Sa fat paskan pasur malazezët

Që thua ti, Mali i Zi është një copë shtet, me apo pa 700 mijë banorë. Mirëpo kur u nda nga Serbia, i ra për fat që të përfitonte prapashtesën e domain-ave .me në Internet. Edhe si rezultat, po mbledh tani lekë pa u lodhur fare, sepse njerëzit nga bota anglishtfolëse po blejnë me shumicë domaine që mbarojnë me .me (si psh. mysite.me). Nga 6 maji i 2008-ës e deri më sot, janë shitur rreth 320,000 domaine me mbaresë .me, që e bën statistikisht të paarrishtme për nga numri i shitjeve.

 

Edhe të mendosh se ca nga këto domaine, si insure.me apo date.me, janë shitur për 68,000 dhe 70,000 dollarë secili.

Shiko Wikipedia-n për më shumë informacion.

6 Komente

Qafir Arnaut - 13 Jan 2010 - 10:55pm

Tuvalu ka .tv

 

fh - 13 Jan 2010 - 10:56pm

ua.. na marrçin pleshtat që s'i kemi. po ne kemi possibilitete të çkëlqyera për të prosperuar në këtë komerc: psh

skandal terminal kriminal animal kanibal potencial komunal natyral gjeneral provincial spital nedertal neonatal gjenital vandal tropikal kapital hormonal komercial banal kolateral terital lateral industrial imperial hilal fatal sezonal kanal fal dal ...etj etj

s'kanë fund mer lal. 

fh - 13 Jan 2010 - 11:33pm

hë se kusuret e editi-t keto Smile

Shtesë:

personal pedal katal klasikal pozicional profesional frontal kontrapedal nazal

oral moral koral bilal viral naval oriental marital sureal monumental political dimensional horizontal fekal nominal pordhikal.... yyyy sa ka

Liqeni - 13 Jan 2010 - 11:48pm

Po Fat qe su mbyten si Shkodra kane? Ptjeter, ndryshe s'ka si shpjegohet qe shiu dhe bora e madhe 1 here ne 100 mije vjet bie vetem nga ana jone ne Shkoder dhe jo nga Mal i Zi. FAT.. not FART!

High-Five - 13 Jan 2010 - 11:50pm

Edhe ne mund te bejme ndonje lek:

an.al , cannib.al , spitual.al Tongue

 

Tironsi - 15 Jan 2010 - 12:46am
Po me, hapni nje www.pacino.al edhe shitjani mjeshtrit se ka ne pare te modhe ai dreq. Edhe www.capone.al duhet te eci mire Tongue
Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente