Në fillim të viteve ’90 në kompjuterat e paktë në Shqipëri, më së shumti në institucionet shtetërore, filloi të dëgjohej një sinjal i çuditshëm.

Ishte sinjali i lidhjes me internet, duke shënuar kështu dhe kontaktin e parë të shqiptarëve me këtë botë të madhe të informacionit.

 

Në atë kohë gjithçka ishte falas. Kushdo mund të formulonte numrin e një shoqërie interneti jashtë Shqipërisë dhe të lidhej.

Më pas ky shërbim, për shkak edhe të kostos së lartë nisi të kufizohej, për t’u bërë në të ardhmen pronë e shoqërive shqiptare të internetit.

Për herë të parë shërbimin e internetit në Shqipëri, e futi në vitin 1991 Fondacioni “Soros”, në bashkëpunim me PNUD-in, i cili u erdhi në ndihmë shqiptarëve për të komunikuar me Europën dhe SHBA.

Çerçiz Loloçi i këtij fondacioni thotë se “në kuadrin e disa programeve që kishte në Shqipëri një nga ato më të rëndësishmet ka qenë programi i “Libri dhe Informacioni”.

Brenda këtij programi i cili zgjati më shumë se 10 vjet ishte dhe përdorimi i internetit në Shqipëri.

Ishte një aksion i përbashkët i fondacionit me PNUD-in, por edhe me qeverinë e atëhershme shqiptare që e futi këtë program me vështirësi, por që pati impakt pozitiv në shoqërinë shqiptare, tek mediat, tek organizatat dhe shoqëritë civile, dhe në segmente të caktuara të qeverisë.

“Ndryshe nga ç‘mendohej, thotë zoti Loloçi, interneti në Shqipëri gjeti një përhapje të shpejtë”.

Megjithatë shpërndarja masive e internetit erdhi vetëm pas vitit 1997.

Operatori i parë ishte Intellectual Communication Center-Albania e më pas në vititn 1998 Abissnet dhe Adanet. Së bashku me operatorë të tjerë ato filluan të shtrijnë shërbimin e internetit fillimisht në Tiranë, në përfaqësitë diplomatike, ato shtetërore e më pas në qytete të tjera të Shqipërisë.

Dhe tani pas 12 vjetësh, përhapja e internetit është rritur ndjeshëm. Pjerin Marku, këshilltar i kryeministrit për teknologjinë e informacionit thotë se “Nëse flasim për vitin 2009, Shqipëria është pak a shumë në nivelin e vendeve rajonale, por mbrapa mesatares europiane”.

Sipas tij shifra e përdorimit është rreth 30%, pra 30 banorë në 1000 përdorin internet në Shqipëri. Kjo është një shifër relativisht e kënaqshme me vitin 2008 që ishte rreth 15%. Pra është një rritje cilësore midis kësaj periudhe”, thotë zoti Marku.

Duke ju rikthyer historisë, infrastruktura e internetit në Shqipëri filloi të krijohet vrullshëm pas vitit ‘98.

Duke përdorur teknologjinë e fibrave optike, Shqipëria u lidh nëpërmjet Italisë, Greqisë dhe Kroacisë me rrjetin ndërkombëtar duke shënuar një hop cilësor.

Fillimisht çmimet e lidhjes me internetin ishin të larta, por më pas erdhën duke u reduktuar. Megjithatë për mjaft konsumatorë sërisht tarifat e internetit në Shqipëri, nuk mund të thuash se janë të neglizhueshme.

Pas abonimit dhe instalimit që në më të shumtën e rasteve është falas, çdo muaj duhet të paguash jo më pak se 1000 lekë, për një linjë interneti komode.

Tedi, një maturant shqiptar i cili e përdor mjaft internetin thotë se paguan në muaj 10 mijë lekë, por më parë ka kushtuar më shtrenjtë deri në 45 mijë lekë.

Në fokus të kompanive të internetit është rinia

Që në fillim synimi i shoqërive të internetit kanë qenë të rinjtë. Në të gjitha qytetet shqiptare gradualisht filluan të ngrihen mjaft salla interneti, duke u kthyer gati në një modë.

Veçanërisht më të përhapurat janë sallat me 5-20 kompjutera që në më të shumtën e rasteve janë adoptime të apartamenteve në katet e para të pallatave.

Andis Papa, krijuesi i së parës internet kafe në Tiranë kujton se gjithshka ka ndodhur në vitin 1999.

Sipas tij “ tërheqëse ka qenë shërbimi i internetit dhe ishte shumë kënaqësi që unë ofroja një cilësi dhe shpejtësi më të madhe”. Andi thotë se “kjo periudhë përkoi me luftën në Kosovë dhe kishte shumë të huaj që lëviznin në atë kohë dhe për këtë arsye pati dhe sukses”.

Duke qenë fillimi i krijimit të kompanive të para që ofronin shërbimin e internetit në Shqipëri në atë kohë dhe çmimet ishin të shtrenjta për të patur në shtëpi një shërbim të tillë.

Për këtë arsye të gjithë filluar të përdorin pak nga pak internet kafetë dhe në vitin 2001 – 2002 pati boom hapja e internet kafeve në Tiranë dhe në rrethe. “500 lek të reja ka qenë përdorimi për 1 orë i internetit të fillim dhe kuptohet që çmimi filloj të bjerë me kalimin e kohës,” kujton Andis Papa, krijuesi i së parës internet kafe në Tiranë.

Së bashku me qendrat e shumta të internetit, në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm edhe dyqanet e tregtimit të kompjuterave.

Në fillim çmimet kanë qenë të kripura, por kohë pas kohe kanë ardhur duke u ulur.

Sipas të dhënave, në Shqipëri çdo vit hyjnë në përdorim deri 50 mijë kompjutera të rinj, por bashkë me kompjuterat e përdorur, mendohet që ky numër të jetë më i madh.

Çmimet e tyre fillojnë nga 250 euro. Andis Papa kujton se ” në ato vite një kompjuter mund të kushtonte mbi 1000 – 1500 USD në vitin 1998. Trendi ishte në rënie dhe në vitet 2002 -2003 një kompjuter kushtonte 700 Euro. Ndërkohë që sot një kompjuter minimal në treg gjendet me 250 euro. “Sot për sot, përfundon Andi, kompjuteri nuk është më luks, por një nevojë dhe ky mentalitet duhet të ndryshojë”.

Përhapja e internetit në shkollë

Një shtrirje të madhe interneti ka marrë edhe në shkollat shqiptare. Sipas një projekti të qeverisë shqiptare çdo shkollë, rreth 2000 të tilla në të gjithë vendin, kanë kabinetet e tyre të informatikës, me të paktën 5-15 kompjutera të lidhur në rrjet, por jo të gjitha e kanë efektiv lidhjen me internet në çdo kohë.

Nxënësit thonë se më së shumti e përdor internetin për marrje informacioni që lidhet me mësimet, por edhe për tu lidhur me miqtë në rrjetet sociale si facebook, twitter etj.

Vitet e fundit qeveria shqiptare ka kryer investime të konsiderueshme në përhapjen e internetit, duke e vënë atë në shërbim të administratës, por edhe publikut.

Që nga viti 1999, të gjitha dikasteret shqiptare kanë faqet e tyre në internet, ndërsa ka filluar të zbatohet shkallë -shkallë programi i quajtur e-government, ose ndryshe qeverisja elektronike.

“Kjo përhapje ka sjellë lehtësimin e një sërë marrëdhënieve midis administratës shtetërore dhe publikut”, thotë këshilltari i kryeministrit për teknologjinë e informacionit, Pjerin Marku.

“E para është një trend global rritja e vrullshme e përdorimit të internetit, e dyta ëshë një farë liberalizimi i tregut, e treta është një presion pozitiv që ka bërë qeveria sidomos për biznesin. Nuk mund të bësh prokurorim përveçse me mjete elektronike. Po kështu pagimi i taksave dhe lehtësira të tjera, kanë patur një presion pozitiv për rritjen e kërkesës,” thotë zoti Marku.

Gjithnjë sipas tij “E ardhmja e internetit në Shqipëri është si në gjithë pjesët e tjera të botës. Shqipëria ka një rritje eksponenciale të internetit, shqiptarët janë shumë të dhënë ndaj zhvillimeve të reja teknologjike, kanë kërkesë të madhe, megjithëse çmimet janë ende të larta krahasuar me rajonin dhe besoj se ky vit 2010 do ketë një ulje të madhe çmimesh dhe rrije të mëdha investimesh në internet. Ne shpresojmë ta ngushtojmë me shpejtësi hapësirën që na ndanë nga vendet e tjera europiane,” thotë këshilltari i kryeministrit për teknologjinë e informacionit, Pjerin Marku.

42 Komente

Sipas tij shifra e përdorimit është rreth 30%, pra 30 banorë në 1000 përdorin internet 

 

30% lexohet 30 perqind zberthehet 30 per qind dhe nenkupton 30 ne 100

30 ne 1000 eshte 30 permije ose 3 perqind ose 3%

Xhibo e paskam kap me ty me duket. E mylla per sot. Have fun.

Pas abonimit dhe instalimit që në më të shumtën e rasteve është falas, çdo muaj duhet të paguash jo më pak se 1000 lekë, për një linjë interneti komode.

Tedi, një maturant shqiptar i cili e përdor mjaft internetin thotë se paguan në muaj 10 mijë lekë, por më parë ka kushtuar më shtrenjtë deri në 45 mijë lekë.

Gazetar mavria e fillon me 1000 leke,pastaj papritur thote 10 mije e 45 mije leke?!  Tjeter eshte 1 mije e tjeter eshte 10 mije .Kaq e veshtire eshte per te thene leket ashtu sic duhet.

Gjithe ky shkrim i gjate per historikun dhe situaten e internetit ne Shqiperi dhe as qe nuk permendet cilesia e tij dhe mbi te gjitha raporti cilesi-cmim???!!!

Sot ne Tirane, nje klient familjar paguan rreth 22 Euro ne muaj per nje pakete 512 Kbit/s qe praktikisht, (kjo eshte shpejtesia qe Internet Explorer tregon kur ne shkarkojme nje file) do te thote rreth 64 Kbyte/s, nderkohe qe - nuk po shkoj me larg - ne itali per te njejten shume mund te kesh paketa interneti 10 Mega.

Ne vitin 2010, ne Shqiperi paguhen shuma jo te llogjikshme per nje shpejtesi interneti qesharake.

Bota qe na rrethon shkemben informacionin me nje shpejtesi qe ne Shqiperi as qe mund te enderrohet, nderkohe qe ketu, ISP-te iu japin primitiveve internet me pikatore me cmime te egzagjeruara dhe keta cuditen nga mrekullite e tij.

Ju duket normale kjo?!

Shqiperia eshte nje vend te vonuarish edhe ne kete drejtim!

PS: Eshte gjithashtu po prej te vonuarish, qe ne Shqiperi ISP-te ndertojne infrastrukturen vetjake te shperndarjes, ne vend qe te ndertojne nje infrastrukture te fuqishme te perbashket. Fale edhe ketyre "te zgjuarve" qe rruget e qyteteve tona jane te mbushura me tela e me kabllo.

Keto shkrimet me stile; hajde themi dicka sa per te mbush hapsiren jane acaruese.

Sipas nje statistike qe nuk po me kujtohet burimi, thosh se vetem 10 per qind e familjeve shqiptare kane te disponueshem internetin. Te rinjte kane nje perdorim shume te kufizuar te internetit kryesisht ne rrjete sociale dhe  argetim. Parrulla "shqiperia ne moshen dixhitale" po vazhdon te rezultoje ne flluske sapuni. Shfrytezimi i internetit nga bizneset gjithashtu calon...

Per sa i perket gjendjes: dy tre kompani te mira ofrojne internet me shpejtesi 1 mbps per 2 mij lek te reja mujore, por kane shtrirje te kufizuar, kryesisht Tirane. Te tjerat kompani te plasin buzen.

http://abbonati.tiscali.it/adsl/prodotti/tc/20mega

Me 25 Euro, 20 Mega!!!

Paska ardh koha me kalu nga Fastweb-i tek Tiscali.

http://www.fastweb.it/offerte/promozioni-connessione-adsl-a-casa/#serv_inclusi

Sa me siper, ne Itali.

 

Ndersa ne Tirane, ja ofertat mjerane qe ofrohen:

http://www.albtelecom.al/web/page_alb.aspx?id=356

Internet me limit trafiku 1 Giga!!! Ne 2010-en!!!

E paimagjinueshme! Skandaloze!

Mos me pyesni mua "Po ku jane tarifat e Albtelekomit se nuk i shohim?!" Duhet te pyesni ata se perse nuk i tregojne tarifat ne internet.

 

Edhe me ISP-te e tjera, situate e ngjashme... situate te vonuarish!

Mos me pyesni mua "Po ku jane tarifat e Albtelekomit se nuk i shohim?!" Duhet te pyesni ata se perse nuk i tregojne tarifat ne internet.

Kaiher duhet me dit edhe ku me i pa.

Albtelekom

http://www.albtelecom.al/web/page_alb.as...

Abissnet:

http://www.abissnet.al/familje.html

Primo:

http://primo.al/content.asp?id=422&idd=426

ABCom:

http://www.abcom-al.com/internet.html

IT-TEL:

http://www.it-tel.com.al/internet-familj...

 

Qeka icik mo i perhap sec menohet athere!

 

 

 

Qeka icik mo i perhap sec menohet athere!

po, por alternativat e zgjedhjes vine duke u zvogeluar, sepse jo te gjithe ofruesit e internetit e mbulojne tiranen me rrjet. Psh, para dy ditesh u interesova ke IT-Tel dhe duke qene se ata punonin me fibra optike, nuk e mbulonin zonen kur banoj une.

Albtelecomi qe ka mbulim, nuk ka shpejtesi, plus qe me c'kam degjuar nga miqte e mi qe e kane te instaluar ne shtepi, asnjeri s'eshte i kenaqur.

Nuk po them qe jemi Koreja e Jugut (vendi me perhapjen me te gjere te internetit), po ne krahasim me dial-up-in qe kam pas ne 99n, lidhja ime abissnet me duket sikur eshte lidhja e mainframeve te NASA-s!

mund ta konfirmoj...mgjth nuk ka shtrirje te gjere.

Klikova mbi tarifat dhe m'u hap ajo faqja qe tregova me siper.

U dashka me shti fall sa here qe duhet te gjesh tarifat e Albtelekomit ne internet.

Rrine aty duke mbush faqet kot me shpjegime mbi Asymmetric Digital Subscriber Line e nuk i nxjerrin tarifat qe t'ja bejne "muuu" edhe per ata qe s'i shofin, por duke konsideru se cfare tarifash leshi e se cfare konkurrence koti kane, kuptohet pse nuk ja ka qefi me i ekspozu.

Kapeni nje cik Albtelecomin kur iu shpjegon uba-bubave se cfare eshte ADSL-ja:

ADSL  
(Asymmetric Digital Subscriber Line)

Është një teknologji asimetrike, e cila kënaq kërkesat e pjesës më të madhe te përdoruesve dhe lejon transmetimin e të dhënave duke shfrytëzuar linjën ekzistuese telefonike.

Pjesa më e madhe e përdoruesve që kërkojnë ekses në internet janë të prirur për të marrë informacione të ndryshme dhe ADSL me teknologjinë e saj asimetrike bën të mundur që informacioni i marrë nga klienti është më i madh dhe më i shpejtë se ai i dërguar. Kjo teknologji quhet asimetrike, sepse transmeton të dhëna me bandë të ndryshme në download/downstream (në drejtim të përdoruesit) dhe upload/upstream (në drejtim të Internetit).

Olsi,

je bere si Kiu-fiu! Ku gdhihesh nuk ngrysesh. Te paskam zili. smiley

Vengo anch'io! no, tu no! Ma perche? perche no! smiley

e mban mend kete kengen? M'u kujtua nga P. Conte. smiley

Po, e mbaj mend. Shume irrituese kur thote "no, tu no"! smiley

Problemet kryesore qe hasen me  internetit ne shqiperi jane a) dhenja e shpejtesise se download/upload nen parametrat e negociuara (pra te vjedhin ne shpejtesi) dhe difektet e shpeshta (me nderprerje 1 deri ne 3 dite) si pasoje e keputjes se telave/kabllove qe livadhisin lirshem neper shtyllat e elektrikut.  

Ajo qe konstatoj une eshte mungesa e seriozitetit ne ofrimin e sherbimit, mashtrimi, burokracia. Eksperiencen me negative e kam pat me Abisnet. Linja e bllokuar per dite te tera dhe nje sorrollatje shembullore per te siguruar suport teknik.

Sa here i ke rene telefonit qe te te vinte ai tekniku i shkrete? 1 muaj fiks une! Edhe kur e lidhi internetin, punon si keeeeerrrmiillllll....

 

He mo se nuk jemi aq keq dhe Alaska aty aty me ne eshte smiley

The union's report determined that among the fastest nations were South Korea at 45.6 mbps, Finland at 21.7 mbps and Sweden at 18.2 mbps. Canada clocked in at 7.6 mbps.

In the United States, Rhode Island had the fastest median speed at 5 mbps; Alaska had the slowest at 545 kilobits per second.

Une kam tre vjet qe kam Internet falas (free) me 10 mbs si pjese e kontrates se celularit!

Ne pergjithesi cmimet levizin nga 6 pound/muaj deri 15 pound/muaj ndoshta edhe me shume! Kjo varet nga sasia e informacionit (data) qe shkarkon (download) ne muaj!

Kjo eshte nje website ku ju mund te matni shpejtesine e lidhjes tuaj te internetit. http://www.speedtest.net/

kliko ne butonin "Begin Test" ne krye te fotografise ne website dhe shiko metrin per shpejtesine! Have fun!

Sa padrejtesi ka ne kete bote. Une paguaj rreth 25 Euro/muaj per nje shpejtesi te kontraktuar 0.512/0.120 mbs, por qe ne fakt furnizohem mesatarisht me nje shpejtesi prej 0.4/0.09 mbs.

kane ra cmimet prej dy muajsh kshu qe mos thuj qe pagun 25 Euro per 512 smiley

 

E sa jan bo?

per te njejtin qmim, merr dopjo bandwith smiley

????????????????? nuk te kuptoj.

Berbero e ka holluar humorin shume Ruzhdija! smiley

Por une ja zbulova kembet! Ne qofte se ju paguanit 25 euro/muaj per 512 kbs me pare tani ju paguani 25 euro/muaj per 1 mbs ( dyfishi i shpejtesise) si me thene: ju paguani te njejten sasi eurosh qe ju paguanit per nje kile qepe me pare por tani per te njejtin sasi eurosh po merrni dy kile qepe! :

Download speed: http://www.bandwidthplace.com/

O Agjento, ajo ja fut kot mer lal, une nuk po mar dot shpejtesine e kontraktume dhe jo dyfishin. Po nuk ka faj ajo, thote maloku jemi ne moshen e internetit, ene ajo fluturo me pras ne b......

te kuptoj berbero - por Ruzhdija nuk i tregon kembet!

Mbase ai miku i moshes se internetit me lart i ka dhene ndonje lidhje interneti speciale me shpejtesi me te madhe! smiley

po jo mer burre,

por berberit i pelqen vetem kur ja shtrin kabllin Edi Rama  smiley

Gjer athere, vetem per tu anku ka smiley

smiley

ca ka ktu per mos kuptu mer plak.

po xhanem berber je ti, ca leshin do kuptosh smiley

Ik rruj lesh tani , se tu ka bo radha mize smiley

smiley

Sa diplomate je moj Ruzhdija! Gjithmone i thoni gjerat ashtu larg e larg! smiley

pse dhe ti Berber punon kshu ???

smiley

Po, vetem part-time Ruzhdija! Me raste smiley

Une berber jom dhe nuk e kom per turp. Sa per te punu, une nuk e kom me orar se nuk kom dyqan. Une ruj dhe qeth neper shpija klient special. Zakonisht mbasditeve ose te shtunave dhe te dielave.

dhe berberi pune me qime, pune te mire ka komshija ime...

 Në fillim të viteve ’90 në kompjuterat e paktë në Shqipëri, më së shumti në institucionet shtetërore, filloi të dëgjohej një sinjal i çuditshëm.

 

Nuk shkruhet kompjuterat por kompjuteret, mer ju wifsha shqipen e King Gjejmsit ju wifsha!!

 

Përhapja e internetit në shkollë

 

Nxënësit thonë se më së shumti e përdor internetin për marrje informacioni që lidhet me mësimet, por edhe për tu lidhur me miqtë në rrjetet sociale si facebook, twitter etj.

shpresoj qe kur thote nxenesit n/kupton studente qe perdorin kompjuterin ne shtepi se, eshte tallje trapi me lon nxenes me perdor internetin ne shkolle per facebook ose twitter...larg qoft porn

Po flisja me nje kushon tim qe eshte ne shkolle ne shqiperi,dhe i thash po ti cne s'ke shkuar ne shkolle sot.Jo mo ne shkoll jam po kemi oren e informatikes dhe na ka len futemi ku te duam me thot..Po flisja te facebook.

 Siç duken bathet, vetem 3% e popullates eshte paisur me internet, sepse s'ka si shpjegohet ndryshe ai lapsusi siper. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).