Endrra e zemrës sime

poezi nga Paul Verlaine    Sa herë ëndërrova, një ëndërr për çudi, Një grua të panjohur që më do dhe e dua E që prorë më duket jo krejt si ajo grua Po jo dhe krejt si tjetër, e më do pa kufi. Sepse më kupton e më njeh e më di, Misteri i zemrës sime veç prej saj u zbulua Veç ajo, [...]

7 Komente

emigrant - 2 Nën 2009 - 10:48pm

Nuk flas, dhe as mendjen s'do vras per asgje:

Vec dashuria pa fund do pushtoje shpirtin tim,

Larg, shume larg, do shtegetoj, si nje kurbat,

permes fshatrash, i lumtur, si t'isha me nje grua.

A. Rimbaud

as - 2 Nën 2009 - 11:00pm

emo, tingellon ndryshe ne frengjisht...besoj se per shkak te atyre L'ëve likuide qe e freskojne vargun dhe i japin melodi.

Heteroglossia1 - 2 Nën 2009 - 11:02pm

S'e di si mund te tingelloje ne frengjisht po shqip me pelqeka shume! Flm emo.

La_rosée - 9 Nën 2009 - 11:43pm

Hurbo, ku eshte perkthimi 'im' i Sensation(Rimbaud)?

Verlaine po me pelqeka dhe ne shqip, sidoqofte preferencat e mija shkojne tek perkthimet e Hurbinekut. Keto vargje jane nje kryeveper e Verlaine; ndjenja universale qe i ka pershkruar mrekullisht.

Sepse më kupton e më njeh e më di,
...

S’e di është ezmere apo leshraartë
Emri i saj? Më kujtohet, i ëmbël, tingull i qartë,
Si i njerëzve tanë dikur të ikur në mërgim.

Hurbinek - 10 Nën 2009 - 12:13am

(Légèrement modifié)

 

Mbrëmjeve blu të verës, nëpër shtigje do të shkoj,

Pickuar nga kallinj gruri, të shkel barin e rrallë :

Ëndërrimtar, freskinë nëpër këmbë do ta dëgjoj.

Dhe flokët e zbuluar era të m’i rrahë ngadalë.

 

Nuk do të flas, dhe asgjë nuk do të mendoj,

Por dashuria e pafundme shpirtin do të ma mbushë ;

Dhe si një endacak, larg, shumë larg do të shkoj,

Nga Natyra, i lumtur – si me një grua në fushë.  

 

Brad - 10 Nën 2009 - 12:19am

Hurbo, qenke ne shqiperi? Si e gjete gjyshen mo.

La_rosée - 10 Nën 2009 - 12:17am

Parfait, pouke! Smile

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente