Afganistan, Prill 2010

5.jpg

Katër italianë arrestohen si terroristë në Afganistan. Mbas këtij lajmi, në dukje i zakonshëm, fshihet një histori e komplikuar interesash. Kush ishin katër italianët dhe çfarë fshihet pas arrestimit të tyre? 

Ka disa ditë që ngjarje të habitshme kanë rikthyer vëmendjen tek çka po ndodh në Afganistan. Lajmi që ushtria amerikane kishte arrestuar 4 italianë, për dyshime si terroristë, ishte maja e një ajsbergu shumë kompleks. Të arrestuarit ishin vullnetarë të „Emergency“.

Tani, le të sqarojmë pak situatën për të kuptuar ku qëndron problemi dhe pse Italia i ka pothuajse braktisur në “mëshirën” – nëse në Afganistan ka mbetur një term i tillë - afgane këta vullnetarë.

Çfarë është „Emergency“? 

Themeluar nga një kirurg, Gino Strada, „Emergency“ është një OJQ italiane, e njohur edhe nga Kombet e Bashkuara, që vepron në fushën e mjeksisë. U vjen në ndihmë viktimave të luftës dhe ka qenë e pranishme me shërbimet e saj në zona konflikti ekstreme, zona ku askush nuk mund te hynte. Që nga vendet Afrikane në luftë kostante, në Kamboxha; nga Iraku në Afganistan “Emergency“ është e pranishme me mjekë në ndihmë të viktimave të luftës, viktima që nuk i përkasin gjithmonë vetëm njerës palë në konflikt. Prania e saj në zona konflikti dhe mosmarrja pozicion në seleksionimin e ndihmës së dhënë, ose më shpesh pozicionimi në ndihmë nga ana e më të dobtit, e ka bërë „Emergency“ shpesh objekt të inateve të gjeneruara nga konfliktet.

 

strada gino

Duhet thënë, drejtuesi i „Emergency“, Gino Strada, është i majtë, me një rini marksiste-leniniste. Është idealist por koherent me idetë e tij. Gjithmonë në veprim për të përmirësuar situatat më negative të qytetërimit tonë, luftërat. Është internacionalist dhe i paanshëm. Dhe, për më tepër, nuk është konformist dhe as konform politikave të jashtme perëndimore në vendet ku operon „Emergency“ - as atyre italiane.

Strada nuk mund të quhet anti-amerikan ose anti-perëndimor. Por, ai gjithmonë ka kundërshtuar termin “humanitar” që operacionet evropiane në Afganistan dhe Irak mundohen të qëndisin mbi dërgesat e ushtarëve në këto fronte. Diçka të tillë e pranoi edhe Merkel teksa, disa ditë më parë po nderonte të rënët në Afganistan, tha bindshëm se, „nuk mund të mos quajmë “luftë” atë që quajnë “luftë” ushtarët tanë atje“. Strada dhe „Emergency“ janë kundër çdo lloj lufte. Agresionet amerikane nuk i shpëtojnë këtij qëndrimi e as Prodi me Berluskoni, të dy pro ndërhyrjes në Afganistan e Irak.

Kush është shërbimi sekret afgan?

photo of amrullah saleh

Në një kaos si Afganistani, ky shërbim nuk mund veçse të jetë diçka shumë komplekse. Në krye të tij është dikush që kur ishte akoma i ri u bë i famshëm sepse ishte krah Shah Masudit dhe mbante lidhjet e tij me CIAn dhe, pas vrasjes së Shah Masudit, vrasje që iu adresua talebanëve dhe parapriu agimin e epokës së luftës kundër terrorizmit islamik, kaloi aktivisht si pjesë e shërbimeve sekrete të Aleancës së Veriut (bashkimit antitaleban në Afganistan), shërbim që zëvendësoi shërbimin e vjetër sekret në Afganistanin e “çliruar”. Ai quhet Amrullah Saleh, sot 38 vjeç, taxhik dhe trendi. Në Kabul i thonë “amerikani” sepse është gjithmonë i veshur e i llakosur spic. Është kontakti më i fortë i të gjitha shërbimeve të inteligjencave ushtarake të huaja në Afganistan. Nga këtu kuptohet forca e tij.

Ai është taxhik dhe luftarak, e hakmarrës ndaj talebanëve. Këtu lidhet dhe „Emergency“ me situatën. „Emergency“ nuk ka reshtur së ndihmuari ata që mbajnë radhë në qendrat spitalore; nuk ka munguar të jetë në zona ku administrate shtetërore afgane nuk ka shkuar, si psh. zonat e kontrolluara nga forcat tribale tendencialisht talebane. Dhe kjo ka bërë që gjatë viteve, Saleh dhe Gino Strada të jenë përplasur shpesh, të jenë akuzuar shpesh dhe ofenduar publikisht. Saleh i quan vullnetarët e „Emergency“ bashkëpunëtorë të talebanëve kurse „Emergency“ e quan Saleh shërbëtor të lobeve të luftës. Për shkak të lidhjeve me botën tribale, „Emergency“ ka ndihmuar në tratativa delikate në raste pengmarrjeje, si ajo e reportertit italian të „La repubblica“. Jo pa viktima kjo ndërhyrje, por „Emergency“ sfidoi aftesitë e shtetit Italian dhe inteligjencës afgane për të realizuar kontakte pothuaj të pamundura dhe jashtë politikave “jo dialogut në pengmarrje” të pushtetit të Karzait.

Sot Saleh mori hak: Italia braktisi „Emergency“, një grup italianësh në shërbim të viktimave të luftës. Gino Strada u tërhoq, vullnetarët akuzohen për atentate ndaj guvernatorëve lokale dhe nuk dihen ku janë.

Ndërsa Karzai pashtun, kërcen vallen e lepurit me amerikanët që e kërcënojnë me prerjen e mbështetjes së plotë (e ai i kërcënon se do lidhet me talebanët), struktura e fuqishmte dhe komplekse e inteligjencës së taxhikëve s’ka mbaruar së konsumuari hakmarrjen e saj.

Të gjithë janë në pritje të hapit tjetër, se si do të ballancohet pushteti i një shteti të  krijuar në pazare tavolinash.

 

24 Komente

flo - 14 Pri 2010 - 2:13pm

ja nje shkrim per te cilin duhet pergezuar pruresi

...dhe si gjithmone shkrimet qe vlejne nuk kane komente

nivicjot - 14 Pri 2010 - 2:24pm

 5 vota i ka   ...... me ne funde dhe dicka qe ja vlen per te lexuar

artian - 14 Pri 2010 - 3:45pm

Gino Strade thote :

Ne Afganistan Nato eshte nje terrorist, aktiviteti i Natos ne Afganistan mbetet pa informacionin e duhur per qytetaret e botes.

Shume pacient te Emergency jane qytetare civil qe nuk kane as nji lidhje me konfliktin Taliban -Nato, ka shume te vrare "gabimisht" dhe ky eshte nje krim qe duhet te publikohet, kete thote Gino. Si duket kjo eshte shume me spec.per Naton dhe Kazain, dhe Gino do te kete pak pasoja per keto deklarata...

ITS - 14 Pri 2010 - 4:18pm

Mund te degjosh nga te gjitha gjerat ne kete bote. Ka lloj-lloj opinionesh. Disa mund ta quajne Naton terrorist kurse une e quaj mbrojtesin e botes perendimore.

Ne 2001, pak pas 11 shtatorit, Talebanet paten shanc te dorezonin Bin Laden tek Amerikanet dhe te ndalonin menjeher suportin dhe aprovimin per kampet terroriste. Ata nuk e bene kete, dhe vendosen te jetonin me konsekuencat.

Misioni i Natos ne Amerike ka qene nje sukses. Ne nje shtet aq te madh sa Texas, qe eshte akoma ne epoken e gurit, kane mundur ti mbajne terroristet ne brima minjsh, ose kane kaluar ne Pakistan. (ku dhe aty po u vjen fundi). Qe nga 2001 nuk ka patur atentat terrorist ne Ameriken e veriut.

Per sa i perket te pafajmeshmeve me vjen keq. Por kur me duhet te zgjedh, them me mire te vriten te pafajshem atje se ketu ku jam une...

Br3dharaku - 14 Pri 2010 - 4:49pm

nji artikull shume interesant per Afganistanin ne Times:

Kabul Nightlife: Thriving in Between Bombs

 

gre_wireless - 14 Pri 2010 - 4:54pm

duket pak si shkrim i njeanshem

sol-nocturnus - 14 Pri 2010 - 4:59pm

eshte komplet i njeanshem. atje vertet ka lufte, dhe vriten te pafajshem, po dhe keta plehrat qe jane kunder luftes, komuniste jane.

Nahr - 14 Pri 2010 - 5:07pm

i ben plehra te qenurit kunder luftes apo te qenurit komuniste? 

sol-nocturnus - 14 Pri 2010 - 5:12pm

te qenit komuniste natyrisht. pse s'e dime ne se kush jane komunistet dhe se c'endrra te pergjakshme kane neper kokat e tyre?

une nuk e duroj dot gjakun dhe dhunen, shtypjen dhe terrorin e kuq. Prandaj me mire te vazhdoje lufta ne afganistan dhe te vrasin c'te duan, vetem ata gjakpiresit te mos kthehen.

Br3dharaku - 14 Pri 2010 - 5:15pm

Mesa di une, termi 'pacifist' ose 'kunder luftes' nuk kufizohet te te qenurit komunist ose jo. E thene ndryshe, jo te gjithe Gino Strada-t neper bote jane marksiste koherente

sol-nocturnus - 14 Pri 2010 - 5:17pm

po te qe per pacifiste, jam dakort, se pacifist jam dhe vete, po ky artikulli flet per nje komunist. nuk eshte per john lennonin, po per gino straden. dhe ka arsye pse... natyrisht qe autori eshte marksist-leninist.

Nahr - 14 Pri 2010 - 5:31pm

iu riktheva se thash mos jam shpreh gabim e i kam hy ne hak ginos se shkret.

gjinua eshte i majt pacifit idealist e dje mediat italiane e quajten dhe utopist. por ndryshe nga shum te tjere qe jane pacifiste ulur ne shtepite e tyre eshte koherent dhe punon...

i ri ka qene si ka qene, uroj qe shkrimi te mos jete i vetmi burim per konkluzione, por vetem ngacmues.

mua thjeshtezimi i konfliktit ne Afganistan nga sol me duket shum rehatues, te miret kunder te keqinjeve eshte komod por un nuk e kam luksin te mendojme se po i shtypim kokat morrave atje qe i ngjajne her talebaneve islamike e her komunistave Smile por populli yn thot kush rri me qenin ze pleshta...

Br3dharaku - 14 Pri 2010 - 5:33pm

Duhet thënë, drejtuesi i „Emergency“, Gino Strada, është i majtë, me një rini marksiste-leniniste. Është idealist por koherent me idetë e tij. Gjithmonë në veprim për të përmirësuar situatat më negative të qytetërimit tonë, luftërat.

Pale e lexoj une gabim po nuk me duket se shkrimi flet per G. Straden si komunist. Flet per G.S. (me rini marksiste-leninste) qe drejton nji OJQ te njoftme prej OKB-se (jo si parti ose organizate politike), por qe ne plan te dyte, luan rolin e ndermjetesit per lirimin e pengjeve italiane. E pare me gjere, shkrimi eshte nji shpulle per qeverine italiane, te pazonjen per te nderhyre ne situata te tilla sepse eshte pale me ate qe quhet pale ne lufte, US.

sol-nocturnus - 14 Pri 2010 - 5:40pm

aa, qenka i majte utopist ky. epo mire, gjynaf i shkreti, qenka mashtruar kur ka qene i ri. ishalla shpeton pra.

bredharaku ka shume te drejte, ky shkrimi flet per gino straden si njeri, jo si komunist. keshtu qe nuk e shajme ketu, po te shkrimi tjeter, kur te flasim per ginon si komunist.

poshte komunizmi dhe talibanizmi, keta morra te ndyre qe na ka ngjitur ndenjtja bashke me afganistanin.

Br3dharaku - 14 Pri 2010 - 6:00pm

sarkazma nuk vlen ktu plako - une nuk jam G. Strada (s'jam as i majte, as kam shku ne Afganistan me ndihmu te vobektit ose viktimat) po jam kunder luftes njesoj si ty ose G. Strada qe mund te jeni komunista...jam i bind qe ka te tjere anti-lufte si ju qe sherbejne neper OJQ si kjo Emergency po qe nuk jane komuniste ose te majte. Te cilesosh te gjithe keta si komuniste sepse Gino eshte i tille dmth t'i veshesh mantelin e komunistit cdo humanisti ne bote. Shume prej atyne mund te ofendoheshin nqse e merrnin vesh.

sol-nocturnus - 14 Pri 2010 - 6:05pm

Me fal, o bredharak, po a e solle ti ate linkun per nightlife ne kabul, dhe per dedikimin e dhjetera humanisteve jokomuniste qe kane shkuar per te vendosur paqen? Hape si teme, dhe aty diskutojme per ata, se ketu po diskutohet per Gino Straden. Ky eshte thjesht nje komunist, dhe ne e dime se cfare jane komunistet.

Me c'te drejte ma heq ti mua te drejten per te share komunistet, apo meqe ti i je futur me heret ketij sporti popullor?

Kunder luftes, si puna jote dhe si puna ime, ishte dhe Bushi...

Br3dharaku - 14 Pri 2010 - 6:30pm

me ket rrezik e kap limitin e komenteve per sot.
ai linku per artikullin e time ishte sa per plotsim te jetes qe behet sot ne afganistan se nuk besoj se shumica (asnji ktu) lexojne artikuj per afganistanin perdite. Dmth ishte sic i thone te fortet, sa per 'kolor' ose 'per atmosfere' - nuk ke pse e sjell si argument se kundershtimi im dhe yti nuk kane lidhje me ate pike. Zere se nuk e vura linkun, do ndryshonte gje ne ket qe po themi?

Ti qellimisht mundohesh me kriju konfuzion me ket aludimin per "komunistet e ndyre etj". Mbase, e vuan shume shpritrisht perbuzjen deri diku te padrejte te termit sot ne Shqiperi ose ne bote meqe e identifikon veten me ate ideologji ose term. Por ketu, te ppu, te pakten, une kam lexu qarte se ata qe jane kunder komunizmit, e bejn ket nisur nga pervoja e hidhur e jona po nuk harrojne te bejne dallimin mes "elites qe mori ne qafe te pafajshem dhe vuri ne rrezik te ardhmen e nji kombi" dhe "atyre si ty etj. si ty qe te komunizmi gjejne pergjigjen me te mire si rruge zhvillimi". Ku kam sha une komunistet (pervec atyre te pervecmve qe nuk ka ngel ish-komunist e komunist pa i sha)?
p.s. indirekt, meqe eshte permend dhe ne tema te tjera dhe si shumica kam limit ne postime, une nuk kam naj alergji me termin ose teorine ne vetvete biles, mund te them qe personalisht, e shof interesante si ide po une ndalem ktu; thjesht sepse nuk e shof veten si kandidat per me i mbush mendjen robve se c'eshte e drejte dhe e gabuar, qofte kapitalizem ose komunizem, dmth nuk kam arrit akoma me kriju bindje te plote...notoj akoma ne ujera nderkombtare.

hunter - 14 Pri 2010 - 6:39pm

 Arrestimi i te katerve te Emergency eshte nje komplot. Heperhe i moren spitalin, ndoshta donin vetem ate, kshu qe kane per ti liruar. Ti shohim afganet pastaj sa do te jene te zot ta drejtojne spitalin. 

Respekt Emergency dhe Gino Strada. Njerez si Gino Strada meritojne respekt. Bejne pjese te ajo kategori e rralle e te majteve te cilet ne vend te qaraviten mbi padrejtesite e kesaj bote dhe te studiojne Marksin dhe Engelsin, i japin vetes dhe ndihmojne te tjeret konkretisht. 

Nahr - 14 Pri 2010 - 7:51pm

loja eshte me e thelle se sherri komunista e djathtista...

emergency eshte deshmitar i vetem perendimor, nga ata qe nuk jane perfshire ne konflikt, ne zona ku vrulli i aksionit te fundit te natos qe nuk e di sesi e ka emrin po qe "tingullon mbyllja gojen tribaleve ( dhe ti etiketosh te gjith keta si taleban eshte populizem) me plumb ose me pare... sa te dalim nga kjo zallamahi pastaj te hane kryet e tyre..."

Sot mesova qe porosia vinte nga 007 e lartmadherise se saj  ... emergency ishte deshmitar i sikletshem. tani do besojme cka an thot memri apo cnn se po ndodh andej.

bbc tha se i kishin vrare ne pakistan nja 70 gra e femije gabimisht, po lajmi eshte i vogel, ne cepa gazetash se nuk ka deshmitare ne ato zona te largeta.

rudeta - 14 Pri 2010 - 9:09pm

Është pikërisht prezenca prej dëshmitari të padëshëruar e Emergency-së, që shtyn forcat "humanitare&demokratike" perëndimore që të shtyhen deri në absurditete.
Ku kulmi i absurditetit qëndrote tek "gjetja" tek materialet kompromentuese (që justifikuan arrestimin e vullnetarëve të Emergency-së) edhe të disa jelekëve të mbushur me dinamit (nga ata që përdorin ata që hedhin vehten në erë kur duan të bëjnë kasaphane në ndonjë vënd të populluar).

Sado komunistë, sado ekstremistë, sado të indoktrinuar që mund të ishin ata vullnetarët (që kanë lënë komoditetin e jetës në perëndim për të ndihmuar ata që kanë nevojë), nuk besoj se ndokujt me dy pare mënd në kokë, do t'i shkonte ndërmënd që t'i akuzonte që po përgatisnin atentat ndaj guvernatorit afgan (duke përdorur edhe jelekun, natyrisht).

2 milionë afganë (pa dallim rrace, feje,kranine e bindje politike) kanë kaluar nëpër spitalet e Emergenc-së. Të paktën ata, do të dinë të thonë ejvallah Emergency.

Br3dharaku - 14 Pri 2010 - 10:15pm

Sado komunistë, sado ekstremistë, sado të indoktrinuar që mund të ishin ata vullnetarët (që kanë lënë komoditetin e jetës në perëndim për të ndihmuar ata që kanë nevojë), nuk besoj se ndokujt me dy pare mënd në kokë, do t'i shkonte ndërmënd që t'i akuzonte që po përgatisnin atentat ndaj guvernatorit afgan (duke përdorur edhe jelekun, natyrisht).

ate mos e thuj se edhe ata qe bene 11 shtatorin, e kishin pa komoditetin e jetes ne perendim, te tjere qe tentuan me vone ishin rrit ne perendim. Kjo ne lidhje me ate qe ke thene "sado esktremiste". Sa per ate 'sado komuniste', kjo eshte demagogji se nuk denon njeri komunizmin si ne kohen e mccarthyism-it

 

Finisterre - 15 Pri 2010 - 2:08am

Po ty s't'mjaftun lotet e femrave zemerthyera Big Grin dhe po don me be me qa br3dharakun?

Nahr - 15 Pri 2010 - 10:08am

 

LA LETTERA Curiamo tutti, non taceremo mai
di fronte agli orrori della guerra di GINO STRADA

 

OAS_RICH('Left');   Caro direttore, si introducono  -  direttamente o con la complicità di qualcuno che vi lavora  -  alcune armi in un ospedale, poi si dà il via all'operazione... Truppe afgane e inglesi circondano il Centro chirurgico di Emergency a Lashkargah, poi vi entrano mitragliatori in pugno e si recano dove sanno di trovare le armi. A quanto ci risulta, nessun altro luogo viene perquisito. Si va diritti in un magazzino, non c'è neppure bisogno di controllare le centinaia di scatole sugli scaffali, le due con dentro le armi sono già pronte  -  ma che sorpresa!  -  sul pavimento in mezzo al locale. Una telecamera e il gioco è fatto.

vazhdimi te la repubblica

http://www.repubblica.it/esteri/2010/04/15/news/lettera_gino_strada-3358...

 

 

Pjer Thomas - 15 Pri 2010 - 9:44pm

Ky Strada dhe njerzit e tij, duken qe jane idealiste, ka shume kendej ne perendim qe shkojne vullnetare per te ndihmuar te tjeret, ndersa ai Saleh, si shum njerez te sherbimeve te fshehta qe jane te hurit dhe te litarit, kane shfrytezuar postin e tyre  per te diskretituar nje organizate qe ndihmon njerzit ne nevoje.

Ai vend, nuk do te ishte keq te ndahej, farsit ne nje ane/shtet dhe pashtunet ne anen/shtetin tjeter, ndersa pjesa e vogel siper (taxhiket) ti bashkoheshin Taxhikistanit.  

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente