Medet,
Më plagosi sërish shigjet e Kupidit ,
Gjak i përpurt trëndafilash
celur në një stinë të re tundimesh,
prej plagëve të vjetra të zemrës pikon.
Cdo ditë ndjej
se si rrëzohet brënda meje
ajo arkitekturë ditësh të bukura me ty,
Endem si Uliksi në vise të reja dëshirash.
Ulërijnë sirenat në brigjet e harresës.
Mes pasqyrash të thyera kujtimesh,
si mijra vezullime maja thikash
që kërcenueshëm
dhe ëmbëlsisht shpirtin ma coptojnë,
ricfaqesh ti, Zahir...
S” mundem të të rikrijoj sërish
prej pluhurit të kujtimeve
dhe të vrapoj dëshpërimisht
pas imazhit të ëndrrës që vetë e krijova.
Tani janë dy sy
djallëzisht të ëmbël ,
Më tundojnë,
Shigjet e Kupidit serish me plagosi ,
gjak i përpurt trëndafilash
prej zemre pikon.
Rruga për në qiell e vështirë...
Ajme,
Ati im që je në qiell
U bëftë vullneti yt !
Vërtet nuk jam një Don Zhuan i vonuar
Por s jam as shenjtori Jezu Krisht.
31 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Ruaj mendte e kokes spiritus
Hi !
Poezi e bukur!
Poezi e ndjere spiritus.krijimet e tua qe kam hasur ketu me pelqejne te gjitha pa perjashtime....madje madje dhe komentetet e tua
:D
komplimente.
Ouuu, madherishem!
Me sinqeritet po ta them qe kjo eshte poezia e pare nga ty qe me pelqeu shume. Kjo poezi do lexuar ne mesnate.
Jashtezakonisht e mrekulluar nga ndjeshmeria dhe vargje fisnike. Je kaq i plote ketu.
10 me yll
Kjo mund ta kishte titullin edhe 'martese'
Spiritus, ideja eshte e vlefshme. Por edhe ketu gjen vend verejtja e abcyzzh-se per trinitetin monoton emer - mbiemer - emer, si vijon:
Gjak i përpurt trëndafilash
stinë të re tundimesh
vise të reja dëshirash
pasqyrash të thyera kujtimesh,
vezullime maja thikash
Me pelqeu perdorimi i Uliksit, rikrijim/krijimi (atribut qe nuk ia merr dot te madhit) dhe rruga e veshtire. Ka mendim poezia.
tropizma,
nuk mendoj qe "problemi" eshte dhe aq trinomi i perfolur emer-mbiemer-prapemer, sepse ketu kemi te bejme me nje ndertim figurativ metaforik i cili, per vete natyren e tij kapercyese ndaj thatesise gramatike te formulimit, mund dhe duhet ta coje lexuesin ne ato nivele emocionale qe synon dhe autori.
Eshte e vertete, ky ndertim behet ca "vetevrases" kur perseritet me shume se duhet, dhe shume "vetevrases" kur nuk eshte i gjetur. Kjo e fundit, mendoj, eshte edhe matesi me cilesor i nje poezie.
Nuk mund te isha me dakord se kaq me losttextin.
Poezi e bukur! ka mendim ka ndjenje dhe strukture.!
Vargu i fundit fare, eshte delkarate e asaj qe ke thene gjate gjithe poezise. Mund ta mbyllesh tek vargu"nuk jam Don zhuan" , se ate qe nuk je jezus, e thote poezia gjate gjtihe kohes. Keshtu duke mos e permendur jezusin , i jep forcen qe duhet te kete realisht vargu:
Nuk jam don zhuan i vonuar...
..Ati im qe je ne qiell
u befte vullnesa jote
Amin!
(pra ti nuk je don zhuan, por vullnesa e atit edhe mund edhe te te beje .)
...
Nejse se po me duket vetja si abc-ja.
Ky krijim eshte POEZI!
Urime!
Mire qe u ktheve ne identitet, se andej nga Saviano m'u duk sikur kishe pi ndonje dopje._nice_
Per te dhene nje mendim me objektiv per poezine , can 'u tell, how old 're 'u?
Poezi me ndjenje dhe bote.. urime..Jam aty me macen ....mund te mbaronte me "shenjtor" pa e permendur jezus ose tjeter...Kam edhe nje paqartesi te vogel.."""""Zahir""""- nuk po i jap dot dum . Ne se eshte Zefir- fryu si fllad , si zefir.. OK...ne se eshte dicka tjeter ki miresine te me sqarosh.
You never make a saint of me, tha... :)
spiritus, dua te ve ne dukje mbidozen e deklamacionit ne krijimet qe te kam pare ketu. C'ka nuk eshte domosdoshmerisht nje gje e mire apo e keqe; eshte thjesht konstatim dhe nje fare alert-i (syceltesie) per sensin e mases.
Pa ndonje lidhje kushedi ce, thjesht ngaqe jemi tek menyra (rhetorika) e shprehjes, me erdh ne mendje ajo puna e kafes qe thote diku driteroi. Pak a shume, edhe per te pire nje kafe, thote devolliu, ka lloj lloj menyrash, sipas rastit; kur nuk e njeh fare dike, thua "a mund te pime nje kafe bashke, zotni?", kur e njeh dhe e nderon shume dhe ka distance mes jush: "do ishte kenaqesi te pinim nje kafe se bashku"; dicka me shume afersi: "a mund te pime nje kafe?"; dora jone: "(h)ec ta pim' i kafe"; por, vazhdon agolli, ne asnje rast nuk themi "perpara shoke, te pime nje kafe!".
...eshte zahir, si zahiri i Paolo kOEHLOS, dmth gur i çmuar.... me verte e thelle kjo pune, ene e shof qe ju ka thellu ne ju t'gjithve.
Gjithsesi e un menoj zoti i rujte mend e krese, amen !
Zahiri i Coelhos nuk eshte gur i cmuar, eshte koncept i huazuar nga kultura arabe-islamike, qe ka dimensionin e vet filozofik-teologjik, por dhe dimensionin e vet poetik-letrar...
Tani kembengul
qe duhet ta zevendesosh patjeter sepse ... ndersa po kerkon nje relax shpirteror (si flladi) nuk mund ta shndrrosh ate ne "material" qe eshte nje cilesim i shkeputur ose parandjesor (si floriri etj gure te cmuar) ...As mos e ver ne pulle kemnguljen time
. Prape e kendeshme dhe ndjere.
Dhe une,pak vone,te pershendes ,spiritus,per poezine aq te bukur.
Spiritus, poezia shume fisnike.
vetem keto ndajfoljet kercenueshem, deshperimisht etj e bejne disi te larget perceptimin, e vrasin intimitetin, qe poezia e do me domosdo.
miqesisht
ç'paskeni qene per poezi ju meshkujt! e vetmja gje qe beni shkelqyshem:-))
shkrepse,kujdes mos digjesh!
xhen, ne jena si mjerimi, nuk dona mshir', vetem te drejte... :P :P (mos me na e honger hakun, m'i llaf... asigjo mo shum... hihihiii )
Në mungesë çokollatash (pallati 176) të gjithë djemtë "frymëzohen"... ke parë ti të bëjë poezi ndonjë që mund të ofrojë çokollata?! ;)
poezi koti, lol.
EM,e thash shume sinqerisht per ato ç'ka kam lexuar,vertet ju heq kapelen,per te tjerat ......s'di gjo .
thone qe ignorance is bliss... harrojne me shtu: or missed opportunity... ec e gjeje, xhen. po c'na e zu, thuj, e s'e hoqem :D
adhe ti missed opportunity o çuno.incredibìììle hi,hi
:) :) he me se ashu themi.... nga goja s'vjen gje... thone...
:P :P
PS do na beje lanet autori i prurjes. Na e bej hallall...
eshte shpirt ai e kupton ha ha
Me pelqen trajtimi i mungeses dhe boshllekut si burim frymezimi, si dhe alternativa joshese e rimbushjes se boshllekut (rigjenerimit te brendshem)
Vetem fjala medet dhe ajme nuk me tingellojne mire, si dhe pershtatje e Atit Tone (lutjes), thjesht per faktin se jane teper te perdorura gjetiu nga shume krijonjes.
Poezia shume e mire, historia po ashtu shume e mire
Flm te gjitheve per leximin, komentetet dhe sugjerimet shume dashamirese.
Kam qene ne udhetim dhe s pata mundesi te jem pjese e diskutimit .
Komentet analitike per tekstin i gjej shume te dobishme .Vrejtjet per njefare doze deklamacioni (Emigrant),per ndertimin e metaforve dhe shkallen e percjelljes se emocionit (Losttext) ne raport me mendimin, per mbylljen (Macja) ,per trinitetin emer-mbiemer-emer(Tropizma) i marr ne konsiderate jo thjesht per te bere modestin por si vrejtje qe vijne prej lexuesit me sqime dhe egzigjent. E kuptoj. Nuk mjafton vetem te percjellesh nje mendim.Duhet dhe veshje artistike fine dhe e kadifenjte.
Pyetjes se Idrizit per domethenien e Zahir i eshte pergjigjur Danida dhe Sol.Me fjalen "Zahir" mund te luhet: si Zefir (nje fllad perkedheles aty ku ka humbur cdo ndjesi) si Zeher ( se dashuria eshte e embeleee, por do na hidherojeee:)
Megjithate po citoj shpjegimin e bere ne hyrje te romanit Zahir te Cohelo:
"Sipas shkrimtarit Jose Luis Borges, ideja e Zahirit vjen nga tradita islamike dhe mendohet te jete cfaqur rreth shek.18.Zahir ne arabisht do te thote i dukshem, i pranishem, qe nuk mund te kalosh pa u vene re.Dicka ose dikush qe, si ka vendosur nje kontakt me ne me pare, vjen e pushton dalngadale mendimin tone, deri ne ate pike sa nuk mundemi te perqendrohemi ne asgje tjeter.Dhe kjo mund te konsiderohet si shenjteri ose si cmenduri".
Faubourg Saint Peres, Enciklopedia e Fantastikes, 1953.
Zahir, Uliks, Don Zhuan -jane tre nyjet lidhese te struktures se poezise. AJO qe dikur ishte dikush tashme per unin poetik eshte kthyer ne "Zahir" ."Uliksi" pasi ka lene mbrapa "Trojen" e shkateruar( mijra pasqyra kujtimesh te thyera ) endet ne brigje te reja deshirash dhe tundohet nga dy sy(kam njohur sy , oh ata sy. :) Te kalosh neper kete bote permes ciklonit femror, te besh te shenjtin dhe te mos tundohesh nga shigjtat e Kupidit, a nuk do ishte nje heroizem dhe privim i padrejte?
Dashuria kshu vjen, si cmenduri dhe shenjterim njekohesisht.
Flok ke te drejte kur thua: Zoti qofte meshireplote me ty Spiritus:) Mendjen ne koke!!
Ju pershendes, miqt e mi.
mbase: cdo dite ndjej sesi rrezohet ajo ngrehine (tempull) ditesh te bukura me ty. Arkitektura? nuk e di! Tjeter here futi tjeter boje, beje si Edi, e mos prish gje. Ndrysho emrat, pa perjetimet njesoj jane!
Mesa duket enden akoma romantike mbi fytyre te tokes!
Spiritus!Pergezimet e mia me te mira per poezine...Edhe te angazhuarit i kapka Zahir-i :)Une nuk ndjeva aq deklamime,perkundrazi nje fare dhimbjeje qe Kupidi perseri.....Zahir -sipas Coelho-s eshte nje fare dashurie ossessive,pa shpetim,qe nuk e shmang dot;qe ne menyre natyrale ul çdo lloj barriere para saj e thua :""u befte vullneti yt"....Nuk do kisha dashur kurre te isha ne vend te bashkeshortes tende ne kete periudhe....
:) 
Mesa duket enden akoma romantike mbi fytyre te tokes!
Pse jo mer Bulkth .Mbase jo si ata romantiket e dikurshem por perseri njeriu modern ka caste qe ndjehet roomantik .Edhe kur Kupidi vjen permes sinjaleve kibernetike:)
"Tempulli" asocion me dicka te shenjte, me frymen dhe shpirtin dhe mbase ke te drejte. "Arkitektonika" e diteve me tingellon me njerzore dhe tokesore.
Zana , edhe te angazhuarit jane mekatare, mish e gjak, endra e pasion padyshim:) Ti je "infektuar" nga propaganda antikomuniste qe i paraqet revolucionaret si njerez pa ndjenja , automate dhe instrumenta ne sherbim te nje ideali suprem
Jo moj Zana , une nuk jam E KUQJA 
Perendia eshte dashuri dhe dashuria na con prane Atit qiellor
Luka-Dhiata e Re
Sapo qënke kthyer nga kisha?
E kush tha që nuk mund të gjëndet frymëzimi kudo dhe në çdo gjë? :P