxhin", po cdo vend qarkullon borxh dhe kjo nuk eshte nje menyre e keqe. Per sqarim, FMN ka thene mos merrni borxh per rrugen me 10%, por kini kujdes shpenzimet, por nese Shqiperia duhet te marri borxh duhet te pyesim veten se me sa e japin bankat kete borxh...
Nga njera ane Eurobondet jane te mira sepse mund ta disiplinojne qeverine/te qe te jene me te kujdesshme me buxhetin dhe me realitetin ekonomik, sepse sapo te levizi interesi dhe rating do rritet menjehere presioni ndaj qeverise qe te jete me e kujdesshme...
nga ana tjeter mund te jete e rrezikshme, sepse hapet rubineti dhe nese nuk ka mundesi te tjera financimi, ai interes rritet e rritet derisa te pelcase..
per ekpsertet, qeveria ka kontraktuar JPM dhe DB, Ridvani dhe Petraqi (kushdo qofte) jane kot aty. Biles nuk kishte nevoje te vente fare KM'ja. Prandaj kontraktohen keto banka qe te mos i lihet ne dore eksperteve tane, aq me teper qe ato banka merren me ate pune. Cfare kane bere keta, thjesht kane firmosur kontraten, qe me shume mundesi ka qene standarte dhe nuk ka patur gje per te negociuar.
Rikonfirmoj qe jane oret/ditet me kritike te €urozones, Standart&Poors ja futi shterkambsin edhe Spanjes, pas downgrade-it te djeshem te Greqise dhe Portogalise, dhe behet pikerisht keto dy dite qe Greqise i ka arrit uji 2mm poshte hundes, po kriset diga ...
Cdo gje eshte ne dore te Gjermaneve tani...
kshu pra, i paska hy frika per greqine dhe patriotave me korrespondence....
ishalla shko euro per lesh..
Nji plak i qut me thoshte shpesh qe 'robit merrja per ters aq sa di' ...
Edhe ketej nuk behet aq keq!
Ehh ato kohera te arta kur £/$ ishte me 2.1! Megjithate aty eshte akoma nuk ka ku te shkoje - history repeats itself!
€/$ eshte si ajo kenga 'keto male ripa-ripa, njehere me hype e njehere te hypa' ... kshu qe rri i qete, fli pa breke
eshte rradhu juaj tash, tendeca eshte me shku 1/1...
E kisha me Noshken, po jam dakord me ndejt siper, nqs i referohesh forex-it ...
Po FX-it po i referohesha! A jeni ju ne kete valle?
Check PM.
@ABekteshi - po postoj te njejtin info (nga Guardian) me nje format me te lexueshem :) Hmmm peshk o peshk - humbet tabela
Ketu eshte linku http://www.guardian.co.uk/business/2010/apr/28/greek-debt-crisis-standard-and-poors-country-credit-ratings/print
Ja grupi ku perfhsihemi ne ne S&P Rating:
Ghana B+ 04-Sep-2003 NEGATIVE
Mozambique B+ 21-Dec-2007 STABLE
Nigeria B+ 21-Aug-2009 STABLE
Papua New Guinea B+ 13-Sep-2007 STABLE
Albania B+ 19-Apr-2010 STABLE
Senegal B+ 18-Dec-2000 STABLE
Uganda B+ 09-Dec-2008 STABLE
Stafi i nje institucioni publik/shteteror financiar, nqs nuk kupton interesin/mentalitetin/logjiken e pales tjeter(tregut, investiore, spekulatore...) qe do bleje keto bonde eshte njelloj me qartesite qe jep nje kazinò, ndryshe do ishte shume e lehte me ndenj me 'kollare te ngrira' duke pare nga siper, sdq ka gjithmone nje here te pare e do mesojme.
O BERISH-KATASTROFA!!!
Sikur kompanite e sigurimit te mbulonin te gjitha demet qe shkakton papergjegjshmeria jote epike, do te kishin falimentu qe te gjitha!!!
PS: Pergezime autorit per gjuhen e thjesht qe ka perdorur per te shpjeguar aspekte finanziare komplekse.