Ky artikull është importuar automatikisht nga Saktivista
Nëse do të shkosh në Tropojë
* Esmeralda Rrustemi-Hoxha *
Data 3 Janar 2010, ora 05:00, një mëngjes i ftohtë dhe plot lageshtirë në Tiranë dhe ja ku jam unë, pranë PD-së , vendit më të dashuruar prej tropojaneve që u hipin furgonave qe të cojnë në verilindje.
“Po hë more, ty do t’pres [...]
Kur ishim ne universitet, patem mundesi zgjedhjeje per te bere praktike (a.k.a ekskursion) ne veri ose ne jug. Ne fakt, shkolla jone kishte me shume lidhje me terrenin e veriut, dhe ne jug kishim qene dy vjet rresht dhe ia kishim kaluar mire. Keshtu qe shume donin te shkonin ne veri, se s'na jepej me ajo mundesi dhe ishte vend qe s'e kishim pare. Nje djale tropojan u druajt te vinte. Tha qe fisi i tij ishte ne gjak. Megjithate, ate s'e njihnin si fytyre, se ishte gjak i trasheguar, keshtu qe iu mbush mendja te vinte.
Gjeja e pare qe i bente pershtypje rruges shumices, ishin dritaret e vogla te shtepive. Ne ate zona i benin dritaret shume te vogla, Sa mberritem, zbritem nga autobusi dhe filluan te kalojne bencat me radhe, sapo pane autobus shkolle me femra brenda. Ca xhironin gomat, ca ngrinin kasetofonin te mbeshtetur tek makina, duke pire cigare si Klint Eastwood e shikonin si te babezitur. Iknin me makine, vinin prape me shoke te tjere. Here pas here vinin e na pyesnin ne cunave "Nga jeni, per cfare keni ardhur." Pastaj erdhi nje furgon policie e na tha qe po te donim te shikonim vendet turistike aty rrotull, mund te na shoqeronin ata ku te donim ne... polica cuna te rinj, qe ishin gati ta xhironin furgonin e policise njesoj si ata te paret qe benin cirk. Lokale qe ta shpifnin e njerez qe te vinin ne siklet, mes nje natyre te bukur.
Andej u kishte mbetur ora ne vitin 1994. U beme pishman qe shkuam ne vitin 2006.
ti me thua qe ke qene ne veri? kujt i thua veri ti mer njeri se ne veri paska njerez ne gjak se ne jug nuk te vrasin per gjak. nejse ne cilindo vend te shqiperise me 5000 banore nuk behet kuriozitet arrdhja e nje autobuzi me vajza qe thu ti, po une them thjehste me te huaj.
ke qene ne shkoder ti, ne lezhe, ne kukes. atje jane mesu me autobuzet me shume njerez. dhe se kane problem. boll me keto legjendat se na lodhet. jugu veriu. kush eshte jug e kush veri.
edhe ti goce, paske udhetu per tropoje dhe qenke cudite se si nje mjet transporti qe iken prej komani ne fierze e ndalon ne iballe e atje ku thejte Drini qafen ka njerez me miell e me pula. mundesh me faturu nje taksi e me ike me shpejt. i hype ne tirane, e mbrrin per 4 ore ne bc ka qafa e malit. dhe nuk e ndjen shume lodhjen, shijon bilez eshe malet e qafes se malit e te dardhes rruges se tash kane nise me u jeshilu.
Pene e bukur - une kete dore do ta lexoja gjithmone me qejf. Pastaj vjen realiteti qe ne evitojme cdo dite: plakat me 3 dhembe (po edhe dhembet tane qe prishen), njerezit ende te izoluar maleve (dhe ne ne izolimin tone mendor por edhe gjeografik 'sa e vogel eshte Tirana'), gropat qe thellohen (si trotuari perpara Skenderbeut ku ngrefosen Burrat dhe ndonje Grua Simpatike).
Ne cfare menyre mund ta duash kete Shqiperi? Gjithmone me romantizem alla Victor Hugo, apo edhe me Shqip, alla Migjeni (sepse edhe ky e gjente buzeqeshjen)? Une sinqerisht nuk po e gjej menyren, sepse paska gjithmone nje krize me emergjente dhe per dreq SHQIPERIA QENKESH GJITHMONE ATY si nena qe mund ta lesh pas dore.
flo e kisha per kete njeriun me lart, jo per gocen. per gocen kisha thjeshte nje verejtje. jemi bere te gjithe njesh, si keta shkrimtaret qe ndjekin ismail kadarene e te tjeret qe ndjekin keta qe kane fatin te njohin profetin kadare. dmth, te gjithe bythelepiresa dhe pastaj merren me qurrat e nje kalamani prej iballe qe ka ble banane ne lac te vaut te dejes apo nje grua prej trebinje qe ka blere nje rrobe te gabi ne pogradec. per pjesen tjeter ok. linja e tragetit koman fierze eshte si cdo linje tjeter autobuzi, di une corovode tomorrice, korce cerrave, kukes bushtrice. thjeshte ka nje te vecante se ta merr frymen bukuria nese ec ne pranvere. dhe ec mbi uje ne vend se mbi rruge pa asfalt. kaq.
pastaj goca po lobon per korridorin shkoder-vaudejes-fierze-tropoje-gjakove. nje alternative e rruges se durres prishtine. dmth zeri i jozefines ne vesh te komunistave te peshkut. po pastaj qeshtje tjeter dhe me e gjate kjo. u rekomandoj ketyre te peshkut te merren me lobimin e klanit tropoje shkoder kunder rruges durres prishtine via kukes. nje here tjeter. se sado autostrade te behet qurrat ne femijet e iballes do mbeten qurra.
J., ky eshte problem i paevitueshem. Sepse edhe kur vec i regjistron, audio, video, apo transkript bisede, veten tende te kollarisur (apo t-shirtosur) e projekton do apo s'do aty. Me mire te dish, ne kete rast, se te mos dish.
Pastaj si mund te mos vije re se artikulli fliste edhe per vete kollaret - me prinder ne Tropoje (cfare do te thote kjo per shtresen e shkrueses dhe per fazen aktuale te zhvillimit shoqeror, mendoje) dhe viktima te po kesaj infrastrukture qe s'te le te qyteterohesh, pra nuk ishte nje reportazh per 'ata'?
Perdora fjalen kollare per te vazhduar linjen tende te mendimit, por nuk mendoj se autorja eshte e kollarisur, aspak. Gjithashtu mendoj se autorja me ane te vetes sjell nje mundesi e mire reflektimi per te tromaksurit nga Tropojanet e me gjere. Krahasoje psh me Shtembarin tirons (Arber s'e kam me ty, e kam me monopolizimin e qytetarise, madje pershendetje ty).
Pas një ore udhëtim dallgët filluan të lozin me anijen sic loz Tea ime e vockel me anijen lodër në vaskë ku here pas here e zhyt.
Tregon distancën sesa larg është prej atyre që përshkruan dhe nuk bëhet fjalë për km. Kollareja dhe qurrat nuk janë tregues të pastër klasorë, por QËNDRIM (këndvështrim) ndaj asaj që sheh.
Edhe për Finin: Nuk jam kundër shkrimit, aspak! As kundër dijes për çka bëhet. Jam kundër mënyrës sesi kjo sillet këtu.
Kur u lexova mu ngjall ajo "kënaqësia" perverse në mendje që nëse dikujt i ndodh diçka e keqe, gëzohemi se nuk na ka ndodhur ne.
Qofsha i gabuar unë, gjithsesi. Dhe qoftë më e kujdesshme autorja herë tjetër, gjithashtu.
Varferia atje eshte e rende dhe s'ka gje te keqe qe dikush e krahason me gjendjen ndryshe. S'me duket se e ka bere me te keq autorja.
Une atje pashe ne oborr shtepish nje lloj si dhome e vogel, 2 metra katror, e gjitha prej guri, brenda se ciles ndizej zjarri me copa druri dhe aty vinin tepsite per te gatuar nje lloj byreku qe per ta ishte i vecante, e ne fakt ishte thjesht brume i pjekur ne tepsi. Ne jug e ne Shqiperine e mesme vetem gabelet gatuajne ashtu.
Keto duhen vene ne pah, qe te behet dicka per t'i ndryshuar. Nuk behet gje me heshtje.
J., shume i kemi ulur standardet, se im ate qe ka vaske ne shtepi nuk ve asnjehere kollare .
Vertet permendja e vaskes ty te beri te mendoheshe per mireqenien, dhe nuk e vure re hic qe autorja me shume mundesi nuk ka makine/leke me teprice por udheton rrezikshem si gjithe te tjeret? Krahasimi me varken loder te vajzes ishte nje moment i bukur ne tekst, sepse krejt natyrshem tregonte se 1) varken e leviz dikush dhe 2) varken e leviz (fundos icik!) dikush sipas kapricos se vet, si femija. E leme me kaq, apo do emrin e varkes?
Gjithmone sec ka nje shije te idhte kur dikur flet. Me mire t'i hipim taksise dhe te mbyllim gojen se per veriun ka kush mendon, per jugun po ashtu.
Pervec kesaj te mos harrojme qe shqiptaret jane popull trim dhe liridashes dhe e kane ne gjak bujarine. Gjakmarrjet i ka paqtuar Partia. Shpifin se duan te na percajne.
Here-here ndeshim edhe ne probleme, por na falen meqe jemi populli me i lashte ne Ballkan, per te mos folur pastaj per gjuhen shqipe prej se ciles kane dale greqishtja e me radhe.
Kush pohon te kunderten eshte llacifac i poshter, arumun, antiamerikan, i shitur te greku dhe s'na e do te miren. Rrofte populli shqiptar! Zoti e bekofte Shqiperine!
p.s. Per cfare '94 e 2006 e kishe fjalen ti Njeri?! Ne jemi diku aty te viti '36. Presim Tefta Tashkon te na jape ndonje koncert te vogel, nderkohe qe çingijet i bien dajres te sarajet.
e di ca me acaron me teper! kur dikush qe hiqet si intelektual dhe eshte thjeshte nje askush qe vret veten perdite sapo ti flasi shefi nje gjysem llafi. nje dikush qe se ka grimen e personalitetit dhe perpqiet te ule te tjeret. gjithnje dynjaja eshte si ta shohesh. edhe nese do te beje gallate, te qeshje me kalamanin qe i varen qyrrat dhe nese do dije te ishe i lumtur qe po udheton nenet ore per 200 km rruge, ajo duket qe 200 ore rruge per nenet ore jane teper. per nej qe ka sy. po nje dikush qe eshte i stresuar nga puna ne zyre dhe e kap me shoferin qe ha buke duke mbledhur keta tropojanet e qytetit shpi me shpi si shoferet e dibres, kukesit e sarandes e korces, eshet pak si e rende.
pastaj gjaqet nuk i merr partia, i marrin njerezit secili te vetin, thjeshte nuk ka pse sa here permendet veriu nuk duhet permendur se s'ben gjaku. nese une e degjoj televizorin keto ditet e fundit kemi me dhjetera kronika vrasjesh ne jug te shqiperise por kjo nuk do te thote se sa here te flasim per korcen te flasim edhe per njerez qe te vrasin per xhelozi, apo te vrasin sepse nuk ia dalin dot me te mire te te marrin biznesin. dhe veriu ehste i madh. prej tirane deri ne pazar te ri asht shume i madh veriu. ka shkoder e kruje e prizren e peje e prishtine. ka edhe bajram curr e krume e bajze e shishtavec e drenice. duhet dallu se per cfare po flet kur flet per veriun. apo jo finisterr.
ca po ben ti per emancipimin e ketij kombi qe ka ngle ne 36? e? sa te drejte ke ti te shash qeverine? perse?
Ja se po te flas une qe sipas teje paskam te drejte te flas, meqe e mbaj qeverine me buke, i jap rrogen dhe makinat e mira me taksat qe paguaj. Ia jap qe te rregullojne gjithe fisin qeveritaret, te rregullohen per vete e ta lene veriun e gjithe te tjeret ashtu si e kane lene, pa piken e emancipimit. Ne vitin 1994 quheshin zonat "qytet i thencin" se te tjerat ishin me larg se viti 1936. Jemi ne vitin 2010 dhe vazhdojme te shohim parmenda mesjete.
Nuk kontribohet duke i rrahur shpatullat qeverise qe e ben kete, vetem se te ka dhene ty buken e dikujt tjeter me ndonje vend pune.
o daje cfare po thuaj. si fillim mos me thuaj qe rruga bri liqenit per ne tropoje na qenka patentuar nga jozefina, sic patentoi rrugen e kombit sala. se ato rruge i paguan populli, dhe i perdor po populli!
se dyti boll me kete krenarine per nje vend te izoluar, me krenarine per qurret, me krenarine per mungesen e nje linje te rregullt te transportit publik (packa se mund te merrke dhe taksine ti zotrote meqenese te paguaka mire administrata). ke qene ne itali, e di shume mire se ka stacione autobusi, dhe e di shume mire qe nuk i stermbush njeri me 40 persona me shume mjetet (sidomos ato qe lundrojne, per arsye te kuptueshme). boll me krenarine per fshatrat qe nuk kane sherbimin higjienik dhe ate mjekesor ne dispozicion, boll me krenarine per te qenit i paarritshem (prej izolimit). Dhe ai pranimi i gjakmarrjes si fenomen duke thene se paska dhe ne jug eshte budallallik me brire. Eshte deshtim i shtetit, tregim haptazi i pafuqise.
se treti, boll me kete mosnderhyrjen, heqjen e vetes menjane kinse qenke i kollarisur dhe paragjykues. po te mos kish patur nderhyrje nga robt e kollarisur verdalle anglezet do ishin ende druide, vikinget do ngjiteshin deri ne fierze per grabitje, romaket do hanin vetem rrush, fiq edhe mish, ndersa ne do ishim ende pellazge.
Nuk ka per t'u lejuar askush, sado krenar te jete, t'i shnderroje malet ne kopsht zoologjik.
Shkinas, ne s'dime asgje per njeri-tjetrin. Flasim ne parim. Perndryshe po te them se fakti qe ti shkruan me nje flamurke te kuqe anash emrit s'na ben automatikisht ty patriot dhe mua bukeshkale.
E para s'po "shaj qeverine". S'merrem fare me fjalen "qeveri", meqe e di se qeverine e bejne njerezit qe jane rritur me kishete qe recitova mesiper. Ca besojne sinqerisht te klisheja, ca te tjereve u vjen mire se perfitojne nga klishete e kopese... Keshtu puna!
Tani vijme te koherenca e gjerave qe shkruajme. Ky eshte postimi yt i vendosur ne nje teme tjeter:
"duhej bere nje politike e thjeshte, kanuni i Lekes. kush gjykates firmosi per havzi nelen, pushkatim, kush ishte sekretari i pare qe firmoste per internimet, pushkatim. ne shesh te tiranes qe familjet e tyre te vinin e ti merrnin, por tu vinte turp kur te vinin per ti marre, nese komunistat shqiptare e dinin se ca eshte burrnia e turpi. ti linin aty ne shesh prej turpit. por jemi popull i perlyer. te gjithe."
Nuk ka asnje ndryshim, absolutisht asnje, mes kesaj llogjike mllefi dhe hakmarrjeje dhe asaj qe prodhoi lemerine e varreve pa emra nen komunizem. E kupton tani pse them qe kemi mbetur ne vitin '36?
duhej bere nje politike e thjeshte, kanuni i Lekes. kush gjykates firmosi per havzi nelen, pushkatim, kush ishte sekretari i pare qe firmoste per internimet, pushkatim. ne shesh te tiranes qe familjet e tyre te vinin e ti merrnin, por tu vinte turp kur te vinin per ti marre, nese komunistat shqiptare e dinin se ca eshte burrnia e turpi. ti linin aty ne shesh prej turpit. por jemi popull i perlyer. te gjithe."
lol. s'e dija qe kishte shkruar ashtu ky tipi. I paska mendimet ende ne epoken e ekzekutimeve ne shesh me popullin rrotull.
Keta vetem ne Kabul mund te jetojne ne paqe me veten. Dhe ankohen pastaj kur u shajne qytetarine. Edhe italianet jane penduar sot qe s'i dhane musolinit nje ndeshkim te qyteteruar, por e varen ne mes te turmes qe e shperfytyroi, si kafshe.
shkinaks, bashkepeshk, ti ne kete hapesire lexohesh me kenaqesi, prandaj me me shume qetesi pergjigjju shkrimit edhe me pasion, edhe me arsye (mos ngaterro shkrimin me komentin e dikujt tjeter).
tropoja ka nje kumbim te vecante sepse behet fjala per vendlindjen e kryetarit. gjithashtu, eshte trumbetuar shume ndikimi pozitiv i rruges durres-kukes ne lidhjen e plot fshatrave veriore me qytetet dhe qyteteve me kryeqytetet, prandaj ky reportazh eshte nje ilustrim i mire se si nuk mund te futen te gjitha vezet ne nje shporte. veriu dhe tropoja s'mund t'i fuse te gjitha shpresat te shporta e berishes, berisha s'mund t'i thyeje te gjitha vezet tek nje rruge, e keshtu me rradhe. mesimi nga tropoja eshte qe ndjenja e theksuar e nepotizmit dhe klanizmit qe na karakterizon nuk mjafton per te permiresuar nje katund, ngritur nje qytet, apo zhvilluar nje krahine qe perben interes specifik, e jo me te gjithe vendin.
nejse, shkrimi kishte plot fije per te tjerre lloj lloj argumentash, por mendoj se nuk eshte aspak antiverior, madje cuditem nga nje lexim i tille.
Besoj se nje shkrim te tille do ta bente secili nga ne, nese do udhetonte me mjet transporti jo te vetin, per vendlindje apo shtepine e prinderve, qofte kjo Tropoje, apo Vore e Maminas
Ngjan me rrefimet e sinqerta te tavolinave meje dhe miqve te mi, kur kthehemi nga udhetimet per andej nga jemi. Shqiperia eshte pak a shume njelloj kur kalon cakun e qendrave te qyteteve, larg trotuareve buze bankave dhe restoranteve te tiranes, dhe merr autobusa, furgona, kur perplasesh me te verteten, me popullin. Njelloj sikur kur shkon ne spital, ne gjendje civile, ne poste, kur rri ne radhe ke targat e makinave etj etj....
Mua, si jo-tropojane dhe jo-veriore mbase me duket i cike e ashper kjo goca, dhe ajo me anijen e Teas nuk me pelqeu as mua, por gjithesesi mendoj se eshte e sinqerte, dhe besoj se ajo e di me mire se une se i ka pa me sy ato gjona
por që anija e vogel ( qe ngjan si kabine autobusi mbi komardare) është gati për tu nisur. Kapaciteti i saj 80 persona, por atë dite së bashku me mua (me mori zoti mëndjen dhe hipa) shkoi 120.
Kjo me lart ishte rrenqethese dhe flet sa per 20 hartime. Realiteti shqeto. Sa kushton jeta ne shqiperi ? = 120 -80 !!!!
Mos u ankoni shume per shkrimin. Une se pari u surprizova qe ky shkrimi nga Saktivista nuk kishte asnje citim autoresh franceze qe levrojne teorine marksiste dhe faktin qe po te ishte zhbiriluar si duhet ajo theori Komani do ishte bere me linje treni te shpejte sot si ne Evrope, high speed rail Venecia - Koman, uje me uje dmth.
Bile pashe qe blogu Saktvista ka zevendesuar grushtat e kuq ne sfond me grushta te bardhe.
Keto jane goxha permiresim ne vetvete, si dhe fakti qe shkrimi nuk ben thirrje direkt per revolucion.
Ngjan me rrefimet e sinqerta te tavolinave meje dhe miqve te mi, kur kthehemi nga udhetimet per andej nga jemi.
Me perjashtim qe kjo autorja po shkruan sikur eshte Doruntina dhe po kthehet ne vendlindje pas 147 vjetesh, ka harruar cdo gje, habitet me cdo gje, pale mendte sa shume qamet i merren ne ate anije qe i bije ta kete hipur disa here ne vit te pakten, meqe ka prinderit aty.
Kurse ti Flo mos e kap me kompleksin lule mos me prek te zones se veriut, se ti i kap verijsat me grep ne urbanin e Tiranes (ne shkrimet tende), s'ke nevoje te shkosh ne veri.
P.S. Esmeralda, keto shkrimet me kete stil jane bere kaq bajate tashme, sa te sjellin te njejten ndjesi qe te paskesh sjelle anija ty, mgjths duke pasur parasysh ku e ke shkruar ... suksese me shkrimin tjeter per udhetimin ne Kukes ose ne Kavaje.
me duket se per te kushedisaten here, ngushtohet nga perbrenda, nevrikoset dhe do deshironte qe gjerat te ishin ndryshe.
me duket thjesht sikur inatin e kesaj radhe, spo e ndan me veten e vet si here te tjera, por po perpiqet te ta tregoje ty dhe mua duke te shpjegu arsyet dhe detajet.
Nuk eshte me tragetin dhe tropojen inati me duket mua mer plak. Ajo eshte thejsht sebepi
Tushe, shkrimi ka shume, ta themi shqip ...p0rdhe, dhe aspak autenticictet. Juve tani mbase jeni mesuar aty nga niveli i larte i CO2-se ne televizor dhe s'ju ben shume pershtypje, se shumica e shkrimeve per 'fakiret' dhe cdo gje tjeter jane te tille, me qellim qe te qisin ne pah gazrat e autorit, jo objektin apo subjektet e shkrimit. Dmth sa u habit autori, sa ju morren mendte autorit nga realiteti i dhimbshem i Lulit te vocer. lol
100 here me shume autenticitet kishte ai shkrimi qe kishte bere ai kanadezi, shoku i PF, per Shqiperine, qe e vizitonte per here te pare, sesa kjo tropojanja qe shkruan sikur ka 250 vjet pa shkuar ne Tropoje, qe dhe po te kishte nja 5 vjet pa vajtur dhe te kthehej direkt nga Amerika (as supposed to nga Tirana, qe eshte jo dhe aq shume ndryshe nga njerzit, qurrat, djerset, etj me provincat) prap s'do duhej te na hapte barkun kaq shume me "ua mami sa shume lekundej anijaaaaaa, sa thashe se do vdisja ne vend".
Ta dija do isha futur me kundragaz para se ta lexoja.
Dmth nuk e kam fare une aty ku mund ta kene keta me lart qe duken mbase pak sensitiv nga thenia e disa realiteteve (grate me tre dhembe, qurrat, etj) keto fundja jane kudo tek ne, mos bejme sikur jemi rritur ne Amerike, se dhe ketej ka plot te tille. Po eshte menyra si thuhen. Shkrimi po nuk pati (dhe percolli) nje mase te caktuar vertetesie dhe autenticiteti, nga menyra si shkruhet/thuhet, behet si keta, gazra per Belulin, ose at best nje vrime ne liqenin e Komanit.
te siguroj qe dhe ty do ta fusja me shpulle
Pa problem flo. Kur te vij ne Shqiperi po te takoj te ma fusesh nje shpulle, e di qe e ke gati nje per mua se u be hera e dyte qe te bej karshillek.
@J. ate episodin e varkes se Teas une e lexova me shume interes pikerisht ne ate kahjen qe thoshe ti, dmth te vezhgimit te gjerave nga brenda dhe nga jashte.
Shikoje situaten sa interesante eshte! Palet jane:
Ata qe jane brenda situates: ne kete rast plaka qe dhuron molle e qe natyrisht s'ka ndermend te shkruaje artikuj e te ankohet per gjera qe i perjeton ka nje jete...
Ata qe jane brenda situates, por edhe jashte saj: ne kete rast artikullshkruesja, e cila ndersa perjeton kalvarin e 9 oreve ka nevoje te ngushellohet me ndonje ermim sapuni lux apo kujtim vaske. Kjo eshte medalja per ate qe ka bere perpjekjen dhe ka dale nga situata (meqe zonja eshte shperngulur e ka vajtur ne Tirane, drejt nje jete pa vuajtje 9 oreshe tragetesh e furgonash).
C't'i besh? Njeriu eshte moralisht i dobet per te perballuar levizje kaq te rendesishme brenda vetes. Ka medoemos nevoje per nje simbol, me ane te te cilit t'i provoje vetes se ka bere mire qe ka levizur. Krosisti ka nevoje per medalje ne fund te vrapit!
Ne, qe jemi spektatoret dhe qe mollaqengrohte gjykojme patetizmin e atij qe ka nevoje per medalje ne fund te vrapit.
J., te jesh i sigurt qe edhe ne i kemi "varkat tona te Teas" dhe kjo, them une, eshte ajo cka prodhon "kenaqesine perverse" per te cilen flet ti. :)
Kjo eshte medalja per ate qe ka bere perpjekjen dhe ka dale nga situata (meqe zonja eshte shperngulur e ka vajtur ne Tirane, drejt nje jete pa vuajtje 9 oreshe tragetesh e furgonash).
Me ngacmoi shume fjala perpjekje; me erdhi e dyshimte.
Ishte perpjekje apo ekzistenca e mundesise qe ja mundeson perpjekjen? Nese autorja kishte mundesine (luksin) qe t'ja lejonte vetes perpjekjen, a ka vlere medalja, cilen?
Ndryshe, palet qe jane brenda situates po ndeshkohen me mungese medaljeje sepse nuk perpiqen te dalin jashte vetes apo se nuk e kane mundesine te perpiqen? Dhe pyetja me e madhe, nese dalin jashte vetes, psh, bejne nje udhetim deri ne Tirane dhe kthehen, a e perballojne dot luksin e nje medaljeje, qofte kjo thjesht nje sapun lux, e harrojme vasken e Teas. Une kam pershtypjen, se edhe kur palet qe jane brenda dalin jashte vetes, dmth, kur shkojne per nje vizite ne Tirane, shkojne nga halli. Hm. A mund te flasim atehere per situata te krahasueshme?
@ Self, shume e drejte verejtja dhe flm per assistin (i dyti ne pak dite).
Natyrisht qe perpjekja eshte e dyshimte. Ne kete rast une e perdora si sinonim te fjales levizje. Qe eshte po kaq e dyshimte. Sepse sic ti e thua per bukuri, s'eshte e thene qe mepatjeter njeriu te doje te lere shtepine e vet, rrenjet e veta, femijerine, kujtimet, varret, e te gjitha, dhe te zhvendoset, te levize.
Tani, instiktivisht jeta ne shkretetire perqendrohet rreth oazeve dhe ne kete rast levizja drejt oazit eshte e detyruar nga rrethanat jetike (njeriu s'jeton dot pa uje).
Rasti i nje te riu a te reje qe leviz nga Tropoja, apo nga cilido qytet tjeter shqiptar (jug a veri qofte), per ne Tirane eshte thelbesisht i ndryshem.
Artikullshkruesja i ka braktisur ato peisazhet aty siper, them une, jo thjesht sepse ka dashur te ndjeke karrieren e te punoje ne ndonje Ministri, por sepse aty mungojne kushte qe sot konsiderohen minimale, te pakten ne perendim: transporti, shkollimi baze, shendetsia, nje minimum jete kulturore... Meqe, kur e ka kryer kete levizje, mendohet te kete qene e re, trauma e shkeputjes nga ambienti eshte sublimuar ne simbolin e varkes ne vaske.
Per plaken e molleve kjo levizje eshte e veshtire (gati e pamundur), meqe instiktivisht "rrenjet" e saj jane per te me te rendesishme se vaska.
Kuptome drejt! Mua personalisht me pelqen shume fshati, mali, pylli. Kam lindur dhe jam rritur ne qytet dhe do te me pelqente te shperngulesha. E kuptoj qe kjo don te thote jete kulturore dhe sociale me e varfer, miq qe i sheh me rralle... Ama cka perfitoj eshte nje jete me e shendetshme, me prane natyres. Per shume arsye, s'mund te jetoj ne fshat (te pakten per momentin), keshtu qe ngushellohem me "varken time te Teas": librari sa te duash, kinema, miq, internet, dyqane mode...
(Ne nje bote ideale, ku ne Tropoje te kishte kushte me te mira, ku ne Korce apo ne Shkoder te shperngulej Gjykata e Kasacionit, ku Vlora te behej ekonomikisht me rentabel nga Tirana, ku nje intelektual apo nje mjek s'ka nevoje te shperngulet ne Tirane per te punuar ne spitalin me funksional te vendit... ne nje skenar te tilla pra, simptoma e "varkes se Teas" do te ndeshej me rralle.)
Me nje fjale, levizja eshte nje koncept kryekeput njerezor. Eshte marreveshje e paradigmes shkencore. Brenda nesh (ne çorben primordiale) keto marreveshje perkthehen ne trauma. Trauma qe, nga ana tjeter, jane ajo cka na dallon nga kafshet e tjera. Mund ta quanim "mundesia njerezore e vegimit te Reales nepermjet simptomes"
Shkrim shume i bukur, pergezime autores. E dua shume.
_____
Eshte plotesisht e vertete siç thote autorja, madje une do te sjell dhe deshmine time te perulur. Ne Kukes, kam ndenjur njehere plot shtate dite. Qe do t'jua rrefej me shkurtime.
_____
U nisem nga Ura Vajgurore (meqe aty banoja dikur, para se te vij ketu, ne nje fshat te qelbur te Frances, diku ne nje bythe mali) me nje autobus shume te bukur, me klimatizatore dhe te mbushur perplot me njerez te fisme, te lare dhe te rruar, qe flisnin me ze te ulet dhe qeshnin pa ze. Mos u çudisni, keshtu jemi te gjithe ne te Ures Vajgurore. Do benim nje shetitje ne Kukes.
Kur vajtem ne Tirane, na thane se autobusi yne nuk bente per atje sepse ishte autobus autostradash Gjermanie dhe jo per rruge fshatare, fshataresh dhe bagetish. Keshtu qe na u desh te nderrojme autobus, dhe rasti e solli te biem mbi Zeqirin, nje shofer kuksian nja 50 vjeç, me floke te gjata te palara dhe qafen gjithe lesh qe i dilte anash nga veshet. Sidoqofte, ishte shofer i mire, i zoti, dhe timonin e mbante drejt, dmth sipas kthesave. Kur u ngjitem paksa nga Miloti, ai na u drejtua duke na thene se i pelqente per vdekje Sali Mani dhe pastaj, pa na pyetur fare, futi nje kasete me çifteli, por me zerin ne tavan. Sa i çmendur qe ishte ! Por habite e mia s'kishin te sosur, sepse me vone kuptova se ne keto ane te gjithe ishin te çmendur.
Po jua kursej rrefimin e vuajtjeve te rruges, nuk po ju flas per nja 23 femije te shkolles fillore te Lufit te Pukes qe hanin qurrat e veta, madje duke i shijuar me nje mimike te ngjashme me ate qe bejme ne Urasit kur hame kaviar Karavastaje. Po futem drejt e ne Kukes.
Gjeja e pare qe ndodhi ishte se nje djale i madh, shume i madh, na zuri rrugen dhe na tha te zbrisnim ne toke. Pasi na numeroi te gjitheve, nja tre-kater here ne fakt, sepse kishte probleme me kapercimin mes shtatembedhjetes dhe nentembedhjetes, na tha te hipnim dhe te futeshim ne qytet. Pasta zbritem. Vendi ishte germadhe. M'u duk vetja ne Drezden, viti 0. Meqe ra fjala, une di shume gjera sepse jam shume i zgjuar, por kjo nuk bie shume ne sy sepse te gjithe Urasit jane te zgjuar. Sidoqofte, kur gjendem ne vende te huaja, zgjuarsia ime bie ne sy pernjehere, kuptohet per dy arsye : e para, jam shume i zgjuar ; e dyta, te huajt jane shume te trashe.
Ne nje shtepi perdhese, pashe nje mace te ngordhur qe askush nuk e kishte varrosur. Ne ne Ure kemi varre me permendore per macet dhe qente, dhe mendoj se kjo eshte diçka shume fisnike. Pastaj, pak me poshte, nje çift i ri, dukshem te sapofejuar, po rriheshin ne grushte. U trondita shume. Dikush prej nesh arriti te marre vesh ç'behej dhe na tha se po grindeshin per nje çeshtje te hershme xhelozie, ngaqe vajza na paskesh pasur nje kusheri i cili i kishte thene miremengjes nje dite, ne rruge, keshtu papritur e pakujtuar. Por ne nuk mund te benim asgje, ne ishim thjesht turiste, dhe mendoj se ajo vajza duhet te kete vdekur ate dite, ndjese paste, Zoti na meshirofte.
Kemi fjetur ne nje hotel, shtate dite. Hotel i thençin sepse ishte nje haur i vertete. Por vendasit e quanin hotel. Ne fillim u habita shume, mendoja mos ata talleshin me ne, por jo, mendoj se gjendja e tyre e varfer mendore i bente qe ta besonin haurin vertet si hotel. Mendja nuk ka kufinj, thote nje filozof i njohur i aneve tona, Apostol Ligoraqi. Dhe ka te drejte, mendja ç'nuk pjell.
Diten e trete ndodhi diçka e rende. Njeri prej turisteve u rrah keqas nga nje vendas, thjesht ngaqe ky shqiptoi "uaaaa" ne vend te "heu !". Kjo nuk ishte shenje e mire dhe aty kuptova se nuk e kishim te gjate ne kete vend. Vend i eger, vend egersirash. Per me teper, grabitqare. Sepse diten e peste na vodhen dhomat e haurit, na kishin shqyer dyert dhe vjedhur plaçkat. Domosdo, kur shikoje varferine e tyre te skajshme, eshte normale pastaj qe te te rrjepin. Por mua aq me bente, as nuk u nxeha as hiç. Sepse keshtu iu tregoja te egerve ç'eshte toleranca. Dhe mendoj se pata pak ndikim ngaqe fill me pas, aty afer u afrua dhe nje djale tjeter i ri qe na tha se ne ishim bota, se iu kishim zbukuruar qytetin, se ai i priste prej kohesh, si qyteterimin e ardhshem, etj. Sigurisht qe une u preka shume, dhe i dhashe fjalen se misione te tilla qyteteruese do te perseriten dhe ne te ardhmen.
Diten e fundit, pa e kuptuar as vete, fillova te ndjej mall per keto male te larta, dhe me falni se mbase nuk do te jem politikisht korrekt, por mendoj se keto male do te ishin dukur shume me te bukura po te ishin fusha, dhe te papopulluara me malesore. Bukuria e vertete qendron ne mellenjen, ne harabelin, trumcakun, por sapo ne peizazh futet nje malesor, atehere gjithçka sterrohet dhe bukuria merr arratine. Por duhet pranuar kjo, nuk mund te kemi gjithçka ne jete, dhe prandaj them se duhet te presim dhe pak qe malesoret te qyteterohen dhe te mos i ndotin me bukurite tona natyrore.
Nje here tjeter do t'jua tregoj çfare ngjau ne nje familje kuksiane, eshte vertet diçka e tmerrshme ajo qe ndodhi, por kete dua ta mbaj ende ne heshtje, nuk jam pjekur ende per te treguar gjera te renda.
_____
Edhe njehere, falemnderit autores per kete deshmi te sinqerte dhe krejtesisht realiste. Dhe i uroj jete te gjate Teas, ashtu ma quajne dhe mua gocen, dhe me vjen shume mire. I feel good, siç themi ne te qyteteruarit.
Finisterre, eshte e qarte qe autorja s'shkruan nga pozitat e 'te mjereve'. Menyra elegante ne te cilen ajo shkruan tregon per nje arsim te mire dhe eshte e qarte qe ajo jeton ne Tirane. E megjithate udheton per hall, jo per eksplorim alla Hobhouse dhe as per turizem si fjala vjen tropizma (akoma s'e kam realizuar deshiren per nje udhetim mbi Fierze). Ajo vertet e ka kaluar nje liqen, por jo me luksin qe imagjinon ti (ndoshta s'mund te paguaje nje bebisiter per femijen qe e con te prinderit? Ne bumin ndertues te Tiranes nje apartament me vaske mund ta marresh me qera per pak leke, po duhet te na kete mbetur ideja e luksit nga komunizmi), dhe sigurisht qe nuk ka zbritur nga fshati, pra s'ka qene ndonjehere ne pozitat e plakes. Ajo nuk po shikon mbi te kaluaren e vet. Ajo po shikon mbi nje mjerim qe s'ka qene asnjehere i saji, mbi nje pasiguri mbi varke qe s'e ka provuar as kur ishte tropojane.
Kontrasti qe ti kap eshte vertete nje nenrryme ne artikull por leximi yt i ekzagjeruar me duket jashte tekstit, dhe pjese e nje konteksti tjeter. 'Individi moralisht i dobet per te perballuar levizje kaq te rendesishem brenda vetes'? 'Patetizmi i atij qe kerkon medalje ne fund te vrapit?' Mos po bejme shume hamendesime dhe projektime? Dhe mbi te gjitha pse nuk na interesojne gjerat me thelbesore te artikullit, po i veme kapakun me akuza per mikroborgjezi me dilema?
Pasi jemi mesuar me fotografite digitale me ngjyra, instiktivisht i shikojme me nje lloj bezdije fotografite bardhe zi.Dhimbja asnjehere nuk eshte percmuese.
Kshu dhe reportazhi. Malet, peisazhi dhe njerzit qe jane te mberthyer aty na jane te dashur kurse realiteti na jep dhimbje.
Pershkrim i kendshem. Me kujtoi udhetimin tim te pare me traget ne 1994 per ne Tropoje. Udhetoja me nje ekip televiziv te Sky News, dhe te mahnitur nga natyra, nxorrem kameren dhe po filmonim peisazhin rreth e rrotull nga kuverta e tragetit, si dhe njerez te ndryshem, qe te ulur mbi shkembinjte buze liqenit mu si sirena te Andersenit me kostume te vjetra e te zeza, shikonin tragetin qe kalonte. Befas na afrohet nje intelektual tropojanas me kollare dhe me nje koke te paforme. Pa na pyetur akoma se si ishim, na drejtohet ne shqip, me sigurine idiote te nje anglishtfolesi qe kujton se e gjithe bota flet gjuhen e tij, "Po ju a keni leje per te filmuar". Me buze ne gaz i shpjeguam se nuk mund t'u merrnim leje maleve per t'i filmuar, ndaj kishim marre guximin ti filmonim pa leje. Ai filloi mengadale te ngrinte zerin e te na kercenonte (e ciditshme, nuk e prisja kete nga nje tropojan) dhe na tha se ai ishte Filan Bucpapa vellai i drejtorit te televizionit Skender Bucpapa dhe i dinte shume mire ligjet e se drejtes se autorit ndaj te mos perpiqeshim t'i hidhnim. Muhabeti u veshtiresua disi, por per fat aty u afrua shoferi yne Bajram Curras qe e kishim edhe si bodigard, dhe i tha qe po te mos e qepte gojen, do e hidhte ne moment nga trageti.
Arsyetimi i shoferit dhe mbiemri i tij, duket se e binden qe nuk kishim shkelur te drejtat e autorit te zones, persa kohe qe ishim te shoqeruar nga nje banor i zones qe ishte edhe "tip i forte" dhe na la rehat. Vecse jo pa na premtuar qe do te takoheshim perseri pas luftes tek ai restoranti ne Karlovi Var.
Ne rast se plaka e molleve do te ishte e shtrenguar (nga bijte, familjaret, niperit) te shperngulej, ajo s'do te kishte fare nevoje ta sublimonte traumen ne nje ndonje simbol. Thjesht do t'ua hidhte fajin hapur atyre qe e shtrenguan te shperngulej me zor. Ne kete rast do te rrezikonte ndonje forme te depresionit autodistruktiv, ndaj dhe te lokalizuar.
Me e rendesishme per shoqerine dhe me e rende per individin neuroza e fshehte e artikullshkrueses.
Po u bera kurioz se e drodhe Like e bere trike kete punen e filozofimit nga gjerat e pathena (por te menduara nga ty) te autores, sfida, dhurata e vetes ne fund te sfides (vizites ne vendlindje, sfida e sfidave te njeriut, qe nga Odiseu deri tek emigrantet) dilema e njeriut, to be ne anije or not to bo ne Tropoje, etj.
E kam llafin tjeter te marresh spunto nga nje gje dhe te levrosh nje gje tjeter, me vete, nga ana jote, tjeter te mundohesh ti japesh fasade ngjyrash filozofike nje shkrimi si ky, si puna e bojatisjes se pallateve te Tiranes per te krijuar komunitetin.
Sidoqofte te kujtoj se trikot perpiqem t'i thur te ndryshme njera nga tjetra. Por, pyes veten, si i behet kur trikot e disave dalin seri, sikur i ka prodhuar fabrika?
Zakonisht "emigrantet" e vjeter jane me racistet, sepse emigrantet e rinj me pamjet e tyre te mjera i kujtojne te kaluaren e tyre.
Shkrimi i zonjes Hoxha nuk na sjell asnje informacion tjeter te rendesishem pervec mbingarkeses me pasagjere (qe nuk eshte pak). Te gjithe te tjerat jane mjerim. Dua te them : mjerim i zonjes Hoxha. Lexoni Migjenin, qe ka shkruar aq shume per mjerimin e te tjereve, dhe nuk do te gjeni asnjehere pershkrime qurresh e portrete plakash me tre dhembe!
Do te kishte qene me shume interes qe ne ato 3 ore udhetim me anije zonja Hoxha te kishte biseduar me te vertete me bashkefshataret e saj. (Do te na kishte shpetuar dhe nga komentet psikoanalitike)
sidoqofte shoh se me keni keqkuptuar. une nuk kisha asgje me artikullshkruesen. e pashe qe ne fillim se eshte lobing per korridorin e alpeve. e kisha me njeriun qe kishte shku turist ne veri. me sa duket bashke me hurbin sepse me pas hurbi tregoi si u kishte shku ngjarja . se kisha aspak me ate gocen. pasha zotin.
nje nate po shihja te ktv, edhe une i marre shoh kosovaret, qe po diskutonin per nje autostrade ne kosove. nje te vetme. dhe diskutonin a ka leverdi ekonomike ndertimi i nje autostrade. dhe arriten ne perfundimin se leverdia ekonomike eshte fakultative, dmth nese arrijme te thithim 15% te trafikut te korridorit 10 ne durres- merdare atehere ia vlen ta ndertosh. tash, nese tre furgone te tre vellezerve shoferllari perballojne trafikun pogradec moker, atehere ku qendron arsyeja qe qeveria te ndertoje nje autostrade te re dhe te veri ne dispozicion nje linje te rregullt cdo gjysem ore te nje autobuzi me kondicioner. atehere, nese trageti i komanit dhe rruga fushe arrez qafe mali fierze, se bashku me rrugen bajram curri-krume -A1, besoj e perballojne trafikun e bajram currit. ndaj, meqe qeveria po punon per asfaltimin e rruges bajram curr-krume -kukes, dhe per hapjen e tunelit thirre -kalimash. kjo sa per t'ju qetesu shpirtrat. dhe meqe jemi aty, martin camaj ka le dikun aty ne breg te drinit, nese nuk do kish ike rrefugjat, do ihste me thes te miellit ne shpine duke prite tragetin e me levizjet me te lehta te dallgeve duke i rene ne shpine kesaj goces.
ajo qe me acaron mue qe i nderroj flamuret skaj vetes kanjihere, eshte qe gjendja nuk eshte katastrofale. une kam linde ne veri, jetoj ne veri dhe e njoh bajagi mire veriun. di qe ne cilindo vend te botes ka vende ku leverdia ekonomike nuk te lejon te emanciposh popullin, si ne iballe e dukagjin, por di se nga vende si iballa e dukagjini e nikaj merturi dalin gjeni kur bashkojne mendimet me te tjeret nga tomorrica erseka e kuci, ne qytete si tirana. dhe prandaj dikush jeton ne qytet e dikush ne fshat. secili ne jeten e tij.
Me duket se autorja e ka thene shkoqur mendimin e saj ne fund:
Për aq kohë sa ne do të jemi të varur nga natyra për të udhëtuar për qejfin apo hallin tonë, për aq kohë sa ideja e rrugës anës Drinit të ngelet vetëm ëndërr e bukur, për aq kohë që qeveritë që vijnë ,ikin dhe ri-vijnë përsëri në pushtet thjesht nuk e vënë ujin në zjarr për popullin, atëherë do perballemi gjithmone me pengesa ne kohe dhe infrastrukture.
Nuk shoh asnje lloj percmimi apo perbuzje per njerezit, madje i pershkruan ne menyre realiste e me sy dashamires. nuk ndjej ne shkrim te foluren nga pozitat e dikujt qe ka gjithe te mirat ne TR dhe po shkon atje per "t'u dhene mend" atyre njerezve qe s'marrin ere nga jeta. Madje, pershquaj nje lloj dhimbjeje te brendshme te sajen, kur pershkruan plaken dhe zbritjet ne qytet te malesoreve.
Pastaj, te kapesh me krahasimin e barkes me varken e Teas ne vaske, s'ka sens, ja paska qelluar qe ka vaske ne shtepi, por Tea mund te luante me varke dhe ne legen, sic kemi luajtur te gjithe.
Krahasimi me duket me vend, meqe barka gjendet ne meshire te fatit dhe nen kapricot e ujit, pra as jeta s'eshte e sigurt ne ate barke.
Me duket shkrim po aq i natyrshem dhe realist, sa dhe ditaret e Arbrit para pak kohesh.
Une kurre nuk kam qene ne kete zone. Kam ne plan te vizitoj Shqiperine me disa miqte e mij ne prill dhe kisha menduar qe te vizitoj edhe veriun nepermjet tragetit (jo rruges se re).
Ndonje sugjerim do te me ndihmonte.
Psh eshte me mire te shkosh me traget (dua te shikoj pamjet ne dy krahet e lumit) apo te shkosh ne rrugen e re/ose te vjeter?
Cila rruge eshte funksionale ne moment e reja apo e vjetra?
Ndonje hotel ose vend tjeter pervec lumit Drin per te pare/vizituar?
Marr shkas nga nderhyrjet e cba dhe shkinaks qe te hapet ketu nje dritare e re per te sjelle pershtypjet tona, dmth te emigranteve brenda dhe jashte vendit, kur jemi kthyer per here te pare ne shtepi.
Cfare traumash do te kete pasur !
Une i kthyer nga Parisi, me nje çehre te bukur, te bardhe dhe te trendafilte, parfumosur me Narcizo Rodriguez, me kepuce Ted Lapidus, duke ecur mbi grumbullin e plehut qe tre grate e mia te lena ne shtepi nuk e kishin hedhur ne fund te ares.
Cfare tronditje !
Nje shoqja ime, qe punon sot si topmodele per Karl Lagerfeld, e kam degjuar me veshet e mi tek i thoshte te atit bujk me parmende : Jo, jo ! Nuk do te martohem kurre me Zabitin ! Nuk e dua, nuk e dua ! Dhe qante me lot. Nejse, iku brenda nates sepse nuk duronte mendesine patriarkale dhe te prapambetur te babait. Sot punon perseri si topmodele, por ka nderruar agjenci.
Pastaj eshte dhe ai shoku im, qe u kthye ne shtepi me nje Bugati, dhe turfullonte ne timon kunder kusherinjve te tij te pagdhendur te fshatit qe nuk i kishin prere barerat e keqija dhe hequr guriçkat nga rrugica.
Shume gjema te medha kane ndodhur ne ate kohe, duhen zbuluar keto, koha premton.
Esmeralda e theu akullin, e hodhi hapin e pare, tani eshte me e lehte per ne, kemi shembuj ku te frymezohemi. Por sidoqofte, nje mendje me thote se vaska e Esmeraldes ka nje lidhje te fshehte me emrin e saj, Esmeralda. Sa aroma kundermuese pranverore qe çlirohen prej kendej ! Jam i bindur se Xhemilja lahet ende me tas dhe kazan te nxire. Te gjitha Xhemilet lahen keshtu, me perjashtime fare te vogla kur Xhemi, me nje shkurtim aq fatlum te emrit te saj te ndyre, gdhihet brenda nates ne nje vaske me currila masazhi. Oh çfare fati !
Yrnek, (nuk mund te drejtohem Hurbinek sepse eshte nje emer shume tragjik duke patur parasysh shkrimin e Levit)
Shpesh, kur flasim per emigrantet, kemi parasysh ata qe lene atdheun, por harrojme emigracionet brenda permbreda vendit, ata qe lene vatrat e tyre per tu vendosur ne nje fshat apo qytet tjeter. Atdheu ne realitet eshte Vatra. Lihet nje Vater. Prandaj dhe reagimet e emigranteve, qofshin ata qe vendosen ne nje vend te huaj, qofte ata qe zhvendosen brenda vendit, jane te ngjanshme. Per shembull, ata qe reaguan te paret kunder banoreve te Bathores ishin provincialet qe sapo ishin vendosur ne Tirane, qe sapo kishin gjetur nje pune dhe nje shtepi. Ata filluan te paret qe ti perbuzin keta banore qe halli i madh i kishte detyruar te vendoseshin aty. Talleshin me tragjedine e disa mjeraneve. Madje, humori i qelbur qe behet ne emisionin Portokalli, behet per te zbavitur provincialet e sapo vendosur ne Tirane, mafiozet e rinj. Ata qe financojne dhe keto lloj emisionesh. Sepse duke u tallur me mjeranet e Bathores, ata ndjehen me lart, madje Tiranas. Per mua, ata qe duhet te karikaturohen jane pikerisht keto mafioze te rinj. Ata jane komike. Jane komike ne deshiren per tu treguar te pasur, te ditur e me prejardhje mundesisht mbreterore.
Jo vetem ata, por dhe te ardhurit ne Tirane me ardhjen e komunisteve. Mjafton qe ti shikosh e ti degjosh. Pashe ne nje emision Fatos Nanon ne shtepine e tij te ulur ne nje kolltuk te lyer me varak, imitim i kolltukeve mbreterore. Nuk behej me kitsch. Sa e pashe e mbylla. Ashtu si ai jane te gjithe. Jetojne ne nje kitsch total. Mendojne se mund te blejne me para cdo gje. Por oxhaku nuk mund te blihet me para. Prandaj jane dhe qesharake. Portokallia nuk ve ne loje kete shtrese sepse nuk mund te tallet me veten.
Mund te flasim gjate, por do ti merrja kohe vetes e te tjereve.
Pashe nje humor "portokalli" apo "limoni", s'e mbaj mend, me siguri tip fruti. Disa tipa dilnin ne nje skene aty perpara dhe kishte ca tipa te tjere (keta ishin me te shumte) qe duartrokisnin nga prapa. Dhe tipat e pare thoshin keshtu :
Ishte nje baba, me te birin per krahu. Donte ta regjistronte ne nje universitet privat. Ishte dhe profesori qe iu thoshte silleni tek une sepse per tre muaj e ke diplomen, dhe me ulje çmimi, etj etj.
E tere kjo eshte OK. Asnje gje per t'u permendur, po te luhej mire, edhe mund te qeshje, e perse jo fundja, e qeshura te zgjat jeten.
Por aty ku nuk te qeshej fare, dhe ku shqyeje syte per te marre vesh perse, ishte kur profesori i universitetit fliste ne nje theks te rende verior.
Lidhja ishte e qarte : profesoret dallkauke te universiteteve private, meqenese jane te trashe nga trute dhe duan thjesht te fitojne para, jane AUTOMATIKISHT katundare te trashe me theks te rende verior, dhe ketu (DHE KJO ESHTE ME E BUKURA E HISTORISE !) asnje shikues apo teleshikues nuk kishte ç'te thoshte sepse E VERTETA ESHTE ASHTU : maloket jane te trashe.
Ne e dime fort mire qe profesoret-dallkauke te universiteteve private jane njerez me kollare, qe lahen e rruhen per bukuri, dhe qe nuk jane aspak te kategorise se synuar me theksin e rende verior.
Atehere, nga vjen kjo rreshqitje dometheniesh ?
Vjen nga kjo qe FRYMA APO MENDESIA KOLEKTIVE do, dhe kerkon, dhe ngulmon, te mbaje gjalle MITIN E MALOKUT KOKETRASHE. Kjo legjende duhet mbajtur gjalle me çdo kusht. Ne te gjitha menyrat, nepermjet TV, radios, shtypit. Legjenda eshte e lehte te mbahet gjalle sepse ajo ka hyre tashme ne mendjet e njerezve, si nje krim qe i hyn molles dhe nuk del me.
Nga kush eshte krijuar kjo legjende ? Po me siguri nga ata qe e ndjejne veten se nuk i perkasin legjendes. Dmth, veprimin aritmetik te zbritjes e dine te gjithe, dhe kushdo mund te gjeje rezultatin e deshiruar.
Kur atmosfera e pergjithshme e nje vendi kthehet ne nje gjendje te tille, kur arsyeja merr arratine duke ia lene fjalen e fundit vetem llomotitjes dhe thashethemit, atehere eshte e pamundur qe dikush te marre fjalen dhe te terheqe sirenen e alarmit. Sepse lukunia fillon te dyshoje çdokend qe nuk i shkon pershtat legjendes. Lukunia eshte jashtezakonisht e zellshme per t'i mbrojtur anetaret e vet, por ajo eshte njekohesisht e pameshirshme dhe e shqyen ne vend çdo element te cilesuar si tradhtar.
Ne hapesiren mediatike shqiptare, te sunduar nga sharlatanet e kollarisur (nuk di nese e keni vene re : keta me siper flasin tre fjale ne 60 sekonda, te ndara me pauza te gjata per t'i dhene mendimit nje peshe fenomenale te papare - siç do thoshte nje anetar i lukunise), po thosha pra se ne hapesiren mediatike shqiptare, nuk ka ende asnje ze qe ngrihet kunder kesaj skamje mendore, kesaj varferie te tmerrshme te neuroneve te trurit, dhe qe t'i shkunde koleget e vet te lukunise duke iu thene : "Daleni te mendohemi pak, se ka mundesi qe lukunia jone eshte nje mizerje, dhe se kam filluar te ndihem keq, naten, kur sulmoj nje popullsi te tere ne TV, pa kurrfare arsye e kurrfare shkaku, thjesht ngaqe pararendesit tane na kane mesuar keshtu."
Keto fjale, e dini dhe ju fort mire, nuk degjohen askund. As ne TV, as ne shtyp, as ne radio, as ne internet, as tek peshkupauje.
Per ta lidhur me kete te fundit, peshkupauje ka perqendrimin me te madh te anetareve te lukunise. Mjafton te klikosh ku te duash dhe do te biesh mbi dy-tre çakenj apo tyryfyçka qe i bien ketij tam-tami.
_____
Nuk ke çfare ben, keshtu eshte. Por keta çakenjte dhe tyryfyçkat, do te doja thjesht t'iu bej nje pyetje :
A E KENI VRARE NDONJEHERE MENDJEN, NGA I VJEN ATIJ FSHATARIT NE ARE NJE BUZEQESHJE DINAKE GATI E PASHQUESHME NE CEP TE BUZEVE ?
Kur t'i jene pergjigjur kesaj, them se anetaret e lukunise do te pastrohen pak, por me dhimbje. Sepse askush nuk e leshon piedestalin e vet, qofte dhe te fituar pa te drejte, madje keta ende me keq.
Te zbresesh nga piedestali dhe te flakesh mburojat qe i ke krijuar vetes, mburoja gjinore, krahinore, racore, dialektore, kjo eshte e dhimbshme sepse ju zhvesh lakuriq. Dhe ju e dini fort mire se lakuriqesine nuk e perjetojne mire te gjithe : natyra, disa i ka pajisur mire e disa jo. Por sidoqofte, kjo eshte ne doren e natyres. Lukunia duhet te beje ç'eshte ne doren e vet : te zhvishet dhe te luftoje denjesisht. Nese iu ka mbetur ende ndonje kuptim i dinjitetit.
Jo more, fliste me theks verior sepse jane miqte e Berishes ato qe i kane hapur universitetet.
Gjithe ky shkrim kot me kot. Nga c'vrime e arushes shkruan qe s'njeh portokalline? Sa shekuj ke qe i ke futur nje te prere lidhjeve me Shqiperine e tani vjen e na jep mend ketu?
Dhe sa per dialektin, po. Ata qe s'e mesojne dot gjuhen letrare, te trashe jane. Une ne qytetin tim flas dialektin tim, ne nje qytet tjeter flas gjuhen letrare.
Tjeter gje kur flet per qejf, qe flet c'te duash.
Per ate pune kam bere shkolle. E imagjinoni dot nje kryeminister italian te dale e te flase me dialekt napoletan? Jo, se eshte kryeminister tjetri, do te flase gjuhen letrare.
Ja per shembull, ti je nje cope idioti. Por mos me keqkupto : nuk je idiot ngaqe je lindur ne Karavasta apo Prrenjas apo ne maje te kalit te Skenderbeut. Dhe as ngaqe je lindur i tille, askush nuk lind idiot. Por je nje cope idioti ngaqe vete ti ke zgjedhur te jesh i tille.
Eshte shume e bukur, mendoj une, kjo palidhja totale e fushes nga kane dale njerezit me idiotesine qe e mbartin me vete ngado qe te shkojne.
Vertet, eshte per t'u habitur se si me te shkeputurit nga Shqiperia, ata qe s'e kane haberin fare, ata japin me shume mend ketu tek peshku.
Ata qe jane ngritur nga nje maje mali kur kane shkuar ne perendim, dhe kur kthehen shkojne prape tek ajo maje mali, vijne dhe flasin per Tiranen e per qytetet e Shqiperise gjithe kompetence. Ik futi nje te lare me llape banjove franceze tani e mos na bej zhurme kot. Ik se mos te lene pa pune e fle poshte ndonje ure apo t'i zesh deren ndonje kusheriri qe s'ta ka ngene te te mbaje me buke e me strehe.
C'krahinizem i thekur. Qesharak deri ne njefare pike. E ne nje pike tjeter i trishtueshem. Shkojne nje grumbull shushkash gjysem lakuriq, "ua mami" dhe "ui babi", te lyera e pispillosura neper male dhe pastaj habiten qe ju xhirojne gomat...Ehhhh! Moren udhen per Tropoje Lulushet, 3/4 e te cileve konviktore 3 Lek buke nga ndonje fshat i humbur, te paragjykojne ato te shkretit qe jetojne ne hallet e tyre, ne nje ambient plot tabu!
Njero, sidoqofte, kur te jem ne Shqiperi, premtoj qe do xhiroj gomat e makines kur te shoh duke u tundur-e-shkundur ne rruget e Tiranes. S'besoj qe ka problem qe s'jam nga Tropoja. Apo ti ve re vetem xhirimet e gomave te tropojaneve?! Shume interesant seleksionimi i informacionit sipas paragjykimeve vetjake.
Meqe znj Hoxha qenka bije Tropoje, ia kuptoj deshiren dhe endrren per ta bere nje dite udhetimin per ne vendlindje sa me te lehte, te shpejte dhe pa peripeci. Sidomos gjate dimrit.
Por, me habit shume bojatisja e tepert qe i ka bere ketij problemi. Plaka pa dhembe, psonisjet e malesoreve e teprica te tjera. Nuk e ve ne dyshim qe eshte bije Tropoje, por vallai po me duket sikur s'levroka shume nga ato ane. Nejse. Zgjedhjet e saj. Qe nje malesor/e ne Puke ka Lacin per qender graviteti, edhe e besoj, por faktikisht per Tropojen e zonat verdalle, qender graviteti eshte bere Prishtina. Atje furnizohen me shume per ushqime e mallra, cmimet jane me te uleta se ne Tirane. Plus edhe per shkollim te larte ka filluar trendi per ne Prishtine.
Sa per udhetimin. Hera e fundit qe isha, fatkeqesisht nuk kisha marre pashaporten me vete, keshtu qe nuk i binim dot nga Kosova, me gjithe deshiren time. Ne vajtje morem tragetin, edhe cudi e madhe se s'kishte kafshe shtepiake ne vere, por sic duket i levizin ne dimer (!!!) Ne kthim i rame nga Qafa e Malit. Me shume per te mos pritur per tragetin. Ne gusht si kudo ne Shqiperi, ka dyndje te madhe. Por edhe per qejf per te soditur ato ane. Fatkeqesisht, nje pjese e rruges eshte fare e pamirembajtur. Domosdo, kush do t'i mirembaje. Plus qe me hapjen e rruges nqs s'merret trageti, shumica i bien nga Kosova. (Me apo pa tunel, anashkalohet tuneli.)
Per ate punen e varkes me 80 veta kapacitet por me 120 veta brenda, vallai i bija cerres se cellullarit dhe i thosha vajzes sime qe nuk vij dot sot, se s'ka mundesi, dhe vij neser. Jo per gje, por kemi pasur ca histori te hidhura me varka mbi kapacitet.
Znj. Hoxha, vertete qe infrastruktura e rrugeve, jo vetem per ne Tropoje, por dhe ne pjese te tjera, (pata rastin te shetisja Leskovikun e me radhe) kerkon investim. Per nje vend aq te vogel sa eshte Shqiperia izolimi eshte i pajystifikueshem. Megjithate, ky problem ka se si duhet trajtuar, pa numeruar dhembet e plakave, apo qurret e kalamajve. Une psh do kisha ofruar nje kartopecete a shami, po kjo s'ka te beje me rruget.
Ne mbyllje, qenka me mire per Tropojen me qene mbese Tropoje se sa bije ...
58 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Kur ishim ne universitet, patem mundesi zgjedhjeje per te bere praktike (a.k.a ekskursion) ne veri ose ne jug. Ne fakt, shkolla jone kishte me shume lidhje me terrenin e veriut, dhe ne jug kishim qene dy vjet rresht dhe ia kishim kaluar mire. Keshtu qe shume donin te shkonin ne veri, se s'na jepej me ajo mundesi dhe ishte vend qe s'e kishim pare. Nje djale tropojan u druajt te vinte. Tha qe fisi i tij ishte ne gjak. Megjithate, ate s'e njihnin si fytyre, se ishte gjak i trasheguar, keshtu qe iu mbush mendja te vinte.
Gjeja e pare qe i bente pershtypje rruges shumices, ishin dritaret e vogla te shtepive. Ne ate zona i benin dritaret shume te vogla, Sa mberritem, zbritem nga autobusi dhe filluan te kalojne bencat me radhe, sapo pane autobus shkolle me femra brenda. Ca xhironin gomat, ca ngrinin kasetofonin te mbeshtetur tek makina, duke pire cigare si Klint Eastwood e shikonin si te babezitur. Iknin me makine, vinin prape me shoke te tjere. Here pas here vinin e na pyesnin ne cunave "Nga jeni, per cfare keni ardhur." Pastaj erdhi nje furgon policie e na tha qe po te donim te shikonim vendet turistike aty rrotull, mund te na shoqeronin ata ku te donim ne... polica cuna te rinj, qe ishin gati ta xhironin furgonin e policise njesoj si ata te paret qe benin cirk. Lokale qe ta shpifnin e njerez qe te vinin ne siklet, mes nje natyre te bukur.
Andej u kishte mbetur ora ne vitin 1994. U beme pishman qe shkuam ne vitin 2006.
ti me thua qe ke qene ne veri? kujt i thua veri ti mer njeri se ne veri paska njerez ne gjak se ne jug nuk te vrasin per gjak. nejse ne cilindo vend te shqiperise me 5000 banore nuk behet kuriozitet arrdhja e nje autobuzi me vajza qe thu ti, po une them thjehste me te huaj.
ke qene ne shkoder ti, ne lezhe, ne kukes. atje jane mesu me autobuzet me shume njerez. dhe se kane problem. boll me keto legjendat se na lodhet. jugu veriu. kush eshte jug e kush veri.
edhe ti goce, paske udhetu per tropoje dhe qenke cudite se si nje mjet transporti qe iken prej komani ne fierze e ndalon ne iballe e atje ku thejte Drini qafen ka njerez me miell e me pula. mundesh me faturu nje taksi e me ike me shpejt. i hype ne tirane, e mbrrin per 4 ore ne bc ka qafa e malit. dhe nuk e ndjen shume lodhjen, shijon bilez eshe malet e qafes se malit e te dardhes rruges se tash kane nise me u jeshilu.
Pene e bukur - une kete dore do ta lexoja gjithmone me qejf. Pastaj vjen realiteti qe ne evitojme cdo dite: plakat me 3 dhembe (po edhe dhembet tane qe prishen), njerezit ende te izoluar maleve (dhe ne ne izolimin tone mendor por edhe gjeografik 'sa e vogel eshte Tirana'), gropat qe thellohen (si trotuari perpara Skenderbeut ku ngrefosen Burrat dhe ndonje Grua Simpatike).
Ne cfare menyre mund ta duash kete Shqiperi? Gjithmone me romantizem alla Victor Hugo, apo edhe me Shqip, alla Migjeni (sepse edhe ky e gjente buzeqeshjen)? Une sinqerisht nuk po e gjej menyren, sepse paska gjithmone nje krize me emergjente dhe per dreq SHQIPERIA QENKESH GJITHMONE ATY si nena qe mund ta lesh pas dore.
shkinaks, une nuk dallova ndonje lloj percmimi ne shkrimin e kesaj goces...
flo e kisha per kete njeriun me lart, jo per gocen. per gocen kisha thjeshte nje verejtje. jemi bere te gjithe njesh, si keta shkrimtaret qe ndjekin ismail kadarene e te tjeret qe ndjekin keta qe kane fatin te njohin profetin kadare. dmth, te gjithe bythelepiresa dhe pastaj merren me qurrat e nje kalamani prej iballe qe ka ble banane ne lac te vaut te dejes apo nje grua prej trebinje qe ka blere nje rrobe te gabi ne pogradec. per pjesen tjeter ok. linja e tragetit koman fierze eshte si cdo linje tjeter autobuzi, di une corovode tomorrice, korce cerrave, kukes bushtrice. thjeshte ka nje te vecante se ta merr frymen bukuria nese ec ne pranvere. dhe ec mbi uje ne vend se mbi rruge pa asfalt. kaq.
pastaj goca po lobon per korridorin shkoder-vaudejes-fierze-tropoje-gjakove. nje alternative e rruges se durres prishtine. dmth zeri i jozefines ne vesh te komunistave te peshkut. po pastaj qeshtje tjeter dhe me e gjate kjo. u rekomandoj ketyre te peshkut te merren me lobimin e klanit tropoje shkoder kunder rruges durres prishtine via kukes. nje here tjeter. se sado autostrade te behet qurrat ne femijet e iballes do mbeten qurra.
Pothuajse gjithmonë seç ka një shije të hidhët kur dikush me kollare flet për b*thgrisurit.
Se pëlqej dot artikullin.
J., ky eshte problem i paevitueshem. Sepse edhe kur vec i regjistron, audio, video, apo transkript bisede, veten tende te kollarisur (apo t-shirtosur) e projekton do apo s'do aty. Me mire te dish, ne kete rast, se te mos dish.
Pastaj si mund te mos vije re se artikulli fliste edhe per vete kollaret - me prinder ne Tropoje (cfare do te thote kjo per shtresen e shkrueses dhe per fazen aktuale te zhvillimit shoqeror, mendoje) dhe viktima te po kesaj infrastrukture qe s'te le te qyteterohesh, pra nuk ishte nje reportazh per 'ata'?
Perdora fjalen kollare per te vazhduar linjen tende te mendimit, por nuk mendoj se autorja eshte e kollarisur, aspak. Gjithashtu mendoj se autorja me ane te vetes sjell nje mundesi e mire reflektimi per te tromaksurit nga Tropojanet e me gjere. Krahasoje psh me Shtembarin tirons
(Arber s'e kam me ty, e kam me monopolizimin e qytetarise, madje pershendetje ty).
Trop, këtu më duket me kollare autorja:
Tregon distancën sesa larg është prej atyre që përshkruan dhe nuk bëhet fjalë për km. Kollareja dhe qurrat nuk janë tregues të pastër klasorë, por QËNDRIM (këndvështrim) ndaj asaj që sheh.
Edhe për Finin: Nuk jam kundër shkrimit, aspak! As kundër dijes për çka bëhet. Jam kundër mënyrës sesi kjo sillet këtu.
Kur u lexova mu ngjall ajo "kënaqësia" perverse në mendje që nëse dikujt i ndodh diçka e keqe, gëzohemi se nuk na ka ndodhur ne.
Qofsha i gabuar unë, gjithsesi. Dhe qoftë më e kujdesshme autorja herë tjetër, gjithashtu.
Varferia atje eshte e rende dhe s'ka gje te keqe qe dikush e krahason me gjendjen ndryshe. S'me duket se e ka bere me te keq autorja.
Une atje pashe ne oborr shtepish nje lloj si dhome e vogel, 2 metra katror, e gjitha prej guri, brenda se ciles ndizej zjarri me copa druri dhe aty vinin tepsite per te gatuar nje lloj byreku qe per ta ishte i vecante, e ne fakt ishte thjesht brume i pjekur ne tepsi. Ne jug e ne Shqiperine e mesme vetem gabelet gatuajne ashtu.
Keto duhen vene ne pah, qe te behet dicka per t'i ndryshuar. Nuk behet gje me heshtje.
J., shume i kemi ulur standardet, se im ate qe ka vaske ne shtepi nuk ve asnjehere kollare
.
Vertet permendja e vaskes ty te beri te mendoheshe per mireqenien, dhe nuk e vure re hic qe autorja me shume mundesi nuk ka makine/leke me teprice por udheton rrezikshem si gjithe te tjeret? Krahasimi me varken loder te vajzes ishte nje moment i bukur ne tekst, sepse krejt natyrshem tregonte se 1) varken e leviz dikush dhe 2) varken e leviz (fundos icik!) dikush sipas kapricos se vet, si femija. E leme me kaq, apo do emrin e varkes?
Më ka pëlqy gjithnji që je gjë e zgjut.
Po kësaj rradhe, mendimi im puqet me atë të bidhrijes, edhe unë me të puqemi e shumta dy tre herë në vit lol. (Si çiftet që kanë 10 vjet martuar)
kështu që... keq më vjen trop.
Nejse, e dini qe trageti i ri e ka emrin SALALBA …? hahahahahahahahahaaaaaa.
Gjithmone sec ka nje shije te idhte kur dikur flet. Me mire t'i hipim taksise dhe te mbyllim gojen se per veriun ka kush mendon, per jugun po ashtu.
Pervec kesaj te mos harrojme qe shqiptaret jane popull trim dhe liridashes dhe e kane ne gjak bujarine. Gjakmarrjet i ka paqtuar Partia. Shpifin se duan te na percajne.
Here-here ndeshim edhe ne probleme, por na falen meqe jemi populli me i lashte ne Ballkan, per te mos folur pastaj per gjuhen shqipe prej se ciles kane dale greqishtja e me radhe.
Kush pohon te kunderten eshte llacifac i poshter, arumun, antiamerikan, i shitur te greku dhe s'na e do te miren. Rrofte populli shqiptar! Zoti e bekofte Shqiperine!
p.s. Per cfare '94 e 2006 e kishe fjalen ti Njeri?! Ne jemi diku aty te viti '36. Presim Tefta Tashkon te na jape ndonje koncert te vogel, nderkohe qe çingijet i bien dajres te sarajet.
e di ca me acaron me teper! kur dikush qe hiqet si intelektual dhe eshte thjeshte nje askush qe vret veten perdite sapo ti flasi shefi nje gjysem llafi. nje dikush qe se ka grimen e personalitetit dhe perpqiet te ule te tjeret. gjithnje dynjaja eshte si ta shohesh. edhe nese do te beje gallate, te qeshje me kalamanin qe i varen qyrrat dhe nese do dije te ishe i lumtur qe po udheton nenet ore per 200 km rruge, ajo duket qe 200 ore rruge per nenet ore jane teper. per nej qe ka sy. po nje dikush qe eshte i stresuar nga puna ne zyre dhe e kap me shoferin qe ha buke duke mbledhur keta tropojanet e qytetit shpi me shpi si shoferet e dibres, kukesit e sarandes e korces, eshet pak si e rende.
pastaj gjaqet nuk i merr partia, i marrin njerezit secili te vetin, thjeshte nuk ka pse sa here permendet veriu nuk duhet permendur se s'ben gjaku. nese une e degjoj televizorin keto ditet e fundit kemi me dhjetera kronika vrasjesh ne jug te shqiperise por kjo nuk do te thote se sa here te flasim per korcen te flasim edhe per njerez qe te vrasin per xhelozi, apo te vrasin sepse nuk ia dalin dot me te mire te te marrin biznesin. dhe veriu ehste i madh. prej tirane deri ne pazar te ri asht shume i madh veriu. ka shkoder e kruje e prizren e peje e prishtine. ka edhe bajram curr e krume e bajze e shishtavec e drenice. duhet dallu se per cfare po flet kur flet per veriun. apo jo finisterr.
ca po ben ti per emancipimin e ketij kombi qe ka ngle ne 36? e? sa te drejte ke ti te shash qeverine? perse?
Ja se po te flas une qe sipas teje paskam te drejte te flas, meqe e mbaj qeverine me buke, i jap rrogen dhe makinat e mira me taksat qe paguaj. Ia jap qe te rregullojne gjithe fisin qeveritaret, te rregullohen per vete e ta lene veriun e gjithe te tjeret ashtu si e kane lene, pa piken e emancipimit. Ne vitin 1994 quheshin zonat "qytet i thencin" se te tjerat ishin me larg se viti 1936. Jemi ne vitin 2010 dhe vazhdojme te shohim parmenda mesjete.
Nuk kontribohet duke i rrahur shpatullat qeverise qe e ben kete, vetem se te ka dhene ty buken e dikujt tjeter me ndonje vend pune.
o daje cfare po thuaj. si fillim mos me thuaj qe rruga bri liqenit per ne tropoje na qenka patentuar nga jozefina, sic patentoi rrugen e kombit sala. se ato rruge i paguan populli, dhe i perdor po populli!
se dyti boll me kete krenarine per nje vend te izoluar, me krenarine per qurret, me krenarine per mungesen e nje linje te rregullt te transportit publik (packa se mund te merrke dhe taksine ti zotrote meqenese te paguaka mire administrata). ke qene ne itali, e di shume mire se ka stacione autobusi, dhe e di shume mire qe nuk i stermbush njeri me 40 persona me shume mjetet (sidomos ato qe lundrojne, per arsye te kuptueshme). boll me krenarine per fshatrat qe nuk kane sherbimin higjienik dhe ate mjekesor ne dispozicion, boll me krenarine per te qenit i paarritshem (prej izolimit). Dhe ai pranimi i gjakmarrjes si fenomen duke thene se paska dhe ne jug eshte budallallik me brire. Eshte deshtim i shtetit, tregim haptazi i pafuqise.
se treti, boll me kete mosnderhyrjen, heqjen e vetes menjane kinse qenke i kollarisur dhe paragjykues. po te mos kish patur nderhyrje nga robt e kollarisur verdalle anglezet do ishin ende druide, vikinget do ngjiteshin deri ne fierze per grabitje, romaket do hanin vetem rrush, fiq edhe mish, ndersa ne do ishim ende pellazge.
Nuk ka per t'u lejuar askush, sado krenar te jete, t'i shnderroje malet ne kopsht zoologjik.
Shkinas, ne s'dime asgje per njeri-tjetrin. Flasim ne parim. Perndryshe po te them se fakti qe ti shkruan me nje flamurke te kuqe anash emrit s'na ben automatikisht ty patriot dhe mua bukeshkale.
E para s'po "shaj qeverine". S'merrem fare me fjalen "qeveri", meqe e di se qeverine e bejne njerezit qe jane rritur me kishete qe recitova mesiper. Ca besojne sinqerisht te klisheja, ca te tjereve u vjen mire se perfitojne nga klishete e kopese... Keshtu puna!
Tani vijme te koherenca e gjerave qe shkruajme. Ky eshte postimi yt i vendosur ne nje teme tjeter:
"duhej bere nje politike e thjeshte, kanuni i Lekes. kush gjykates firmosi per havzi nelen, pushkatim, kush ishte sekretari i pare qe firmoste per internimet, pushkatim. ne shesh te tiranes qe familjet e tyre te vinin e ti merrnin, por tu vinte turp kur te vinin per ti marre, nese komunistat shqiptare e dinin se ca eshte burrnia e turpi. ti linin aty ne shesh prej turpit. por jemi popull i perlyer. te gjithe."
Nuk ka asnje ndryshim, absolutisht asnje, mes kesaj llogjike mllefi dhe hakmarrjeje dhe asaj qe prodhoi lemerine e varreve pa emra nen komunizem. E kupton tani pse them qe kemi mbetur ne vitin '36?
nuk e kuptoj kete fenomenin "lule mos me prek" sa here qe flitet per gjendjen mjeruar ne veri, perpiqet te gjenden paragjykime dhe ku nuk ka
si tha ajo: "amani ore vetem ju mos u zini se ne nuk duam as drita as uje"
une qe jam nga jugu do e mireprisja nje shkrim qe flet per zonat e varfra ne jug... dhe ka plot femije me qurra dhe atje
Mbase eshte inercia e asaj qe ne kohen e Enverit thoshim se ishim vendi me i lumtur ne bote.
finisterre, ate te vitit '36 e ke qare.
shkinaks, bashkepeshk, ti ne kete hapesire lexohesh me kenaqesi, prandaj me me shume qetesi pergjigjju shkrimit edhe me pasion, edhe me arsye (mos ngaterro shkrimin me komentin e dikujt tjeter).
tropoja ka nje kumbim te vecante sepse behet fjala per vendlindjen e kryetarit. gjithashtu, eshte trumbetuar shume ndikimi pozitiv i rruges durres-kukes ne lidhjen e plot fshatrave veriore me qytetet dhe qyteteve me kryeqytetet, prandaj ky reportazh eshte nje ilustrim i mire se si nuk mund te futen te gjitha vezet ne nje shporte. veriu dhe tropoja s'mund t'i fuse te gjitha shpresat te shporta e berishes, berisha s'mund t'i thyeje te gjitha vezet tek nje rruge, e keshtu me rradhe. mesimi nga tropoja eshte qe ndjenja e theksuar e nepotizmit dhe klanizmit qe na karakterizon nuk mjafton per te permiresuar nje katund, ngritur nje qytet, apo zhvilluar nje krahine qe perben interes specifik, e jo me te gjithe vendin.
nejse, shkrimi kishte plot fije per te tjerre lloj lloj argumentash, por mendoj se nuk eshte aspak antiverior, madje cuditem nga nje lexim i tille.
uhh, sa u qetesova tani qe u postuan keto fotot
Pse ziheni mre ???
Besoj se nje shkrim te tille do ta bente secili nga ne, nese do udhetonte me mjet transporti jo te vetin, per vendlindje apo shtepine e prinderve, qofte kjo Tropoje, apo Vore e Maminas
Ngjan me rrefimet e sinqerta te tavolinave meje dhe miqve te mi, kur kthehemi nga udhetimet per andej nga jemi. Shqiperia eshte pak a shume njelloj kur kalon cakun e qendrave te qyteteve, larg trotuareve buze bankave dhe restoranteve te tiranes, dhe merr autobusa, furgona, kur perplasesh me te verteten, me popullin. Njelloj sikur kur shkon ne spital, ne gjendje civile, ne poste, kur rri ne radhe ke targat e makinave etj etj....
Mua, si jo-tropojane dhe jo-veriore mbase me duket i cike e ashper kjo goca, dhe ajo me anijen e Teas nuk me pelqeu as mua, por gjithesesi mendoj se eshte e sinqerte, dhe besoj se ajo e di me mire se une se i ka pa me sy ato gjona
Kjo me lart ishte rrenqethese dhe flet sa per 20 hartime. Realiteti shqeto. Sa kushton jeta ne shqiperi ? = 120 -80 !!!!
Perfundimisht, eshte shkrim qe ja vlen me u lexu.
Thanks Esmeralda
Ky shkrimi me kujton nje shkrim tjeter te sjelle ketu tek peshku,nuk e mbaj mend se kush esolli por ishte me perplasje buzesh ne autobus me duket.
Po kur e dergoi gocen kjo zonja me helikopterr e dergoi apo i kishte rene nga Serbia atehere.
pa he, perpiqu te kujtohesh njehere
U kujtova,ka qene shkrimi i tropizmes me autobuzin e linjes sauk-ushtari i panjohur.
Mos u ankoni shume per shkrimin. Une se pari u surprizova qe ky shkrimi nga Saktivista nuk kishte asnje citim autoresh franceze qe levrojne teorine marksiste dhe faktin qe po te ishte zhbiriluar si duhet ajo theori Komani do ishte bere me linje treni te shpejte sot si ne Evrope, high speed rail Venecia - Koman, uje me uje dmth.
Bile pashe qe blogu Saktvista ka zevendesuar grushtat e kuq ne sfond me grushta te bardhe.
Keto jane goxha permiresim ne vetvete, si dhe fakti qe shkrimi nuk ben thirrje direkt per revolucion.
Me perjashtim qe kjo autorja po shkruan sikur eshte Doruntina dhe po kthehet ne vendlindje pas 147 vjetesh, ka harruar cdo gje, habitet me cdo gje, pale mendte sa shume qamet i merren ne ate anije qe i bije ta kete hipur disa here ne vit te pakten, meqe ka prinderit aty.
Kurse ti Flo mos e kap me kompleksin lule mos me prek te zones se veriut, se ti i kap verijsat me grep ne urbanin e Tiranes (ne shkrimet tende), s'ke nevoje te shkosh ne veri.
P.S. Esmeralda, keto shkrimet me kete stil jane bere kaq bajate tashme, sa te sjellin te njejten ndjesi qe te paskesh sjelle anija ty, mgjths duke pasur parasysh ku e ke shkruar ... suksese me shkrimin tjeter per udhetimin ne Kukes ose ne Kavaje.
xhib o xhan, une nuk kam nevoje te t'i gjej me grep, ata me kane varur mua maje grepit e nuk me leshojne...
sa per te tjerat, te siguroj qe dhe ty do ta fusja me shpulle po te perplasje buzet
robi qe perlaste buzet ne shkrimin tim, nuk qe verior , qe tirans, po juve e konvertuat ne verior nga dashuria e madhe per vriun
mua nuk me duket se autorja habitet gjibi.
me duket se per te kushedisaten here, ngushtohet nga perbrenda, nevrikoset dhe do deshironte qe gjerat te ishin ndryshe.
me duket thjesht sikur inatin e kesaj radhe, spo e ndan me veten e vet si here te tjera, por po perpiqet te ta tregoje ty dhe mua duke te shpjegu arsyet dhe detajet.
Nuk eshte me tragetin dhe tropojen inati me duket mua mer plak. Ajo eshte thejsht sebepi
Tushe, shkrimi ka shume, ta themi shqip ...p0rdhe, dhe aspak autenticictet. Juve tani mbase jeni mesuar aty nga niveli i larte i CO2-se ne televizor dhe s'ju ben shume pershtypje, se shumica e shkrimeve per 'fakiret' dhe cdo gje tjeter jane te tille, me qellim qe te qisin ne pah gazrat e autorit, jo objektin apo subjektet e shkrimit. Dmth sa u habit autori, sa ju morren mendte autorit nga realiteti i dhimbshem i Lulit te vocer. lol
100 here me shume autenticitet kishte ai shkrimi qe kishte bere ai kanadezi, shoku i PF, per Shqiperine, qe e vizitonte per here te pare, sesa kjo tropojanja qe shkruan sikur ka 250 vjet pa shkuar ne Tropoje, qe dhe po te kishte nja 5 vjet pa vajtur dhe te kthehej direkt nga Amerika (as supposed to nga Tirana, qe eshte jo dhe aq shume ndryshe nga njerzit, qurrat, djerset, etj me provincat) prap s'do duhej te na hapte barkun kaq shume me "ua mami sa shume lekundej anijaaaaaa, sa thashe se do vdisja ne vend".
Ta dija do isha futur me kundragaz para se ta lexoja.
Dmth nuk e kam fare une aty ku mund ta kene keta me lart qe duken mbase pak sensitiv nga thenia e disa realiteteve (grate me tre dhembe, qurrat, etj) keto fundja jane kudo tek ne, mos bejme sikur jemi rritur ne Amerike, se dhe ketej ka plot te tille. Po eshte menyra si thuhen. Shkrimi po nuk pati (dhe percolli) nje mase te caktuar vertetesie dhe autenticiteti, nga menyra si shkruhet/thuhet, behet si keta, gazra per Belulin, ose at best nje vrime ne liqenin e Komanit.
Pa problem flo. Kur te vij ne Shqiperi po te takoj te ma fusesh nje shpulle, e di qe e ke gati nje per mua se u be hera e dyte qe te bej karshillek.
jo jo thjesht se me keqinterpeton me dashje, dhe une nuk kam kohe te te sqaroj me detaje, se ketu rrotull kam plote nga ata qe te varin maje grepit
@J. ate episodin e varkes se Teas une e lexova me shume interes pikerisht ne ate kahjen qe thoshe ti, dmth te vezhgimit te gjerave nga brenda dhe nga jashte.
Shikoje situaten sa interesante eshte! Palet jane:
Ata qe jane brenda situates: ne kete rast plaka qe dhuron molle e qe natyrisht s'ka ndermend te shkruaje artikuj e te ankohet per gjera qe i perjeton ka nje jete...
Ata qe jane brenda situates, por edhe jashte saj: ne kete rast artikullshkruesja, e cila ndersa perjeton kalvarin e 9 oreve ka nevoje te ngushellohet me ndonje ermim sapuni lux
apo kujtim vaske. Kjo eshte medalja per ate qe ka bere perpjekjen dhe ka dale nga situata (meqe zonja eshte shperngulur e ka vajtur ne Tirane, drejt nje jete pa vuajtje 9 oreshe tragetesh e furgonash).
C't'i besh? Njeriu eshte moralisht i dobet per te perballuar levizje kaq te rendesishme brenda vetes. Ka medoemos nevoje per nje simbol, me ane te te cilit t'i provoje vetes se ka bere mire qe ka levizur. Krosisti ka nevoje per medalje ne fund te vrapit!
Ne, qe jemi spektatoret dhe qe mollaqengrohte gjykojme patetizmin e atij qe ka nevoje per medalje ne fund te vrapit.
J., te jesh i sigurt qe edhe ne i kemi "varkat tona te Teas" dhe kjo, them une, eshte ajo cka prodhon "kenaqesine perverse" per te cilen flet ti. :)
Fini, shume ngacmues ky koment:
Me ngacmoi shume fjala perpjekje; me erdhi e dyshimte.
Ishte perpjekje apo ekzistenca e mundesise qe ja mundeson perpjekjen? Nese autorja kishte mundesine (luksin) qe t'ja lejonte vetes perpjekjen, a ka vlere medalja, cilen?
Ndryshe, palet qe jane brenda situates po ndeshkohen me mungese medaljeje sepse nuk perpiqen te dalin jashte vetes apo se nuk e kane mundesine te perpiqen? Dhe pyetja me e madhe, nese dalin jashte vetes, psh, bejne nje udhetim deri ne Tirane dhe kthehen, a e perballojne dot luksin e nje medaljeje, qofte kjo thjesht nje sapun lux, e harrojme vasken e Teas. Une kam pershtypjen, se edhe kur palet qe jane brenda dalin jashte vetes, dmth, kur shkojne per nje vizite ne Tirane, shkojne nga halli. Hm. A mund te flasim atehere per situata te krahasueshme?
A ishte perpjekje?
@ Self, shume e drejte verejtja dhe flm per assistin (i dyti ne pak dite).
Natyrisht qe perpjekja eshte e dyshimte. Ne kete rast une e perdora si sinonim te fjales levizje. Qe eshte po kaq e dyshimte. Sepse sic ti e thua per bukuri, s'eshte e thene qe mepatjeter njeriu te doje te lere shtepine e vet, rrenjet e veta, femijerine, kujtimet, varret, e te gjitha, dhe te zhvendoset, te levize.
Tani, instiktivisht jeta ne shkretetire perqendrohet rreth oazeve dhe ne kete rast levizja drejt oazit eshte e detyruar nga rrethanat jetike (njeriu s'jeton dot pa uje).
Rasti i nje te riu a te reje qe leviz nga Tropoja, apo nga cilido qytet tjeter shqiptar (jug a veri qofte), per ne Tirane eshte thelbesisht i ndryshem.
Artikullshkruesja i ka braktisur ato peisazhet aty siper, them une, jo thjesht sepse ka dashur te ndjeke karrieren e te punoje ne ndonje Ministri, por sepse aty mungojne kushte qe sot konsiderohen minimale, te pakten ne perendim: transporti, shkollimi baze, shendetsia, nje minimum jete kulturore... Meqe, kur e ka kryer kete levizje, mendohet te kete qene e re, trauma e shkeputjes nga ambienti eshte sublimuar ne simbolin e varkes ne vaske.
Per plaken e molleve kjo levizje eshte e veshtire (gati e pamundur), meqe instiktivisht "rrenjet" e saj jane per te me te rendesishme se vaska.
Kuptome drejt! Mua personalisht me pelqen shume fshati, mali, pylli. Kam lindur dhe jam rritur ne qytet dhe do te me pelqente te shperngulesha. E kuptoj qe kjo don te thote jete kulturore dhe sociale me e varfer, miq qe i sheh me rralle... Ama cka perfitoj eshte nje jete me e shendetshme, me prane natyres. Per shume arsye, s'mund te jetoj ne fshat (te pakten per momentin), keshtu qe ngushellohem me "varken time te Teas": librari sa te duash, kinema, miq, internet, dyqane mode...
(Ne nje bote ideale, ku ne Tropoje te kishte kushte me te mira, ku ne Korce apo ne Shkoder te shperngulej Gjykata e Kasacionit, ku Vlora te behej ekonomikisht me rentabel nga Tirana, ku nje intelektual apo nje mjek s'ka nevoje te shperngulet ne Tirane per te punuar ne spitalin me funksional te vendit... ne nje skenar te tilla pra, simptoma e "varkes se Teas" do te ndeshej me rralle.)
Me nje fjale, levizja eshte nje koncept kryekeput njerezor. Eshte marreveshje e paradigmes shkencore. Brenda nesh (ne çorben primordiale) keto marreveshje perkthehen ne trauma. Trauma qe, nga ana tjeter, jane ajo cka na dallon nga kafshet e tjera. Mund ta quanim "mundesia njerezore e vegimit te Reales nepermjet simptomes"
E juaja, Finisterre Lacan (sic!)
Shkrim shume i bukur, pergezime autores. E dua shume.
_____
Eshte plotesisht e vertete siç thote autorja, madje une do te sjell dhe deshmine time te perulur. Ne Kukes, kam ndenjur njehere plot shtate dite. Qe do t'jua rrefej me shkurtime.
_____
U nisem nga Ura Vajgurore (meqe aty banoja dikur, para se te vij ketu, ne nje fshat te qelbur te Frances, diku ne nje bythe mali) me nje autobus shume te bukur, me klimatizatore dhe te mbushur perplot me njerez te fisme, te lare dhe te rruar, qe flisnin me ze te ulet dhe qeshnin pa ze. Mos u çudisni, keshtu jemi te gjithe ne te Ures Vajgurore. Do benim nje shetitje ne Kukes.
Kur vajtem ne Tirane, na thane se autobusi yne nuk bente per atje sepse ishte autobus autostradash Gjermanie dhe jo per rruge fshatare, fshataresh dhe bagetish. Keshtu qe na u desh te nderrojme autobus, dhe rasti e solli te biem mbi Zeqirin, nje shofer kuksian nja 50 vjeç, me floke te gjata te palara dhe qafen gjithe lesh qe i dilte anash nga veshet. Sidoqofte, ishte shofer i mire, i zoti, dhe timonin e mbante drejt, dmth sipas kthesave. Kur u ngjitem paksa nga Miloti, ai na u drejtua duke na thene se i pelqente per vdekje Sali Mani dhe pastaj, pa na pyetur fare, futi nje kasete me çifteli, por me zerin ne tavan. Sa i çmendur qe ishte ! Por habite e mia s'kishin te sosur, sepse me vone kuptova se ne keto ane te gjithe ishin te çmendur.
Po jua kursej rrefimin e vuajtjeve te rruges, nuk po ju flas per nja 23 femije te shkolles fillore te Lufit te Pukes qe hanin qurrat e veta, madje duke i shijuar me nje mimike te ngjashme me ate qe bejme ne Urasit kur hame kaviar Karavastaje. Po futem drejt e ne Kukes.
Gjeja e pare qe ndodhi ishte se nje djale i madh, shume i madh, na zuri rrugen dhe na tha te zbrisnim ne toke. Pasi na numeroi te gjitheve, nja tre-kater here ne fakt, sepse kishte probleme me kapercimin mes shtatembedhjetes dhe nentembedhjetes, na tha te hipnim dhe te futeshim ne qytet. Pasta zbritem. Vendi ishte germadhe. M'u duk vetja ne Drezden, viti 0. Meqe ra fjala, une di shume gjera sepse jam shume i zgjuar, por kjo nuk bie shume ne sy sepse te gjithe Urasit jane te zgjuar. Sidoqofte, kur gjendem ne vende te huaja, zgjuarsia ime bie ne sy pernjehere, kuptohet per dy arsye : e para, jam shume i zgjuar ; e dyta, te huajt jane shume te trashe.
Ne nje shtepi perdhese, pashe nje mace te ngordhur qe askush nuk e kishte varrosur. Ne ne Ure kemi varre me permendore per macet dhe qente, dhe mendoj se kjo eshte diçka shume fisnike. Pastaj, pak me poshte, nje çift i ri, dukshem te sapofejuar, po rriheshin ne grushte. U trondita shume. Dikush prej nesh arriti te marre vesh ç'behej dhe na tha se po grindeshin per nje çeshtje te hershme xhelozie, ngaqe vajza na paskesh pasur nje kusheri i cili i kishte thene miremengjes nje dite, ne rruge, keshtu papritur e pakujtuar. Por ne nuk mund te benim asgje, ne ishim thjesht turiste, dhe mendoj se ajo vajza duhet te kete vdekur ate dite, ndjese paste, Zoti na meshirofte.
Kemi fjetur ne nje hotel, shtate dite. Hotel i thençin sepse ishte nje haur i vertete. Por vendasit e quanin hotel. Ne fillim u habita shume, mendoja mos ata talleshin me ne, por jo, mendoj se gjendja e tyre e varfer mendore i bente qe ta besonin haurin vertet si hotel. Mendja nuk ka kufinj, thote nje filozof i njohur i aneve tona, Apostol Ligoraqi. Dhe ka te drejte, mendja ç'nuk pjell.
Diten e trete ndodhi diçka e rende. Njeri prej turisteve u rrah keqas nga nje vendas, thjesht ngaqe ky shqiptoi "uaaaa" ne vend te "heu !". Kjo nuk ishte shenje e mire dhe aty kuptova se nuk e kishim te gjate ne kete vend. Vend i eger, vend egersirash. Per me teper, grabitqare. Sepse diten e peste na vodhen dhomat e haurit, na kishin shqyer dyert dhe vjedhur plaçkat. Domosdo, kur shikoje varferine e tyre te skajshme, eshte normale pastaj qe te te rrjepin. Por mua aq me bente, as nuk u nxeha as hiç. Sepse keshtu iu tregoja te egerve ç'eshte toleranca. Dhe mendoj se pata pak ndikim ngaqe fill me pas, aty afer u afrua dhe nje djale tjeter i ri qe na tha se ne ishim bota, se iu kishim zbukuruar qytetin, se ai i priste prej kohesh, si qyteterimin e ardhshem, etj. Sigurisht qe une u preka shume, dhe i dhashe fjalen se misione te tilla qyteteruese do te perseriten dhe ne te ardhmen.
Diten e fundit, pa e kuptuar as vete, fillova te ndjej mall per keto male te larta, dhe me falni se mbase nuk do te jem politikisht korrekt, por mendoj se keto male do te ishin dukur shume me te bukura po te ishin fusha, dhe te papopulluara me malesore. Bukuria e vertete qendron ne mellenjen, ne harabelin, trumcakun, por sapo ne peizazh futet nje malesor, atehere gjithçka sterrohet dhe bukuria merr arratine. Por duhet pranuar kjo, nuk mund te kemi gjithçka ne jete, dhe prandaj them se duhet te presim dhe pak qe malesoret te qyteterohen dhe te mos i ndotin me bukurite tona natyrore.
Nje here tjeter do t'jua tregoj çfare ngjau ne nje familje kuksiane, eshte vertet diçka e tmerrshme ajo qe ndodhi, por kete dua ta mbaj ende ne heshtje, nuk jam pjekur ende per te treguar gjera te renda.
_____
Edhe njehere, falemnderit autores per kete deshmi te sinqerte dhe krejtesisht realiste. Dhe i uroj jete te gjate Teas, ashtu ma quajne dhe mua gocen, dhe me vjen shume mire. I feel good, siç themi ne te qyteteruarit.
Finisterre, eshte e qarte qe autorja s'shkruan nga pozitat e 'te mjereve'. Menyra elegante ne te cilen ajo shkruan tregon per nje arsim te mire dhe eshte e qarte qe ajo jeton ne Tirane. E megjithate udheton per hall, jo per eksplorim alla Hobhouse dhe as per turizem si fjala vjen tropizma (akoma s'e kam realizuar deshiren per nje udhetim mbi Fierze). Ajo vertet e ka kaluar nje liqen, por jo me luksin qe imagjinon ti (ndoshta s'mund te paguaje nje bebisiter per femijen qe e con te prinderit? Ne bumin ndertues te Tiranes nje apartament me vaske mund ta marresh me qera per pak leke, po duhet te na kete mbetur ideja e luksit nga komunizmi), dhe sigurisht qe nuk ka zbritur nga fshati, pra s'ka qene ndonjehere ne pozitat e plakes. Ajo nuk po shikon mbi te kaluaren e vet. Ajo po shikon mbi nje mjerim qe s'ka qene asnjehere i saji, mbi nje pasiguri mbi varke qe s'e ka provuar as kur ishte tropojane.
Kontrasti qe ti kap eshte vertete nje nenrryme ne artikull por leximi yt i ekzagjeruar me duket jashte tekstit, dhe pjese e nje konteksti tjeter. 'Individi moralisht i dobet per te perballuar levizje kaq te rendesishem brenda vetes'? 'Patetizmi i atij qe kerkon medalje ne fund te vrapit?' Mos po bejme shume hamendesime dhe projektime? Dhe mbi te gjitha pse nuk na interesojne gjerat me thelbesore te artikullit, po i veme kapakun me akuza per mikroborgjezi me dilema?
Jo, jo, Trop, ndoshta s'jam shpjeguar mire:
"patetizmi" eshte i qenies, jo i artikullshkrueses.
Ndoshta jam shpjeguar me mire me siper. Natyrisht qe jane persjatje te miat, lexime nentekstesh. Meshire per projektimet!
Pasi jemi mesuar me fotografite digitale me ngjyra, instiktivisht i shikojme me nje lloj bezdije fotografite bardhe zi.Dhimbja asnjehere nuk eshte percmuese.
Kshu dhe reportazhi. Malet, peisazhi dhe njerzit qe jane te mberthyer aty na jane te dashur kurse realiteti na jep dhimbje.
Pershkrim i kendshem. Me kujtoi udhetimin tim te pare me traget ne 1994 per ne Tropoje. Udhetoja me nje ekip televiziv te Sky News, dhe te mahnitur nga natyra, nxorrem kameren dhe po filmonim peisazhin rreth e rrotull nga kuverta e tragetit, si dhe njerez te ndryshem, qe te ulur mbi shkembinjte buze liqenit mu si sirena te Andersenit me kostume te vjetra e te zeza, shikonin tragetin qe kalonte. Befas na afrohet nje intelektual tropojanas me kollare dhe me nje koke te paforme. Pa na pyetur akoma se si ishim, na drejtohet ne shqip, me sigurine idiote te nje anglishtfolesi qe kujton se e gjithe bota flet gjuhen e tij, "Po ju a keni leje per te filmuar". Me buze ne gaz i shpjeguam se nuk mund t'u merrnim leje maleve per t'i filmuar, ndaj kishim marre guximin ti filmonim pa leje. Ai filloi mengadale te ngrinte zerin e te na kercenonte (e ciditshme, nuk e prisja kete nga nje tropojan) dhe na tha se ai ishte Filan Bucpapa vellai i drejtorit te televizionit Skender Bucpapa dhe i dinte shume mire ligjet e se drejtes se autorit ndaj te mos perpiqeshim t'i hidhnim. Muhabeti u veshtiresua disi, por per fat aty u afrua shoferi yne Bajram Curras qe e kishim edhe si bodigard, dhe i tha qe po te mos e qepte gojen, do e hidhte ne moment nga trageti.
Arsyetimi i shoferit dhe mbiemri i tij, duket se e binden qe nuk kishim shkelur te drejtat e autorit te zones, persa kohe qe ishim te shoqeruar nga nje banor i zones qe ishte edhe "tip i forte" dhe na la rehat. Vecse jo pa na premtuar qe do te takoheshim perseri pas luftes tek ai restoranti ne Karlovi Var.
Shtese per postimin e gjate me siper.
Ne rast se plaka e molleve do te ishte e shtrenguar (nga bijte, familjaret, niperit) te shperngulej, ajo s'do te kishte fare nevoje ta sublimonte traumen ne nje ndonje simbol. Thjesht do t'ua hidhte fajin hapur atyre qe e shtrenguan te shperngulej me zor. Ne kete rast do te rrezikonte ndonje forme te depresionit autodistruktiv, ndaj dhe te lokalizuar.
Me e rendesishme per shoqerine dhe me e rende per individin neuroza e fshehte e artikullshkrueses.
Fini, jam kurioz, te vjen dorjesh per pune dore (shtiza, etj)?
Qendis qe te thaj
! Kthej pale pantallonash, qep kopsa, arnoj... Shtizat me nervozojne, por ndonje shall edhe e kam bere.
Pse je kurioz?
Bravo.
Po u bera kurioz se e drodhe Like e bere trike kete punen e filozofimit nga gjerat e pathena (por te menduara nga ty) te autores, sfida, dhurata e vetes ne fund te sfides (vizites ne vendlindje, sfida e sfidave te njeriut, qe nga Odiseu deri tek emigrantet) dilema e njeriut, to be ne anije or not to bo ne Tropoje, etj.
E kam llafin tjeter te marresh spunto nga nje gje dhe te levrosh nje gje tjeter, me vete, nga ana jote, tjeter te mundohesh ti japesh fasade ngjyrash filozofike nje shkrimi si ky, si puna e bojatisjes se pallateve te Tiranes per te krijuar komunitetin.
ah, xhibi
Sidoqofte te kujtoj se trikot perpiqem t'i thur te ndryshme njera nga tjetra. Por, pyes veten, si i behet kur trikot e disave dalin seri, sikur i ka prodhuar fabrika?
Zakonisht "emigrantet" e vjeter jane me racistet, sepse emigrantet e rinj me pamjet e tyre te mjera i kujtojne te kaluaren e tyre.
Shkrimi i zonjes Hoxha nuk na sjell asnje informacion tjeter te rendesishem pervec mbingarkeses me pasagjere (qe nuk eshte pak). Te gjithe te tjerat jane mjerim. Dua te them : mjerim i zonjes Hoxha. Lexoni Migjenin, qe ka shkruar aq shume per mjerimin e te tjereve, dhe nuk do te gjeni asnjehere pershkrime qurresh e portrete plakash me tre dhembe!
Do te kishte qene me shume interes qe ne ato 3 ore udhetim me anije zonja Hoxha te kishte biseduar me te vertete me bashkefshataret e saj. (Do te na kishte shpetuar dhe nga komentet psikoanalitike)
sidoqofte shoh se me keni keqkuptuar. une nuk kisha asgje me artikullshkruesen. e pashe qe ne fillim se eshte lobing per korridorin e alpeve. e kisha me njeriun qe kishte shku turist ne veri. me sa duket bashke me hurbin sepse me pas hurbi tregoi si u kishte shku ngjarja
. se kisha aspak me ate gocen. pasha zotin.
nje nate po shihja te ktv, edhe une i marre shoh kosovaret, qe po diskutonin per nje autostrade ne kosove. nje te vetme. dhe diskutonin a ka leverdi ekonomike ndertimi i nje autostrade. dhe arriten ne perfundimin se leverdia ekonomike eshte fakultative, dmth nese arrijme te thithim 15% te trafikut te korridorit 10 ne durres- merdare atehere ia vlen ta ndertosh. tash, nese tre furgone te tre vellezerve shoferllari perballojne trafikun pogradec moker, atehere ku qendron arsyeja qe qeveria te ndertoje nje autostrade te re dhe te veri ne dispozicion nje linje te rregullt cdo gjysem ore te nje autobuzi me kondicioner. atehere, nese trageti i komanit dhe rruga fushe arrez qafe mali fierze, se bashku me rrugen bajram curri-krume -A1, besoj e perballojne trafikun e bajram currit. ndaj, meqe qeveria po punon per asfaltimin e rruges bajram curr-krume -kukes, dhe per hapjen e tunelit thirre -kalimash. kjo sa per t'ju qetesu shpirtrat. dhe meqe jemi aty, martin camaj ka le dikun aty ne breg te drinit, nese nuk do kish ike rrefugjat, do ihste me thes te miellit ne shpine duke prite tragetin e me levizjet me te lehta te dallgeve duke i rene ne shpine kesaj goces.
ajo qe me acaron mue qe i nderroj flamuret skaj vetes kanjihere, eshte qe gjendja nuk eshte katastrofale. une kam linde ne veri, jetoj ne veri dhe e njoh bajagi mire veriun. di qe ne cilindo vend te botes ka vende ku leverdia ekonomike nuk te lejon te emanciposh popullin, si ne iballe e dukagjin, por di se nga vende si iballa e dukagjini e nikaj merturi dalin gjeni kur bashkojne mendimet me te tjeret nga tomorrica erseka e kuci, ne qytete si tirana. dhe prandaj dikush jeton ne qytet e dikush ne fshat. secili ne jeten e tij.
Me duket se autorja e ka thene shkoqur mendimin e saj ne fund:
Nuk shoh asnje lloj percmimi apo perbuzje per njerezit, madje i pershkruan ne menyre realiste e me sy dashamires. nuk ndjej ne shkrim te foluren nga pozitat e dikujt qe ka gjithe te mirat ne TR dhe po shkon atje per "t'u dhene mend" atyre njerezve qe s'marrin ere nga jeta. Madje, pershquaj nje lloj dhimbjeje te brendshme te sajen, kur pershkruan plaken dhe zbritjet ne qytet te malesoreve.
Pastaj, te kapesh me krahasimin e barkes me varken e Teas ne vaske, s'ka sens, ja paska qelluar qe ka vaske ne shtepi, por Tea mund te luante me varke dhe ne legen, sic kemi luajtur te gjithe.
Krahasimi me duket me vend, meqe barka gjendet ne meshire te fatit dhe nen kapricot e ujit, pra as jeta s'eshte e sigurt ne ate barke.
Me duket shkrim po aq i natyrshem dhe realist, sa dhe ditaret e Arbrit para pak kohesh.
Une kurre nuk kam qene ne kete zone. Kam ne plan te vizitoj Shqiperine me disa miqte e mij ne prill dhe kisha menduar qe te vizitoj edhe veriun nepermjet tragetit (jo rruges se re).
Ndonje sugjerim do te me ndihmonte.
Psh eshte me mire te shkosh me traget (dua te shikoj pamjet ne dy krahet e lumit) apo te shkosh ne rrugen e re/ose te vjeter?
Cila rruge eshte funksionale ne moment e reja apo e vjetra?
Ndonje hotel ose vend tjeter pervec lumit Drin per te pare/vizituar?
Ju falimenderit.
PS. Me falni qe po dal nga tema.
Marr shkas nga nderhyrjet e cba dhe shkinaks qe te hapet ketu nje dritare e re per te sjelle pershtypjet tona, dmth te emigranteve brenda dhe jashte vendit, kur jemi kthyer per here te pare ne shtepi.
Cfare traumash do te kete pasur !
Une i kthyer nga Parisi, me nje çehre te bukur, te bardhe dhe te trendafilte, parfumosur me Narcizo Rodriguez, me kepuce Ted Lapidus, duke ecur mbi grumbullin e plehut qe tre grate e mia te lena ne shtepi nuk e kishin hedhur ne fund te ares.
Cfare tronditje !
Nje shoqja ime, qe punon sot si topmodele per Karl Lagerfeld, e kam degjuar me veshet e mi tek i thoshte te atit bujk me parmende : Jo, jo ! Nuk do te martohem kurre me Zabitin ! Nuk e dua, nuk e dua ! Dhe qante me lot. Nejse, iku brenda nates sepse nuk duronte mendesine patriarkale dhe te prapambetur te babait. Sot punon perseri si topmodele, por ka nderruar agjenci.
Pastaj eshte dhe ai shoku im, qe u kthye ne shtepi me nje Bugati, dhe turfullonte ne timon kunder kusherinjve te tij te pagdhendur te fshatit qe nuk i kishin prere barerat e keqija dhe hequr guriçkat nga rrugica.
Shume gjema te medha kane ndodhur ne ate kohe, duhen zbuluar keto, koha premton.
Esmeralda e theu akullin, e hodhi hapin e pare, tani eshte me e lehte per ne, kemi shembuj ku te frymezohemi. Por sidoqofte, nje mendje me thote se vaska e Esmeraldes ka nje lidhje te fshehte me emrin e saj, Esmeralda. Sa aroma kundermuese pranverore qe çlirohen prej kendej ! Jam i bindur se Xhemilja lahet ende me tas dhe kazan te nxire. Te gjitha Xhemilet lahen keshtu, me perjashtime fare te vogla kur Xhemi, me nje shkurtim aq fatlum te emrit te saj te ndyre, gdhihet brenda nates ne nje vaske me currila masazhi. Oh çfare fati !
C'magjepsje.
Hurbi, po te duash t'i numeroj ne privat sympthomat
!
Yrnek, (nuk mund te drejtohem Hurbinek sepse eshte nje emer shume tragjik duke patur parasysh shkrimin e Levit)
Shpesh, kur flasim per emigrantet, kemi parasysh ata qe lene atdheun, por harrojme emigracionet brenda permbreda vendit, ata qe lene vatrat e tyre per tu vendosur ne nje fshat apo qytet tjeter. Atdheu ne realitet eshte Vatra. Lihet nje Vater. Prandaj dhe reagimet e emigranteve, qofshin ata qe vendosen ne nje vend te huaj, qofte ata qe zhvendosen brenda vendit, jane te ngjanshme. Per shembull, ata qe reaguan te paret kunder banoreve te Bathores ishin provincialet qe sapo ishin vendosur ne Tirane, qe sapo kishin gjetur nje pune dhe nje shtepi. Ata filluan te paret qe ti perbuzin keta banore qe halli i madh i kishte detyruar te vendoseshin aty. Talleshin me tragjedine e disa mjeraneve. Madje, humori i qelbur qe behet ne emisionin Portokalli, behet per te zbavitur provincialet e sapo vendosur ne Tirane, mafiozet e rinj. Ata qe financojne dhe keto lloj emisionesh. Sepse duke u tallur me mjeranet e Bathores, ata ndjehen me lart, madje Tiranas. Per mua, ata qe duhet te karikaturohen jane pikerisht keto mafioze te rinj. Ata jane komike. Jane komike ne deshiren per tu treguar te pasur, te ditur e me prejardhje mundesisht mbreterore.
Jo vetem ata, por dhe te ardhurit ne Tirane me ardhjen e komunisteve. Mjafton qe ti shikosh e ti degjosh. Pashe ne nje emision Fatos Nanon ne shtepine e tij te ulur ne nje kolltuk te lyer me varak, imitim i kolltukeve mbreterore. Nuk behej me kitsch. Sa e pashe e mbylla. Ashtu si ai jane te gjithe. Jetojne ne nje kitsch total. Mendojne se mund te blejne me para cdo gje. Por oxhaku nuk mund te blihet me para. Prandaj jane dhe qesharake. Portokallia nuk ve ne loje kete shtrese sepse nuk mund te tallet me veten.
Mund te flasim gjate, por do ti merrja kohe vetes e te tjereve.
Rasti me i fresket, para pak ditesh :
Pashe nje humor "portokalli" apo "limoni", s'e mbaj mend, me siguri tip fruti. Disa tipa dilnin ne nje skene aty perpara dhe kishte ca tipa te tjere (keta ishin me te shumte) qe duartrokisnin nga prapa. Dhe tipat e pare thoshin keshtu :
Ishte nje baba, me te birin per krahu. Donte ta regjistronte ne nje universitet privat. Ishte dhe profesori qe iu thoshte silleni tek une sepse per tre muaj e ke diplomen, dhe me ulje çmimi, etj etj.
E tere kjo eshte OK. Asnje gje per t'u permendur, po te luhej mire, edhe mund te qeshje, e perse jo fundja, e qeshura te zgjat jeten.
Por aty ku nuk te qeshej fare, dhe ku shqyeje syte per te marre vesh perse, ishte kur profesori i universitetit fliste ne nje theks te rende verior.
Lidhja ishte e qarte : profesoret dallkauke te universiteteve private, meqenese jane te trashe nga trute dhe duan thjesht te fitojne para, jane AUTOMATIKISHT katundare te trashe me theks te rende verior, dhe ketu (DHE KJO ESHTE ME E BUKURA E HISTORISE !) asnje shikues apo teleshikues nuk kishte ç'te thoshte sepse E VERTETA ESHTE ASHTU : maloket jane te trashe.
Ne e dime fort mire qe profesoret-dallkauke te universiteteve private jane njerez me kollare, qe lahen e rruhen per bukuri, dhe qe nuk jane aspak te kategorise se synuar me theksin e rende verior.
Atehere, nga vjen kjo rreshqitje dometheniesh ?
Vjen nga kjo qe FRYMA APO MENDESIA KOLEKTIVE do, dhe kerkon, dhe ngulmon, te mbaje gjalle MITIN E MALOKUT KOKETRASHE. Kjo legjende duhet mbajtur gjalle me çdo kusht. Ne te gjitha menyrat, nepermjet TV, radios, shtypit. Legjenda eshte e lehte te mbahet gjalle sepse ajo ka hyre tashme ne mendjet e njerezve, si nje krim qe i hyn molles dhe nuk del me.
Nga kush eshte krijuar kjo legjende ? Po me siguri nga ata qe e ndjejne veten se nuk i perkasin legjendes. Dmth, veprimin aritmetik te zbritjes e dine te gjithe, dhe kushdo mund te gjeje rezultatin e deshiruar.
Kur atmosfera e pergjithshme e nje vendi kthehet ne nje gjendje te tille, kur arsyeja merr arratine duke ia lene fjalen e fundit vetem llomotitjes dhe thashethemit, atehere eshte e pamundur qe dikush te marre fjalen dhe te terheqe sirenen e alarmit. Sepse lukunia fillon te dyshoje çdokend qe nuk i shkon pershtat legjendes. Lukunia eshte jashtezakonisht e zellshme per t'i mbrojtur anetaret e vet, por ajo eshte njekohesisht e pameshirshme dhe e shqyen ne vend çdo element te cilesuar si tradhtar.
Ne hapesiren mediatike shqiptare, te sunduar nga sharlatanet e kollarisur (nuk di nese e keni vene re : keta me siper flasin tre fjale ne 60 sekonda, te ndara me pauza te gjata per t'i dhene mendimit nje peshe fenomenale te papare - siç do thoshte nje anetar i lukunise), po thosha pra se ne hapesiren mediatike shqiptare, nuk ka ende asnje ze qe ngrihet kunder kesaj skamje mendore, kesaj varferie te tmerrshme te neuroneve te trurit, dhe qe t'i shkunde koleget e vet te lukunise duke iu thene : "Daleni te mendohemi pak, se ka mundesi qe lukunia jone eshte nje mizerje, dhe se kam filluar te ndihem keq, naten, kur sulmoj nje popullsi te tere ne TV, pa kurrfare arsye e kurrfare shkaku, thjesht ngaqe pararendesit tane na kane mesuar keshtu."
Keto fjale, e dini dhe ju fort mire, nuk degjohen askund. As ne TV, as ne shtyp, as ne radio, as ne internet, as tek peshkupauje.
Per ta lidhur me kete te fundit, peshkupauje ka perqendrimin me te madh te anetareve te lukunise. Mjafton te klikosh ku te duash dhe do te biesh mbi dy-tre çakenj apo tyryfyçka qe i bien ketij tam-tami.
_____
Nuk ke çfare ben, keshtu eshte. Por keta çakenjte dhe tyryfyçkat, do te doja thjesht t'iu bej nje pyetje :
A E KENI VRARE NDONJEHERE MENDJEN, NGA I VJEN ATIJ FSHATARIT NE ARE NJE BUZEQESHJE DINAKE GATI E PASHQUESHME NE CEP TE BUZEVE ?
Kur t'i jene pergjigjur kesaj, them se anetaret e lukunise do te pastrohen pak, por me dhimbje. Sepse askush nuk e leshon piedestalin e vet, qofte dhe te fituar pa te drejte, madje keta ende me keq.
Te zbresesh nga piedestali dhe te flakesh mburojat qe i ke krijuar vetes, mburoja gjinore, krahinore, racore, dialektore, kjo eshte e dhimbshme sepse ju zhvesh lakuriq. Dhe ju e dini fort mire se lakuriqesine nuk e perjetojne mire te gjithe : natyra, disa i ka pajisur mire e disa jo. Por sidoqofte, kjo eshte ne doren e natyres. Lukunia duhet te beje ç'eshte ne doren e vet : te zhvishet dhe te luftoje denjesisht. Nese iu ka mbetur ende ndonje kuptim i dinjitetit.
Jo more, fliste me theks verior sepse jane miqte e Berishes ato qe i kane hapur universitetet.
Gjithe ky shkrim kot me kot. Nga c'vrime e arushes shkruan qe s'njeh portokalline? Sa shekuj ke qe i ke futur nje te prere lidhjeve me Shqiperine e tani vjen e na jep mend ketu?
Dhe sa per dialektin, po. Ata qe s'e mesojne dot gjuhen letrare, te trashe jane. Une ne qytetin tim flas dialektin tim, ne nje qytet tjeter flas gjuhen letrare.
Tjeter gje kur flet per qejf, qe flet c'te duash.
Per ate pune kam bere shkolle. E imagjinoni dot nje kryeminister italian te dale e te flase me dialekt napoletan? Jo, se eshte kryeminister tjetri, do te flase gjuhen letrare.
Ja per shembull, ti je nje cope idioti. Por mos me keqkupto : nuk je idiot ngaqe je lindur ne Karavasta apo Prrenjas apo ne maje te kalit te Skenderbeut. Dhe as ngaqe je lindur i tille, askush nuk lind idiot. Por je nje cope idioti ngaqe vete ti ke zgjedhur te jesh i tille.
Eshte shume e bukur, mendoj une, kjo palidhja totale e fushes nga kane dale njerezit me idiotesine qe e mbartin me vete ngado qe te shkojne.
Vertet, eshte per t'u habitur se si me te shkeputurit nga Shqiperia, ata qe s'e kane haberin fare, ata japin me shume mend ketu tek peshku.
Ata qe jane ngritur nga nje maje mali kur kane shkuar ne perendim, dhe kur kthehen shkojne prape tek ajo maje mali, vijne dhe flasin per Tiranen e per qytetet e Shqiperise gjithe kompetence. Ik futi nje te lare me llape banjove franceze tani e mos na bej zhurme kot. Ik se mos te lene pa pune e fle poshte ndonje ure apo t'i zesh deren ndonje kusheriri qe s'ta ka ngene te te mbaje me buke e me strehe.
C'krahinizem i thekur. Qesharak deri ne njefare pike. E ne nje pike tjeter i trishtueshem. Shkojne nje grumbull shushkash gjysem lakuriq, "ua mami" dhe "ui babi", te lyera e pispillosura neper male dhe pastaj habiten qe ju xhirojne gomat...Ehhhh! Moren udhen per Tropoje Lulushet, 3/4 e te cileve konviktore 3 Lek buke nga ndonje fshat i humbur, te paragjykojne ato te shkretit qe jetojne ne hallet e tyre, ne nje ambient plot tabu!
Njero, sidoqofte, kur te jem ne Shqiperi, premtoj qe do xhiroj gomat e makines kur te shoh duke u tundur-e-shkundur ne rruget e Tiranes. S'besoj qe ka problem qe s'jam nga Tropoja. Apo ti ve re vetem xhirimet e gomave te tropojaneve?! Shume interesant seleksionimi i informacionit sipas paragjykimeve vetjake.
Ncncncncnc, c'xhevahir paskam humbur keto dite ...