Deputetët socialistë kanë shkëmbyer dje fyerje të rënda me njëri-tjetrin në mbledhjen e grupit parlamentar. Në vend që të diskutohej për qëndrimin ndaj Parlamentit dhe nismat që deputetët socialistë do të paraqesin sot, gjithçka ka degjeneruar në sulme personale. Burimet nga mbledhja e grupit bënë të ditur se ka mjaftuar një ndërhyrje që Ben Blushi ka bërë gjatë fjalës së Besnik Bares, që të ndizte gjakrat e deputetëve të tjerë. Blushi e ka akuzuar Baren se ja shkruajnë të tjerët fjalimet, por kjo solli menjëherë reagimet e Ramës, i cili i bëri të ditur Blushit se është hera e dytë që fyen kolegët dhe s’do të lejojë që të ketë më herë të tretë. Kreu socialist i ka bërë të qartë Blushit se do ta nxjerrë jashtë në rast se vazhdon me këto qëndrime ndaj kolegëve. Por, sherri ka pasuar më i ashpër me deputetin dhe botuesin Fatmir Toçi. Ky i fundit i është drejtuar Blushit duke i thënë se, “mund të shkatërrojë çdo gjë vetëm për të parë veten në televizion”. “Je një i sëmurë. Nëse doje të hyje në Kuvend, të kishe hyrë, por nuk e bëre. Na ofendove të gjithë me këto që the”, - mësohet t’i jetë shprehur Toçi, Blushit. Ndërsa pas kësaj, edhe Blushi, sipas burimeve nga mbledhja, i ka thënë të mos flasë ashtu për të, pasi ai po e mban me lekë. Fyerje të tilla si “sharlatan” e “shkërdhatë”, janë dëgjuar në sherrin mes dy deputetëve Blushi e Toçi. Kundër qëndrimeve të Blushit janë shprehur edhe të tjerë deputetë si Xhemal Qefalia, Eduart Shalsi, Tom Doshi. “Ju keni thënë që unë i shërbej Berishës, por pse nuk tregoni atë që kam investuar unë në PS. Këto janë thënë për t’i bërë qejfin atij që u ka kërkuar t’i thoni”, - është shprehur në një moment Blushi. Eduart Shalsi ka kërkuar prej tij të thotë emrat e atyre që kanë deklaruar këto. Më pas Blushi e ka fyer, duke i thënë “debil” Shalsit. Gjithçka më pas është tensionuar. Deputeti Tom Doshi i ka kërkuar Blushit të mos flasë më, ashtu sikurse ka ndaluar të flasë edhe Andis Harasani. Në një moment mbledhja është ndërprerë, por më pas deputetët janë ulur sërish në karriget e tyre, edhe pse ka qenë e pamundur që të vijohej me qetësi. Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetët e LMN kanë kundërshtuar faktin që PS-ja do të dalë, pas hyrjes ditën e sotme. Një prej këtyre deputetëve, Arben Malaj u shpreh se, “çdo dalje nga Parlamenti, duke bërë vetëm betimin dhe duke dorëzuar vetëm projektligjin, e zbeh veprimin tonë politik dhe e bën më të vështirë rikthimin në Parlament në një kohë të dytë. Në këtë rast, ne do të humbnim kohë për sfidat tona politike”. Nga ana tjetër, Malaj kërkoi që të zgjidheshin edhe drejtuesit e grupit parlamentar, por kjo gjë nuk u bë e mundur për shkak të tensionit që u krijua. Malaj ka mbështetur kushtëzimin e votimeve në Parlament me trajtimin me prioritet nga parlamenti të projektligjit që do të propozojë PS-ja për transparencën e zgjedhjeve, duke mos ju rikthyer në bojkot, por duke kushtëzuar axhendën parlamentare.
Arben Malaj: Vendimet politike duhet të përgatiten nga Kryesia e Partisë Socialiste.
Oferta jonë politike e paraqitur sot është e paqartë. Nëse ajo nënkupton thjesht betimin dhe paraqitjen e projektligjit dhe pastaj daljen sërish nga parlamenti, kjo nuk është ndërprerje bojkoti, por një veprim politik i cunguar, jo i plotë dhe jo efektiv.
Ne duhet të bëjmë organizimin e plotë të grupit parlamentar. Së pari, të përzgjedhim drejtuesit politikë të grupit parlamentar, dhe së dyti të paraqesim në seancë propozimet konkrete për përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komisionet dhe delegacionet parlamentare.
Edi Rama: Unë e thashë që grupi do të hyjë nesër në Parlament, do dorëzojë nismat ligjore dhe pastaj do dalë. Do të presim disa ditë për reagimin nga ana e maxhorancës, dhe pastaj në mars do të nisin protestat, nëse nismat nuk pranohen.
Artan Gaçe: Nuk jemi mbledhur për gjerat që po fliten. S’kemi ardhur këtu të dëgjojmë ty (i drejtohet Blushit).
Flet Besnik Bare
Ben Blushi: Ulu o Besnik se s’po e lexon mirë atë që të kanë dhënë të shkruar.
Rama: Nuk të lejon njeri të fyesh kolegët. Unë i jap fjalën kujt të dua. Njerëz që flasin nga brenda dhe jashtë nuk dua, këtu e jap fjalën unë.
Fatmir Toçi: Je i përkëdhelur. Pse fyen?
Blushi: Unë të kam mbështetur për të qenë ti deputet.
Fatmir Toçi: Përkundrazi, ti je i pari që më ke dëmtuar...
Blushi: Unë mendoj që duhet të rrimë në Parlament, nëse do të hyjmë. Kjo që po bëjmë nuk ka kuptim, se çfarë fituam gjatë gjithë kësaj kohe. S’kemi fituar praktikisht asgjë, ndërkohë që na kanë bojkotuar edhe ndërkombëtarët duke na thënë hyni në Parlament. Protesta s’kemi bërë më. Kutitë nuk janë hapur. Pra, s’kemi fituar asgjë. I vetmi ndryshim tani do jetë që protestat do i bëni me rroga, jo siç i keni bërë deri tani, pa rroga.
Çfarë ndryshimi ka tani? Këtë gjë e bëtë vetëm për rrogat.
Fatmir Toçi: Po boll fole mor maniak mediatik. Ti mund të shkatërrosh çdo gjë. Do të tregoj sa vlen dhe pastaj nuk do të zënë këmbët. Je një i sëmurë, nëse doje të hyje në Kuvend të kishe hyrë, por nuk e bëre. Na ofendove të gjithë me këto që the. Kemi gjashtë muaj që ju durojmë.
Blushi: Po rri o Fatmir rri, mos fol kështu, se po të mbaj me lekë
Toçi: Mos më bëj të nxjerr sms-të që i kam ruajtur e ku më kërkon lekë nga libri. Sharlatan! Si guxon të fyesh vazhdimisht deputetët? Çfarë e di veten?
Një nga deputetët: Ti je një politikan banaqesh...
Besnik Bare: Po më provokove edhe një herë, do të më bësh të të them disa gjëra nga jeta jote o Blush, që janë dhe shkaku i kompleksit dhe i dëshpërimit tënd.
Xhemal Qefalia: Po i bie shumë gjatë pa thënë asnjë gjë.
Rama-Blushit:
Këtej e tutje s’ka më fyerje. Kjo është hera e dytë. Të siguroj që herë të tretë nuk ka për të pasur më. Do dalësh jashtë.
Blushi: Ju keni thënë që unë i shërbej Berishës, por pse nuk tregon atë që kam investuar unë në PS. Këto janë për t’i bërë qejfin atij që i ka kërkuar t’i thonë. Ka njerëz që më kanë thënë se më keni akuzuar se vajta në Bruksel me paratë e Berishës...
Shalsi: Kush pra, na thuaj emrat... (në sallë bëhet zhurmë)
Pas reagimeve Blushi i drejtohet Shalsit: Ti je debil
Toçi: A jeni ju që kërkuat 6 muaj të hyni në kuvend e tani na bëni gërr-vërr. Këta njerëz, në vend që të vënë shënjestrën tek PD, e vënë tek Rama.
Doshi-Blushit e Harasanit: Boll Fole ti Blush, nuk ke për të folur më. Edhe ti Andis...
48 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Ej mos n'a i botoni me keto diskutimet fjale per fjale se kur e shikon nivelin e diskutimit te deputeteve keshtu te zeze mbi te bardhe te vjen per te qare...Sinqerisht, c'kemi bere valle qe te meritojme te tille perfaqesues?
Koci, Toci edhe Poci.
Demokraci ne veprim.
Proverbi shqiptar thot: "Uflla can shishen e vet"
Boo, ca te shamesh...
tani sa kapa 1 tjeter
rama, duke "pajtu" tocin me blushin. ''boll ma te dy, pushoni. bobo gramoz (rucit) ca legenash"
Siç duken bathet, u pordh ajo parti me duket.
Kisha opinion tjeter per blushin, por qenka komplet koqe, shume i dobet dhe ordiner. S'ka faj xhanem, eshte produkt i kryekurves nano. Kush voton per ksisoj plehrash ma zi ja bafshin.
Avash o shok, shko lexo te panorama komentet e plota.
Pastaj nuk jane te gjitha aty, se kercenimet qe Doshi ka bere jashte mbledhjes akoma nuk i ka botuar njeri. Ketu nuk behet fjale thjesht per nje beteje politike, a e kupton se cfare "perandorie" mban nga mbrapa Rama, gazetare, media, OJQ, biznese, qe jetojne vetem se eshte Rama aty ku eshte. E kupton qe po te iki Rama, humbasin buken e gojes sa e sa njerez.
Ci du mer endrit. Doshi eshte akoma me llum, te gjithe ne nje sahan zhysin turinjte. Keta te gjithe me duken si ata kelyshet e qenve qe i hidhen sahanit me pershesh dhe bucja e madhe Rama i jep shqelmin atyre qe nuk i ka fort per zemer. Mo e dhimja osht qe rama prape osht mo i mir se berisha.
Endrity ti punon per Intelegent Service apo ke qene punonjes si shik-ut dhe tani ne mergim operativ?
Para ca kohesh isha me Blushin, mendoja se moderacioni i tij qe i duhur per PS dhe meritonte ti degjohej fjala. Por kur e shoh ca injorantesh dhe xhahilesh ka pozita dhe ketu e kam fjalen per Berishen te parin, shoh qe eshte e pavlere te argumentosh e dialogosh ne menyre te kulturuar me keta shpellare qe jane 3 gjenerata prapa civilizimit normal. Nuk mund te dialogosh si njeri me agresiv si Berisha i cili ka probleme te renda me cdo gje normale ndaj edhe pozicioni i Blushit sfumohet ne kete rast. Me Berishen ka vlere vetem nje gjuhe, ajo e ashper, ate vetem presioni e largon nga posti asgje tjeter, hiqeni nga mendja qe ai mund te largohet normalisht me vote.
Ke te drejte Romako.
Ke 6 muaj qe i ben presion dhe ai u tremb dhe "jo vetem hapi kutite ,por edhe iku" tamam sic i premtoi Rama socilisteve.
Ndersa Blushi qe i tha socilisteve se me protesta as kutite do te hapen dhe as Berisha do te largohet u sfumua.
O Romak.Mos fol perralla se njerzit i kane dhe veshet per te degjuar dhe syte per te shikuar.
Propoganden beja te majtes Italiane me qe je ne Itali.
Per kete ka te drejte Blushi. Ky Shalsi me duket nje tip pa personalitet, imiton Ramen kudo e kurdo. Komplet i shplare.
Sic duken bathet,do ti perjashtoi nga partia Rama keta. E ''mbushen'' kupen me duket. Tani qe ka ''bodygard'' Doshin,(qe u jep e u heq te drejten e fjales njerzve), do ta shohin se kush eshte Rama.
Po mire mor Edi, po kur nuk je ne gjendje te drejtosh nje mbledhje ne partine tende,c'mutin kerkon te drejtosh Shqiperine? Nuk te duket paksa jashte ''mundesive'' te tua, them une. Jo se ne te gjithe boten,ata qe aspirojne te drejtojne nje vend, e fillojne nga partia e tyre ne fillim. Ky nuk paskerka pike autoriteti ne PS.
P.s
Ne fund te mbledhjes,pasi te gjitha ''keqkuptimet'' u ''sqaruan'',gjithe grupi parlamentar i PS kendoi kengen: tuj tuj tuj pulat e detit, tuj tuj tuj tuj tuj tuj,qe ........... .
Bota mbare kerkon hetimet mbi zgjedhjet.
Ka qene i ikur ky , nuk eshte se ka merdhit sot.
Bota mbare kerkon te hetohen krimet e Enverit, EDvin.
hahahahahaha sa e fortè!! po s'bèjnè kèta socialistat...po ça partie kanè kèta?...si ka mundèsi qè ju dalin kèto diskutimet brenda nè parti nè media??nuk kuptoj si merr guximin dikush edhe kundèrshton kryetarin nè mbledhje??si ka mundèsi qè dikush bredh derè mè derè(tv) e shan kryetarin e tij dhe nuk e kanè shporur akoma nga partia?hahahahahhaahahha... jo po nuk ndodhin kèto tek PD...
:)
po pra se ne pd eshte rresht hajde burra, dhe kush leviz pak esht i perjashtuar ne vend. kshu sndodh ne as1 vend tjeter ne bote, kjo qe ndodh ne pd! eh, po, ndoshta ne ndonje parti komuniste te lindjes se larget
Sala ne parlament e mori me ca ti zej pragu deres nga motra e nona Ramen e Ballen kurse 2lekshat habiten me keto batuta ne mbledhjen e PS. Car qeniesh pa shtylle kurrizore ka ketu te peshku.
ai i tha keshtu, pastaj ai ia ktheu ashtu
edhe grate e papuna qe shohin tere diten telenovela, jane me profesioniste ne zenka
Prandaj nuk ju beka pershtypje ketyne socialisteve kur i ofendonte Sala me liber shpie se keto u shakan perdite me njeri tjetrin.
Parti legenash pa perjashtim ordinere.
une them qe Blushi te hapi shpi botuese vete qe mos ngeli tuj i lyp leke Tocave dhe Docave.
gjithashtu eshte shume keq kur ke vetem nji diplome per gjuhe-lexim sepse si duhesh gje kryetarit dhe te hudh ne kosh pa problem, sic psh nuk ja mban ta beje me Ben Malajn, se ky e ka nji zanat qe mund ti hyje ne pune, se nuk mbahet partia vetem me Seserin si eksperte te financave publike
Sa per Shalsin ......
Po ky Tan Gace kush dreqin eshte ??
nejse, sjeni gjekundi...as sherr sdini te shtireni sikur beni
Tan Gace eshte ai qe ka butikun Firence, te Bulevardi Zogu I duke shkuar per te stacioni i trenit. Sec ka bere dhe ca pallate afer uzines se Autotraktoreve me duket.
BINGO!!
"as sherr sdini te shtireni sikur beni "
Sa mirë që na mbani në korent të ngjarjeve të rëndësishme dhe neve që s'na e kap Tiranën...
Nje pyetje per nje socialist çfaredo qe ka votuar Partine Socialiste korrikun e kaluar :
SI NDIHENI JU ME KETE GJENDJE GJERASH NE PARTINE SE CILES I KENI DHENE VOTEN ?
Eshte thjesht bashkebisedim, pa te keq. Edhe une per shembull, shume e shume vite me pare, ndihesha keq me voten time, sepse shihja veprime te te zgjedhurve te mi qe as enderr nuk do t'i kisha pare.
Keshtu thjesht, njerezisht, edhe mos qofshi anetare partie apo tjeter, thjesht si votues qe keni votuar keta me lart, si ndiheni ne shpirt ?
Ju ftoj per nje rrefim te sinqerte. Falemnderit, nese.
Hurb,
Une nuk jam i PS-se por ne zgjedhjet e kaluara me voten time mbeshteta alternativen socialiste. Te them te drejten zhgenjimin me te madh e kam ndjere kur komisioni qendror i zgjedhjeve me ne krye skuthin Ristan nuk pranonte te hapeshin disa kuti qe kerkonte Subashi dhe nje tjeter komisioner. Aq me teper qe ne nje pergjigje qe ky malok i jepte drejtpersedrejti ne TV Kolit te Top-it ato dite, i thoshte se kerkesa e dy anetareve per hapje dhe rinumurim kutish eshte e pakushtezuar dmth nuk ka pse te japin argumente/aresye per kerkesen per hapje. Por qe me pas u terhoq dhe thoshte neper dhembe jo po duhet te jene vota te caktuara, argumente serioze etj. etj. Ndjesia qe me la prishja e regullave te lojes, perfshi ketu edhe vendimin e kolegjit zgjedhor (nje grup qenesh te paguar per te lehur sic do maloku) eshte me ate sikur te kane qire ne bythe me zor. Keshtu qe mllefin e kam te modh dhe mbeshtes cdo force politike apo grupim shoqeror qe kerkon te zbardh te verteten e zgjedhjeve . Une vetem ate dua dhe nese PD-ja ka fituar une repektoj vullnetin e shumices dhe do ti bindem malokut.
Berbero.E di ti qe gjysmen e atij kolegji e ka zgjedhur Rama (keshtu e ka Kodi Zgjedhor) !!!!!!!!!!
Me siguri,kur ka zgjedhur gjysmen e vet,eshte nisur nga pjesa e fundit e fjalise qe thua ti.
O Hurbo. Pse nuk e fillon me vehten tende. P.sh per ke kishe votuar, dhe cilat ishin keto veprime qe s'i kishe pare as ne enderr.
Te ftoj per nje rrefim te sinqerte. Faleminderit nese.
O Mato,
Ndryshimi per mire vjen ngadale. E rendesishme eshte se ti ke filluar ta mendosh Edi-n kryeminister. Fillim jo i keq ky per nje opozitar. Por une te garantoj se megjithe difektet qe ka do te jete shume here me i dobishem sesa maloku.
Dhe kjo batute e fort eshte
Ben Blushi: Ti Fatmir dëgjo më mirë se je deputet i ri, madje unë të kam bërë deputet.
Fatmir Toçi: S'është e vërtetë që më ke bërë ti mua deputet. Ti ke folur keq për mua te Rama. Por nëse do të sqarohemi, dil jashtë po deshe të sqarohemi tamam.
Endrity; "...e kupton se cfare "perandorie" mban nga mbrapa Rama, gazetare, media, OJQ, biznese, qe jetojne vetem se eshte Rama aty ku eshte. E kupton qe po te iki Rama, humbasin buken e gojes sa e sa njerez..."
Jam kurioz Endrity, si eshte kjo pune, se une kisha pershtypjen qe eshte e kunderta, qe keto media mbajne me buke Ramen, dhe jo Rama ata.
Mediat nga pallatet mbahen o Pjer!
Si ne cdo Parti qe perbehet nga njerez edhe ketu lexojme mardhenie njerezore me baze humbjen e kontrollit individual dhe kalimin e problemit kryesor ne gjera personale si akuza , "sekrete te brendeshme " etj
Dallojme nje nderhyrje tek A.malaj , nje mendim qe eshte konkretizuar , dhe nje mendim te kundert per qendrimin ne parlament ose Jo .Teper normal dhe i kulturuar politikisht.
Dallojme nje njeri teorik tek Blushi , pa principe te qarta , me nje "egoizem" fshataresk qe pelqehet nga bolet e PD se me nentekstin "e , a nuk u thashe une " ???
Dallojme edhe nje reagim qe deri diku tregon edhe nje nivel shoqeror e kulturor qe dominohet nga " gjaknxehtesia e castit". Gjera shqiptare dhe te kapercyeshme .
Dallojme edhe k/tarin e Partise per nje nderhyrje shkollareske , tip extremis te ngjashme deri diku me nderhyrjet e Zeusit ne Pd , alias Berisha . Gje qe nuk duhet te ndodhe kurre , megjithse per disa njerez ndoshta edhe nuk u duhet dhene fjala fare si tipi Blushit qe kesaj radhe foli "O Dudi moj Dudi ..."
Do ti ftoja keta individe qe ne asnje menyre dhe me cdo CMIM nuk duhet ta shndrojne PS ne frymen e Qelbur te Komandimit dhe Arrogances se PD se , shenja te se ciles dallojme ne kete debat .
Per ata qe nuk njohin jeten e PARTISE , ne raste vendimesh SERIOZE anetare te vecante te saj , qe tjerrin e tjerrin pambarimisht deri ne bezdi e ofendime , mbahet edhe qendrim i prere. Nuk ka dy apo tre here kur nuk kane gje per te thene vecse te shpalosin letrarisht "egon" fshatareske !
Kete , pa tu drejtu fare dhe pa asnje kuptim e ben edhe fshesaxhiu i PPU megjithse nuk eshte k/tar Partie :)
I urojme ketij Grupimi POLITIK qe te ruaje vizionin e qarte si nismetar i nje KATHARSISI mbare POLITIK ne Shqiperi per te ardhmen e saj e te jetes Shoqerore ...
Ruajtjen e Patertine e VOTES ne Maximumet e saj si premisa kryesore e nje Demokracie te Vertete .
Rrefimet per mekatet, parate dhe voten le ti leme per ne boten tjeter, nese ekziston
Te shkembejme mendime, po. S ka rendesi je me teser, je pa teser, voton apo abstenon.
Pyetja eshte si ndjeh/esh/en/emi "me kete gjendje gjerash ne partine socialiste .."
Pyetja jote Hurbi e thene keshtu pa te keq nuk ka asgje te keqe. Por dje bere nje koment goxha te gjate ku nder te tjera u shprehe (ne substance) per nevojen e shperndarjes, shkrirjes, asgjesimit dhe rithemelimit te PS. E drejta jote te mendosh keshtu.Edhe pse kjo ide eshte diskutuar e debatuar goxha, ne fillim te viteve 90 por edhe ne vazhdim e deri te jehonat deshirore qe artikulohen sot e kesaj dite.
Mu desh ta bej kete hyrje sepse gjerat kam qef ti shikoj ne kontekste dhe vijueshmeri.
Nga komentet shikoj se nga gerr -verret ne grupin e deputeteve te PS disa kane mbetur te zhgenjyer, disa te curditur, disa te gajasur, disa te lemerisur, disa profetizojne fundin.Pra ju ka bere pershtypje.
Kjo situate, edhe sikur te ishte prodhuar ne ditet me te mira te nje partie, nuk eshte e kendshme. Duke e pare situate si nje episod/fragment te jetes se brendshme te nje partie (ne ditet e saj me te mire ) e shumta qe mund te mendonim do ishte "shperdorimi demokracise se brendshme te partise" -ne planin politik dhe konstatimi i ceneve njerzore-ne planin etik. Kaq.
Te cuditesh pertej ketyre limiteve eshte naivitet sepse politikani, deputeti, partiaku funksionar, nuk behet automatikisht nje qenie njerzore ideale sapo marre kete status.Ky eshte iluzion.Pra premisa e gjykimit eshte e gabuar.
Tani te vijme tek situata konkrete. Gjerat dhe historia dihen. Opozita bojkotoi per gjashte muaj parlamentin. Kunder ketij vendimi dhe aksioni doli Blushi me te vetet. Pra nje situate e tensionuar ku perplasen opsionet, interesat, individet, egot, kapricot, konkurenca, kulisat etj. Partite funksionojne mbi bazen e demokracise se brendshme e cila ka si parim debatin, diskutimin e lire dhe me pas, pakica i nenshtrohet shumices(uniteti veprimit)
PS ka nje histori njezet vjecare te demokracise se brendshme , me vlerat dhe shperdorimet e ketyre vlerave. Po te mbajme parasysh background-in e PS dhe identitetin e saj si e majte (me gjithe debatin dhe kundershtimet per kete ) fatmiresisht kjo parti i ka tejkaluar klishete e sundimit absolut te NJESHIT/ dhe kthimin e antaresise se forumeve ne nje tufe delesh kokeulura dhe te pazeshme.
Ne krahun tjeter te politikes gjerat jane pikerisht keshtu. Nese tabloja e zenkave provinciale prej llafazenesh kafenesh (me siper ) eshte e pakendshme dhe tregues i nje krize (ideore, identitare, organizative dhe elektorale ) tabloja ne krahun tjeter te politikes eshte vajtuese. Njeshi absolut i cili behet absolut sepse qindramijra votat e marra si delegim i Vullnetit te Sovranit, te vendosura pas 1 marrin vleren ZERO . Autoritarizmi njeshit kthehet ne "tirani" te mazhorances prej nga prodhohen qendrime, vendime, aksione per te cilat une, ti, ai, ata, qindra mijra votues, mund te mos jene dakort. Kjo eshte logjika e politikes kur flitet ne emer te sovranit por jo cdo gje behet ne te mire te sovranit. Llogarit dhe interesat parciale partiake dhe koeficientin e humbjeve te lojes politike.
Nese ketyre te majteve u transkriptohen keto zenkat dhe gerr verret provinciale qe, padyshim, lene nje shije te hidhur dhe jo vetem kaq, transkriptimi i heshjes si "fija e barit" e te djathteve rezulton ne vullnete personale arbitrare, veprime politike antikushtetuese, autoritarizem presues per mendimin ndryshe etj. etj.
Rezultantja ose alkimia e te dyja kraheve: zenkave personale dhe heshtjes kolektive , a mund te ma pohosh cila eshte ??
Spiritus,
Me duket se nuk eshte kapur mire "pickimi" im. Ne fakt une desha te ve theksin diku tjeter :
Une nuk ngacmoj asnje socialist persa i platformes politike, fundja gjithkush e mendon vete strategjine e vet te luftes se ndershme politike. Ketu s'mund te them asgje. A hyjne apo s'hyjne ne kuvend, ketu mund te bej nje koment une, ashtu siç e mendoj (e ashtu siç e bera me lart), por ama s'mund t'i kerkoj askujt sesi ndihet per hyrjen apo mos-hyrjen.
Ceshtja ime qendron ketu :
Kur shihni kesi debati apo kesi pazari mes ca njerezish qe DUKSHEM jane me IQ 43, çfare mendimesh ju vijne ne koke si votues te tyre ?
Ky eshte halli im : marredhenia qe ne mbajme me trurin.
Ja psh, ti spiritus, qe mbase ke votuar per PS (e qe eshte plotesisht e drejta jote e pamohueshme dhe e paqortueshme), çfare ndjen ti kur ai qe i ke dhene voten i ben radiografi trurit dhe del qe aty ska asnje berthame ?
A nuk ndjen njefare zemerimi ? Zhgenjimi ? Ngrenie thonjsh ? Apo dhe turp per mashtrimin qe te kane bere ?
________
Une s'e kam problem, mund te votoj dhe nje nga Partia e Turllumushtit nese e shoh se aty ka njeri qe flet me mend ne koke. Por te votoj per nje parti qe sipas te gjitha te dhenave qenka kthyer (mbase dhe ka qene por une s'e paskam ditur) ne nje parti mjeranesh te llojit ordiner pazari, te betohem qe do te ndihesha disi ngushte.
Une çfare t'i bej ndonjerit qe s'e hap gojen fare dhe nuk marr vesh a eshte i holle a i trashe, po sa per kete lloj partie si me lart, mos me paç ne qafe se edhe 17 jete t'i kem, keta palaço nuk marrin gje prej meje.
Per palaçot e tjere, flas kur t'iu vije radha dhe atyre, sot e kane keta.
Hajt tungatjeta, dhe shendetin sidomos. Te tjerat jane uje nen ure.
Rama çohet të dalë nga salla, ndërsa është deputeti Tom Doshi i kërkon të qëndrojë; "Ti duhet të qëndrosh këtu, s'ke për të ikur, jam unë këtu!"
Rri o Edvin se i shqep une me dru Blushin dhe Malajn po folen me, sic rrafa ate gazetarin hahahahah
Kur deputetet zihen ne kete menyre ,Po populli i majte cben ????????????????
hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Keta te Saliut i ka gjete si puna e dhise me delen
Njehere e ngre bishtin delja kur permiret dhe dhite zgerdhihen hahahaa ne kor e nen bajrak duke bertitur "Ja pame , ja pame "
Vete tere diten megjithse te zgjebosur e mbane bishtin perpjete ??????????
hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Ca gallate ka. Maloket e bathores rrafen guvernatorin e Bankes se Shqiperise ne mes te salles vetem se gjate mbledhjes se PD ky i shkreti kishte dhene mendimin e vet dhe baca Sali qe ofenduar ne sedren e vet prej maloku provincial. Tani habiten me Edin qe i thote Blushit 'rri ketu'. Habiten se ju duket Edi shume i bute dhe per koken e tyre prej gerxhosh te pagdhendur vetem 'druni' duhet te perdoret ne keto situata.
E keni vone re qe nga PS-ja dalin gjithmone "batuta"?
Andej nga ana tjeter ka qetesi! Si nuk degjova njehere mer jahu qe te nxefen keta, t'i shpetoje goja ndonjerit?
Jo me ate qe ka pas kal, prite zot, po keshtu, me njeri tjetrin!
1. firma ne bordero ben diference te madhe, mrrok.
2. tjetra eshte qe te mengjerit kane perfaqesues nga çdo pavjon i Muzeut hist. kombtar. e ke parasysh :night at the museum?
Bo vaki bo!
Po nuk m'duket se keto te krefmet e socialisteve ne fillume me i pa vetem kur dolen ne opozite keto!
Keto jane kref "live" ne TV, dhe zaten, prandaj ka edhe material per shkrujte per keto!
Kurse nga ana tjeter....
Pres photo-shop-in e fundit me 'kavalier' Berishen dhe kalin e ngordhur
E bukur kjo foto?
Ja dhe dicitura per foton mati:
"Diktatura e proletariatit, ka per ti thyer turite revizionisto borgjezeve!"