Eksperiment

the-broken-bridge-of-the-dream-c1945.jpg

A do të mundeshit të përshkruanit me fjalë ç'ndjesi ju percjell kjo pikturë?

Ndjesi individuale ( jo akademizma të stërthëna kritikësh), me fjalë të zakonshme, me rreshta, apo me vargje.

 

(mjaft me Klodin/Ruzhdijen/Signorini-n)

127 Komente

village-bey - 18 Mar 2010 - 8:43pm

"The broken dream and a bridge".  DAli

Tamom si puna e Ures se Tabakve,

Kalon mbi ure megjithse nuk ke nevoje, dhe kur i hap syte perballe pallateve te realizmit socialist, te duket vetja sikur je ne 1 ender te keqe.

 

 

eklipsi - 18 Mar 2010 - 8:48pm

Per ata qe duan ta shikojne me nga afer 

Varet se si ndjehesh ne momentin qe ti shikon pikturat e Dali, mendoj une... 

Tani jam i merzitur dhe me duket si pa jete piktura, dmth sikur vdekja po kercen... 

emigrant - 18 Mar 2010 - 8:52pm

xhodi foster dhe arizona. andej nga rimisherimi im i peste.

vlonjati75 - 18 Mar 2010 - 8:55pm

Ti fus nje popullorce une Big Grin I thon nje llafi andej nga anet tena."Atje te guri me ver nje nga nje do shkojm te ter" Big Grin .Mua kete pershtypje me jep.Mbarimi jetes dhe padituria nese  ka vazhdim nga krahu tjeter!?

Kristida - 18 Mar 2010 - 8:56pm

Se pari, rrofsh flo, se duhej ajrosur pak peshku. Ne pergjithesi kam nje marrdhenie depresion/lumturi me Dalin ne varesi te humorit te dites dhe piktures. Por per The Broken Dream and The Bridge kam pasur gjithmone te njejten ndjenje qe ke kur je duke pare enderr dhe kupton qe ajo qe po sheh nuk mund te jete e vertete, dhe ne momentin qe e kupton qe ndoshta je duke pare enderr, zgjohesh.  

emigrant - 18 Mar 2010 - 9:04pm

duhej ajrosur pak peshku

s'eshte e thene mer! Ja tani, thashe me lexu nja 10 minuta, shkrimi i pare qe ne titull, me homo. skip it, thashe me vete. kalova te shkrimi i dyte. fillimi me fashizem, epo mire mendova, edhe ky fashizmi na u be "kryp kryp", po prap, shyqyr no homo. U gabova, me kishte zene pusi Torja ne paragrafn e dyte. Edhe mu kujtua ajo skena e dasmes labe ne nje film shqiptar me kadri rosh: "ja o shoke, jemi mbledhur ketu per qef tone, dhe thame ta harrojme nje cope here ate te shkrete lufte, por s'eshte e thene, vjen verdalle murtaja"

 

I Pakapshem - 18 Mar 2010 - 9:17pm

Ura per ne kurrkund.

ani - 18 Mar 2010 - 9:21pm

Edhe mu kujtua ajo skena e dasmes labe ne nje film shqiptar me kadri rosh: "ja o shoke, jemi mbledhur ketu per qef tone, dhe thame ta harrojme nje cope here ate te shkrete lufte, por s'eshte e thene, vjen verdalle murtaja"

Pse me nje pikture do na heqesh mendjen nga lufta e klasave?  Te kishte bere ndonje marifet te ri Ylli Pango edhe mund te kishe ndonje shans.

spiritus - 18 Mar 2010 - 9:36pm

Qellimi eksperimentit?

PS:Flo, mund te shtjellosh ketu "akademizmin e sterthene" per te mos rene ne perseritje?

Finisterre - 18 Mar 2010 - 9:52pm

Cfare eshte? Testi Rorschach? Smile

Monda - 18 Mar 2010 - 9:58pm

Laughing

Me kujtove "Armageddon".  Edhe protagonistet gjate testimit.  

"This is Harry telling me I can't marry his daughter."

"Woman's breasts, woman's large breasts." 

____________

Flo, flm darling.  Jo dhe aq kohe per momentin, por teme interesante Smile.

Finisterre - 18 Mar 2010 - 10:01pm

Laughing

Hajdar Bukuroshi - 18 Mar 2010 - 10:24pm

 dali ishte nje tip i zgjuar por jo nje piktor i madh (i mungonte sinqeriteti).

ai eshte tashme harruar Wink

twintip - 18 Mar 2010 - 10:26pm

kjo piktura me sjell ndermen hedonizem.. dekadence.. vdekje e nje civilizimi, duke lene pas vetem rrenojat e arkitetures se tij per civilizime te tjera te imagjinojne se si ka qene valle ky civilizim, dhe pse ra? pse u zhduk?

Por po te shohesh me kujdes, nuk kemi dal prej subjektit te Klodit ende.. jo tamam.. nje prej femrave ne pikture eshte transeksual, dhe ka testikuj.

me sjell the end prej the doors ne mendje.

censura - 18 Mar 2010 - 10:38pm

Endrra e Ebu Qerimit ,-)

emigrant - 18 Mar 2010 - 10:56pm

Nje shesh i braktisur, prane kembes se nje ure; nje fare djerrine nga ato ku hedhin mbeturinat. Midis hedhurinave, pluhurit, coperave te thyera prej qeramike, nje vegel e vjeter muzikore, e papare ndonjehere, qe binte vetvetiu dhe nje dem i egersuar, sic duket, prej tingullit te asaj vegle, shkrofetinte te kemba e ures.

zotrules - 18 Mar 2010 - 10:50pm

Me sjell ndjesine qe gjithkush mund te beje nje zhgarravine dhe te quhet krenarisht - piktor! Zhgarravine eshte, pikture jo.

Do na dalin tani peshqit qe "marrin vesh" nga arti, dhe do fillojne te masturbohen duke iu mburrur njeri tjetrit sesa na marrin vesh nga cdo fushe... vari leshte... pacavure hesapi.

emigrant - 18 Mar 2010 - 10:55pm

.

Monda - 18 Mar 2010 - 10:57pm

zotrules, hate surrealism much? Tongue

@ village-bay, titulli "the broken bridge and the dream".

Boulevard of broken dreams (ndjesia e pare.)

zotrules - 18 Mar 2010 - 11:06pm

Nuk eshte aspak surrealizem. Eshte zhgarravine, eshte inkompetence, eshte paaftesi totale, eshte pacavure dhe qelbesire, por pikture nuk eshte aspak.

Te kesh duar te thara fare, te mos ja kesh idene piktures, te mos ja kesh idene te riprodhosh nje objekt te cilin mund ta shohesh perdite, nga 10-20 here ne dite me sy te lire, dhe te vesh ne dyqan te blesh nje cope basme dhe nje kuti me bojra, e te kujtosh se je piktor, atehere, kesaj i thone: "kujton se eshte piktor".

Surrealizem?

jo, mungese talenti, paaftesi totale dhe e gjithanshme... vertetues qe racen njerezore e perbejne nje shumice idjote dhe nje pakice minimaliste, qe edhe po te marre vesh, nuk perfshihet fare ne ahengun e shumices.

Kaq kam per te thene o Monde... tani vazhdoni ahengun.

Monda - 18 Mar 2010 - 11:12pm

Ku e sheh ahengun njehere?  

Bile dhe hapesja e temes e ka specifikuar qarte: "pa aheng, pa akademizma." Thjesht ndjesi.  

Ndjesia jote eshte qe: eshte zhgarravine, inkompetence, pacavurre etj. Bukuri, je brenda temes.  Kaq. 

Smile.

pmusaraj - 18 Mar 2010 - 11:14pm

Sa i vuajtur qe je dhe ti. Kush e di se ku e ke hallin, dhe ia nxjerr dufin Dali-se kot me kot. 

spiritus - 18 Mar 2010 - 11:16pm

Sfide kjo.

Megjithate  ta quash "zhgarravine" eshte nje lloj interpretimi.

Finisterre - 19 Mar 2010 - 12:47am

"Te kesh duar te thara fare, te mos ja kesh idene piktures, te mos ja kesh idene te riprodhosh nje objekt te cilin mund ta shohesh perdite, nga 10-20 here ne dite me sy te lire..."

@ Zotrules, a nuk te shkon ne mendje qe ndoshta pikesynimi i piktorit nuk eshte gjithnje riprodhimi i objekteve qe shohim çdo dite? Dhe se per kete do te mjaftonte fotografia?

zotrules - 20 Mar 2010 - 12:20am

Me shkon ne mendje dhe ajo o fini, me shkon qe cke me te.

Piktori, si cdo artist tjeter, i fushave te tjera, ka pune te luaje dhe me fantazine.

Tani, puna qendron ne dy pika.

1. a po luan piktori me fantazine apo...

2. po luan idjoti qe nuk ka ku te coje leket me fantazine dhe blen pikturen e nje idjoti tjeter krejtesisht te paafte, vetem e vetem pse disa idjote te tjere, qe ne menyren me perdhunuese dhe idjoteske te fjales, vetequhen kritike arti, dhe qe... imagjinoje, ca prej tyre na bejne dhe universitet per kete gje, - UNIVERSITET!!! - 4 vjet shkolle!!! per t'i thene nje turme idjotesh trushpelare, qe shif demek c'mrekullie ka bere filan sumpalare dhe duarthare!

nuk doja te shkoja me tutje, por ka dhe ca pika te tjera qe duhet t'i mendosh shtruar fare...

pa na gjej nje piktor te famshem sot per sot, si puna e ketij kullarit ketu, qe na paskan bere fame me piktura ku, perdorur ose jo fantazine, na kane nxjerre nje objekt ne menyre reale dhe natyrale, ashtu si eshte objekti ne te vertete. Por jo te bejne fame me zhgarravina si kjo e ketij qelbesires ketu, - te dalin pastaj pas nja 10-20 vjetesh me nje natyre te qete=nje tas me fruta qe nuk u ka dale koha te kalben(se kane qene fotografi, ne fakt) dhe nuk na dilkan kritiket te na masturbohen publikisht, bashke me turmat e idjoteve te tjere qe vetequhen "artdashes" dhe qe ne fakt nuk ja kane haberin fare, as piktures jo e jo, po qe jane tipa qe kujtojne se frekuentimi i galerive te "artit" na i ngritka ne rangun e klasave shoqerore.

pisllek milet thuaj...

 

 

Si nuk na doli nje pikture e Da Vincit apo Michelangelos qe te jete impresioniste mer amani(qe jane dhe mbeten njeshat e artit figurativ!!!)! Apo si nuk bene nje pikture "surrealiste" e hongert dreqi fare kete pune... a thua se fantazia per njerezimin filloi shekullin e kaluar me barkthatet dhe bythpalaret...

flo - 19 Mar 2010 - 1:45pm

hmm

drit - 19 Mar 2010 - 8:16pm
zotrules - 19 Mar 2010 - 8:51pm

zhgarravine eshte dhe kjo drit.

drit - 19 Mar 2010 - 9:18pm

Atëherë duhet të shpjegosh përkufizimin e jo-zhgarravinës.

zotrules - 19 Mar 2010 - 10:23pm

Psh, ne pikturen ne fjale, nje njeri qe di si behet dritarja. ajo qe ka bere ai, nuk eshte dritare. fantazia eshte tjeter gje, po te mos dish te besh nje mut dritarjeje, piktor nuk je qe nuk je, po duarthare dhe i leshte po.

drit - 19 Mar 2010 - 11:12pm

i modh Smile

Kristida - 18 Mar 2010 - 10:58pm

Per Hajdarin, fakti qe Dali dhe Gala, e shoqja, ishin njerez te zgjuar ne biznes dhe te suksesshem ne komercializimin e artit te Dalit, nuk do te thote qe Dali nuk ishte piktor i madh. Mendoj se ai eshte nje lojtar madhor ne rrymen e surrealizmit, dhe nuk i bien vlerat se nuk vdiq i varfer dhe i panjohur dhe diti t'a perdore talentin e tij per qellime komerciale.

Per mua personalisht, Dali, ashtu si dhe surrealistet e tjere, vecanerisht Miro, kane nje aftesi te mrekullueshme qe te ben t'a shohesh realitetin nga kendveshtrime te reja shume interesante. Efekti qe kane eshte gati ne subkoshience. Ne fakt, edhe tani qe po shikoj c'kam shkruar me pare, ve re se ne koment (ashtu si edhe ne mendjen time gjithmone) kam shkruar titullin si 'The Broken Dream and the Bridge' kur ne fakt titulli eshte 'the Broken Bridge and the Dream', se per mua eshte endrra qe thyhet ne momentin kur kupton se realiteti nuk mund te jete keshtu, jo ura.

 

twintip - 18 Mar 2010 - 11:21pm

o pmusaraj, po ty nuk te dyket prepotence kjo menyre te foluri.. do vijne kta tani edhe do masrturbohen duke thene se kuptojne etj.

albano - 18 Mar 2010 - 11:55pm

Ndjesia ketu eshte ajo e ures si luhatje midis endres dhe realitetit, virtuales dhe reales, lumturise dhe trishtimit, njerzores dhe hyjnores

Ruzhdija - 18 Mar 2010 - 11:59pm

purgatorin

swed1 - 19 Mar 2010 - 12:02am

 ky ka dhe piktura me t'bukra, ku e paske gjet ket? po qe gjithsesi shume here me e kendshme se 35 temat me sume te faqja e pare e peshkut Smile Rrofsh

xhibi - 19 Mar 2010 - 12:25am

Rrofsh qe nderrove pak ujin Flo se ishte asfiksuar Peshku, ishte bere si akuariumi i atyre peshqve tek filmi "Finding Nemo" kur peshqit e sabotuan pastruesin automatik te akuariumit qe te arratiseshin, sidomos ata peshqit qe ishin lindur ne akuariume dhe s'kishin pare asnjehere oqeanin, dhe enderronin se si mund te ishte bota pertej zyres se dentistit. lol

Piktura eshte vertet impresionuese, veshtire te mos i krojoje nje ndjesi shumices qe e shikojne.  Po ti si nismetare e temes duhet ta kishe thene vete e para pershkrimin njefjalesh te ndjesise qe te krijon, pastaj te na pyesje ne. Tongue

Do ishte mire te kishe me shpesh kshu tema ne Peshk. Oksigjeni s'duhet vec per ndonjehere, duhet gjithmone. Smile

Hajdar Bukuroshi - 19 Mar 2010 - 12:38am

 ti po e ben si ai peshku ekuariumit qe atij qe po shurron ne te, po i thote : shyqur qe po na e ngjyros ujin,  se trasparenca e tij nuk durohej.

ps: ato ngjyrat e piktures me duken si ngjyre shurre tek njollat e atyre dyshekeve qe i hedhim jashte mbas nje perdorimi te gjate. lol 

Hajdar Bukuroshi - 19 Mar 2010 - 12:29am

 une shtroj pyetjen perpara artdashesve t'ketushem : 

nga e njohim nje njeri qe merr vesh nga piktura ?

nuk besoj se ka brire ne balle, apo jo ? sepse mendoj qe pa kaluar kete cak, nuk mund te shkojme dot me tej. 

ps: piktura eshte arti me i madh dhe per rrjedhoje edhe me i veshtiri per t'u diskutuar se temat e tjera. 

ps 2: kristida çfare te veçante ose te veçanta duhet te kete nje piktor qe te quhet i madh. 

 

Beluli - 19 Mar 2010 - 12:38am

  ndjesia ime. kaos, njerez te marre qe enden andej kendej,te cilet kane ndertuar nje ure te pakuptimte. kjo ure nuk lidh dy pika te larta,por as lume nuk kalon poshte saj.

keta e kane kuptuar,por vone shume vone kotesine e kesaj ure (vepre),prandaj nuk e kane perfunduar ate.

xhibi - 19 Mar 2010 - 12:46am

A ka shanse qe te beje vaki qe nje pikture apo forme tjeter arti te kete mundesi te shijohet pa patur nevoje imperativofondamentale si kusht thelbesorothemelor qe personi i cili perballet me te te jete ekspert midhjesh, pikturash, dhe drejtim disqe bicikletash kur ketyre i jane liruar telat neper gropat e rrugeve, ose per ndonje arsye tjeter te papercaktuar definitivishtoemprikisht?

Dhe cka eshte me e rendesishme dhe me pasoja fatale ose neonatale per artin ne pergjithesi, po pse jo dhe ne vecanti ne keto pergjithesi: A mund te themi me bindje ne saje te intuites induksive, deduktive, dhe detektive, se arti egziston edhe ne kushtet ekstreme kur ne bote s'ka nje hajdar qe ti vere nota atij dhe te tjereve qe e konsumojne, sipas nje teorie te caktuar dhe para-hajdar-percaktuar e cila duhet jo vetem hulumtuar dhe leshholluar per tu kuptuar, por eshte aq e avancuar saqe bota pa te s'kishte shanse per te egzistuar?

Po nese do ti qaseshim kesaj persiatje esencialisht thelbesore dhe jete-a-vdekje percaktore duke patur ne koke nje kokore, a duhet menduar qe koka here pas here kur te ha duhet kruar?

Thinking

jérusalem - 19 Mar 2010 - 12:51am

Big Grin

Brad - 19 Mar 2010 - 12:55am

Xhiboks,pak me siper the qe piktura eshte shume impresionuese,po mire mor burre nuk mund te rrish pa bo si specialist te pakten ne nje fushe qe nuk merr vesht?

Ajo pervecse nje cope zhgarravine nuk eshte asgje tjeter,duket qarte qe eshte dore fillestari dhe qe nuk ja vlen fare te diskutohet.

xhibi - 19 Mar 2010 - 1:46am

Tavarish Bradzhiev, me duket sikur thashe qe s'eshte e thene te jesh ekspert arti qe ta pelqesh ate. Apo nese ty s'te pelqen nje pikture dhe mua me duket impresionuese (te kerkoj ndjese per kete, e) kjo do te thote qe une jam ai qe po bej si ekspert dhe jo ti qe insiston se s'duhet te na pelqeje as ne meqe s'te pelqeu ty? Dmth kush po perdor hioptezen e Pitagores per te gjetur perimetrin e piramides se Keopsit ketu ne nje teme mbi nje pikture? Big Grin


Me c'kuptova une, qellimi i Flo-se me kete teme ishte pikerisht per te ulur ca piazhin e aciditetit te akuariumit dhe per te eleminuar keto kapjet terci-mercore, mgjths ku ka vullnet per kapje motivet gjenden rruges, keshtu qe, duke patur frike qe dhe ky koment mund te brad-intepretohet si berje ekspertize, po them qe ti dhe hajdari keni te drejte, per kete dhe cdo teme arti qe do diskutohet ketu ne te ardhmen, po pse jo dhe ne te ardhmen e pakryer, a si eshte ajo koha e fljes, e cila s'me kujtohet mire ngaqe s'qenkam ekspert. Sad

Nqs kjo s'mjafton, i lutem Xheruzalemit te firmose dhe ajo kete paktpeshkpaujist, dhe pas saj the te tjere peticionfirmoses-peshq, ne menyre qe Paqja e Peshkut me ne fund te Pluskoje Pambarisht.

Peshkamin!

Hajdar Bukuroshi - 19 Mar 2010 - 1:02am

xhibi, le nam, po me te njejtat fjale kerkon ta shpjegosh tere boten.

A ka shanse qe te beje vaki qe nje pikture apo forme tjeter arti te kete mundesi te shijohet pa patur nevoje imperativofondamentale si kusht thelbesorothemelor qe personi i cili perballet me te te jete ekspert

duhet me pas GJUHE me shiju. kjo sherben edhe me mat fjalet e lumshme si uji qe ke neper shkrime gjithandej. 

drit - 19 Mar 2010 - 8:23pm

I ka ra n'kokë me ate që ka thon, lene tashti Smile

olsib - 19 Mar 2010 - 1:05am

Faleminderit flo per temen, edhe pse Dali nuk eshte nje nga te preferuarit e mi (nje eufemizem ky per te thene se nuk me pelqen). Megjithate kjo veper ja vlen te komentohet.

 

Ky eshte mengjesi i nje dite pas katastrofes se madhe qe shkaterroi gjithcka kishte mbi toke. Shenjat e kobshme kishim kohe qe i ndjenim.

Ky eshte njerezimi qe mbijetoi, ose me saktesisht: kjo eshte cfare mbetet nga njerezimi dhe njeriu modern, me te gjitha endrrat e tij omnipotente dhe pastaj me te gjitha pikepyetjet e tij te pafundme qe aq shume sa ishin bere, po i merrnin frymen.

Shoh silueta krijesash gjysem transparente pa mase e me nje forme te percudnuar, engjej e kuaj - qe dikur ishin protagonistet absolute te afreskeve e pikturave te pallateve te rilindjes te te gjithe Europes - fantazma te nje te shkuare qe nuk ka asnje gjase qe te kthehet serish.

Vazhdojne ende te pozohen e te kercejne ne nje vallezim, qe pas kesaj katastrofe duket gati-gati skizofrenik e i frikshem. Por fundja, tani qe te gjitha pikepyetjet i kemi shtruar e ne vend te pergjigjeve morem vecse pikepyetje te tjera... tani, cfare ne mbetet me te bejme, pervecse te kercejme si te cmendur me ne sfond nje cope shkalle te ndonje pallati barok (qe cuditerisht ka mbetur ne kembe) e nen hijen e rende te nje qielli post-apokaliptik qe sapo ka filluar te pastrohet nga pluhuri.

Por ne fakt, ky nuk eshte fundi, por vecse prologu i nje fillimi te ri.

 

PS: Interesant edhe ajo figura (e ulur) posht-harkut qe ne ndryshim nga te tjerat duket sikur i referohet ndonje pikture melankonike te Van-Gogh-ut.

Hajdar Bukuroshi - 19 Mar 2010 - 1:10am

 Ajo pervecse nje cope zhgarravine nuk eshte asgje tjeter,

ne fakt ajo nuk eshte zhgarravine, dmth diçka e bere sa per te kaluar kohen, por nje veper e menduar mire dhe me nje qellim te caktuar. po te mos ish keshtu nuk do ta mbanin si veper arti.

gjithashtu mos i beni budallenj gjithe boten, dmth ata te shumtet qe kete veper e vleresojne.

gjithe puna eshte qe diskutimi i saj te jete sa me shume qe te jete e mundur OBJEKTIV.  eksperienca te tilla do te na ndihmonin te shihnin e shijonim me shume piktura ne te ardhmen. 

 

zotrules - 19 Mar 2010 - 8:55pm

e mo e.

PS: objektivitet eshte kur them qe ajo pacavurja qe na e kane sjelle per pikture, nuk eshte asgje me teper se nje zhgarravine e shpifur nga nje qe nuk ja ka haberin fare, jo vetem piktures, por as artit dhe asnje lloj zanati tjeter. Ka budallenj dhe idjote qe si puna e ketij, nuk ja kane haberin fare artit dhe shkojne i blejne "pikturat" ketyre paraziteve dhe keta parazitet behen edhe te famshem, edhe heqin je jete persembari.

PS2, ky nuk eshte art!

Lira - 19 Mar 2010 - 9:39pm

 O Zotrules, po kur qenkerka kaq e lehte pse nuk ben ca piktuara ti dhe te behesh i famshem. Nderon jo vetem veten po dhe Shqiperine. Pastaj , na meso edhe ne te tjereve dhe kollaj fare. Te gjithe te famshem dhe te pasur.

 

Tani seriozisht: ke pjeserisht te drejte, ca jane kot fare. Kur shkoj neper ca muzeume, disa piktura atje jane sic thashe kot. Po ka edhe kryevepra ama, qe mua me ze sindromi i Stendalit kur i shikoj dhe gjithe javen jam ne gjendje shpirterore ultra.

Isha ne nje ekspozite qe hapi njera. Eshte shoqja e ca miqeve te mi. Nje ekspozite koti fare dhe kishte vene ca cmime te shtrenjta. Vetem budallenjte dhe ca snob do i blejne ato.

zotrules - 19 Mar 2010 - 10:27pm

Nuk bej piktura lire, se nuk kam kohe, dhe kam pune te tjera. nje kjo.

e dyta, me gjithe qejf do i kisha hyre shtruar, sikur te kisha arritur ate stadin qe mendoj se i duhet artistit.

dhe e treta zemra, qe te behesh i famshem, duhet te jesh duarthare, pa talent, te mos ja kesh haberin artit dhe te jesh leshko fare, plus, te jesh edhe i pa zanat dhe i papune. me nje fjale, te mos dish te besh asnje gje, dhe te jesh edhe me keq ne pikture.

Brad - 19 Mar 2010 - 1:16am

O shoku nuk vleresohet nje pikture vetem se e ka bere filani apo fisteku,do me qene realist ti,merr 10 vete qe e njohin pikturen,mos i trego se kush e ka bere (flas per kete me siper) po thane tre vete nga keta te dhjete qe kjo pikture eshte e bukur dhe domethenese atehere flasim bashke.

Hajdar Bukuroshi - 19 Mar 2010 - 1:57am

une nuk thashe ashtu.

pervete nuk e mbaj dali-n per piktor te madh, e thashe qe ne fillim. por kam ndermend edhe ta shpjegoj sepse, e jo vetem te kenaqem duke thene qe kjo tabllo eshte zhgarravine, pasi ajo nuk eshte e tille. 

per aresye se eshte nje pune e mbaruar, e mbyllur. nje piktor psh e kupton mire se çfare do te thote kjo. nga ana e kompozimit eshte nje pikture me themel. dali dinte te kompozonte psh. ndersa ka shume piktore qe nuk kane kompozim. 

kompozimi ne pikture sherben qe te gjitha elementet e nje tablloje te jene ne ekuiliber, psh piktura mos anoje edhe pse shume elemente te saj mund te jene vendosur vetem ne njerin skaj te saj.

tek kjo pikture psh elementi kryesor i saj eshte ai robi (qe mendoj se eshte vete piktori) qe rri nen ark, dhe qe ka ngjyra me te ngrohta e te forta se figurat e tjera rrotull.

pikturen e dalise e ben te dobet, "ideollogjia shprehese" (jo me kot e quajten surealizem) ose ajo pyetja qe i shtrojme vetes kur e shikojme se "çfare kerkon te thote autori i saj", çfare  po na tregon ne menyre simbolike. prandaj atje me lart thashe qe dali nuk eshte i sinqerte, pikerisht se nuk e ka pikturen si qellim ne vetvete, por e perdor kete si mjet per te prapoganduar ide te tjera (flu ose te rrema) qe mund te trullosin  trurin (bile qe kane vetem kete qellim) e te pamesuarve me art ose pikturen si lloj artistik. 

nuk i quante me kot amerikanet si kalamaj te medhenj. ngaqe i terhoqi per hunde deri sa vdiq. qellimi kryesor i dalit ishte te behej i famshem, pikturen e pa vetem si mjetin per tu bere. 

ndersa Pikaso psh kerkonte tjeter gje nga piktura. ai donte ti gjente asaj fundin, te behej po aq i madh sa rilindasit ose greket e vjeter edhe pse jetonte ne epoke tjeter (me pak artistike), me moderne.

 

 

Lulian Kodra - 19 Mar 2010 - 2:22am

Ca domethene domethenese?

lumidrin - 19 Mar 2010 - 1:28am

Diktatura.

 

spiritus - 19 Mar 2010 - 1:37am

Nje pikture e stilit surealist eshte terheqese pikerisht sepse eshte hapur perpara cdo subjektiviteti interpretues. Ndryshe eshte nje pikture e Rilindjes te themi, me subjekt biblik, ndryshe nje pikture  impresioniste ku luhet me driten dhe ngjyrat dhe ndryshe nje pikture abstraksioniste ku pakuptimesia e vendosjes se ngjyrave, vijave apo figurave, asocion ndjesi pa nje subjekt te percaktuar.

Piktura e Dalise mbetet e hapur, sic thashe, perpara cdo subjekti qe e kundron. Besoj nje nga celsat e kuptimit eshte vete emertimi qe i ka dhene piktori dhe nje interpretim te tille u be nga komentuesit: nderprerja e nje endre, dicka e tille.

Olsib jep nje interpretim me kompleks nisur nga elementet perberes:silueta transparente, skeletore valltaresh te ekzaltuara, figura engjejsh, shkalle spirale te nje gjysem ure dhe nje qiell i metalte, si pas nje katastrofe. E gjithe kjo per Olsib ka domethenien e  postapokalipsit.

Une me po keto elemente por te vendosur ne nje domethenie tjeter do te jepja kete shpjegim : valltare  ne  nje tango te fundit,ne gjendje ekstaze, ngjitin shkallet spirale ku pret nje kalores/princi endrave apo engjelli shpetimtar. Per ku ? Ndoshta nje parajse e premtuar por pikerisht aty ku mendohet shtegu shpetimit, fillon humnera e deziluzionit. Endra nderpritet pikerisht kur syte hapen dhe perplasja me realitetin eshte shokuese. Lumturia eshte nje fiksion. Katastrofa eshte ne prag.

olsib - 19 Mar 2010 - 1:54am

Me pelqen interpretimi yt, por personalisht do te isha dakort me te nqs. Dali do te kishte qene nje piktor romantik, pra nje Turner apo nje Friedrich te cilet sintetizuan per here te pare ne pikture humneren qe ne fakt gjendej para tyre (si edhe marramendjen qe pasonte).

Ne kohen qe Dali pikturon, humnera kishte kohe qe ishte zbuluar, trajtuar e ritrajtuar, keshtu qe, per mendimin tim, ne kete pikture Dali ben vecse gazetarin e kronikes se zeze qe thjesht i percjell "lexuesit" ate qe ka ndodh.

Edhe dicka tjeter, ata "kercimtaret" ne skizofrenine e tyre, mund te konsiderohen jo vetem te frikshem, por edhe grotesk. Duke patur parasysh tipin e Dali, kjo e dyta mund te jete nje alternative per t'u konsideruar.

spiritus - 19 Mar 2010 - 2:12am

Olsib, Interpretimi me i mire per nje pikture te kesaj natyre (surealiste ) eshte te mos interpretosh. Ndjesia qe fiton gjithkush besoj ka perhere dicka te pashpjegueshme, pavaresisht nga mesazhi qe mund te nxjerrim nepermjet "gjuhes" qe perdor piktori.

Une bera nje interpretim, nxitur nga HB qe sugjeroi nje qasje sa me objektive ndaj piktures!Pra eshte nje opinion/impresion pa konsultuar ndonje reference, pa shtene ne pune kontekstin kur eshte krijuar vepra, stilin e autorit, temperamentin apo faktet e tij biografike. Thjesht shpreha cfare me sugjeron kjo tablo me nje shikim te ndalur.

Nuk perjashtoj qe interpretimi yt te jete me profesional dhe me prane domethenies se piktures. Mua me pelqeu interpretimi yt, por ishte interpretimi yt ama. Smile

Lulian Kodra - 19 Mar 2010 - 2:17am

ja kum pa, ja kum pa, ja kum pa... dalipit t'shamunaqes ja kum pa.

olsib - 19 Mar 2010 - 2:22am

E kuptova se ku ma hudhshe llafin! Smile

 

Te pershendes me kete:

Caspar David Friedrich

Udhetar mbi detin e mjegullt

1818

Lulian Kodra - 19 Mar 2010 - 2:29am

Kjo me pelqen me shume nga ky.

 

 

http://www.theartwolf.com/imagenestAW/Friedrich_Monk-by-the-Sea.jpg

Hajdar Bukuroshi - 19 Mar 2010 - 2:33am

 nuk eshte gje kjo pikture lal (shume me e dobet se piktura siper e Dali-t psh). megjithese qejfe qejfe kjo dynja.

ps: wilde ka thene diçka me kuptim sa i perket artit :

Tout art médiocre provient d'un retour à la vie et à la nature, élevées au rang d'idéaux.  

kjo thenie e Wildes i korrespondon edhe artit te realizmit socialist psh.

 

olsib - 19 Mar 2010 - 2:57am

Piktura e mesiperme ishte per ate muhabetin e "humneres". Nuk e solla per t'ja kundervene Dali-se.

Me fal, por mos po krahason gje Friedrich me Dali?!

Jo po hajde tani te krahasojme domatet me kastravecat... Smile

 

PS: Me e bukura e Friedrich (in my opinion) eshte kjo:

Hajdar Bukuroshi - 19 Mar 2010 - 2:41am

 3066072571_214e6ced64.jpg

ky eshte dhe piktori me i madh akoma ne aktivitet.

shume me piktor sesa Dali psh. sepse nuk e ka harruar akoma qellim e piktures, te zbukuroj nje faqe muri pa dashur me shpjegu gjera me te thella se kaq.

blete - 19 Mar 2010 - 2:43am

 Dali, personifikimi i impotences. 

Per mua Leda dhe Mjellma mbetet kryevepra e tij.

xixa - 19 Mar 2010 - 4:12am

Olsib,

Sado të mos e duash Dalinë për megalomaninë apo delirin e tij, duhet të kqyrësh veprën e tij me kujdes pasi ajo përbën një cak të pashmangshëm në artin e sotëm:

www.albanie-albanais.com/2009/01/megalomania-e-delirit-skandalizues.html

PF - 19 Mar 2010 - 5:06am

 Per mua Dali eshte piktor i jashtezakonshem, dhe pikturat e tij me pelqejne jashtezakonisht. Mund te rri me ore te tera duke shikuar nje tablo te tij dhe prape zbuloj ne te gjera te reja. Them se ai arrin ta koncentroje kohen dhe hapesiren ne nje menyre te tille sa une besoj qe prapa cdo pikture te tij eshte nje black hole.

Ja dhe nje poezi per kete pikturen

SHKALLA PER ASKUND


Nga e pasmja e nates eshte nje shkalle e vjeter

                                                qe te shpie askund.

Nje shkalle e harkuar 

si nje brinje e thete pa zemer brenda,

si nje ure e keputur ne pritje te nje bregu

                                          te dashuruar.


Ne shkallen e trete nje cift qe puthet

Pese shkalle me lart dikush ngjitet  si i marrosur

larg dhimbjes

befas per ta kuptuar

qe me tutje nuk shkohet askund.


Nga e pasmja e se pasmes se nates

                                         dhe ures

bregu i sprasme

ende nuk ka rene ne dashuri...


Mars 2010

 

Faleminderit Flo!

 

flo - 19 Mar 2010 - 1:00pm

shuuume e bukur

p.s.

ja te them dhe une si xhunga tani: do doja ta kisha shkruar une kete Tongue

emigrant - 19 Mar 2010 - 1:49pm

Ja bere bam, e? Smile

T'pershnes PF!

PF - 19 Mar 2010 - 2:10pm

Emo, Daline e kam pike te dobet. Per mua (pa hyre fare tek kritika profesioniste) treshja me e madhe e Surrealizmit jane Hieronymus Boscsh (primordiali mitik) Dali (Homeri  epik) dhe Rene Magritte (Joyce sarkastik)

Kurse keshtu ne jeten e perditeshme kjo piktura me sjell ndermend ate shkallen e avionit, mbushur me emigrante, ne mes te pistes pa avion. Foto konkursi e nje fotografi shqiptar qe e kane sjelle njehere ketu tek Peshku.

Hieronymus Bosch

Rene Magritte

P.S. Si gjithmone, nuk me dalin fotot. Emo, nese ke kohe dhe sjell ndonje, gracia tante. Smile

emigrant - 19 Mar 2010 - 9:44pm

PF, urdhno (kam frike qe permasat jane bajagi te medha, nuk e xe):

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/8/80/GardenED.jpg

 

emigrant - 19 Mar 2010 - 9:45pm

KJo besoj qe del mire:

http://astrologyexpressed.files.wordpress.com/2009/08/not-to-be-reproduced.jpg

emigrant - 19 Mar 2010 - 9:47pm

PF, ja dhe nji perpjekje me e zvoglu):

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/8/80/GardenED.jpg

 

adriatik - 19 Mar 2010 - 5:29am
Nuk e njoh pikturen aq sa te them ndonje gje per te qene, por per te ndjere ashtu si thote flo, ndjesi individuale dhe jo akademizma them se ndjej nje clirim te mendjes dhe me pelqen te udhetoj e te germoj ne ato imazhe te subkoshiences mendore sic e thote edhe fragmenti me poshte.  Nuk di se ku kam pare nje pikture te tij qe tregonte per disa pamje halucinante te vendosura ne nje shkretetire aq te bukur sa te me ndillte te shkelja mbi reren e saj.  Me siguri qe kane vlere pikturat e dalise por ja qe nuk e kam ate formim per te kuptuar thelle. Ama, per aq pak sa kuptoj ndjej emocione sikur te isha para nje dickaje qe dikur e kam menduar edhe vete.   Me qe ra fjala, doja te sillja nje pikture te tijen ketu por nuk di si sillet, nese ma tregon njeri do ti them falemnderit.In full  Salvador Felipe Jacinto Dalí Y Domenech  Spanish Surrealist painter and printmaker, influential for his explorations of subconscious imagery.

 

 His discovery of Sigmund Freud's writings on the erotic significance of subconscious imagery, and his affiliation with the Paris Surrealists, a group of artists and writers who sought to establish the “greater reality” of man's subconscious over his reason. To bring up images from his subconscious mind, Dalí began to induce hallucinatory states in himself by a process he described as “paranoiac critical.”

olsib - 19 Mar 2010 - 8:25am

Xixa,

Nuk i jam thelluar shume vepres se Dalise dhe te surrealisteve ne pergjithesi per shkak te nje paragjykimi ndaj realizueshmerise se premisave te tyre fillestare. Nga kjo ane, action-painting me eshte dukur gjithmone me "i ndershem".

Te falenderoj per shkrimin mjaft interesant, si edhe per "... ajo përbën një cak të pashmangshëm në artin e sotëm". Me kane ngjallur interes.

Me intrigoi gjithashtu edhe ky citim i Dalise:

Sikundër do të thotë dhe emri im Salvador, jam i predestinuar as më pak as më shumë të shpëtoj pikturën moderne nga kaosi dhe nga dembelizmi.

Jashte teme, por ja vlen te citoj ketu nje fraze qe lexova tek blogu (i yti imagjinoj) dhe qe me pelqeu shume:

.. Ndoshta është me të vërtetë rasti që të tjerët sikundër dhe vetë Shqiptarët – por në rradhë të parë këta të fundit, të rizbulojnë vendin dhe njeriun që banon në të, të cilët mbeten gjithmonë «Përjetësisht të Panjohur"

 

 

@adriatik

Thjesht seleksiono foton qe te intereson, kopjoje dhe pastaj beje "paste" tek postimi yt. Nqs. eshte e madhe ridimensionoje duke klikuar mbi tastin e djathte pasi ke seleksionuar foton (ne postimin tend) dhe duke zgjedhur komanden e caktuar. Ose thjesht zgjidh nje version te vogel te imazhit ne google.

flo - 19 Mar 2010 - 10:43am

Hej, faleminderit per interesin, e hapa kete teme per t'u arratisur pak nga e perditshmja e peshkut,

nuk kam lexuar asnje prej komenteve deri tani, se e kam nisur diten gjithe "gjullurdi"e telashe  sot;

por dua te them se kam nje mardhenie te vecante me pikturat e Dalise dhe ne vecanti me kete pikture...

shpesh me duket sikur ato lexojne shume sakte pavetedijen time dhe kjo gje m'eshte tmerresisht intriguese, nje udhetim un-limit per te eksploruar kombinacionet e koklavitura te qenies njerezore

village-bey - 19 Mar 2010 - 11:53am

Kjo eshte perpjekja ime me e afert kundrejt sureales.

Ne stilin e vetete ete sureales eshte ne realitet frymezuar nga nje ender.

Quhet Burri, Ketri, dhe Femra ne krevat...

 

flo - 19 Mar 2010 - 11:48am

hej village, a mund te na sjellesh te tjera ?

village-bey - 19 Mar 2010 - 12:00pm

 

Edhe 1 per ty flo.

Kjo quhet "Flowery conversations".

flo - 19 Mar 2010 - 12:01pm

Smile flm

twintip - 19 Mar 2010 - 2:02pm

stairway to heaven

http://www.youtube.com/watch?v=ZxMoesasza4

tani e shoh e paska sjell emigranti..

Smile

hunter - 19 Mar 2010 - 2:10pm

 flo,

kam nje kritike per ty. Imazhi qe ke vene ka dimensione teper te vogla. Duhej ta kishe vene me dimensione me te medha, ose nje link te nje imazhi me te madh. Me ra ne sy qe ne fillim. Njerezit te kjo foto jane te padallueshem dhe ngaterrohen me skelete njerezish (me te drejte dikush tha purgatori, dikush diktatura). Nuk jane skelete, jane njerez me trajta te paqarta, si ne enderr. Ketu nje link Shihet qe njerezit nuk jane skelete, jane figura te gezuar, qe ecin duke kercyer pa ditur se ku shkojne. Ajo qe te transmeton piktura, eshte pikerisht si thote titulli, Endrra.

Kjo gjithashtu eshte nga te preferuarat e mi te Dali Dream Caused qe per mua simbolizon Epshin. I pare dal vivo, Dali eshte dicka jashtzakonisht emocionuese.

flo - 19 Mar 2010 - 2:21pm

ke te drejte hunter , por nuk dija si ta zmadhoja

(ceshtje teknike)

une edhe kete e dua shume ( meqe fluturat i kam pike te dobet) Smile

http://i35.photobucket.com/albums/d158/haukeascarlet/salvador_dali_alleg...

edhe kete

http://www.mototuneusa.com/SalvadorDaliPainting.jpg

pjetermustakuqi - 19 Mar 2010 - 2:47pm

Ky Salvadori kishte qen tip i rrjedhur.Ket lloj arti veshtire me shiju njerzit normal,por te pakten Dali i ven i titull me te orientu disi (persistence of time psh).Kur tjetri hedh ne telajo subkoshiencen, e vet une them ,se nuk ke si pretendon qe e kuptova.Asht njelloj sikur te thush "sa bukur i'a kalum bashke mbreme ne endrren tane

flo - 19 Mar 2010 - 3:13pm

pse jo pjeter Smile qellon ndonjehere qe dy njerez te takohen ne te njejten ender Smile

nese do mund te te jap nje link te nje tregimi Big Grin

pjetermustakuqi - 19 Mar 2010 - 3:54pm

Po ti nxirr i here linkun dhe thuj nese do hidhi i sy Big Grin

I'm looking foward to.beh c'anglishte (ishalla e kam shkrujt tamam Big Grin)

mrroklla - 19 Mar 2010 - 4:36pm

 Ndjesi individuale ( jo akademizma të stërthëna kritikësh)

 

 

Kjo fotografi e piktures, me kujtoi femijerine. Kur ishim kalamoj, shkonim nganjehere si bicim aventure andej nga Kinostudio, nga mrapa. Kjo bonte vaki, kur buja ne Vorr te Bomit ke nanedaja!! 

Here, mbas here, duke bubrru neper ullinj, gjeje copa filmi, shumica bardhe-e-zi. Po nganjehere po te ishe me fat, gjeje ndonje cope filmi me ngjyra -vishin si te kuqerremte, e perzime me cike te verdhe.

Foto me lart (me keto permasa) me kujtoi pikerisht ate qe shikoje kur e mbaje copen e filmit lart drejt qiellit. 

 

P.S.

Ai vend, oborri i Kinostudios, ne gjuhen e vendalive quhet Kazazja, ne mos gabohem. Ose M'halla e bujqve, sic i thonte gjyshja e shkrete. 

flo - 19 Mar 2010 - 4:48pm

ndersa mua me kujton nje ender te cilen tashme e kam mesuar permendesh, pasi cdo here  me perseritet me te njejten perpikmeri

ate me duket se e shoh qe nga kur kam lindur

PF - 19 Mar 2010 - 4:49pm
Tina paske qene fmi intelektual. Ne ke Vorri Bomit shkoshim vetem per me gjet kagzoza neper varre.
mrroklla - 19 Mar 2010 - 4:55pm

 Ah, kur u rritsh una, vorret i kishin ngrejt zgupthi!

Kishin fillu me bo parafabrikatet!!

Ndertimin e tynve, si dhe te silikateve perballe (me perpara se parafabrikatet) e mbaj mend qartesisht.  Me t'burgos', cigare t'hudhme nga telat and all! 

Vorrezat i maj mend shume turbullt!!

Mbaj mend qe kena gjet nje kafke me nje pusete, qe na shtiu daten. Vorrabomsat e vegjel i sillshin me gura, une u bosh meit! Smile

Salvador Dali hesapi mo!! Smile

emigrant - 19 Mar 2010 - 5:01pm

Smile

dinosaur ne shuarje je

mrroklla - 19 Mar 2010 - 5:07pm

 Llaf qe me the o Emo!! Sad

Did I date meself ?! Smile

emigrant - 19 Mar 2010 - 5:17pm

dy gjona, i respektumi Mrrok.

nji titull filmi: mathias sandorf. ket e kom si carbon date pranej.

a me lejon me ta vjedh at detajin e filmave mrapa kinostudios? e kom te perjetum, por nuk do e kujtoja gjall ne bote jo. shpresoj n'zemergjonsin tuj.

 

mrroklla - 19 Mar 2010 - 5:29pm

 Car thu mer daje?

Une shpresoj qe te gjitha kujtimet tona qe i hudhim knej verdalle, t'i hyjne ne pune robve si ti, PF-i dhe Bletazzzz si keni talent me shkrujt senne!! Smile

Femijeria jone ne kohe te komunizmit duhet patjeter me u rregjistru diku, perndryshe do jete dem i madh! 

 

 

Ruzhdija - 19 Mar 2010 - 5:03pm

Vorrabomsat e vegjel i sillshin me gura, une u bosh meit! Smile

Laughing

Po pranej osht ndrit shqipria, se tani jane rrit ato Vorrabomsat e vegjel te tirones ene te gjithe shqiperise, ene tashti te sjellin me kobure, jo me gure Tongue

flo - 19 Mar 2010 - 5:20pm

hamleti per here te pare eshte vene ne skene tek vorri'bomit "D

mrroklla - 19 Mar 2010 - 5:21pm

 Come to think of it...

Ajo piktura e Dalise e pershkrun mire kete vinjeten teme te femijerise!

Shkalle e pambarume, dhe skelete qe vine verdalle!! 

Mendim rrenqethes ky: Qe Salvadori ka pas nje "premonition" se cfare do i ndodhe Mrroklles ne Shqypni!! 

Brrrr!! Smile

ani - 19 Mar 2010 - 5:16pm

Po pranej osht ndrit shqipria, se tani jane rrit ato Vorrabomsat e vegjel te tirones ene te gjithe shqiperise, ene tashti te sjellin me kobure, jo me gure

Keta ne fakt jane ata burrat me lesh qe perfaqsojne mashkullin shqiptar.

PF - 19 Mar 2010 - 5:25pm
Mrroklle, po ate historine me fantazmen qe dilte ke kati i pare i pallatit dhe qe i detyroi tre familje qe te dilnin deri sa e mylli Fronti me dry, a ke nigju asikohe?
mrroklla - 19 Mar 2010 - 5:30pm

 Ncq!

Ho i here! Smile

Ruzhdija - 19 Mar 2010 - 5:30pm

para frontit dhe fantazma i mbush breket Tongue

emigrant - 19 Mar 2010 - 5:31pm

U bo e dyta here qe kap nji element te dickaje qe une e kom shkrujt pa e nxjerre (e para ka qene me Mustangun). Smile

Shif si fillon, PF:

Thashethemi i fundit ia behu perseri me natyrë mistike: diku afer shkolles Kushtrimi i Lirise ne lagjen Ali Demi kishte nje portal kohehapesire. E pabesueshme, ja qe kishte prape te marre qe guxonin e perhapnin te tilla herezi edhe pas denimit te ashper qe iu be thashethemit pararendes, sipas te cilit ne nje apartament afer Varrit te Bamit nje shpirt shfaqej rregullisht naten. Familja qe banonte atje ishte shperngulur me kohe dhe nje kokekrisur kishte dashur te fliste me shpirtin duke e pritur te shfaqej pasmesnate me nje qiri ndezur. Dhe diçka kishte ardhur vertet nga dhoma ngjitur, nje dyshe me uniforma blu, te cilet ia kishin hedhur prangat ne vend guximtarit. Pas asaj u mendua qe thashethemeve me shpirtra dhe aliene u erdhi fundi.

@Mrrok: Ai llafi ishte mendu gjith admirim, por dul huq. Kerkoj ndjese.

mrroklla - 19 Mar 2010 - 5:40pm

 Kerkoj ndjese.

Shif ky! 

Mos u boj fare!! Smile

 

emigrant - 19 Mar 2010 - 5:42pm

Smile

due diligence, Mrrok.

PF - 19 Mar 2010 - 6:17pm
Kjo quhet ngjarje e konfirmuar nga dy burime, jo si ato te TCH:)
PF - 19 Mar 2010 - 6:02pm
Pak a shume historia qe thote Em. Ne katin e pare te nje pallati dilte fantazma e nje goce adoleshente qe qante se i kishi prish varrin qe e kishte pasur afer se gjyshes. Tre familje qe ua dhane apartament njera pas tjetres iken dhe e braktisen. Dhe ti e di c'bojshin robt atehere per apartament. :istoria eshte e vertete fare. Une me nje shokun tim e ndame te shkonim fshehtas nje nate dhe te flinim atje per kuriozitet, po dera ishte e mbyllur me dryn dhe dritaret me hekura.
flo - 19 Mar 2010 - 6:06pm

rrenqethese Sad

mrroklla - 19 Mar 2010 - 6:47pm

Rrofsh. 

Nuk m'bi n'men! 

 

Finisterre - 19 Mar 2010 - 6:19pm

Dali, ne fakt, mua ne mendje me bashkeshoqerohet vetem me Daline dhe sidomos me zhgenjimin e madh qe kam provuar kur kam pare per here te pare nje pune te tijen ne origjinal. E sheshte! - ky ka qene cilesimi i pare qe ka ardhur nder mend.

Çka s'me ka penguar megjithate te shkoja te shikoja ekspoziten e surrealisteve qe u hap ca muaj te shkuar ne Vittoriano, ketu ne Rome, apo te lexoja gjithe ç'me binte ne dore rreth surrealisteve.

Tashti kush e njeh sadopak Daline e di se sa e rendesishme ka qene per te Gala, nje modele ruse, fillimisht e martuar me P. Eluard. Çka na shpie tek P. Eluard dhe grate e mrekullueshme qe ka patur ky burre ne jete. Sepse pasi Gala e la Paulin e shkrete per Daline, Pauli martohet me Nushin, nje nga grate me te bukura te kohes, muze e te shoqit, e Picassos, Dora Maarit dhe sidomos e te madhit Man Ray.

Qe Nushi (nga Dora Maar):

Ketu linku: http://www.google.it/imgres?imgurl=http://photos.liveauctioneers.com/houses/resize/phillipsdepury/9340/0028_1_600_600.jpg&imgrefurl=http://real-funny-lady.livejournal.com/653923.html&h=600&w=345&sz=22&tbnid=UtNWpOJNdAmTMM:&tbnh=297&tbnw=171&prev=/images%3Fq%3Dnush%2Beluard&hl=it&usg=__s58vARuFvY9mwF3XiLrPIOP5Yu8=&ei=lKKjS4eoPMSqlAfZ8bDICA&sa=X&oi=image_result&resnum=1&ct=image&ved=0CAYQ9QEwAA

Monda - 19 Mar 2010 - 7:39pm

 Tashti kush e njeh sadopak Daline e di se sa e rendesishme ka qene per te Gala, nje modele ruse, fillimisht e martuar me P. Eluard. Çka na shpie tek P. Eluard dhe grate e mrekullueshme qe ka patur ky burre ne jete. Sepse pasi Gala e la Paulin e shkrete per Daline, Pauli martohet me Nushin, nje nga grate me te bukura te kohes, muze e te shoqit, e Picassos, Dora Maarit dhe sidomos e te madhit Man Ray.

Ne pergjithesi muzat e surrealizmit kane qene "te mrekullueshme."  E them ne thonjeza, por u pane si te tilla nga artistet surrealiste.  Dhe ne nje pozite delikate: post-viktoriane, me ideale "clirimi" por gjithesesi projektim i subkoshiences se surrealisteve meshkuj.  

Per me shume mbi kete subjekt mund te lexohet Chadwick.

PS: Ndjese flo per "akademizmat".  Thjesht reference Smile.

albano - 19 Mar 2010 - 8:01pm

Ja dhe nje pikture surreale e bere sot. quhet "kaubojsi dhe pengu" www.top-channel.tv/artikull.php

Beluli - 19 Mar 2010 - 10:29pm

ore,  po me uren c'paten xhanem.Big Grin

adriatik - 20 Mar 2010 - 1:35am

image -

 

Me duket se e mesova. Faleminderit, Olsib!

twintip - 20 Mar 2010 - 1:52am

Seurat - Grassy Hill

 

http://www.abcgallery.com/S/seurat/seurat5.JPG

olsib - 20 Mar 2010 - 12:51pm

Te lutem, adriatik.

Hej, po paska plas "Nje kenge per ty" ketej. Ups, doja te thoshja... "Nje pikture per ty". Me vjen mire qe kjo ka ndodh.

OK, shfrytezoj rastin qe me jepet per te pershendetur te gjithe te njohurit e mi si edhe te gjithe ata qe me duan dhe i dua Smile me pikturen e meposhtme:

Kjo eshte nje pikture e Jackson Pollock e vitit 1953, (vetem tre vjet perpara se themeluesi i Action-painting te perplasej me nje peme me makinen e tij, mbase ne kerkim te frymezimit te radhes) qe quhet "Portrait and a Dream".

Sic e shikoni piktura eshte e ndare ne dy ane. Ne anen e majte dhe te djathte ku paraqiten dy figura te ndryshme.

 

Pyetje: Cila prej 2 figurave te paraqitura eshte "the portrait" dhe cila eshte "the dream" dhe pse?

Kujdes, nqs. pergjigja eshte e gabuar per mua nuk do te kishte asnje problem, por mjeshtri mund te rrotullohej ne varr i inatosur si vecse nje artist mund te jete kur vepra e tij nuk kuptohet sic duhet. Smile

 

Hajdar Bukuroshi - 20 Mar 2010 - 2:44pm

 olsib-o a ke ndonje pikture te varur ne mur te dhomes ti ?

olsib - 20 Mar 2010 - 4:51pm

Jo. Kam vetem disa kopje vizatimesh natyrash te vdekura te Morandit.

Pse me pyet?

Hajdar Bukuroshi - 20 Mar 2010 - 5:36pm

 pyes ngaqe eshte shume e veshtire ta njohesh pikturen (ne fakt jo vetem kete) pa e pasur prane, te perditshme. 

prandaj dhe piktura mbetet arti me subjektiv (ne nje ekspozite shume te rralle mund ta ndajne punen e mire nga ajo e dobeta ose ordinerja). ngaqe i kemi shijet fare te pastervitura sesa bie fjala ne letersi, teater ose opera, ku rasti edhe na shpie here pas here gjate jetes sone te shkurter.

muziken dhe filmat, ishte TV qe na i beri popullore. degjimi dhe shikimi i tyre, pothuaj i perditshem, na beri pak a shume eksperte. megjithese per te kaptuar me te miret edhe ketu nuk mjafton vetem shikimi i perditshem por edhe inteligjenca personale jona. nje njeri me limite intelekti (dmth qe i mungon nje kulture e gjere) e ka te pamundur te gjeje me te miret e fushes.

prandaj dhe aty lart, shtrova pyetjen, se nga e njohim nje njohes arti ? 

pergjigja ishte : nga pikturat qe ka ne shtepi. lol 

ps: shih psh sa piktura kam une tek dhoma ku jetoj 

 

gallery_2_2_67192.jpg

 

olsib - 20 Mar 2010 - 6:30pm

Tashti... une te sjell ty nje pikture e te shtroj nje problem... e ti cfare ben?!

Humb kohen me traplliqe tipike ballkanase te tipit... shfokusim nga problemi, perpjekje malinje per te denigru tjetrin dhe lartesim (apo viktimizim, sipas rastit) te vetvetes.

Or cun... asnjeri prej nesh nuk mund te jete etaloni i krahasimit. Per asgje.

Secili prej egzistencave tona eshte vecse nje copez faqeje e nje prismi gjigand qe perben ne total ate qe quhet njerezim.

 

Nuk po humb kohen duke te shpjegu ty se perse cfare thua me lart eshte nje budallallek i madh (pasi qellimet pse ti e thua nuk jane fisnike dhe jane pakez meskine), por po te them vetem nje fakt:

Gombrich, (nje nga kritiket me te shquar boteror te artit), ne shtepine e tij nuk kishte te varuar asnje veper arti. I kishte te gjitha muret bosh... por bosh fare.

Si e di une kete?!

S'ma ka qejfi te ta tregoj!

Hajdar Bukuroshi - 20 Mar 2010 - 7:25pm

 Nuk po humb kohen duke te shpjegu ty se perse cfare thua me lart eshte nje budallallek i madh (pasi qellimet pse ti e thua nuk jane fisnike dhe jane pakez meskine),

ne fakt une nuk po flas personalisht per ty (ti me sherben veç per te shpalosur idete e mija mbi njeriun dhe boten, ne rastin konkret Artin). po te beje po keshtu dhe ti, do ta kuptoje se koha e humbur ja vlen. 

gjithashtu eshte shume me meskin, diskutimi yt sesa imi. ngaqe ti perdor per ate (dmth per te ngritur veten ne syte e te tjereve) gjerat e te tjereve (kritika boshe nga emra boshe) ndersa une ve ne loje EKSPERIENCEN TIME personale.

pra ti lal, LYP kulture tek te tjeret prandaj dhe normalisht te duhet me shume kohe ne KETE ballafaqimin me mua. ndersa une e kam gjerdanin me plumba, rastin pres t'i shkarkoj. lol

mos kaloj pastaj tek gjerat me evidente, siç eshte fakti qe kam shume me pervoje nga ty, mesa duket, e shume me zgjuarsi natyrale (ose siç e quajme rendom, bagazh). Wink

twintip - 20 Mar 2010 - 8:58pm

hajdar bukuroshi na paska treguar vendin ku rri e sheh televizor edhe nga na shkruan e kalon shumicen e kohes kur eshte brenda.. por po te na nxirrte nje foto nga dhoma e tij e gjumit, do te shihnim nje arush dudush te madh mbi krevat..

emigrant - 21 Mar 2010 - 2:44am

PF, edhe kjo:

http://xtazi.com/dali/d112.jpg

PF - 21 Mar 2010 - 3:40am

 Em thanks. Kam nja tre libra me Daline, dhe jam vertet i apasionuar pas tij. Nuk di ke te zgjedh me pare, por sidoqofte me pelqejne me shume ato me sfond shkretetirash. Look at this. Sa here e shoh,me duket sikur dikush me fut doren brenda ne bark dhe turns me inside out.

Megjithate, nukkrahasohet dot letra me kanavacen. Kam pare nje ekspo te tij ne Londer. Non e zez...!!!

emigrant - 21 Mar 2010 - 3:43am

Yep! Ka vertet dicka prej merimange kjo.

Per ate qe nxora nje cike me lart, ja edhe pak illustrim-mberthim-xberthim (karabine kaliber .62) Big Grin

Me kismet flasim prape per ket. Until soon.

lumidrin - 21 Mar 2010 - 3:51am

 

 .

 

 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente