KRENARI HOMOSEKSUALE

Ndokujt historia e djaloshit shqiptar që pranoi para telekamerave homoseksualitetin e vet, ose më saktë gjatë emisionit televiziv “Vëllai i Madh” (BB3), edhe mund t’i ketë shpëtuar. Porse reagimi që pati ky rrëfim nuk besoj se e ka anashkaluar vëmendjen e publikut. Mediat njoftuan para disa ditësh se Klodian Çela, djali 35 vjeçar nga Lezha, [...]

3 Komente

spiritus - 12 Mar 2010 - 6:39pm

Deklarimi publik i homoseksualizmit nga qytetari/personi K. ne BB3 u kthye ne teme debati me interes jo te zakonte.Se sa sensitive eshte ceshtja e homoseksualizmit per shoqerine shqiptare, e deshmon edhe numri rekord i komenteve ne  dy-tre shkrimet  ne PPU per kete ceshtje.Opinionet pro dhe kunder homoseksualizmit, kur ndertohen mbi principet e moralit shoqeror dhe te drejtave te njeriut jane te mirekuptuara. Ajo qe terheq vemendjen eshte protesta e nje grupi qytetaresh lezhiane, thelbin e se ciles e perbente damkosja e K si  "turp" dhe "mish i huaj" per  trupin e qytetit/komunitetit te Lezhes. Po te marrim parasysh kete proteste te nje grupi lezhianesh, percaktimin e mesiperm "personi K" duhet ta saktesoj duke e shenuar lezhiani Klodian ose Klodiani nga Lezha

Ky korigjim i jep domethenie reagimit te nje grupi  lezhian ndaj nje X (individi s ka rendesi ) lezhiani qe guxoi te shpallte publikisht orientimin e tij seksual.

Nder morine e argumentave pro dhe kunder, pati dhe nga ata qe protesten e ca lezhianeve e quajten  si nje te drejte legjitime , madje per ta perforcuar, ju referuan eksperiencave ne bote, duke thene se ky manifestim nuk nuk duhet paragjykuar si nje idiotsi shqiptare e radhes, sepse edhe ne boten e qyteteruar ka protesta te kesaj natyre.

Ne fakt, ajo qe e ben tipike shqiptare dhe e dallon ate nga protestat kunder homoseksualizmit neper bote, eshte pikerisht motivimi dhe jo thjesht cfaqja. Kete e ka evidentuar me te drejte 2xh kur e quan shenje prapambetjeje kulturore :

Pse prapambetja? Sepse ne vazhdojmë jo vetëm të identifikohemi me prejardhjen krahinore, por edhe ta vëmë këtë në krye të kritereve; madje t’i atribuojmë edhe virtyte. Të njëjtën gjë, në rrafsh tjetër, bëjmë edhe me prejardhjen etnike – si para dy-tre vjetësh kur u ngrit i madh e i vogël, anembanë “realiteteve” shqiptare, për të shpjeguar se ata terroristët amatorë që donin të bënin kërdinë në Fort Dix, nuk ishin shqiptarë, nuk mund të ishin shqiptarë, sepse shqiptari i vërtetë nuk e bën atë.

Pra ajo qe e deligjitimon dhe karikaturizon protesten eshte motivimi. Ne kulturen tone tradicionale dhe ate kolektiviste te kultivuar me zell nga komunizmi, identiteti personal merr forme dhe eshte funksion i identitetit social grupor (familja, fisi, krahina, etnia ) Grupi, perkatesia grupore (komuniteti, krahina, kolektivi ,partia ) kthehet ne tregues substancial identitar i individit. Ne kete rast qyteti, krahina merret si kriter identifikimi me vlere morale paresore per grupin dhe cdo person qe manifeston sjellje, deviacione jashte kornizes morale te miratuar, automatikisht trajtohet si trup i huaj per grupin dhe turp per moralin e grupit.

Eshte interesant se kjo skeme stereotipizimi eshte gati te pervetesoje si arritje te grupit cdo sukses te individeve te vecante ( nje shqiptar apo lezhian hapi ekspozite pikture ne Londer, x lezhian mori pjese ne garen elektorale ne Kuebek ) ndersa refuzon dhe damkos si joshqiptar kedo qe skedohet si kriminel, hajdut apo person me sjellje asociale.

Stereotipet funksionojne si skema kategorizuese dhe gjeneralizuese te informacionit per te tjeret. Mbi bazen e stereotipeve ne themi se  "maloket jane te prapambetur" edhe pse te prapambeturit  nuk jane te gjithe malosore, "jugoret jane komuniste" edhe pse komunistet nuk jane te gjithe jugore, "anglezet jane te ftohte" edhe pse te gjithe tipat e ftohte nuk jane angleze etj. Keshtu stereotipet mbi baze krahine ushqejne paragjykimet diskriminuese, duke sakrifikuar individin perballe  kategorizimit negativ.

Nga kjo pikpamje, protesta sado e padrejte dhe idiote, ehste e pritshme dhe e shpjegueshme. E pritshme sepse ne vazhdojme te funksionojme ende si nje shoqeri ku modernizimi mbetet siperfaqsor, kozmetik kurse ne thelb orinetohemi prej kodeve te kultures kolektiviste.

Individualizmi si shprehje e neoliberalizmit mund te veproje si mekanizem ne lojen e tregut por nuk eshte kthyer ne substance te kultures se individit.

 

Hurbinek - 12 Mar 2010 - 7:13pm

Steriotajpi, o spiritus, eshte me raste gje e mire. Sepse te lehteson jeten. Ne raste te tjera, eshte i demshem sepse ia veshtireson jeten tjetrit. Tani ka diçka ketu : ne rast se veshtiresimi i jetes se tjetrit shkon mire me lehtesimin e jetes tende, atehere steriotajpet nuk zhduken ndonjehere.

Nje steriotajp i mire eshte ky : kur te shkosh ne Kine, bej kujdes ne mence se rrezik je duke ngrene mish qeni. Tani ç'eshte e verteta, jo te gjitha mencat e Kines gatuajne mish, por mire eshte qe mos te hash ato dite. Ketu e paragjykuam ne fakt mencen A ku jemi rrasur, por puna eshte se si anti-mish-qeni qe jemi, kemi te drejte te jemi te kujdesshem.

Nje steriotajp i mire tjeter eshte psh kur shkon me pushime ne Tropoje. Aty ka plot maloke por qe nuk iu vjen mire t'iu thuash maloke. Prandaj steriotajpi te thote qe mos permend fjalen malok se te piu e zeza. Megjithate, ne ketu e paragjykuam shokun tend te tavolines sepse atij as i kercet fare ç'mendon spiritusi apo hurbineku per malok e budalliqe.

Shkurt fjala, disa steriotajpe jane OK. Puna eshte se duhet te jesh i mençur qe ta dallosh steriotajpin e keq. Psh, nje i tille eshte kur une them keshtu : nuk do te shkel kurre ne Ballsh, as ne Kombinat, madje as ne Ali Dem, sepse ata jane rrugeçer dhe kriminele, dhe madje debila.

Arsyeja eshte se une kam pare ne TV, kam degjuar nga nje shok, kam lexuar ne nje forum se nje nga Ballshi te vidhte xhepat ne rruge, nje nga Kombinati te vriste per pese para spec, dhe nje nga Ali Demi fliste kokrren e gomarlliqeve.

Tani ti thua : modernizmi ka mbetur siperfaqesor dhe prandaj ne jemi steriotajpiste. Nuk mendoj keshtu. Edhe kendej nga bota e qyteteruar moderniste, madje edhe neper qytete ku modernizmi ka hyre deri ne halete e njerezve, ka steriotajpe qe te bejne te vesh duart ne koke. Psh, ne New York, nuk eshte ndonje gje e mire te kesh nje fqinj zezak, sepse ku i dihet !

Ahera, nga te vemi ? Ne fakt, ne nuk do te çlirohemi ndonjehere nga keto, por ajo qe mund te bejme eshte t'i luftojme papushim. Ne finale, luftimi eshte i humbur, kete ta jap me garanci, por puna eshte se lufta kunder ketyre paragjykimeve eshte e bukur, eksituese. Eshte si me thene se je duke luftuar kunder Bajlozit te detit dhe ia ben ca te gervishtura ne plenc, por ti e di fort mire se kur te doje ai, te kullufit pa nam pa nishan.

Sepse, kjo lidhet gjithmone me perqindjen e ares se paleruar te trurit tone. Sa me i paleruar te jesh, aq me lehte bie ne keto steriot e tua. Por lerimi ama nuk eshte ne mundesine e te gjitheve. Atehere iu takon te leruarve te ndriçojne te tjeret.

Shkurt hesapi or tungjatjeta, mua s'me çahet torrovelja fare pse kater apo pese kokeqoshe tirone me thone katunar, por ama jam fort i shqetesuar kur keta 4-5 kokeqoshe jane diku neper pushtetra dhe kane njefare ndikimi ne popull si djem te leruar. A me kupton tani ?

Populli do drejtim or tunxh, populli ka nevoje per 5-6-7 apo 17 mendje te qeruara qe t'i japin drejtim, me durim e me zotesi, dhe keshtu shtohet ushtria e te leruarve. Por nqs tribunat popullore (gazeta, TV, e gjithandej nga flitet, llogje-bllogje) i kane zene kokeqoshet, atehere or lum zotnia, aty prite sherrin se s'vonon gjate.

Tungatjeta dhe te fala modernizmit, une jam kah rri edhe pak ne prapambetizem dhe ne katunarizem.

spiritus - 12 Mar 2010 - 8:08pm

Kesaj i thone: ti ke shkruar ato qe deshiron te shkruash pavaresisht nga ato qe kam thene une. (ne total kjo)

Ti marrim nje e nga nje tani:

Stereotipet , sikurse kam shkruar, jane skema pergjithsuese dhe kategorizuese te informacionit, dhe ne kete kuptim, na lehtesojne jeten. Nuk ka nevoj te njohim te gjitha femrat per te provuar ndjeshmerine e tyre ama stereotipi " femrat jane te ndjeshme, te ngrohta dhe solidare " pergjithson ca  tipare qe besohet se jane esenciale  per femrat. Por ketu eshte dhe rreziku i abuzimit dhe egzagjerimit, sepse ti mund te nisesh apriori nga ky steriotip dhe mund te zhgenjehesh keq kur te njohesh nje Mrcele psh. dhe ajo te te dali nje akullnaje ose mace e eger me tekat e saj pariziene (ja dhe ky eshte stereotip )

Stereotipizimet nuk i kam pare si dukuri vetem e  vendeve te prapambetura e aq me pak si shprehje te kultures shqiptare. Perkundrazi, gjallojne gjithandje, madje, ne boten e qyteteruar, ku njeriu vrapon, jo ecen, ku robi s`ja ka ngene se c` thone te tjeret, sic ndodh rendom ne katundet tona, stereotipet si informacion i shpejte dhe i pergjithsuar , jane majaft te perhapura dhe ata qe i perdorin drejt, lehtesojne jeten e tyre.

Puna eshte me ata qe nuk arrijne ose nuk duan qe pas tipareve te grupit (kinezeve pisanjoze, zezakeve dembele, italianeve kurvare, japonezeve tinzare, shqiptareve kriminele) te njohin individin, personin konkret i cili mund ta permbysi skemen dezinformuese (kur kjo tipizon negativisht )

Ate  qe citon ti per modernitetin, e kam permendur ne relacionin kulture-paragjykim. Ne shoqerite baritore dhe katundore si kjo jona ketu (por edhe andej nga eshte haperdare, shpesh ) kultura kolektiviste dhe perkatesia grupore, ushqejne me shume paragjykimin sesa ne shoqerite e bazuara ne kulturen individualiste. Psh nje botues aty ne France nuk do me ja dit shume se Hurbineku eshte i biri i Dodes, nga fisi Gjokajve dhe Bajraku Trimave te Cartun ( shembull e ) por shikon dhe vlereson se ca ka ne kaplloqe ky Hurbineku, sa i vlen lekura e tij etj. Kurse KETU ti e di fort mire se si vleresohet robi : i kujt je, cili fis, cila dere, nga cili katund dhe per ke voton. Dmth individi ketu mburret dhe vleresohet me koqet e babes. Pra nqs ne sferen ekonomike individualizmi neoliberal po ben namin , ne sferen kulturore, morale dhe shpirterore jemi akoma ke Knuni Lekes ose Laberise. Mund te jemi veshur firmato, mund te jemi dixhitalizuar , mund te hame pica dhe te jemi te parfumosur , por mentalitetin ta kemi te drunjte dhe me gunga biles.

edhe ndricimi dhe gdhendja nuk vjen vetem nga lart, nga tempulli zotave por edhe nga poshte, nga gazetat, tv, universitetet, shkollat, familja ...me pune e perpjekje-tha.

Pastaj kush tha se modrnizma do na shpetoje nga katundarizma?

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente