Poezi për vendlindjen (me kerkesen e emigrantit)

Kënga e braktisjes

 

 

Ç’m’u faneps në kujtesë

Tirana e mbushur cip me cip me diell

me pluhurin e rrugicave,-

musht i dehjes verore-

me hijet e përthyera

pitagorike

të mureve,

të qosheve

të frrujtura nga fërkimi

i kthesës dhe nga elipsi

i papritshmërise!

~

(Me pllakat e kalldrëmin e kthesave

përkthyer në stoicizëm m’u kujtua

të flas).

~

Ç’m’u kujtua një ditë

krejt, krejt e gjatë,

pa netë e muaj-vite përmes,

kur me biçikletën 28-she me trekëndësh të tim eti,

si me lavjerësin e të përvarurit,

vijëzoja me përkujdesje prej supersticiozi

metrat

e sekondave për tek ti,

tek apartamenti yt i suvatuar

me butafori të kremtë

braktisjeje, si shpallje

armëpushimi prej engjëllzimit,

mu midis katit te katërt dhe atij

të dytë.

~

Ç’m’u stërpik në mëndje,

në koagulime të shumëfishta

pickimi,

imazhi yt në dritare,

në dritaren shtatzënë të frymëmarrjes

të asaj dite të gjatë,

kur me parakrahët e kryqëzuar nën gjinj,

zgjasje mrekullinë e tretë,

kokën, apogjeun e zhgjëndrrës sime,

për të parë kush ishte ai i çmendur

që hidhte guriçka

në kanatet e hapura

të verës.

~

Mbeta anonim,

anonim pas hijekthesës,

i papërkthyer në deklaratë,

e i pashpallur në oborrin

e dielltë

ku derdheshin shikimi dhe flokët e tu,

purteka pikëpyetëse ujvare

që tokën ndalnin mu në asht.

~

Ç’m’u lëbyr sot kujtesa

nga vetë ideja jote,

si kusht atmosferik.

Për të fundmen herë u kujtova

të të harroj,

veç në të gjetshin tek unë postmortem printuar,

si mjet interpretimi

apo përkthimi,

a ca me thjeshtë, shkencërisht,

një fosil.

 

 

88 Komente

losttext - 14 Nën 2008 - 3:59pm

Ne fakt emo, kjo s`eshte dhe aq per vendlindjen, po vendlindja gje e madhe, mban shume brenda... Smile

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:01pm

:)   Natyrisht, LostT! Natyrisht!

belle_fleur - 14 Nën 2008 - 4:05pm

Lost, kjo eshte kryeveper!

spiritus - 14 Nën 2008 - 4:06pm

*  *  * *  * Smile

...................................

Ç’m’u stërpik në mëndje,

në koagulime të shumëfishta

pickimi,

imazhi yt në dritare,

në dritaren shtatzënë të frymëmarrjes

të asaj dite të gjatë,

kur me parakrahët e kryqëzuar nën gjinj,

zgjasje mrekullinë e tretë,

kokën, apogjeun e zhgjëndrrës sime,

për të parë kush ishte ai i çmendur

që hidhte guriçka

në kanatet e hapura

të verës.

Zen - 14 Nën 2008 - 4:06pm

Po balta?....po pluhuri qe te kercet ne dhemb?

losttext - 14 Nën 2008 - 4:27pm

shtova nje diskllejmer ne tajtell, se mo na akuzojn per soloizem manej Big Grin

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:33pm

Lost, une do e vazhdoja me nje tjeter vjershe, dhe u perpoqa, por strofat nuk dalin. Del si tekst proze... Sorry, bro!

losttext - 14 Nën 2008 - 4:36pm

pa merak, em.

fh - 14 Nën 2008 - 4:09pm

eshte aty Zen. bash ne çdo rresht.

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:09pm

nuk dalin strofat...  :( 

fh - 14 Nën 2008 - 4:10pm

boj gati llokumet Lost !

Zen - 14 Nën 2008 - 4:11pm

ke te drejte fh...por ndoshta s ma fokusoi vemendjen aq sa duhet poezia Big Grin

belle_fleur - 14 Nën 2008 - 4:11pm

Ç’m’u kujtua një ditë

krejt, krejt e gjatë,

pa netë e muaj-vite përmes,

kur me biçikletën 28-she me trekëndësh të tim eti,

si me lavjerësin e të përvarurit,

vijëzoja me përkujdesje prej supersticiozi

metrat

e sekondave për tek ti,

tek apartamenti yt i suvatuar

me butafori të kremtë

braktisjeje, si shpallje

armëpushimi prej engjëllzimit,

mu midis katit te katërt dhe atij

të dytë.

S'mu ndejt dhe erdha prape ta lexoja, dhe kjo pjese me ate detajin e bicikletes 28-she me kujtoi tim ate i cili edhe sot e ka ate biciklete si relike te asaj kohe.

Shume shume bukur!

 

 

losttext - 14 Nën 2008 - 4:14pm

ju falemnderit te gjitheve, po hudhni ndonje gje tjeter tashti...

Zen, cfar` zen-it je kur s`munesh me u perqendrue!

Idris - 14 Nën 2008 - 4:17pm

Dhe nga keto si lloj prurjesh te tipit Belle, qe i kemi lexuar qe ne kohen kur vdiq Skenderbeu i Sm...tit me perkthim te Klosit , ka filluar nje "marri e re" e stilit "thuaj prap c'eshte  thene njehere" . Dhe Shm....ti , po te mos ishte shakaxhi , kete menyre perseritjesh do ta kishte marre si zbulim serioz nga arkivat e Peshkut....te lexuar per here te pare qe ndryshon thellesisht historine me rrotat 28-she te bicikletes .

belle_fleur - 14 Nën 2008 - 4:17pm

Lost, kjo eshte "Poezia e Javes"!!! Smile

Zen - 14 Nën 2008 - 4:18pm

Ah  perqendrimi nga nji poezi duhet te vi spontanisht jo e forcuar mendoj une .....Zeni perqendrohet ne ato qe e stimulojne te perqendrohet jo ne ate qe duan te tjeret te perqendrohet :D ...meqe doje te hudhnim ndonje gje tjeter ...hhihihi

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:24pm

Nuk me dalin strofat, LostT. :(  

Idris, ketu eshte sofra per poezi kushtuar vendlindjes. Duket nuk e ke ndjekur fillin e temes, qe merr shkas nga vjersha "Mall" e Peshkut Fluturues. Hidh ndonje krijim po pate per vendlindjen tende (nga ty ose autor tjeter).

Krijimi i Losttext eshte shume cilesor (per mua dhe per jo pak te tjere) dhe do ishte nje lokomotive e perkryer per te terhequr krijime te tjera te publikuara me pare ose jo.

belle_fleur - 14 Nën 2008 - 4:25pm

@ Idris, c'pate me Bellen?

losttext - 14 Nën 2008 - 4:35pm

Kinemaja “Ali Demi”

 

Hyrje[1]

 

Ullinjtë nj’aty vërdallë shkërbejnë sheshit

Me bustin e Aliut në mes, një dasëm të heshtur

Greke a libaneze, pa nuse

Një dasëm fotosh

Ullinj llërëpërveshur, shalëshpërvjelur, në mes të qytetit

Faqe fëmijëve të shkollës tetëvjeçare

Muskujplakur-rrënjëkapërthyer asfaltit. Si një grua

E zhveshur në mes të qytetit

Është ulliri në qytet

Dhe nuk të bën përshtypje asnjë ulli në gërxhe

Si nuk  bëjnë përshtypje mijëra

Gra të zhveshura në plazh apo në ëndërr

1.

Ne jemi në rresht për dy

Fëmijët e shkollës “Mihal Grameno”

Na kanë prurë me përdhunë, mua po

Të shohim filmin “Hoselito”. Me pak fjalë ky

Ishte një djalë I vogël spanjoll, mundësisht jetim

E kështu mallëngjen gjithë Spanjën

Me zërin e vet tenor

Lotojnë torerot përqafuar me demat, damat

Lotojnë anarkistët

Përqafuar me mbretin dhe mbretëresha…

Lotojnë ullinjtë e Ali Demit përkthyer në shqip

Edhe fëmijët përlotur; një kor syçkash xixëlluese diku në Ballkan

Drita ik’e vjen

E re, nga filmi I vjetër tek ne

Pupthi kërcen si bretkosë nga fytyra

E gjithkujt fëmijë

Ekrani gjoksgjerë, veshur

Me një bluzë atërore pambuku Berati

Vite e vite para se të bjerë krejtësisht Muri I Berlinit

Si një striptizë zemërtorturuese demokratizimi

Ekrani hap gjoksin na ushqen

Me rropulli drite fytyrash

Si shpagim, fëmijët e dinin

Ishin lajmëruar që më parë nga shteti

Të marrin në shtëpi nga dhjetë lekë të lehta alumini

E të shpëtojnë nga falimentimi kinemanë “Ali Demi”

Dyqind fëmijë e ca, me dhjetëlekshin e lehtë prej alumini

Rreshtuar në stolat e drunjtë si në një tabelë shumëzimi

Në gurrmazët po aq të lagësht të pëllëmbës së djathtë

Mbështjellë relievi dhjetëlekësh I Mathauzenit, Odhise Paskali

Partizani me balluke Elvisi

Me pëllëmbën e lagësht I mëshon

Kondakut

Mbi trupin e lodhur (homoseksual) të ushtarit nazist

Që na vjen keq të gjithëve, shtrirë në brinjë

Partizani I dhjetëlekshit, me në bark çokollatën

E pashkrirë angleze, parashutuar nga RAF-i

Ullinjtë shpërndahen në formacion luftimi

Kalamajtë janë të gjithë në këmbë

Partizanët janë të gjithë në mal

Fashistët janë të gjithë poshtë

Nëpër kamiona

Kujdestari I kinemasë rreket të paqëtojë fëmijët që sokëllijnë

Herë-herë dhe partizanët

Kujdestari ndez dritat; pëlhura qetësohet

Krismat vazhdojnë edhe ca

2.

Filmi tjetër mund të ishte vizatimor

Por në fakt është një film I ri shqiptar

Me shumë natyrë dhe me pak dashuri

Plepat lyer rishtas me gëlqere, gjyshet e gjithkujt

Gatuajnë byrekë e biskota vere

Pas çdo shtylle fshihen puthje studentore, buzëqesh

Në ikje e sipër policia rrugore

Pas çdo tingulli bëhet gati të na mësyjë utopia

Me brigada të pamata grash të reja inorganike

Veshur me të çelëta- mjelëse, mësuese kujdestare, aktore amatore

Shoqe banke të të gjithëve në shkollën fillore

Një poligami krejt e imja nën neonë të fikur

Dhe “Ali Demi” ende(t) pa krahë jashtë

Nën një bronz të derdhur drejt e nga hëna

Deri sa të bëhet natë

3.

Fëmijë vetmuar në terr si kozmonautë

(I mëshonim karrigeve të padukshme- të vegjël- me këmbët larg nga toka)

Të vegjël

Në ditët e zeza financiare

Dhe kinematografike

Të “Ali Demit”-kinema e dashur didaktike

Dhe paksa politike

E shtetit.

 

2002

 

Ervin Hatibi

Idris - 14 Nën 2008 - 4:38pm

 

Mire o Emigrant ! Po mos me tall :P :P :P .Ja nje vjershe "patriotike" nga te moshes 12 vjec,  pasi pashe e piva per here te pare uje burimi ne mal te Cikes ,e ndenja naten duke kullotur delet me dajon ne fshat dhe duke lexuar yjet nen tingujt e cules dyjare e here pas here te muzikes se kemboreve e zileve.....O Perendi.... !

Ngrehu Dante dhe skalit

Ngrehu Shekspir dhe krijo

prap me shume do dua fshatin

tim qe e quajne ........

Kur ja tregova ,rahmet paste presores se gjuhes "Pipiruqes" ,ma rrasi nje laper  : -Po vargu i trete -me tha -me ke rimon.... U perpoqa ta rimeLoja  po s'munda....     Smile . Dhe qe atehere nuk shkruajta me vjersha atdhedashurie por vetem dashurie , se ato s'donin rime.....

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:39pm

Udhëkryq i vjetër

Frikë rrugica djathtas,
asnjë dritë
s’ndriçonte pellgjet,
avllitë poroze,
të pabesa gjerdhet,
qentë kafshonin dhe
një dritare nxinte
e errët, por ndjellese,
humnerë katrore
me gjasa portreti.

Magneti i frikës së bukur,
çorientonte busullat.

Rrugët e tjera s’joshnin:
dritare ngjyrë muri,
lokale pa emër
thjesht “bar-bufe”,
espresso astmatike,
tavolina kënddrejta
mërzi kuadratike
ku s’pret atë që pret,
brinjë tmerrësisht të barabarta
njësoj të vrara
në uniformitet....
.....anërrugëve ngulur
gjysëm të zhveshura,
mardhur, mospërfillur
pemët si prostituta
këmbëdrunjtë e Remarkut
me epsh dendrofil….

Nexhi - 14 Nën 2008 - 4:40pm

Sa portokalle më paske,
Moj pemë e tim ati,
Ku pikon malli
Si vesë mëngjesi…!
 

Manjola69 - 14 Nën 2008 - 4:50pm

sa fiq që më paske

Oh moj pemë e gjyshit

 

 

vijon

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:52pm

:P   :P   a t'u vijoft kaptina, t'u vijoft, e t'u boft vija-vija, jarabi...  :P   :D  

Manjola69 - 14 Nën 2008 - 5:16pm

m'hypi emigrant, m'hypi

 

Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.
Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.
Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:41pm

@Idris: Qeparo?  :P  :P 

Meqe ra fjala:

300 metra lart ne ere si nje sog

Eshte Qeparoi jone i pashok...

 

(E kon llafin per fshatin e vjeter...)

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:43pm

In a nutshell

Pak kokrra të thata, gungaçe,
Me lëvozhga kriptike, diskrete.
Niste loja në rrugët e lagjes,
Me sfera si perlë kushinete.

Mbi batin-bermudë trekëndore
Universi i gjithë në dy arra,
Kopacë të vjedhur punë doresh,
Evgjitër me nishan në zara.

Si skllevërit te kasolle e xha Tomit
Mbledhur koqe-arrat mbi bat.
Zarat e jevgjitëve qëllonin
Të gaxhonjve që më shumë kishin fat.

Pastaj nja kaqol mirë zuri,
Gjithë batin e flaku jashtë krejt,
Në xhep të evgjitit e shpuri,
Të numuronte në darkë trofetë….

Ish pragu i Vitit të Ri,
Thanksgiving shqiptar si në jerm,
Ca pika kursyer raki,
Aheng arixhi n’Ali Dem.

Në Lanën e pisët të vjella
Përplaseshin në brigjet e shtufit...
Far West Ali Demi me shpella,
Dhe shpulla të Gëzim Kulufit.

Dhe jevga që shkonin me pare,
Prostitutat mbas NSHN “Minierës”
Gaxhie që pa problem fare
E bënin me Gim’n e Myneveres.

Poligrafiku të shumtën e herës
Bozë Dibre dhe me krrëk hallvasi,
Tek dyqani i Meremes kish njerëz
Se ishte bash Viti i Ri.

Në rradhë pensionistët u ngulën,
Përtypnin pasditen, gazetën...
Thuhej që kish dalë mish pule,
Për pula Hungarie bisedën.

Pastaj për këshillin e lagjes,
Per skandalin e fundit në uzinë,
Ku dy femra me djalin e Shaqes
Në seks tresh (luaj vendit) u shinë….

Pastaj për të rinjt’ sot që s’dinë,
Që aksionet s’po i kanë hiç me qejf…
Jani grekun që prapë ngriti rakinë,
Do raportu' aj matrapaz e qenef!

Patat e Nastradinit nga furrat
E pjekies s’ish çudi që shpëtonin,
Po afronte Viti i Ri dhe burrat
Ushqenin sakllam ‘stosteronin.

Fërgëllonin peniset, stomaqet,
Avllitë pisuare erë shurre,
Diarrè kolektive në barqet,
Sperma palarë si hashure…..

….vaginat lagnin brekë fanellate
Qepur te Fija me copa,
Nën drita të vdekura nate
Pijanecë që binin në gropa.

Një dritë me meningjit a me verdhëz,
Nga qendra e edukimit, e frontit,
Në bahçera private përhedhur,
Hardhitë si gjarpërinj Laokoonti.

Që pillnin çdo ditë dhe çdo orë
Kapitalizëm n'Ali Dem pas Leninit,
Pulat zëngjirur ballkonit,
Kakarisjen kompromentuese s’e linin.

Pijanecë që rrëzoheshin pellgjesh
Që çdo plenum i thellonte dhe më,
Adoleshentë që mësonin pas gjerdhesh
Me dy kurvat e mëhalles “një gjë”...

Pijanecë më të fisëm pas tyre,
Që s’rrëzoheshin, veç i merrte ca ana,
Djem nga Shkoza që gjuanin për “fyre”,
Me komplimentin “fin” Ec Bedrana!

Karnevali i periferisë kolkoz,
Me karagjozër, delenxhinj e përtacë,
Me “xhepista” – Arsen Lupenë virtuozë,
Në Las Vegasin me zara e kopacë.

Te gjitha zhytur në salcë festivali,
Me Agim Krajkër e Gaspër Çurçi….
Ndërsa plehraxhiun s’e dëgjonte as kali,
Ja mër mutin, s’na do asnjeri…

Se jena plenaxhi, e nuk na do asnji,
Për variont ke shkolla po hudhim ca grepa,
Per shalësh hik' jeta e s’e shef njeri,
Bojm’ hajër atobuzash, tuj vjedh' napër xhepa…

Lojë me arra përpara shtëpisë.
Në ato lëvozhga diskrete, kriptike
Fshehur me thelbe arrash, lajthishë,
Adoleshenca egocentrike….
 

Idris - 14 Nën 2008 - 4:52pm

"Me treqind metra ne ere"  del ne fshatin tim te origjines se te pareve te afert e 14 brezesh te numeruar pertej Cikes nga nuk duket Deti por i ndjehet zhurma naten e qete . Dhe ne hypsh ne maje te Drrases ne nje nate te kthjellet pas nje shiu te rrebeshte pa harruar llabanen ne se vendos te ngjitesh,( nje kthjellesi e paimagjinueshme me se e qelqte) sheh dritat e Barit . Kuptohet nje syforte si une jo nje gjyslyksh te verbuar sysh nga kompjuteri   ..... Ai Qeparoi i vjeter nuk eshte as 50 metra ne ere  dhe sado qe te jete i kthjellet qielli , nuk i sheh  dritat e "pertejdetit" . Dallon vetem Gjemijet qe nga larg Smile dhe nje ishull grek qe e quajne "strahna" ose mallkim "vafsh ne strakna" dmth nje perqasje me sllavishten "tmerr".

Po nuk me the si tu duk vjersha Smile .Afrohej pak me :-Hidrocentral sa ma ka enda/ sikur ke K.Marksin brenda ( nga krijimtaria e poetit K.Spiri , Jo Spiro .... Smile

Nexhi - 14 Nën 2008 - 4:56pm

Shtëpizë, ëndërr që më ftohesh,
Jepmë zë, paç Hirin tënd!
Shetita pash më pash dhe Ferrin
Por prushin tënd s’ma dogji dot!

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:57pm

:)   shiko, treqinT metra i ka Qeparoi i vjeter, mos me thuaj tani!

PS Kom pas kalu nje nate une atje, ne shtepi te Kokedhime, ne fshat te vjeter, pooooor para se Kocoja te benej milliarder, kuptohet...  :) 

emigrant - 14 Nën 2008 - 4:59pm

O Nexhi, o surprize!  :D 

fh - 14 Nën 2008 - 5:01pm

Filip Shiroka

Shko Dallendyshe...



Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim.

Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.

 

PS: Kam lindur ne Tirane Big Grin

Nexhi - 14 Nën 2008 - 5:01pm

surpriza leshit. SI kam shkru une mor lla. Edhe epitetin poete kam mangut.

Hajt Shendet, e mos m'boj me fol me llafe se jam betu qe do flas vec me vargje tash e tutje. (jo t'mijat kuptohet)  Tongue

Nexhi - 14 Nën 2008 - 5:02pm

Mall - Hil Mosi

Vend i dashtun , ku un'leva,
Sa sa her' me mall t'kujtoj!
Kurr si sot dashtni nuk ndjeva,
Shum' Shypni, un' ty t'dishroj!

Shpesh kujtimet m'shkojn' te shpia,
Ku me mall e shkush fmininë,
Zemrën krejt ma grin dashtnia
E prej mallit mrend po zin.

Ah, at' votër kur kujtova,
Ku qark saj un' jam rrethu...
Dy tri pika lot i lshova,
Ktu n'kët vend ku jam mërgu.

Kur ma thell' jam shty n'mendime
E mjerimin kam kujtu...
Ikne, ikne ç'pata gzime,
Zemra faret m'u coptu!

J. - 14 Nën 2008 - 5:09pm

Ja ku keni ke versioni i vjetër mall vendlindjeje që ka ngel stok:http://arkivi.peshkupauje.com/malli-per-shqiperine/2007/07/02/

 

Nexhi - 14 Nën 2008 - 5:14pm

Eshte nje rruge ne Tirane  -  B.L.

 

Eshte nje rruge ne Tirane
shirit i tendosur nen blinj,
atje dhe kur kane ikur gjithe njerezit
i vetem mund te rri gjer ne agim.

Eshte nje rruge ne Tirane
shtrire e gjitha ne dashurine time.
Sa here marr nje gjethe nga blinjte,
me duket se prek doren e vendlindjes.

Eshte nje rruge ne Tirane,
e shtrenjte si nje lirike intime,
blinjte atje s'i kane rrenjet ne toke
po thelle ne dashurine time.

Eshte nje rruge ne Tirane,
(do te ishte nje e tille patjeter)
atje dhe pleqte dhe femijet ne karroca
me ngjajne si te njohur te vjeter.

Dhe pse kaloj ne te shpesh i vetem,
kurre s'e dita c'do te thote vetmi.
Eshte nje rruge ne Tirane
qe me ben me teper njeri...

:P  

Tongue

belle_fleur - 14 Nën 2008 - 5:21pm

Zogjte - Timo Flloko

Atje tani eshte ne prag pranvera,
po kthehen zogjte shtegtare...

