Ministria e Ekonomisë dhe e Financave në Shqipëri ka goditur fort fermerët kosovarë. Në veçanti ata që prodhojnë patate. Këtë e ka bërë përmes një udhëzimi administrativ, i cili ka ngritur taksat dhe TVSH-në për prodhuesit e rajonit, të cilët këtë artikull e eksportojnë në Shqipëri. Fermerët kosovarë tash kanë ndaluar eksportin.
“Qeveria e Shqipërisë, saktësisht Ministria e Financave, ka nxjerrë një udhëzim administrativ, me të cilin gjatë zhdoganimit të produkteve bujqësore nga importi të mos merret parasysh çmimi i transaksionit, por të përdoret çmimi referent”, thuhet në udhëzim.
Çmimi referent për llogaritjen e TVSH-së për zhdoganimin e patateve është 0.50 euro për kilogram, ndërsa çmimi i transaksionit është 0.11 euro. Kjo do të thotë se vlera e një maune prej 25 tonë me patate është 2 mijë e 750 euro, ndërsa për TVSH e ngarkesa të tjera duhen paguar 2 mijë e 500 euro. Me këto taksa dhe vendim, thonë eksportuesit kosovarë, nuk mund t`ia mësyjnë në asnjë mënyrë tregut të Shqipërisë.
“Norma e TVSH-së për produktet e importuara në Shqipëri është 20 për qind. Arsyeja e ndërprerjes së eksportit është se autoritetet doganore në Shqipëri si çmim referent për llogaritjen e TVSH-së për zhdoganimin e patateve përdorin çmimin prej 0.50 euro për kilogram të patateve”, thuhet në një njoftim të fermerëve kosovarë.
Sipas tyre, ky çmim referent është shumë i lartë, kur merret parasysh se çmimi i patateve të freskëta me shumicë në tregun e Shqipërisë sillet në mes 0.20 euro deri 0.25 euro.
“Kjo masë ka shkaktuar ndërprerjen e eksportit të patateve në Shqipëri”.
Bedri Kasumi, njëri prej eksportuesve më të mëdhenj në Kosovë dhe pronar i fabrikës “Pestova” , thotë se kanë marrë një goditje të fortë. Ai tha se me këtë vendim i kanë larguar prej tregut automatikisht.
“Dëmet janë shumë të mëdha, për shkak se në tregun e brendshëm patatet kushtojnë 18 deri në 25 centë, kurse Qeveria e Shqipërisë vetëm në doganë na kërkon nga 50 centë për kilogram”, tha Kosumi.
Me këto tatime, tha ai, nuk kanë leverdi të eksportojnë në Shqipëri.
“Kjo masë godet vetëm Kosovën për shkak se atje Mali i Zi, Serbia e Maqedonia nuk eksportojnë patate”, tha Kosumi.
Vendimi ka hyrë në fuqi më 10 mars të këtij viti. Fermerët vetëm po shikojnë seri dhe nuk dinë se a mund të bëjnë diçka në këtë drejtim.
Sipas burimeve të gazetës, Ministria e Financave të Shqipërisë është e vetëdijshme për dëmet që do të sjellë kjo taksë për relacionet tregtare me Kosovën dhe është optimiste se shumë shpejt do ta gjej një zgjidhje të pranueshme.
Burimi i artikullit (dhe nje tufe me komente nga lexuesit kosovarë të Express-it).
29 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Shume mire se po kalben patatet dhe qepet ne Shqiperi si prodhim vendas.
kjo quhet rritje tarifash, pra ne drejtim te kundert me tregtine e lire.
Nuk ndryshohet TVSH me urdher administriativ se nuk eshte takse qe e ndryshon kryeplaku i fshatit as taksa doganore . Behet fjale per cmim reference te cilet tregtaret e fshehin. Se patate Shqiperie qe hyjne me gomar nga kufiri ne Kosove dhe qe te shiten ne Shqiperi me cmim te rritur sikur nuk shko.
Nuk ka te tille ministri ne Shqiperi.
P.S. Duhet me ble dhe patate patriotike tani e mbrapa ?
Cmimet e references jane gjithsesi pranim i deshtimit te shtetit per te percaktuar dhe formalizuar ekonomine. Jane nje mase shtremberuese qe duhet te hiqen nga perdorimi, jo te shtohen gjithnje e me shume.
Jane qe prej nje shekulli cmimet e references me arsyen e vetme qe t`i vihet pak pengesa shpirtit hajdut te shqiptareve.
Se kur te shikosh ti fature me cmim per njesi = falas, dhe vend origjine nga Kina atehere e kupton pse duhet cmim reference dhe fillo e mendo se si mund te kontrollohet kjo puna e formalizimit.
Po pra po, e di une se perse sherbejne cmimet e references po kjo s'do te thote qe jane zgjidhja e duhur ne planin afatgjate. Zgjidhja e duhur, ajo qe perdor ajo pjese e botes qe duam ti bashkohemi, eshte vetedeklarimi me kontroll te rastesishem dhe me gjoba te renda. Shteti nese eshte shtet, dhe jo nje dordolec ne aren e misrit, kete duhet te synoje dhe jo te veproje si nje hajdut qe fut leket ne xhep dhe nuk shqetesohet per pasojat.
Ll.
P.S. Une s'jam minister finance keshtu qe s'me takon ti jap zgjidhje shtetit
Sikur te zbatoheshin per te gjithe importuesit e nje malli cmimet e references do te ishte gjysma e te keqes, por doganieret bejne diferencime ne percaktimin e references per subjekte te ndryshme, duke favorizuar ata te "Partise" dhe duke ju a zhytur atyre te tjereve. E me e bukura eshte se nuk ke ku te ankohesh.
Shpesh here pyesja veten se si eshte e mundur qe shkembimi tregtar ne mes te KS dhe RSh eshte disa here me i vogel se shkembimi tregtar qe KS zhvillon me FYROM-in,Malin e Zi, apo edhe me Serbine psh.
Ky artikull ,ska se si e spjegon me bukur.
Me sa e di une,KS eshte i vetmi vend ne rajon ndaj te cilit RSh-se ka suficit tregtar.Prandaj edhe shume shpejte do te tregohet se vendimi ne fjale ishte nje gabim i rende i ministrise perkatese.
Po, kushedi?!Ne Shqiperi eshte kohe zgjedhjesh;si pozita ashtu edhe opozita(rasti i operatorit telefonik) do te vazhdojne te implikojne Kosoven ne gomarllyqet e tyre.
me ca te tregtonin me helikoptere e? prit pra te bohet rruga
Si ka mundesi qe ministria e Financave nxerr nje udhezues per vlersimin e 1 kg patate ne dogane 50 cent , kur ketu ne EU 1 kile patate blihet 12-18-20-25-30 cent per kile ne supermaket. Mos ndoshta perdor referencat e Norvegjise qe ka standartin me te larte ne bote. Kjo eshte e kundraligjeshme, sepse nje vend nuk mund ta vlersoje pataten me shtrenjte se çmimi i references ne burse. Nje veprim i tille eshte ose vjedhje (pra demtim i konsumatorit) ose veprim kundra interesave te vendit, pra qe punon per interesa te huaja, gje qe do te thote qe Prokuroria e Pergjitheshme te kete pune ketu. Shpresoj qe deputetet e Parlamentit shqiptar ta kundershtojne kete udhezim antikombetar.
Kjo me duket dicka normale se per qenerine shqiptare ne plan te pare jane biznesmenet Serb.Kjo qeverie qe akuzonte gjith diten qeverisjen e me parshme si tradhetare te kombit, tashme na i ka ulur kembekryq ne mes te shqiperise ata qe e dogjen kosoven.
Ehhh Berishovic
Ditën të qan natën të vret...............................
shume mire ka bere se duhet ti jape perparesi fermereve ne shqiperi ne rradhe te pare
Nuk me duket i drejte titulli,sepse qeveria shqiptare nuk e besoj se e ka si qellim te godase "fermeret Kosovare"!!!!
Te gjejne nje treg tjeter,"mesymja"kjo sme pelqen muve. pse te mos mesyjme ne me pateten tone, te Tropojes,Korces,Pukes,Kuksit, Dibres,Skraparit?
etj. te gjithe e dine se asnjeri s'arrin deri ne fund. mjafto titulli, se ky shet dhe ne shtyp dhe ne ekran..
Shyqyr qe Min. Financave do i gjeje zgjidhje nje problemi te krijuar nga ajo vete!!!!
nuk i co njeri patatet ka tropoja ne korce, as ka devolli ne prishtine, se ka prodhim lokal qe duhet shit, me rujt bujkun lokal, kshu puna. "problemi" osh me paramenim dhe "zgjidhja" osh e parashikume ne marreveshjet qe po bojn dy ministrit shqiptare per profilizim te prodhimit bujqsor qe njoni shtet te plotsoje tjetrin dhe mos nodhin "kto gjona". po sa keq qe me kto gjonat e tjera nuk shitet "lajm" ke robt qe dun te morin dozen ditore t'indinjimit dhe t'shfrymes kshu per sport, ose dhe per t'i mush menjen vetes se kushedi cpo bojn se u preken dhe u indinjun kur lexun i "lajm" ngazet
artian
Edhe ti ke të drejtë me pataten e Tropojës, Korcës, Pukës, Kuksit, Dibrës e Skraparit t`ia mësysh Kosovës.........
Kush të pengon?! Kur thuhet tregëti e lirë marrëveshja është e vlefshme për të dy palët, por mua më duket se në këtë histori është një palë e tretë që quhet Serbi e që nuk është e interesuar për këtë marrëveshje dhe e kap veshin majtë me dorën e djathtë....
mu m'duket, ty t'duket, atij/asaj i duket, ne na duket. ej mire qe ka shtet me i llaf qe nuk ka ik nga veni me iu duk naigjo, se kushedi ca do dukej
he me, e gjetet armikun e klases dhe sabotazhin dhe ke patatja eee ??
Ah, medet...
Por ne fakt e kane fajin adminet qe e hudhin ne faqe te pare ket artikull, qe eshte komplet spekulativ dhe i manget ne interpretim. Shkurt vec me mbush faqet.
jo vetem spekulativ, po ai Kosumi rre tu nejt drejt kur thote qe masa qeka mor kunder shqiptarve ne Kosov se demek "maqedonia, mali zi" etj nuk eksportokan ne shqipri. kur pikrisht ne shkurt bujkut lokal ne korce i jon kalb 500 ton patate se hyte importi pa fre ka maqedonia. masa ne fjal nuk u mor kshu i dit tbukur me "mduket". po sic thash, problemi osh kur shtypi bohet perzgjedhes dhe i jep robve dozen ditore
mbaj mend si sot…kur ika ne belgjike me not
Nga një batutë e Beppe Grillo-s:
P.s: Desdemona, mos bëj batuta për kamionistët
ka i bin kamionat me ike prej danimarke n'amerike mer yahoo, se dona me cu patatet e shishtavecit? se vit per vit na kalben ne gropat e i perdorim per pleh.
nuk e di si funksionon tregu shqiptar se pak mangut me duket, por nese dikush do te beje dicka per te mbrojte prodhuesin vendas te patates ka bere pune. me sa di une, ato maloket e mi, prodhojne vetem patate e gjize ne mase, se tek tuk noj kavanoz mjalte e bajne edhe ato. e me sa di une, boll patete na jane dashte me i lane me u kalbe neper gropa se nuk ka pase mundesi shitje. dhe me pataten nuk jetojne vetem shishtaveci po edhe na barijte e cajes, me patate jeton edhe kalaja e dodes, etj. dhe sipas nje kerkim te thjehste me google search del se patatja e shishtavecit shitet me 25-30 lek. dhe kur patatja e vendit shitet keshtu patatja qe vjen nga jashte s'ka si shitet me 11 cent.
asht tjeter gja, le ta bajme nje shtet shqiperine e kosoven. le ti heqim kufijte e doganat. le ta bajme nje shtet qe kur te hame patate te hame patate shqiperie te vijne prej shishtaveci apo prej shtimje. sa kohe te vazhdoje te mendohet per kosoven si nje shtet tjeter i barabarte me maqedonine malin e zi e serbine, eshte detyre e shtetit shqiptar te mbroje prodhimin vendas. besoj une.
mets; "... shume mire ka bere se duhet ti jape perparesi fermereve ne shqiperi ne rradhe te pare..."
Mos valle patatet vijne prej Serbie dhe jo prej shqiptarve. Pse EU i lejon domatet dhe ullinjt marokene te hyjne pa taksa doganore ne Europe. Sipas radakes tende Mets, EU ka vepruar gabim se duhej te mbronte domatet dhe ullinj e Spanjes dhe te Italise e te Greqise. EU-ja, (duhet ta mesosh), ne rradhe te pare mbron konsumatorin pastaj prodhuesin europian. Prandaj dhe ka lene pa taksa disa produkte nga vende jashte EU, me qellim qe te kete konkurrence per liresi dhe kualitet.
shnikas; "... boll patete na jane dashte me i lane me u kalbe neper gropa se nuk ka pase mundesi shitje. dhe me pataten nuk jetojne vetem shishtaveci po edhe na barijte e cajes, me patate jeton edhe kalaja e dodes, etj. dhe sipas nje kerkim te thjehste me google search del se patatja e shishtavecit shitet me 25-30 lek..."
Qe te mos kalben patatet, nuk eshte nevoja ta mbash çmimin njesoj si ne tregun europian, 25-30 cent per kile, por ta ulesh ne 10-15 cent per kile, gje qe i afrohet dhe xhepit te shqiptarit, apo tregut aty.
sa mire qe ia bo llogarine bujkut shqiptar nga belgjika ti mer lal
___________
Një admnistrator i faqes ka cilësuar llogarinë tuaj si llogari abuzive, me shumë gjasa si rezultat i komenteve tuaja. Si rrjedhim, sistemi ju ka caktuar një limit prej 10 komentesh në ditë. Statusi si përdorues abuziv mund të hiqet nga një administrator.
"sa kohe te vazhdoje te mendohet per kosoven si nje shtet tjeter i barabarte me maqedonine malin e zi e serbine, eshte detyre e shtetit shqiptar te mbroje prodhimin vendas..."
Se marr vesht sa koh ju duhet shqiptarve qi kan interesa te perbashkta qi duhen mu artikulu ne 1 shtet apo edhe 2(si forme).Ndoshta perjetsisht?
po sikur te organizohen shqiptaro-"kosovaret",meqi paska super-prodhim, qe te eksportonin?thuj ti gjithcka mund te na kerkoni ne shqiptarve te bajm,vec organizim jo,s'esht pika jone e fort edhe pse asht pika kryesore e te jetumit ne shoqni te civilizume.
sala kishte qen me korce dhe nigjoni ca ju thot katunarve te korces "qe i ka bo natyra te squt" dhe e rregullojn cmimin simas.. .. ..doganes! me siguri nga nai "i njoft" qe i jep informacion "te mrenshem". gjynof si i manipulojn te shkretet
shkurt muhabeti: "trapllikun nuk jua solla un, por e gjeta ktu midis jush".