Të duket vetja i/e fortë?

Screen shot 2010-02-04 at 11.10.21 PM.png

Ka shume gara per te provuar veten ne kushte me ekstreme te mundshme por nqs shumica provojne forcen tende fizike ne kushte optimale. Javen e kaluar (zakonisht jepet live nga BBC2) u be gara "Tough guy 2010" ne Wolverhampton. Fotoja më sipër është marrë nga kjo garë, dhe si kjo mund të shikoni shumë foto tek koleksioni i blogut fotografik The Big Picture.

Kjo eshte gare me pengesa per te pare limitet e tua dhe per te qene i sinqerte me veten qe je I FORTE. Eshte dhe FUN dhe shume e marrin me te qeshme dhe jo shume seriozisht (keshtu duket ne TV te pakten). Vishen me kostume, kishe dhe te veshur si Lepraklloun (xhuxhmaxhuxh jeshil irlandez). Ka dhe te fantaksurit ushtarak qe e marrin me seriozisht. Kete vit 630 veta nuk e mbaruan dot. Kete vit iku por vitin tjeter per ata qe jane afer dhe qe i duket vetja i forte, BUJRUM. Mund dhe te organizojme nje skuader te fortesh. Cmimi 180 Pound.


P.S: Ne fund merr nje certificate qe e mbarrove garren dhe je TOUGH, i forte me nje fjale.

P.P.S: Pengesa e mia me te preferuara ishin:

1) THE FIRE HOLES 

2) THE BERLIN WALL

48 Komente

Ana H - 5 Shk 2010 - 12:33pm

E mire, ja e more kete certifikaten, po pastaj?! gjen me shume te dashura po qe i forte?! Keta qe e merrkan seriozisht, duhet te jene shume fun. Big Grin

vlonjati75 - 5 Shk 2010 - 12:57pm

Varet nga preferencat sa te "forte" e doni ju....Big Grin Shijet jan te ndryshme per kedo..dhe vet brenda nje personi ka preferenca te ndryshme ne momente te ndryshme Wink

xhibi - 5 Shk 2010 - 1:01pm

Kush vjen deri ne Angli. Na gjeni ndonje gare te fortesh ne internet, mundesisht ndonje me pengesa qe inkuadrohet brenda faqes se Peshkut. Big Grin

 

dhe vet brenda nje personi ka preferenca te ndryshme ne momente te ndryshme

Thinking

Turing - 5 Shk 2010 - 1:17pm

po eshte eksperience jete moreeeeeeeee dhe tak tick one box.Certificata eshte per tu vene ne korniz dhe pastaj e ka vendin ne mur. Tregon qe nuk je katror!

Pastaj experienca ime personale me ka treguar qe ka ndikim positiv dhe per jeten emocionale keto experiencat. Se si dhe pse keto pastaj jane te thella. Fshati qe duket nuk do kallauz thote populli yne i mencur!

Ana H - 5 Shk 2010 - 1:23pm

Fshati qe duket nuk do kallauz thote populli yne i mencur!

E ku ta shofim fshatin ne?!

se ai "fshati" qe ke vene aty ne foto, s'na pelqen... Big Grin

Sa per keto eksperiencat, mu psh, do m'pelqente te hidhesha njehere me parashute nga avioni... po shyqyr, thuaj, qe endrrat qe shoh naten, nuk me dalin diten! Big Grin

xhibi - 5 Shk 2010 - 1:30pm

se ai "fshati" qe ke vene aty ne foto, s'na pelqen...

Mbase rritet dhe zbukurohet fshati pas gares. Big Grin

Une per vete s'e kam provuar, po Tushja me ka thene qe me gara me pengesa dhe me receta egzotike behet fshati qytet. lol

Ose behet si ky fshati me poshte:

Majmuni Hirko pas garave pa pengesa

Ana H - 5 Shk 2010 - 1:43pm

mamma, che bello! 

Big Grin

Turing - 5 Shk 2010 - 1:39pm

E ku ta shofim fshatin ne?!

Po pse qyl fare e do ti tani? kerko, se kush kerkon gjen!Ne fakti ai ne foto nuk duket gje por ne pergjithesi te fortet keshtu jane. Duhet me bo nji cik kompromis.

Hedhja me parashute nga avioni tani e bejne vetem gjimnazistet. I ka dale pak boja. Parapente (nuk ia di emrin ne shqip) kjo po qe eshe me me spec. Duhet te ngrihet niveli i adrenalines 10-fish qe mos ta harrosh sa te jesh gjalle.

spiritus - 5 Shk 2010 - 1:45pm

@Ana H :..se ai "fshati" qe ke vene aty ne foto, s'na pelqen..

Kutine e hap ai, thuj si te dush ti. Smile

Turing - 5 Shk 2010 - 1:48pm

LOL, ca si puna e atij duhen ti hapin ose ti zhdukin fare ato kutite qe te bihen rehat robte.

Ana H - 5 Shk 2010 - 1:57pm

spiritus, nuk nevojitet forca per te hap kutite... as karficat per le cinture di castita' qe thosh Finisi... ehu, ka pune-puna, por forca non c'entra per niente! Smile

 

spiritus - 5 Shk 2010 - 2:02pm

duhet teknike a ? Smile

Ana H - 5 Shk 2010 - 2:06pm

ncuq... diplomaci Wink

spiritus - 5 Shk 2010 - 2:09pm

marrje, Plepi, si me degjon Smile

vlonjati75 - 5 Shk 2010 - 2:15pm

Jo gjithmon..ndonjeher mjafton qe nje instikt te kick on Tongue

xhibi - 5 Shk 2010 - 2:15pm

Nga gare me pengesa e bete gare me kuti? Surprise

Ja bete njerzve fiksim kete mesele. Prit tani kur te behen dhe shprehje erotike keto kshu si e keni nisur juve ... p.sh. ti thote Spiritusi partneres "E dashur ose hape kutine ose do bojkotoj fundjaven!" Big Grin

 

P.S. Penar, une s'kam faj ketu, keta te dy e permenden fjalen e ndaluar. Tongue

spiritus - 5 Shk 2010 - 2:24pm

vallai Xhib, ka gjasa qe keshtu te ndodhi por kjo merr vleren e vertetesise per ata qe kane gjashte muaj me kutite ne mendje dhe ne goje. Dhe druaj se bojkoti ka marre permasa pertej weekand Smile

Penari te paralajmeroi qe kjo teme eshte enkas per ty Smile

nordiku - 6 Shk 2010 - 8:27pm

Eller hur ?

Kur e ve ne mur ajo shkelqen mund te zeri pluhur por dhe mund ta fshish here pas here dhe me pas i fut nje shkelqim dhe ja qendron ne mur dhe ti i thua vetes e shef TI JE  I FORTE....

Popudhi thote dhe dielli duket qe kur lind....

adriatik - 5 Shk 2010 - 1:55pm

Kjo gara e me te fortit eshte e bukur dhe ashtu si shume gara te tjera e zbukurojne aktivitetin human te shoqerise ne pergjithesi.  Ne opinionin tim me jane dukeur shume interesante edhe garat e  pordheve ne Itali, ku secili, para gares ushqehet ne menyre te tille qe ta kete pordhen sa me te forte por edhe elementin e eres ta kete dominant ne menyre qe te arrije te gaxmoje hunden e gjyqtarit nepermjet udhetimit te  pordhes neper tubin qe lidh prapanicen e pordhamanit (po e quaj) me hunden e jurise.  Gare  interesante eshte edhe ajo ku prostitutat me ne ze te botes garojne per numrin me te madh te pallimeve dhe orgazmes se tyre.  Si e kam ndjekur nje here kete gare (emision) ne kanalet e Sky-t , te pakten per ate periudhe te kohes qe bente fjale emisioni, kampionia e botes ishte njera qe per nje sasi te caktuar oresh kishte arritur numrin me te madh te nderrimit te meshkujve prej 600 copesh. Interesant ishte fakti se nje komision grash te sprovuara do te verifikonin qe a ishte marrdhenia e vertete apo ajo pretendentja bente ashtu  kota nasikoti.   Nje tjeter gare interesante eshte edhe ajo kur femra pinte duhan me "trekendeshin e turpit" si thote Malo Kadareja.   Dikur ne vegjeli kisha degjuar barcaleta per gjera te tilla gara jo me fishkellima jo me arra te thyera etj etj, por qe nje  dite do te shihja ne tv gare per te pire cigare me ate veglen e femres, kurre nuk e imagjinoja dot.    Nuk kujdeset me njeri per dinjitetin, askush nuk e quan se eshte turp apo ulje dinjiteti.   Sot dinjiteti, nderi, virgjeria,  korrektesia, besnikeria dhe shume koncepte te tjera qe ne na i kishte futur komunizmi si nocioni pozitive te qenies njerzore, jane koncepte te kaluara te nje bote te vjeter, te perenduar ndofta njehere dhe pergjithmone.

spiritus - 5 Shk 2010 - 2:07pm

@ Adriatik:

Nuk kujdeset me njeri per dinjitetin, askush nuk e quan se eshte turp apo ulje dinjiteti.   Sot dinjiteti, nderi, virgjeria,  korrektesia, besnikeria dhe shume koncepte te tjera qe ne na i kishte futur komunizmi si nocioni pozitive te qenies njerzore, jane koncepte te kaluara te nje bote te vjeter,

Nuk di sa te verteta jane inf. mbi ato sportet qe ke permend.Gjithsesi, nese jane te verteta, jane te mirseardhura. Po komunizmin c deshe qe e fute ketu? Komunizmi ka kusuret e eveta, por mos harro psh moralin viktorian dhe me afer, traditen shqiptare. Sigurisht qe kapitalizmi gjithcka e kthen ne mall dhe objekt tregetije: trupin, talentin, dinjitetin, seksin e me radhe. Keto i ka paralajmeruar ai cifuti me mjeker dhe sot sigurisht jane kthyer ne normalitet.

Pa vend futja e komunizmit, ne nje fare sensi.

vlonjati75 - 5 Shk 2010 - 2:10pm

Kete sportin e pordhes ne itali e kam pare dhe une te tv ka shume sporte te cuditshme Big Grin

adriatik - 5 Shk 2010 - 6:48pm

nuk e kam humbur vleresimin per vlerat njerzore, por ate komunizmin ja futa kot, se po nuk shave nje cik komunizmin per cdo gje qe thua nuk te beson njeri.

Garat qe shkruaja, jane 100 te verteta, sa me thene te verteten dy stacione te Bravo-s ne tv Sky (anglez) i bllokova se me vinte turp nga gruaja dhe femijet.

spiritus - 5 Shk 2010 - 2:01pm

Sportet me super adrenaline jane disa. Me pelqejne keta njerez qe sfidojne limitet dhe riskojne. Serfistat-njesha-te luash me ujin. Me ka bere pershtypje guximi  i atyre qe hidhen me parashute nga lartesia e nje ure, lartesi relativisht e vogel, distanca ndermjetshpateve te malit teper e ngushte dhe poshte nje pellg uji rrethuar me shkembinj.

Kurse super jane spiderman.

vlonjati75 - 5 Shk 2010 - 2:09pm

Une me andrenalin se kur me ndiqnin policet grek nuk kam provuar..Ne nje rast me kapi per kembe dhe nga mu dha u rrotullova dhe i fus nje shkelm ne gjoks.Polici plasur une leshohem me vrap dhe shoku tij fillon te qelloj.Kam kaluar nje kanal betoni nja 2 metra te gjer duke cuar duart te buza dhe jam gjendur ne krahun tjeter ne kembe dhe vrap perroit pastaj.Se kam iden si e kam ber por ajo ka qen me rrahje zemre 1000/s Smile.(ngjarja e ndodhur te platforma e trageteve ne gumenice nga krahu tjeter i rruges)

dizenjatorja - 5 Shk 2010 - 2:29pm

Ore po Hubirnek ku eshte? Na kane munguar perallat e tij ne keto nete dimri. Mesiguri per kete teme do te kishte shume per te shtuar.

bedrija - 5 Shk 2010 - 2:41pm

do jete tuj u bo gati per shen valentin

Laughing

mor ore aman, se e nigjon shejtani.

aman se ishim rehat.

vjen ai pastaj dhe na prish dhe temen e supes Smile

flo - 5 Shk 2010 - 2:44pm

sa e suksesshme tema e supes eee Smile

Teuta - 5 Shk 2010 - 3:38pm

Une kam provuar parasailing. Do me kishte shijuar shume panorama kryeveper nga qielli, po te mos isha paralizuar gjysmen e kohes nga frika e lartesise.

dizenjatorja - 5 Shk 2010 - 3:49pm

Ene une duke kujtu se osht shume e rezikeshme ja musha mendjen grus qe ti hypte parashutes. E hongri gjithe qejf propozimin tim, i hypi, fluturoj per nja 15 minuta, por shpetoj dreqi nuk u rexu. Kur zbriti me tha se deshte me hyp prape. Eh nuk e hongra mo. Siguria ishte pothuajse absolute, keshtu qe e lashe ket ide te keqe te me ikte nga koka.

Teuta - 5 Shk 2010 - 3:54pm

Provoje t'i besh nje xhiro me waterskiing, atehere. Une humba thoin e gishtit te madh te kembes, kam qene 2 dite ne agoni.

akvll - 5 Shk 2010 - 3:48pm

Këtej është sport popullor, për të mëdhenj e të vegjël, të shkosh në një park aventurash, me litarë të lidhur nyje lloj-llojesh nëpër pemë, e nëpër të cilët duhet të kacavirresh si majmun. Adrenalinë që të kap pas 4 metra sipër tokës në ca lisharëse që mbahen në një litar, njëra pas tjetrës lisharëset një pëllëmbë larg, dhe ti duhet të kalosh nga një lisharëse te tjetra, vendet ku mbahesh janë prej plastike të rrëshqitshme. Kur del te pema tjetër je shumë i fortë, po s'të plas fare; as do me iu afru mo parkut.

Selfmaderadio - 5 Shk 2010 - 3:52pm

hahaha. O, ku eshte ky vendi? Mos me ler te vdes injorante, sepse qenka dhe sport popullor.

akvll - 5 Shk 2010 - 4:00pm

Po, po, qesh. Dukesh që s'paske qenë kurrë atje. : D

Unë herën e parë dhe të vetme kam qenë në Gordola, Tiçino. Kam parë nga lart dhe Charmey Aventures. Më gjatë, nuk di.

Selfmaderadio - 5 Shk 2010 - 4:06pm

jo nuk kam qene, nuk e kam degjuar kurre. Ti ishe siper asaj ures varese? Une edhe kur e shoh tek Ice Age 3 me merren mendt.

akvll - 5 Shk 2010 - 4:25pm

po, po, nuk mi njef pantallonat e shkurtra? : D

ke dëgjuar për "Comfort Zone"? kjo përfshin lëvizje dhe veprime me të cilat s'ke vështirësi. që të përparosh, duhet të largohesh nga kjo zonë, kjo zgjerohet, dhe papritur, veprimet që ndodheshin në kufi të zonës së rehatisë fillestare ndodhen brenda zonës së rehatisë përfundimtare. ky është funksioni i këtyre parqeve të lemerisshme, me hesap.

 

p.s. këtu gjen një listë të të gjitha parqeve, po tu mush menja noj ditë se ke nevojë për adrenalinë.

bedrija - 5 Shk 2010 - 4:09pm

shqiptaret bojne akrobacira perdite, skane nevoje me pagu leke per at pune.

katunaret kacavirren neper litare ose kalojne prroin ne kembe kur skane ure ne fshat.

kasharsit kapercejne murin ndares te autostrades per te shku ne anen tjeter ne mes te trafikut te makinave qe ecin me 150km/ore.

montojne kondicionera. lidhin kabllo interneti apo CableTV-je duke u kacavjerr neper shtylla e parvaze dritaresh.

fusin duret neper tela korenti e kabina elektrike si me qene lojna kalamajsh

kapercejne pellgje me uje e balte per te shku ne pune neper periferite e qytetetve

dhe kur fryhet lana nga shiu, notojne brenda fouristradave dhe slonave Smile

 

fh - 5 Shk 2010 - 4:16pm

vallai me qene i sinqerte, kur kam qene i vogel se kom dite ça osht frika; avash-avash e mesova edhe une. rralle e per mall behem trim, mbase hera e fundit ka qene kur nigjojsha "Napalm Death" me kasetofon me kufje, eksperience qe ta hypte gjakun ne koke, mund ti shifshe te gjith ne sy dhe si bonus as qe te dhimbte hiç pickimi i mollezes se gishtit ngel te dera e kasetofonit (a shiten mo kto gjona?). Po frike kom edhe nga zyrtarizmat dhe darkimet me delikatese.

Sa per lartesite, rrotullimet dhe xhirimet ne ajer i kam vdekje, sidomos kur nenshkruhesh me deshire per tiu nenshtru tortures. As makines s'du ti japi njeri per mu. Shkurt, po te isha ushtar do kisha frike edhe me luftu edhe me dezertu. Zhgenjyes, na e boni hallall :(

on the bright side...e kom qejf notin zhyt Smile

losttext - 5 Shk 2010 - 4:32pm

"As makines s'du ti japi njeri per mu"

Ashtu te duket mer. Edhe ti boesh trim e del nga vetja najhere, edhe pa napalm death.

Megjithse kjo puna e te dalmes prej comfotzones eshte pikerishtamente ajo cka robi o hudh n`egzistenc qe te vertetoje te dy kahet e probllematikes dhe  ne te njejten kohe; kur jeshem puntuer krahit, n`maje t`gratacjelles, i lidh me lter harness-it, e fryjke era me inot tperqendrum tamom ke skela jone, e njerzit si miza poshte, prifti gomar e gamori prift meillaf, tkujtohej vetiu pjesa e asaj kancones: "What the hell am i doing here, I don't billong hiir." On the almost bright side, cdo pije, birre vere kafe apo edhe thjesht uje, shijonin shume kur zbrisje per la terra dhe e ndjeje gravitetin te t'i lironte kockat. :P 

akvll - 5 Shk 2010 - 4:38pm

aaaa.... ajo ku t'kujtohen kancone dhe gjojna të tjera nga jeta e përparshme quhet danger zone. duhet me zbritë sa më shpejt. : )

village-bey - 5 Shk 2010 - 5:56pm

Un jom si Hekur,,,,,, vetem nuk duhet me ra n'kontakt me ujin se bohem gjith Nryshk.

arb - 5 Shk 2010 - 10:05pm

Tè duket vetja i fortè??ke luajtur ndonjèher futboll me top tè sajuar me qeska plastike, nè behar..zbathur e me lloj lloj gurèsh e gozhdèsh e gracka tè tjera pothuajse vdekje-prurse rotull teje(jam çarè njèher me njè bythè kavanozi unè..qè lere-lere..lagjen ngrita nè kèmbè,sot mè ka mbetur si shenjè pèr tè kujtuar ato betejat e famshme)..ose nè pamundèsi provo tè luash futboll nè plazh nè shqipèri e pastaj flasim...janè bèrè kasap tè tmershèm..o topin o kèmbèn Smile:)...!!

zotrules - 6 Shk 2010 - 3:17am

Ca leprakllouni thu ti mer injorant? Xhuxhmaxhuxh i leshit!

Po kur nuk i dini gjerat, merrni mer vlla 2 sekonda kohe dhe kerkojini se cfare jane, pse lini nam kot me kot dhe ja fusni vetes sa krahu? Kaq ne zor jeni te tregoheni me doemos idjote publikisht?

Përmetari - 6 Shk 2010 - 5:16am

Ca leprakllouni thu ti mer injorant? Xhuxhmaxhuxh i leshit!

O c'me ke shkrire me ket'!

Turing - 6 Shk 2010 - 11:48am

Po sikur te organizoheshe nje ekspedite veri-jug, tip Shkoder-Sarande ne kembe dhe biciklete? Me gjithe keto rruget qe po ndertohen tani duhet te bohet per 3-4 dite kjo? Apo jo?

 

- Pengesat i kemi te gjithe NATURE

- Popllin e njofim

- Adrenalinen e kemi te sigurt

 

nordiku - 6 Shk 2010 - 8:30pm

S èshte mire te kopjojme Ashbergun me shoke por te gjejme dicka vete eller hur ?

Iris - 6 Shk 2010 - 8:58pm

Po sikur te organizoheshe nje ekspedite veri-jug, tip Shkoder-Sarande ne kembe dhe biciklete?

 Shqiptareve u duken distancat brenda per brenda qyteteve te gjata, jo me nga njera ane e Shqiperise ne tjetren.

Të duket vetja i/e fortë?

 

Po pse?

nordiku - 6 Shk 2010 - 9:08pm

EH mi Iris ka pa nje program qe ekane bo keta suedezet dhe po jep mendim ky shoju ta bejne dhe aty ke ne ....

Lizandër Saraçi - 12 Shk 2010 - 12:01pm

O Selfo, mos u tall me Akvll, se kto majmunlliqet neper pyje jane shume te lezetshem. Une nje here kom qene po qe me verte shume bukur. Ne fillim mallkova ate kadosh skraparlliu (jo Naimi, nje tjeter nga Verzeza se keta dreqen jone gjithanej), qe me çoi atje. Po ne masnej kur ja merrshe doren ishte fantastike. Gjoja mo e bukur ishte nje rreshkitje nga pema ne peme, 240 metra e gjate. Po mos ju rreji menia, per te shku deri aty duhet te merrshe titullin Cita.

Ne fillim "Ata ishin 4", po pastaj labi na doli "laluc", kurse korçari, 2 metra pa i çike, tregoi qe kishte guxim vetem per bllof n'poker.

Po gjoja mo e bukur qe kom bo naihere ka qene hudhja me llastik nga 80 metra. Jua keshilloj nqs ju jepet mundesia se o e papame fare (ndoshta hudhja me parashute ja kalo po kte s'e kom bo sefte ala)

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente