Imazhet më sipër ju tregojnë disa statistika mbi vizitorët e Peshkut. Po e publikojmë këtë informacion thjesht për kuriozitet (dhe për t'u mburrur pak). Nga grafikët më sipër besoj se mund të nxjerrim disa të dhëna të spikatura (në mungesë të një fjale më të përpiktë):
- (Graf. 2) Numri dhe përqindja e vizitorëve nga Shqipëria është në rritje. Në krahasim me një vit më parë, numri i vizitorëve nga Shqipëria është rritur me 75%. (Vizitorët nga vende të tjera të botës janë rritur po ashtu, por më pak.)
- (Graf. 1) Vjet, nuk kishte shumë luhatje mes trafikut të javës (nga e hëna në të premte) dhe trafikut të fundjavës. Këtë vit, dallimi është goxha më i qartë. Dmth, vizitorët e Peshkut e vizitojnë faqen gjithnjë e më shumë nga zyra.
- (Graf. 3) Numri i vizitorëve të rregullt është rritur pak (mbi 15,600 vizitorë vijnë në faqe mbi 200 herë në muaj), por si përqindje nuk ka shumë rritje.
- (Graf. 4) Përsa i përket shfletuesve (browser) dhe sistemeve operative, s'ka shumë ndryshim, përveç tendencave normale për rënien e Internet Explorer, dhe rritjen e Firefox, Chrome, e Safari. Në fakt, IE mbetet i fuqishëm me 50% të vizitorëve.
- Në total, Peshku ka një rritje prej 59% të vizitorëve unikë. Mesatarja e këtij viti për vizitorë unikë çdo ditë është afërsisht 3200 vizitorë në ditë. Vjet në të njëjtën periudhë ky numër ishte pak mbi 2000.
24 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Dhe une mendoja se nuk kishte me peshq ne shqiperi ngaqe i gjuajne me dinamit.
Nga betonizimi i bregdetit tone me ndertime "turistike" me dhe pa leje, firmat e ndertimit me prakticitetin qe i karakterizon, i kane zhvendosur bunkieret e Enverit nga bregu brenda ne det. Cdo e keqe ka edhe nje te mire. Me kete rast ne peshqit kemi filluar gjate dites te jetojme brenda bunkiereve (si ne rrethim) dhe dalim per shetitje dhe kullote vetem naten.
- shperndahuni se po na numerojne
"Këtë vit, dallimi është goxha më i qartë. Dmth, vizitorët e Peshkut e vizitojnë faqen gjithnjë e më shumë nga zyra".
...kriza modhe mooooo.....
Duket qarte qe rritja e prodhimit vendas eshte shume e madhe, ne krahasim me vitin 1938....
O Penar.
A jeni te kenaqur ?
Ne qoftese PO, na lini nje dite qe te "shahemi" mire, pa i fshire komentet.
Caktoje ti diten.
Kaq shume qenke permbajtur ti? :D
Serbia??? 9742 clicks?
Keqinterpretimi i Kosovës (sipas tërë gjasave) është nga ana e programit që përdoret për mbajtjen në këmbë të PPU-së, jo i administratorëve. Po sipas atyre gjasave, rrjedh nga bazimi i llogaritjeve në IP-në e përdorur... them unë me këtë mendjen time uloke...
e treta ne liste te fotoja e dyte. gusht-shtator 2009.
Gezohem qe numrat jane ne rritje.
Duhet thene se ky sit eshte unik ne llojin e vet ne hapesirat shqip-folese.
Besoj se ka ardhur koha qe "Peshku pa uje" te beje reklame. Nuk ka gazete ne Shqiperi qe te kete kete "tirazh" qe ka ky sit si edhe nje "klientele" qartesisht te klasifikueshme persa i perket vendndodhjes. Dhe pikerisht si "gazete" dhe jo si sit interneti duhet te shiten hapesirat publicitare.
Kam lexuar dy artikuj interesante ne numrat e fundit te revistes Monitor, qofte persa i perket shtypit te perditshem, qofte persa i perket frequentimit te siteve shqiptare ne internet si edhe tarifat e reklamave ne keto te fundit.
Mbaj mend qe Peshku nuk ishte radhitur tek Top 10, por sdq. ishe ne nje pozicion shume te mire tek zeri "te tjere". Por ndoshta tani Peshku ka arritur te hyj ne Top 10.
Në vend që të përmbytet PPU-ja nga reklama gjithfarësh, mund të mendohen rrugë të tjera për kapitalizimin e vëmendjes së 80 mijë përdoruesve të tij. Fjala vjen, t'u jepet si mundësi përdoruesve, atyre që duan, zgjedhja e pranimit të mesazheve email me publicitet: unë ndihmoj PPU-në duke e lejuar të shesë email-in tim te cilido (ose një pjesë e tyre) që kërkon të dërgojë reklama, PPU-ja përfiton diçka, blogu mbetet i ndotur vetëm nga fëlliqësitë tona, dhe ata që nuk duan të shohin reklama vazhdojnë jetën të lumtur.
Penaro,po numri i abuzuesve eshte rritur apo eshte ulur.
32% përdorim i shfletuesve që vijnë nga Burimi i Hapur është shifër premtuese kur vjen fjala për përdoruesit shqiptarë. Vini re që përdorimi i Internet Explorer-it ka rënë me gati 10%, ndërkohë që Firefox-i (pjellë e burimit të hapur) ka rritje me gati 5% për të njëjtën periudhë.
P.S. Ky interpretim i shifrave nuk është më i përpikti që mund të bëhet. Një "tastierë" e shquar e PPU-së mbase mund të ndihmonte këtu. (Falas, kuptohet...
...shumë shumë një teke Hennessy, në u pjekshim ndonjëherë.)
Atë po shikoja dhe unë. M'u bë qejfi. Gjithsesi prapë dominues IE
Pyetje aneks për Penarin: E ke problem të shikosh pak tek ai 50.9% i përdoruesve të IE, sa është përqindja e atyre me IE6 dhe cili është ndryshimi '08-'09 ?
Flm
Pse ore merzitesh ti nese IE eshte me i perdoruri??? Mos ke ndonje kompani konkurente? Boll qe kane ardhur te peshku, s'ka rendesi se me cfare.
Une nganjehere hyj me IE, tani jam me Mozilla nga Linuxi, ndonjehere hyj edhe me Opera, nga win ose lin... ca here kam hyre dhe nga celulari, pa browser fare.
po ça reklamash, ça reklamash... Peshku duhet të pajiset me ato paralajmërimet duhanore bold të zi sterrë: Peshku dëmton rëndë shëndetin tuaj. (mendor dhe fizik)
Qitini njehere statistikat per gjithe kohen totale qekur e monitoroni, te shikojme si ka evoluar kurba e peshkut (tingellon dirty kjo fjala 'kurbe' ne shqip
), ose krahasim vit per vit, dmth te gjithe muajt jo vetem vjeshten. 
Ja pamja ne Alexa (klikon ne trailing -> max), mgjths nuk e di sa e sakte eshte kjo per faqe shqiptare.
tek grafiku i pare vihen re disa ulje/ngritje qe perseriten cdo jave. A eshte fundjava apo ne Shqiperi del ndonje lajm interesant njehere ne jave dhe njerezit turren ta diskutojne?
Me vjen mire qe nje nga tre moskotieret e Peshkut, na informon per ecurine e forumit tone (nese mund ta quajm keshtu). Do ti thosha Penarit qe kjo faqe te vazhdoje te qendroje keshtu, sepse eshte mire, dhe ai vete te vazhdoje te qendroje atje ku eshte, se po u kthye ne Shqiperi si dy moskotieret e tjere (Lukani e Blendi), s'ka per te patur dhe aq shume kohe te mirret me Peshkun.
Ah se harrova, Penar kur do te shkosh si vizitor ne Shqiperi te te sjell shishen qe te kam taksur.
Hmmmm Cila eshte arsyeja qe behet sot kjo reklame? Pak e sajuar them une por po ja le Emigrantit te bej analizen e statistikave
Vec sepse me rendon pyetja. Perse sot?
Nejse bravo Peshku Jemi krenarre. Vec mos harojme se vizitoret e shumte sjellin dhe amortizimin e vendit qe vizitohet keshtu qe kujdes duhet mirembajte
Kurdo qe ta publikonin kete prap 'pse sot' do thoje ti, apo jo?
hmmmm, vertet, pse kjo reklame, pse sot ?????
ku fshihet lepuri valle
naten e mire