Allamanët e Matit e kanë më të madh emrin sesa njerëzit. Të 44 shpirtrat që janë në Mat, luftojnë shumë për të mbajtur zulmën e një fisi që e ka mbushur traditën lokale me aq shumë histori.
Nëse ka vend ku mund të përzihet më shumë gojëdhëna me realitetin në Shqipëri, kjo mund të jetë historia, e cila rrëfehet për fisin Allamani. Me sa duket, të bindur dhe vetë për këtë, ata i shërbejnë të palodhur gojëdhënës se origjina e tyre e largët është nga gjermanët. Kryqtarët, mbetje të Siebenbürgen apo thjesht kalimtarë pa fat. Historia nuk na ndihmon më për matjanët e konvertuar herët në myslimanë. Në këtë qerthull ka mbetur dhe ajo që na kanë thënë ne... Allamani është më i vjetri ndër oxhaqet e Matit. Ka qenë në Batër, shkoi në Burrel, pastaj erdhi në Kurdari. Ai kishte fiset: Kurdari, Karicë, German, Suç, Batër Shoshaj, Burrel (Murat Çela-Patini), shkruhet në një nga kujtimet, që ka mbledhur një etnolog vendas.
Mësuesi i vjetër Qemal Muça na pret prej orësh në Klos. Pas 110 kilometrash nga Tirana, mezi presim që të marrë rrugë konstatimi ynë. Burri që mban një republikë të bardhë pranverore, kravatë dhe një çantë zyre, na përshëndet nga larg. Ka ende mustaqe shumë të dendura, ndërsa një buzëqeshje e cila nuk i ndahet nga fytyra, e tregon shumë më të ri. Jutta, kolegia jonë fotografe, ‘mezi’ pret të dëgjojë dhe të shikojë ‘bashkatdhetarët’ e saj gjermanë. Dyshon që të jetë e vërtetë.
Mësuesi pensionist e ka me nge. Bën të gjithë adetet e mundshme mikpritëse deri në tepri. “Duhet të nxitojmë”, na bën me shenjë Jutta e bezdisur nga zakonet e shqiptarëve... Në fakt, duhet të nxitojmë. 70-vjeçari ka rregulluar takimet me dy pinjollë të Allamanëve. Ata kanë zbritur vitet e fundit nga Kurdaria, vendndodhja e Allamanëve drejt Suçit, që është i vendosur buzë rrugës automobilistike kombëtare, pak kilometra lart Burrelit. Vëllezërit Halit dhe Fehmi Allamani na presin prej disa orësh. “Do mbarojmë punë”, më thotë plaku, që dëshiron të tregojë pa fund. Na jep një letër të fotokopjuar nga një roman i një autori lokal, ku thuhet se ata kanë ardhur nga Siebenbürgen...”Ah, e di për çfarë flitet, më thotë Jutta - por nuk e besoj”.
Invazioni mongol i vitit 1241-1242 shkatërroi shumë nga Mbretëria e Hungarisë. Megjithëse Saksonët bënë më të mirën që të rezistonin, shumë vendbanime të tyre u shkatërruan krejt. Si pasojë e invazionit, shumë qytete në Transilvani u fortifikuan me gurë kështjellash, ndërsa përpjekja iu kushtua rimëkëmbjes së qyteteve nga ana ekonomike. Shumë qytete u mbrojtën nga Kirchenburgeni apo kështjellat e fortifikuara me gurë masivë. Rritja e menjëhershme qyteteve që u populluan nga saksonët të drejtuar në Transilvani dhe të njohur në Gjermani si Siebenbürgen dhe Septem Castra në latinisht, iu referohen shtatë qyteteve të fortifikuara të Transilvanisë: Bistritz (Bistriţa, Beszterce); Hermannstadt (Sibiu, Nagyszeben); Sächsisch Regen (Reghin, Szászrégen); Kronstadt (Braşov, Brassó); Mediasch (Mediaş, Medgyes);Mühlbach (Sebeş, Szászsebes); Schässburg (Sighişoara, Segesvár)...
Nga gjërat e shumta të lexuara, për këtë argument, asgjë nuk m’i afron në përfytyrim gjermanët në pamjen e pritshme të vëllezërve. Pak minuta më vonë jemi në Suç, para një shkolle ku ka pa fund fëmijë dhe pranë ndodhet shtëpia e dy Allamanëve. Njësoj si fëmijët e qytetit edhe fëmijët e këtushëm mbajnë radhë të gjata për të blerë te një grua e bëshme, e cila shet ushqime të përgatitura. Zërat fëmijërorë, që dalin nga fytyra kryesisht bardhoshe, shpërndajnë hare në eter dhe nën një diell fundvjeshte të injektojnë prehjen e humbur të metropolit të zhurmshëm. Na drejtojnë fillimisht në shtëpinë e Halitit, që është më i madhi syresh. 55-vjeçari ka një shtëpi tipike fshati përdhese. Një kolltuk i madh në qendër dhe anash dy mindere të parehatshëm kapin plot gati tri faqe muri, e përbëjnë kështu orenditë e dhomës së pritjes. Përballë një bufe ku janë mbledhur qelqurinat dhe gjërat e vlefshme të shtëpisë. Sipër kokës së Halitit, të zotit të shtëpisë, që rehatohet, është një si tip gobeline me Gurin e madh të Mekës. Rehatohemi. Tash pret. Është fare i paorientuar me qëllimin tonë dhe nuk e nget shumë fjalën. Jutta, ndërkaq po e këqyr me themeli shtëpinë, ndërsa është e interesuar të shikojë gratë e shtëpisë..., mos kap ndonjë detaj më shumë...”Jepi!” ma bën me shenjë.
...Allamani nuk i dha xhenazet e tumullarëve. Këta i kërkuan se nuk të lemë t’i fusësh në dhè. Nga tumullarët shkuan gratë dhe morrin xhenazet. Tre vjet më vonë, Allamani mori mirditas e i ra tumës duke djegur mbarë vendin e duke përzënë popullin. Kënga thotë:
“Bruç Hoti me këmishë/ preshi tumën e bani kishë... Me vonë u mblodhën...etj dhe i shpuan murin e kullës Allamanit dhe vranë 4-5 veta...
Haliti pret pak minuta, por i bëjmë me shenjë si i Zoti i shtëpisë, që ta ngasë ai fjalën. Ai bën adetin shqiptar: Na rrjep dorën. Pastaj, flet besoj të zakonshmet: “Babai u arrestua. Kishte qenë mësues dhe pati mbaruar në Xibër. Më vonë, pasi u arratis një kushëri i vet- e cilësuan kulak dhe e hoqën nga mësues. Në atë kohë u trajtonim jo si gjithë të tjerët. Fëmijëve, prindit tanë, nuk ua thoshin nga fillimi origjinën, sepse nëse do e merrnin vesh fëmijët e tjerë, do kishim probleme. Dhe, një e keqe këndej dhe një andej. U bë druvar dhe punonte në shfrytëzim pyjesh...”. Ç’ka qenë për ju llagapi Allamani?- e pyesim.
“Për mua ka qenë krenari që nuk ishim si të tjerët. Ishim të distancuar se na thoshin se ju jeni gjermanë dhe s’jeni si ne. Dhe, ne e përzienim gjakun me kujdes dhe kur merrnim nuse, e merrnim në shtëpitë dhe fiset më të mira... Allamani ishte fisi më i mirë. Gjatë të gjithë kohës, që më 1943 kemi qenë të persekutuar se na ka pushkatuar që më ’43, një njeri Lëvizja...”. E pyes për zakonet. Flet, shtjellon vogëlsirat që mbart zona, shoqëruar me një gjestikulacion të vështirë. Më vonë, pasi gëlltit pak ujë të ftohtë bjeshkësh, rrëfen atë që i ati i ka thënë për gjermanët e Luftës së Dytë Botërore. Dua ta orientoj muhabetin, por e gjithë mbetet në një këqyrje antropologjike. Jutta më thotë se u ngjajnë shumë fytyrave të gjermanëve të para Luftës së Dytë Botërore.
Çfarë kanë dëgjuar nga të parët e tyre për gjermanët dhe gjëra të tjera? Ngrenë supet. Por, për një gjë nuk mëdyshen: Ata janë gjermanë?! Haliti, vëllai i tij, Fehmiu dhe një tjetër vëlla që ka vdekur, i ngritën shtëpitë afër njëri-tjetrit. Më i riu vdiq prej një aksidenti dhe tashmë u duhet që të ndihmë dhe familjen e tij. Nga dhjetëra dynymët që kishin para Luftës, tash qeveria së cilës ata i japin votën, u ka lënë një 5-dynymësh. Bashkë me dy lopët, kjo është e gjithë katandia e Halitit. Keni bërë përpjekje të afroheni me gjermanët?- e pyesim.
“Me ardhjen e demokracisë, babai im i dërgoi një letër ambasadorit gjerman dhe i tha se ne jemi një fis i ardhur nga Gjermania dhe duam të kemi lidhje me ju. Na kanë kthyer një përgjigje”. Erdhi një përgjigje, që kërkonte të dokumentonin dhe t’u tregonin diçka. Por... E pyes se ku e kanë letrën dhe më thonë se u është djegur në kullat sipër të Kurdarisë, vendi ku ishin dikur të vendosur. “Nuk na erdhi mirë që gjermanët na sollën përgjigje negative. Ne donim meqë dhe pushteti na luftoi kaq kohë të iknim ku të mundnim. Donim të bëheshim refugjatë”,- thotë Fehmiu. Çfarë dini për Gjermaninë? “Dimë që kanë ekonomi. Nuk ka luftë si këtu”, shton Haliti. I pyes për fenë dhe kur janë konvertuar, por sërish ngritje supesh. Meka, që është sipër kokës, më përgjigjet pa folur.
Allamanajt kanë qenë oxhaku më i madh në Mat. Në Spilaj është qyteti i Aleksandrit. Aty ka themele, mure, fragmente balte dhe disa vrima në shtuf.
Ndërrojmë fjalët dhe vë re se asnjë gjë nuk i afron ata me gjermanët, veç dëshirës. Por, në vetvete është e ngulitur thellë: Ne jemi gjermanë. Shtëpia nuk ka asnjë orendi që të kujtojë ndonjë traditë të hershme, ndërsa justifikimi ynë mbetet i pranueshëm, kur mendojmë se brezat e përzier me shqiptarët kanë ndikuar dhe në racën e tyre, nëse është gjithmonë e vërtetë... I vëllai i Halitit, ndërkohë, e ka përcjellë Juttën në shtëpinë e tij. Vjen befas, pas pak. “E shikon sa rehat është, më thotë për Juttën. I ngjit gjaku me patriotët e vet”. E afroj, që të më flasë më shumë.
Ka një fytyrë tipike të vrarë nga puna, por shumë të linjëzuar dhe tepër të mprehtë në dobësinë e saj. Flasim me tinguj të ulët dhe pa e tepruar. Edhe ai më jep versionin e tij të ardhjes në fshat, por s’mban mënd asnjë gjë, e cila ka lidhje me Gjermaninë. “Allamani ka qenë në Germani dhe kur ka ardhur në Kurdari, ka qenë një arsye. I pari i fshatit, aty bëhej një pazar dhe treg dhe në atë pazar merrnin taksat. Taksën e merrte nga Mirdita, Lleshi i Zi...Të nigjume e kishin dhe i pari i Kurdarisë dinte se Allamani ishte fis trimash dhe i ka thënë në German të parit të fisit tonë, që ta ndihte. Më ndihmo për këtë arsye: Vjen Lleshi dhe na merr taksën. I pari i thotë që të kem njëzet djem që të kenë vu armë në krah, të mos jetë djalë i vetëm, por dy dhe tre vëllezër dhe pastaj e nxjerr. Nëse e bën këtë, do të japim malin dhe do të japim tokë, iu përgjigjën nga Kurdaria”.
Në fakt, Allamanët bënë diçka tjetër që do mbetej për shumë kohë. Fshati s’kishte ujë dhe uji që vadit edhe sot, u soll nga të parët e tyre, që sapo erdhën në fshat. Bënë dy mullinj gruri me ujin që kalonte mbi fshat, ndërsa studiuesi Dilaver Kurti pretendon për disa qyngje të futur në tokë, ku vinte uji apo çfarë tjetër. Pikërisht, këtu dua të marr një fillesë për idenë....Asgjë sërish. Në socializëm, Allamanët që ishin lidhur me nacionalistët, s’mundën të merrnin dot mësim. Ata u persekutuan dhe pushteti socialist gati i murosi krejt. Fehmiu mundohet të më fusë në rrjedhë, por duhet ta pyes: “Me shku në shkollë nuk shkonim dot... Allamanët e sotëm nuk janë shumë të shtueshëm. Me ardhjen e demokracisë kanë ra në Tiranë e Durrës. Dikush ka vu shkollë... Naltësi do të thotë pavarësisht se komunizmi se në gjithë kohën kemi qenë kryelartë... Gojëdhënat thonë se Allamanët janë punëtorë, trima. Për gjermanët dija thjesht se janë punëtorë dhe trima. Kësisoj ndjeja kënaqësi kur shikoja ndonjë gjerman. Ndjeja krenari. Gjatë monizmit ëndërronim me njëri-tjetrin që të shkonim në Gjermani, por...”.
Dhe, rasti erdhi, por ai ishte fatkeq. Ambasada gjermane pas shprehjeve të thata të kortezisë ua preu atë që ata e kishin mbajtur prej vitesh në shpirt. Duket se edhe ëndrra u kishte marrë fund. Tashmë duken më të rrudhur në fatin e tyre. “Vetëm me punën e krahut dhe me punë të zezë. Unë ndryshe bëj edhe punë të zjarrit”, - më thotë Fehmiu. Allamanëve të sotëm nuk u ka ecur kurrsesi. Janë shpërndarë, ndërsa në Kurdari, ku kanë qenë të moçmit, kanë mbetur gjithmonë pak e më pak. Në fakt, Fehmiu ka një lidhje të largët me Gjermaninë. I vjehrri, që është arratisur që nga viti 1978, ka ngritur shtëpinë e tij në Gjermaninë e ëndrrave. Falë kësaj, ose njollës në biografi, ai pati mundësi të martohej me të bijën. Njësoj si edhe i vëllai i madh Haliti, që mori për grua, vajzën e një ish-të burgosuri, mik me të atin e tij. Tashmë Allamanët e Matit kanë më të madh emrin sesa njerëzit. Të 44 shpirtrat që janë në Mat, luftojnë shumë për të mbajtur zulmën e një fisi që e ka mbushur traditën lokale me aq shumë histori. Itinerar i gjatë i tyre. Nga Gjermania kanë rënë në fushën e Posumit dhe pastaj kanë përfunduar në Kurdari. Janë bërë tre Allamanë tani dhe mësuesi i vjetër, që pak ditë më vonë do më lërë një letër, ku ka përshkruar një ceremoni për nderimin e një Allamani. Ikim. Jutta, ndërkohë, ka parë tri shtëpi Allamanësh. Shihemi në sy, por asgjë s’hedh dritë në idenë tonë. Duhet të shkojmë në Kurdari te kullat e Allamanëve...
(Mapo)
33 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Artikulli interesant, por po vras mendjen, a ka lidhje çka shkruhet me deklaratën se do rregjistrohet popullsia sipas kombësisë edhe fesë?
A do deklarojnë gjermenë këta? Pyetja duket absurde në vetvete, megjithatë kam frikë se në ditët në vazhdim, kemi për të dëgjuar storie...
Po pse o..allamani Dilaver eshte? 400 vjet ne Shqiperi ene dun me u klasifiku si Deutsche volk kta?
Mrrok, edhe brazilianet Allemao e qujten ket lojtarin pak si bjond, pikerisht per t'njejten arsy si Allamonet von der Mat.
Emigranto, ke nje gabim te modh kanceptual. Kshu gjermont jan bo mas lufte, sepse sic thote dhe hanemja, Jutta, para lufte kshu si ne kon qen ne ato.
Ej po te nolt jemi, kemi zhvillu ne stereotip gjermoni. qintecamilion folksdojc qe jetojne nga atlantiku deri m kazakistan, ne jemi bind qe keta jane njesoj...
kur kemi kshu mitesh per tjetrin, imagjino per veten...
Me vjen keq por duhet te lexoni ca me teper. Dhe keto talljet nuk jane te mira. Te gjithe e dine se Gjermane ka pasur dhe ka ende neper te gjitha vendet e Europes Qendrore. Ashtu siç ka ne Argjentine, Bolivi, Paraguaj, Uruguaj, Brazil, Kili.
Une ju permenda ketu atentatorin e Ahmet Zogut, Beqir Valteri. Dhe zerat per nje ngulitje te hershme te ca fiseve gjermane nuk jane vetem te sotme, gjoja per nje vize pune ne Gjermani. Ajo Jutta te mos na çaje derrasa si fort, bashke me shkruesin e ketij artikulli. Ky shkruesi njehere as e ka idene e artikullit apo revistes apo gazetes. Artikulli eshte i mbushur fund e krye me paragjykime, me njefare superioriteti te shkruesit mbi keta katundare te lajthitur, dhe tejet i njeanshem.
Autori i artikullit duhet ta dije mire se nuk i kercet kujt te dije ç'mendon koka e tij idiote, por le te shkruaje aty çka pare, dhe ironite e tij t'i lere per ne hale, kur te jete para pasqyres.
Siç e thashe, zerat per njefare ngulimi gjerman ne zonen e Matit jane te hershem, lexoni arkivat apo dokumente te kohes se Zogut. Beqir Valteri konsiderohej asokohe si nje pinjoll i ketyre fiseve. Po te ishte aq gangster ky gazetari bashke me ate Jutten, do te kishin hulumtuar mire per kete Valterin, dhe nuk do merreshin me xhiro turistike te paguara nga ndonje shoqate.
As qe e kam idene çfare jane allamanet apo matjanet, por kesisoj artikujsh na e merziten menderen.
E vertete Hurb, Egziston edhe nje hipoteze per Burgajetin e Hamet Zogut, si nje fshat i krijuar nga gjermanet. Dhe fjala burg eshte gjermanisht. Nuk e di po kur shikoj ato motrat e Zogut te veshura si kalorese sec me ngjajne me gjermanka. Fytyra te hequra me sy te thelle. Tipare gjermanesh....
Shkrim me idiot nuk kisha lexuar ndonjehere,pa pike lidhje.
...Ku eshte Cute Gjati, Allamani ku? Ne rime te nje balade. Kane ngecur diku. Po Marku, Dule Shkoza?...
Legjenda qenka e vertete. Allamanet qenkan fis i lashte, ja ku u ka kenduar dhe populli nepermjet ismail kadarese.
nderkohe qe Allaman Allamani (gjermon gjermoni) eshte ekspert mjekesie, qe ka bere kerkime me vlere per efektet e rakise ne trupin e njeriut
http://www.biomedexperts.com/Profile.bme/25650/Allaman_Allamani
Pervec kesaj zbulova qe allamaner paska dhe ne permet.
Gjithashtu allaman, pervecse mbiemer i respektuar, ka qene dhe emer i perhapur nder myslimane.
Allah o Zot ishalla dalim gjermane, se cifute s'dolem dot
peseqind vjet rehat, c'doni mor djem
Shqiperi moj kucke, na bere verem.
Mos u bej kaurke, mos hiq ferexhene.
thuj sikter evropes si denbabaden,
Shqiperi moj kucke na bere verem
Artikulli ne fjale eshte i dobet ,por fisi Allamaneve eshte fis me dinjitet qe ka perjetuar nje kalvar te eger vuajtjesh nga regjimi komunist.
Kush e njef ALLAMONIN ke Ali demi qe shiste pipra dhe thoshin qe ishte dhe pak Beqir...
ALLAMAN me ALLAMON jane te ndryshem.
Beqir Valteri plagosi Zogun, dhe Zogu nuk e denoi por e dergoj ne shkolle,me vone ky Beqiri u vra nga komunistet.
Kam pa te ORF-i nje reportazh mbi njerez me kombesi austriake ne Shqiperi. Me ka mbet ne mendje gruaja e shoferit te Zogut, ne mos gaboj (naltmadhnia paguante me flori te kullum ne dore, ndihej burre tjetri, jo llafe, vete mbreti e mur hungareze dhe shoferi "e perlau" austriaken e valserave); e kishte shpine ne nje apartament nji e guzhinsh hesapi, fliste nje gjermanishte te embel te vjeter... cuni vet tamam cun tirone, me dialekt, gjermanishten e dinte mire fare, dhe kuptohet donte naj viz' austrie, me te drejte, edhe tha qe cdo rob ka "atdhe", tha, por ka edhe "memedhe", ne dum edhe memedheun tani... :) po shume pershtypje te mire linin. Nuk di a i ndihmoi ambasada austriake, por emisioni u dha ne "prime time" ose aty afer dhe te nesermen jo pak veta me pyeten, dmth shikueshmeri e larte...
Sa per kujtese, shofer i zogut ka qene gjyshi i edi rames.
Po, edhe une kam pare nje emision tek France8, me ca rob zoti ne Prrenjas, çuna te fisme per se mari, çun prrenjasi safi, me dialekt e me gjojna, e ta thante frengjishten fare, si n'kohe t'Volterit mer jahu, edhe u mallengjeva shume.
KUr ju them une qe kolonjaret jane gjermon sme beson njeri !
e verteta vonon, por del me ne fund.
ps. piprra? allamoni paska qen pasardhes i xha Sadikut legjendar.
O emo a se ma mend Allamon xhajen qe i thoshin se te jep nai lek po tja ferkosh by...
s'po me vjen ne mend. pastaj varet edhe se ku ka pas "operu" ky Allamoni.
Mrrok, ndjese per shmangiet.
Anej ka Ali Demi , ke 1-maj , rruga e Elbasonit etc.
Nuk je shmang!!
N'familjen teme o njona me emrin Waltraub....Valja i thomi na. Kur ja merr konges ajo, dridhet ton m'halla
Kam degju per gjermanen ne fisin tuaj. Really. Lulja (ndjese paste, motra e Sabriut te Durresit, e cila ka qene xhaxhesha ime) e permendte here here. Besoj qe e ke fjalen per te. Degjoja per edukaten e shkelqyer qe ajo perconte ne familjen e vet; tek femijet e saj. Nuk e kuptoja ket gje; s'kisha si. Kur i pashe me syte e mi pastaj se si i kishte tabiatet ai "mileti andej", mu qartesuan shume gjera.
Eh, kur them une qe thelle-thelle, e ndjej qe kam origjine hebreje... s'me beso njeri... nga hebrejte e Spanjes, madje....
Shalom ty !
Shalom uv'racha!
Kshu o kjo pune...i kom thon rabinit. Mu or daj m'ka hup vula...skom naj tesqere me provu qe jom cifut. "Mos kij gajle' m'tha "o me ndjenja ky muhabet". Nji t'vu tefilin n'kaptin lala ene...'ne mos te pafsha me o Jerushalajm, mu thafte dora e majte'
vallai per lagjen e origjines time ka ca teori historie qe thone megjithmend qi jane cifute. Vecse une xhepshpuar mer vlla
nuk ndihem hic cifute
Ka shkrujt i liber Valja "Capitjet e mija neper Shqiperi". Perle sociologjike. Kishe dash me i msu grave t'familjes planifikim familjar duke i mesuar te numeronin ditet mes periodave. Te gjitha i bon hesapet gabim. Vitin tjeter u shtu gjindja shum.
do e porosis librin.
ps. hajt se fis i mire u shtu, s'ka problem. dhe ket ta them jo me te bo qejfin. po se ashtu osht.
Ana H mos je gje Mira Meksi ?
Sol, m'fal po sot e pashe kete. A thua vuajme te dyja nga te njejtat delire?
Pastaj, kur robi e kupton qe jane delire, ( dmth. pese me hic) quhet me delirant?! apo behet delirant me kembe ne toke...