Recesioni dhe e përditshmja jonë

S’mund të themi që ekonomia vendase është e imunizuar, do të qe utopi. Por s’mund të themi njëkohësisht se jemi gjahu i parë, pasi do të ishte marrëzi. Madje, duhet të pranojmë se, si të mësuar një jetë të tërë e të pafund në krizë, kemi imunitetin e mjaftueshëm për të qenë lehtësisht të qetë për atë çka përjetohet.

Si shumë fjalë të çuditshme që thuhen, lindin a sillen nga tribunat e kujtdo qoftë vendi, edhe RECESIONI u bë brenda natës familjare, për këdo që sheh tv, dëgjon radiot a lexon gazetat.

Për ne shqiptarët, shpesh nuk ka rëndësi nëse e kuptojmë a jo, e rëndësishme është që menjëherë e përvetësojmë, e përdorim dhe… kur vjen puna për të njohur qenësinë e një fenomeni, nëpërmjet fjalës që përdorim, ngremë supet, por fshehurazi, pasi të gjithëve na e do puna që të hiqemi të ditur e të zgjuar, të flasim për tema që si njohim si të qemë ekspertët më të mirë të fushës, e të debatojmë me vrull, megjithëse kur kthehemi në shtëpi, as tentojmë të pyesim a të hapim fjalorët për të kuptuar autoligjeratën e një dite më parë.

RECESIONI, në kuptimin e saj më përgjithësues, është një fazë e ciklit ekonomik, e karakterizuar për një farë kohe, nga një kontraktim i aktivitetit prodhues, që shprehet në terma absolute në rënie të prodhimit të brendshëm brut, ngadalësim të ritmeve të ekonomisë së vendit. Termi dhe fenomeni Recesion, as nuk lindi dhe as u shpik tani, atë e kanë përjetuar radhazi vendet e mëdha, për dekada me radhë.
Italia përgjatë viteve 2002, 2003 dhe 2005 ka patur rritjen ekonomike nga zero në 0.6 për qind, Japonia në vitin 1999 ka gjeneruar rënie të thellë ekonomike deri në recesion, por edhe më pas në vitet 2001 dhe 2002 zhvillimi ekonomik ka qenë 0.1 deri në 0.2 për qind. SHBA, qysh nga 2005, ka ndjerë rënie të dukshme ekonomike, duke arritur në vitin 2007 në 2 për qind. Ekonomia gjermane në fillim të viteve 2000 pati tronditje jo të vogla, deri sa në vitin 2002 rritja ka qenë zero, dhe në 2003-shin ka qenë në recesion. Për të mos folur për problemet e pafund të vendeve të Amerikës Latine. Natyrshëm faza ciklike, pas rritjeve të vrullshme në vendet e Azisë në vitet ’80 e fillim të viteve ‘90, pritej që “jeta” ekonomike të paraqiste edhe pjesën e saj jo aq të shndritshme.

Tashmë kriza financiare e kreu “xhiron” në të gjithë vendet që ishin të infektuara nga njëra-tjetra, duke mos arritur të krijojnë probleme kaq të rënda në dy nga gjigandët, Kinë e Rusi.

Por, edhe për hir të një mobilizimi global, jo më shumë për krizën financiare se sa për atë ekonomike që pasoi menjëherë, po ndihen pasojat që vërehen në ekonominë reale në mjaft vende.

Mirëpo si në shumë raste të ngjashme, që ne si Shqipëri kemi kaluar, edhe rasti në fjalë duhet marrë me më shumë “sportivitet”, për disa arsye të thjeshta e bindëse nga e përditshmja a e përvitshmja jonë…

Pamundësia jonë për të qenë të sofistikuar, si komb e si shtet, në këtë rast ka qenë ogur pozitiv. Ose se ndoshta jemi edhe më pranë logjikës arabe që tashmë ndihen më shumë të fuqishëm në këtë vit të mbrapshtë dhe investojnë pa kufi. Por natyrshëm, pasi vetëm tani ajo pjesë e botës që vendoste për të gjithë, kuptoi se rreth saj paska edhe të tjerë, që prodhojnë aq shumë, e konsiderohen në tavolina të rrumbullakëta aq pak. Por si në shumë raste të ngjashme, ne nuk hyjmë as tek të parët dhe aq më pak tek të dytët. Ne jemi tek të tretët, që nuk merren në konsideratë fare.

S’mund të themi që ekonomia vendase është e imunizuar, do të qe utopi. Por s’mund të themi njëkohësisht se jemi gjahu i parë, pasi do të ishte marrëzi. Madje, duhet të pranojmë se, si të mësuar një jetë të tërë e të pafund në krizë, kemi imunitetin e mjaftueshëm për të qenë lehtësisht të qetë për atë çka përjetohet. Pasi një amerikan e quan krizë se nuk mund të blejë një makinë çdo dy vjet. Por do t’i duhet të blejë një tjetër më të vogël dhe me më pak konsum. Por për mentalitetin e atjeshëm ky përbën një kulm, ndonëse është kaq banal për ne shqiptarët. Sepse ndonëse kemi një jetë të tërë krizë energjetike, ne shqiptarët, përsëri e quajmë të normaltë që edhe kemi edhe s’kemi drita. Por a e ka këtë logjikë amerikani, francezi, britaniku a gjermani? Në Evropë është llogaritur që ndërprerjet e energjisë elektrike për një vit, mesatarisht janë 32 minuta. Pra, në një vit 32 minuta pa drita, dhe vendin e fundit e zënë italianët.

A e mendon dot njeriu evropian se në spitale s’ka ilaçe??? As në Burkina Faso nuk ndodh kjo, por për ne shqiptarët nuk është se ndodh ndonjë gjë e pandodhur. Por në rastet kur dikush në SHBA a në qytetet evropiane qëllon dikë me armë, në mes të qytetit, a ka këmbë njeriu rreth e rrotull? Asnjë, për be. Po në Shqipëri? I gjithë qyteti aty të ndodhet i mbledhur.

I përmenda këto për të dhënë formacionin logjik të konceptit të qenësisë së krizës ekonomike në mendësinë e kombeve të ndryshëm.

I vetmi problem që ne nuk arrijmë të perceptojmë është të merremi realisht me punën tonë, por përherë me të tjerëve. Në TV flitet për indekset e bursave Nasdaq, Dow Jones, Nikei etj…, por në këtë Shqipërinë tonë, nuk janë më shume se 20 vetë që tentojnë të kuptojnë e lexojnë për to. Megjithatë të gjithë shikuesit a dëgjuesit, sikur të ishin pjesë a shtetas amerikanë, i përjetojnë me të njëjtin afeksion siç kanë për vetë SHBA. Kjo është pjesa e çmendurisë sonë joreale. Ne trembemi nga e “keqja” amerikane, por asnjëherë nuk imitojmë punën, rregullin, respektin për ligjin a demokracinë amerikane.

Mirëpo këta njerëz, të infektuar nga çdo lajm që është në ajër, nuk dinë që humbjet më të mëdha, ato për të cilat bota financiare shkumëzoi, nuk ishin nga veprimet në banka, por pikërisht nga mania e botës njerëzore të zhvilluar (jo shqiptarë) të futeshin në tregun e derivateve financiare, Forward, Future, Swap etj. Veçanërisht kjo e fundit, si dhe marrëveshjet e krijuara jashtë dyerve të bursave, nga trader-at e famshëm, që për të thënë të vërtetën u bënë të tillë pas vitit 2001, marrosën veçanërisht qenien amerikane dhe më pas atë evropiane, ku çdonjëri kish në bursa a jashtë tyre të tilla marrëveshje në dorë, të gatshme për të blerë a shitur virtualisht shuma marramendëse. Kur ata humbën prej tyre, për ne është koha për të mësuar se si ata kanë vepruar, pasi nuk mundem dhe s’mundnim të ishim pjesë e këtij sofistikimi virtual, ndonëse të krijonte parajsën financiare për pak kohë a brenda një çasti, siç edhe shëmtoi vetë konstelacionin e asaj që u krijua. Arritën deri aty sa që një nga njerëzit legjendë në SHBA në fushën financiare, deklaroi se “në vitet ‘30 ishin njerëzit ata që kuptonin se ç’bëhej në tregjet financiare, në vitet ’80 ishin bankierët ata që kuptonin se realisht ç’ndodhte në këto tregje, ndërsa tani askush nuk e di se çfarë ndodh, pasi çdo gjë blihet e shitet me një ‘click’, asgjë s’preket dhe asgjë në xhep nuk futet”.

Lumturisht në këtë teknologji të larte informatike financiare nuk u mundëm të ishim as pjesë, por as kureshtarë. Por tashmë duhet të jemi nxënës për të ditur atë që dëmtoi, për të mësuar dhe jo vetëm për kureshtje.

Ndërkohë tregu i brendshëm vendas, me ritëm të lartë zhvillimi ka në një krah pjesën jo të infektuar (Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi), dhe në anën tjetër Greqinë dhe Italinë, që janë më pak të prekur nga ajo që kaluan financat ndërkombëtare. Logjika e një tregu që rritet, është një optimizëm më shumë edhe për faktin e thjeshtë, se nuk ka as motiv dhe as vend për frikë recesioni ekonomik. Se s’mund të ketë të tillë. Nga ana tjetër të gjithë vendet e zhvilluara po marrin masa qeveritare për të mbështetur njerëzit në nevojë, që do të vuajnë pasojën e një ekonomie që nuk jep aq sa të arrijë deri tek ata produkti final. Gjithashtu, po alokohen fonde të shumta qeveritare, në SHBA dhe në disa vende evropiane, për të mbështetur rritjen ekonomike, nëpërmjet nxitjes së veprimtarisë kredituese, mbështetje për industritë e mëdha të makinave etj.

Në SHBA, mandati i ri presidencial ofron hapjen e 2.5 milionë vendeve të reja pune, gjallërim të ekonomisë dhe mbajtja e rolit udhëheqës në ekonominë botërore. Mirëpo, tashmë kjo ekonomi gjithnjë e më globale, kuptoi nga tronditja që pësoi, se aktorët në treg, tashmë nuk janë lehtësisht të numërueshëm. Janë të gjithë pjesë e një tregu, ku ekonomia e lirë vendos proporcionet. Dhe këto proporcione janë të njëjta në shprehje për të gjithë: Sa më i madh e i fuqishëm, aq më shumë fiton e pasurohesh, por kur humb, përsëri humb në proporcione po kaq shumë.

Sa më i vogël e i dobët, fiton pak dhe po kaq pak humb.
Ne nuk na ka qëlluar të jemi te pjesa e parë.

27 Komente

pmusaraj - 29 Nën 2008 - 10:54pm

Wow! Dallohet ai qe jo vetem merr vesh nga ekonomia, por ka dhe luciditetin mendor dhe ndershmerine intelektuale te flase me lexuesin si i barabarte.

emigrant - 30 Nën 2008 - 10:06pm

Penar, kjo eshte nje lidhje informative.

Me sa di, nuk ka nje perkufizim teknik fundor mbi recesionin - kjo me teper lidhet me kohezgjatjen, pra sa i gjate duhet te jete kontraktimi ekonomik qe te quhet recesion. Prandaj edhe shume here degjon pyetjen ketejpari: a jemi a nuk jemi ne recesion? Si dhe faktin qe pranohet/konkludohet se kemi qene ne recesion pas nja nje viti qe ai ka filluar. Zakonisht kur tkurrja vazhdon per tre tremujore rresht, pranohet qe vertet ka recesion. Ketu vazhdon pasiguria tjeter pastaj, qe cfare do quhet tkurrje.

Shume teknike duket nga perjashta kjo pune. Ato pamjet e rradheve te Depresionit te Madh (depresioni eshte nje recesion i rende dhe i sterzgjatur), ose qofte edhe nga kriza e naftes (vitet '70, 73-75 me sakte) nuk i sheh kund sot; te pakten jo ashiqare. Pra dramaciteti (deri tani) eshte tejet i perkore. Duket sikur shoqeria/shteti "kane zene mend" perkunder grykesise njerezore, e cila (FATMIRESISHT) eshte e pasherueshme, dhe na shpie neper Evereste si dhe ne humnera, si e ka tabiat cdo levizje e shoqerise.

Mbaj mend nga gushti i 2001 kur beja analizat kerkese/oferte, shikoja qe dicka nuk ishte OK qysh nga shkurti i 2001. Ja thashe bossit te athershem. me vone me kujtoi dhe tha "ishte recesion ai" - fjala ishte per recesionin e bute te 2000-2001 (historia e renies se dot-com) qe u mjegullua nga 9/11 .

Thuhet qe tani eshte me koha me e rende qysh prej Depresionit te Madh - shifrat jane kokeforta; por ne dallim nga atehere, jo vetem dramaciteti eshte ku e ku, jo vetem qe nuk shoh (te pakten ende) cenim te nevojave/nivelit baze te jeteses, por edhe besimi i konsumatorit nuk me duket te kete luajtur kushedi ca. Fals nga pershtypje siperfaqsore, jo te studiuara. Ky besim luan rol aq sa te gjithe matematikrat dhe ekonometrirat te marra se bashku. Eshte tipike e ekonomise amerikane kjo. 

E vetmja frike qe kam per tani eshte kohezgjatja e "ketij te tanishmit". Sepse Depresionmi i madh mori nja 10 kokrra te hidheta vitesh. Si gjithnje, 1000 prognoza dhe 1000 te gjithedijshem do parashikojne edhe kete, por le te presim.

E bukura e ketij vendi eshte fryma optimiste dhe e ngritjes pas rrezimit dhe e korrektimit "on the fly" te gabimeve. Shiko si jetojne njerezit ne West Coast, cmimet e atjeshme, mgjqe dihet qe termetet jane "buke e djathe" dhe qe "I Madhi" termet s'do mungoje nje dite (statistikisht). Asnje nuk iken nga LA. As nga SF. Jane just happy in there. Pra ne te semes kriza dhe kush e ka bere krizen  :)  

PS Penar, nuk do i ktheni kokverdhet? As ne kushtet e ngritjes aziatike :P 

admin - 1 Dhj 2008 - 1:15am

Emo, flm. Mua s'me pelqeu shume pjesa e shkrimit mbi Ameriken (se kritikat e Dorit jane me vend), po ajo per Shqiperine.

Sidoqofte, edhe mua me duket e ekzagjeruar "tragjedia" bashkekohore. Megjithate, po fillojne avash avash njerezit te humbin punet, edhe ketej siper.

Valoni - 30 Nën 2008 - 7:09pm

woowoow Komplimente , e perkryer, i PAPAR je...

 

dori - 30 Nën 2008 - 8:43pm

Pasi një amerikan e quan krizë se nuk mund të blejë një makinë çdo dy vjet.

Hmm, pak më lartë kritikon shqiptarët se bëjnë komente kur s'dijnë gjë dhe pastaj hedh këtë perlë? Në Amerikë njerëzit janë frikësuar se do humbasin vendin e punës (siç e kanë humbur 240.000 vetë vetëm në tetor, rreth 1.7 milionë gjatë vitit që kaloi), do humbasin shtëpitë, apo s'do kenë çfarë të hanë, ndërsa ky e cilëson krizën me nga sasia e makinave që blejnë amerikanët çdo dy vjet.

Por në rastet kur dikush në SHBA a në qytetet evropiane qëllon dikë me armë, në mes të qytetit, a ka këmbë njeriu rreth e rrotull? Asnjë, për be.

Edhe këtë s'e morra vesh. Do të thotë që s'mblidhen njerëz pas një vrasjeje apo që s'ka të tjerë gjatë vrasjes? Në të dyja rastet s'është e vërtetë dhe është e kotë të zësh be. Kotë s'kemi cirkun e medias këndej sa herë ndodh ndonjë gjë. Ata që s'janë afër e shohin në televizor.

Pjer Thomas - 30 Nën 2008 - 9:02pm

Artikulli nuk ishte keq po te perjashtojme nja dy-tre pasazhe, qe u permenden dhe nga Dori. Ajo çeshtja e mbledhjes se njerzeve ne rast krimi (qe te vinte buzen ne gaz) ishte vertet nje konstatim i bukur, por qe Dori nuk e kuptoi ngaqe ka qene i tensionuar apo i zhytur ne lexim pa marre mire frym.

Ai pasazhi ne fillim me apostrofe, ishte konstatim par exellence, nese mund ta quajme keshtu. 

emigrant - 30 Nën 2008 - 10:13pm

Pjer, per ty dhe Dorin ky pasazh  :)   :P 

Llafi i keq del shpejt. Keni parë kur zihen njerëz më ndonjë shesh? Qysh mblidhet tërë ai milet, si mizë e lisit! U zunë nja dy një herë te pallati i kulturës. Me grushte, krisëm. Mbërritën me qindra në çast, për sehir. Mitìng! Sherri nuk i kish bërë dy minuta dhe aty pat njerëz ardhur që nga uzinë e traktorëve. Një sahat larg! Po si vijnë? Si mundin? Jo vërtet, s’ka burrë që e merr vesh.

bedrije - 30 Nën 2008 - 10:11pm

Tani skam kohe ta lexoj Santon, mbase do ti kthehem pak me vone kur te kem kohe. Patjeter qe do kete shkruar nga kendveshtrim realist, pasi eshte njeri i praktikes dhe jo teorise, njeri qe i kalon me duar perdite problemet. Qe te mos harroj ama, ky kopili Santo pervecse eshte "bankier" shkruan lezetshem dhe letersi Smile

Une kam kap nje liber sh te lezetshem tijin me tregime te shkrutra qe me ka shijuar. Do tjua rekomandoja admineve te shikonin mundesine per ta sjelle ke seksioni i letersise per te pare se sa do pelqehet Smile

gre_wireless - 1 Dhj 2008 - 12:44am

dori,

shto tek lista edhe humbjen e pensioneve. Shume vete kane vite qe kursejne qe te pleqerojne te qete. te mos harrojme qe ne US shume njerez nuk mbeshteten ne lidhjet sociale as per te mbijetuar.

idriz02 - 1 Dhj 2008 - 2:38am

Per ta thjeshtuar (e banalizuar njekohesisht) ja perkufizimet e Recesionit dhe Depresionit: - Kur humbet punen komshiu quhet Recesion - Kur e humbas une punen quhet.... Deperesion. U bej thirrje peshqve qe te bejne nje kerkim pe "Ponzi Scheeme" si dhe per Rrumpalle kapitalizem...... Per sa i perket impaktit te corbes Janki ne ekonomine Boterore, Europiane e (ekonorrumpallen arrnaute) se shpejti do sjell ca materiale interesante nga nje mendimtar Rus qe e ka shijuar Parajsen Kapotaliste Janki nja 15 vjet tashme..... Emrin nuk po ia permend per momentin.

mushku - 1 Dhj 2008 - 6:10am

s'kishte shume per WOW ketu..

Qafir Arnaut - 1 Dhj 2008 - 6:24am

Santo ka shkruar shume mire dhe eshte mrekullisht optimist.

E vetmja frike qe kam per tani eshte kohezgjatja e "ketij te tanishmit". Sepse Depresionmi i madh mori nja 10 kokrra te hidheta vitesh.

 

Biblikisht: 10 vjet dhjam pasohen nga 10 vjet gjak;) Parashikimi me pesimist eshte qe nga mesi i 2010s mund te rriten gjerat. Se c'mund te beje vaki brenda 1 viti e gjysem eshte 'anybody's guess'. Nuk quhet kot ekonomia 'the dismal science'. Sidoqofte, duhet te jemi koshiente qe fjala Depresion ka dale nga fjalori, jo se s'ndodh, por se s'duan t'ia degjojne emrin.

 

mushku - 1 Dhj 2008 - 6:44am

Hej, po si s'mund te ndikohet shqiperia nga stresi financiar kur emigrantet sjellin 30% te GDP te shqiperise dhe ata patjeter qe do i ndjejne efektet, kur bankat me te medha shqiptare jane banka nderkombetare qe jane te ekspozuara ndaj krizes financiare, nese e dine keta apo jo eshte pune tjeter...

Vertete qe ekonomia ne shqiperi eshte shume cash-based, po ja, shitja e apartamenteve ka rene e kjo do ndikoje ndertuesit e mijra njerezve qe punesojne ata si dhe furnitoret e materialeve te ndryshme...po a ka njeri qe te sjelle informacion nese ka rene konsumi, apo eshte ulur dhenia e kredive per shtepi / makina / apo biznese...apo s'ka informacione te tilla?

turi - 1 Dhj 2008 - 8:14am

Une nuk arrij te kuptoj, pse njerzit nuk arrijne te kuptojne se ky eshte nje recension globa, me drithma ne te gjitha skajet e botes!!!!

Perkufizimi "banke"dhe "Kredi" ka nje shumfishim te vleres reale te nje real state....

Ne se preket bankat meme kalamajte do te dalin per te lypur.....

Ne se perendimi krediton me kapitale baze, si nuk ndodhka si ne Amerike qe banka pervetson kredine duke lene me gisht ne goje kredimarresin ....

mendoj se vendet e Europes lindore do t'a vuajne me keq kete krize.

Ndoshta Shqiperia ka flori me shumice akoma ...."dhe njerez qe garantojne se parate e shqiptareve jane te pastra dhe do te ruahen me cdo kusht"

Zoti na ruajt.....

 

Qafir Arnaut - 1 Dhj 2008 - 8:16am

Lajme nga Sorosi: ne nje deshmi ne Kongresin Amerikan ai shikon probabilitet te 'asaj-qe-nuk-i-permendim-emrin"'

 

http://www.news.com.au/business/story/0,27753,24650136-14334,00.html

Qafir Arnaut - 1 Dhj 2008 - 8:48am

Nderkohe Rubini, packa se njihet si Dr.Doom, nuk guxon te perdore fjalen Depression po 'beats around the bush' mgjs duket qarte qe flet per Depresion

 

· To bring back the household savings rate to the level of a decade ago (about 6% of GDP) consumption will have to fall – relative to current GDP levels – by almost a trillion dollar. If all of this adjustment were to occur in 12 months GDP would contract directly by 7% and indirectly (including the further collapse of residential and corporate capex spending in a severe recession) by 10%, an exemplification of the Keynesian “paradox of thrift”. If such an adjustment were to occur over 24 months rather than 12 months you would still have negative GDP growth of 5% for two years in a row with a cumulative fall in GDP from its peak of 10% (note that in the worst US recession since WWII such cumulative fall in GDP was only 3.7% in 1957-58). One can thus only hope that this adjustment of consumption and savings rates occurs only slowly over time – four years rather than two. Even in that scenario the cumulative fall of GDP could be of the order of 4-5%, i.e. the worst US recession since WWII. Note that the cumulative fall in GDP in the 2001 recession was only 0.4% and in the 1990-9 recession was only 1.3%. So, the current recession may end up being three times as long and at least three times as deep (in terms of output contraction) than the last two and worse than any other post WWII recession.

chene - 1 Dhj 2008 - 9:47am

Nuk i lexova 2-3 paragrafet e fundit pasi mu duk e kote..

Artikulli eshte i mbushur me informacion te gabuar jo vetem per boten por edhe per vet Shqiperine..

As e paska idene e gjendjes ekonomike ne vend fare!

Motua e gazetareve tane gjate kesaj periudhe eshte kjo: Nese leviz niveli i m** nga gurrmazi te mjekra nuk ka rendesi pasi eren njesoj ja ndjejme. Si sdoli as edhe nje gazetar (sidomos ky i mesipermi qe na tregoka sec qenka recesioni por fatkeqsisht nuk arrin ta dalloj ne vend te vet) qe te beje nje syrvejim te firmave private ne vend. Qe ti pyesi se a eshte rritur apo eshte ulur likuiditeti i tyre gjate ketij viti, sa puntore u eshte dashur te lirojne nga vendet e punes? Sa kane pezulluar kompet aktivitetet? Sa apartamente rrine stok ne vend? Sa biznese kane ngelur prapa me pagesat e kesteve ndaj bankave? Sa njerez po terheqin depozitat? etj etj pyetje qe nuk kane te bejne me qendren e Tiranes qe lundron mbi nje shtres leku qe nuk buron si rrjedhoje e prodhimit te brendshem!!!!

 

NJE SHTET PA PRODHIM TE BRENDSHEM HERET A VONE VDES!!!!!

administrator - 1 Dhj 2008 - 1:44pm

Nga njera ane s'mund te mos bie dakort me idene e shprehur qe ne jemi bishti i kavallit ne kete rast prandaj edhe ndikimi tek ne do te vonoje e s'do te jete si ne ShBA. Nga ana tjeter, s'mund te mos ndihem fare rehat kur ne treg qarkullojne thashetheme per rritjen e numrit te huave me probleme ne shume banka, ndersa ketu s'permendet fare ky fakt.

 

Chene,

Eshte drejtor i pergjithshem i Bankes Credins Sad

 

bedrije - 1 Dhj 2008 - 2:49pm

s'mund te mos ndihem fare rehat kur ne treg qarkullojne thashetheme per rritjen e numrit te huave me probleme ne shume banka, ndersa ketu s'permendet fare ky fakt.

 

O Ll, problemi i huave ne bankat tona ska te beje hic, po hic fare me krizen. Kriza biles i ka shtrenguar nje cike se kane pas marre kot. Te hapesh ate kapak pusete, nuk eshte e kollajshme, aq me teper qe Santo mund te mos ndihet sepse drejton nje banke relativisht te vogel, qe normal ska shume peshe tek pislleku qe bejne te tjera banka te medha me huate.

Portofoli i huave, eshte bere zakon, te rritet me palacalleqe, dhe KORRUPSION !!!  Kush ben me shume, rrit portofolin e vet.

Nqs rron ne shqiperi , i dashur , duhet te dish mire qe per te marre hua, mileti dorovit bankat. Dhe, problemi tjeter qe e ben sistemin e huave nje piramide te frikshme eshte informaliteti. Sepse jepen me kolaterale te pasigurte, me vertetime hipoteke te bera lemsh, me vertetime e certifikata te fallsifikuara, me akte noteriale te PARREGULLT !!!

Eshte pusete e qelbur po te them, qe rrezikon rendshem parate e depozitave dhe rrogave te shqiptareve te shkrete neper keto banka.

Dhe tani sa ka fillu me i dale i fije tymi, por prit prit, se cdo ndodhe i cike me vone, kur ato huate prej qindra mijera apo miliona eurosh , te mos kthehen dhe ata kingat qe i kane dhene te jene rehatuar mire e mire me nga 4 pale shpija dhe ti kene bere pale-pale leket poshte dyshekut, e te kene nderruar pune, apo tja kene mbathur andej nga kane ardhur, ne rastet e plot te huajve qe administrojne bankat tona.

Dhe ngelet ta haje populli shkrete pastaj Sad

SyriBukur - 1 Dhj 2008 - 3:04pm

Sa per kuriozitet te peshqve:

Artan Santo ka luajtur "Qullacin" te filmi per femije "Guximtaret" Smile

Megjithate eshte djale i zgjuar dhe i afte.

Perpos sic e permend edhe Moxhi (alias Nexhi) eshte teper interesant ne te shkruarit letersi Smile

xixa - 1 Dhj 2008 - 3:13pm

Keni harru që ai osht Kominats.

... dhe ajo që nuk dini ende është se ai do tê çfaqet në:

Na ishte nje herë (që mos qoftë) - Kombinati (II)

gre_wireless - 1 Dhj 2008 - 7:51pm

How to Combat a Banking Crisis: First, Round Up the Pessimists
Latvian Agents Detain a Gloomy Economist; 'It Is a Form of Deterrence'

RIGA, Latvia -- Hammered by economic woe, this former Soviet republic recently took a novel step to contain the crisis. Its counterespionage agency busted an economist for being too downbeat.

"All I did was say what everyone knows," says Dmitrijs Smirnovs, a 32-year-old university lecturer detained by Latvia's Security Police. The force is responsible for hunting down spies, terrorists and other threats to this Baltic nation of 2.3 million people and 26 banks.

Now free after two days of questioning, Mr. Smirnovs hasn't been charged. But he is still under investigation for bad-mouthing the stability of Latvia's banks and the national currency, the lat. Investigators suspect him of spreading "untruthful information." They've ordered him not to leave the country and seized his computer.

chene - 2 Dhj 2008 - 2:32am

Ah tu befsha Llukan!! Po mendoja dje se ky lloj shkrimi duhet te jete patjeter i mbeshtetur ose i porositur nga ndonje banke!!!

Miq nga permbarimi e prokuroria, nga banka kryesore dytsore me tregojne se bankat jane ne hall!!

Ajo cka do doja te dija eshte raporti i lekut te investuar nga jashte kundrejt depozitave te brendshme dhe raportin e ketyre te dyjave bashke kundrejt lekut te dhene hua.

Ky do te ishte nje indikator mbi qellimet e disa bankave qe une i kam pare si te dyshimta qysh celjes se tyre.

Po gjithsesi artikulli eshte me i pergjithshem se kaq. Artikulli nuk merr fare parasysh sistemin e 'kleringut' qe mban ne kembe industrine e ndertimit.

Biznese prodhuese/furnizuese te fushes se ndertimit, qe nga firmat e hekurit, betonit, mermerit etj etj jane ne gjendje falimenti pasi ndertuesit nuk po likujdojne faturat dhe nuk po perfundojne ndertimet per te dhene apartamentet kundrejt mallit.

Industrite e tjera jane edhe me keq!!

 

Pjer Thomas - 2 Dhj 2008 - 6:05pm

Emigrant  :-)  

Pjer Thomas - 2 Dhj 2008 - 6:06pm

 Dua te bej buzeqeshjen por me kete Apple (kompiutrin e ri) s'me del. 

Pjer Thomas - 2 Dhj 2008 - 6:12pm

Qafir Arnaut, ç'te kushton ti perkthesh ato pasazhet aty. Per ne qe s'kuptojme anglisht, nuk ka vlere fare ay artikullz qe ke sjell aty.

Qafir Arnaut - 2 Dhj 2008 - 7:42pm

Pjer, doktor Rubini thote qe nqs pjesetaret e ekonomise me te madhe te globit vendosin qe te nisin e te kursejne ne menyre qe te arrijne nivelin e para 10 vjeteve (6% e PBB-se) atehere 1 trilion USD do zhdukeshin nga qarkullimi. Nqs konsumatori amerikan e ben kete kalim nga konsumi ne kursim per 12 muaj atehere c'prodhon Amerika ulet me 7%. Shpresa eshte qe konsumatori amerikan te nise kursimin gradualisht, se po nisi te paguaje borxhet pernjehere do ju bjere te gjitheve dambllaja (duke nisur me Kinen te paren).

Arsyeja pse e solla ate citat eshte se Rubini, qe ka qene teper i ashper ne gjuhen qe perdorte deri para 1 muaji, ka nisur te mos thote me gjerat si i mendon. Kur permend fjalet 'tkurrje e tejzgjatur' per 2 vjet, ai qe e lexon duhet te mendoje per situaten si ne 1929. Dmth ekonomia do zvogelohet per 2 vjet, papunesi 10% (qe me kete popullate qe ka sot amerika eshte njesoj si 20% ne vitet 3o-te). Por ekonomistet as qe duan ta permendin fjalen Depresion dhe e kane zevendesuar me tkurrje te tejzgjatur.

Shume si emigranti observojne se nuk po shohin ndonje hata te madhe rreth tyre. Me se e vertete. 2008 eshte vetem fillimi 'xha braho'.

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente