The Lives of Others eshte film shume i mire. Art serioz, e shume relevant (ka te beje) per ne.
Kurse The Death of a Salesman eshte nje prej ktyre filmave qe e merr me vete edhe ngelet me ty. Sepse per dreq nuk arrij te dal pertej interpretimit psikoanalitik te ktij fimi, dhe kam pershtypjen se eshte shume me teper se aq, mgjths edhe pikepamja psikoanalitike eshte e vlefshme. Duhet ta shoh perseri. Bulkth shihe, kaq di me thene une. 10/10
Do ta shoh kete filmin, rrofsh. Ky regjizori i ketij filmit Schloendorff premton shume, ka bere ate "Die Blechtrommel"(tamburi, the tin drumer), nje liber me te njejtin titull i G. Grass. Filmin ta sugjeroj, eshte shume i mire, ka fituar edhe oskar si filmi me i mire i huaj. Filmi ka shume simbolik.
Pashe Ichi the Killer, nga T. Miike, qe e kisha shkarkuar para ca kohesh, ishte pak a shume si "Memento", nese e sheh nga ajo perspektiva qe njeriu i eshte larguar konceptit te kohes, ku koha dhe kujtimet si konvencionet njerzore nuk kane asnje kuptim. Sipas mendimit tim atje lidhet koncepti i Kujteses me Kohen, dhe nese nuk ka kujtes, nuk ka kohe, e vice versa. Njeriu gjithmone prodhon kujtime, i perditeson ato, si ajo novela "neveria" e Sartr. Me pelqen ky trajtimi i kesaj teme ne kete forme. Se nese do te hiqnim konceptin e kohes, atehere kujtimet tona nuk jane pervetem se 'konstrukte tona psiqike" (Einbildungen, imagjinate), si tek filmi Ichi (skena e perdhunimit dhe e cubllekut). Pa konceptin e kohes te perbrendizuar (internalized, verinnerlicht) ne nuk kemi kujtes, si pasoj nuk bejme pjese ne ate kujtesen shoqerore (collective memory), e per rrjedhoj asnje konvencion moral nuk ka kuptim, si tek Ichi qe vret cdo gje, dhe i leshohet arbitraritetit te emocionit te tij (vrastar, ose meshirues). Nga ana tjeter te dy keto filmat na tregojne se sidoqe te jete shoqeria na ka vene ne loje dhe na ka manipuluar me konstruktet e saj, si psh. koha, tek Memento duke perdorur dispozitat tona, psh. hakmarrjen; ndersa tek Ichi duke rene pre' e manipulimit te kujteses sone. Ne mundohemi ta mbajme kohen duke gdhendur kujtime ne koke, ose duke shkruar (tatuazhe si ai tek Memento), porse ajo, shoqeria ne kohe, ben edhe pa ne (tek Ichi, ai manipuluesi vret veten). Ichi mu duk me shume si nje nyje. Ndersa nga ana tjeter eshte shoqeria, individe te tjere, qe perbejne kontekstin ne te cilen kujtimet tona marrin nje kuptim, dhe shnderrohen ne nje qellim per te ardhmen.
Shume e thelle kjo analiza. Me pelqen. Sidomos nqs e sheh kohen jo vetem si koncept, por si dimensionin e katert. Te ndoqa deri tek loja e shoqerise ndaj nesh, dhe konstruktet e saj. Koha eshte konstrukti i shoqerise? Apo konvencionet morale? jam dakord me dispozitat, por kisha pershtypjen se kto ishin emocionet e impulset e momentit, kurse hakmarrja nuk ben dot pa konceptin kohe, ajo okupon dimensionin e kohes!(?) Por jam i sigurte se s'e kam kuptuar mire, por per kete e ke fajin edhe vete xhanem sepse shkruan shume konceptualisht.
Sec ka filluar kohet e fundit ne filmat e fundit perdorimi i shqiptareve ne rrole super negative ky eshte filmi i dyte gjate ketij viti me kriminela shqiptare, keta ishin nga Tropoja me tatuazhe me gjysemhene dhe yll, me mjekerr alla Jihad qe rrembenin vajza qe me vone i prostituonin ose i shisnin. dhe per cudi te te dy filmat, i pari nuk me kujtohet emri, kur jepen emrat ne fund ka disa emra mbiemra slavv. Te jete koecidence valle apo nje politike e holle? Megjithese eshte kjo e dyta tmerrohem ta pranoj.
Ohu po une çfare te sugjeroj ketu se "Night on earth" eshte filmi im i preferuar. E vetmja e "keqe" e atij filmi eshte qe nga 5 historite nuk di se ke te preferosh apo tregosh me pare.
23-dimension : ndersa une vdes sidomos per pjesen ku shohim Cate Blanchet te dyfishte.nuk ka gje me histerike:) eh pa harruar edhe dialogun e famshem te Iggy Pop dhe Tom Waits:)
faleminderit qe me dhe mundesine te njoh Elem Klimov.
filmat e medhenj behen nga regjizore te medhenj dhe Klimov ashtu si Eisestein, Tarkovski, eshte nje regjizor i Madh rus dhe boteror.
Qe te shijosh me te vertete kinematografine si art duhet te shikosh punet me te mira te regjizoreve te medhenj dhe ne pergjithesi perlat e kinematografise nuk vine nga Hollivudi.
Idi i Smotri (come and see), e kam shkarkuar para shume kohesh, edhe kam dash ta shoh nja... 1 here, por sepse me eshte krijuar tip pershtypje negative prej review-s... diku thoshte se ishte tip propagande ruse per luften e dyte boterore, e shprehur nepermjet syve te nje adoleshenti a dicka e tille. Jam i sigurte se do te kete shume vlera artistike e historike etj etj, por nje film per mua duhet me qene edhe entertaining, ose terheqes, qe te me terheqi. It has to deliver, me fjale te tjera.
Pretendimi se ky fillm eshte propagande ruse nuk mund te jete me larg te vertetes. Klimov gjate karrieres se tij nuk eshte kufizuar kurre nga parimet apo etika komuniste e kohes. Madje njeri prej filmave te tij ka pasur edhe skena orgjie, kurse nje tjeter ka denoncuar burokracine e sistemit te atehershem.
Nqs jeni me te vertete dashamires i kinemase atehere nje film i tille eshte nje eksperience qe nuk duhet anashkaluar. Vetem nje gje di te them. Pregatitu te bombardoesh me metafora te parehatshme dhe ne shume raste ofenduse per ty si njeri. Une zakonisht kur has skena te tilla makabre apo te veshtira psikologjike ne nje film, gjej komfort te fakti qe ky i fundit eshte pikerisht fantazi. Idi i Smotri mund te jte nje nga filmat e paket qe nuk ma ka lejuar kete lluks. Eshte me te vertete nje eksperience tjeter.
Këto që thotë 23shi zor se i gjej dot, po kam parë një film tjetër rus me titullin "Çmendina". Fliste për luftën në Çeçeni dhe lidhjen e kësaj lufte me një spital psikiatrik aty në zonë. Ishte goxha "ndryshe" si film dhe i veçantë në llojin e vet.
J.tek ky filmi mos luante gje nje vajze e çmedhur qe vdiste per Bryan Adams? nese flasim per te njejetin film , mund te them se ishte shume i kendshem.
kinematografia ruse (USSR) eshte shume avangardiste, ka edhe ajo realizem socialist po e kam fjalen per filma t e regjizoreve te medhenj, pastaj edhe Kurosava ka fituar Oskar ne nje film rus, Dersu Uzala.
filmat cilesore te kinematografise Sovjetike po dhe me pas jane me shume se terheqes ato mbartin nje rryme te forte psikologjike te ngjashme me filmat e Bergman ose te regjizoreve te tjere Europiane, me pak fjale jane ndryshe nga filmat hollivudian.
Bronenosetc Patomkin eshte nje klasike e paperseritshme e Eisesteinit.
Po shiko dhe Tarkovskin : Stalker (1975), sa me shume e shikoj aq me shume kuptoj qe nje shikim mepare nuk kisha kuptuar pothuajse asgje, eshte poeti dhe profesori, poeti impulziv profesori i qete dhe i nenshruar per te arritur ate ose aty ku do, eshte dhe stalkeri eshe natyra , filmi eshte xhiruar ne sepia metalik dhe ka ate nuancen karakteristike te filmave rus.
per tu pare gjithashtu jane edhe Ingmar Bergman dhe France Lang me "M".
te "M" Lang eksperimenton ne menyra nga me tecuditshmet me kameren te njejten gje ne nje fare menyre e kam hasur edhe te filmi jone Komisari i Drites qe per mendimin tim eshte filmi me i bukur shqiptar ne aspektin artistik duke mos i vene rendesi propagandes.
Stalker eshte vertete kryeveper. Une ne fakt kisha pershtypjen se kto kategorite nuk ishin profesori, stalkeri, e poeti, por ciniku, romantiku e shkenctari ndermjet tyre. Ky i fundit ishte racionali, nderkaq qe ne fund romantiku, ose idealisti, eshte udherefyesi. Ai i jep jete (figurativisht por edhe ne kuptimin e plot te fjales), mrekullise, qe eshte femija me fuqi mbinatyrore, skene qe eshte edhe the climax of the film and gives you a chilling spine. Munded edhe ta kem kuptuar gabim, por ky interpretim me eshte konfirmuar edhe prej Andrei Rublev, ne te cilin Tarkovsky trajton te njejtin motiv te fese, jo ne kuptimin religjioz, (biles tek Andrei Rublev artisti paraqitet te kete humbur besimin religjioz, dhe e gjen ate ne nje forme tjeter besimi, tek ai i sinqerte e naiv i nje adoeshenti), por ne kuptimin hyjnor, ose ne kuptimin e besimit, dhe forces se tij... motiv jo i jo-konsumuar ne letersi, por Tarkovsky ishte poet i filmit. Vetem kta te dy kam pare prej Tarkovskit, te dyja kryevepra.
O Hajdar pse jom gati me vone bast qe ti njef Shejtonin e Zerines. Personalisht ai ma ka "mesu" Tarkovskin me "Stalker". Kurse Dersu-n e kom gjet me forcat e mia.
Nje nga filmat me te bukur qe kam pare kohet e fundit ishte: My Left Foot. Edhe pse nje film goxha i vjeter nuk me ishte dhene rasti ta shihja deri para pak ditesh. Historia e vertete e Christy Brown, nje irlandezi i lindur me celebral palsy. Me ka lene me nje ndjenje lumturie ne shpirt. Te keshilloj ta shohesh, dhe nese e ke pare atehere te keshilloj ta rishohesh.
I'll Sleep When I'm Dead - eshte nje film serioz, e trajton disa tema shume serioze, ne menyre serioze e te arritur. Shkurt eshte art serioz. Kam kohe pa a pare ne fakt, por ja vlen.
Per ju te dy qe keni pare Persona, te Bergman, mund te flisni per temat kryesore qe trajtohen? Une e kam pare, dhe sepse me eshte krijuar pershtypja se tema kryesore, eshte se ne theb te artit, qendron egoizmi i artistit... dhe kur ai perballohet me kete realizim, humbet vullnetin, bie ne qetesi, refuzon te flas... kam pershtypjen gjithashtu se e njejta teme trajtohet edhe tek Hour of the Wolf, mgjths edhe ktij nuk i kam kushtuar vemendjen e duhur.
Thjesht nqs mund te elaboroni me teper reth ktij filmi, jam kurioz per interpretimin tuaj.
Para disa oresh pashe me ne fund filmin Persona. Po hedh disa vezhgime te miat, per te cilat nuk pretendoj te jene te verteta. Jan thjesht disa lidhje qe krijova. Duhet then se ka mjaft ngjashmeri me Hour of the Wolf, megjithate tek Persona, Elisabeta eshte thjesht nje aktore. Pra luan role, imiton, smund te krahasohet me piktorin e filmit tjeter. Nga filmi mu krijua pershtypja e nje miksi midis K. Jungut dhe atij filozofit danez Kierkegaard; une s'i jam futur thelle ketyre, po mendoj se Bergman do jet influencuar shume nga keta te dy. Dhe kam pershtypjen se ne qender mund te jete i ashtuquajturi kompleks i Elektres, term ky i sugjeruar nga Jungu. Madje Elisabeta pikerisht kur luan ne skene rolin e Elektres fillon refuzimin e saj per te folur. Sipas kompleksit te Elektres, vajza e vogel, ne nje faze te caktuar zhvillimi, fillon te kete ndjenjen e "zilise per penisin" (te cilin supozon se ja ka tredhur e ema) dhe fillon te krijoje afrimitet apo lidhje me babain, duke u shkeputur keshtu nga nena (ne fillim te filmit, shfaqet ne fraksion sekonde nje imazh penisi- nqs e vini re me kujdes kete pjese). Gjithashtu, sipas legjendes greke, Elektra, ne bashkepunim me te tjere vret nenen e saj Klitemnestren. Pra, Elisabeta po refuzon rolin e nenes ne nje fare menyre...
Hmm, a ka ndonje psikolog ketu, qe ta zgjidhe kete lemshin qe bera une?
per mendimin tim Bergman ja le shikuesit ne dore ta zhvilloje ngjarjen ai vetem sa leshon shkendijat.
Pse Elisabeta refuzon te flase megjithe shkendija qe leshon Bergman me tragjedine e Eleketres, me nje person qe digjet dhe nje femije me duart lart ne luften e dyte boterore, nuk eshte e qarte eshte ceshtje interpretimi.
Mua me duket frike qe ka Elisabeta nga e verteta qe mund te kete kuptuar Alma per te dhe ndjenjen e saj te urrejtjes ndaj femijes se saj, skena qe persritet dy here dhe bashkimi i fytyrave te saj me te Almes per te formuar nje. duket si nje perpjekje e Elisabetes per te dominuar Almen (letra) por ne fakt eshte ajo qe analizohet pa pasur nevoje te flase.
Dicka tjeter qe me ben pershtypje eshte adhurimi per artistat! ne fund te fundit ata jane njerez si puna jone me te njejtat mekate si njerezit e zakonshem ne mos me keq. Alma eshte me e cilter se Elisabeta dhe ne fund te fundit mekati i Almes eshte me njerezor se ai i Elisabetes.
Nje tjeter gje ka te beje me Bergmanin vete, dhe me kameramanin e tij, eshte realizimi fantastik i filmit: Film me 2 aktore kryesore dhe 2 rrole episodike(edhe keta per pak minuta) ku vetem nje nga aktoret flet, qe te mban te mberthyer dhe te ngelet ne mendje dhe per shume kohe pasi e ke pare.
P.S.
skena ku Alma tregon orgjine ne plazh! shume e fuqishme
me thene te drejten une e kam ndjekur per here te pare dhe te fundit ( do ndjek serish siç thame me pare) para nja 3 vitesh dhe nuk mund te them se mbaj mend me hollesi çdo mendim.e megjithate po shkruaj diçka rreth pershtypjeve te mia.
me qe ra fjala Kinofili vertet qe paske fiksuar detaje qe une nuk i mbaj mend.
Per mendimin tim ky film eshte loja e dy vetave qe mundohem te permbledhin te vertetat qe do ta plotesojne personazhet/karakteret e tyre.Secila me stilin e saj.
Elisabeta eshte ana marrese , teksa Alma eshte ana dhenese gjate kesaj perpjekjeje per te permbledhur karakteret e seciles .Pasi eshte perhere Alma ajo qe flet , shpjegon çdo gje nga jeta e saj pa te keq dhe pa i dhene askurfarre rendesie.Kjo vjen per arsye se Alma eshte nje person qe e jeton jeten si ti vije dhe ne menyre moskokeçarese ,teksa Elisabeta eshte krejt e kunderta.Ajo ka probleme me egzistencen.
Njekohesisht preferon te mos shohe shume fakte , si psh.tmerrin qe ka nga vdekja etj dhe i injoron ato.Ajo deshiron ta shprehe veten e saj , por pa perdorur rruget e ditura te shprehjes nga te tere.
Ne fillim çdo gje eshte perfekte pasi duket sikur secila eshte ura me e mire dhe me e shpjete drejt shprehjes se vetvetes dhe takimit me te verteten e vet.Deri ne momentin e thyerjes se besimit , atij besimi qe i ben dhe nje here te largeta per njera tjetren dhe binjake me shpritra me pole te kunderta.Por sa te kunderta te jene polet aq me shume do ta terheqin njeri tjetrin.
Panvaresisht nga qesendisjet qe keto dy gra i bejne njera tjetres ( me sakte menyres se pranimit te fakteve te jetes dhe marrjen me te ) ato ngelen serish plotesuese te pazevendesueshme te uneve te tyre, fakt te cilin sado me dhimbje shmangen ta pranojne per shkak te synimeve qe kane rreth egzistences se tyre.
Mua per vete me eshte dukur i shkelqyer kalimi mjeshteror vizual qe eshte bere ne film midis dy personazheve, gje e cila vetem duke u treguar mbase mund te duket si abstrakte.
me falni nese u zgjata , por ndryshe nuk mund te shprehesha.
sa i perket egozimit te autorit qe mendon dimensioni i 3-te , mund ta shpjegoj dhe une si hajdarmozi qe Bergman thjesht i le njerezit te mendojne apo i jep liri te zgjedhin vete kontekstin qe mund te kapin.
po e mbyll me nje shprehje te tijen qe e ilustron me se miri sa thashe me poshte:
Bergman : filmat e mi jane poezi pamore dhe secili e kupton dhe komenton ndryshe poezine!
Eshte e vertete se ky film ka po aq interpretime sa ka dhe njerez mbi kete planet. Dhe te gjitha sa u thane jane ceshtje te ngritura ne kete drame komplekse.
Meqe ra fjala, po sugjeroj nje film qe eshte nje gjeagjeze e vertete: Last year in Marienbad, nga regj. francez Alain Resnais.
Zgjedhje e bukur Marienbadi, gjithmon nqs te pelqejne enigmat dhe filmat qe s'kane fund te mbyllur.
Nga Peckinpah kam shkarku qekur "Bring me the head of Alfredo Garcia" po s'me ka ra rasti ta shof. Ndersa shqiperimi i temes mund te ishte keshtu: "Ikni o kembe, se dhjeu b***". lol
I kisha kontrolluar te gjithe dhe me pelqyen goxha sugjerimet e para sepse si kisha pare disa prej tyre, pak me mbrapa diskutimi filloi per filma goxha te vjeter. Nuk ishte kritike e mesipermja, ishte pyetje per kuriozitet. Duke qene se filmat qe ndjek jan 90% pas viteve 90, desha te dija cfare ju pelqen tek filmat e vjeter, sepse spara kam qene i interesuar tek to, dhe ndoshta nderroj mendim Favs nga te vjetrit jane Elephant man, shining, sex lies and videotape, clokwork orange, etj. Sic e sheh eni jam goxha klasik ne zgjedhjen e oldies
Nejse, filmi fundit qe kam ndjekur (dje), ishte Buffalo '66
Filmi fundit qe kam shkarkuar (sot), in the mood for love, ma kane lavderuar shuuuuuuuuume.
btw enka, pash te flickeri qe ishe te üç maymun (Three monkeys), ia vlente? Eshte te kinemaja shkolles por skam pas kohe me shku. Ta gjej kohen patjeter?
Nder vite jane bere me mijra filma dhe sipas ligjit te natyres me te miret i kane rezistuar kohes dhe duke qene se jane me te miret atehere duhen pare medoemos qe te thithesh te plote aromen e artiti kinematografik.
Ne te njejten llogjike ecet edhe per filmat e rinj, po duke qene se ne jemi ne rrjedhen e filmave te rinj i shikojme ne shumice dhe i selektojme vete sipas deshires gje qe nuk mund ta bejme per filmat e vjeter.
Une ne pergjithsi per te pare filmat e vjeter nisem nga regjizoret dhe nga IMDB top 250. Aty kam zbulur regjizore dhe filma shume te bukur aziatike ose amerikano latine te cilet ndoshta nuk do me kishte rene rasti kurre ti shikoja.

Na sygjeron ndonje film nga keta aziatiket ose amerikano-latinet qe i ke zbuluar nga IMDB-ja?
Une vete jam zhgenjyer nga vleresimet e IMDB-se kur kam kerkuar filma te tille.
nje film ndoshta per femije qe me ka mbajtur mberthyer para ekranit, IMHO nje version japonez i "Liza ne botene cudirave", nje film ku imagjinta ka marre dhene dhe ka dale nje kryeveper.
Gjithashtu jane 3logjia version Hentai:
Desu nôto
Desu nôto: The last name
L: Change the World
filma te nje zhanri te cuditshem me pare per mua po te sjelle me shume mjeshteri e imagjinate nga mjseshtrit japoineze.
Personalisht mendoj qe jane te paket filmat e vjeter te cilet kan dicka shume te vecante qe nuk gjendet dot tek filmat e rinj. Por e leme diskutimin me kaq, me mire mjaftohemi me sygjerime Tek imdb top 250 kam pare te gjithe filmat pas '90 (jane pak ne fakt) dhe mendoj qe ka shume qe se meritojne vendin qe kane, duke filluar qe nga shawshank redemption (top of the tops??? naaah), dark knight (shyqyr qe doli ne vend te trete te pakten), ska mundsi qe edhe la vita e bella edhe there will be blood te kene te njejtin rating (cohen brothers me duken shume po shume boring dhe ne te njejten kohe shume overrated)... hmmmmm, po e lej me kaq se kam cik pakenaqesi nga users ne imdb
mendoj se ka dy arsye pse mund te mendosh qe filmat e vjeter nuk kan gjera te vecanta: e para, nuk ke shije te mjaftueshme artistike, ose e dyta: nuk ke patur mundesine, fatin, apo durimin per te ndjekur filmat e vjeter. sigurisht qe te uroj kete te dyten. meqe ke pare 'Shining' dhe Clockwork, te sugjeroj qe t'i maresh me rradhe te gjith filmat e Kubrick. ne ditet e sotme, duhet germuar per artin e vertete, ate rralle e gjen neper siperfaqe te dukshme. prandaj, me vete gjithmon lopaten dhe vath ne vesh batuten e atij filmit shqiptar: Germo Tare, germo... (normalisht ne vend te Tares do thoni emrin tuaj). Germim te mbare!
hmmmmm, po e lej me kaq se kam cik pakenaqesi nga users ne imdb
Akoma?
enka, kur behet fjale per keto lloj filmash, qe kane numer te vogel user-ash qe vleresojne, mundesia qe te gaboje eshte edhe me e madhe; te pakten kete gje kam vene re une. Nejse varet edhe nga shijet.
Atij filmit "3 majmune" i ke be goxha review. Ta shohim njehere. Ishallah s'je edhe ti si imdb-ja.
ja po sugjeroj nje film te vjeter qe esht dhe te lista e 1001 filmave. tani po e shkarkoj, pra s'e kam pare ende; por konsiderohet si kryeveper e ekspresionizmit gjerman. The Cabinet of Dr. Caligari, regjizor Robert Wiene, viti 1919, pra film pa ze. Tek kjo faqja mund te beni dhe shkarkimin, jane disa versione sipas madhesise/cilesise qe deshironi.
Personalisht mendoj qe jane TE PAKET filmat e vjeter te cilet kan dicka SHUME te vecante qe nuk gjendet DOT tek filmat e rinj
Kinofili mua sme duket sikur kam thene qe filmat e vjeter skane gjera te vecanta.
Nga Kubrick kam pare edhe Eyes Wide Shot, edhe Dr Strangelove, edhe Full Metal Jacket, edhe A space Odyssey... POR ato 2 arsyet qe solle me siper, nqs them qe mu duken futja kot, eshte e paket. Mungesa shijeve artistike ben nje njeri qe mos te pelqeje te shohi filma te vjeter??? Ca dmth "shije artistike" iher??? Fakti qe televizori bardh e zi eshte revolucion ne fushen e teknologjise sdmth qe une sdo mbaj plazma tv, qe eshte arritje me e vogel (ne sensin qe nuk ndryshoi boten) por shume me e pelqyeshme per mua. Une i vleresoj ata regjizore per ate qe kane arritur ne ate kohe por Lost Highway me ka dhene nje ndjenje shum me te fuqishme se Dr Strangelove (kam pershtypjen se eshte i preferuari yt), kjo me ben me me pak "shije artistike"???
Nejse, un e thashe qe ne fillim qe nuk desha me e bere diskutim kete, se mka ndodhur gjithmone e njejta gje kur flisja per muziken, por me acaron cik pompoziteti ne pegjithesi.
A mund ti kthehemi sygjerimit te filmave dhe diskutimeve per ta, me mire sesa "ajo qe pelqej une eshte me e bukur se ajo qe pelqen ti"
erjon, as un s'dua te bej diskutime te tilla, se e di qe vec kohe do humbim. spo them qe Lost Highway (nuk e kam pare ende) qendron me poshte se Dr. Strangelove ngaqe ky i dyti esht me i vjeter. filmi i mire eshte i mire, qofte me ngjyra, qofte bardh e zi, qofte ne tv 14 polsh a ne HD. mua mu duk pompoze shprehja jote qe vetcitove dhe sikur e mohove aty per aty. nejse, nese ty te pelqen Lynch me teper se Kubrick, kjo eshte shija jote dhe besoj se je thellsisht brenda artistikes. Por ama ti nuk gjen dot ne ditet e sotme, filma si ato Bunuel, Bresson, Tarkovksy, Antonioni, etj etj, qe kan qene e do mbeten gjeni te kinemase, dhe te gjith ata regjizore te diteve tona pikerisht nga keta baballare kane patur ndikim jo te paket. ndaj desha vetem pak me respekt e konsiderate per filmat e vjeter, se ne fund te fundit, filmi eshte si puna e veres.
Enka, reviewn per three monkeys nuk e kam lexuar. Lexova ate per Buffalo '66 dhe mendoj qe ka shume spoilers (detaje) per dike qe se ka pare filmin, prandaj do ta lexoj pasi ta shoh.
Buffalo ishte sh yll. Une do i pershkruara pak me ndryshe se ti karakteret e filmit, por baza mbetet e njejte. Gjynah qe Ricci ka qen 17 kur i ka bere xhirimet ) Mgjs twistin e prisja smund te them qe smu be qefi, ajo skena ne pasticeri te linte me 1 buzqeshje
Kinofili, cfaredo qe te permbante fjalia ime thjesht fakti qe fillonte me "personalisht mendoj" ia con pompozitetin ne 0, ishte thjesht nje mendim personal, ndersa e jotja ishte nje verdikt mbi shijet e mia dhe te kujdo qe nuk preferon filmat e vjeter. Sic te thashe respekt dhe konsiderate kam dhe per Tv bardh e zi, por ne shtepi kam LCD :))
ja te bej nje analogji te vogel letrare. ti mund te thuash qe Homeri apo Shekspiri nuk te pelqejne, por nuk mund te mohosh se jane nga gjenite dhe artistet me te medhenj qe kane ekzistuar ndonjehere. verdiktin se kush esht art e kush jo e jep vetem koha. ti i dhe artit nje relativizem te papranushem. fund.
Po shihja tek blogu yt qe je anti hollywood. Mendon qe ska me filma te mire ne hollywood??? Kuptohet qe me nje perqindje te vogel (pjesa me e madhe jane mediokre) por mendoj se vazhdojne te behen vepra te mira.
Btw, siper ke thene qe ske pare Lost Highway, eshte must. Keshillohet te shihet nga ora 3 e mengjesit, bashke me dike tjeter qe nuk flet fare gjate filmave. Jep nje pushim te shkurter ne mes per nje cigare dhe per diskutim te shpejte, pastaj vazhdo pjesen e dyte dhe rri gjithe naten pa gjume duke bere lidhjet
lol. e sheh qe dhe ti jep "verdikte" duke thene se eshte MUST. Lynch-in nuk e kam gerrmuar ende mire. Hollywoodi cop-cope, po ja, na sugjero ndonje titull se rralle gjenden te mire.
Into the wild ishte i sterzgjatur, me trashi Po mos te ishte histori e vertete do e fusja te lista "never to be watched by anyone" :S Nejse, mendim personal
2... Another Demonstration of the Cliff-Guibert Fire Horse Reel, Showing a Young Girl Coming from an Office, Detaching Hose, Running with It 60 Feet, and Playing a Stream, All Inside of 30 Seconds http://www.imdb.com/title/tt0327428/
3.. Demonstrating the Action of the Brown Hoisting and Conveying Machine in Unloading a Schooner of Iron Ore, and Loading the Material on the Cars http://www.imdb.com/title/tt0302466/
Po te te tregoj une listen time ti do me akuzosh per shije jo artistike ) E verteta eshte qe mua me pelqen cdo gje qe... hmmm me ben pershtypje do thoja. Disa here eshte art dhe disa her eshte entertainment. Kam shkuar ne kinema per te 3 X-man sepse ka qene filmi im i preferuar me kartona kur kam qene i vogel, dhe loved it Volver mgjs eshte nominuar per palmen e arte dhe mgjs per Almadovarin kam respekt me eshte dukur film i dobet, sme dha asnje lloj ndjenje, sme beri asnje pershtypje. Disa here kjo pershtypje vjen nga teknika, disa here nga aktrimi, disa here nga ngjarja, muzika, te gjitha bashke etj. dhe ndonjehere edhe nga gjendja ime. Cohen brothers skam per ti pare me asnje film, pervecse me bejne te shoh oren shume shpesh skane asnje efekt tjeter tek une. Vleresimi im eshte subjektiv dhe jam i vetdijshem, por preferoj me mire te shoh dicka qe me jep mua kenaqesi sesa dicka qe i ka dhene botes mbare por qe mua me trash. Pas ketij pershkrimi mbi vlersimin tim te filmave, nqs do akoma sugjerime nga une me thuaj... por kam pershtypjen se ke nderruar mendje
Erjon, po mir mund te sugjerosh nga keta qe mendon se anojne nga arti. Sigurisht qe s'kam interes per sugjerime te tipit X-man (i vogel me pelqente shume breshkat mutante ninxha adoleshente). nga Almodovari mund te ndjekesh Atame (me Banderas) dhe Carne tremula, besoj se do te pelqejn me teper nga Volver... ceshtja eshte se ti po shikon ato qe bota mbare shikon tani.
po mire, sikur Lynch esht i pavarur dhe jo Hollywood. jo te gjith filmat amerikane jane hollivudiane. gjysmen i kam pare, ndoshta jane nga me te miret e hollywoodit, po gjithsesi per mua qendrojn me posht se filmat te tjere europjane apo aziatike. anojn gjithmon nga argetimi, dhe rralle priren drejt atij zhanri qe quhet Arthouse (pervec Lynch-it normal). Tarantino, Nolan, etj mund te kene talent, por problemi esht se bejne filma qe te shiten sa me shume, dmth biznes. hollywoodi, ne pergjithsi, esht po aq skematik sa c'ishte realizmi socialist te ne.
Ke te drejte kinofil, jam i te njejti mendim me ty. Kjo ka shume mundesi ngaqe kinematografia hollyvudiane eshte peng i asaj qe ngriti vete, mediokritetit qe kultivuan ne publik. Producentet nuk mund te rrezikojne duke dale jashte skematikave te tregut se ne fund te fundit "it,s all about Benjamins". Ndersa filmat me te mire te regjizoreve te pjeses tjeter te botes jane jashte ketyre skemave, arti i tyre nuk i le te bejen kompromis. Tarkovski Stalker e ka bere nga fillimi me nje buxhet te ulet (dhe ne Bashkim Sovjetik) nuk besoj se kjo ndodh ne Hollywood ku cdo gje eshte "On Budget On Time"
po, hollyvudi ulet ne nivelin e publikut, dhe rralle tenton te rrite kete nivel. me vjen keq qe gjith ai potencial perdoret keshtu. po, ashtu esht per Stalkerin, biles mendohet se stafi esht helmuar nga substancat radioaktive gjate xhirimeve, ngaqe shume prej tyre kane vdekur te rinj, perfshi Tarkovskin. shikoni p.sh. Taste of cherry te iranianit Kiarostami, me 1 aktor profesionist dhe nje fuoristrade Range Rover ka bere nje goxha film.
Nuk pres nga hollywood qe ta rrisi kete nivel, ajo synon vetem fitimet. Por ka regjizore te talentuar qe sbejne kompromise, producente qe synojne nivelin, ashtu sic ka aktore qe vendosin ne baze te scriptit pa e marr parasysh shumen qe i eshte ofruar. Dmth qe ka filma te mire mes atyre
Ke te drejte per ate qe jo cdo amerikan eshte hollywoodian. Ngaqe vet skam paragjykime ndaj hollywood tij didnt bother to check. Ajo qe ka ndryshe hollywood nga europa apo azia eshte reklama dhe mundesia per ta bere film "per popullin e gjere". Fakti qe arrin me teper audienca sme duket arsye per me e hedhur poshte. Sic e ke thene me pare, nje film i bukur eshte i bukur, qofte me ngjyra, qofte bardh e zi, qofte i bere nga hollywood (kete e shtoj une:))
ai 'House of sand and fog' me ka bere pershtypje, e kam pare 1 her ne tv para ca vitesh. tani qe e pash te imdb, regjizori paska lindur ne Kiev. nuk esht problemi i audiences, p.sh. nje nga filmat qe mendohet te jete shum i pare esht 8 1/2 i Fellini. problemi esht se filmi funksionon si biznes: pra, do investojme kaq miljone dollare dhe parashikojme qe te fitojme kaq miljone dollare, dhe filmi realizohet qe te jete acesibel per sa me shume njerez te jete e mundur. pastaj behen fushata publicitare teper te fuqishme, s'kam ca te them per kete.
Ka shume shembuj si ai qe me permende me siper. Ai qe me ka zhgenjyer me teper ka qene Insomnia i Nolan. Film me script tipik te dobet, regjizor me emer, aktor gjigand. Se di si kane pranuar Pacino dhe Nolan te punojne per ate film kur i kane lexuar skenarin. Vleresimi 7.2, une si jap me teper se 4
Kam degjuar fjale te mira per kete (akoma s'e kam pare)... Edhe per regjizorin, T. Gilliam. Nqs do rolin ndoshta me te cuditshem te J. Depp shkarko Dead Man.
Fear and Loathing ne Las Vegas, ja vlen ta shohesh. Nuk ka ndonje mesazh domethenes, porse eshte realizuar shume mire.
Une kam pare nje qerre me filma qe kur me perjashtuan nga blogu dhe sapo e provova tani perseri (hera e fundit para tre javesh), dhe e paskan leshuar konton time (mesa duket u kane rene shume lexuesit e blogut, ku shkruajne vetem ca syresh nga nje fis i madh te merguarish e shume te merzitshem ne refrenin e tyre nacionalist.) Keto filma mi dha nje shok dhe nuk ishin te zgjedhur nga mua.
1. Revolver e Guy Ritchie-t, ideja shume interesante dhe e veshtire (armiku me i madh eshte vetja jone, imagjinata dhe deshira per te lozur me disa personalitete dhe krijesa te mendjes sone), realizimi i idese linte per te deshiruar, edhe pse dukej qe regjizori ishte munduar shume. Loja e aktoreve ishte e mire, por dora e e bezdishme ketij regjizorit ndihej gjithandej. Kur e mora filmin nuk e dija qe e kishte bere ky, por gjate filmit dhe batutave e kuptova menjeher qe ishte regjizori i Snatch. Problemi eshte se ky regjizor donte te fuste shume ide brenda: mund te vjedhesh, -sic thote dikush- por behe kete mire, ne menyre qe te duket origjinale. Ishte pra nje nakatosje e "Noveles se Shahut" te Zweig, me idete mistike budiste (edhe te krishtere ose islame) se "ne jemi armik te vetes sone", dhe e idese post-moderniste, se vetem po te lozim me shume identitete dhe imagjinaten tone mund t'ja hedhim (trick) vetes, realitetit qe perjetojme ose shoqerise. Shkurt, ideja interesante, filmi i deshtuar, 6 per filmin, 7 per perpjekjen dhe guximin.
2. Babylon A.D. edhe ketu ideja ishte e bukur, madje shume e bukur: nje super-krijese njerzore e krijuar nga nje robote dhe nje njeri, femer (sic jane gjithmone krijesat perfekte: Five elements), merret peng dhe Vin Diesel nga nje Mesazhier (postier) shnderrohet ne shpetimtar, saqe kufiri midis Shpetimtares (Hyjnise) dhe Heroit (qe e rruan ate nga rreziqet, Njeriut) zhduket. Por filmi merriton 1 se ishte shume i dobet, edhe nga ana teknike, cdo skene me aksion ishte nje rremuje, nuk merrej vesh se kush kepuste shkelma dhe kush i merrte (ose mbase monitori im, TFT 22", nuk i jipte mire, plus edhe kopje). Nota 1.
3. "War" me Jet Li dhe "the forbidden kingdom" edhe me J. Chan. Per ata si puna ime qe jane fans te arteve luftarake ja u sugjeroj keto filma. The forbidden Kingdom do ta kisha pare me deshire kur te isha 14 vjec, dhe jo shpifurinen italiane "djali i karatese", qe kam pare atehere (dmth. nese i shihni keto filma si une, duke i kaluar me 2x shpejtesi skenat e merzitshme melodramatike, atehere ja u sugjeroj, plus qe ja vlen te shohesh dy bukuroshe japoneze qe bejne sikur zihen -- stili i "Hero" dhe "ndihej gjithandej). "War" kishte stilin e atyre te Hong-Kongut ne vitet 80-90, dhe ishte i kendshem.
4. I Vitelloni dhe Kasanoven nga Felini, Hajduti i Bicikletave, po e leme per dite tjeter komentin. Por I Vitelloni me kujtoi jeten ne Shqiperi. Noten 10 per I vitelloni dhe Hajdutin e Bicikletave, Kasanoven me duhet ta shohe edhe njeher.
5. Untracable, jo keq, edhe ideja shume realiste. Nota 7.
6. Killing Zoe, e pashe dje, jo keq dhe karakteret ishin te realizuara mire, Tarantino mo, noten 6.
7. "Aime ton pere" (Duaje babane tend) me G. Depardieu dhe J. filmi ishte i bere mire, kishte ca momente shpifura, qe po ta kisha pare ne PC do ti kisha kaluar me shpejtesi, porse si ide, nje Baba shkrimtar qe i eshte dedikuar letersise se tij perplaset me birin e tij qe ai e ka braktisur per t'iu perkushtuar punes se tij. Ky niset per te marre cmimin Nobel. Ka shume nga jeta e J. Depardieu, cfare e kuptova tek pashe nje emison tek Arte.tv mbi jeten e tij. Noten 7. Kam pare edhe ca filma te tjere franceze te koheve te fundit qe kane filluar t'ja kalojne ketyre te Holliwudit per nga realizimi, nuk i mbaj mend tani te gjitha, porse as qe ja vlen, jane aq perfekt ne plot dhe ne realizim, saqe velesh nga persosmeria e tyre (psh. nje film me nje kuzhunier francez ne parisin e pushtuar nga gjermane, sesi shpeton disa femije hebrej, ngjyrat, artistet, zeri, ploti, sikur kane dale nga ndonje liber mbi regjizuren.)
Ndersa ketu tek peshku kam pare ca filma me disa patetike qe mbjellin fusha te tera me patetizem, per te korrur patetizem dhe per te mbushur hauret dhe hambaret e tyre me patetizem nacionalist. Pune e paqme per disa qe kane kohe te merren me kete pune, ne te tjeret le te mbjellim grure per te mbushur barqet.
po lexoja komentet e fillimit, e u permend ichi the killer, qe per mua eshte film shume i semure psiqikisht, ne i veshim siper cte duam, po ai film eshte nj efilm i skajshem, tregon kufij njerezore, si pasoje, i bukur...
filma qe per mendimin tim (jo se jam ndonje fan horrori) jane per tu pare, eshte patjeter "blair witch project" (i pari, dhe qe shumekush nga ju do e kete pare) dhe patjeter "cigarette burns". ky i dyti me ka lene icik te trallisur, dhe kur kam folur rastesisht me nje mikun tim per te, dhe te ai kishte dhene te njejtin efekt. une nuk jam ekspert kinemaje as edhe amator, por eshte subjekti ai qe me terheq dhe keta te dy i vleresoj.
film i llojit aksion, dhe njekohesisht histori e vertete eshte "fearless" me jet li. nga subjekti dyshova qe duhet te kete akoma miresi ne bote. gjithmone pasi ke njohur t ekeqen. mbase duket pak patetike kjo qe po them, por jeta e atij njeriu dhe vdekja e tij pikerisht kete me thone.
kam haruar te shtoj, atyre qe u pelqen Jim jarmush, ka per t'u pelqyer edhe kaurismaki. Sidomos Leningrad Cowboys go America. Shitesi i makines eshte Jarmusch.
Eni, ndoshta mund te shohesh La Vie Boheme nga Kaurismaki, qe mund te jete nga me te miret e tij. Esht bardh e zi, por ne qender ka nje piktor qe gjejeni pak nga cili vend eshte. Po, shqiptar!... e perserit nja dy-tri here gjate filmit, po jo se kendon me cifteli apo ndonje polifonike. Eshte i njejti aktor qe lun tek Lenningrad Cowboys Go America.
nga lista jote te mesipermit me pelqejne.shenim : sin city se luan Mickey Rourke qe e kam qef si aktor:p
Tek "House of Sand and Fog" me pelqen shume loja Ben Kingsley.eshte goxha aktor.
Bashkohem me kinofilin rreth Tarantinos.sdq nuk mund ta mohoj qe ka talent veçse nje çike si shume pop e ka talentin ndonese e shfaq si margjinal:p
Muzikalet dhe fantastiko -shkencoret si kam qef.(perveç disa rasteve shuuuuuuuume te rralla)
psh s'ka burr none me me ul me pa: "lord of the rings","harry potter" etj.i dite me ulen me zor me pa "lord of the rings" dhe me vjen turp ta them por me zuri gjumi:p
Nuk i kam pare keta qe permende, enka. Nuk e di se cfare te ka terhequr tek kta filmat e tjere te tij, por Lenningrad cowboys me ka pelqyer per sensin e humorit qe ka. Nqs tek kta filmat e tjere te ka pelqyer humori, atehere do te pelqej edhe leningrad cowboys. Do kerkoj per kta qe permende.
P.s. ai Potempkini ishte shume film i mire. I pari prej Eisestein qe shoh, dhe me pelqeu goxha, mjaft i arritur. Eshte e habitshme ne fakt, se si e njeh dhe vjen ne kontakt me fuqine e filmit, si medium, me mire kur sheh filma pa ze, se sa filma modern. Potemkini eshte prizmi dramatik e me tension, i asaj qe filmi si medium mund te arrij, kam pershtypjen. Nqs je e interesuar per te njejten fuqi te filmit si medium, te asaj periudhe, por ne versionin realist e jo dramatik, ne mendje me vjen Nanook of the North.
23-dimension:mua tek keta dy filmat ç'ka me terheq eshte menyra sesi e paraqet psikologjine e personazheve kryesore ,tipa kryesisht te vetmuar dhe jo shume te perkrahur ne shoqeri.
e vertete sensin e humorit e ka shume tipik dhe e ruan edhe ne momente te renda,gje qe e shpeton nga te qenurit dramatik.
Enka, nqs se ke pare sweeney todd ta sugjeroj. Tim Burton e ka qare (pa fol per depp). Te garantoj qe nuk bie ne kategorine e musicals qe smund ti pelqesh. Nqs e sheh shkruaj pershtypjet
Lord of the rings, harry potter??? Skam ore teper ne jeten time qe ti harxhoj me keta
Sweeney Todd ka kinematografi mjaft te zymte gje qe me pelqen, si dhe 'dark humor'. Eshte i lezetshem,s'mendoj se esht ndonje kryeveper, ndoshta per musicals mund te jete nga me te miret, por s'jam kam idene zhanrit. Nga Tim Burton kam degjuar fjale te mira per Ed Wood (te top 250 imdb!) dhe normal, Eduart duargersheren.
Tim Burton me pelqen dhe mua.pastaj per J.Depp shifet filmi:)
para 2 ditesh pashe filmin shqiptar te Mevlan Shanaj : Lule te kuqe, lule te zeza.
filmi trajton temen e mergimit ne nje menyre prekese dhe reale.perveç disa egzagjerimeve mund te them se ishte film mjaft poetik nga ana vizuale.si dhe loja e aktoreve shume e mire.
Tim Burton ka pas goxha guxim qe ka bere ne 94 film bardh e zi, dhe Depp ka luajtur shume bukur tek Ed Wood. Kur e pashe me hypi kurioziteti me pa nai film nga Ed Wood, pastaj me pati dale nga mendja. Nejse, filmi seshte nai kryeveper. En e ke pare Blow???
Ehhh, lere fare o Enka ate kerkimin per filma shqiptare qe ja vlejn. Kinematografia jone ka qene dhe eshte (por shpresojme te mos mbetet) nje kombinat L.E.S.H.I.
Nqs njihni filma kineze, kerkoj te gjej nje film qe e kam pare para disa vitesh, e me ka pelqyer shume por nuk ja mbaj mend titullin. Biles as filmin nuk e mbaj mend mire, por me kujtohet kshtu si ender, detaje te shkeputura tek-tuk. Bazohet ne zone rurale te kines gjate periudhes se revolucionit kulturor. Protagonistet jane dy te rinje, qe takohen me nje vajze simpatike provinciale atje ku shkojne... edhe fillon dinamika pastaj midis te treve... prej detajeve me me kujtohen kto orat e medhaja me kurdisje qe kishim edhe ne, me kendezin... edhe se njeri prej ktyre eshte i apasionuar me letersi evropiane, e cila eshte e ndaluar ne kine, dmth lexon fshehurazi, kryesisht letersi franceze. Ne fund kta ikin dhe e lene kete vajzen, pastaj kjo iken gjithashtu, a vdes, a dicka e tille, me vone pas 90 njeri ktyre kthehet, tashme burre, dhe me duket se eshte fotoreporter a gazetar a dicka e tile, edhe kerkon kete vajzen, por ajo ka vdekur me duket... edhe behet nje si tip feste aty ne fshat, por jo tamam feste, me tereper tip homazhi per te vdekurit, ose shpirtrat e te vdekurve, a dicka e tille, edhe leshohen me mijra varka prej letre ne lum, ah po, zona ehste diku ne brigjet e Yangtzi river, me duket. Filmi eshte shume fotografik. Kisha pershtypjen se ishte Zhang Yimou, por eshte dikush tjeter regjizor. Filmi ka nje si atmosfere enderre, por shume terheqes. Kaq me kujtohet, nqs e di njeri se per cilin behet fjale mund te tregoj titullin, ne menyre qe ta gjej. flm
23-Dimension, ate Gosford Park e kam pare, edhe mua me ka pelqyer. Sidomos ato aktoret dhe tregimi i historise.
Dje pashe tek Arte "Lights in the Dusk" (http://www.imdb.com/title/tt0458242/ ) nga A. Kuarismaeki. Nuk ishte i keq, por keto filmat finlandez (mbase nordik) duket sikur kane nje emerues te perbashket, psikologjine e aktoreve. Ky filmi fliste per nje tip enderrimtar, jo extrovertit sic jemi ne, qe bertasim, kendojme ose rropatemi per ti realizuar enderrat, porse nje lloj tipi qe punonte (ne fakt me mire te themi: mendonte) ne heshtje. Sikur i pertypte ato enderrat e tij, i ripertypte, e nuk kishin te benin fare me realitetin qe ai perjetonte. Ne fakt me shume se enderrat dhe mendimet e tij, ishte ky vete qe nuk bente pjese ne kete realitet. Ngase ka kete tip karakteri behet edhe vegel per nje vjedhje. Por nuk mund te perdoret termi Manipulim ose Mashtrim, as Vetemashtrim, nuk e di se cfare termi mund te perdoret per kete Fenomen. Fenomeni i nje njeriu qe nuk ka plan, e as e sheh jeten e tij ne nje plan madhor universal, porse vetem enderron ne heshtje.
Para ca ditesh pash nje film shume te mire: The Breakfast Club (1984). Nga ato filmat te cilat te bejne te ndihesh keq qe nuk ke mundur ti shohesh kur ishte adolishent (si edhe ca libra si psh. The Catcher in the Rye). Filmi simbolizonte nje lloj therapi grupi per problemet me identitetin qe shume adolishente ndeshin gjate formimit te tij. Por perkunder disa filmave ku eshte nje psikolog (baba, oficer, prift etj.) qe e merr kete rol, ketu vihej ne pah rroli i Peergroup, i moshatareve (dy vajza dhe tre djeme, karaktere te ndryshem). Ketu keta kuptojne se personaliteti qe shfaqin eshte i rreme, por ne nje fare menyre ky personalitet i shfaqur reflekton deshirat e tyre (edhe vullnetin), dhe ne kete proces te formimit te identitetit nuk jane vetem (unique) porse ka edhe te tjere. etj. etj..
Filma te tjere te mire mbi adolishencen jane psh. edhe "Bully" dhe "Ken Park". Te dyja keto flasin mbi problemet qe ndeshin sot adolishentet (edhe ata te vonuarit, sipas teorive te psikologjise se z
179 Komente
Die Welle ( The wave ). Film Gjerman i 2008. Shume domethenes.
The Lives of Others eshte film shume i mire. Art serioz, e shume relevant (ka te beje) per ne.
Kurse The Death of a Salesman eshte nje prej ktyre filmave qe e merr me vete edhe ngelet me ty. Sepse per dreq nuk arrij te dal pertej interpretimit psikoanalitik te ktij fimi, dhe kam pershtypjen se eshte shume me teper se aq, mgjths edhe pikepamja psikoanalitike eshte e vlefshme. Duhet ta shoh perseri. Bulkth shihe, kaq di me thene une. 10/10
The Death of a Salesman - Per cilin version e ke fjalen per ate te 51 apo per ate 85?
per ate te 85-es, me Dustin Hofman e John Malcovich.
Pse? I ke pare te dy? Vetem te 85-es kam pare. Kam edhe librin, por s'e kam lexuar.
Do ta shoh kete filmin, rrofsh. Ky regjizori i ketij filmit Schloendorff premton shume, ka bere ate "Die Blechtrommel"(tamburi, the tin drumer), nje liber me te njejtin titull i G. Grass. Filmin ta sugjeroj, eshte shume i mire, ka fituar edhe oskar si filmi me i mire i huaj. Filmi ka shume simbolik.
Pashe Ichi the Killer, nga T. Miike, qe e kisha shkarkuar para ca kohesh, ishte pak a shume si "Memento", nese e sheh nga ajo perspektiva qe njeriu i eshte larguar konceptit te kohes, ku koha dhe kujtimet si konvencionet njerzore nuk kane asnje kuptim. Sipas mendimit tim atje lidhet koncepti i Kujteses me Kohen, dhe nese nuk ka kujtes, nuk ka kohe, e vice versa. Njeriu gjithmone prodhon kujtime, i perditeson ato, si ajo novela "neveria" e Sartr. Me pelqen ky trajtimi i kesaj teme ne kete forme. Se nese do te hiqnim konceptin e kohes, atehere kujtimet tona nuk jane pervetem se 'konstrukte tona psiqike" (Einbildungen, imagjinate), si tek filmi Ichi (skena e perdhunimit dhe e cubllekut). Pa konceptin e kohes te perbrendizuar (internalized, verinnerlicht) ne nuk kemi kujtes, si pasoj nuk bejme pjese ne ate kujtesen shoqerore (collective memory), e per rrjedhoj asnje konvencion moral nuk ka kuptim, si tek Ichi qe vret cdo gje, dhe i leshohet arbitraritetit te emocionit te tij (vrastar, ose meshirues). Nga ana tjeter te dy keto filmat na tregojne se sidoqe te jete shoqeria na ka vene ne loje dhe na ka manipuluar me konstruktet e saj, si psh. koha, tek Memento duke perdorur dispozitat tona, psh. hakmarrjen; ndersa tek Ichi duke rene pre' e manipulimit te kujteses sone. Ne mundohemi ta mbajme kohen duke gdhendur kujtime ne koke, ose duke shkruar (tatuazhe si ai tek Memento), porse ajo, shoqeria ne kohe, ben edhe pa ne (tek Ichi, ai manipuluesi vret veten). Ichi mu duk me shume si nje nyje. Ndersa nga ana tjeter eshte shoqeria, individe te tjere, qe perbejne kontekstin ne te cilen kujtimet tona marrin nje kuptim, dhe shnderrohen ne nje qellim per te ardhmen.
Shume e thelle kjo analiza. Me pelqen. Sidomos nqs e sheh kohen jo vetem si koncept, por si dimensionin e katert. Te ndoqa deri tek loja e shoqerise ndaj nesh, dhe konstruktet e saj. Koha eshte konstrukti i shoqerise? Apo konvencionet morale? jam dakord me dispozitat, por kisha pershtypjen se kto ishin emocionet e impulset e momentit, kurse hakmarrja nuk ben dot pa konceptin kohe, ajo okupon dimensionin e kohes!(?) Por jam i sigurte se s'e kam kuptuar mire, por per kete e ke fajin edhe vete xhanem sepse shkruan shume konceptualisht.
"Das Leben der Anderen" - The life of others.
Nuk po e stolis me metafora apo krahasime. Thjesht, ia vlen te shikohet.
Terminator 2
Little Miss Sunshine.
I bukur, humoristik dhe domethenes gjithashtu.
Atë që sugjeroi Devis e kam parë. Nëse nuk gaboj, bëhet fjalë për këtë: http://video.google.com/videoplay?docid=4689717947890475769
Ndërsa kohët e fundit pashë dhe "Das leben der anderen". Me të vërtetë film i mirë. Flm për sugjerimin.
Ndonjë të re? Çna thuni ndonjë gjë tjetër?
Taken.
Sec ka filluar kohet e fundit ne filmat e fundit perdorimi i shqiptareve ne rrole super negative ky eshte filmi i dyte gjate ketij viti me kriminela shqiptare, keta ishin nga Tropoja me tatuazhe me gjysemhene dhe yll, me mjekerr alla Jihad qe rrembenin vajza qe me vone i prostituonin ose i shisnin. dhe per cudi te te dy filmat, i pari nuk me kujtohet emri, kur jepen emrat ne fund ka disa emra mbiemra slavv. Te jete koecidence valle apo nje politike e holle? Megjithese eshte kjo e dyta tmerrohem ta pranoj.
http://www.imdb.com/title/tt0338949/
Edi
Piotr Trzaskalski
Enka flm për sugjerimin mbi Jarmusch. Qenka jo pak po gjeni! Simbolizëm, filozofi, thellësi mendimi, artistikisht i përkryer.
Para disa kohësh pashë Ghost dog dhe Dead Man.
gezohem Jul:)
shiko dhe "night on earth" dhe "coffee and cigarettes" se do vdesesh fare:)
ja dhe trailerat :
http://www.youtube.com/watch?v=P7wa9kSI5Ew
http://www.youtube.com/watch?v=K6Mw6b1T50U
Ik o Enka se me trashe fare tani!
Ohu po une çfare te sugjeroj ketu se "Night on earth" eshte filmi im i preferuar. E vetmja e "keqe" e atij filmi eshte qe nga 5 historite nuk di se ke te preferosh apo tregosh me pare.
mu m'pelqe sidomos pjesa e Brooklyn dhe Parisi
i man men zezaket kur thoshin per bashkekombesin e tyre: me kete fytyre mund te vriste ndokend:D duhet te jete nga Kameruni:p
prej inotit tat mu me pelqe me shume pjesa e dhise se Benignit dhe Finlanda.
ahaha Finlanda eshte gjigande.
"do you know where you are?
-Yes Helsinki :D"
"dark habits" (1983) - Pedro Almodovar
Coffee e kam parë.
Atë tjetrin së shpejti. Boh... tani më duhet të shikoj dhe Broken flowers prapë...
pune e mbare:)
tek coffe and cigarettes pjesa e benignit eshte me e bukura... i gotta go now, i have dentist appointment.
O Lucky Man, i Lindsay Anderson.
Meqe permende L. Anderson, s'mund te rri pa sugjeru filmin "If...."
23-dimension : ndersa une vdes sidomos per pjesen ku shohim Cate Blanchet te dyfishte.nuk ka gje me histerike:) eh pa harruar edhe dialogun e famshem te Iggy Pop dhe Tom Waits:)
http://www.youtube.com/watch?v=K6Mw6b1T50U
meqe ra fjala Beningni edhe tek filmi Night on Earth ka nje pjese te papare:)
http://www.youtube.com/watch?v=p9YI7wUFl0w
http://www.youtube.com/watch?v=YHHIEBSLDTk
Samsara - Pan Nalin
Po ti mi lexo mendimet e mia e?
Thuj shyqyr qe nuk jom femer se rrezik ene fustonat do i blejshim njesoj!
lol
http://www.youtube.com/watch?v=YHHIEBSLDTk
Samsara - Pan Nalin
Come and See ( Idi I smotri ). Film rus per luften a dyte boterore. Shume "graphic" sic do ta shihni vete ne fund te kti trailer-it me poshte.
http://www.youtube.com/watch?v=LMKwMzLj8Ow&mode=related&search=
faleminderit qe me dhe mundesine te njoh Elem Klimov.
filmat e medhenj behen nga regjizore te medhenj dhe Klimov ashtu si Eisestein, Tarkovski, eshte nje regjizor i Madh rus dhe boteror.
Qe te shijosh me te vertete kinematografine si art duhet te shikosh punet me te mira te regjizoreve te medhenj dhe ne pergjithesi perlat e kinematografise nuk vine nga Hollivudi.
Idi i Smotri (come and see), e kam shkarkuar para shume kohesh, edhe kam dash ta shoh nja... 1 here, por sepse me eshte krijuar tip pershtypje negative prej review-s... diku thoshte se ishte tip propagande ruse per luften e dyte boterore, e shprehur nepermjet syve te nje adoleshenti a dicka e tille. Jam i sigurte se do te kete shume vlera artistike e historike etj etj, por nje film per mua duhet me qene edhe entertaining, ose terheqes, qe te me terheqi. It has to deliver, me fjale te tjera.
Ndonje sugjerim tjeter?
Pretendimi se ky fillm eshte propagande ruse nuk mund te jete me larg te vertetes. Klimov gjate karrieres se tij nuk eshte kufizuar kurre nga parimet apo etika komuniste e kohes. Madje njeri prej filmave te tij ka pasur edhe skena orgjie, kurse nje tjeter ka denoncuar burokracine e sistemit te atehershem.
Nqs jeni me te vertete dashamires i kinemase atehere nje film i tille eshte nje eksperience qe nuk duhet anashkaluar. Vetem nje gje di te them. Pregatitu te bombardoesh me metafora te parehatshme dhe ne shume raste ofenduse per ty si njeri. Une zakonisht kur has skena te tilla makabre apo te veshtira psikologjike ne nje film, gjej komfort te fakti qe ky i fundit eshte pikerisht fantazi. Idi i Smotri mund te jte nje nga filmat e paket qe nuk ma ka lejuar kete lluks. Eshte me te vertete nje eksperience tjeter.
p.s Sex and Lucia.... kshtu si atmosfere/mood, pak a shume i njejte me Respiro. Te dy kta jane te bukur... sugjeroj te shihen njeri pas tjetrit.
te dy ishin filma interesante.
po te doni te shihni filma ruse fanta-horror, kapni nightwatch dhe daywatch. une u kenaqa.
Këto që thotë 23shi zor se i gjej dot, po kam parë një film tjetër rus me titullin "Çmendina". Fliste për luftën në Çeçeni dhe lidhjen e kësaj lufte me një spital psikiatrik aty në zonë. Ishte goxha "ndryshe" si film dhe i veçantë në llojin e vet.
J.tek ky filmi mos luante gje nje vajze e çmedhur qe vdiste per Bryan Adams? nese flasim per te njejetin film , mund te them se ishte shume i kendshem.
nderkohe nje film tjeter i kendshem eshte:
Chung King Express-Wong Kar Wai
http://www.imdb.com/title/tt0109424/
Yep Eni, ai film është.
kinematografia ruse (USSR) eshte shume avangardiste, ka edhe ajo realizem socialist po e kam fjalen per filma t e regjizoreve te medhenj, pastaj edhe Kurosava ka fituar Oskar ne nje film rus, Dersu Uzala.
filmat cilesore te kinematografise Sovjetike po dhe me pas jane me shume se terheqes ato mbartin nje rryme te forte psikologjike te ngjashme me filmat e Bergman ose te regjizoreve te tjere Europiane, me pak fjale jane ndryshe nga filmat hollivudian.
shume e drejte sa thua per kinemane ruse hajdarmozi.po sjell dhe une ketu nje rast shume te veçante te kesaj kinemaje.
battleship potemkin-sergeim. eisensein
http://www.imdb.com/title/tt0015648/
Bronenosetc Patomkin eshte nje klasike e paperseritshme e Eisesteinit.
Po shiko dhe Tarkovskin : Stalker (1975), sa me shume e shikoj aq me shume kuptoj qe nje shikim mepare nuk kisha kuptuar pothuajse asgje, eshte poeti dhe profesori, poeti impulziv profesori i qete dhe i nenshruar per te arritur ate ose aty ku do, eshte dhe stalkeri eshe natyra , filmi eshte xhiruar ne sepia metalik dhe ka ate nuancen karakteristike te filmave rus.
per tu pare gjithashtu jane edhe Ingmar Bergman dhe France Lang me "M".
te "M" Lang eksperimenton ne menyra nga me tecuditshmet me kameren te njejten gje ne nje fare menyre e kam hasur edhe te filmi jone Komisari i Drites qe per mendimin tim eshte filmi me i bukur shqiptar ne aspektin artistik duke mos i vene rendesi propagandes.
Stalker eshte vertete kryeveper. Une ne fakt kisha pershtypjen se kto kategorite nuk ishin profesori, stalkeri, e poeti, por ciniku, romantiku e shkenctari ndermjet tyre. Ky i fundit ishte racionali, nderkaq qe ne fund romantiku, ose idealisti, eshte udherefyesi. Ai i jep jete (figurativisht por edhe ne kuptimin e plot te fjales), mrekullise, qe eshte femija me fuqi mbinatyrore, skene qe eshte edhe the climax of the film and gives you a chilling spine. Munded edhe ta kem kuptuar gabim, por ky interpretim me eshte konfirmuar edhe prej Andrei Rublev, ne te cilin Tarkovsky trajton te njejtin motiv te fese, jo ne kuptimin religjioz, (biles tek Andrei Rublev artisti paraqitet te kete humbur besimin religjioz, dhe e gjen ate ne nje forme tjeter besimi, tek ai i sinqerte e naiv i nje adoeshenti), por ne kuptimin hyjnor, ose ne kuptimin e besimit, dhe forces se tij... motiv jo i jo-konsumuar ne letersi, por Tarkovsky ishte poet i filmit. Vetem kta te dy kam pare prej Tarkovskit, te dyja kryevepra.
O Hajdar pse jom gati me vone bast qe ti njef Shejtonin e Zerines. Personalisht ai ma ka "mesu" Tarkovskin me "Stalker". Kurse Dersu-n e kom gjet me forcat e mia.
Takovskyn dhe Bergman i kam ndjekur dhe jane nga te preferuarit e mi.Fatkeqsisht France Lang ende se kam ndjekur por shpresoj ta shoh se shpejti.
e meqe ra fjala tek Bergman po ju sugjeroj nje film te mrekullueshem prej tij : Persona
http://www.imdb.com/title/tt0060827/
Nje nga filmat me te bukur qe kam pare kohet e fundit ishte: My Left Foot. Edhe pse nje film goxha i vjeter nuk me ishte dhene rasti ta shihja deri para pak ditesh. Historia e vertete e Christy Brown, nje irlandezi i lindur me celebral palsy. Me ka lene me nje ndjenje lumturie ne shpirt. Te keshilloj ta shohesh, dhe nese e ke pare atehere te keshilloj ta rishohesh.
The Russians are coming
Nje film i vjeter, komedi, qe ve ne loje paranojen e krijuar gjate luftes se ftohte. Ishte i lezetshem.
Seagull's Laugher
http://www.imdb.com/title/tt0281176/
film i pavarur islandez
I'll Sleep When I'm Dead - eshte nje film serioz, e trajton disa tema shume serioze, ne menyre serioze e te arritur. Shkurt eshte art serioz. Kam kohe pa a pare ne fakt, por ja vlen.
Faleminderit enka.
Nuk e di si me kishte shpetuar PERSONA pa pare dhe besoj se nuk do me binte rasti ta shikoja se mendoja se e kisha mbyllur me Bergman.
Akoma nuk gjej dot fjale per ta pershkruar po ishte nje eksperience e vecante.
Gjithnje me kane intriguar skenat e Bergman loja qe ben me kameren, dritehija monologu i Almes, shprehja e fytyres se Elisabetes.
Per mendimin tim PERSONA eshte nje film qe duhet pare dhe jo nje here.
gezohem hajdarmozi.edhe une si ti mendoj qe duhet pare disa here.
po "cries and whispers" te Bergman e ka pare njeri? edhe ai eshte si nje harte e shpirtit human.
per me shume:
http://www.imdb.com/title/tt0069467/
Per ju te dy qe keni pare Persona, te Bergman, mund te flisni per temat kryesore qe trajtohen? Une e kam pare, dhe sepse me eshte krijuar pershtypja se tema kryesore, eshte se ne theb te artit, qendron egoizmi i artistit... dhe kur ai perballohet me kete realizim, humbet vullnetin, bie ne qetesi, refuzon te flas... kam pershtypjen gjithashtu se e njejta teme trajtohet edhe tek Hour of the Wolf, mgjths edhe ktij nuk i kam kushtuar vemendjen e duhur.
Thjesht nqs mund te elaboroni me teper reth ktij filmi, jam kurioz per interpretimin tuaj.
Para disa oresh pashe me ne fund filmin Persona. Po hedh disa vezhgime te miat, per te cilat nuk pretendoj te jene te verteta. Jan thjesht disa lidhje qe krijova. Duhet then se ka mjaft ngjashmeri me Hour of the Wolf, megjithate tek Persona, Elisabeta eshte thjesht nje aktore. Pra luan role, imiton, smund te krahasohet me piktorin e filmit tjeter. Nga filmi mu krijua pershtypja e nje miksi midis K. Jungut dhe atij filozofit danez Kierkegaard; une s'i jam futur thelle ketyre, po mendoj se Bergman do jet influencuar shume nga keta te dy. Dhe kam pershtypjen se ne qender mund te jete i ashtuquajturi kompleks i Elektres, term ky i sugjeruar nga Jungu. Madje Elisabeta pikerisht kur luan ne skene rolin e Elektres fillon refuzimin e saj per te folur. Sipas kompleksit te Elektres, vajza e vogel, ne nje faze te caktuar zhvillimi, fillon te kete ndjenjen e "zilise per penisin" (te cilin supozon se ja ka tredhur e ema) dhe fillon te krijoje afrimitet apo lidhje me babain, duke u shkeputur keshtu nga nena (ne fillim te filmit, shfaqet ne fraksion sekonde nje imazh penisi- nqs e vini re me kujdes kete pjese). Gjithashtu, sipas legjendes greke, Elektra, ne bashkepunim me te tjere vret nenen e saj Klitemnestren. Pra, Elisabeta po refuzon rolin e nenes ne nje fare menyre...
Hmm, a ka ndonje psikolog ketu, qe ta zgjidhe kete lemshin qe bera une?
per mendimin tim Bergman ja le shikuesit ne dore ta zhvilloje ngjarjen ai vetem sa leshon shkendijat.
Pse Elisabeta refuzon te flase megjithe shkendija qe leshon Bergman me tragjedine e Eleketres, me nje person qe digjet dhe nje femije me duart lart ne luften e dyte boterore, nuk eshte e qarte eshte ceshtje interpretimi.
Mua me duket frike qe ka Elisabeta nga e verteta qe mund te kete kuptuar Alma per te dhe ndjenjen e saj te urrejtjes ndaj femijes se saj, skena qe persritet dy here dhe bashkimi i fytyrave te saj me te Almes per te formuar nje. duket si nje perpjekje e Elisabetes per te dominuar Almen (letra) por ne fakt eshte ajo qe analizohet pa pasur nevoje te flase.
Dicka tjeter qe me ben pershtypje eshte adhurimi per artistat! ne fund te fundit ata jane njerez si puna jone me te njejtat mekate si njerezit e zakonshem ne mos me keq. Alma eshte me e cilter se Elisabeta dhe ne fund te fundit mekati i Almes eshte me njerezor se ai i Elisabetes.
Nje tjeter gje ka te beje me Bergmanin vete, dhe me kameramanin e tij, eshte realizimi fantastik i filmit: Film me 2 aktore kryesore dhe 2 rrole episodike(edhe keta per pak minuta) ku vetem nje nga aktoret flet, qe te mban te mberthyer dhe te ngelet ne mendje dhe per shume kohe pasi e ke pare.
P.S.
skena ku Alma tregon orgjine ne plazh! shume e fuqishme
me thene te drejten une e kam ndjekur per here te pare dhe te fundit ( do ndjek serish siç thame me pare) para nja 3 vitesh dhe nuk mund te them se mbaj mend me hollesi çdo mendim.e megjithate po shkruaj diçka rreth pershtypjeve te mia.
me qe ra fjala Kinofili vertet qe paske fiksuar detaje qe une nuk i mbaj mend.
Per mendimin tim ky film eshte loja e dy vetave qe mundohem te permbledhin te vertetat qe do ta plotesojne personazhet/karakteret e tyre.Secila me stilin e saj.
Elisabeta eshte ana marrese , teksa Alma eshte ana dhenese gjate kesaj perpjekjeje per te permbledhur karakteret e seciles .Pasi eshte perhere Alma ajo qe flet , shpjegon çdo gje nga jeta e saj pa te keq dhe pa i dhene askurfarre rendesie.Kjo vjen per arsye se Alma eshte nje person qe e jeton jeten si ti vije dhe ne menyre moskokeçarese ,teksa Elisabeta eshte krejt e kunderta.Ajo ka probleme me egzistencen.
Njekohesisht preferon te mos shohe shume fakte , si psh.tmerrin qe ka nga vdekja etj dhe i injoron ato.Ajo deshiron ta shprehe veten e saj , por pa perdorur rruget e ditura te shprehjes nga te tere.
Ne fillim çdo gje eshte perfekte pasi duket sikur secila eshte ura me e mire dhe me e shpjete drejt shprehjes se vetvetes dhe takimit me te verteten e vet.Deri ne momentin e thyerjes se besimit , atij besimi qe i ben dhe nje here te largeta per njera tjetren dhe binjake me shpritra me pole te kunderta.Por sa te kunderta te jene polet aq me shume do ta terheqin njeri tjetrin.
Panvaresisht nga qesendisjet qe keto dy gra i bejne njera tjetres ( me sakte menyres se pranimit te fakteve te jetes dhe marrjen me te ) ato ngelen serish plotesuese te pazevendesueshme te uneve te tyre, fakt te cilin sado me dhimbje shmangen ta pranojne per shkak te synimeve qe kane rreth egzistences se tyre.
Mua per vete me eshte dukur i shkelqyer kalimi mjeshteror vizual qe eshte bere ne film midis dy personazheve, gje e cila vetem duke u treguar mbase mund te duket si abstrakte.
me falni nese u zgjata , por ndryshe nuk mund te shprehesha.
sa i perket egozimit te autorit qe mendon dimensioni i 3-te , mund ta shpjegoj dhe une si hajdarmozi qe Bergman thjesht i le njerezit te mendojne apo i jep liri te zgjedhin vete kontekstin qe mund te kapin.
po e mbyll me nje shprehje te tijen qe e ilustron me se miri sa thashe me poshte:
Bergman : filmat e mi jane poezi pamore dhe secili e kupton dhe komenton ndryshe poezine!
Eshte e vertete se ky film ka po aq interpretime sa ka dhe njerez mbi kete planet. Dhe te gjitha sa u thane jane ceshtje te ngritura ne kete drame komplekse.
Meqe ra fjala, po sugjeroj nje film qe eshte nje gjeagjeze e vertete: Last year in Marienbad, nga regj. francez Alain Resnais.
me kuriozove Kino me ket filmin:)
Ishallah se ka pas vone njeri mo pare te 'old version' se aty si kom pas pa postimet.
"Four rooms" me Tim Roth, Thurman, Banderas, etj. Per mu ka personazhet mo te çmen te mundshem.
do ta gjej ket filmin qe thua Lizander.
nderkohe nje film nga Peter Greenway:
http://www.imdb.com/title/tt0114134/
Flm per pershtypjet tuaja per Persona. Do e shoh sonte dhe do shkruaj.
Per cudi, sapo shkarkova Last Year in Merienband.
Sugjeroj dy filma te temes: When the shit hits the fan, what'cha gonna do?
-Deliverance- John Boorman
-Straw Dogs - Sam Peckinpah
Nqs eshte njeri i interesuar ne temat e meposhtme:
-what happens when the US government overrides the constitution... and deals with those who dissent?
-ose, what can the Patriot Act mean for some?
-ose, what would fascist America look like?
-Ose, what would guantanamo at home look like?
-etj etj...
shihni Punishment Park - Watkins (1971)
Zgjedhje e bukur Marienbadi, gjithmon nqs te pelqejne enigmat dhe filmat qe s'kane fund te mbyllur.
Nga Peckinpah kam shkarku qekur "Bring me the head of Alfredo Garcia" po s'me ka ra rasti ta shof. Ndersa shqiperimi i temes mund te ishte keshtu: "Ikni o kembe, se dhjeu b***". lol
Flm per sugjerimet.
nje film shumeeee i bukur qe pashe dje i Coppola-s "The Converstion"
Kisha nje pyetje shume miqesore. Pse gjate gjithe kohes flisni per filma te vjeter? Mendoni se nuk ka filma te bukur pas 90?
ka posi.kemi dhene dhe filma pas viteve '90 kontrolloni po deshet.
I kisha kontrolluar te gjithe dhe me pelqyen goxha sugjerimet e para sepse si kisha pare disa prej tyre, pak me mbrapa diskutimi filloi per filma goxha te vjeter. Nuk ishte kritike e mesipermja, ishte pyetje per kuriozitet. Duke qene se filmat qe ndjek jan 90% pas viteve 90, desha te dija cfare ju pelqen tek filmat e vjeter, sepse spara kam qene i interesuar tek to, dhe ndoshta nderroj mendim
Favs nga te vjetrit jane Elephant man, shining, sex lies and videotape, clokwork orange, etj. Sic e sheh eni jam goxha klasik ne zgjedhjen e oldies 
Nejse, filmi fundit qe kam ndjekur (dje), ishte Buffalo '66
Filmi fundit qe kam shkarkuar (sot), in the mood for love, ma kane lavderuar shuuuuuuuuume.
btw enka, pash te flickeri qe ishe te üç maymun (Three monkeys), ia vlente? Eshte te kinemaja shkolles por skam pas kohe me shku. Ta gjej kohen patjeter?
Nder vite jane bere me mijra filma dhe sipas ligjit te natyres me te miret i kane rezistuar kohes dhe duke qene se jane me te miret atehere duhen pare medoemos qe te thithesh te plote aromen e artiti kinematografik.
Ne te njejten llogjike ecet edhe per filmat e rinj, po duke qene se ne jemi ne rrjedhen e filmave te rinj i shikojme ne shumice dhe i selektojme vete sipas deshires gje qe nuk mund ta bejme per filmat e vjeter.
Une ne pergjithsi per te pare filmat e vjeter nisem nga regjizoret dhe nga IMDB top 250. Aty kam zbulur regjizore dhe filma shume te bukur aziatike ose amerikano latine te cilet ndoshta nuk do me kishte rene rasti kurre ti shikoja.
Na sygjeron ndonje film nga keta aziatiket ose amerikano-latinet qe i ke zbuluar nga IMDB-ja?
Une vete jam zhgenjyer nga vleresimet e IMDB-se kur kam kerkuar filma te tille.
erjon pershendetje .mendoj se hajdarmozi e ka dhene arsyen e zgjedhjes se filmave te mesiperm shume mire s'po shtoj gje.
une buffalo'66 e kam shume qejf madje dhe kam folur dikur ne blog per te:
http://albtranslator.blogspot.com/2007/08/buffalo66-heronj-te-vetmuar-ko...
ty si tu duk?
nderkohe "3 majmune" ta keshilloj ishte shume i kendshem.edhe per te kam shkruar ne blog .ja:
http://albtranslator.blogspot.com/2008/11/3-majmune.html
oasis te mbeshtes ne faktin se imdb mund te te gaboje me raste.por jo perhere.
je film qe me erdhi sakaq ne mendje nga aziatiket psh eshte: "the sea is watching" filmi i fundit i Kurosawes.
enka nuk e di e ke pare apo jo
Sen to Chihiro no kamikakushi
nje film ndoshta per femije qe me ka mbajtur mberthyer para ekranit, IMHO nje version japonez i "Liza ne botene cudirave", nje film ku imagjinta ka marre dhene dhe ka dale nje kryeveper.
Gjithashtu jane 3logjia version Hentai:
filma te nje zhanri te cuditshem me pare per mua po te sjelle me shume mjeshteri e imagjinate nga mjseshtrit japoineze.
hajdarmozi ende si kam pare filmat e mesiperm.do mundohem ti gjej.
une te keshilloj shume shume fare filmat e regjizorit japonez Seijun Suzuki.eshte nje nder te preferuarit e mi.ka nje vizualitet magjepses.
3 filmat e tij qe dua me shume jane:
1.zigeunerweissen
2.kageroza
3.yumenji
Personalisht mendoj qe jane te paket filmat e vjeter te cilet kan dicka shume te vecante qe nuk gjendet dot tek filmat e rinj. Por e leme diskutimin me kaq, me mire mjaftohemi me sygjerime
Tek imdb top 250 kam pare te gjithe filmat pas '90 (jane pak ne fakt) dhe mendoj qe ka shume qe se meritojne vendin qe kane, duke filluar qe nga shawshank redemption (top of the tops??? naaah), dark knight (shyqyr qe doli ne vend te trete te pakten), ska mundsi qe edhe la vita e bella edhe there will be blood te kene te njejtin rating (cohen brothers me duken shume po shume boring dhe ne te njejten kohe shume overrated)... hmmmmm, po e lej me kaq se kam cik pakenaqesi nga users ne imdb 
mendoj se ka dy arsye pse mund te mendosh qe filmat e vjeter nuk kan gjera te vecanta: e para, nuk ke shije te mjaftueshme artistike, ose e dyta: nuk ke patur mundesine, fatin, apo durimin per te ndjekur filmat e vjeter. sigurisht qe te uroj kete te dyten. meqe ke pare 'Shining' dhe Clockwork, te sugjeroj qe t'i maresh me rradhe te gjith filmat e Kubrick. ne ditet e sotme, duhet germuar per artin e vertete, ate rralle e gjen neper siperfaqe te dukshme. prandaj, me vete gjithmon lopaten dhe vath ne vesh batuten e atij filmit shqiptar: Germo Tare, germo... (normalisht ne vend te Tares do thoni emrin tuaj). Germim te mbare!
lol:
qashtu:)
Akoma?
enka, kur behet fjale per keto lloj filmash, qe kane numer te vogel user-ash qe vleresojne, mundesia qe te gaboje eshte edhe me e madhe; te pakten kete gje kam vene re une. Nejse varet edhe nga shijet.
Atij filmit "3 majmune" i ke be goxha review. Ta shohim njehere. Ishallah s'je edhe ti si imdb-ja.
duhet patur parasysh se nje pjese e madhe e antarve qe votojn tek imdb-ja jane te moshes 13-20 vjec.
ua se disha.qeka nje çike deshperues fakti:(
mgjth deri diku piket e filmave (perveç atyre holliwoodiane) me duken si te merituara:)
po, por kjo ndodh rendom per filmat holluvudiane. filmat e tjere jane pak me te mbrojtur.
shyqyr:)
hahahah:)))
gusto gusto kjo dynja:)
provoje nje here fatin oasis:) pershendetje
po do te shikosh nje liste filmash ndryshe nga IMDB top 250 shiko listen e 1001 te blogu i kinofilit
kinofili po ben nje pune te lavderueshme ne ate blog!i jam mirenjohese
stop reklames!
ja po sugjeroj nje film te vjeter qe esht dhe te lista e 1001 filmave. tani po e shkarkoj, pra s'e kam pare ende; por konsiderohet si kryeveper e ekspresionizmit gjerman. The Cabinet of Dr. Caligari, regjizor Robert Wiene, viti 1919, pra film pa ze. Tek kjo faqja mund te beni dhe shkarkimin, jane disa versione sipas madhesise/cilesise qe deshironi.
mm flm perhere ndihmuese i ke keto linqet:)
Kinofili mua sme duket sikur kam thene qe filmat e vjeter skane gjera te vecanta.
Nga Kubrick kam pare edhe Eyes Wide Shot, edhe Dr Strangelove, edhe Full Metal Jacket, edhe A space Odyssey... POR ato 2 arsyet qe solle me siper, nqs them qe mu duken futja kot, eshte e paket. Mungesa shijeve artistike ben nje njeri qe mos te pelqeje te shohi filma te vjeter??? Ca dmth "shije artistike" iher??? Fakti qe televizori bardh e zi eshte revolucion ne fushen e teknologjise sdmth qe une sdo mbaj plazma tv, qe eshte arritje me e vogel (ne sensin qe nuk ndryshoi boten) por shume me e pelqyeshme per mua. Une i vleresoj ata regjizore per ate qe kane arritur ne ate kohe por Lost Highway me ka dhene nje ndjenje shum me te fuqishme se Dr Strangelove (kam pershtypjen se eshte i preferuari yt), kjo me ben me me pak "shije artistike"???
Nejse, un e thashe qe ne fillim qe nuk desha me e bere diskutim kete, se mka ndodhur gjithmone e njejta gje kur flisja per muziken, por me acaron cik pompoziteti ne pegjithesi.
A mund ti kthehemi sygjerimit te filmave dhe diskutimeve per ta, me mire sesa "ajo qe pelqej une eshte me e bukur se ajo qe pelqen ti"
erjon, as un s'dua te bej diskutime te tilla, se e di qe vec kohe do humbim. spo them qe Lost Highway (nuk e kam pare ende) qendron me poshte se Dr. Strangelove ngaqe ky i dyti esht me i vjeter. filmi i mire eshte i mire, qofte me ngjyra, qofte bardh e zi, qofte ne tv 14 polsh a ne HD. mua mu duk pompoze shprehja jote qe vetcitove dhe sikur e mohove aty per aty. nejse, nese ty te pelqen Lynch me teper se Kubrick, kjo eshte shija jote dhe besoj se je thellsisht brenda artistikes. Por ama ti nuk gjen dot ne ditet e sotme, filma si ato Bunuel, Bresson, Tarkovksy, Antonioni, etj etj, qe kan qene e do mbeten gjeni te kinemase, dhe te gjith ata regjizore te diteve tona pikerisht nga keta baballare kane patur ndikim jo te paket. ndaj desha vetem pak me respekt e konsiderate per filmat e vjeter, se ne fund te fundit, filmi eshte si puna e veres.
Enka, reviewn per three monkeys nuk e kam lexuar. Lexova ate per Buffalo '66 dhe mendoj qe ka shume spoilers (detaje) per dike qe se ka pare filmin, prandaj do ta lexoj pasi ta shoh.
Buffalo ishte sh yll. Une do i pershkruara pak me ndryshe se ti karakteret e filmit, por baza mbetet e njejte. Gjynah qe Ricci ka qen 17 kur i ka bere xhirimet
) Mgjs twistin e prisja smund te them qe smu be qefi, ajo skena ne pasticeri te linte me 1 buzqeshje 
Kinofili, cfaredo qe te permbante fjalia ime thjesht fakti qe fillonte me "personalisht mendoj" ia con pompozitetin ne 0, ishte thjesht nje mendim personal, ndersa e jotja ishte nje verdikt mbi shijet e mia dhe te kujdo qe nuk preferon filmat e vjeter. Sic te thashe respekt dhe konsiderate kam dhe per Tv bardh e zi, por ne shtepi kam LCD :))
E qepa per kete teme, u zgjat shume
e rendesishme eshte te dallojme artin nga ai qe quhet entertainment.
ja te bej nje analogji te vogel letrare. ti mund te thuash qe Homeri apo Shekspiri nuk te pelqejne, por nuk mund te mohosh se jane nga gjenite dhe artistet me te medhenj qe kane ekzistuar ndonjehere. verdiktin se kush esht art e kush jo e jep vetem koha. ti i dhe artit nje relativizem te papranushem. fund.
Po shihja tek blogu yt qe je anti hollywood. Mendon qe ska me filma te mire ne hollywood??? Kuptohet qe me nje perqindje te vogel (pjesa me e madhe jane mediokre) por mendoj se vazhdojne te behen vepra te mira.
Btw, siper ke thene qe ske pare Lost Highway, eshte must. Keshillohet te shihet nga ora 3 e mengjesit, bashke me dike tjeter qe nuk flet fare gjate filmave. Jep nje pushim te shkurter ne mes per nje cigare dhe per diskutim te shpejte, pastaj vazhdo pjesen e dyte dhe rri gjithe naten pa gjume duke bere lidhjet
lol. e sheh qe dhe ti jep "verdikte" duke thene se eshte MUST. Lynch-in nuk e kam gerrmuar ende mire. Hollywoodi cop-cope, po ja, na sugjero ndonje titull se rralle gjenden te mire.
Into the wild
s'kam degjuar per kete, shoh qe paska hyre te top 250! meqe ra fjala per Sean Penn: The assasination of Richard Nixon (2004).
Into the wild ishte i sterzgjatur, me trashi
Po mos te ishte histori e vertete do e fusja te lista "never to be watched by anyone" :S Nejse, mendim personal
Le t'i japim cmimin "Peshku i arte pa uje" njerit prej ketyre filmave, sigurisht duke i pare vetem nga titulli:
1... Night of the Day of the Dawn of the Son of the Bride of the Return of the Revenge of the Terror
http://www.imdb.com/title/tt0230575/
2... Another Demonstration of the Cliff-Guibert Fire Horse Reel, Showing a Young Girl Coming from an Office, Detaching Hose, Running with It 60 Feet, and Playing a Stream, All Inside of 30 Seconds
http://www.imdb.com/title/tt0327428/
3.. Demonstrating the Action of the Brown Hoisting and Conveying Machine in Unloading a Schooner of Iron Ore, and Loading the Material on the Cars
http://www.imdb.com/title/tt0302466/
Po te te tregoj une listen time ti do me akuzosh per shije jo artistike
) E verteta eshte qe mua me pelqen cdo gje qe... hmmm me ben pershtypje do thoja. Disa here eshte art dhe disa her eshte entertainment. Kam shkuar ne kinema per te 3 X-man sepse ka qene filmi im i preferuar me kartona kur kam qene i vogel, dhe loved it
Volver mgjs eshte nominuar per palmen e arte dhe mgjs per Almadovarin kam respekt me eshte dukur film i dobet, sme dha asnje lloj ndjenje, sme beri asnje pershtypje. Disa here kjo pershtypje vjen nga teknika, disa here nga aktrimi, disa here nga ngjarja, muzika, te gjitha bashke etj. dhe ndonjehere edhe nga gjendja ime. Cohen brothers skam per ti pare me asnje film, pervecse me bejne te shoh oren shume shpesh skane asnje efekt tjeter tek une. Vleresimi im eshte subjektiv dhe jam i vetdijshem, por preferoj me mire te shoh dicka qe me jep mua kenaqesi sesa dicka qe i ka dhene botes mbare por qe mua me trash. Pas ketij pershkrimi mbi vlersimin tim te filmave, nqs do akoma sugjerime nga une me thuaj... por kam pershtypjen se ke nderruar mendje
Erjon, po mir mund te sugjerosh nga keta qe mendon se anojne nga arti. Sigurisht qe s'kam interes per sugjerime te tipit X-man (i vogel me pelqente shume breshkat mutante ninxha adoleshente). nga Almodovari mund te ndjekesh Atame (me Banderas) dhe Carne tremula, besoj se do te pelqejn me teper nga Volver... ceshtja eshte se ti po shikon ato qe bota mbare shikon tani.
kinofili, une po te them ca tituj (nga holliwood), me thuaj ato qe ke pare, ato qe ke pelqyer, ato qe ke urryer, qe ta di nga anon, okay???
House of sand and fog
http://www.imdb.com/title/tt0315983/
Mulholland Drive,
http://www.imdb.com/title/tt0166924/
Memento
http://www.imdb.com/title/tt0209144/
Reservoir Dogs (ca mendon per tarantinon?)
http://www.imdb.com/title/tt0105236/
Sin city (kete mos e shaj se plas sherri:P)
http://www.imdb.com/title/tt0401792/
Sweeney Todd (musicals me pelqejne)
http://www.imdb.com/title/tt0408236/
Dogville (Lars von Trier)
http://www.imdb.com/title/tt0276919/
25th Hour (Norton dhe Philip Seymour Hoffman)
http://www.imdb.com/title/tt0307901/
Before the devil knows you are dead (Ethan Hawke dhe Philip Seymour Hoffman)
http://www.imdb.com/title/tt0292963/
21 gram
http://www.imdb.com/title/tt0315733/
Mystic River (mgjs Eastwood se kam shum qef)
http://www.imdb.com/title/tt0327056/
po mire, sikur Lynch esht i pavarur dhe jo Hollywood. jo te gjith filmat amerikane jane hollivudiane. gjysmen i kam pare, ndoshta jane nga me te miret e hollywoodit, po gjithsesi per mua qendrojn me posht se filmat te tjere europjane apo aziatike. anojn gjithmon nga argetimi, dhe rralle priren drejt atij zhanri qe quhet Arthouse (pervec Lynch-it normal). Tarantino, Nolan, etj mund te kene talent, por problemi esht se bejne filma qe te shiten sa me shume, dmth biznes. hollywoodi, ne pergjithsi, esht po aq skematik sa c'ishte realizmi socialist te ne.
Ke te drejte kinofil, jam i te njejti mendim me ty. Kjo ka shume mundesi ngaqe kinematografia hollyvudiane eshte peng i asaj qe ngriti vete, mediokritetit qe kultivuan ne publik. Producentet nuk mund te rrezikojne duke dale jashte skematikave te tregut se ne fund te fundit "it,s all about Benjamins". Ndersa filmat me te mire te regjizoreve te pjeses tjeter te botes jane jashte ketyre skemave, arti i tyre nuk i le te bejen kompromis. Tarkovski Stalker e ka bere nga fillimi me nje buxhet te ulet (dhe ne Bashkim Sovjetik) nuk besoj se kjo ndodh ne Hollywood ku cdo gje eshte "On Budget On Time"
po, hollyvudi ulet ne nivelin e publikut, dhe rralle tenton te rrite kete nivel. me vjen keq qe gjith ai potencial perdoret keshtu. po, ashtu esht per Stalkerin, biles mendohet se stafi esht helmuar nga substancat radioaktive gjate xhirimeve, ngaqe shume prej tyre kane vdekur te rinj, perfshi Tarkovskin. shikoni p.sh. Taste of cherry te iranianit Kiarostami, me 1 aktor profesionist dhe nje fuoristrade Range Rover ka bere nje goxha film.
Nuk pres nga hollywood qe ta rrisi kete nivel, ajo synon vetem fitimet. Por ka regjizore te talentuar qe sbejne kompromise, producente qe synojne nivelin, ashtu sic ka aktore qe vendosin ne baze te scriptit pa e marr parasysh shumen qe i eshte ofruar. Dmth qe ka filma te mire mes atyre
Big fish te Tim Burton
http://www.imdb.com/title/tt0319061/
Ke te drejte per ate qe jo cdo amerikan eshte hollywoodian. Ngaqe vet skam paragjykime ndaj hollywood tij didnt bother to check. Ajo qe ka ndryshe hollywood nga europa apo azia eshte reklama dhe mundesia per ta bere film "per popullin e gjere". Fakti qe arrin me teper audienca sme duket arsye per me e hedhur poshte. Sic e ke thene me pare, nje film i bukur eshte i bukur, qofte me ngjyra, qofte bardh e zi, qofte i bere nga hollywood (kete e shtoj une:))
ai 'House of sand and fog' me ka bere pershtypje, e kam pare 1 her ne tv para ca vitesh. tani qe e pash te imdb, regjizori paska lindur ne Kiev. nuk esht problemi i audiences, p.sh. nje nga filmat qe mendohet te jete shum i pare esht 8 1/2 i Fellini. problemi esht se filmi funksionon si biznes: pra, do investojme kaq miljone dollare dhe parashikojme qe te fitojme kaq miljone dollare, dhe filmi realizohet qe te jete acesibel per sa me shume njerez te jete e mundur. pastaj behen fushata publicitare teper te fuqishme, s'kam ca te them per kete.
Ka shume shembuj si ai qe me permende me siper. Ai qe me ka zhgenjyer me teper ka qene Insomnia i Nolan. Film me script tipik te dobet, regjizor me emer, aktor gjigand. Se di si kane pranuar Pacino dhe Nolan te punojne per ate film kur i kane lexuar skenarin. Vleresimi 7.2, une si jap me teper se 4
Se harrova righteous kill
nga Nolan vec Following dhe Memento, te tjeret jan relativisht te dobet.
Tani vura per shkarkim Fear and Loathing in Las Vegas. Di gje njeri a ia vlen??? Luan Depp dhe Del Toro, nje nga arsyet pse po e marr
Po Erjon ja vlen ta shofesh ne televizor kur nuk do te lodhesh koken.
Po jo qe
Po erjon ja vlen ta shofesh ne televizor ku nuk do te lodhesh koken.
Une nuk jom ndonja cinefil i marume, po nuk besoj se ketu qellimi eshte me sugjeru filma te tipit Sin city qe s'ka ngel njeri pa ja pa reklamen.
Ne kete teme futet cdokush. Sbesoj se ka sygjerime te papershtatshme (pa llogarit faktin qe une sin city e konsideroj te mrekullueshem)
se paku per lojen e Johnny Depp dhe Benicio del Toro po:)
Kam degjuar fjale te mira per kete (akoma s'e kam pare)... Edhe per regjizorin, T. Gilliam. Nqs do rolin ndoshta me te cuditshem te J. Depp shkarko Dead Man.
Fear and Loathing ne Las Vegas, ja vlen ta shohesh. Nuk ka ndonje mesazh domethenes, porse eshte realizuar shume mire.
Une kam pare nje qerre me filma qe kur me perjashtuan nga blogu dhe sapo e provova tani perseri (hera e fundit para tre javesh), dhe e paskan leshuar konton time (mesa duket u kane rene shume lexuesit e blogut, ku shkruajne vetem ca syresh nga nje fis i madh te merguarish e shume te merzitshem ne refrenin e tyre nacionalist.) Keto filma mi dha nje shok dhe nuk ishin te zgjedhur nga mua.
1. Revolver e Guy Ritchie-t, ideja shume interesante dhe e veshtire (armiku me i madh eshte vetja jone, imagjinata dhe deshira per te lozur me disa personalitete dhe krijesa te mendjes sone), realizimi i idese linte per te deshiruar, edhe pse dukej qe regjizori ishte munduar shume. Loja e aktoreve ishte e mire, por dora e e bezdishme ketij regjizorit ndihej gjithandej. Kur e mora filmin nuk e dija qe e kishte bere ky, por gjate filmit dhe batutave e kuptova menjeher qe ishte regjizori i Snatch. Problemi eshte se ky regjizor donte te fuste shume ide brenda: mund te vjedhesh, -sic thote dikush- por behe kete mire, ne menyre qe te duket origjinale. Ishte pra nje nakatosje e "Noveles se Shahut" te Zweig, me idete mistike budiste (edhe te krishtere ose islame) se "ne jemi armik te vetes sone", dhe e idese post-moderniste, se vetem po te lozim me shume identitete dhe imagjinaten tone mund t'ja hedhim (trick) vetes, realitetit qe perjetojme ose shoqerise. Shkurt, ideja interesante, filmi i deshtuar, 6 per filmin, 7 per perpjekjen dhe guximin.
2. Babylon A.D. edhe ketu ideja ishte e bukur, madje shume e bukur: nje super-krijese njerzore e krijuar nga nje robote dhe nje njeri, femer (sic jane gjithmone krijesat perfekte: Five elements), merret peng dhe Vin Diesel nga nje Mesazhier (postier) shnderrohet ne shpetimtar, saqe kufiri midis Shpetimtares (Hyjnise) dhe Heroit (qe e rruan ate nga rreziqet, Njeriut) zhduket. Por filmi merriton 1 se ishte shume i dobet, edhe nga ana teknike, cdo skene me aksion ishte nje rremuje, nuk merrej vesh se kush kepuste shkelma dhe kush i merrte (ose mbase monitori im, TFT 22", nuk i jipte mire, plus edhe kopje). Nota 1.
3. "War" me Jet Li dhe "the forbidden kingdom" edhe me J. Chan. Per ata si puna ime qe jane fans te arteve luftarake ja u sugjeroj keto filma. The forbidden Kingdom do ta kisha pare me deshire kur te isha 14 vjec, dhe jo shpifurinen italiane "djali i karatese", qe kam pare atehere (dmth. nese i shihni keto filma si une, duke i kaluar me 2x shpejtesi skenat e merzitshme melodramatike, atehere ja u sugjeroj, plus qe ja vlen te shohesh dy bukuroshe japoneze qe bejne sikur zihen -- stili i "Hero" dhe "ndihej gjithandej). "War" kishte stilin e atyre te Hong-Kongut ne vitet 80-90, dhe ishte i kendshem.
4. I Vitelloni dhe Kasanoven nga Felini, Hajduti i Bicikletave, po e leme per dite tjeter komentin. Por I Vitelloni me kujtoi jeten ne Shqiperi. Noten 10 per I vitelloni dhe Hajdutin e Bicikletave, Kasanoven me duhet ta shohe edhe njeher.
5. Untracable, jo keq, edhe ideja shume realiste. Nota 7.
6. Killing Zoe, e pashe dje, jo keq dhe karakteret ishin te realizuara mire, Tarantino mo, noten 6.
7. "Aime ton pere" (Duaje babane tend) me G. Depardieu dhe J. filmi ishte i bere mire, kishte ca momente shpifura, qe po ta kisha pare ne PC do ti kisha kaluar me shpejtesi, porse si ide, nje Baba shkrimtar qe i eshte dedikuar letersise se tij perplaset me birin e tij qe ai e ka braktisur per t'iu perkushtuar punes se tij. Ky niset per te marre cmimin Nobel. Ka shume nga jeta e J. Depardieu, cfare e kuptova tek pashe nje emison tek Arte.tv mbi jeten e tij. Noten 7. Kam pare edhe ca filma te tjere franceze te koheve te fundit qe kane filluar t'ja kalojne ketyre te Holliwudit per nga realizimi, nuk i mbaj mend tani te gjitha, porse as qe ja vlen, jane aq perfekt ne plot dhe ne realizim, saqe velesh nga persosmeria e tyre (psh. nje film me nje kuzhunier francez ne parisin e pushtuar nga gjermane, sesi shpeton disa femije hebrej, ngjyrat, artistet, zeri, ploti, sikur kane dale nga ndonje liber mbi regjizuren.)
Ndersa ketu tek peshku kam pare ca filma me disa patetike qe mbjellin fusha te tera me patetizem, per te korrur patetizem dhe per te mbushur hauret dhe hambaret e tyre me patetizem nacionalist. Pune e paqme per disa qe kane kohe te merren me kete pune, ne te tjeret le te mbjellim grure per te mbushur barqet.
po lexoja komentet e fillimit, e u permend ichi the killer, qe per mua eshte film shume i semure psiqikisht, ne i veshim siper cte duam, po ai film eshte nj efilm i skajshem, tregon kufij njerezore, si pasoje, i bukur...
filma qe per mendimin tim (jo se jam ndonje fan horrori) jane per tu pare, eshte patjeter "blair witch project" (i pari, dhe qe shumekush nga ju do e kete pare) dhe patjeter "cigarette burns". ky i dyti me ka lene icik te trallisur, dhe kur kam folur rastesisht me nje mikun tim per te, dhe te ai kishte dhene te njejtin efekt. une nuk jam ekspert kinemaje as edhe amator, por eshte subjekti ai qe me terheq dhe keta te dy i vleresoj.
film i llojit aksion, dhe njekohesisht histori e vertete eshte "fearless" me jet li. nga subjekti dyshova qe duhet te kete akoma miresi ne bote. gjithmone pasi ke njohur t ekeqen. mbase duket pak patetike kjo qe po them, por jeta e atij njeriu dhe vdekja e tij pikerisht kete me thone.
kam haruar te shtoj, atyre qe u pelqen Jim jarmush, ka per t'u pelqyer edhe kaurismaki. Sidomos Leningrad Cowboys go America. Shitesi i makines eshte Jarmusch.
http://www.youtube.com/watch?v=Wbuh3_hZU4M
e dua shume Kaurismakin 23-dimension.
deri tani kam pare "the man without a past" dhe "shitesja e shkrepseve" nga ai dhe me ka pelqyer shume!
ate filmin qe thua ti edhe une jam shume kurioze me e pa.
nderkohe po ju sugjeroj dhe 1 film tjeter finlandez meqe jemi aty;)
http://www.imdb.com/title/tt0890882/
" a man's work " do te perkthehej filmi.flet per nje drame sociale dhe familjare.
Eni, ndoshta mund te shohesh La Vie Boheme nga Kaurismaki, qe mund te jete nga me te miret e tij. Esht bardh e zi, por ne qender ka nje piktor qe gjejeni pak nga cili vend eshte. Po, shqiptar!... e perserit nja dy-tri here gjate filmit, po jo se kendon me cifteli apo ndonje polifonike. Eshte i njejti aktor qe lun tek Lenningrad Cowboys Go America.
po vdes nga kurioziteti:)
bulkthi: "i vitelloni" i ka vertet cilesite qe permend por se paku per mua nuk eshte filmi me i dashur i Fellinit.
erion:
House of sand and fog
http://www.imdb.com/title/tt0315983/
Mulholland Drive,
http://www.imdb.com/title/tt0166924/
Memento
http://www.imdb.com/title/tt0209144/
Reservoir Dogs (ca mendon per tarantinon?)
http://www.imdb.com/title/tt0105236/
Sin city (kete mos e shaj se plas sherri:P)
http://www.imdb.com/title/tt0401792/
Dogville (Lars von Trier)
http://www.imdb.com/title/tt0276919/
nga lista jote te mesipermit me pelqejne.shenim : sin city se luan Mickey Rourke qe e kam qef si aktor:p
Tek "House of Sand and Fog" me pelqen shume loja Ben Kingsley.eshte goxha aktor.
Bashkohem me kinofilin rreth Tarantinos.sdq nuk mund ta mohoj qe ka talent veçse nje çike si shume pop e ka talentin ndonese e shfaq si margjinal:p
Muzikalet dhe fantastiko -shkencoret si kam qef.(perveç disa rasteve shuuuuuuuume te rralla)
psh s'ka burr none me me ul me pa: "lord of the rings","harry potter" etj.i dite me ulen me zor me pa "lord of the rings" dhe me vjen turp ta them por me zuri gjumi:p
Nuk i kam pare keta qe permende, enka. Nuk e di se cfare te ka terhequr tek kta filmat e tjere te tij, por Lenningrad cowboys me ka pelqyer per sensin e humorit qe ka. Nqs tek kta filmat e tjere te ka pelqyer humori, atehere do te pelqej edhe leningrad cowboys. Do kerkoj per kta qe permende.
P.s. ai Potempkini ishte shume film i mire. I pari prej Eisestein qe shoh, dhe me pelqeu goxha, mjaft i arritur. Eshte e habitshme ne fakt, se si e njeh dhe vjen ne kontakt me fuqine e filmit, si medium, me mire kur sheh filma pa ze, se sa filma modern. Potemkini eshte prizmi dramatik e me tension, i asaj qe filmi si medium mund te arrij, kam pershtypjen. Nqs je e interesuar per te njejten fuqi te filmit si medium, te asaj periudhe, por ne versionin realist e jo dramatik, ne mendje me vjen Nanook of the North.
23-dimension:mua tek keta dy filmat ç'ka me terheq eshte menyra sesi e paraqet psikologjine e personazheve kryesore ,tipa kryesisht te vetmuar dhe jo shume te perkrahur ne shoqeri.
e vertete sensin e humorit e ka shume tipik dhe e ruan edhe ne momente te renda,gje qe e shpeton nga te qenurit dramatik.
Enka, nqs se ke pare sweeney todd ta sugjeroj. Tim Burton e ka qare (pa fol per depp). Te garantoj qe nuk bie ne kategorine e musicals qe smund ti pelqesh. Nqs e sheh shkruaj pershtypjet
Lord of the rings, harry potter??? Skam ore teper ne jeten time qe ti harxhoj me keta
Sweeney Todd ka kinematografi mjaft te zymte gje qe me pelqen, si dhe 'dark humor'. Eshte i lezetshem,s'mendoj se esht ndonje kryeveper, ndoshta per musicals mund te jete nga me te miret, por s'jam kam idene zhanrit. Nga Tim Burton kam degjuar fjale te mira per Ed Wood (te top 250 imdb!) dhe normal, Eduart duargersheren.
Tim Burton me pelqen dhe mua.pastaj per J.Depp shifet filmi:)
para 2 ditesh pashe filmin shqiptar te Mevlan Shanaj : Lule te kuqe, lule te zeza.
filmi trajton temen e mergimit ne nje menyre prekese dhe reale.perveç disa egzagjerimeve mund te them se ishte film mjaft poetik nga ana vizuale.si dhe loja e aktoreve shume e mire.
jua keshilloj:)
http://www.imdb.com/title/tt0388215/
sot e gjeta ne dvd Lulet, por e kam pare qekur. nuk esht kryeveper, po gjithsesi me duket me i mir se filma (overrated) te tipit Tirana viti zero.
Tim Burton ka pas goxha guxim qe ka bere ne 94 film bardh e zi, dhe Depp ka luajtur shume bukur tek Ed Wood. Kur e pashe me hypi kurioziteti me pa nai film nga Ed Wood, pastaj me pati dale nga mendja. Nejse, filmi seshte nai kryeveper. En e ke pare Blow???
http://www.imdb.com/title/tt0221027/
Kinofili, mendimin tim per Tirana viti 0 ta kam derguar me msg. Sdua te prish fjalorin edhe ketu
Hehe, ashtu po. E ka fajin zoti regjizor F. Koci, qe kush e di c'ka katranosur me kohen e kometes.
po Erjon e kam pa:) kishte nje stil te rrjedhshem, ndiqej rehat me i llaf.
po nai film tjeter shqiptar qe ja vle a ka apo jo?
Ehhh, lere fare o Enka ate kerkimin per filma shqiptare qe ja vlejn. Kinematografia jone ka qene dhe eshte (por shpresojme te mos mbetet) nje kombinat L.E.S.H.I.
Nqs njihni filma kineze, kerkoj te gjej nje film qe e kam pare para disa vitesh, e me ka pelqyer shume por nuk ja mbaj mend titullin. Biles as filmin nuk e mbaj mend mire, por me kujtohet kshtu si ender, detaje te shkeputura tek-tuk. Bazohet ne zone rurale te kines gjate periudhes se revolucionit kulturor. Protagonistet jane dy te rinje, qe takohen me nje vajze simpatike provinciale atje ku shkojne... edhe fillon dinamika pastaj midis te treve... prej detajeve me me kujtohen kto orat e medhaja me kurdisje qe kishim edhe ne, me kendezin... edhe se njeri prej ktyre eshte i apasionuar me letersi evropiane, e cila eshte e ndaluar ne kine, dmth lexon fshehurazi, kryesisht letersi franceze. Ne fund kta ikin dhe e lene kete vajzen, pastaj kjo iken gjithashtu, a vdes, a dicka e tille, me vone pas 90 njeri ktyre kthehet, tashme burre, dhe me duket se eshte fotoreporter a gazetar a dicka e tile, edhe kerkon kete vajzen, por ajo ka vdekur me duket... edhe behet nje si tip feste aty ne fshat, por jo tamam feste, me tereper tip homazhi per te vdekurit, ose shpirtrat e te vdekurve, a dicka e tille, edhe leshohen me mijra varka prej letre ne lum, ah po, zona ehste diku ne brigjet e Yangtzi river, me duket. Filmi eshte shume fotografik. Kisha pershtypjen se ishte Zhang Yimou, por eshte dikush tjeter regjizor. Filmi ka nje si atmosfere enderre, por shume terheqes. Kaq me kujtohet, nqs e di njeri se per cilin behet fjale mund te tregoj titullin, ne menyre qe ta gjej. flm
Gosford Park, i Robert Altman. Ja vlen.