Sa parrulla mbani mend nga koha e regjimit?

...

107 Komente

losttext - 9 Nën 2008 - 5:25am

Duaje atdhenë si shqiponja folenë. (kjo ndoshta ka qenë më e hershme)

Parrulla Armiqesore - 9 Nën 2008 - 5:40am

Ne në gojë të ujkut hedhim valle.

losttext - 9 Nën 2008 - 5:47am

t'i bëjmë malet më pjellore se fushat.

hajdarmozi - 9 Nën 2008 - 4:35pm

Tu qepemi maleve e kodrave ti bejme ato pjellore si fushat

davis - 9 Nën 2008 - 5:50am

Rrofte uniteti parti-popull

losttext - 9 Nën 2008 - 5:50am

i gjithë populli ushtar

davis - 9 Nën 2008 - 5:56am

Populli ne kembe, partia ne balle.

davis - 9 Nën 2008 - 5:58am

Te thellojme luften e klasave.

losttext - 9 Nën 2008 - 5:59am

Përpara drejt fitoreve të reja!

davis - 9 Nën 2008 - 6:01am

Poshte imperializmi amerikan dhe revizionizmi sovjetik.

losttext - 9 Nën 2008 - 6:04am

të mbajmë lart frymën revolucionare

losttext - 9 Nën 2008 - 6:14am

ta bëjmë fshatin si qyteti (më vonë, në kohën e dashurisë me Kinën - fshati të rrethojë qytetin)

mushku - 9 Nën 2008 - 6:24am

so, who gives a sh1t anyway...

losttext - 9 Nën 2008 - 6:32am

të jetojmë  dhe punojmë si në rrethim

davis - 9 Nën 2008 - 6:34am

Nuk e kuptoj se pse u hap kjo teme ??? Kujtime te bukura shume...

losttext - 9 Nën 2008 - 6:41am

davis,

tema u hap prej meje për dy arsye - e para, që të mos bëhej "baltë" me parrulla tek tregimi, dhe e dyta, tema këtu nuk shërben pse ato parrulla janë kujtime të bukura, por sepse absurditeti, patologjia dhe krimi ndaj njeriut gjatë regjimit ja vlen të rikujtohen sepse ndryshe do harrojmë. Who doesn't give a shit, can go and donate it where it is appreciated.

edrus - 9 Nën 2008 - 7:18am

8 orë punë dhe jo 8 orë në punë

ç'do kalli gruri, plumb për armikun

Të punojmë, mendojmë e jetojmë si në rrethim

Në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën

ata na kanë në grykë të pushkës, por ne i kemi në grykë të topit

losttext - 9 Nën 2008 - 7:20am

edrus, e dija qe do vije me nje batare' parrullash Big Grin

edrus - 9 Nën 2008 - 7:26am

Lostext, kur thua që:"tema këtu nuk shërben pse ato parrulla janë kujtime të bukura, por sepse absurditeti, patologjia dhe krimi ndaj njeriut gjatë regjimit ja vlen të rikujtohen sepse ndryshe do harrojmë." ... do të doja të më gjeje diçka absurde në "batarenë" time Wink.

Tani flitet kollaj, por në kontekstin e kohës, kur gara e armatimit të dy superfuqive ishte në rend të ditës.... SHUMË GJËRA që tani duken absurde (ose patologji) atëhere kishin një domethënie.

TROPOJA - 9 Nën 2008 - 7:31am

shqiperia lulezon çdo dite- <bota vdes per buke>

edrus - 9 Nën 2008 - 7:37am

tropoja, jam shumë kurioz ta di se ku e ke lexuar këtë parullë... (në këtë temë bëhej fjalë për parullat e shkruara në mure, kodra e banderola)

davis - 9 Nën 2008 - 7:36am

Ok, losttext, nejse... Per te harruar nuk harron njeri, por te kujtosh ato parrulla te ndyra dhe te neveritshme... Nejse, ska problem.

Tropoja, kete parrullen nuk e mbaj mend une... (dhe kam nje memorie elefanti).

losttext - 9 Nën 2008 - 7:47am

mirë mër ed, meqë je tu pyt vet...

8 orë punë dhe jo 8 orë në punë

 

Absurditeti i kësaj parrulle qëndron në faktin se është e pamundur, megjithë zellin partiak apo ndërgjegjen e flaktë komuniste të ndonjërit, të punohej atëhere plotësisht 8 orë. Orari i punës ishte 8-orësh, brenda të cilave njëriu i rri edhe do nizte i' duhon, do këmbente dy-tre llafe me kolegun mbi thellimin e luftës së kllasave, do i buzëqeshte sekretares së partisë e pastaj do ëndërronte për të endrra me dashuri të pastër komuniste, e natyrisht, do shkonte edhe atje ku shko mreti n'kom.

ç'do kalli gruri, plumb për armikun

për këtë po të përgjigjem me thënien e tradhtarit te komunizmës, Hrushovit "Aq grurë sa ka nevojë Shqipëria, neve na e hanë minjtë nëpër hambarë"

Të punojmë, mendojmë e jetojmë si në rrethim

Injektimi i psikologjisë së rrethimit, kur në fakt ishte sanksionimi i vetizolimit.

Në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën

në çfarëdo konteksti ta marrësh këtë thënie, ajo zhvlerëson automatikisht atë që mbahet si një nga arritjet më të mëdha të regjimit, arsimin - nëse njëra dorë do mbante kazmën e tjetra maliherin, me ç'ë do e mbanin pendën...

 

ata na kanë në grykë të pushkës, por ne i kemi në grykë të topit

autosugjestioni gjë e madhe...

edrus - 9 Nën 2008 - 8:17am

Lost, po shtoj me korsive në komentin tënd "replikën" time:

8 orë punë dhe jo 8 orë në punë

 

Absurditeti i kësaj parrulle qëndron në faktin se është e pamundur, megjithë zellin partiak apo ndërgjegjen e flaktë komuniste të ndonjërit, të punohej atëhere plotësisht 8 orë. Orari i punës ishte 8-orësh, brenda të cilave njëriu i rri edhe do nizte i' duhon, do këmbente dy-tre llafe me kolegun mbi thellimin e luftës së kllasave, do i buzëqeshte sekretares së partisë e pastaj do ëndërronte për të endrra me dashuri të pastër komuniste, e natyrisht, do shkonte edhe atje ku shko mreti n'kom.
ato gjërat që përmënd janë bërë atëhere ashtu siç bëhen edhe tani... vetëm se tani, nëse Boss-i të shikon që rri e pi duhan ose flet në telefon në orarin e punës, nuk rri të të bëjë moral dhe të të ndërgjegjësojë mbi rëndësinë e të punuarit... të fut një shqelm dhe të thotë:Me shnet!

ç'do kalli gruri, plumb për armikun

për këtë po të përgjigjem me thënien e tradhtarit te komunizmës, Hrushovit "Aq grurë sa ka nevojë Shqipëria, neve na e hanë minjtë nëpër hambarë"
Ashtu thonë edhe sot... ka grurë sa të duash bota... por kur bota nuk ka për vehte ose luan me çmimet sipas rregullave të saja, papritur gjëndemi me çmim të bukës të dy-trefishuar... kur bukën mund ta bënim vetëëëëëëë

Të punojmë, mendojmë e jetojmë si në rrethim

Injektimi i psikologjisë së rrethimit, kur në fakt ishte sanksionimi i vetizolimit.
Fakti që edhe sot e kësaj dite nuk je i lirë (si qytetar) që të kalosh kufinjtë, do të thotë se nuk ishte krejt faji i atij "vetizolimit".... ISHE DHE JE I IZOLUAR për pozitën gjeografike që ka Shqipëria në kufinjtë e gjeopolitikës ndërkombëtare... prandaj MJAFT me autoizolizmin.

Në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën

në çfarëdo konteksti ta marrësh këtë thënie, ajo zhvlerëson automatikisht atë që mbahet si një nga arritjet më të mëdha të regjimit, arsimin - nëse njëra dorë do mbante kazmën e tjetra maliherin, me ç'ë do e mbanin pendën...
Meqë e ke kursyer batutën (se ku mund të mbahej pena) po e kursej edhe unë Wink... por nëse prioriteti në atë periudhë ishte rindërtimi dhe mbrojtja, kjo s'do të thotë se nuk u realizua një nga hapat më të mrekullueshëm të historisë së Shqipërisë:LUFTA KUNDËR ANALFABETIZMIT dhe ARSIMIMI i të gjithëve me një shkollë të një cilësie dhe standarti të njëjtë me ato nga më të mirat e kohës (shiko gjithë brezin e atyre over40 se ç'formim kulturor kanë në krahasim me "njomzakët" e sotëm... dhe bëje këtë pa shtuar përvojën dhe eksperiencën e jetës së tyre, por duke patur parasysh formimin që SHKOLLA shqiptare ju pati dhënë.

 

ata na kanë në grykë të pushkës, por ne i kemi në grykë të topit

autosugjestioni gjë e madhe..

E MEGJITHATË NUK GUXUANtë bënin eksperimente të cilat sot jo vetëm fqinjët tanë zemërmirë t'i bëjnë veresije, por askush.

losttext - 9 Nën 2008 - 8:32am

Ed,

dobësia e parashtrimit tënd qëndron në atë që ti kapesh pas një premise fallse, krahasimin me periudhën post-totalitare. Mangësitë dhe zvetënimi që kjo e fundit i injekton shoqërisë shqiptare sot, nuk mund, e as nuk duhet të merren si gur kandari për ato që injektoi totalitarizmi dje. Përndryshe vazhdojmë të vetëmashtrohemi dyfish...

edrus - 9 Nën 2008 - 8:48am

JO, Lost, e ke gabim!

Nuk është ajo premesa me të cilëm nisem unë... nëse do të përdorja një shprehje famoze, ato që them unë, i them sepse: I duhet dhënë Çezarit ajo që i takon Çezarit Wink

xhibi - 9 Nën 2008 - 8:44am

Edrus, juve komunistat e betuar jeni si ata ushtaret qe kane mbetur ne nje fortifikate dhe akoma besojne ne luften dhe kauzen e tyre; nuk e dine qe lufta ka mbaruar ka vite dhe qe bota ka ecur para. Ne kete kendveshtrim eshte e kuptueshme pse juve besoni qe Shqiperia ishte vertet fanar ndricues ne gjithe boten. Big Grin

edrus - 9 Nën 2008 - 8:46am

Xhib, jeni ju që nuk ecni dot përpara pa sharë gjithçka nga e kaluara që jepni përshtypjen e atij japonezit të vockël Tongue

xhibi - 9 Nën 2008 - 8:49am

Mire pra ashtu e leme jemi ne, jo juve qe akoma dhe sot varreni mbas mjekres se Marksit dhe ko*eve te tretura ne varr te Enverit dhe qe nuk i jepni dot kuptim jetes se tanishme dhe kapitalizmit pa iu rreferuar atyre. Big Grin

edrus - 9 Nën 2008 - 9:02am

Pse ja fut kot mer Xhib... ku e di ti se si jetoj unë? Se ç'kuptim ka jeta ime (dhe nëse është e lidhur apo jo me Marksin apo Enverin)?

Mund të gjënden budallalliqe sa të duash të asaj periudhe (natyrisht, të para me nivelin e botkuptimit të sotëm), por kjo s'do të thotë që bashkë me pelenat të hedhësh edhe foshnjen... siç jeni në gjëndje që të mos harroni për asnjë çast të kritikoni GJITHÇKA të asaj periudhe... përse të paktën NJË HERË TË VETME nuk përmëndni ndonjë gjë të mirë që vërtet ja vlen që është bërë atëhere?

Ky është sensi i asaj që më lidh mua me këto argumente... nuk janë as koqet e Enverit dhe as mjekrra e Marksit. Përpiqu që të bësh dallimin herë tjetër të paktën:P

 

xhibi - 9 Nën 2008 - 9:06am

Po ja mer te shof si shkruan e si mendon. Mund te jetosh ne Hene fizikisht dhe me mentalitet dhe mendje te jesh ne Shqiperi, ashtu si mund te jetosh ne shekullin e 21 neper bote po me mendje te jesh akoma brenda nje bunkeri si ata luftetaret qe s'e dinin qe kishte mbaruar lufta, sic jeni juve akoma duke jetuar brenda brenevekeve te Enverit. Big Grin

edrus - 9 Nën 2008 - 9:18am

Kur ka vdekur Enveri kam qënë 17-18 vjeç... imagjinon dot një njeri të asaj moshe ta vrasë mëndjen për politikën?
E kotë që përpiqesh të më "inkuadrosh" tek pionierët e enverit, sepse më duket se jeni juve që ju lëshon goja lëng sa herë e kujtoni (dhe që nuk rrini dot pa e kujtuar)

 

patrioti - 9 Nën 2008 - 9:23am

Shqiperia shkemb graniti buze adriatikut  

Shqiperia fanar ndricues ne europe

Votat tona plumb per armikun

J. - 9 Nën 2008 - 9:37am

që jepni përshtypjen e atij japonezit të vockël Tongue

 

Për parrullat... zakonisht ato të përfshira në korniza politike, nuk kanë llogjikë të tyren të pavarur. Shikohen në kontekstin e kohës kur janë hedhur në qarkullim, qëllimin që kanë patur etj.

Çdo parrullë mund të duket qesharake. Ja psh ca të kohës së demokracisë:

"Me ne fitojnë të gjithë."

"Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa"

apo dhe kjo e fundit e Bamkës: "Yes we can"

Unë në përgjithësi, jam kundër përfshirjes ngazëllyese në çfarëdolloj lëvizje turme. Edhe sinqerisht besoj që kush arrin të ngazëllehet me parrulla politike ka defiçencë intelekti.

 

Zana - 9 Nën 2008 - 9:53am

Parulla me absurde qe me kujtohet eshte :"lufte kunder rehatise personale"!!

Ne Shkoder ne ato vite qarkullonte nje koment mbi kete parulle.Me nje fjale ishte si te hiqje shalen e biçikletes ndersa e ngisje. Smile

artian - 9 Nën 2008 - 11:35am

"Te ecim me forcat tona" ..."Kromi can bllokaden"..Populli ne kemb Partia ne ball...Nuk ka import ,pa eksport ! Edukim-pune dhe kalitje ushtarake. Shiperia kala ne brigjet e adriatikut !     Smile

edrus - 9 Nën 2008 - 12:07pm

Dhjetat tona plumb për armikun

arb - 9 Nën 2008 - 12:45pm

RROFTè UNITETI PARTI-POPULL !! TA BèJMè VLORèN PERLèN E MESDHEUT...!!

fh - 9 Nën 2008 - 1:37pm

ARTIN REVOLUCIONAR E BEJNE ARTISTET REVOLUCIONAR, ZEMRA E TE CILEVE RREH ME ZEMREN E POPULLIT. -Juaji..

losttext - 9 Nën 2008 - 2:29pm

ahhaha fh, kjo s`do me kujtohej kurre!

fh - 9 Nën 2008 - 1:38pm

NUK PRANOJME BAKSHISH !!!

fh - 9 Nën 2008 - 1:39pm

TE NDJEKIM VIJEN E MASAVE !     (ë!)

fh - 9 Nën 2008 - 2:17pm

FUSHATA E KORRJE-SHIRJEVE ESHTE LUFTE IDEOLOGJIKE

C'DO POPULLI BEN PARTIA, C'THOTE PARTIA BEN POPULLI

A E REALIZOVE NORMEN SOT? (BENE, SHYQYR ZOTIT, XHEPAT PLOT)

BUSHI DORA JONE  (post sezonale)

MIRI DO SUELEN     (e perjetshme)

 

Geldiona - 9 Nën 2008 - 2:19pm

RRofte Partia e Punes me shokun Enver Hoxha ne krye  RRofte Klasa puntore .Te Duam  Partin dhe xhaxhin Enver hoxha . Partia Nena Jone.

Zana - 9 Nën 2008 - 2:34pm

Njeriu yne i ri vepra me e shkelqyer e Partise!(Le ta vere kush nediskutim po te doje!!) Smile

Socializmin e ndertojne masat,partia i ben keto te ndergjegjshme!

Cilido pa frike e me shkronja te medha te shkruaje se ç'mendon per punen e per njerezit    (me shkronja te padukshme shkruhej:po ta mbajti...aty eshte neni 55) Smile

njeriu - 9 Nën 2008 - 2:45pm

 Cilido pa frike e me shkronja te medha te shkruaje se ç'mendon per punen e per njerezit    (me shkronja te padukshme shkruhej:po ta mbajti...aty eshte neni 55) Smile

 

E forte kjo

Rual - 9 Nën 2008 - 2:48pm

nje bie mijera ngrihen...

artian - 9 Nën 2008 - 2:51pm

Nje bie mijra ngrihen !

Te realizojme planin para aftatit !

Gruaja force e madhe e shoqerise !

Rual - 9 Nën 2008 - 2:52pm

partia mbi te gjitha.

Idris - 9 Nën 2008 - 2:59pm

Po ne qe na ka zene skleroza dhe mbajme mend vetem parrulla te aferta  a mund ti biem ? Gjithsesi dy me motive nga koha e popullit trim patriot dhe veshderr si psh:

"Shqiptarin se ka le Lokja prej barkut , por huta prej carkut '"

dhe

"Shqipria nje Euro" me "Shqipria ne Moshen e internetit po "Pole e Bume zhvillimi"dhe e fundit por me e rendesishmja" Ma nxjerr prej zhelesh jashte" Mund te thone per kete te fundit qe nuk eshte parrulle .Edhe e pranoj.

akvll - 9 Nën 2008 - 4:03pm

"Shqiptarin se ka le Lokja prej barkut , por huta prej carkut '"

Nji tjetë:

Ta duam pushkën si fëmijën.

artian - 9 Nën 2008 - 3:09pm

sot..

Shqiperia ndryshon cdo dite.,opozita nxine realitetin . 

Bota na ndimon, ne qeverisim .

Ai qe pranon ryshfetin ,eshte i korruptuar,por edhe ai qe jep ryshfetin i ben dem vendit .

Ruga Durres-Kukes rruga patriotike.

 

ema - 9 Nën 2008 - 3:13pm

mësim- punë- kalitje:  trekëndëshi revolucionar

akvll - 9 Nën 2008 - 3:20pm

Imperializmi amerikan është tigër prej letre. 

Idris - 9 Nën 2008 - 3:24pm

Akvll duket qe je dashamirse e Mao ce Dunit . Je per nje mije shkolla e njemije lule..... ose hajde edhe njeqind per njeqind lule...

A je dhe ti per "zhelet " ?

akvll - 9 Nën 2008 - 3:59pm

Jam, jam! Po do e kisha formulu kështu:

"Për zhelesh e përjashta provokatorët."

fh - 9 Nën 2008 - 3:28pm

@Edrus

Tani flitet kollaj, por në kontekstin e kohës, kur gara e armatimit të dy superfuqive ishte në rend të ditës.... SHUMË GJËRA që tani duken absurde (ose patologji) atëhere kishin një domethënie. - Edrus

Te pershndes me kete:

 

edrus - 9 Nën 2008 - 6:07pm

FH, këtu vërtet që i prek të gjitha telat e nostalgjisë... Sa herë që dëgjoj këngët e asaj kohe më ngjethet mishtë... sidomos kur dëgjoj Irmën, Parashqevinë dhe ndonjë Petrit Lulo Smile

canart1975 - 9 Nën 2008 - 4:06pm

"gjithmone vigjilente"

 

Idris - 9 Nën 2008 - 4:09pm

Ja me te biseduar te kujtohet edhe ndonje gje ..." Provokatoret ne burg "

akvll - 9 Nën 2008 - 4:27pm
  • Bujqësia çështje e gjithë popullit.
  • Të çajmë bllokadën me forcat tona.
  • Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet.
  • Rroftë miqësia shqiptaro-kineze.
  • Vietnami do të fitojë.
  • Enver Hoxha
  • PPSH
  • Rroftë Partia e Punës
  • Të punojmë, të mendojmë, të jetojmë si revolucionarë.
  • Sa më e fortë diktatura e proletariatit, aq më e fortë demokracia socialiste.
  • Populli në këmbë, Partia në ballë.

 

Marrë nga filmi "Parrullat" i Gjergj Xhuvanit.

23-dimension - 9 Nën 2008 - 4:29pm

po kte filmin parullat, e ka pare njeri?

 

p.s. mao thoshte per kapitalizmin se eshte nje tiger prej letre. Kurse kta prej perendimit thoshin per BS se eshte nje 'smelly goat that we have to learn to live with", dmth dhi me ere me te cilen duhet te mesojme te jetojme.

23-dimension - 9 Nën 2008 - 4:31pm

hallall, me i shpejti me i shkathti.

Zana - 9 Nën 2008 - 4:34pm

Dy gjarprinj flejn ne nje jastek(burre e grua)

Kallamoqi i von per lope,gruja e re per shoke.

Shpia n'rruge,gruja kurve(shtepi qe shikonin ne rruge)

Po keto a hyjne ne parulla?? Smile

 

23-dimension - 9 Nën 2008 - 4:46pm

Vjershe:

 

Një shkëmb mbi luginë të Mesaplikut

 

Në kurriz të një shkëmbi,

(si të ishin konturet e krahëve të një shpendi të fuqishëm)

shkruar me shkronja të mëdha: PPSH.

 

Ai shkëmb atje ka qenë,

por duhej të shkruheshin ato tri shkronja,

që t’i ngjante një shpendi,

që i dihet emri.

 

E desha atë shpend... pa dyshim,

por një ditë,

më mori qengjin e vetëm kërthi.

 

(C) - te drejtat te ruajtura)

Rual - 9 Nën 2008 - 4:42pm

keka ba i veshtire peshku i ri Big Grin paska shume kompetence.... :D 

23-dimension - 9 Nën 2008 - 4:45pm

peshkut ja luajten qarkun kto parullat e asaj kohe.

hajdarmozi - 9 Nën 2008 - 5:02pm

Karadus kemishe sloni turni trete nfabrike betoni.

zana duhet ta mbash mend kete se e nxorren ateher shkodranet per tropojanet (qe i quanin karadus)

edrus - 9 Nën 2008 - 5:57pm

Hajdarmoz, ç'pyet Zanën edhe ti... Zana dëgjonte vetëm pozdravin Tongue.

Ndërsa unë mbaj mënd këtë tjetrën:

Karaduza i Bajramcurrit
S'ja lshon rrugën centaurit
Centauri i bjen borisë
karaduza n'kokërr t'shpins

J. - 9 Nën 2008 - 6:00pm

dmth dhi me ere me te cilen duhet te mesojme te jetojme.

Cjap përçor thua.

Se muzhikët kshu ishin, mbanin erë cjap, sipas autorëve të kohës.

***

Lart më lart o shokë flamujt e kongresit, beteja të raja përpara na presin.

tigani në zjarr - 9 Nën 2008 - 6:04pm

Parrulla:

- Do të hamë të gjithë me lugë floriri.

- Patatja është edhe bukë edhe gjellë.

- Edhe bar do të hamë por parimet nuk i shkelim.

- Shqipëria nuk është han pa porta që të hyjë edhe derri edhe dosa.

- Revolucioni marshon.

- Lart frymën revolucionare.

- Si është rinia sot do të jetë atdheu nesër. (Ramiz Alia)

Template:

- "Kam dashur prej kohësh të vij pranë jush, po ja, punët e medha nuk më kanë lënë".
Shkëputur nga fjala e E. Hoxhës në Gjirokastër, 1981.

tigani në zjarr - 9 Nën 2008 - 6:14pm

- Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë.

Në fakt, këtë Enver Hoxha e tha pas vdekjes nëpërmjet gojës së Sali Berishës.

tigani në zjarr - 9 Nën 2008 - 6:28pm

Ja dhe himni që përmbledh e përfaqëson gjithë epokën e lavdishme:

"Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!"

davis - 9 Nën 2008 - 6:29pm

Nuk me rrihet pa thene qe kot e hape kete teme mer lost... Ndersa per ata qe i shikojne edhe gjera te mira atij regjimi, çte them, mjere ata. Nuk paskan kuptuar asgje... Sepse bilanci dhe konkluzioni i pergjithshem duket qartazi sot : Jemi ne vend numero, ne vend te fundit pra...

J. - 9 Nën 2008 - 9:45pm

Davis, të gjitha vendet e bllokut të lindjes, ashtu ishin në fillim të viteve 90'.

Ca përparuan e ca jo. NE, ngelëm të fundit. Dhe sa të fundit jemi duket te reformat për integrim, te lufta civile e 97' dhe te klasa aktuale politike që ka zënë vendin. Kjo situata e 18 viteve nuk është faji i atyre 50 viteve më parë.

Ajo që nuk do të kuptohet gjatë kësaj kohe është se 50 vite histori, përpjekje, punë, gabime etj nuk hidhen asnjëherë poshtë. Nuk hidhen poshtë se vetë shpotia mbi parrullat është bumerang që na hidhet në fytyrë. Mbijnë ndjenjat e inferioritetit te një komb i tërë dhe janë shpjegime për shumë sjellje tpike shqiptare sot.

davis - 9 Nën 2008 - 9:52pm

Jo J, jo. Ne jemi te fundit, sepse kurre nuk analizuam siç duhet ate sistem te urryer dhe kurre nuk u denuan pergjegjesit e atij sistemi....

hajdarmozi - 9 Nën 2008 - 10:09pm

kush ishin pergjegjesit e sistemit???

Ne ishim pergjegjesit dhe bashkevuajtesit e sistemit, te gjithe bashke.

Popujt e medhenje ngrihen mbi disfatat e djeshme dhe ndertojme te ardhmen ne ngelem akoma me koke nga mbrapa, e kaluara u ngelet ne dore historianeve po ne ngaqe nuk kemi takat te ecim perpara merrime me te kaluaren jo ashtu po keshtu, jo te majtet po te djathtet jo Obama po McCain e budalleqe si keto dhe vitet ikin e rrime ne vend ose ecim me "injetro".

Ps. rrofte ky turrni i masdites se sa kam shkrujt sot te peshku nuk kam shkrujt naiher ne internt.

hajdarmozi - 9 Nën 2008 - 10:03pm

cdo populli ben parti dhe cdo partia ben populli

mesim pune kalitje

Brezat qe do vine do e vleresojne historine, jam dakort me edrusin qe slloganet nuk i shkeput dot nga konteksti i kohes.

gjerat asnjehere nuk jane bardh e zi si fotokopje kane gjithmone gradiencen e grise qe i jep kuptim.

lumidrin - 9 Nën 2008 - 10:08pm

Te luftojme sentimentalizmin.

Sentimentalizmi eshte shfaqje e huaj.

Me nje fjale te behemi kafshe, keshtu na donte Partia.

davis - 9 Nën 2008 - 10:31pm

O Hajdar, Nuk ka sesi te jene te gjithe pergjegjes. Une jo te pakten (dhe qindra mijera si une), se kam qene kalama. Ti ndoshta po, se po e pranon dhe vete.

Si mund t'i quash pergjegjes dhe sundimtaret dhe viktimat ??? Kjo eshte te tallesh me veten tende (se pari) dhe me gjithe te tjeret... Kulmi i mjerimit dhe injorances.

Sa per takatin, fol per veten tende. Mos pergjithso te lutem te gjithe shqiptaret.

hajdarmozi - 10 Nën 2008 - 2:39pm

Pergjegjes qe cke me te, edhe indiferenca te ben pergjegjes.

Mos u merr me lodra fjalesh jo isha kalama jo isha foshnje, po te ishe i rritur ca do beje ti qe te mos ishe pergjegjes, se bashkevuajtes ishim te gjithe si ata qe ishin ne Spac edhe ne qe hanim presh me presh ne qytet me buke 40 lekshe.

Po une them qe njeriu prandaj e ka dhe harresen qe te eci perpara, ti ke nge do me u morr me te kaluaren bujrum si ta kete enda, po vetem qe nxito se po plakemi ne qe ne ate kohe kena qen kalamaj jo me ata qe e kane jetuar.

APOKALYPSIS - 11 Nën 2008 - 5:21pm

Keni harruar me te forten qe i pershtates dhe kohes: 

Nafta can bllokaden!

Smile

edrus - 11 Nën 2008 - 10:10pm

Mos përmënd naftë dhe bllokadë (janë shfaqje të huaja: "Të pastrojmë skorjet nga ndërgjegjia :P ).

Mund të thoje që: "Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë" (ops, lëre dhe këtë, se akoma nuk është aprovuar përfundimisht historia e atij mikut tat :P )

Manjola69 - 11 Nën 2008 - 5:46pm

Ç'të sheh syri, të ta bëjë dora.

losttext - 11 Nën 2008 - 10:01pm

Meqe jemi tek parrullat; lexova para ca ditesh nje titull ne nje gazete dhe titulli ishte nje fjali e thene nga Rama para nje turmeze: "T`i tregojme Berishes si behet Shqiperia!" ... talk about sheep!

emigrant - 11 Nën 2008 - 10:12pm

LostT, s'di ne ta kane zene syte neper manhattan ate afishen mbi artin dhe revolucionin kinez, ku mu ne mes eshte Mao Ce Duni me robedeshambre te bardhe (duket si 100% baumwolle  :P  dhe sikur sapo ka dale nga noti ne Jance), me doren udhezueso-frymezuese perpara si gjithe udheheqesit komuniste c'prej Leninit dhe i rrethuar nga perfaqesues te perkushtuar te te gjitha shtresave te popullit vella kinez ...  :D 

PS Hapi syte po s'e pate vene re... do me kujtosh dhe do qeshesh... Lindja eshte e kuqe, ndersa Manhattani Lindor vjen si gri...

losttext - 11 Nën 2008 - 10:41pm

s`me ka rastis emo...

Ardit Rada - 11 Nën 2008 - 10:46pm

MBROJTJA E ATDHEUT DETYRE MBI DETYRAT!

LART FRYMEN REVOLUCIONARE

RR. KQ. PPSH ME SHOKUN RAMIZ ALIA NE KRYE

MESIM, PUNE, KALITJE

 

...kaq...te tjerat si kam arritur po keto kane qene deri vone! 

Ardit Rada - 11 Nën 2008 - 10:50pm

uuu cmu kujtua nje poezi e kopeshtit;

"Sot kam festen kam gezim,

shkon ushtar vellai im,

O vella syrin ta lumsha,

o sa hije te ka pushka,

Une fatos e ti ushtar,

per Atdheun zemrat zjarr!"
--------------------------------------------------------

Kur hapi punimet Kongresin i IX i PPSH, nje vajze i vajti Ramiz Alise me vrap;

"Xhaxhi Ramiz, Xhaxhi Ramiz,
te te them nje fjale ne vesh...
Por kjo te mbetet midis nesh;
Mesuesi yne na vuri ne rresht,
Une ngrija doren, ai thoshte: Hesht!
Kur ai po thoshte keshtu dhe ashtu,
Une fëëësht ika fshehurazi
Dhe erdha tek ju!"
-----------------------------------------------------------

Tjetra qe me kane mesuar ka qene:

Erdhi sata* ne pazar,
Ishte mbushur me ushtar,
Me ushtar dhe pionere,
Rrofte sa malet xhaxhi Enver!

*sata - autobuzi

 

emigrant - 11 Nën 2008 - 10:59pm

Ardit, je madheshtor... hahahahahaa... sa kom qesh, sidomos me ate te voglen qe i vajti Ramizit... ne fakt me te gjitha xhanem.... hallall!!!   :D  :D

Ardit Rada - 11 Nën 2008 - 11:05pm

hahaha...imagjino une kam qene 6vjec kur ra sistemi...po akoma i mbaj mend keto se i mesonim ne kopesht. 

pmusaraj - 12 Nën 2008 - 1:27am

"Xhaxhi Ramiz, Xhaxhi Ramiz,
te te them nje fjale ne vesh...
Por kjo te mbetet midis nesh;
Mesuesi yne na vuri ne rresht,
Une ngrija doren, ai thoshte: Hesht!
Kur ai po thoshte keshtu dhe ashtu,
Une fëëësht ika fshehurazi
Dhe erdha tek ju!"

Ueee, po te kapi njeri duke lexuar kete ne ore te punes, te heqin qafe. Smile

Milloshi - 12 Nën 2008 - 5:53am

Keto qe thate ju te gjitha te dhime jane po nuk ishin te rrezikshme. Per mendimin tim me provokusja ishte: 'MOS I FOL SHOFERIT', se shoferi te fliste vete i pari.

 

Milloshi - 12 Nën 2008 - 5:52am

Te dashur udhetare,

Ruani deri ne fund bileten e udhetimit. Kundravajtesit gjobiten!

Roni - 12 Nën 2008 - 6:46am

Xhaxhi Enver Xhaxhi Enver

E ke gojen me sheqer

me sheqer e me hurma

lum Partia qe te ka!!

 

zarathustra - 12 Nën 2008 - 8:12am

PIONERE TE ENVERIT, NE EMER TE PARTISE E TE POPULLIT, TE JENI GATI!

- GJITHMONE GATI!

qetesohu,gatiiitu..

sa mijra here e kam thene kte shprehje kur isha ne tetvjecare

 

alfred kola - 12 Nën 2008 - 5:19pm

rrofte komiteti qendror i parti punes shqipris

lavdi marksiste leliniste

qthot partia ben populli qthot populli ben partia

rrofte klasa jon puntore

 ku ehte formula e betimit qe benim gjdo mengjes

shkolla gatitu ne lufte per qeshtjen e partis te jemi gati

      gjithmon gati

 

tigani në zjarr - 12 Nën 2008 - 5:49pm

Formula e saktë abrakadabreske që të lejonte te futeshe në mesim ishte sa me poshtë vijon:

- Pionierë, në luftë për çështjen e partisë të jeni gati!

- Gjithmonë gati!

emigrant - 12 Nën 2008 - 6:06pm

Lufta per buken eshte lufte per socializmin.

Ndertojme socializmin me forcat tona.

Kur flet klasa, nuk flet burokratizmi.

rrofte aleanca e klases punetore me fashataresine kooperativiste.

Lavdi internacionalizmit proletar.

Lart frymen revolucionare.

Te djegim me zjarr cilindo qe shkel... (s'e mbaj mend se cfare ketu, por ka qene per grate)

Njeriu eshte kapitali me i cmuar.

Shkrimtaret jane inxhiniere te shpirtrave njerezore.

PS dy te fundit jane ne mos gaboj citate te Stalinit. Ndjese per cdo parrulle te perseritur.

Manjola69 - 12 Nën 2008 - 6:14pm

Të rrojë Partia.

Të rrojë Enveri.

se Mehmeti desh na theri.

blete - 12 Nën 2008 - 6:45pm

ndertojme njeriun e ri

J. - 12 Nën 2008 - 7:22pm

Të zbatojmë trinomin e partisë: Punë, edukim, kalitje. (përgjatë rrugës Korçë - Pogradec, ironikisht te një fabrikë e rënuar prej diellit demokratik)

Megjithatë: Lart frymën revolucionare!!

nejse - 20 Nën 2008 - 9:52pm

te dielen u martove,

te henen ne pune shkove,

o moj nusja e re,

sa e bukur je!

Emma - 21 Nën 2008 - 12:32am

Xhaxhi Enver,Xhaxhi Enver
doren permbi zemer
ma vendos ngadale
ajo rref si zog
do te thote dy fjale
 

me dashurine tende
oh (oh) sa me kenaqe
per gjithe Shqiperine
me ler te puth ne faqe

chene - 26 Nën 2008 - 5:29am

20 miljon fidan ulliri

odin m - 26 Nën 2008 - 7:37pm

o gzim i madh o gzim i madh

o gzim i madh o eshte per ne

o feste e grurit o feste e grurit

feste e grurit ne myzeqe...

dhe me e reja...chene

"20 miljon fidan ulliri ne Gerdec"

toko - 27 Nën 2008 - 6:26pm

Beso e kontrollo

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente