Analiza e buxhetit për 4 mujorin e parë të 2009

  • Grafik 1 - Struktura e te ardhurave.jpg
    Grafik 2 - MPPTT.jpg
    Grafik 3 - MASh.jpg
    Grafik 4 - MSh.jpg
    Tabela 1 - te ardhurat e buxhetit 4 M I.jpg
    Tabela 2 - te ardhurat e buxhetit 4 M I ne vite.jpg
    Tabela 3 - shpenzimet ne vite.jpg
Tabela 2 - te ardhurat e buxhetit 4 M I ne vite.jpg

 

 

Shënim: Të premten u paraqit në zyrat e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë raporti i projektit “Monitorimi i buxhetit 2008”. Ky projekt nisi të zbatohej në janar 2008 dhe mbuloi periudhën deri në prill të vitit 2009. Qëllimi i tij ishte studimi, analiza dhe bërja publike e procedurave ligjore të buxhetit, efektivitetit të përdorimit të fondeve, njohjes dhe transparencës së procesit nga publiku i gjerë. Më poshtë është postuar përmbledhja për muajt e 2009-ës, një analizë e mirërenditur të dhënash nga disa prej specialistëve më të mirë të ekonomisë dhe financave Shqiptare si Adriana Berberi, Gjergj Teneqexhi dhe Selim Belortaja.  Besoj se rapoti i plotë do të botohet së shpejti në faqen e internetit të Fondacionit, ndërkohë që kush është i interesuar mund të lexojë raportin parardhës duke ndjekur këtë lidhje.



Analize e realizimit te treguesve te buxhetit per 4 mujorin 2009

1. Disa fjale te pergjitheshme, rreth situates buxhetore per periudhen Janar –Prill 2009.
2. Realizimi i te ardhurave fiskale.
3. Realizimi i programit te shpenzimeve
4. Rekomandime 


Disa fjale te pergjitheshme rreth situates buxhetore Janar-Prill 2009

Mbeshtetur ne te dhenat paraprake te thesarit, rezulton se situata buxhetore gjate muajit Prill, ne krahasim me 3 mujorin e pare te vitit 2009, eshte perkeqesuar, duke shenuar nje thellim te deficitit buxhetor. Tejkalimi i deficitit buxhetor per kete periudhe eshte pasoje e:


A.  tejkalimit te ndjeshem te shpenzimeve publike, ne kete prag zgjedhjesh, perkundrejt objektivave te 4 mujorit te pare te vitit 2009, objektiva keto te vendosura nga vete Qeveria.
B. Nga ana tjeter, performanca e te ardhurave te buxhetit te shtetit, vazhdon te jete me diference perkundrejt planit te kesaj periudhe.Vecanerisht ne te ardhurave tatimore.

Sipas te dhenave te thesarit, deficit buxhetor ne fund te 4 mujorit te pare te vitit 2009, eshte tejkaluar me rreth 6.1 miliard leke ose me 78.9%, me shume se objektivat e kesaj periudhe. Deficiti i brendeshme eshte tejkaluar me rreth 1.3 miliard leke ose 120.5% perkundrejt planit.

1. Te ardhurat e buxhetit te shtetit per 4 mujorin e pare te vitit 2009, jane realizuar vetem 96%, ose ndryshe kane krijuar nje diference prej 4.059 milion leke. Nderkohe qe ta ardhurat tatimore jane realizuar vetem 95% ose me nje mosrealizim prej 4.400 milion leke.
 


• Po ti referohemi te ardhurave qe administrohen nga administrata tatimore e doganore, objektivat per kete periudhe, jane realizuar vetem 94% ose me nje mosrealizim ne krahasim me objektivat e planit, prej 3.4 miliard leke. Sipas zerave te tatimeve, pothuaj te gjithe llojet e tatimeve rezultojne me mos realizim, me perjashtim te tatimit mbi te ardhurat personale dhe takses nacionale. Nderkohe qe tatimet me kontribut me te madh ne buxhet si TVSH dhe Akciza, jane nen nivelet e objektiva te periudhes, keshtu :

 A) TVSH   93%  ose  -2.4 miliard leke
 B) Akciza 76%  ose  -2.8 miliard leke

•    Nderkohe,organet e pushtetit vendor, kane edhe ato nje deficit ne te ardhurat prej 1.200 milion leke ose 80% te objektivave te 4 mujorit te pare te vitit. Ne mos realizimin e te ardhurave te organeve te qeverisjes vendore, kontributin kryesor ne mosrealizimin e objektivave per kete periudhe e ka tatimi mbi pasurine e pasuar nga taksat lokale, respektivisht  55 dhe 77 % ose 564 dhe 931 milion leke.


2.  Per sa i perket programit te shpenzimeve, per here te pare pas 1996 programi i shpenzimeve per periudhen Janar – Prill 2009, eshte tejkaluar per rreth 2.130 milion leke ose shpenzimet e kesaj periudhe jane tejkaluar me 102%, kryesisht si pasoje e:


• Tejkalimit te shpenzimeve personelit 111% ose me rreth 1.922 milion leke.
• Shpenzimet kapitale referuar 4 mujorit te pare, jane realizuar 136% ose 8.400 milion leke me shume se plani (5.1 miliard leke vetem nga Durres –Kukes)

 
Analiza e treguesve te buxhetit  dhe tendencat e pergjithshme te buxhetit te shtetit ne kete prag fushate tregojne se ka disbalancime te theksuara ne realizimin e shpenzimeve duke renduar keshtu 6 mujorin e pare me shpenzime dhe duke ulur kerkesen dhe performancen e administratave tatimore ne teresi .

Pasojat, rritje e pakontrolluar e deficitit dhe perdorimi i instrumentit te borxhit (me interesa shume te larta krahasuar me tregun) per financimin e disa “aktiviteteve”. Rritja e interesave te bonove te thesarit por edhe interesat e larte te kredive do te rendoje me tej  interesat e borxhit ne vitet qe pasojne duke kufizuar edhe hapsirat per shpenzime te tjera “productive”
 


Realizimi i te ardhurave fiskale.

Ne gjykojme se ne mos realizimin e objektivave fiskale per 4 mujorin e pare kane ndikuar nje sere faktoresh te cilet po i rendisim si me poshte:
 


•    Megjithese nga autoritet po injorohet si faktor, renia e ritmeve te rritjes ekonomike (sipas parashikimeve te FMN vleresohet qe rritja ekonomike nuk do te kaloje 0.4%) ne mendojme se ky faktor ka ndikuar drejt per drejt ne renien e te ardhurave tatimore. Parashikimi per keto te ardhura per mendimin tone duhen rivleresuar me realizem, me synimin e rivendosjes  se balances midis shpenzimeve dhe burimeve financiare, dhe ruajtjen e deficitit buxhetor ne parametrat e percaktuar nga ligji i buxheti, per vitin 2009. Shmangia ne maksimum e  perdorimit te instrumentit te borxhit per financimin e deficitit duhet te jete objektiv me vete i autoriteteve. Vecanerisht impakti i renies se ritmeve te rritjes ekonomike ndihet ne rezultatin e arketimeve nga Tatimi i Vleres se Shtuar  dhe Akcizes. Sipas te dhenave te Thesarit, keto lloj taksash jane realizuar, perkundrejt objektivave te vendosur nga vete strukturat e Ministrise se Financave respektivisht 94 dhe 76%. Renia e importeve reflekton mbi rezultatet e arketimit te te ardhurave nga akciza, e cila megjithe rritjen e cmimit te karburanteve, ne tregun boteror por edhe te produkteve te tjera, eshte larg objektivave. Mesa duket kjo eshte edhe arsyeja e ndryshimit te shpeshte te objektivave ligjore (psh, 2 here gjate vitit 2008) ne arketimin e te ardhurave nga aplikimi i akcizes.

•    Pergjithesisht ne prag te zgjedhjeve, vihet re nje tkurrje e aktivitetit te biznesit privat te cilet jane ne pritje te zhvillimeve politike si dhe ne pritje te  politikave te reja fiskale qe do te nderrmarre maxhoranca produkt i zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.

•    Administrata fiskale edhe per shkak te levizjeve te shpeshta paqendrushmerise se saj ka «zbutur» qendrimin ndaj biznesit dhe ka ulur intensitetin e punes ne kete prag fushate.


Duke iu referuar struktures se realizimit te te ardhurave fiskale vihet re se performanca e dy taksave kryesore (TVSH +Akcize) eshte pothuaj ne te njejtat raporte kontributive si ne vitet 2007 dhe 2008, madje pesha specifike e akcizes ne raport me te ardhurat e tjera fiskale ka rene (Shiko Grafikun 1 - Struktura e te ardhurave).

Nderkohe vihet re se tatimi mbi te ardhurat personale, ne vitin 2007 kontribuonte me 6% ne totalin e te ardhurave tatimore e doganore ndersa ne vitin 2009 kontributi i kesaj takse arrin ne 13%. Ne 4 mujorin e pare te ketij viti, kjo takse eshte realizuar ne masen 124%. Ne kete rast ne mendojme se ka dobesi ne perllogaritjen dhe marrjen parasysh te variablave, qe ndikojne mbi madhesine e kesaj takse  sic jane pagat referuese, nr i punonjesve i detyrueshem per nje biznes si dhe faktit se kjo takse i shtrin, efektet edhe ne shtresat e popullsise qe deri para pak kohe ishin te perjashtuar nga pagesa e tatimit mbi te ardhurat personale.   

Nje problem tjeter qe evidentohet nga analiza eshte edhe performanca e te ardhurave nga Tatim i Vleres se Shtuar  e cila e krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008, rezulton me nje rritje prej vetem 3%, gje e cila konformon faktin, te theksuar nga ne se pervec te tjerave renia ekonomike ka filluar te ndjehet dhe te kete efekte ne  rradhe te pare mbi TVSH-ne. Nisur nga  ky fakt dhe duke  patur parasysh se kjo takse ka peshen kryesore ne te ardhurat fiskale, mendojme se nje analize e hollesishme, duhet te ndermeret nga adminstrata fiskale, per reflektuar mbi shkaqet subjektive, qe kane cuar ne mosrealizimin e objektivave, me synimin e rikuperimit te gap-it, pse jo edhe me ane te rishperndarjes se objektivave per pjesen e mbetur te vitit. Ky perfundim mund te shtrihet edhe mbi akcizen e cila ne periudhat e fundit ka patur nje performance aspak te kenaqshme , duke iu referuar arketimeve te akcizes sipas administratave kemi kete pamje.

 Emertimi                      Totali per 4 mujorin    Ne %    Muaji prill    Ne %
Administrata tatimore    -    700                      86                - 400    74
Administra doganore     - 2.200                      70                - 700    60

Per te ilustruar sa thame me siper ne vijim gjeni nje te dhenat e hollesishme ne Tabela 1 - Te ardhurat e buxhetit 4 mujori I 2009 dhe Tabela 2 - Te ardhurat e buxhetit 4 mujori I ne vite:


Realizimi i programit  te shpenzimeve

Gjate periudhes Janar – Prill 2009 vihet re se shpenzimet publike jane tejkaluar rreth 2.130 milion leke ose rreth 2% me shume se plani. Tejkalimi i programit te shpenzimeve, eshte pasoje e tejkalimit ne keto zera:

•    Shpenzime te personelit            +1.922 milione leke ose 111%
•    Shpenzime Kapitale                    +8.490 milion leke  ose  136%
•    Subvencioni                                +     22 milion leke  ose  103%
 

Megjithese, rritja e diferencuar e pagave ka qene e planifikuar, ne ligjin vjetor te buxhetit,  deviacionet e verejtura nga tejkalimi i fondit te pageve pertej skemes se buxhetit fillestar na bejne te mendojme per ndryshim te politikave te pagave ne prag te zgjedhjeve, por mund te jete edhe rezultat i perllogaritjeve te gabuara dhe te institucionalizuara ne buxhetin e vitit 2009.

Nga ana tjeter shpenzimet kapitale, kane patur nje tejkalim te ndjeshem prej 8.4 miliard leke, pjesa kryesore e te ciles eshte pasoje e projektit te segmentit rrugor Rreshen-Kalimash. Per kete projekt ne 4 mujorin e pare te ketij viti jane  shpenzuar rreth 15.6 miliard leke ose 50% te totalit te shpenzimeve kapitale parashikuar per kete periudhe. Tejkalimi i programit te shpenzimeve kapitale ne nje situate tjeter ku te ardhurat buxhetore e vecanerisht ato tatimoret realizohen ne menyre ritmike do te ishte i vleresuar, por ne rastin konkret  ku eshte krijuar nje gap ne te ardhurat tatimore, ku situata makroekonomike po paraqet problematikat e saj, ku investimet ne ”pjesen e luanit” shkojne per nje projekt te vetem, mund te themi se nga ana e autoriteve duhet te tregohet nje kujdes i vecante per kontrollin e shpenzimeve publike ne perpjestim dhe ne ballance te drejte me burimet financiare. Perdorimi i kufizuar i instrumentit te kredise, do te ishte shume i mirepritur, duke patur parasysh edhe efektet e menjehershme qe mund te kete ne kufizimin e shpenzimeve publike, per shkak te interesave te larta qe gjeneron nje kredi me interesa tregu madje edhe me te larta dhe te cilat do te pasqyrohen, menjehere ne buxhetin e shtetit te vitit te ardhshem.

Nderkohe vihet re e njejta dobesi kur behet fjale per koston e borxhit qe edhe per kete periudhe rezulton me nje kursim 485 milion leke, kryesisht rezultat i parashikimeve te pasakta dhe te pambeshtetura edhe ne raportet e tjera ne kemi konstatuar dhe rekomanduar persosjen e perllogaritjeve dhe konsolidimin e database-it, qe krijon premisa e shendosha per nje perllogaritje te sakte, te kostos se borxhit, duke liruar keshtu fonde, te cilat mund te riadresohen per shpenzime te tjera te vlefshme.

Per sa i perkete shpenzimeve operative ato jane realizuar ne nivelin 84% ose me nje mosrealizim prej 1.5 miliard lekesh, duke shpresuar qe pjesa derrmuese e mosrealizimit te jete rrjedhoje e kursimit te shpenzimeve administrative dhe jo atyre te mirembajtjes apo sherbimeve te tjera qe lidhet me sektore jetike, si shendetesi dhe arsim.

Shpenzimet per institucionet e pavarura si Insituti i Sigurimeve Shoqerore dhe Instituti i Kujdesit dhe i Sigurimit shendetesor rezultojne me mos realizim qe shkon ne rreth 2 miliard leke, ose 93% perkundrejt planit.

Per kete periudhe te vitit, shpenzimet per politikat sociale jane realizuar ne masen 89% ose me nje kursim prej 545 milion leke, kryesisht si kontribut i mos realizimit te kompesimit te ish te perndjekurve politik. Nga ana tjeter edhe kompensimi i ish pronareve deri ne fund te prillit 2009, nuk ka ecur sipas parashikimeve, duke mos perdorur asnje lek nga 500 milion te parashikuara per kete qellim ne 4 mujorin e pare.

Fondi rezerve i Keshillit te Ministrave per kete periudhe nuk eshte perdorur fare, tregues ky pozitiv.


Per krahasime te metejshme shiko Tabelen 3 - Shpenzimet ne vite

Nese do te flasim per sektoret e percaktuar nga dokumentat strategjik si prioritar, situata per 4 mujorin e pare paraqitet si vijon :

Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Pjesa dermuese e shpenzimeve publike per kete ministri, eshte drejtuar ne komponetin e shpenzimeve kapitale dhe vecanerisht ne projektin rrugor, per segmentin Rreshen-Kalimash. Investimet ne kete 4 mujor edhe per efekt te funksioneve qe ka ky institucion zene 95% te totalit te shpenzimeve. Shpenzimet e personelit dhe operativet plotesojne “pamjen”.

Ne rang republike investimet e kesaj ministrie zene rreth 75%, te totalit te shpenzimeve kapitale nga te cilat realizuar 66% e investimeve, i takojne segmentit rrugor te lartepermendur, shiko Grafikun 2, struktura e shpenzimeve te MPPT per periudhen Janar – Prill 2009

Ministria e Arsimit dhe e Shkences

Per sa i perket shpenzimeve te sektorit te arsimit peshen kryesore te shpenzimeve e zene pagat dhe sigurimet shoqerore, nje fakt qe ka shpjegimin e vete me numrin e madhe te puninjesve qe jane nen Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Zeri i pageve dhe sigurimeve shoqorere per kete ministri ze 86% te totalit te shpenzimeve, ndersa shpenzimet operative dhe ato per investime zene respektivisht 6 dhe 8% (Grafik 2.


Ministria e Shendetesise

Duke iu referuar  te dhenave te thesarit vihet re se ne shpenzimet e shendetesise per periudhen qe po analizojme, pjesen kryesore e zene shpenzimet operative pasi ketu jane te perqendruar edhe sherbimet qe ofron ky sektor per shendetin publik dhe trajtimin  shendetesor te popullise. Shpenzimet operative per kete sektor zene 88%, ndersa shpenzimet per personelin (paga+sigurime shoqerore) 10% ndaj totalit te shpenzimeve te realizuara. Shpenzimet kapitale zene vetem 2% ndaj totalit (Grafik 4).

Duke ballafaquar realizimin e programit te investimeve kundrejt planit per keta tre sektore bie ne sy realizimi ne nivele te larta te MPPTT me 43% te programit vjetor. Nderkohe qe te dy ministrite e tjera, arsimit dhe shendetesise, jane ne nivele te ulta madje ato nuk i kalojne, respektivisht 14% dhe 17% te programit vjetor te investimeve.
 

12 Komente

swed1 - 21 Qer 2009 - 2:11pm

 shpresoj qe opozita jone e trashe, injorante dhe pavlloviane se paku te lexoje peshkun, qe kete javen e fundit kur te dali ne tv mos te diskretitohet ngaqe s'lexon sic i ka ndodhur ne 80% te shfaqjeve televizive.

Faleminderit per mundimin Llukan.

administrator - 21 Qer 2009 - 3:45pm

Opozita? Cila opozite, ajo qe s'po thote akoma gje per rritjen me te fundit te taksave? (Sapo doli nje VKM qe rriti rrogen minimale per llogaritjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore/shendetsore me 8.8%).

P.S. Te kujtohet ajo gallata per dadot? Epo s'e ka pas tamam tamam gallate, ja ku e ke ne VKM:

Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore, për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, sipas përcaktimit në shkronjën “g”, të pikës 1, të këtij vendimi, të jetë 1 200  (një mijë e dyqind) lekë në muaj.

 

swed1 - 21 Qer 2009 - 3:51pm

ah po kush ti lexoje VKM-te mer, jane materiale te gjate, variojne nga 3 deri ne 6 rreshta Sad

artian - 21 Qer 2009 - 4:37pm

Kjo analize ekonomoke eshte shume profesionale,por persa i perket"perse-s?""Opozita Budallaqe" nuk i lexon keto shkrime,nuk me duket e drejte,sepse problemi i analizave profesionale,dhe konkluzionet mbi to,eshte fakti se ato injorohenmnuk pranohen si te verteta nga pozita!Pozita analizen e tre,kater,pese mujorit ekonomik e ben sipas menyres se saj,dhe kurre!!,kurre nuk do te pranoje nje tjeter,ndonje analize te opozites, apo te ndonje organi tjeter te pavarur,mbi aktiviteti eknomik tre,kater mujor ose vjetor.

Vetem neqoftese analiza ekonomike do te jete ne favor te pozites,mund te meret ne konsiderate.!!

Kjo eshte ceshteje kulture,profesionale,edukate ekonomike,arsye pse,eshte sepse politika eshte mbi llogjiken ekonomike,etja per te qene ne pushtet,edhe pse faktet e renies ekonomike,te analizuar nga eksperte ekonomike,flasin ndryshe per zhvillimin,kjo nuk e pengon politiken te mos pranoje faktin!..te mos pranoje as nje opozite ta kundershtoje! Pozites nuk i hyn as gje ne tru,e pse duhet ti hedhim fajin opozites qe nuk e ka lexuar kete shkrim??

toko - 21 Qer 2009 - 4:36pm

Swed

E drejte edhe une nuk e lexova dot te teren se ishte shume i gjate, por une nuk paguhem per ta lexuar dhe analizuarketo gjera, koha i kushtohet asaj qe me jep buken e perditshe, njesoj si edhe VKM-ve Leximi dhe analiza nuk eshte ajo qe ju jep buken e perditshme, buka e perditshme fitohet ne kafene me filxhanin e kafese dhe wiskit ne tavoline, prandaj nuk i lexojne as ata Wink

swed1 - 21 Qer 2009 - 4:45pm

opozita mer artian duhet te dali atje me numra, dhe mundesisht te kerkoje screen dhe projector neper studio, dhe te tregoje me shifra ku genjen qeveria (dhe qe s'genjen pak ne fakt) Me llafe "do zhvillojme bujqesine" dhe "do rrisim punesimin" pa asnje lloj arsyetimi ekonomik, hajde voto per mua se ja ku po ta them qe tani, po te behem minister do hap 2 milione vende pune, biles edhe 3 milione po deshe, llafe goje jane ne fund te fundit

artian - 21 Qer 2009 - 5:21pm

Rrogat i kemi rrit,rruget i kena bo,Shkollat i kena riparu,ne Nato kemi hy,...Ta Gezoni,Shqiperine ne Nato,,,dhe ne BE....ene kartat i kena bo ...

Ka rob zoti ti luj njeri keto arritje!!!

The Speaker - 21 Qer 2009 - 6:54pm
Fondacioni i Shoqerise se Hapur per Shqiperine, eshte SOROS, thuajeni me emer, nuk ka pse fshihet pas emertesash zbukuruese.
administrator - 22 Qer 2009 - 12:11pm

... eshte SOROS, thuajeni me emer, nuk ka pse fshihet pas emertesash zbukuruese....


Keshtu foli anonimi Sad

Ndonje gje per te dhenat?

Pjer Thomas - 21 Qer 2009 - 8:13pm

Ato shifrat ne leke, a nuk mund te perktheheshin dhe ne euro, per te na e bere me te kollajte/lehtshem shpenzimet.  

alproud - 21 Qer 2009 - 10:36pm

Nje artikull i vetem i kalibrit te tille te ve ne dukje dobesine dhe paaftesine e te berit politike, te berit fushate te politikaneve shqiptar, sidomos opozites.

 

Ndersa opozita dhe pozita drejtojne sulme personale te liderve te tyre shqipetaret degjojne pak per planet e tyre dhe shume me shume sesa duhet rreth betejave te tyre personale per karrige. Si nuk u lodh ky popull i mjere, apo nuk eshte ne dijeni te dhenave te tilla?!

 

 

adriatik - 22 Qer 2009 - 10:02am

te shkruaj apo po te mos shkruaj, kjo eshte ceshtja. Kete, me duket se e ka thene Getja, por ne nga Shqiperija i themi: O Meleq shtat' here keq!

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente