Apo futi 3 admine aty, se ata e kane ngrene ate kokerr ulliri tashme. Plus akllin bohen 4. Dhe nje sa per tu bo pesce do e gjesh ti :-) Gjithe ato qe ta mshtillin me 5 yje, nje do gjendet
rrofsh admin, po kam prapë njëckë për të thënë: kjo faqja si gjendet? se unë kërkova ca dhe s'e gjej dot. dhe dyckë, apdejte pak se kam një orë që kërkoj Blendin te gazeta në Boston dhe më në fund më thanë që s'është aty.
"Kush eshte ideja e kesaj hapesire?" Eshte nje pyetje qe ti mund t'i japesh shume kendveshtrime, e ta shtjellosh, e ta ster-shtjellosh, e te llojisesh ne perfundimin se ... "upsss" bera nje permbledhje/pyetje gabim auto-gramatikor qe s'gjen pergjigje.
PPU eshte nje thyez, me shume numerues, por emeruesi s'eshte kurre zero. Dhe per sa kohe qe nuk mundohesh t'i shperbesh ate thyez, e ta shtjelloshesh/shperbesh emeruesin ne zero, do kete, do gjesh numerues.
Me pak fjale, ppu si thyez (ne mikro-skopin shqiptar, e jo ne makro-skopin facebook) eshte emerues.
Numeruesin, e dashur, te mbetet ty ta gjesh ... dhe jo me pyetje "kush eshte ideja" ...
Se harrova, duhet dhe të arrish të zihesh virtualisht një herë me J. dhe të paktën tre herë me Koth, për një arsye që s'do arrish ta kuptosh as pas tre vjetësh. : D
tashi e kuptova: RoMiNa e paska flamurin të kuq me kryq të bardhë, ku njerëzia përtojnë të lexojnë rreth e përqark dhe po s'patën manual përdorimi, humbasin... : D
o J., s'është e rëndësishme që ti ta kuptosh që unë u zura me ty, mjafton që të të shaj me vete.
CA beni keshtu se e trembet vajzen fare (kete te rene, qe hodhi shashken edhe iku).
Ti Jul c'mi ke ato pershtatje i dashur? Apo ke marre vrull qe kur ke perkthyer ate grekun maskilist edhe qe kur ke rene ne lemin e ikonave te Manjoles?
Diclaimer 2: Postimet e kesaj teme jane te gjitha ne perputhje te plote me temen. Pergjegjesia per nivelin e diskutimit bie mbi pyetjen e parashtruar nga autorja. Sa per lezetine e bisedes mengjesore, jemi te zene, se na ka mbytur modestia : P
U, ja se harrova Romina. Kete Sol-in mos e bej shok, se e ka humorin te thelle. I vjen edhe frymezimi shpesh shejtanit, e si me bejte, si me shkrime, te le pa pune ky (sic edhe mund ta vesh re me siper).
Ishalla vjen ndonje admin para teje t'i fuse nje furce ketu, se po e lexove kete devijim te ideologjise peshkore ti, do marrim te gjithe nje verejtje per mungese serioziteti te theksuar neve; do na shkurtojne edhe më numrin e postimeve, edhe do e marrim gjithe inatin me ty pastaj. Na i harxhove te gjithe fisheket per sot
Shyqyr qe ka ca nga ata qe kane munguar e mund te kompensojne postimet e diteve qe s'kane qene, se do na kish ikur gjithe seriozitet edhe kjo dite.
Fuck my ISP. Shkruajta para 20 minutash goxha rjeshta per ti shpjeguar kesaj Romines se cilat jane te mirat dhe te keqiat apo ndryshimi midis facebook-ut dhe PPU-se, dhe kur e senda nuk kisha internet. Keshtu qe mu tret gjithe ajo pune me perkushtim. Pertoj ta shkruaj prape tani.
perdorimi i peshkut pa uje (shkurt PPU) ka vlere per ata qe kane nevoje per vemendje dhe per pushtet verbal (alias intelektual, jo gjithmone, por tingellon bukur). Ketu futen emigrantet globaliste qe tek PPU mjelin vemendjen e lokales, ashtu edhe lokalistet e Shqiperise (dhe nganjehere edhe te trojeve te tjera shqiptare) qe mjelin vemendjen e globales te perfaqesuar nga emigrantet. Me nje fjale, te gjithe kerkojme te plotesojme ketu ate qe nuk e plotesojme dot ne realitetin ku jetojme (ca se nuk na i varin si ne shtepi, e ca se i kane tejkaluar keto kriza qe shekullin e parakaluar): dobesira dhe vanitete njerezore te kultivuara ne ate fshatin tone nga e kemi te gjithe prejardhjen, te paketuara shume bukur nen terma filozofike, atdhetare e poetike. E, kuptohet, asnjeri nga ne te dukshmit nuk e pranon kete teze. Sic do ta shohesh edhe vete. :P
Me nje fjale, te gjithe kerkojme te plotesojme ketu ate qe nuk e plotesojme dot ne realitetin ku jetojme ...
Romina, këtu mund të marrësh në konsideratë dhe aktivitetin seksual të atyre që komentojnë... Shumë, përveç të tjerave, vijnë edhe me gjujt.... E, kuptohet, asnjeri nga ne te dukshmit nuk e pranon kete teze. Sic do ta shohesh edhe vete.
Self: dobesira dhe vanitete njerezore te kultivuara ne ate fshatin tone nga e kemi te gjithe prejardhjen te paketuara shume bukur nen terma filozofike, atdhetare e poetike
Nevoje per vemendje dhe pushtet verbal -fix keshtu eshte gatuar qenia njerzore: te deshmoje pushtet dhe kerkoje vemendje. Cogito ergo sum e cila ne Peshk merr trajten: Jam prandaj komentoj ne PPU si pjese e fshatit global virtual. Origjinat fshjatre konceptuale futen ne rrethin vicioz.Nga fshati vijme ne fshat qendrojme
Paketim filozofik i arsyes se paarsyeshme te qenit peshk
siç mund ta kuptosh vetë Romina, këtu vihet dhe për ti treguar botës që as e di se kush je ti, po dhe ndoshta as do të dijë, aftësitë e tua në latinisht.
Roma Romina - tuf me trandafila ! Ketu shumica si dhe zotrote vijne per QOKA...por jo rralle , te dehur , dhe sa hedhin rreshtin e pare shkrujne :"Kemi ardhe per KOQE "
Miq te mi1Pse ku hani buken ,permbysni kupen keshtu!!!!Kalojme te gjithe kohe te konsiderueshme te peshku,komentojme ,shahemi reciprokisht,duhemi po aq,shprehim mendime e budallalleqe......Heqim mallin per Shqiperine......kriojome miqesira e flirte virtuale.....E pastaj ,flisni kaq keq per peshkun,si nje vend e menyre vetem per te shkarkuar frustracione!!!!Jeni mosmirenjohes e ju mungon respekti per veten.....Romina...A behemi shoqe??
Ore juve sikur keni qene ne burg deri tani dhe me te pare kete temen joformale te kesaj cuces se re, ja rrembyet nga dora, i hipet te gjithe siper si kinezet gomoneve per Itali, dhe u arratiset.
Romina, PPU eshte vend ku ditperdite ndahet nga nje cmim. Sot cmimin e pare e ke fituar ti, per valle ne gojen e ujkut, te dytin Self, per vlera meritative perkthyeshmerie ne gjuhen lokaliste fshatareske, dhe Monda, per dedikim pertej pagjumesise, cmimin e trete Tushja, Tropizma dhe Akvll per karshillek, dhe gjithe cmimet e tjera i fitoj une me qe i ndaj cmimet vete.
p.s. gjindja e diskriminuar te mos hidhet perpjete pas pilafit se kot e kane, cmimet jane ndare.
Ta thote ujku qe s’e di, emrin perse e ka te zi:
miqte e peshkut s'jane aq te lehte
sa miqte qe ke ne te vertet
jane virtuale dhe rreshkasin
aleancave ia mbathin
Sa here qe kerkon feedbekun
peshku te tregon dyfekun
mos prit nga ne te mendohemi
te gjegjemi si e do zakoni
te kerkojme llogari
cfare mendon, cfrare ha, cfare pi
kur e ke dicka menduar
te pyesim: pse se ke sqaruar
duam te te bejme defterin
per gjera s'ia kemi haberin
para se te na japesh mende
perpiqu te besh pak vend
perpiqu te lidhesh miqesi
qofte me fjale a me krushqi
dhe kur te vish here te tjera
mos trokit, hyre nga penxherja
Mos u tremb o Papi, se nuk kemi devijuar aq shume jo.
S'ka pasur njeri pritje te lehte ne peshk. Po me mire ta presim me kembet e para gocen, se meson te rezistoje edhe te kembengule :P
Ja shihe c'rezistence. 95 komente edhe akoma eshte duke u menduar c'xhevap te na ktheje.
Lulian, faleminderit shume qe na e nise diten me cmime. Une per vete e dua te dokumentuar ne format A5, leter 08, ngjyre kremi, me gold borders, nickname-in me blu (sa per variacion) edhe kornizen te kuqe. Ndryshe c'vlere do kishte?
Romina & Zanfina kan marre ndonje vendim se jena ne ankth? Nese kan vendos me e frekuentu ket lagunen , te na njoftojne per te caktu diten e shugurimit ne Peshk. Sugjeroj qe nje Admin + Tushja + Xhibi te formulojne formulen e betimit
96 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Po moj,
Mund te zesh shoqe Manjolen qe eshte dhe goce seksi
Ose edhe Tushen, meqe eshte friend of a friend, d.m.th. e Manjoles.
Madje, po s'te bene accept Manjola me Tushen, kot lodhesh tek peshku : D
po po s'të bëri t_red shoqe, kot e ke... : D
t_red te ben shoqe pasi sheh se mund te keni minimumi 5 friends in common
(perfshire akllin).
Keshtu i lehtesoj pune vetes, se kam besim te madh ne zgjedhjet e miqve : D
OU ?
Sdashke hic ti
Po riskun e 5 te pareve pastaj kush e mbulon ?
Apo futi 3 admine aty, se ata e kane ngrene ate kokerr ulliri tashme. Plus akllin bohen 4. Dhe nje sa per tu bo pesce do e gjesh ti :-) Gjithe ato qe ta mshtillin me 5 yje, nje do gjendet
hihih
Admin, ku është ajo faqja që tregonte se ç'është PPU te versioni i vjetër?
Më mirë vonë se kurrë: Mbi Peshkun
rrofsh admin, po kam prapë njëckë për të thënë: kjo faqja si gjendet? se unë kërkova ca dhe s'e gjej dot. dhe dyckë, apdejte pak se kam një orë që kërkoj Blendin te gazeta në Boston dhe më në fund më thanë që s'është aty.
Une per vete e gjeta aty poshte fare, ku thote "Lexo me shume per Peshkun". Per ate fjaline tjeter, sdu!
Qyqja, qyqja, vetëm poshtë s'më vajti mëndja të kërkoja. Edhe te dil klikova, biles... Për atë tjetrën... si t'dush, m'u m'lusin. [Populli]
Dhe mund të bësh shokë në PPU vetëm ditën kur të arrish të kuptosh se kush është Tushja megjithëse ia lexon pseudonimin për herë të parë.
Le të flasim pak për sh-përdorimin e PPU. Nëse futen tre femra rradhë në një temë, peshku shpërdorohet.
E zë stresi edhe Kothin më pas dhe i thyn të tëëëra.
Nëse futen tre femra rradhë në një temë, peshku shpërdorohet ...
Me fal, por ... si e kishe hallin?
Tre femra ne peshk duke bere muhabet bejne komedine : Keshilli i ndrikullave .
Komedi qe ti Jul nuk e ke pare, sepse kur luhej ajo nuk ishe projektu akoma
( As keto cucat qe zgedhihen qy me sabah . )
"Kush eshte ideja e kesaj hapesire?" Eshte nje pyetje qe ti mund t'i japesh shume kendveshtrime, e ta shtjellosh, e ta ster-shtjellosh, e te llojisesh ne perfundimin se ... "upsss" bera nje permbledhje/pyetje gabim auto-gramatikor qe s'gjen pergjigje.
PPU eshte nje thyez, me shume numerues, por emeruesi s'eshte kurre zero. Dhe per sa kohe qe nuk mundohesh t'i shperbesh ate thyez, e ta shtjelloshesh/shperbesh emeruesin ne zero, do kete, do gjesh numerues.
Me pak fjale, ppu si thyez (ne mikro-skopin shqiptar, e jo ne makro-skopin facebook) eshte emerues.
Numeruesin, e dashur, te mbetet ty ta gjesh ... dhe jo me pyetje "kush eshte ideja" ...
Miqesisht ...
Se harrova, duhet dhe të arrish të zihesh virtualisht një herë me J. dhe të paktën tre herë me Koth, për një arsye që s'do arrish ta kuptosh as pas tre vjetësh. : D
...
Si e kishe emrin ti vajza? Romina!
JO vetem po s'u zure me koth-in, por po nuk u zu koth-i me ty, do humbesh ne peshk si vaji ne lakra.
Po paske per te zene vend mire ti, se deri tani te kane postuar ne teme peshq qe e mbajne hunden perpjete per pune shoqerie
Disclaimer: Postimi i Mondes nuk perputhet domosdoshmerisht me kerkesat e faqes per t'i qendruar brenda temes. Edhe ajo pjese e vorbulles eshte
Ja ene ti
Disclamer?
Te lutem ... give me death or give me liberty ... por s'u lutem asnjehere per injorance ... dmth gender included.
ose te zihesh ne fillim njehere e mire me te gjithe
si una per shembull
Po kjo Manja, kucka e dreqit, pse sna jep xhevap fare ??
Kushedi nga eshte gdhire
Edhe Monda ideologjike duhej, që bashkësia tashmë të hedhë themelet e parimeve "Liberte, egalite, decolte". (lum si ne)
O akvll, kur jemi zënë ndonjëherë ne? Apo po parashikon të ardhmen.
Koth më kujtove dje me drejtorin e Libertas atë batutën nga "Përrallë nga e kaluara" - burri duhet të grindet!! E gjen dot si vazhdon?
E drejtë.
Po të jesh mashkull, sia vle nëse nuk replikon me Tushen. Tuuuuusheeeeeee mirëditaaaaaaaaaaaaa
tashi e kuptova: RoMiNa e paska flamurin të kuq me kryq të bardhë, ku njerëzia përtojnë të lexojnë rreth e përqark dhe po s'patën manual përdorimi, humbasin... : D
o J., s'është e rëndësishme që ti ta kuptosh që unë u zura me ty, mjafton që të të shaj me vete.
Të ishe burrë kishe dalë në mejdan.
Mireserdhe Romina.Ideja ekesaj faqeje eshte :
-si te perfeksionohesh ne kritiken asgjesuese te tjetrit edhe kur nuk je i bindur ne argumentat qe jep;
-si te kultivosh intolerancen ideore;
-si te perfeksionosh kritiken e kritikes kritike :
-si te flasesh edhe kur s ke gje per te thene;
Manuali ka edhe pika te tjera qe do ti shtjelloje Tushja
Ju lutem, mos e coni emeruesin ne zero, me gjithe ankthin e numeruesit = femer ...
nah... ndërrrova mendje...
Autokritike ne vend
Ja, ky eshte peshku, Romine e dashur.
Miqesi te mbare
CA beni keshtu se e trembet vajzen fare (kete te rene, qe hodhi shashken edhe iku).
Ti Jul c'mi ke ato pershtatje i dashur? Apo ke marre vrull qe kur ke perkthyer ate grekun maskilist edhe qe kur ke rene ne lemin e ikonave te Manjoles?
Diclaimer 2: Postimet e kesaj teme jane te gjitha ne perputhje te plote me temen. Pergjegjesia per nivelin e diskutimit bie mbi pyetjen e parashtruar nga autorja. Sa per lezetine e bisedes mengjesore, jemi te zene, se na ka mbytur modestia : P
Bëjmë ndonjë kshu:
të kalojë koha. 
ka ca dite qe s'ka me sherr
ne kete forum te njohur
na i late shpirtin ne terr
zemra na eshte ftohur
qe kur nexhi nderroi emrin
s'po e gjen dot me humorin
peshkut i ka humbur vula
ndiheni nga pak te gjorin
diten e zeze te janarit
qe u akuzua llukani
peshku mori ngjyren e ... barit
e pushtoi italiani
viti elektoral filloi
do jete vit per egersira
rrofte kush do mbijetoje
hajer e te mira
mireseerdhe o romina
ne kete webfaqe
ku do gjesh dhe mandarina
por edhe paidhaqe
peshku pa uje eshte forum
jo si faqe te tjera
qe te gjithe na duan shum'
se ju rritet vlera
ka k'tu burra edhe gra
ka dhe kalamoj
ka dhe metroseksuale
qe s'po i tregoj
sherr shamata , obsesioni,
jan motive per debat;
bej stervitje moj Romina,
ndryshe Tushja te kap mat
U, ja se harrova Romina. Kete Sol-in mos e bej shok, se e ka humorin te thelle. I vjen edhe frymezimi shpesh shejtanit, e si me bejte, si me shkrime, te le pa pune ky
(sic edhe mund ta vesh re me siper).
...
Romina u tromaks
Romina me pyetje "kush eshte ideja" te tromakset?
Iris, mos ve ne dyshim sensibilitetin e gjindjes ... ka gjindje dhe gjindje
PS: Pershendetje, e dashur
Pikerisht se ben pyetje "Kush eshte ideja" tromakset
. Sypatremburit hidhen ne rrjedhe menjehere 
p.s: po ti moj xhane turni i trete punon?? apo te ka dale gjumi qe me nate?? Miremengjes!
Mirembrama "skoqe" :D
Qashtu kisha do pun e s'jena ngrys ala. A jeni si jeni bre burra ene gra?
PS: Xhane, gjindja jane me halle, edhe s'flene ndonjehere, se helbete, njerez jemi e jo "zile me alarm"
.
po u fute ne k'te rreth njerezish me vlera
do provosh dhe ti hyxhymin bashke me gjona tjera
do provosh si ben katnari sapo e ngacmon
veshtiresine qe ka gomari kur ze e mendon
do mesosh mbi politiken internacionale
do ti marresh te gjithe librat e t'i cosh ne hale
s'ka nevoje qe te lexosh kur ke forumista
qe jane mjeshtra te komentit (si te saktivista) (ketu bona reklame si neoliberal prokonsumist qe jam)
Romina,
Meqe u bone vip
Mos harro qe isha une qe te fola e para
Prej meje e ke gjithe ket shoqni :P
Mirdita J. Ca ke bo ? Mire ca ke bo ?
po pra po, dhe une prej teje erdha, se mos te ishe ti...i kisha var qillot temes edhe peshkut
Kam bo i... ça të të them! Vetëm të ishe ene ti... ta kishim bo bashkë!
O romina mos u tremb, se ka dhe sevda
Ka dhe sende shume te bukra, erotizem pra
Ka kulture perendimore, ka dhe orientale
kemi rene dakord te gjithe per internacionale
ka te peshku shume bilbile qe zene e kendojne
e me vargje e me ritem shpirtin ta pushtojne
ka ketu dhe pijanece qe pernate qahen
sipas tyre leviz rruga dhe s kane ku te mbahen
hajt Romina mos ki gajle
kjo eshte pjesa me e bute,
me humor dhe globaliste,
prit Policin, Grupin, Xhibin,
Gard e vjeter forumiste:)
Nuk e di pse e postova
Te njejten gje dy here
Nga sevdaja u gabova
Desh bera qeder
sipas tyre leviz rruga dhe s kane ku te mbahen:)
O zanfina ti do skoqe, nuk do dalesh bosh
Se ky vend njihet per skoqe, sic do e kuptosh
Rendesi ka per ty fakti qe po i kerkon
Tashme je ndergjegjesuar, jeta po fillon
Vere gishtin ku do vete, edhe zgjidh ndonje
Po ngele e pakenaqur, hajde kerko me
Se mos iken pa provuar skoqet nje me nje
do na ngeli hatri rende, nuk te flasim me
hahahahha o sol, o PK (pyt emigrantin c'dmth kjo), flm per kete.
t'paska lezetu anadolli
ket PK-ne po e marr si kompliment, dhe pse nuk di c'te shtyn te ma mveshesh
Pasuri Kombetare pra komrad, post-kapitaliste & pak karagjoze, por kryesisht parezistueshmerisht kokete.
kshu me keng edhe me bejte,
nuk ka bere vaki me pare,
Lum Romina me Zanfinen,
qenkan me kembe te mbare.
er e re obamiste
paska mbrit edhe ne peshk,
asnjiher Sol bejtexhiu
si ka ber dikujt kaq fresk:)
Te thashe Rominëëëëëë
Ishalla vjen ndonje admin para teje t'i fuse nje furce ketu, se po e lexove kete devijim te ideologjise peshkore ti, do marrim te gjithe nje verejtje per mungese serioziteti te theksuar neve; do na shkurtojne edhe më numrin e postimeve, edhe do e marrim gjithe inatin me ty pastaj. Na i harxhove te gjithe fisheket per sot
Shyqyr qe ka ca nga ata qe kane munguar e mund te kompensojne postimet e diteve qe s'kane qene, se do na kish ikur gjithe seriozitet edhe kjo dite.
Si Romina si Zanfina, per t'u pire ne kupe
Ku ka emra me te bukur qe t'i mbaje nje cupe?
Ishalla me kembe te mbare se po vjen pranvera
mbas dy zockave te para te na vijne te tjera
na ka lodhur feminizmi post industrial
ka nevoje njeriu i shkrete per pak sharm karnal
ka nevoje per rehatllik dhe per muhabet
se vetem prodhim-konsum, eshte shume siklet
ka nevoje te hedhe rromuze, e te ktheje kupa
ka nevoje te loze tavell, e te ngacmoje cupa
na shkoi jeta me drejtorin, ngelem neper zyra
e harruam krejt funksionin qe ka dhene natyra
Fuck my ISP. Shkruajta para 20 minutash goxha rjeshta per ti shpjeguar kesaj Romines se cilat jane te mirat dhe te keqiat apo ndryshimi midis facebook-ut dhe PPU-se, dhe kur e senda nuk kisha internet. Keshtu qe mu tret gjithe ajo pune me perkushtim. Pertoj ta shkruaj prape tani.
hahahah sa tullë dy vargjet e fundit të Solit!
poshtë drejtorat e padrejtë!
po pra, bejte kritike antiprogresiste
po pra, poshtë dhe drejtorat e drejtë!
Sol, mos ik, vazhdo
Romina,
perdorimi i peshkut pa uje (shkurt PPU) ka vlere per ata qe kane nevoje per vemendje dhe per pushtet verbal (alias intelektual, jo gjithmone, por tingellon bukur). Ketu futen emigrantet globaliste qe tek PPU mjelin vemendjen e lokales, ashtu edhe lokalistet e Shqiperise (dhe nganjehere edhe te trojeve te tjera shqiptare) qe mjelin vemendjen e globales te perfaqesuar nga emigrantet. Me nje fjale, te gjithe kerkojme te plotesojme ketu ate qe nuk e plotesojme dot ne realitetin ku jetojme (ca se nuk na i varin si ne shtepi, e ca se i kane tejkaluar keto kriza qe shekullin e parakaluar): dobesira dhe vanitete njerezore te kultivuara ne ate fshatin tone nga e kemi te gjithe prejardhjen, te paketuara shume bukur nen terma filozofike, atdhetare e poetike. E, kuptohet, asnjeri nga ne te dukshmit nuk e pranon kete teze. Sic do ta shohesh edhe vete. :P
Romina, këtu mund të marrësh në konsideratë dhe aktivitetin seksual të atyre që komentojnë... Shumë, përveç të tjerave, vijnë edhe me gjujt.... E, kuptohet, asnjeri nga ne te dukshmit nuk e pranon kete teze. Sic do ta shohesh edhe vete.
Na morsh pleshtat !
Bo sa i urrej këto fallcitetet llogjike, Self. Pak a shumë qo përkthehet, "kush nuk bie dakort me mua, është ashtu si them unë".
cheap.
E doni në versionin lokalist fshataresk (në origjinë pra): I sharë me ropt, me çi përmban pragu i derës, kush më kundërshton mua.
Asgjë e re nën kët diell...
hahahahahahaha
Mire se ike Romina!!!!
Nevoje per vemendje dhe pushtet verbal -fix keshtu eshte gatuar qenia njerzore: te deshmoje pushtet dhe kerkoje vemendje. Cogito ergo sum e cila ne Peshk merr trajten: Jam prandaj komentoj ne PPU si pjese e fshatit global virtual. Origjinat fshjatre konceptuale futen ne rrethin vicioz.Nga fshati vijme ne fshat qendrojme
Paketim filozofik i arsyes se paarsyeshme te qenit peshk
komentoj te peshku pa uj, ergo sum.
siç mund ta kuptosh vetë Romina, këtu vihet dhe për ti treguar botës që as e di se kush je ti, po dhe ndoshta as do të dijë, aftësitë e tua në latinisht.
përkthe të lutem, se Romina do kujtojë se ia ke futë kot. : D
Perkthimi po aq kot : Selfi ja ka fut kot !
您是拙劣的
...
已故越南 fare
Self,. me duket se ke ngaterruar fushen e futbollit?
Romina mos u merzit se k'ta keshtu sulen.
Roma Romina - tuf me trandafila ! Ketu shumica si dhe zotrote vijne per QOKA...por jo rralle , te dehur , dhe sa hedhin rreshtin e pare shkrujne :"Kemi ardhe per KOQE "
Miq te mi1Pse ku hani buken ,permbysni kupen keshtu!!!!Kalojme te gjithe kohe te konsiderueshme te peshku,komentojme ,shahemi reciprokisht,duhemi po aq,shprehim mendime e budallalleqe......Heqim mallin per Shqiperine......kriojome miqesira e flirte virtuale.....E pastaj ,flisni kaq keq per peshkun,si nje vend e menyre vetem per te shkarkuar frustracione!!!!Jeni mosmirenjohes e ju mungon respekti per veten.....Romina...A behemi shoqe??
Teta Zana a bëhemi coqe bashkë?
Romina hap syte per ate fcb.. Se ai vdes per shoqe ne peshk.
Se di si doli me Alidea-n..
P.s. edhe boll se qenke llafazane e madhe..
Ore juve sikur keni qene ne burg deri tani dhe me te pare kete temen joformale te kesaj cuces se re, ja rrembyet nga dora, i hipet te gjithe siper si kinezet gomoneve per Itali, dhe u arratiset.
Jo, po rastisi tema me daljen time nga burgu. Për të tjerët nuk mbaj përgjegjësi.
Romina, PPU eshte vend ku ditperdite ndahet nga nje cmim. Sot cmimin e pare e ke fituar ti, per valle ne gojen e ujkut, te dytin Self, per vlera meritative perkthyeshmerie ne gjuhen lokaliste fshatareske, dhe Monda, per dedikim pertej pagjumesise, cmimin e trete Tushja, Tropizma dhe Akvll per karshillek, dhe gjithe cmimet e tjera i fitoj une me qe i ndaj cmimet vete.
p.s. gjindja e diskriminuar te mos hidhet perpjete pas pilafit se kot e kane, cmimet jane ndare.
o Lulian o djale azgan qe nga amerika
i mbarove gjithe medaljet, a te rente pika
Perse nuk na dhe te gjitheve nganje cope karton
ta mbanim per t'u krenuar kontributin tone
diskutimi shume i thelle qe llukani nisi
ky sondazhi i papame qe shamite i grisi
eshte pikerisht aty ku peshku kuptonet
qe te gjithe jane dakord qe te kufizonet
Pavaresine e duam, por te kufizuar
s'duam te jemi budallenj, po as shume te zgjuar
Jemi rritur me orgazma pjeserisht te mira
I kemi gjerat e lehta, i bejme te veshtira
Keshtu kjo kultura jone, shtatzani e pjesshme
xhinse veshim qe te gjithe, poshte koha e djeshme
qe te gjithe rruar qethur, lare koken me klor
ai qe s'eshte si te tjeret, le te bjere deshmor
Paskam harru Kuqsen, qe meriton cmim te vecante per vecanti, ose e thene globalistce, per disclaimer 1 dhe 2.
Ti Sol-Nox meriton cmim ne fakt
Se je cun qe shkru me takt,
Por eshte cmim qe t'a jap neser,
Pune e madhe se shkoi nje dite pa teser.
Sa ankesa pasket pas mer ..
upupu
M'duket se Romina do jete nai admin qe ju ka provoku per te pa se ca do thoni
Siç e shoh unë "peshkun..." sikur qenka "qelbur"
Apo fajin e kam unë që,tani,kam rrjedhur
Ca nga sëmundja,ca nga pleqëria
Ç'lexoj unë këtu?Më zu llahtaria.
Se e prisnin"miken" si me këmbët e para
Pa i thënë mirëserdhe,e zuri dhëmballa.
E zuri dhëmballa,nuk po gjen dentist
Nga që ka "andralla",do t'u sikteris.
Mos u tremb o Papi, se nuk kemi devijuar aq shume jo.
S'ka pasur njeri pritje te lehte ne peshk. Po me mire ta presim me kembet e para gocen, se meson te rezistoje edhe te kembengule :P
Ja shihe c'rezistence. 95 komente edhe akoma eshte duke u menduar c'xhevap te na ktheje.
Lulian, faleminderit shume qe na e nise diten me cmime. Une per vete e dua te dokumentuar ne format A5, leter 08, ngjyre kremi, me gold borders, nickname-in me blu (sa per variacion) edhe kornizen te kuqe. Ndryshe c'vlere do kishte?
http://www.peshkupauje.com/2009/01/diplomat-e-gazetarise
Romina & Zanfina kan marre ndonje vendim se jena ne ankth? Nese kan vendos me e frekuentu ket lagunen , te na njoftojne per te caktu diten e shugurimit ne Peshk. Sugjeroj qe nje Admin + Tushja + Xhibi te formulojne formulen e betimit
Z.Hysi ç'kenaqesi me dha prezenca juaj!
uroj te gezoni shendet te plote!
Zanfi;nese me thua teta nuk mund te jemi shoqe.....Pastaj Zanfi ,ne jemi shume shoqe ka kohe.....por ti po plakesh e nuk kujton me
Zanfina me duket se ka ngrene manjolen
Romina Romina pse ike dhe na le?
Kjo tema eshte thesar