Para disa vjetësh me dhuruan një përmbledhje poezish në shqip të Yesenin, të cilën për më tepër e ruaj me fanatizëm. Mendova të ndaja disa vargje me dashamirësit e tij. Përktheu Vangjush Ziko.

 

Puthmë mua, puthmë fort,

Të më dhembë, me tërbim.

Gjaku im përvëlon,

Kurse shpirti akull ngrin.

 

Kup' e derdhur, e përmbysur

Mes gëzimit nuk na shkon.

E kuptoj, moj mik'e ngrysur:

Veç një jet'njeriu rron.

 

Shiko rrotull qetë-qetë

Hapësirën qull të lagur,

Hëna si një korb i verdhë

Sillet rrotull prej së largu.

 

Puthmë, po të them, më puth!

Fundi psallmin tim ma tha,

Hën'e verdhë si kukudh

Vdekjen time po nuhat.

 

Afshi im fle i venitur!

Vdekja erdh, mirësevjen!

Buz'më buzë puthitur

Fundi im, mbase, më gjen.

 

Nëpër ëndërra që nuk prishen

Pa lektisje e pa drojtje,

Nën kurorën e një vishnje

Të më thuash "Jam e jotja".

 

Që me shkumbën e një kupe

Mos na ikë drit'e shtrenjtë,

Më këndo, o mike, puthmë.

Veç një jetë, s'kemi tjetër.

 

***

 

Mos më shih kështu me qortim

Nuk e fsheh jo, përbuzjen për ty,

Por edhe s'ngopem me tëndin vështrim,

Me dredhinë që fsheh n'ata sy.

 

Ti më dukesh e çiltër, e drojtur

Dhe me gëzim më mbush kur të shoh,

Porsi dhelpra kur shtihet e ngordhur

Dhe gallofët i kap ashtu osh.

 

E po, kapmë, nuk trembem aspak.

Zjarri yt veç mos shuhet, platitet.

S'je e para dhe nuk janë pak,

Që mbi akullin tim përpëliten.

 

Nuk të dua, e dashur, ty, jo,

Je jehonë dhe hije e largët,

Përmbi sytë e tu po shikoj

Sy të tjerë, dy sy të kaltër.

 

Le të mos jetë ajo kaq e urtë,

Le të duket e ftohtë mermer,

Por me hapin e saj aq të nurtë

Shpirtin tim si tufan ma rrëmben.

 

Një të tillë s'e fut dot në kurth,

S'do ta ndjekësh dhe prapa i shkon.

Kurse ti me genjështrën shurup

Zemrën time aspak s'e helmon.

 

Po të hapem i drojtur pa masë,

Të përbuz ty, kjo ësht'e vërtet:

Po mos kishte skëterrë e parajsë,

Do t'i shpikte njeriu patjetër.

20 Komente

per te paren bej be qe kam e degjuar prej Dmtrij-t, kontrollorit popullor te shitesve te vodkave pa vule, tek i kendonte Dmtrës serenatë me 1 te nates poshte ballkonit në Korçigrad smiley

Shume mire LRose qe prune eseninin. E kam kerku edhe i here tjeter ate poezine me trojken, kacollen, gjyshen dhe te pimen, po su gjegj njeri.

Ehhh, po je i k'num ti; alkol pa vula e femra pa pulla. smiley

nje fillim i bukur fundjave , rrofsh la rosee.

Eja, mike, tok të rrimë,
Hidhmi sytë drejt në sy!
Dua të dëgjoj stuhinë
Duke të vështruar ty.

Këtë ar vjeshtor në flokë
Perëndia ma dha vetë,
Mbase si shpëtim për kokën,
Me që jam çapkën vërtet.

Fushat, prozhmet plot me fletë
I braktisa, veç të vi
Të harrohem mes qytetit
Dhe të hidhurës lavdi;

Mendjen ta largoj prej kohës,
Kur nën vlugun pranveror
Dhe nën këngët e bretkocës,
unë u rrita vjershëtor.

Te dritaret, panja e blire
Zgjasin degët n’atë vend
Dhe kërkojnë n’errësirë
Gjithë ç’sjellin nëpër mend.

Ata s’janë më në botë;
Mbi varrezë, hënë e zbehtë
Ndrin edhe „Ky kënd,-na thotë-
Përngamot dhe juve pret,

Që të dergjeni pa lace st="on">hallelace>
Në qetësi e n’amëshim...“
Vetëm rruga gjithë dallgë,
Kujt jeton i fal gëzim.

Ndaj afrohu, tok të rrimë,
Të vështrohemi në sy!
Dua të dëgjoj stuhinë
Duke të shtrënguar ty!

Akoma gjallë je ti nënoçka ime? Ka kohë që se kam ndjerë këtë varg nga një vjershë e Eseninit, a mund ta sjellësh vjershën për mua dhe për të tjerë, ti trëndafil rosee? Faleminderit!

Leter nenes

Moj nenokja ime, a je gjalle?

Edhe une rroj. Te pershendes!

Le te ndrite mbremja si perralle

Mbi kasollen tende qe veç hesht.

 

Mora vesh se ti je shqetesuar

Dhe per mua brenga po te ha.

Del ne rruge larg duke veshtruar

Me xhupin e hedhur permbi krah.

 

Dhe ne mbremje shpesh te fanitet

Enderr'e keqe syte ty t'i mbush,

Sikur ja, dikush po me avitet,

Ne mejhane thiken po ma ngul.

 

Qetesohu, moj e shtrenjta nene,

Fshije qe nga syt'ate kllapi.

Pijanec i tille nuk jam bere

Sa te vdes pa kthyer ne shtepi.

 

Jam i bute ashtu siç kam qene

Dhe mendoj, mendoj vetem nje gje,

Qe me mall'e madh, qe me ka zene,

Koken permbi prehrin tend ta ve.

 

Do te vij kur kopshti yn'i blerte

Lule plot te jete zbukuruar.

Vetem mos me zgjosh ashtu heret

Siç me zgjoje tere vjet te shkuar.

 

Mos m'i zgjo ti endrrat qe u shuan,

Cfare nuk arrita, mos ngacmo.

Jeta shum'e qe me mua,

M'u desh humbje, lodhje t'i provoj.

 

Mos m'u lut te falem si me pare.

S'mund te kthehem me ne ato vite.

Ti per mua je mbeshtetj'e pare,

Ti per mua je gezim e drite.

 

E harro, nenoke, shqetesimin,

Ti per mua me, mos u cfilit,

Mos e tret ashtu ti larg shikimin,

Me xhupin mbas kraheve mos dil.

Dy fije borzilok dhe nje terndafil ne vend te Faleminderit!

Esenini per veten:

Vjersha kam filluar të shkruaj herët, nëntë vjeç, por, me ndërgjegje të plotë, krijimtarisë i hyra kur u bëra 16-17 vjeç. Dhe vjersha të kësaj moshe i kam botuar në librin tim të parë “Përshpirtja“.
Kur u bëra tetëmbëdhjetë vjeç, habitesha pse gazetat nuk m’i botonin krijimet që u dërgoja dhe befas ia mbatha në Petërburg. Atje nuk më pritën keq. I pari që njoha ishte Blloku, i dyti, Gorodeckij. Kur takova Bllokun, më rrodhën djersët çurg, sepse për herë të parë po shikoja një poet të gjallë. Gorodeckij më njohu me Klujevin, që s’ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin. Me Klujevin u bëmë miq të ngushtë, miqësi që e vazhdojmë edhe sot, pavarësisht se kemi gjashtë vjet pa u takuar.
Tani ai jeton në Viterg, më shkruan se ha bukë me krunde e se ka mbetur për faqe të zezë dhe se i lutet Zotit që të mos vdesë me turp.
Viteve të luftës dhe revolucionit, fati më përplasi sa andej këndej. I rashë Rusisë kryq e tërthor nga Oqeani i Ngrirë i veriut, e deri në detin e Zi dhe atë Kaspik, nga Perëndimi në Kinë, Persi dhe Indi.
Kohën më të mirë të jetës sime quaj vitin 1919. Atëherë kaluam një dimër me 5 gradë temperaturë brenda në dhomë. S’kishim asnjë shkop dru.
Në PKR nuk hyra asnjëherë, sepse e quaj veten shumë më të majtë.
Shkrimtari im më i dashur është Gogoli.
Kam botuar shtatë libra. Tani po punoj mbi diçka të madhe, të titulluar „Vendi i horrave“.
Në Rusi, kur s’kishte letër, me Kusikovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat në muret e manastirit të Përkushtimit, ose i recitonim ku të mundnim nëpër bulevard. Amatorët më të mirë të poezive tona ishin prostitutat dhe banditët. Me ta ishim miq përherë. Komunistët na urrejnë tmerrësisht.
U dërgoj përulësisht të fala gjithë lexuesve dhe pakëz vëmendje përpara tabelës „Lutem mos qëlloni!“

Bohemianizmi i poeteve te atyre koheve restriktive, Spiritus, i ka dhene aq shume liri imagjinate lexuesit duke i lejuar te perjetojne ate qe ndoshta s'do kishin njohur kurre.

Amatorët më të mirë të poezive tona ishin prostitutat dhe banditët. Me ta ishim miq përherë. Komunistët na urrejnë tmerrësisht.

smiley

E drejte La-Rosse, shpirti bohem dhe jeta skandaloze e Eseninit eshte koncentrati i nje mije e nje jeteve te enderruara te lexuesve qe ecin perhere ne vijat e bardha.Ky fshatari rus ka pas qene nje arapci me nam  dhe pervec ketyre lexueseve okazioinale te mejhaneve , pati kater martesa.Shpirt kaq i mbushur, kaq i ndjeshem kerkonte dicka me shume se nje shpirt ne jeten e tij aq te shkurter.Sepse:

nje shpirt se mbante dot lavdine

lavdine bashke me dashurine  smiley

Good pune trendafille.

Fini, po botoi moj ato vjershat e Koci Petritit se ishin te bukra. :think:

 Ky esenini mua s'me pelqen shume. Eshte , fshatarak dhe me rima te tepruara. I pelqej rimat, po tek tuk me pelqejne dhe thyerjet...

C'mi perdredh ti buzet

naze madhe moj, kam nje vajze tjeter

ty ste dashuroj,

Ti e di qe jemi larg mjaft larg te dy

mos u tremb ste pashe, s'vij kendej per ty

te shkoj prane po zemra asnje tel sme lot,

vetem nga dritarja syte c'ti hodha kot.

Bardhi, pastaj poeti i penduar-dhe i deshperuar-kthehet dhe i kendon vashezes smiley :

 

Ti s'me dashuron, ti s'me meshiron.

Valle s'jam i bukur per ty fare?

Syte as m'i hedh, as me shikon,

Duarte mbi sup veç m'i ke varur.

...

 ..Nga Moska, ika se duhesh ikur

   Me policet, kush dreqin e rregullon

   Per çdo skalndal te vogel pijaniku

   Marrsh Serizh, ne Rajon!....

Eh! Ku ka pot si Esenini ...

 ...Bukuroshe ish Tanjusha

    Shoqe s`kish ne fashat te vet..

   Me fustan e kind qindisur 

   Ne tirtir per shtat lezet

      Doli djali floakedrudhe

      Dhe ju lut pe perhirim

    ..Do martohem me nje tjeter

     lamtumire, shpirti im !

        U zbeh vajza si mehiti

       Porsi ves u ftoh dhe ra

      Dhe gershetezat ju perdrodhen

      Si neperkeza ne kra...

 

Shagane, asaman, Shagamane!

Nga veriu un'jam, te kam thene,

Ti s'e di thekren tone si fle

Dallgezuar nen driten e henes.

Shagane, asaman, Shagane.

 

Sepse jam nga veriu, prandaj,

Sepse hena andej esht'e madhe,

Hapesira rjazane pa skaj

Ia kalon bukurise shiraze,

Sepse jam nga veriu, prandaj.

 

Ti s'e di ate fushe, o shpirt,

Keta floke nga thekra i kam,

Po te duash, mbeshtilli ne gisht,

Nuk me dhembin ata, jo, aspak,

Ti s'e di ate fushe, o shpirt.

 

Shiko floket e mi, ta dish

C'jane dallget e thekres nen hene,

Qesh, e dashur dhe floket m'i prish.

Veç mos zgjo nje kujtim qe kam lene

Neper dallget e thekres me hene.

 

Shagane, asaman, Shagane!

Ne veri larg nje vajze kam lene,

Porsi ty eshte yll edhe hene.

Mbase zgjohet dhe gjumi s'e ze...

Shagane, asaman, Shagane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).