Kryedispeçerët tanë

Një i ri shqiptar që ndodhej padrejtësisht në burg është liruar mbasi familja e tij i dërgoi një sms me ankesë kryeministrit Berisha. Historia dhe pretendimi i tij u verifikua nga stafi i kryeministrit dhe si rezultat, ai la pas dyert e qelisë duke nisur një jetë të re. Kjo është një histori me fund të lumtur, të tilla janë të gjitha ato histori kur triumfon e drejta. Në thelb ajo ngjan me dhjetëra e qindra raste të ngjashme të shumë e shumë viteve më parë. Atëherë kur letra e ndonjë hallexhiu qëllonte të binte në duar të Enver Hoxhës dhe vetë Enveri qëllonte me orë të mira. Në ato raste, halli zhdukej si me magji pikërisht si në shembullin “fresh” të të riut shqiptar këto ditë. Ajo çfarë i bashkon këto dy histori, zgjidhja e hallit nga të të fuqishmit tanë që duhet të zgjidhin hallet e gjithë shoqërisë, dje Enveri e sot Saliu, është fakti që ende vendos vullneti i individit të fortë dhe jo lëvizja normale e institucioneve të forta. Për ta bërë më të qartë e për ta aktualizuar, si dhe ndoshta për të shpëtuar njëherë e mirë nga pyetjet torturuese që më bëjnë me dhjetëra miq e shokë, të njohur e të panjohur për shkaqet e përmbytjes së veriut të vendit, po përgjigjem i bazuar në bindjen time: Ndodhi çfarë ndodhi, nuk ishte as vullneti i Perëndisë, as marrëzia e njerëzisë, por ishte dora e Kryedispeçerit të shoqërisë shqiptare, Sali Ram Berisha. 

“Litari këputet me të holluar, kurse zullumi me të trashur”. Në rastin e Shqipërisë, fatkeqësisht shumë shpesh ka ndodhur krejt e kundërta. Edhe litari politik që i ka zënë frymën qytetarit nuk është këputur, por përkundrazi është trashur, edhe zullumi ngjan se po kalon ditë mbas dite, muaj mbas muaji dhe mandat pas mandati trashjen e tij, pa frikën se këputet. Dhe për t’ju rikthyer dhe njëherë këtij janari të trishtuar nën ujë, mund të thuhet se dhurata e ujshme që i afroi qeveria shqiptare qytetarit, dukshëm në Shkodër dhe moralisht e jo vetëm moralisht, në të gjithë vendin, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh, shumica e të cilave do të mbetet si zakonisht pa përgjigje.

Pikëpyetjet mund të nisin sipas zakonit tonë edhe nga krahasimi, çfarë kemi bërë ne socialistët dhe çfarë bënë demokratët. Në 2004, pavarësisht se jo në këto përmasa, rrethinat e Shkodrës u përmbytën. Atëherë veproi rregulli dhe rregulloret, por qytetarëve shkodranë pakkush ju gjet pranë. Gjashtë vjet më pas, kur edhe rregullat, edhe rregulloret nuk u zbatuan siç duhej, gjithë qeveria u gjet në krah të qytetarit. Në këto kushte është e vështirë të thuhet se ku ka pasur më shumë apo më pak faj. Po kështu, që në mandatin e parë dhe tani në mandatin e tij të dytë, Berisha premtoi se nuk do të kishte më kurrë përmbytje. Ndodhi e kundërta dhe për më shumë, që nga viti 2004, numri i banesave të ndërtuara në zonën me risk të lartë për shkak të kaskadës, është trefishuar. Shkojmë më tej. Është premtuar se do të dëmshpërblehet çdo qindarkë dëm që i është shkaktuar fatkeqëve të përmbytjes. Dhe mirë do të bëhet sepse shteti duhet të jetë në krah të qytetarit në fatkeqësi. Por nuk mjafton të kesh kujtesën e gjatë që të kujtosh se pak muaj më parë, i njëjti premtim u është bërë dhe të prekurve nga tërmeti në Dibër. Ata ende nuk janë dëmshpërblyer. Mos vallë duhet pritur një tërmet i ri që dhe të përmbyturit të marrin paratë e premtuara?

Nga ana tjetër, Partia Socialiste nisi një aksion të madh edhe politik, edhe humanitar për të përmbyturit. U krijuan shtabe emergjence, u caktuan llogari bankare, kurse një numër deputetësh me kryetarin në krye, shkuan plot herë në Shkodër. Madje që nga Shkodra nuk mungonin edhe pilula të hidhura për deputetë që mendojnë ndryshe nga kryetari, si dhe betimet për vazhdim të bojkotit. Tamam këto ditë të rënda unë, dhe si unë mendojnë dhe shumë kolegë të tjerë socialistë, do të doja të isha në Kuvend. Që të diskutonim fort për atë çfarë kishte ndodhur, që të denonconim atë që po ndodhte, që të tregonim se sa qesharake ka qenë e gjithë qasja e kësaj maxhorance për energjinë, që nga marrëzitë me centrale bërthamore e deri te blerja e energjisë me një të tretën e çmimit në bursë. E them këtë sepse lufta politike nuk bëhet duke gjuajtur me gurë nga selia e partisë, madje edhe nga ata që deri në 2005 hidhnin vezë kundër selisë së PS-së. Kjo luftë bëhet qoftë edhe duke rikujtuar se deri në 2005, KESH-i prodhonte fitime në vit, një shumë gati tre herë më e madhe se shuma me të cilën u privatizua OSSH-ja, të cilës, zbulojmë papritur se i është premtuar edhe rritja e çmimit të energjisë. Dhe meqenëse përmendëm shifrën tre, po nënvizoj se tre herë rresht është bërë rritje çmimi për energjinë, tre herë është ndërruar Drejtori i KESH dhe po tre herë është ndërruar bordi drejtues i tij në këto dy mandate të Doktorit. Për të gjitha këto, por dhe për të mos lejuar një maxhorancë të brishtë që të kalojë ligje pa praninë e opozitës në Kuvend, disa nga to janë miratuar edhe pa kuorumin përkatës, do të doja që PS të ishte në Kuvend. Sepse Kuvendi është ringu ku duhet të qëndrojnë boksierët, ndërsa ne vazhdojmë të tundim peshqirët jashtë tij. Sepse po të ishim në Kuvend, nuk do të na shkonte në mend që ndonjë pasardhës i drejtpërdrejtë i Enver Hoxhës të na afronte pazar me Berishën, pa shpjeguar më parë nëse flet me kokën e tij apo bëhet zëdhënës i bindjeve të dikujt tjetër.

Kohë më parë, kam takuar një nga drejtorët e KESH-it në Vjenë. Më thotë se ishte nisur për të blerë gjeneratorë të lëvizshëm për prodhimin e energjisë. “Seriozisht e ke, vërtet mendon se hyjnë në punë këta gjeneratorë”?, e pyes. Më përgjigjet sinqerisht: E di që nuk hyjnë në punë, por i kërkon Berisha. E besoja dhe e besoj ende. Njëlloj si në dy historitë paralele të treguara më sipër. Nuk ka rëndësi nëse i riu që doli nga qelia kishte apo jo të drejtë. E rëndësishme është që kështu urdhëroi Berisha. Nuk kishte rëndësi nëse hallexhiu i dikurshëm që i shkruante Enverit kishte apo jo të drejtë, e rëndësishme ishte të vendoste Enveri. Dhe sot, nuk ka rëndësi nëse duhet të jemi apo jo në Kuvend, rëndësi ka çfarë thotë kryetari.

11 Komente

chene - 27 Jan 2010 - 10:40pm

"Sepse po të ishim në Kuvend, nuk do të na shkonte në mend që ndonjë pasardhës i drejtpërdrejtë i Enver Hoxhës të na afronte pazar me Berishën, pa shpjeguar më parë nëse flet me kokën e tij apo bëhet zëdhënës i bindjeve të dikujt tjetër. "

"Kohë më parë, kam takuar një nga drejtorët e KESH-it në Vjenë. Më thotë se ishte nisur për të blerë gjeneratorë të lëvizshëm për prodhimin e energjisë."

M'vika keq te lexoj te till shkrim, nga nje i votbesuar. buke per peshq.

Br3dharaku - 27 Jan 2010 - 11:42pm

chene, ky shkrimi m'duket se i ka ron gozhdes n'koke si thone kto kapitalistat knej. Tjeter pune se ti nuk honeps dot faktin se ky ka dal vec turmes

chene - 28 Jan 2010 - 12:01am

"Tjeter pune se ti nuk honeps dot faktin se ky ka dal vec turmes"

Se di ke ke lexu me perciptazi, mu apo Andisin. Persa me perket mu, faleminderit per kohen qe i kushtove komentit tim.

maloku - 28 Jan 2010 - 12:56am

Une nuk e di nese Harasani ka kuptuar pse partia ku ai aderon ka vendosur te mos shkoje ne parlament. Sigurisht eshte mire te jesh ne parlament per te ngritur te gjitha shqetesimet qe ai permend, por nese ky parlament nuk eshte legjitim nga abuzimi me numurimin e drejt te votave, a nuk eshte me i rendesishem ta bojkotosh ate? Me mire nje fund i tmershem se sa nje tmer pa fund. E pra me mire ti shkohet deri ne fund bojkotit te parlamentit, qofte edhe me dhimbje mbareshoqerore, por te fitohet njehere e pergjithmone respekti ndaj lirise dhe pergjegjshmeria dhe barazia ndaj ligjit. Prandaj duhet perkrahur PS ne kete inisiative te saj, dhe bashke me te, sigurisht edhe ai qe e drejton, pra Edi Rama.

H2O - 28 Jan 2010 - 5:13pm

Me habiti mungesa e nje strukture ne shkrim, tmerrsisht shkrim i shperndare.

Mire qe e kupton se ne shoqerine shqipetare ekziston nje modus operandi ku kush vendos eshte gjithmone ne krye te hierarkise politike dhe turma  shkon pas. Personalisht si individ cfare po ben z. Harasani per ta ndryshuar kete tendence apo eshte pjese e turmes ?

Nje shkrim i tille nuk mi bind, sa shume fjale, sa pak vepra...

Pjer Thomas - 28 Jan 2010 - 5:55pm

Lidhja qe Andis i ka bere pjesezave te artikullit ishte e bukur dhe me vend. Permendja e fakteve te tilla, na i shton te dhenat, neve emigranteve, ta njohim me mire kryetarin e fatit te mijra e mijra shqiptarve. Megjithse politikanet shqiptare e njohin me mire ate monster.  

Idris - 29 Jan 2010 - 8:54pm

I nerum Andis.

Nje nga arsyet e mbijeteses se MBRETERVE ne TERESI eshte kopetenca a FALJES .

Kete e kishte kuptuar edhe Ali Pashe Tepelena. Godo qe e njeh kete problem te thelle te mbijetesese se Mbreterive dhe mekanizmine FALJES e pershkruan bukur.

Ai pranonte vendimet e GJYKATAVE por ruante per veten e tij Faljen me ferman si Sulltan ose JO.

Me ndryshimet qe beri NAPOLOEONI ne KODIN Penal ( bazat e te cilit funksionojne ne te gjithe BOTEN ) e shndroi Faljen ne proces Kolegjial.

Ketu dua te nderhyj per te sqaruar nje problem sepse E.Hoxha....Formalisht ndoshta , por REALISHT kopetencen e FALJES e kishte te sanksionuar me LIGJ tek Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Krahasimi me keta mytebere me ne krye Sali Lefqensin  Jozefine firifiun eshte i pasakte . Dhe nuk mund te jete ndryshe me njerez qe ne themel te drejtimit te nje Shteti kane tezen e te thirurit me piskame :

Bini Burra ! Se Komunizmi zotnie...rae ! Rrnofte Kanuni!

Monda - 29 Jan 2010 - 9:01pm

Goeth: You know, I look at you. I watch you. You're not a drunk. That's, that's real control. Control is power. That's power.
Schindler: Is that why they fear us?
Goeth: We have the fucking power to kill, that's why they fear us.
Schindler: They fear us because we have the power to kill arbitrarily. A man commits a crime, he should know better. We have him killed and we feel pretty good about it. Or we kill him ourselves and we feel even better. That's not power, though, that's justice. That's different than power. Power is when we have every justification to kill – and we don't.
Goeth: You think that's power.
Schindler: That's what the emperors had. A man stole something, he's brought in before the emperor, he throws himself down on the ground, he begs for mercy, he knows he's going to die. And the emperor pardons him. This worthless man, he lets him go.
Goeth: I think you are drunk.
Schindler: That's power, Amon. That is power. [gestures toward Goeth as a merciful emperor] Amon the Good.
Goeth: [he smiles and laughs] I pardon you.

kopetenti - 2 Shk 2010 - 12:33am

Mos na u hiq si Mesia o Harasan.Per ty ka me teper rendesi se cfare thote kryetari yt i vertete Nano.Ti je ajo vegla e tij dhe prandaj kryetari ne detyre te duket i pakuptimte.Kur ta hash sa krahu nga Nano...si edhe e kane ngrene disa te tjere qe ti e di fort mire..pastaj do shohim parimet e tua " o demokrat i lindur".

kopetenti - 5 Shk 2010 - 8:13pm

Po hiqeni kete "thenie te momentit" te Harasanit se late nam o administratore.Ka nje jave qe shfaqet ketu ..e cfare thote:Asgje.

Harasanin mbaheni mik ne shpi e ne lokal por jo ne peshku se ai nuk ka edhe ndonje vlere.

gbTylerDurden - 8 Shk 2010 - 6:51am

 E ashtuquajtura Levizje per Mendim Ndryshe eshte nje levizje pa kauze, dhe prandaj eshte bere krejtesisht qesharake. As qe besoj qe i ka paguar njeri, thjesht mendoj se ngaqe ua futi Edi Rama nuk e kane marre veten ende e s'po orientohen dot duke humbur pike perballe Edi Rames qe ishte katandisur si mos me keq pas humbjes se zgjedhjeve (me sakte vjedhjes po c'rendesi ka, lojen e fiton me i forti) ndersa si pasoje e ca veprimeve krejtesisht idiote te ketyre LMN-istave ka rifituar legjitimitetin e humbur.

Me vjen keq te them, por edhe vec e vec, Kaci, Beni, Andisi, Markua nuk eshte se kane ndonje reputacion per ndershmeri...perkundrazi...qofte edhe perceptim c'rendesi ka? Politika eshte nje art shitje e vetvetes dhe ndoshta skane shitur mire veten ose nuk i blejne te tjeret...

E vetmja figure qe me vjen keq qe eshte katandisur ashtu eshte Ben Blushi qe eshte nje njeri me kapacitetin e plote per te drejtuat vendin por fatkeqesisht (medet do te thoshte Noli) sben pergatitjen e duhur per kete...

 

 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente