Qeveria shqiptare ka marre nje leter nga zyra pergjegjese e NATO-s per koordinimin global te sigurise, i ashtuquajturi NOS.

NOS-i i kerkon qeverise se Tiranes qe pr/ligji i ri per SHISH te kaloje me pare nga kjo zyre, qe perbehet nga 3 dege: Orientimet e pergjithshme, Inteligjenca per sigurine dhe Siguria e mbrojtjes. 

Kerkesa per nje shqyrtim te pr/ligjit nga eksperte nderkombetare u formulua fillimisht nga ambasadori Withers. 

Ai tha se projekti, ashtu sic ishte miratuar ne komisionin parlamentar te ligjeve, binte ndesh me standartet e NATO-s dhe po e conte Shqiperine ne rruge te gabuar. 

Kunder ligjit u shpreh edhe Edi Rama, i cili tha se Partia Socialiste nuk do te lejonte miratimin e ligjit nga Parlamenti. 

Duke iu pergjigjur ne dukje Edi Rames, zedhenesja e Partise Demokratike iu pergjigj ne fakt indirekt ambasadorit Withers, kur tha se ligji eshte konform standarteve te NATO-s. 

Por pikerisht diten qe ligji ishte lene per t'u shqyrtuar ne Komisionin e sigurise kombetare, qeverise i ka mberritur kjo leter nga NOS. 

Seanca e se henes ishte nje seance degjimore me drejtorin e SHISH-it Bahri Shaqiri. Qendrimi i tij ne krye te SHISH-it mund te nderpritet nga vendosja e nje mandati 5 vjecar per drejtuesit e sherbimit. 

Por ne komisionin e sigurise drejtori Shaqiri u shfaq i shtendosur. Me i prere u duk kryetari i komisionit, Leonard Demi. 

Kamerat u lejuan vetem ne fillim te seances dhe me pas diskutimet vijuan me dyer te mbyllura. Por seancen e ndoqen nga afer perfaqesues te ambasades amerikane, OSBE-se dhe misionit te Bashkimit Europian te asistences per sistemin e drejtesise, EURALIUS. 

Ne fund te seances u vendos qe komisoni parlamentar i sigurise kombetare ta diskutoje projektligjin nen per nen te marten. 

Por kerkesa e zyres se sigurise se NATO-s per shqyrtimin e projektligjit nenkupton pezullimin e tij deri ne dhenien e ekspertizes nga NATO.

 

50 Komente

Do na tregoi NATO se ca duhet me bo neve. Ik mer pirdhu, ne jemi shtet i pavarur, kemi parlament te zgjedhur ne menyre demokratike, dhe si i tille eshte legjitim ne te gjitha nismat ligjore qe ndermer.

Shqiperia jone e vogel ne buze te Adriatikut vazhdon te habisi jo vetem shqipetaret por edhe Europen dhe me gjere. Vogelushet e qeverise akoma nuk kane mesuar se nuk falen te gjitha. Pasi ju eshte falur vjedhja e votes, voglushet jane hedhur yxhym te kontrollojne gjithcka. Po ja qe ju paskerka ardhur nje NDAL. Fytyrat e vogelueshve shprehin habi....

 Ku qendron problemi? problemi dhe super problemi qendron te kryeministri qe do te kete me shume kontroll mbi ate organ. ja ky eshte problemi. Dhe nje problem i madh. Besoj e kupton, se c'vjen pas saj...

E ka lexuar dikush ligjin, apo flit te flasim keshtu?  Fuqia ekzekutive e kryeministrit u shtua goxha ne ato ndryshimet qe i'u bene kushtetutes ne 2008 bashke me PS-ne.

Lira, ndoshta jam edhe gabim, por me sa me kujtohet mua, menyren se si te votohet ky ligj e ka propuzu Kryetari i PS-se Edi Rama.

 Po si thua ti i pakapshem! Natoja dhe USA, s'kane pune tjeter po duan te merren kot me ne? Behuni realist ju lutem? Nuk ju shkohet partive mbrapa si dele. Nuk ndihmohet Shqiperia keshtu?

Per c'te shkuar mbas partive po flet? Pse po te thote dicka NATO dhe USA, kjo do te thote qe eshte fjala e zotit dhe duhet zbatuar germe per germe?  Si mund te flasim per ligjin pa e lexuar njehere?  Ne vetem dime qe NATO-ja s'qeka dakort sepse nuk i perputhet standarteve te tyre.  Ca do te thote kjo? 

Pse po te thote dicka NATO dhe USA, kjo do te thote qe eshte fjala e zotit dhe duhet zbatuar germe per germe?

Jo vetem qe eshte fjala e Zotit, por dhe e Allahut dhe Papes bashke. Harrove cmendurine kolektive vetem nje vit me pare kur dolen turmat te festonin hyrjen ne Nato sikur ishte ardhja e dyte e Krishtit? I trajtuam si Zoter tani duhet tju bindemi si Zoter!

Jo ore s'harrova.  Ajo ishte nje idiotllek masiv nga ana njerezve, dhe nje mjet propagande nga ana e Saliut.

Fakti qe ky ligj komentohet nga te huajt mua me duket dytsor. Paresore eshte renditja e diskutimeve ligjore qe propozohen nga qeveria.

I Pakapshem a mund te na shpjegosh se perse duhet ripare risktrukturimi i SHISH ne keto dite problemesh te medha financiare per vendin?

S'kam si ta di ate gje une.  Duhet para ligji fillimisht qe mund te flasim se pse diskutohet pikerisht tani.

Amerikaneve as qe u pelqen fare qe Serboviqi Berishë të forcohet kaq shumë sa të mund të bëje çtë dojë me Informacionin që mund ti bjerë në dorë. (Shqipëria ështe tashmë antare e NATO-s).  Të gjithë partnerët ndërkombëtarë e njohin këtë Esat Pashë të dytë, këtë imoral apokaliptik dhe as që mund ti japin besim sepse ky pusht i fëlliqur të ha bukën dhe të përmbys kupën.   Ata presin që shqipet ta bëjnë vetë atë që duhet bërë me këta  arkitipa te fashizmit modern.

Athere,

Mos ji kaq i gatshem te deligjimitosh skepticizmin e njerzve. Sula njifet per shejtanllik.

Ja ta them per here te dyte sot; A e di ti qe per te marr nje leje per koncesione te burimeve natyrore sot duhet firma DIREKT E MEDIUT!! Dje, duhej firma e nje prej drejtoreve. Ky ndryshim strukturor eshte idejuar direkt nga qiviru.

Dardha, bi fjala se qeveriu eshte kerme, gjithsesi, e ka bishtin prapa.

Chene,

strategjia ka qene :

Ta terheqim PS-ne neper komisione ene keshtu quhet qe po behet jete parlamentare. Dje u be thirrje qe PS te jape mendimet e veta. PS nuk dha mendime.

Qeveria e SHBA eshte kunder per disa gjera, keshtu qe qeveriu nese e kalon ne seance parlamentare do i beje vete ndryshimet se nuk ka asnje me sumen e Klodit aty.

Pune fillestaresh.

Do e ndryshojne vete, do e ndryshojne sepse dardha e ka bishtin vertet mbrapa. SHISH eshte institucion i mbeshtet e financuar krejt nga amerikanet dhe zor se mund te besohet se do e lene kete pune ne dore te Paulin Sterkajt. ( Ky eshte anetar i komisionit parlamentar te sigurise qe i ben mbledhjet me dyer te mbyllura ) smiley

S'po deligjitimoj skepticizmin e njerezve une, por thjesht shfaq ate timin.

Interesant ajo qe thua ti qe Sula njifet per shejtanllek, se digjon njerez qe vazhdimisht e bejne gomar e idiot ne pothuajse cdo rast.

Nga lajmet e fundit, projektligji u miratua, megjithe reagimet e USA dhe NATO.

 

Vejme naj bast qe keto dite dalin fakte te papara per votat ose ndonje 'pune' te Zenit nga burime CIAnonime ?

Kujt i erdhi era '97 ?

I  pakapshem, ti tani po del si Andrea Stefani, dmth 'ne parim' kunder nderkombetareve, apo ca? lol

Berisha, kur i vjen pas interesit, si me rastin e kutive, i trumbeton fort nderhyrjet dhe sugjerimet e nderkombetareve, meqe ne kete rast qendrimi eshte i perbashket. Kurse per raste te tjera si keto, e fut koken si struci ne rere dhe nxiton te beje shpejt e shpejt ca ka per te bere qe gjerat te mos kene shume kohe te bejne jehone ne media.

Pavaresia nga nderkombetaret e ajo qe thua se s'do ti degjojme per cdo gje, ato behen fjale vetem kur dy partite kryesore te mos jene me klane mafioze. Deri atehere do i degjojme se s'ben te huajt, dhe shyqyr qe i fusin hundet kaq shume ne punet tona te brendshme se ndryshe kushedi ca do ishte bere ne Alb-zulu-stan pa keto nderhyrje te tyre.

Se ja kshu pa lexuar ligjin, si thua ti (take a guess), pse nderhyn Amerika e Nato per ligjin e Shishit? Per kunj te Berishes, per ndonje interes kolonizimi, apo se bie ere kaka kjo pune kur Berisha akumulon gjithnje e me shume pushtet tek stilolapsi i vet ne kurriz te institucioneve te tjera?

Kuptohet kontributi i vyer ne kete ceshtje i opozites dhe i Edi "uji rrjedh nga kutite, dhe po te ishin hapur kutite s'do kishte permbytje" Rama eshte qe as te mos denjojne te bejne opoziten ne Kuvend, as per kete ligj, po te bejne deklarata OJQ-sh ne media.

Lum si ne qe i kena dmth keta.

 

Shaqiri del kundër projektligjit të SHISH, Klosi: Majko donte të më arrestonte në zyrë

Duke komentuar draftin e ardhur nga Qeveria ai tha se: "ligji bëhet për dy gjëra, e para që do të shkarkojë Bahri Shaqirin sepse me ligjin aktual nuk e shkarkon dot dhe e dyta sepse kërkon t'u japë mesazh shërbimeve partnere që çdo gjë e SHISH kalon nga zyra e tij". Në një intervistë të pak kohëve më parë, Klosi është shprehur se ndryshimet në ligjin e Shërbimit janë të lidhura me problemet mes kryeministrit Berisha dhe Presidentit Bamir Topi.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

Komisioni i Sigurisë kalon ligjin e SHISH, pa votat e PS

Për ligjin në fjalë qeveria ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO-s për koordinimin global të sigurisë, i ashtuquajturi NOS. Kjo strukturë i kërkoi qeverisë që pr/ligji i ri për SHISH të kalojë më parë prej zyrës së saj që përbëhet nga 3 degë. Orinetimet e Përgjithshme, Inteligjenca për Sigurinë dhe Siguria e Mbrojtjes. Pak ditë më parë edhe Ambasadori Amerikan John Ëithers reagoi ashpër kundër ligjit të ri.

http://bw.balkanweb.com/homepage/komisio...

Xhib, nuk mund te supozohet asgje pa lexuar ligjin.  Te gjithe japin mendime, opinione, analiza e me the te thashe po asnje nuk tregon se ca thot ligji.  Xhanem kshu ndodh gjithmone ne Shqiperi per cdo gje.  Une nuk dua interpretimin e dikujt tjeter, qofshin keta NATO dhe SHBA.  Une kerkoj ta lexoj vete ligjin qe pastaj mund te them qe po nderkombetaret kane te drejte apo jo.

Te gjithe japin mendime, opinione, analiza e me the te thashe po asnje nuk tregon se ca thot ligji.

Per ty ky eshte komenti i shtate ketu. smiley

Une nje koment bera me lart, dhashe opinionin tim ne pergjithesi, qe dhe pa lexuar gje, kur vihen ne nje ane te kandarit Berisha, Rama, & co dhe ne anen tjeter nderkombetaret, une jam mjaft i prirur ti besoj ketyre te dyteve.

Jo cdo ligj qe kalon parlamenti duhet dhe mundet te lexohet nga te gjithe, se as deputetet s'i lexojne te gjithe. Megjithate linku nga Panorama qe solla me lart, bashke me opinionin tim lol, ka info dhe per nenet qe ndryshohen.

Ose fundja kerko dhe mbase e gjen tek faqja e Parlamentit dhe lexoje. Po kshu nuk shkon duke bere komente me shume se te tjeret, ne te cilat i thua mos beni komente pa e lexuar ligjiin. Tek e fundit jemi tek Peshku, jo tek komsionet e ligjeve. smiley

Berbero, ç'a pate, mos ke pire noi konjak nga ato qe bohen banjove. Shyqyr qe s'ke pas gorshonet neper duar   smiley    

mu me duket pak i cuditshem ky reagimi i amerikaneve per kete ligj. ne fund te fundit ne amerike kreu i CIA's iken sa here do presidenti dhe ka takime te rregullta me presidentin. Bushi i kishte cdo mengjes.

pervec dyshimit te pergjithshem qe Saliu do te kontrolloje gjithshka (kjo jo pa baza) teoria ime eshte kjo:

ne nje artikull te para disa diteve ne Balkanweb thuhej qe ligji i ri krijonte baza ligjore per zgjerimin e aktivitetit te SHISH ne Kosove e Maqedoni. Do ishte mire qe te kishte me shume informacion dhe diskutim per vete ligjin, por per mendimin tim Nato dhe USA nuk duan nderhyrje ne Ballkan.

ne nje artikull te para disa diteve ne Balkanweb thuhej qe ligji i ri krijonte baza ligjore per zgjerimin e aktivitetit te SHISH ne Kosove e Maqedoni.

 

Si qe kjo pune?  Mund te na i biesh kete artikullin?  Ka thene gje njeri tjeter per kete?

 

Kush e raporton kete lajm?

Ore do te tregoni se kush eshte burimi i ketij lajmi me ate titull edvinist apo jo? Cfare ka ligji konkretisht dicka jashte standardeve te vendeve te Natos? Kush e kontrollon CIA-n dhe FBI-n ne Amerike? Po MI5 dhe 6 ne Angli? Nese ky ligj eshte jashte standardeve atehere edhe sherbimet sekrete ne vendet perendimore qenkan jashte standardeve. Ne na eshte mbushe Shqiperia me agjentura te huaja dhe kemi nevoje per nje sherbim inteligjent te forte, keta merren me propaganden e Edi Rames.

Ja pse kerkohet qe ky ligj te mos miratohet nga parlamenti legjitim i Repbublikes se Shqiperise:

Nga burime brenda mbledhjes mësohet se kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri, ka deklaruar se pika h e nenit 3 të draftit e vë shërbimin sekret nën varësinë direkte të kreut të qeverisë. Në këtë pikë theksohet: “SHISH, në përmbushje të detyrave të tij, me pëlqim të Kryeministrit, bashkëpunon me shërbime të vendeve të tjera dhe mbledh informacion rreth veprimtarisë së tyre, kur kjo është e nevojshme. Procedurat për raportimin dhe marrjen e pëlqimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Praktikisht, nëse do të miratohej drafti për çdo operacion të përbashkët që do të zhvillonte SHISH me agjencitë inteligjente të vendeve partnere të Perëndimit si CIA amerikane, MI5 britanik, NOS i NATO-s apo edhe i shërbimeve sekrete gjermane, franceze apo italiane, do të duhej të informonte Kryeministrin. Gjë që sipas standardeve të NATO-s cilësohet si vënie e shërbimit sekret nën pushtetin politik të qeverisë apo të një mazhorance. Agjencitë e informacionit inteligjent në vendet e Perëndimit punojnë vetëm sipas kritereve profesionale, ndërkohë, drejtuesi mund të jetë person politik, por ai nuk duhet të ruajë me fanatizëm rregullat e shërbimit.

 

Pra nese SHISH per hesap te vet apo edhe te sherbimeve te tjera partnere te huaja, do te syrvejoje ta zeme Fazllic per pastrim parash dhe financime te paligjeshme grupeve teroriste ne Lindjen e Mesme, sipas ketij ligji duhet te mare edhe pelqimin e Kryes, pra te malokut. Ky i fundit njofton menjehere mikun e tij Fazllic dhe operacioni dekonspirohet.    smiley

gjame berbero, vetem k/ministri konsiderohet si person me potencial korruptiv, cdonjeri tjeter qe mund t'kete kontroll mbi SHISH (pervec k/ministrit) nuk ka mundsi dekonspirimi, e kuptova tamom?

 

Kontrolli i k/ministrit mbi sherbimin informativ ne vende te pastabilizume si i joni mund te perdoret per venie te sherbimit informativ ne funksion te luftes politike aq me teper qe tek ne ku mungojne strukturat e nevojshme per me siguru pavarsi te qendrushme por edhe tradita e funksionimit te SHISH si i pavarur le per te deshiruar.

Pra ti na thua qe kjo gje kerkohet vetem se eshte Berisha kryeminister?  Sa per djeni te gjitha ato sherbimet qe u permenden me siper i pergjigjen drejt per drejt kreu te qeverise te shtetit perkates.

Me pedigree te Berishes, nuk eshte aspak jo-logjike qe te jete keshtu.

Po edhe te politikes e shtetit shqiptar. Nuk provon gje sesi jane organizuar shtetet e tjera. Nje shembull:

Drejtori i MI5 i raporton e eshte vartes i Home Secretary. I fundit ka qene J.Smith.

Ai dha doreheqjen sepse ne gazeta ne Angli plasi nje skandal ku disa deputete kishin abuzuar me dietat e fondet. Behej fjale psh. qe kishin harxhu 400 pounds per ushqime ne muaj. Sapo dolen keto 'allegations', ky mbreti i MI5, dha doreheqjen dhe u appoint nje tjeter.

Tani krahasoje me situaten ketu, ku Basha e Mediu kane ceshtje korrupsioni hap-mbyll neper gjykata e jane ministra, Drejtor i Tatimeve vendoset njeri me arrest shtepie per vrasje.

Nese do te ndodhte ketu, ai burri nuk do linte dosje pa hap per kedo qe do i thonte gjysem llafi, e jo me te jepte doreheqjen.

Plus qe ne UK dhe US ka shume safeguards te tjera institucionale te vendosura ne histori prej me se 200 vjetesh.

Prandaj mos i jepni me si shembuj koti qe keshtu eshte ne USA e UK e duhet edhe ketu.

Eshte i njejti arsyetim perse eshte OK qe Franca te kete arme berthamore dhe Siria apo Venezuela jo.

 

PS: Eshte pak debat koti, e po lodhni kot ju te Zyres me arsyetime se e dine te gjithe qe s'ka b.. Saliu me e kalu. Thjesht do i ndryshoni ne momentin e fundit.

Saliu sot eshte kryeminister, ne 2013 mund te mos jete me.  A eshte arsye e llogjikshme kjo per te mos kaluar ligjin?

Shiko,

ky nuk eshte si gjithe ligjet e tjera. Ka specifika, ka gjithashtu gjera qe mund te evoulojne ne kohe apo qe mund te jene te teperta nderkaq. Ne kete kuptim ky ligj tarohet me objektivat e shtetit shqiptar.

Nuk mund te thuhet qe marr nje ligj nga Hollanda dhe e kopjoj dhe jam ne rregull me standartet e kerkuara. Jo. Ky eshte ligj mbi baze prioritetesh dhe ndryshimet te natyres teknike nuk i percakton qeveriu por tekniket. Kjo duhet kuptuar keshtu :

ne baze te "emergjencave" kerkohen ndryshime ne menyre qe veprimtaria te jete e ligjshme , nese devijohet nga emergjenca atehere ndryshon dhe interpretimi mbi motivet e ndryshimit te ligjit.

Supozoj qe Shqiperia kerkon te beje hetime ta zeme ne Kosove, pra te ndjeke veprimtari qe cenon rendin kushtetues ne SHqiperia ama, atehere nese i jep dhe nje pune shtese per te kap edhe ndonje hajdut pulash ne Shqiperi, atehere prioriteti cenohet sepse nr i njerezve eshte po ai dhe katranoset fare. Teknikisht kjo realizohet nga SHISH dhe qeveriu i bie qe ja fut si ne jo pak raste si kau peles.

Nese ka ndonje gje qe nuk e kuptove me thuaj, por ama kuptohet qe nese dilet nga thelbi i sherbimit atehere cenohet kushtetueshmeria e ligjit, cka dmth qe edhe nese i merr perendia mente mazhorances dhe te mos e kuptoje sepse dhe perse behet fjale atehere ky ligj do jete i 21-ti qe do ktheje Gjykata Kushtetuese me rezultat 9-0.

Supozoj qe Shqiperia kerkon te beje hetime ta zeme ne Kosove, pra te ndjeke veprimtari qe cenon rendin kushtetues ne SHqiperia ama, atehere nese i jep dhe nje pune shtese per te kap edhe ndonje hajdut pulash ne Shqiperi, atehere prioriteti cenohet sepse nr i njerezve eshte po ai dhe katranoset fare. Teknikisht kjo realizohet nga SHISH dhe qeveriu i bie qe ja fut si ne jo pak raste si kau peles.

 

Shpjegoje dhe njehere kete pjesen ketu.  Me ca lexova siper une, kreu aktual i SHISH-it e paska problemin se do i raportoje direkt kryetarit te qeverise.

JA dhe nje here, po jo me shume se kaq.

Kreu aktual dhe kushdo tjeter atje nuk kane asnje problem se do raportojne atje ku i detyron ligji. Sherbimi raporton me shkrim edhe sot e kesaj dite tek qeveriu sic ka raportuar . Eshte nje burr i huj atje ke qeveriu qe selekton prioritet qe do i paraqiten qeveriut dhe qe i sherbejne punes se qeveriut.

Problemi qendron vec te tjerave qe : nuk mbahen dy kunguj ne nje sqetull. Prioriteti i sherbimit psh eshte hetimi ne Kosove, qeveriu do i thote qe prioritet eshte hetimi i nje hajduti pulash ne PS. ( Rama ben korrupsion apo Arta Dade nderton pallate, apo Nard Ndoka fut ilave te skaduara ne emer te te vellait ) &nbspsmiley Keq se devijojme nga proriteti e keq se perdoret sherbimi per motive aspak kushtetuese, sepse ato pune duhet t`i beje ta zeme policia .

Nese ne krye te sherbimit pastaj vendoset Sefgjin apo Kumbaro atehere vete keq e mos me keq. Meqe qeveriu po ben keto ndryshime mbi te cilat ka kontenstime dhe nga ata qe e menaxhojne prej verteti sherbimin  ( ne kete rast SHBA ) atehere mendohet me shume te drejte qe objektivi i ndryshimeve jane shtenia ne dore e ketij sherbimi nga qeveriu sido ta kishte emrin , por ama ne kete rast ka emrin e Berishes.

Me thjeshte nuk behet.

Arsyetimi qe duke bere keto ndryshimi forcohet lufta ndaj korrupsionit eshte pjesor sepse sherbimi nuk vepron ne kushte e flagrances kryesisht, por te informacionit. E po te ishte i interesuar qeveriu per info atehere ta them une qe ka pune per prokurorine dhe gjykatat per 1000 vjetet e ardhshme edhe sikur nga ky moment ( tani qe po flasim )e mbrapa te mos behet as edhe nje shkelje e vetme ligji.

Problemi qendron vec te tjerave qe : nuk mbahen dy kunguj ne nje sqetull. Prioriteti i sherbimit psh eshte hetimi ne Kosove, qeveriu do i thote qe prioritet eshte hetimi i nje hajduti pulash ne PS. ( Rama ben korrupsion apo Arta Dade nderton pallate, apo Nard Ndoka fut ilave te skaduara ne emer te te vellait ) &nbspsmiley Keq se devijojme nga proriteti e keq se perdoret sherbimi per motive aspak kushtetuese, sepse ato pune duhet t`i beje ta zeme policia .

 

Aha, athere me kete menyre te politikeberjes qe kemi ne, ti themi mireupafshim njehere e mire nje sherbimi informativ profesional.

Jo. Dy jane institucionet me te arrira ( jo te persosura ) ne Shqiperi : Banka e Shqiperise dhe SHISH.

Qeveriu nuk ka perse e kalon topin nga policia tek SHISH sepse dashur pa dashur mund te ndodhin keqkuptime apo perceptime te gabuara. SHISH ne vendin e vet me luften kunder terrorit, sigurine kombetare, rendin kushtetues etj etj, ndersa qeveriu te hedhe syte nga policia qe puna e saj te behet efikase se e ka per faqe te zeze.

Nese ja merr mjetet dhe kohen SHISH-it edhe per probleme qe nuk i perkasin deri tani atehere natyrisht sherbimi do cenohet. Kjo ka lidhje me perdorimin e mjeteve teknike dhe lidhjeve qe ka ky sherbim me homologet. Ky eshte thelbi dhe eshte shume e rendesishme.

mos harro vecse se ne Amerike gjithmone debatohet qe FBI dhe CIA vazhdimisht kane probleme ko-ordinimi dhe bashkpunimi. Kjo eshte ana tjeter e medaljes. Mgjte, jam krejt kunder vartesise te SHISH nga qeveria - kjo eshte absurde per mu

O plako vetem ne tiron kishte 4000 vendime gjykate te pa zbatume,kjo domethon qe se pjerdh njeri gjykaten dmth qe shteti i te drejtes nuk eshte hic

qe ske garanci per pronen private,qe ske garanci per jeten,mir qe ske garance po se gjen dot te drejten megjithese ka vendime gjykate, po kur sska drejtesi ca pret te ndodhi ,eshte nje shtet i ter qe eshte abuziv

KM edhe tani e kontrollon SHISH. Drejtori informon kete kryeminister, propozohet per emerim prej kryeministrit, ka nje kryeinspektor brenda ne SHISH qe kontrollon cdo gje etj. Te gjithe funksionaret e tjere te shtetit kane mandat te kufizuar kohor, bile Edi Rama ja kufizoi mandatin edhe prokurores me ndryshimet kushtetuese qe beri me Berishen, keshtu qe nuk eshte ndonje gje pse i kufizohet mandati edhe drejtorit te SHISH. KM eshte personi qe ne nje republike parlamentare drejton vendin, perderisa ky ka marre voten e popullit per ate post i takon te kete te gjithe aksesin dhe kompetencat e nevojshme ne lidhje me kete sherbim qe eshte shume i rendesishem per sigurine kombetare. Perdorimi politik i ketij sherbimi tani ne kete kohe, pas 18 vite demokraci dhe anetaresim ne NAto eshte veshtire te ndodhe. Pastaj ky sherbim kontrollohet edhe nga parlamenti ku eshte edhe opozita.

Berisha nuk ka patur mundesi te heqe drejtorin e SHISH me pare.

Berisha nuk ka patur te drejten e vetos nese SHISH bashkepunon me sherbime te huaja apo jo.

Keto kontrolle po i vendos tani.

Me lexu komentet e ju te zyres se shtypit te kryeministrise ketu, po perpiqeni me na shit qe NATO e USA jane amatore qe nuk e paskan lexu si duhet ligjin, e nuk e dine se ca behej me pare.

Keshtu u paraqit lajmi para disa ditesh kur u diskutua me dyer te mbyllura.....

 

 SHISH, tani do të veprojë edhe jashta Shqipërisë

Komisioni i Ligjeve miratoi dje pr/ligjin për SHISH pas mendimeve të paraqitura nga Drejtori i SHISH-it Bahri Shaqiri. Në përfundim të mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, (kërkesë kjo e kreut të SHISH Bahri Shaqiri), komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar bashkë me amendimet e tij projektligjin në fjalë, i cili kufizon mandatin e drejtuesit të këtij institucioni në 5 vjet.

Nëse drafti do të miratohet në Kuvend pa ndryshime, atëherë ligji do të prekte drejtpërdrejt kreun aktual të SHISH-it, i cili në shkurt të 2010 ka bërë 5-vjet në krye të institucionit dhe sipas ligjit të ri, Shaqiri do të dorëzonte menjëherë detyrën e tij.

Diskutimet

Komisioni i Ligjeve diskutoi sot për ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH). Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri paraqiti sot në komisionin e ligjeve, disa amendime në projektligjin e propozuar nga qeveria “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin organik të SHISH-it”. Anëtarët opozitarë të Komisionit parlamentar të Ligjeve nuk ishin të pranishëm në diskutim.

Gjatë një seance dëgjimore në këtë komision, Drejtori i SHISH-it tha se “nevoja për këto amendimet lindi pas mbledhjes së fundit të Komitetit të politikave të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit te parave, ku Kryeministri Berisha kërkoi amendimin e ligjit organik të SHISH-it”.

Shaqiri ka deklaruar se ndryshimet e propozuara ne ligjin për SHISH janë të nevojshme. “Kryeministri porositi që nga SHISH të përgatitej një amendim i ligjit, me synimin për t’iu përgjigjur kushteve të reja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Amendimet vijnë edhe si domosdoshmëri në kuadër të detyrimeve që ka Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, procesit të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së dhe rolit që duhet të ketë SHISH në këto procese”, tha Shaqiri.

Ne mbledhjen ku nuk ishin të pranishëm deputetet e PS, Shaqiri kërkoi që institucioni qe ai drejton të ketë kompetenca që të veprojë edhe jashtë vendit.

“Ndryshimet e propozuara, konsistojnë në saktësimin e emërtimit të SHISH-it në ligj dhe në kryerjen e veprimtarisë së zbulimit jashtë vendit”. Drejtori Shaqiri sqaroi se “në kushtet e reja, SHISH mund të kryejë veprime të specializuara tekniko-informative edhe jashtë territorit të vendit”.

Amendimet kanë të bëjnë edhe me kryerjen e veprimtarive të kundërzbulimit brenda vendit dhe mbledhjen e informacionit mbi terrorizmin edhe për individë, grupe dhe organizata që i mbështesin dhe financojnë ato.

Drejtori i SHISH-it vuri në dukje se “amendimet e propozuara kanë të bëjnë edhe me mbledhjen e informacionit për krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabandën dhe pastrimin e parave si dhe të gjithë llojet e trafikimeve të paligjshme”.

Pas paraqitjes së këtyre amendimeve nga Drejtori i SHISH-it, komisioni i ligjeve vazhdoi mbledhjen me dyer të mbyllura

Burime nga mbledhja e cila vazhdoi me pas me dyer te mbyllura thone se disa nga kërkesat e SHISH jane marrë parasysh, por pa konfirmuar se cilat prej neneve janë ndryshuar.

Tërheqja e qeverisë për draftin në fjalë në fakt më shumë sesa qëndrimi i opozitës erdhi nga qëndrimi dhe rezervat që kishin vetë ndërkombëtarët ku vende anëtare të NATO-s kanë shpenzuar kohë dhe resurse për të rritur profesionalizmin e këtij shërbimi në Shqipëri.

Lajme nga ShqipMedia.com

....në kushtet e reja, SHISH mund të kryejë veprime të specializuara tekniko-informative edhe jashtë territorit të vendit”.

Interpoli nuk eshte i mjaftueshem per veprimet"tekniko-informative" jashte vendit?!!!Nuk ma merr mendja qe SHISH te veproje individualisht pa nje marveshje dypalshe nderkombetare kur vepron jasht territorit.

po tani ca do thoni o diskutante te zjarrte?   Pyetja eshte: pse ne sekonden e fundit PDerastet e pranuan ta ndryshojne ligjin????????????  Sa per mua pergjigja eshte e thjesht: Fashistet tane nuk jane aq trima sa hiqen par pulave.

Fashistet tane nuk jane aq trima sa hiqen par pulave.

 

Hahahah!

si perfundim, shpresojme qe mediat, ata qe duan ta kalojne dhe ata qe nuk duan ta kalojne ligjin te na e shpjegojne me mire.

 Ne fakt, sherbimet e fshehta, kudo ne bote, jane ne krize. Gjurmojne, torturojne, (disa dhe vrasin)  njerez te ndershem, njerez qe jane ne kundershtim me qeverite e tyre. Po i shohim perdite neper tv, gazeta (dhe po flitet shum per to) qe akuzojne njerez kot se koti si terrorista. Shum avokate dhe organizata te te drejtave te njeriut, kane hedhur propozime nga me te ndryshme per disiplinimin e sherbimeve te fshehta. Disa thone se ajo duhet te japi llogari dhe informacion policise se shtetit, disa thone se duhet te japi llogari dhe informacion gjykates, disa , te komisionit parlamentar te drejtesise, apo vete parlamentit, disa , te qeveria, disa, tek presidenti.  Megjithate, historia ka treguar (edhe ne Shqiperi) se segmente te veçanta te sherbimit te fshehte, jane vene nen urdherat e kryeministrit, presidentit, te sherbimit tjeter te fshehte etj, gje qe ka cenuar rende kete sherbim, pra dhe SHISH. 

SHISH, tërhiqet Kuvendi
17/03/2010 20:10

 

SHISH, tërhiqet Kuvendi

Partnerët e Shqipërisë në NATO nuk janë ende të kënaqur nga ndryshimet e fundit në projektligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror.

Këtë ata e bënë të ditur në tryezën e thirrur enkas nga ish-presidenti Moisiu. Ish-kreu i shtetit shprehu keqardhjen e tij që vihen në diskutim marrëdhëniet me vendet e NATO-s, pikërisht në përvjetorin e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë. Shqetësim i ndarë edhe nga ish-presidenti Meidani.

“Politikanët nuk duhet të heshtin kur partnerët ndërkombëtarë bëjnë thirrje kundër Parlamentit, që hesht e që ndoshta po i bën pa e kuptuar dëm Shqipërisë”, ka deklaruar Moisiu.

Ndersa Meidani u shpreh se, “këto ndryshime do te rezultojnë në një kontroll politik të SHISH. Ndaj për reforma për institucione të tilla të ndjeshme duhet një konsensus i gjerë dhe një ekspertizë ndërkombëtare”.

Nderkohe, ambasadorja britanike Fiona McIlëam vlerësoi pikërisht faktin se sot Shërbimi Informativ Shqiptar, një institucion tepër profesionist sipas saj, nuk është më një mjet i pushtetit për të kontrolluar dhe shtypur.

“C’ka nuk do të thotë se nuk duhen reformat apo investime të mëtejshme në shërbim. Por do të thotë se duhet vepruar me kujdes, në mënyrë që reforma as të mos nxitohet më shumë se ç'duhet dhe as të mos merret ndryshe nga ç'duhet. Nuk duam të kthejmë mbrapsht prirjen pozitive. Sepse kjo do të dëmtonte shërbimin dhe për rrjedhojë do të dëmtonte edhe Shqipërinë. Por reformat afatgjata kërkojnë një proces të kujdesshëm, kërkojnë konsultime të gjera me shoqërinë civile, ekspertë dhe ekspertë ndërkombëtarë. Sepse kjo përputhet edhe me detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s, sic tha edhe presidenti Moisiu dhe sigurisht, përputhet edhe me aspiratat për integrimin në Bashkimin europian”, ka deklaruar McIlëam.

Ndersa ambasadori Withers tha se hartuesit e projektligjit duhet të kenë besim te miqtë, duke i lejuar që të ndihmojnë për krijimin e një shërbimi informativ, në themel të të cilit qëndron besimi në popullin shqiptar.

“Roli i shërbimeve informative është të mbrojnë sigurinë e vendit.  Por të gjithë ne kemi parë shumë shpesh, në ato vende që nuk janë demokratike, që ai rol shtrembërohet dhe, në fakt, shndërrohet në rol për të mbrojtur ata që janë në pushtet pikërisht nga ata njerëz që ata qeverisin. Të gjithë ne që jemi mbledhur këtu jemi përfaqësues të dy prej organizatave dhe institucioneve më të mëdha ku Shqipëria dëshiron të jetë pjesë, NATO dhe Bashkimi Europian. Dhe mes të gjithëve ne, të gjithë përvojave tona, ekziston shumë ekspertizë, një histori e gjatë përvoje në ndjeshmëritë dhe nevojat për drejtpeshime, kontrolle dhe balanca, ndarje të pushteteve, përgjegjësi të përkufizuara, që janë të rëndësishme për një shërbim informativ në një demokraci. Besoj që të gjithë ne, me anë të pranisë sonë këtu, po themi se jemi të gatshëm të ndihmojmë për te ofruar të gjitha këto shërbime, për të parë reformat e shërbimit informativ në Shqipëri, në përpjekje për ta bërë atë më të mirin e mundshëm. Dhe veçanërisht, për të shmangur gabime që do ta çonin procesin e ndryshimit në shërbimin informativ në drejtimin e gabuar”, ka nenvizuar Withers.

Duket se ky presion ndërkombëtar ka dhënë frytet e veta. Ndryshe nga c'ishte parashikuar, projektligji nuk do t'i paraqitet të enjten seancës plenare. Ministria e Drejtësisë po konsultohet me misionin e Bashkimit Europian për sistemin e drejtësisë EURALIUS.

 

Berbero, une pashe ate debatin te Opinion dhe vete Klosi, mgjthe debatin e ashper (gjo e rralle neper debate si ky...), pohoi se nuk shifte problem te varesia nga k/ministri sepse ashtu ka qene dhe me pare - tha.

Problemin e kish me 3 ceshtje te tjera per percaktimin kohor te mandatit te kreut etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).