Te munduar nga fati,
qe kurre s'na ndriti
me pengun e ikjes lemsh ne fyt
te lame Shqiperi
morem arratine
mes eres qe kujiste, detit me stuhi.
(Sa here na i perpine endrrat,
poshte, vorbullat ne thellesi...!)

Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?!
Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti...

Me vret syte shkelqimi larg vendit tim,
Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin...
Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi,
qyetit pa nate, udheve pa mbarim,
te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi
keto qytete te ftohta, me qiej te zymte!
Atje te ti, mbi Adriatik e Jon
te magjishme netet, praruar me yj!

Ne largesi pertej shquaj
karvane zogjsh shtegtare, mbi re,
lus Zotin te vije pranvera
porsa te mberijne atje!

Pse parndjej zhgenjim ne shpirt
mos te eshte ftohur dashuria ne gji
rrenuar ura mes nesh
perjete jemi ndre, Shqiperi?!
Zoti mos e dhente, se ky mall
ma shkallmon kraharorin pa pushim
dashuria me e pamate u beka
kur kapercen largesi pa kufij!

Druhem, qiejve mos mbes,
para se aty te mberrij...!

Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet
nena kerrusur, ati ne varr prehet
me kryet perkundruall qiejve atje
ku zogjte ngahere kthehen!

Nje grusht dhe...heshtje...
Rane ne paqe shpirtrat e te pareve
u krye amaneti, mbetur pezull
si peng ne jeten e te gjalleve!
Shtati u tret,
ne dhe te vet!

*

Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne
ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne
nga udhe e gjate, padurimi
ne fluturim ngrijne.
Dhe tek i sheh atje lart
ne kthimin prej se largu
s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire
ne vdekje krahehapur!

 

melard - 14 Nën 2008 - 5:37pm

Ore kot me pyt, a eshte gjalle Gzim Kulufi apo ka vdek? Po Liza e pazarit(kjo me siguri do kete vdek,ka qene tezja e nje shoqes time,jam habit kur e kam marre vesh).

Aman te keqen se na i mbushet syte me lot me keto nostalgjira,sa zemergure qe jeni....

fh - 14 Nën 2008 - 5:40pm

Jetojmë të dy në një mehallë / dhe rrallë shihemi sa rrallë.

 

 Gjyshi yt la tokën

Te pazari, te varrezat

Gjyshi im la hurmat

Lluqet, farëzezat

 

Gjyshi yt la kokën

Te çezmat, te varrezat

Gjyshi im berber

La leshtë për brezat

 

Gjyshi yt zengjin

Te boni si vetja

Gjyshi im ahengçi

Tha: U bofshi poeta!

 

losttext - 14 Nën 2008 - 5:40pm

e castit kjo? hilarious!!

Nexhi - 14 Nën 2008 - 5:41pm

Une e dua Shqiperine,
Per terfilin mi lendine,
Per nje vaze gjeraqine,
Dhe per ujet qe buron
Nga nje shkem e gurgullon
Neper lista gjetheshume,
Edhe zbret perposh ne lume.
Une e dua Shqiperine
Per nje lule trendeline,
Per nje zok qe fluturon,
Per bilbilin qe kendon
Ne ato ferra ne ato hije
Kenge malli e dashurie,
Kenge shpirti te helmuare.
Une e dua Shqiperine
Si poet i dhemshuruare.

L.K.

ciklonB - 14 Nën 2008 - 6:07pm

Vishnja në kopësht

Dy jetë kanë shkuar qysh atëhere,
unë e im vëlla mbështeteshim në dimër
me një pite me mish në dorë anës murit
të dyqanit tek kinema "Partizani",
(Do me akuzojnë për plagiat,
e di; po kjo nuk është poezi),
Muri ish i ngrohtë, tymi zgjohej,
I bardhë dilte nga toka dhe tretej
mbi kokat tona të qethura shkurt

Herët njerëzia shkonte në punë,
Qe më ndryshe gjindja atëhere,
Të gjithë njëlloj, disi gri në të zezë,
po ndoshta është kujtesa kjo ose televizoret
e parë. Aty ku sot ngrihen rrjesht pallatet,
ish lagjia e vjetër. Përballë MaPos në shesh
qenë fotografët, që fusnin kokën në kamera

Negativët vareshin në litar bashkë me teshat,
(ndoshta prapë kujtesa) , me kapëse rrobash, prej andej
të martuarit me një zemër në sfond dhe numrin e vitit,
na shihnin buzagaz ne fëmijët. Aty dhe shtëpia e gjyshes,
Në oborr një vishnje e madhe,e vjetër, me degë të zeza,
Por ish dimër kur ti ike; veç bërthamat kishin lënë zogjtë

Lotët duan të rrjedhin e nuk dinë se si,
ne ndamë fatin bashkë, bukën, jetën,
Kur mendoj për veten nuk kam si të mos mendoj ty,
Tash s`je, mungon, si negativ i varur në fill të bardhë,
rrugë bore e lotit që ngrin ngaqë beson se ti rron akoma

Më fanepsesh si shkrepëtimë e aparatit,
në sfond çarçafi i bardhë,
siluete e prerë,
tunel me format e tua,
i errët si vishnjet kur piqen,
të plota, me tul

Nëse ditën kur do shtrihem do hapet një portë,
e di cila do të jetë.

al

akvll - 15 Nën 2008 - 1:30pm

he, sa më pëlqeu...

Peshku Fluturues - 14 Nën 2008 - 11:04pm



akvll - 15 Nën 2008 - 1:28pm

PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris

gurin tonë aty do ta ngulim

nuk do të na presin Teuta e Genti

nuk do të na presë hordhi e egër romake

nuk do të na presë njeri i gjallë

Në Paris do të hyjmë

ëndrrat do t'i varim në krahë të lejlekëve

te një krua do t'i lajmë sytë me duart lythore

do t'i lemë netët ballkanike pas shpine

vallet, këngët, baladat, përrallat

vetëm fyellin do ta marrim

t'i biem kur të na rrokë malli

kur humbim në grumbullin e klosharëve

të hijeve

të minjve

deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi

Do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes

për kohët pis do të flasim me gishta

nuk do të shkelim asnjë mizë

nuk do të shkelim asnjë zog

nuk do të derdhim zjarr vrerë

mbi kokë të njeriut

Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi

as perëndive të krisura

Ma jep besën lum Lumi

se nuk do ta harrojmë vendlindjen.

 

Ali Podrimja

Paris, maj 1981

"Kush do ta vrasë ujkun", 2002,  Alb-Ass, Tiranë.

 

Perparim Hysi - 15 Nën 2008 - 2:12pm

"Ka ngordhur macoku

Koketorolloku"

Te fala nga Lipe Shtogu!

    * * *

Qenka mbledhur i gjithe hallku

E me shkruajne vargje malli

Paskam vdekur,une,plaku

Se askush hebete s'm'i vari

 

Me demek,caktojne me gisht

Jo Losttexti,Emigranti

Une po hic s'qenkam ne liste

Une qe jam"Deliranti"

 

Vargje malli une shkruaj vet

Mos bertisni:Ububu!

Une per mall kam"patente"

Tash me shihni,lexues,ju?!

          1.Aheng ne Mbrostar-Ura

Haxhiu i Halitit ia merr me gernete

Nje avazi te rende myzeqar

Telua nga Zhupani ne violine mbret

Pastaj vu orkestra vec si ne Mbrostar

 

Kenges sec ia thote Vasil Metushi

C'e peredredh zerin si te jete violine

Ah,kjo kenge e bukur,plot shirtin ma mbushi

Mbushem me morrnica ,teridritherime

 

Pastaj orkestra ze nje valle dyshe

Pa shiko ne shesh:dalin dy valletare

Oh,more lexues,vec atje te ishe!

S'ka si ahengu made in  Mbrostar.

                     31 gusht 2003

             Dua

Dua si Likurgu t'i ngre nje permendore te qeshures

Jo se jam gaztor dhe s'bej dot pa te qeshur

Dua qe nga Shqiperia te largoj mendesite e Mesjetes

Qe kane ne koke politikanet mendjetredhur

 

E qeshura te zgjate jeten dhe Shqiperia e meriton

Mu ne mes te Tiranes t'i ngrihet nje permendore

Ah,c'popull bujar!Kush po e percudnon?

Keta politikane te keq,sfidoj me kete permendore.

                          2 shtator 2003

                   Atdheu

Sado mangesira qe ka ne Shqiperi

As qe me pengojne qe ta dua si gjithnji

Le te mos kete drita,as uje,as pune

Une prape e dua dhe mendjen s'e vrase shume.

 

Me gjeni gjekundi njerez aq bujare

Dhe balte e Shqiperise me duket si ar

Gjithcka e mire,e huaj,nuk me hyn ne sy

Te dua,te dua mbi cdo dashuri.

                  22 gusht 2003

             Ashtu

Ashtu si pulen shqirake qe nuk e ze gjumi

Pa pare ne enderr sikur ha grure

Ashtu dhe mua nuk me ze gjumi

Pa pare ne enderr Shqiperine qe s'e kam pare qe kur...        

Kaq per kete radhe.

       Lipe Shtogu,15 nentor 2008

 

adriatik - 15 Nën 2008 - 2:35pm

Vendlndje eshte vendi ku kemi lindur, por eshte edhe vendi nga kemi lindur.

Losttext,  eshte vertete nje poezi e mrekullueshme.

 

losttext - 15 Nën 2008 - 2:52pm

flm, adriatik!

spiritus - 15 Nën 2008 - 3:16pm

Pse e dua Shqiperine

Per terfilin mbi lendine,

per nje stan mbi Trebeshine

.....................................

LK.

me ka mare malli per aromen e Jonit,

per kac urrelat e gjelbra te  ullishtave

ne agimet  e trishte,

per rrugicat e heshtura te mehalles se vjeter,

 per trendafilat e tetorit ,

dhe dy bishtaleca te hedhur prapa supeve vajzerisht...

Manjola69 - 15 Nën 2008 - 3:57pm

Atdhe

larg

i imi

atje

i bekuar.

 

peshk

 pa ujë

unë

këtu

e përmalluar.

 

S.V.

Peshku Fluturues - 15 Nën 2008 - 4:18pm

Sepse kam lindur ne Durres…

 

CURRILA, KORRIK 1988

 

 

Jam ulur ketu ne lokalin veror mes pishave

i vetem, me nje gote vere ne dore. Nje kamarier

u sherben ne heshtje klienteve akoma te rralle

ne kete buzembremje. Tani dritat e sapondezura

brenda disa globeve te thyer ne kendet e pistes

duken ende si te vdekura, ashtu si te gjitha

dritat para se te bjere nata.

                                                  E megjithate eshte bukur

Nje bukuri e vecante, nuk di si do mund te ta shpjegoja;

nje bukuri jo si ajo e kartolinave qe ti je mesuar te shikosh.

Mbase me mire qe nuk erdhe me mua sonte.

E di qe nuk do t'i pelqeje dot keto kodra te zhveshura

e te rrepirta prej argjile, as kete det te gjelbert me

cektesira te shrregullta e ca dallge te vogla e te shtrembera.

Ti do te merziteshe. Nuk do te kuptoje asgje

nga gjestet e vogla e te shpejta te atij memeci

ne tavolinen e fundit, qe shpjegon dicka ashtu

sic e kane shpjeguar njerezit mijra vite me pare,

ndersa dielli perendonte po keshtu prapa pishave

dhe atyre kodrave te vogla e te perhime

mbi horizont.

 

Nuk do te te pelqente kjo muzike e ngadaleshme;

                                                          kenge te vjetra

qe ti nuk di t'i kendosh, as t'i kercesh.

Ketu askush nuk kercen. Njerezit nga tavolinat

i therrasin njeri-tjetrit me emer, hane peshq te skuqur,

dhe pine vere me gota te medha birre.

Gjithcka ketu per ty do te ishte e huaj.

Nuk do te mund t'i dashuroje dot keta pirunj

alumini te medhenj e te trishtuar, as nuk do te dije

te qeshje me brimen qe ngjan si nje merimange

e vogel ndaluar  ne peceten e tavolines.

Edhe ti do te ishe e huaj. Askush nuk do te besonte

ne bukurine e ijeve dhe ne lirshmerine e gjesteve te tua.

Do te ishe nje bukuri e kote. Kurre nuk do te mund

te te perfytyronin duke fjetur ne nje shtrat te shprishur

ne mesin e veres, ose duke mbajtur mbi shpatulla krahun

e rende te nje burri qe me gjeste trashanike perpiqet

te te shpjegoje dicka

ndersa kthehet  i dehur ne shtepi ne mbremje.

                                                       Me mire qe nuk erdhe.

Tani po e kuptoj, ndersa dielli ka perenduar

dhe hena ndrit e heshtur mbi detin e zi e te vdekur.

 

Duke mbeshtetur fundin e gotes se zbrazur mbi tavoline

keshtu mendoja.

 

                                                                                          Korrik 1988

 

…jam rritur ne Tirane…

 

OPUS 299

 

 

Mesnatë mbi qytet.

Hëna e madhe dhe e bardhë shndrit mbi zbrazëtinë

e rrugëve të shkretuara.

Skënderbeu shtriq ngadalë trupin e lodhur.

                                                          Kali

ul këmbën e ngritur në tokë dhe

hidhet nga piedestali.

Trokon mbi sheshin e shkretë.

Skenderbeu i lodhur mbi shpinë

shikon fundet e rrugëve prej nga kthehet jehona e

                                                                      hapave te tij.

Asnjë gjurmë lufte,

asnjë gjurme ankthi, tradhëtie

a dashurie.

Heshtje kudo.

 

Vërtitet si nje hije e zbrazet në bulevard

                                               më kot;

askund s'ke ku të shkosh, orët

kridhen të plogëta në zbrazëtinë e butë të natës.

 

Nuk di c'të bëjë.

Kthen kalin, i heshtur, dhe ngjitet përsëri

                                                    në piedestal,

Merr përsëri të njëjtën pozë:

shpatën të ngritur për sulm

kokën përpara. Kali ngre përsëri këmbën e tij

                                                                të djathtë

 

 

dhe qëndron ashtu i palëvizur.

 

Mërzi . . .

                                                                               Mars 1987

 

…dhe zemren e kisha ne mes. Tek plazhi i Hekurudhes.

 

OPUS 332

 

 

Kthehem per ne shtepi, me tren, nga bregdeti, bie shi,

nje shi i ftohte dimri qe perplaset pjerrtazi mbi xhamat

e dritareve qe brenda jane prej qelqi dhe jashte

prej nate, te palevizshem, si ca sy te ngrire peshqish

te vdekur.

                                                                Kthehem

ne shtepi, i njejte, sic kam ikur, mbase

me ndryshe, disa ore me i vjeter, disa ore qe nuk mund

t'i kthesh mbrapa, t'i ndreqesh, t'i besh ashtu

sic do te kishim dashur vertet te ishin. Nuk e di

perse ika, perse me duhej patjeter qe ta shikoja detin

kete dite dimri; ate vetmi dallgesh dhe shirash,

ato re te shkaterruara qe era i shtyn neper hapesiren

gri te qiellit si ca lecka te vjetra, nuk e di perse me duheshin.

Dhe pastaj nuk e kisha menduar se do ta vuaja

kaq shume kete vagon te zbrazet, te braktisur

ne kthim, te mbushur me letra, bishta cigaresh, plehra

te hedhura pa kujdes, qe duken edhe me te pista

ashtu sic jane, nen driten e ketyre llambave te verbeta.

 

                                                                 Kthehem

per ne shtepi. Nuk e di perse kam ikur, as

perse kthehem, mbase mund te kisha ikur kudo

dhe te kthehesha ngado, asgje nuk ka me kurrfare

rendesie brenda ketij vagoni te braktisur, pjese

e nje treni te harruar, qe udheton neper nate, asgje me

nuk ka kurrfare rendesie mes kesaj zhurme

monotone rrotash, shinash, vetmie dhe ketij

shiu dimri qe bie fare pjerrtas mbi xhamat

e dritareve, si gjithcka ne kete bote, ne kalim, qe

nuk mund te qendroje, e rreshqiteshme, e pavendosur,

                                                           si nje dore e vdekur.

 

                                                                       Shkurt 1988

 

 

 

 

 

 

losttext - 15 Nën 2008 - 4:35pm

rrofsh, PF!

emigrant - 16 Nën 2008 - 12:22am

Ju pershendes me

Country Roads by John Denver

Almost heaven, west virginia
Blue ridge mountains, shenandoah river
Life is old there, older than the trees
Younger than the mountains, blowing like a breeze

Country roads, take me home
To the place, I be-long

West virginia, mountain momma
Take me home, country roads

All my memries, gather round her
Miners lady, stranger to blue water
Dark and dusty, painted on the sky
Misty taste of moonshine, teardrop in my eye

Country roads, take me home
To the place, I be-long

West virginia, mountain momma
Take me home, country roads

I hear her voice, in the mornin hours she calls to me
The radio reminds me of my home far a-way
And drivin down the road I get a feeling
That I should have been home yesterday, yesterday

Country roads, take me home
To the place, I be-long

West virginia, mountain momma
Take me home, country roads

belle_fleur - 16 Nën 2008 - 2:48am

PF, poezite e tua jane shume te bukura! Flm, qe i prure ketu.

Lulian Kodra - 16 Nën 2008 - 5:19am

Re e kuqe me stileto

 

Mirdita! Dite e bukur sot, apo jo!
Heshtja juaj eshte pohimi me turbullues qe kam marre.
Heshtje qe pret te mbarset pas buzeqeshjes tinzare
Ku i magjepsur po me derdhet veshtrimi,
Ku deshiren deshiroj te te nanuris
Me nje derdellitje te pergjumur mbasditeje.

Me pelqen si syte te shndrrisin,
Si nje cope qiell mes reve te larguara,
nga ku duke perenduar dielli merr guximin
t’i thuri lavde plugut te bujkut.
Ndersa une, marr guximin t’iu them se
Jeni e lehte si re e kuqe me stileto.

Thoni se ju pelqejne poezite futuriste?
Une mendoj se qyteti jone duhet patjeter
Te vishet me taka te larta qe te dali nga lluca.
Ashtu? Gezuar festen! Une e festoj ne 28
Po nuk i dihet, ju mund t’a festoni sot,
Keshtu qe zonje e lehte, gezuar!

Barbare te zinj ne makina te zeza
Parzmoret e te cileve shkelqejne
Nen tingujt e nje nate te bardhe,
Dhe bukuroshe si ty qe enderrojne
Te merren me force, te perdhunohen
Mes turmes derdhur si drita metropoli pa drita.

Prandaj nuk me pelqen realiteti.
Deshiron te blesh pak realitet?
Nuk jam shites, dhe as dizident,
Jam dashnori i fundit nga nje fis kreshnik,
Dhe si nje kalores i gjunjezuar perpara nje dame
I dorezohem buzeqeshjes tuaj te trishtuar.

Per dashurine tuaj do e vrisja kulshedren
qe ka pushtuar burimin e dritave
dhe do ndertoja dyqind mullinj me ere,
sepse une jam kalores i bardhe
Ne fjale fisnik dhe ne dashuri barbar
Qe kam nje dhimbje te tmerrshme dhembi.

Kam nje prone. E kam pervetesuar para pak kohesh.
Fatkeqesisht ekziston vetem ne memorien time.
Eshte nje cope qiell pikerisht ashtu si ka qene
Vetem ate moment kur une e pervetesova
E qe ne gjithe perjetesine nuk do jete me i tille.
Nese deshironi, mund te ndertoj nje keshtjelle aty, per ju.

Lulian Kodra - 16 Nën 2008 - 6:16am

I Huaj

 

                            What are the roots that clutch, what branches grow

                            Out of this stony rubbish? Son of man,

                            You cannot say, or guess, for you know only

                            A heap of broken images, where the sun beats,

                            And the dead tree gives no shelter, the cricket no relief,

                            And the dry stone no sound of water.

                            T.S. Elliot, Wasteland

 

Ndryshimi eshte i madh,

Kam ndryshuar Une,

(Edhe pse akoma Idealist)

Ka ndryshuar dhe Qyteti im.

 

Nje Statuje Mermeri e rene ne Det

Me ofrohet si Imazh i myshkur

Ne nje Nate pa Gjume:

Nje prej kater Muzave, Ajo e Valles,

Nje Skelet Njeriu

Dhe Bashi i nje Gomoneje prane Statujes.

I thurur Imazhi me Pallate qe jane ngritur,

Pallate qe po ngrihen nen nje Det Smogu,

Shkaterrim dhe Krijim.

 

Fryu nje Ere, Frashni e holle,

E naltesoi Pelerine te Smogut mbi Lane,

Ku Neptuni merr Muzen e Valles per Nuse.

 

 

Behet Dasem e madhe,

Oret, Bijat fisnike te Shives,

Veshur me Kemisha te bardha Nate

Shkaterrojne Te Shkuaren

Dhe krijojne Te Ardhmen ne nje Vallezim

Me Super, Bat dhe Spider Men,

Vete Dionisi e sherben Veren.

Djalli ziliqar perplas Thundren calamane,

“Une Sfurk, ai Sfurk”, cirret i dehur,

Nje Plak qe shtrin Doren,

Nje Lypes lluksoz,

Nje Profet pa Imazh

Dhe nje Bretkose kembekryq.

 

Ndryshimi eshte aq i madh,

Sa ndjehem i huaj.

Zoti me ndihmofte,

Jam Jabanxhi ne Qytetin tim,

Jetoj ne nje Pallat te ri,

Fqinjet e mi jane nje Cift I sapo martuar.

Nexhi - 16 Nën 2008 - 8:44pm

Aklli,

Ma kalove me ket poezine e Podrimes. Une u menova nja 3 here te premten kur postova, a ta sjell ne ket teme a jo, Tongue , por nuk u bona mbare

Kshu qe per inat tat po e vulos me nji te King Camajt Tongue


Dita e malit tem

Dheu im âsht i përmendun
për humneret e thella
ndër banorët e malit e të fushës
deri në dét. Mbramjeve atjè
ndëgjohet klithma e grizhlës
ndër kthetrat e shqipes e shpirti i sáj
u flijohet hijevet.
Atje lot drita në sytë e njerzve tash e parë
e epshet s'i njeh kurrkush me emën.
Shpagimi me gjak âsht, për shembull,
gjarpën nën gúr e gjarpni vetë
na qenka mende femne
nën rubën e bardhë ose të kuqe.

Në muzg atje secili prek ballin e vet
e ndien ndër gishta fillin e jetës
e gëzohet.

 

akvll - 16 Nën 2008 - 11:09pm

Epo si i thonë:  sa të mendohet i mençuri, budallai ka mbaruar punë...Tongue

Dhe unë e pata një dyshim, po pastaj vura re që dhe ata që i kanë kënduar hashiqare vendlindjes, e kanë pasur larg; Podrimja mendonte që më përpara se çfarë do t'i ndodhte, sepse e kishte përjetuar njëherë.

Ja dhe një poezi mbi një copë atdhe:

 

Simfonia e dhjetë

JUGU

Inçest i tokave të Jugut.

I desha rrafshirat detare. Më njohin rrëketë.

Jam një mur humbjeje për maretë e fatit

dhe njoha në përzhitjen e flatrimeve

motrën e gjakut tim.

Në gjëagjëzën e ujshme

përthyente gjunjët e buzëqeshjes

kur unë, fillikat gërmoja

në zemrën e heshtjes.

Inçest i tokave të Jugut,

dashuri të fundosura bashkë me parajsat

dhe humnerat e mosmbërritjeve. Faleni

vallzimin tim: Dua të hedh një urë

mes palmave e albatrosëve,

sepse fluturimi është të harrosh të rrjedhësh.

Më është e lehtë të jem i plotë,

i mbushur me qetësi, i zhveshur nga hapat,

i vështruar nga parandjenjat e ajrit.

E si mund ta prek psherëtimën

që ndodhet mes ullinjve?

 

Parid Teferiçi

"Bërë me largësi", 1996, albin, Tiranë

 

Nexhi - 16 Nën 2008 - 11:32pm

Eh,Akell, ky Paridi ka ca karakteristika te lezetshme, gjer diku kontradiktore:

Eshte nga Kavaja dhe Poet Tongue

Eshte diplomuar ne Informatike dhe eshte Deputet  Tongue

Eshte simpatik dhe gjer vone ka qene beqar Tongue

Nejse, per ta mbyll me elegjite :P per atdheun tone te dashur qe na hongri te gjalle na hongri une po ja mshtill dhe nji te fundit po nga nje ish-deputet, se me teper se kaq filloj ta dua ma shume se duhet atdheun qe na hongri per se gjalli na hongri Sad

Atdhe

T.Keko ( R.I.P)

Vendi im i dhembshur me dimra te bute
me pranvera mahnitese qe s'te lene te vdesesh
Mendohem e mendohem : neve ty
apo ti na i zgjat ne jeten?

Vendi im shpatullgrire nga erozionet
kembembledhur ne ererat e acarta
Ti jetove, zemra mbeti, e paepur
sfidante ndaj stineve te kallkanta, te stergjata

Vendi im, nje ulli perjetesisht i gjelber
pas teje u dashurova verberisht
Mrekulli kerkova, mrekulli gjeta
dashuria ime syte e qindra brezave kish.

edvin - 16 Nën 2008 - 11:41pm

poezi e dobet,pa force mendimi,pa art,pa,aaaaaa

akvll - 17 Nën 2008 - 12:07am

C'je dhe ti Nexh për historiane letërsie...Smile

Ja dhe nji:

 

DHEU IM

Nënë plakë,
Pranë vatrës pa zjarr
Kopshtin tënd po e ndryshk vetmia!

Dheu im akuzues,
Dheu im i heshtur,
Varri i nesërm i trupit tim — kontinent i mërguar nga ty
E kam lotin në qerpik
Dhe do ta hedh vetëm në tokën tënde të zjarrtë!!!

 

31 maj 2001

Dritan Mesuli

"Ungjilli Modern", 2004, Skanderbeg books, Tiranë

 

Monda - 17 Nën 2008 - 1:35am

Mitrush Kuteli

Balta shqipëtare

Të dua, baltë shqipëtare!
Të dua:
egërsisht!
dëshpërimisht! –
Si ujku pyllin,
si vala valën,
si balta baltën!

Se gjer mbi gju
jam brenda teje;
se lerë kam
këtu:
Si Baba
E Gjyshi.

Të dua, Baltë Shqipëtare!
e gjer mbi bel
e përmbi bel
jam brenda teje –
e s’dal dot,
Se s’dua!

Se ti më lidh
e më mban:
Me mjaltë
e me pelin!

Se vdekur ka,
këtu,
dhe Nëna,
Dhe Baba,
e Gjysh-strëgjyshi!

Të dua, Baltë shqipëtare,
magjistare,
e embël
si vetë vdekja!

Se thellë jam këtu,
brenda teje:
gjer mbi gju
gjer mbi bel
e gjer mbi krye.

Dhe dua fort të dehem
të prehem
(ah, që tani!)
Brenda teje.

Të të pushtoj
i dëshpëruar;
të të shtrëngoj,
të më shtrëngosh:
egërsisht!
dëshpërimisht!
e të më tretësh
si gjysh-strëgjyshnë
e si po tret
ah! Zemër-madhë
e flokë-bardhë
e trup-zhuriturin
Babanë!

Të dua Baltë shqipëtare,
magjistare:
ti mjalt e ëmbël, -
pelin e hidhur.
Të dua:
egërsisht,
dëshpërimisht,
si ujku pyllin,
si vala valën
si balta baltën!

ciklonB - 17 Nën 2008 - 8:08pm

Atë

At the?
Dhe the?
Dhe?

Atë atë,
atë dhe
Na dhe

Dhe je Atë,
Dhe dhe ne

Ati ynë
në qiell...

 

Atdheu

Dëgjoj tek flitet për atdheun,
këtë copë imagjinare buke,
kafshuar nga gjuha shumëgojëshe
e më vjen të puth...

Ç`fjalë është kjo?
Tingull i mbytur i buzëve,
apo krismë e pushkës a kollës?

Atdheu është kudo,
Kudo mbaj mishin në krahë,
kokën mbi supe,
mendimet, zhurmën,
kockat, trurin, miqtë, të tjerët,
A më mbajne ata mua si rruga turmen

Ç`gjuhë flasin të vdekurit?
Anglisht në parajse?
Po në skëterrë?
Atdheu lëviz shpejt,
Atdheu ringjallet, vdes,
Shqiptar, grek apo kinez

Duhen lëruar tokat me spirancë,
zgjidhur kuajt në lëmë,
kafshët ripërtypëse në mencë,
Katror është atdheu, 105 gradë,
dyqan i mbyllur kur flemë,
katër horizonte si qeli,
i rrumbullt nga hëna,
pikë në hartë,
kur shuhet dielli i zi,
pulson në gji, njeri,
ha,pi, zgjohet, fle,
plak, fëmijë,
une e ti

Ra përdhe e puthi tokën
nuk dinte se ku kishte kokën...

al

emigrant - 18 Nën 2008 - 3:07am

Floro, mqse je around, ja nje tjeter per vendlindje:

The Beatles - Penny lane (rruga ku Poli u takote me Xhonin).

Une e di kshu historine e konges: Kishin ca kohe qe s'po nxirrnin gje keta ("ca  kohe" per bitellsat dmth ca jave, te kuptohena), dhe ja dha me ne fund Xhoni me Strawberry Field. Mirpo u deshte ana tjeter e vinilit. Zamet e ke o Pol, i tha, qite edhe ti nji. Edhe e nxori Poli, por puna ishte qe Xhoni e kishte qa ate te veten, dhe Poli e ka shkrujt ne presionin e stekes te von lart fare. E ka detaju orkestrimin si kurre ndonje here. Po vendlindjes i knojn, ishte fjala...

Besoj i pelqen The beatles, I assume.

In Penny Lane there is a barber showing photographs
Of every head he's had the pleasure to have known,
And all the people that come and go
Stop and say hello.

On the corner is a banker with a motorcar,
The little children laugh at him behind his back.
And the banker never wears a mac
In the pouring rain, very strange.

Penny Lane is in my ears and in my eyes.
There beneath the blue suburban skies
I sit, and meanwhile back

In Penny Lane there is a fireman with an hourglass
And in his pocket is a portrait of the Queen.
He likes to keep his fire engine clean,
It's a clean machine.

Penny Lane is in my ears and in my eyes.
A four of fish and finger pies
In summer, meanwhile back

Behind the shelter in the middle of the roundabout
A pretty nurse is selling poppies from a tray
And though she feels as if she's in a play
She is anyway.

In Penny Lane the barber shaves another customer,
We see the banker sitting waiting for a trim.
And then the fireman rushes in
From the pouring rain, very strange.

Penny Lane is in my ears and in my eyes.
There beneath the blue suburban skies
I sit, and meanwhile back.
Penny Lane is in my ears and in my eyes.
There beneath the blue suburban skies,
Penny Lane.

 

emigrant - 18 Nën 2008 - 3:16am

PS se harrova me kryesoren: per ju (lostT perfshire) Penny Lane = Siri Kodra, ain't it?

fh - 18 Nën 2008 - 4:01am

omël, omël emo

right back @ you me te papersritshmet

shto ketu: (per hir a me pahir te temes)

In my time of dying

I dont want nobody to mourn

all i want for you to do

is take my body home

emigrant - 18 Nën 2008 - 4:26am

Fh, falemnerit! 

ps mu kujtu i shprehje e PF per PF-te...  :P   (pun intended).... s'po e them jo...

fh - 18 Nën 2008 - 4:34am

me duket se ka pase te beje me ne tifozat e PF

dicka me muret, luften e klasave paralele, aspiratorët dhe inhejllërat

emigrant - 18 Nën 2008 - 4:36am

jo jo... po hiqte kpucet si ne xhami kur vete PF-te PF-ja... bote ene dush para se me i nigju... hahahahaa...  :D 

fh - 18 Nën 2008 - 4:37am

lol

fh - 18 Nën 2008 - 4:42am

qyqja emo, na ka rreshkite Sol-i në pulitikë...

emigrant - 18 Nën 2008 - 4:49am

sol-in qaje me lot sa per at pune...  :P  

 

PS merdhifi sol-i, dmth....

Peshku Fluturues - 18 Nën 2008 - 5:05am

 Leje PF-ne dhe PF-te Emo. Nigjo kete dhe mbaj nje minute heshtje.

Grupi "Lira" - Dua me shume Shqiperine

flokenaja - 29 Dhj 2008 - 2:40pm

Rreth botimit te nje antologjie... (krijuesve... ftese per ide)...

 

Doja ta hapja si teme me vete por po e shkruaj ketu, se nuk munda ta gjej ku hapej teme e re... admine mund te me ndihmoni ta tranferojme ne nje teme te vecante? Flm Smile




Normal
0


false
false
false







MicrosoftInternetExplorer4




/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:#0400; mso-fareast-language:#0400; mso-bidi-language:#0400;}

 Para disa kohesh kam patur nje shkrim ne blogun tim, me titull;"Ompi i letrave shqipe". Ky shkrim qe importuar automatikisht ketu tek peshku, madje qene bere edhe disa komente, te cilat une vetem sot arrita t’i lexoj. Nuk jam ketu per te replikur askend. Sidoqofte, pervec faktit qe nje koment i spiritusit me beri te shqyej syte nga habia, ( nejse ) ketu jam per disa ide qe i kam shfaqur edhe tek shkrimi ne fjale, ide rreth botimit te nje antologjie autoresh te rinj shqiptare, (kujdes... me te rinj nekuptoj moshen krijuese, jo moshen e krijuesit ). Sic shkrova me lart, shkak per t’i meshuar kesaj ideje, qene disa postime te komentuesve ne ate shkrim, te cilet kishin shfaqur interes...

Mendoni se do te ishte frytdhenes botimi i nje antologjie autoresh te rinj shqiptare, gjithmone nen nje sitë perzgjedhjeje tejet te kujdesshme...?

Botimi i kesaj antologjie, me pak zgjurasi dhe me nje publicitet te goditur, do te ishte nje nisme shume interesante dhe do te ndihmonte promovimin e emrave te autoreve te rinj.

Une e konceptoj keshtu;

Secili autor mund te paraqitet me 4-5 poezi apo proza te shkurtra, ose dhe te dyja.

Ne kopertine do te vendosen emrat dhe fotot e te gjthe autoreve dhe nje fjali e tyre drejtuar lexuesit, fjalite do te vendosen ne menyre te atille qe te gjitha te percojne nje fill unik mendimi, ngacmues, dhe imponues ne te njejten kohe, gjithashtu edhe kompozicioni i fotove duhet te jete i tille.Domethene ideja ime eshte qe te dale nje antologji e vecante, e pazakonte, nje risi, qe do percohet nga nje fryme e re, larg ngerceve e barrierrave tipike autor -lexues dhe qe njekohesisht t’ia gervishte kurreshtjen lexuesit.

Mirepres cfaredolloj ideje ne kete teme, vetem kujdes, perpara se te hyni, kepucet e perbaltura, se bashku me deshiren e panevojshme per sherr, kini miresine ta lini jashte.


 

Manjola69 - 29 Dhj 2008 - 4:48pm


edrus - 29 Dhj 2008 - 5:44pm

Kliko mbi butonin për të parë se si hapet tema e re... megjithse e di që ti e di.

Push - Click image to download.

Manjola69 - 29 Dhj 2008 - 7:50pm

emigrant - 29 Dhj 2008 - 5:10pm

Ideja e shkelqyer! Dilema ime: periodik (psh nje here ne 6 muaj) apo nje botim i vetem?

Jam gati per cdo lloj ndihmese.

Adminat mund ta nxjerrin si teme  me vete kete; ose ti Flok krijoje nje teme me vete.

Manjola69 - 29 Dhj 2008 - 5:33pm

 


Push - Click image to download.

 

Peshku Fluturues - 29 Dhj 2008 - 8:54pm

Shume dakort me idene. Lbrin mund ta pergatisim online PDF dhe pasi te gjithe te bien dakort te cohet per botim. le te behet nje botim njehere, se periodik me vjersha zor se gjen ndonje treg.

edrus - 29 Dhj 2008 - 9:48pm

Animali - Pesci (29)

mushku - 29 Dhj 2008 - 8:57pm

hej....t'ju mesoj i cik una....ka disa vende ku mund te besh printim on-demand te librave...qe kushton dhe shume pak per nje kopje. Gjithcka eshte e thjeshtuar deri ne maksimum, duke lejuar cdo kend te vete-publikoje...

www.lulu.com

www.booksurge.com

www.xlibris.com

 

etj etj

Une vete kam provuar www.lulu.com dhe www.booksurge.com dhe jane shume te lehta..

edrus - 29 Dhj 2008 - 9:09pm

O Mushk! Nqs nuk ke shkruajtur vetëm që t'i lexosh vetë, ti na trego dhe ne të tjerëve se ç'ke shkrojtur, se nuk ta marrim për reklamë Tongue

Manjola69 - 29 Dhj 2008 - 9:14pm


edrus - 29 Dhj 2008 - 9:24pm

http://gallery.giovani.it/gruppi/img/contenuti/2008/03/16/dalmata-e-pesciolino_zoom.jpg

mushku - 29 Dhj 2008 - 9:35pm

Hej...ja e gjete dhe ti nje vend te botosh perrallat e tua lol

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente