Xhibi
Chicago - Nje grua 90 vjecare jetonte ne shtepine e saj me trupat e vdekur te motrave dhe vellait te saj, nje prej te cileve mendohet te kete vdekur qe ne vitin 1980. Ata mendohet te kene vdekur nga shkaqe natyrale, po 90 vjecarja i ka mbajtur sekret vdekjet e tyre duke mos i thene te verteten komshinjve, te cilet thone per te se ajo dukej nje grua e mire dhe normale.
Tokio - Policia njoftohet per nje makine qe po ecte ne rruge pa shofer ne timon. Mbas ndalimit policia ve re qe nje 9 vjecar po ngiste makinen per te shkuar tek gjyshja. Ai tha se e kishte mesuar te ngiste makinen duke pare prinderit dhe tek nje video game.
Londer - Nje urdher i dale rishtazi parandalon adoptimin e femijeve ne familje duhanpiresish, me perjashtim te rasteve te jashtezakonshme.
Japoni - Fenomeni i obamëzimit qe ka perfshire boten ditet e fundit mbasi Obama fitoi zgjedhjet ka muaj qe vihet re ne nje qytet te vogel bregdetar ne Japoni te quajtur "Obama". Fakti qe emri i qytetit nuk ka lidhje me emrin e presidentit te ardhshem te Amerikes (ne japonisht obama do te thote "plazh i vogel") nuk i ka bere banoret te jene me pak te egzaltuar per kete koincidence. Ata i kane ndjekur me interes dhe entuziazem zgjedhjet ne Amerike qe muaj me pare kur Obama garonte me Hillary brenda partise demokrate.
Juve keni lexuar ndonje lajm te cuditshem keto kohe?
100 Komente
Gjatë një kontrolli në një kantier ndërtimi për rikonstruksionin e një Qendre paraburgosjeje për të huajt ilegalë në rrethinat e Parisit, kontrollorët e ministrisë së Punës gjetën se tre nga puntorët ishin ilegalë (pa letra). Këta të fundit u gjobitën dhe u burgosën menjëherë, në vendin e tyre të punës.
Foto lajm qe nuk ka nevoje per koment.
Kënga e kombësisë Tong dhe mënyra e prodhimit të rakisë kineze Mao-Tai kërkojnë të mbrohen nga UNESCO-ja
Ilir Meta me 11 deputetë futet në grevë urie
nje grua ne Brazil vritet nga arkivoli i te shoqit, kur arkivoli rreshqet me force brenda ne kabinen e Tojotes pas perplasjes te shkaktuar nga prapa nga nje veture
Po komentet me lajmet e tjera ku shkuan, se para disa oresh ketu ishin? Mos dolen xhiro gjekundi verdalle ne internet te luajne tavell me akllin?
Greva e urisë, deputetët gjejnë përgjues në sallë
Kur t'them unë që e ke menien vetëm mrapsht, ti nuk m'beso muve
P.s: Ç'kod përdore? (më intereson seriozisht)
SH.B.A. - Sot jane shperndare rreth 1.2 milion kopje te gazetes New York Times ne te cilat nje artikull editorial prej 14 faqesh titullohet "Mbaron lufta ne Irak". Disa pranksters kane punuar 6 muaj per te printuar kete gazete qe ngjante vertet si New York Times.
d: ¿oɯ ıʇ ıɥʇdɐɹqɯ ǝs ɹǝd ǝɯıɹʞɥs ǝɯ puǝʇ ʇnƃoןq ǝ ʇısǝnxǝן ɥsoznɟuoʞ ǝʇ ǝʞɥsɐp 'oɯ uosǝɹǝʇuı ǝʇ ɐɔ ɹǝd od 'snɹpǝ
e drodhi dhe berluska:
"Diciamolo chiaramente: consideriamo che ci siano state delle provocazioni alla Federazione russa con il progetto di collocare missili in Polonia e nella Repubblica Ceca, con il riconoscimento unilaterale del Kosovo e poi ancora con l'accelerazione del processo di entrata di Ucraina e Georgia nella Nato",
Bile sot ju ngrohu zemrat edhe turqve...
Për shkak të grevës së punonjësve të Alitalia-s, një shqiptar ka dy ditë në aeroportin e Fiumicino-s dhe nuk po arrin dot që të niset.
Në durrës e presin.... sepse do të dërgonte arkivolin me të jëmën që i vdiq të enjten këtu në Itali
dikush duhet t'i jape nje tape berluskonit...se amerika nuk ka ndermend te vije ne itali, por rusia ka nevoje per republika.
Sales were down 1 percent for the week compared to a week ago and up 0.4 from the same week a year ago, the report said.
Although sales dropped, customer traffic improved in department stores, discount stores, wholesale clubs and apparel stores, ICSC said.
Gun sales spike for fear Obama will curb right to bear arms by Shandra Martinez | The Grand Rapids PressSunday November 09, 2008, 9:59 AM
GRAND RAPIDS -- The scene Saturday was a retailer's dream: Wall-to-wall customers, skyrocketing sales. But the approaching holiday season didn't spark this rush. Barack Obama did.
His election triggered concerns by gun enthusiasts that his administration would push restrictions on firearms. Gun stores across the country noted increased business.
Tani e vura re qe artikulli i fundit i Ypit tek Peshku nuk ka opsione per komente. Peshku me duket ka vendosur ti mbaje artikujt e Ypit tani si ato deshmimtaret e gjyqit qe mbrohen me truproja te posacme, dmth qe mund te deshmojne ne gjyq po qe askush nuk mund ti afrohet.
Per gati 2 ore pa drita, sot ne dreke, .......
punoj ne nje central termoelektrik
MOSCOW, Russia (AP) -- Wanted: One missing Russian church. Last seen in July. Reward for its return.
Orthodox officials in a central Russian region say an abandoned church building that was to be put back into use has been stolen by local villagers.
Orthodox priest Vitaly of the Ivanovo-Voskresenskaya diocese says officials last saw the two-story Church of Resurrection intact in late July.
A confused Greek traveller managed to get lost in a tiny local airport in Germany - for a whole week.
Christianos Kaklamanis, 38, who was reported missing in his home country, wandered around Hanover airport in Germany for seven days before a travel agent noticed him and called police.
Airport officials, who have launched an investigation into how a passenger could get 'lost' at the airport for a week, contacted his family over the Terminal-style mix-up and sent the holiday-maker back to Athens, Greece.
Travel agent Sabine Berger who spotted the man said: "I saw him a few times and at first just thought he was flying in and out of the airport a lot.
"But I soon realised that something was wrong and thought I better alert the authorities in case. I couldn't believe it when I found out what had happened to him. I'm just glad he finally got home."
Kolumbi - Firmat piramidale kane shkaktuar efekte te ngjashme me te Shqiperise ne vitin 1997 dhe nje sere agjensish lajmesh permendin ngjarjet e '97 ne Shqiperi si precedent.
Tippi, vajza e rrallë që di të bashkëjetojë me kafshët e egra
Tamam si Rudyard Kipling, heroi i vogël në librin “Libri i Xhunglës”, guximtarja Tippi Degré, e cila është rritur duke vrapuar e lirë më kafshët dhe bishat. Elefantë, leopardë dhe struca e lejojnë atë t’i përkëdhelë, të kërcejë, madje edhe të qëndrojë në kurrizin e tyre.
Mare nga Shekulli.
Këtu mund të shikoni dhe filmin që kanë xhiruar prindërit e saj (reporterë që kanë qënë në xhungël për shumëvjet për të realizuar dokumentarët e tyre)
Ja dhe nje video tjeter ne anglisht qe e tregon kete vajzen duke luajtur dhe me kafshe te tjera dhe i ben nje permbledhje. Vertet shume e cuditshme, sidomos kur luante me ate çiten e eger pa pike frike si te ishte qen shtepie.
ahahahhahahaha! Skam dëgjuar gjë këtej për ktë punë unë.
Shaka bënin me aeroportin Elefterios Venizelos.
elefterios do të thotë i lirë. Udhëzoheshin meshkujt grekë që të shkonin aty e të humbnin gratë.
Në Brazil, një djalë humbet edhe nënën në ditën e funeralit të të jatit.
As nuk qe e sëmurë e shkreta dhe as që i ra ndonjë infrakt nga dhimbja për humbjen e thellë (ka burra sa të duash
), por ndërkohë që po transportonin arkivolin për në fshatin e lindjes, furgoni i tyre karambolohet me një makinë tjetër... dhe arkivoli, për inerci zhvendoset përpara duke e lënë të vdekur në vënd gruan e shkretë.
Eleftherios (Ελευθέριος) eshte emer dhe theksi eshte ke e-ja e dyte.
Kurse Ελέυθερος (Eleftheros) me theksin ke e-ja e pare eshte "i lire" i dashur Julian:)
Dhe ta thashe dhe pak me pare, ben gabim qe me ngacmon se une s'te ngacmova ndonjehere e para
Kete "korrigjim" me duhet te ta bej qe te mos i ngatarrojme kot keta lexuesit ketu, apo jo
Sidoqofte s'po te marr gje personalisht, se duket qe i paske shume zet femrat! Rrezik filmin "Kapedani" e ke te parin ne raft
Pse "e"-se se trete ne greqi i thoni "e"-ja e dyte?
Pse "e"-se se dyte ne greqi i thoni "e"-ja e pare?
PS: cfare dmth Ελευθέριος, meqe tjetren na e thane me siper dhe meqe more stafeten per te dhene mend falas se di greqisht?
O xhib, si i sjell fotografite?
PF, beje highlight foton ne web kudo qe eshte, dhe kopjoje tek kutia e hapesires se komentit. Perdor butonat e tastieres (Ctrl + C per copy & Ctrl + V per paste) nese nuk funksionon me right-click.
Gjate demostrates qe kreditoret e bankes Islandeze organizuan ne Bruksel, per leket e humbura te tyre, nje kursimtar u shpreh; - Mir keta qe kane futur leket ne blerje aksionesh, e kane marre parasysh rrezikun e investimit ne letra me vlere, po une i shkreti qe i kisha fut leket ne depozite kursimi, aspak i perzier ne aksione, pse te mos mi japin leket, dua ti terheq por s'po mi japin, dua te blej diçka tani por s'kam me se.
http://www.vizionplus.tv/foto/24627.swf
Intervista e Berishes ne EuroNews
http://www.youtube.com/watch?v=Qy64AfYCWqY
Nuk e di kur e ka dhene kete intervisten, po eshte e dyta interviste qe e shikoj te Birishes (te paren pashe nje interviste qe kishte dhene ne Hard Talk per BBC) ne media nderkombetare dhe eshte cope-cope jo vetem nga niveli i anglishtes se tij (e fillon duke e shqiptuar fjalen considEring; po mer konsidErrin dhe konsidOsen biles), po dhe nga ca thote dhe si e thote.
Pyetja e pare qe i behet ne kete interviste eshte nese Shqiperia eshte diskriminuar me shume per liberalizimin e vizave sesa vendet e tjera te Ballkanit. Argumenti i pare dhe i vetem qe Birisha ben eshte qe Serbia diskriminohet me pak se ne ne kete aspekt. Po ky sikur pati mare dhe konsulente amerikane per trajtnim mer, ca lesh apeli dhe argumenti kalamanesk eshte ky dhe ca politike e jashtme eshte kjo per nje lider shteti? Ne vend qe te paraqitet i maturuar dhe dinjitoz dhe te jape argumenta pse liberalizimi i vizave ne Shqiperi do kete rezultate pozitive dhe per rajonin dhe Evropen, gjera si p.sh. minizimi i levizjeve ilegale ne pergjithesi qe do ndikoje ne vecanti ne uljen e trafikut te njerzve dhe droges, dy probleme mjaft shqetesuese ne rajon te cilat ja permend dhe intervistuesi me vone, Birisha ben argumenta si kalamajte inatcinj te kopshtit, tip "teta edukatore pse nuk i gjuajte dhe Gonit me shpulle aq fort sa mua se ai dje ia mori Mires topin".
Vjen puna tek Kosova dhe gjendja e veshtire ekonomike dhe Birisha i thote se Kosova eshte nje nga vendet me te pasura me minerale; gafe elementare qe i jep intervistuesit hapjen te beje nje pyetje/argument absurd duke i thene Berishes, pasuria minerare e Kosoves ka qene arsyeja qe vendet perendimore e ndane Kosoven nga Serbia?
Paska dhene dhe nje interviste ne CNN keto dite; ta shofim ca ka ndritur dhe aty kur te dale. Nuk paska 5 njerez ne administraten e tij qe ti mesojne abc-ne e prezantimit ne mediat nderkombetare ketij trangullit tone mer? La nam la ne keto intervista ku me apo pa dashjen e tij paraqet nje shtet, ne mos nje komb te tere shqiptaresh!
Ti bravo qe e solle, por me shume se 2 pergjigjet e para s'e pertypa dot. I should have known better. Intervisten e tij tek BBC para disa muajsh e kam ndjekur me laps ne dore. Ndaj me ka shteruar durimi.
Edo, lëvdoje prapë se ka mundësi të rregullohet, (apo të fixet) ky.
Nuk është aq dele e humbur sa duket.
Alabama, SHBA - Nje 61 vjecar shpeton i gjalle mbasi mbi trupin e tij kalojne 8 vagona treni.
Fort Pierce, SHBA - Nje cun 11 vjecar grindet me te emen kur ajo i thote te pije ilacet, godet te emen me nje sharre dhe pastaj i ofron ti jape asaj 5 dollare qe ajo te mos njoftoje policine.
SHBA - Nje grua amerikane ngrihet nga gjumi dhe fillon flet anglisht me nje theks te cuditshem. Kronika ne video flet per kete rast dhe raste te tjera te nje pakice njerzish qe vuajne nga Foreign Accent Syndrome.
Jungle Island - Nje shimpanze femer "bireson" nje tiger dhe kujdeset per te dhe duke e ushqyer me shishe me qumesht, mesa duket duke imituar njerzit qe ushqejne tigrin e vogel.
Pennsylvania, SHBA - Nje hajdut futet ne banke per ta grabitur, dhe mbasi nuk gjen para ne sirtaret e bankes kercenon puntoret se ai do ti dergoje nje akt ankese menaxherit per kete situate.
Huntington Beach, SHBA - Nje burre shkon ne lokal (bar) se bashku me nje kafshe shtepiake, nje aligator rreth 1 metro te gjate.
Sergey Sudev , nje student ne Moldav , per te siguruar jeten e tij punonte ekstra ne nje radio dhe fitonte 200 $ ne muaj.Ne 2005 kishte degjuar per nje xhaxha te tijin qe jetonte ne Gjermani dhe meqe nuk kishte asnje menyre se si te kontaktonte me te e kishte gjetur xhaxhane ndermjet internetit.Pasi lidhen me njeri tjetrin xhaxhai e fton ne Gjermani.Ai shkon dhe pastaj rikthehet ne fshatin e vet.
Nderkohe ne gushtin e 2007, xhaxhai , nje patron shume i pasur firmash te shumta ne sektorin real-estate , vdes ne moshen 56 vjeçare nga nje krize zemre dhe i le te tere pasurine nipit te tij te vetem Sergey pasi nuk kishte asnje te aferm tjeter.Avokatet e xhaxhait nisin te kerkojne nipin te cilin e gjene javen e kaluar, duke e lene Sergeyin krejtesisht te mahnitur duke degjuar se xhaxhai i tij i kishte lene 1,2 miliarde $ pasuri.
Sergeyi nderkohe tha se mendonte se xhaxhai i tij do ta kishte harruar fare ate.
o enka, kjo temë titullohet : lajme të çuditshme. jo lajme të zilishme.
ja nji lajm i çuditshëm:
leshi më i famshëm në histori.
Po c'ke ma Abdyl Frasherin me Manjolke?
Mikeli u bo synet.
Mëhilli.
alla alla
"Qeveria ka vendosur te mbjelli 20 milion fidan ullinj ne zonen e Gerdecit"
Shabani pushohet nga puna.
Hej, shihni ca ka ndodhur ne Lituani para ca kohesh. Nje lajm sensacional. Une edhe punoj me 2 vajza lituaneze,tani me duket se e kuptoj pse pati efekt negativ, kur e pyeta "ne Lituani, ka tabela ku thuhet 'KUJDES... AKULL!', apo nuk e shohin te nevojshme ngaqe eshte aq afer arktikut sa te gjithe e dine se ka akull?"
http://www.youtube.com/watch?v=t62bHEEs4GA
arrestim
ouch !!!
minchia!!!
Dalai Lama: Seksi te ben keq
Love him, po ketu vallai ia ka keputur kodra pas bregut
ka të drejtë xhaja
Manjola, s'me doli moj xhane fotoja .
PS: Zonja 69, et tu Brutus?
:D 
PPS: Joking, se e di qe aty ke vene vitin e lindjes
e ku e di ti Monda?
Ashtu ma thane ne vesh
PS: tek tema qe ra tavani ne toke tek nje gjimnaz ne Tirane, Manjola tha dicka per brezin e saj te shkolles. Erdhi mushka, i beri llogarite, ene ashtu i binte
:D
. Me rregull treshi dmth, 69 i bie datelindja. Sorry to ruin imazhin e ndonjeres/ndonjerit
:D 
Ai tavani sapo me ra mua mbi koke. ;D
asht text , jo foto.
Harron ky "i perndrituri" qe pa sex nuk do ishte lindur as ky as Buda?
Dakort, shume dakort me Dalai Lamen.
69shja thote:
Prodhohet “goldjesus”, çokollata me fytyrën e Jezu Krishtit
Berlin- Kisha gjermane kritikoi sot një biznesmen që pretendon të shesë njëmijë çokollata me pamjen e Juzus Krishtit. Frank Ounhausen ndërtoi çokollatën “Zoti i ëmbël” duke bërë biznes me imazhin e Jezuit. Qëllimi i tij është të shesë sa më shumë çokollata në vigjilje të Krishtlindjeve.
Në se doni të jeni më pak të egër, lani duart
ps: vlen për peshqit ?!
për kohën e lirë
Kreditoret belgj te asaj bankes Islandeze flitet se do ti marrin parate e tyre para vitit te ri, kuptohet nje pjese dhe pjesen tjeter , vitin tjeter. Jane rreth 23 mij belgj.
Luajmë me Bin LadenNjë kompani daneze e lojërave nxjerr në treg “terroristët islamikë”
Liderit të “Al Kaedës” i kanë dhënë një pistoletë në miniaturë, një mitraloz, një raketëhedhëse e granata, dhe mund të blihet lehtësisht për vetëm 9,50 paundë britanikë. Lodra më e re, që shitet nga firma “Brick Arms” në Britaninë e Madhe, ka shkaktuar polemika të mëdha brenda dhe jashtë vendit. Bëhet fjalë për një prodhim të kompanisë “Lego”, linja më e famshme në botë e lojërave me konstruksion. Kompania ka menduar të sjellë për Vit të Ri një set të plotë me armatime të ndryshme për të transformuar heronjtë paqësorë me tulla në terroristë të tmerrshëm islamikë, përfshirë këtu edhe vetë kreun e “Al Kaedës”, Osama Bin Laden.
- Nga Korrieri
Pse burrat mengjerashe fitojne me shume para
Rreth 10% e popullsise jane mengjerashe, megjithese kjo vihet re me shume tek meshkujt sesa tek femrat. Dy studime ne Angli vene re qe meshkujt qe jane mengjerashe fitojne rreth 5% me shume te ardhura ne pune sesa meshkujt e tjere, nderkohe femrat mengjerashe fitojne rreth 4% me pak sesa femrat qe kane doren e djathte dominante.
Te ardhurat jane nje prej faktoreve qe maten rendom ne studime te ndryshme si tregues suksesi, ne perpjekje per te derivuar aftesite e nje grupi te caktuar sociodemografik.
Studiuesit nuk jane te sigurt se cfare konkretisht tek mengjerashet meshkuj eshte arsyeja qe ata duket se jane me te sukseshem per sa i perket te ardhurave sesa te tjeret. Nje ndryshim anatomik qe vihet re ne trurin e tyre eshte qe nje pjese e trurit qe quhet corpum collosum (qe sherben per te lidhur dy hemisferat e trurit) eshte me e madhe tek meshkujt mengjerashe sesa tek femrat apo meshkujt djathtashe. Megjithate nuk dihet nese ky ndryshim eshte pergjegjes per kete avantazh te tyre. Ne fakt ne raste te tilla, edhe kur je i sigurt qe nje ndryshim ne anatomine e trurit ka te beje direkt me nje ndryshim ne sjellje apo veprimtari fizike, eshte veshtire te dish gjithmone nese ka qene ndryshimi anatomik ne tru qe ka sjelle ndryshimin ne sjelle apo trup, apo anasjelltas.
- Mare nga Daily Mail.
doli niku nga kafazi.
Nje organizate politike, G99, kremton diten e rinise dhe lideri i saj "ne nje moment te zgjatur sinqeriteti" e nis fjalimin duke u tallur me kremtimin qe nje organizate tjeter politike, PD, ben per diten e rinise.
Flamuri amerikan duket aty, po foton e Obames nuk e vura re nese e kishin apo jo.
P.S. Blendo, urime per cmimin.
ama me Arber Cepanin dhe Gazmend Pajen e ka marre cmimin... turp te kesh Blendo dhe urime per cmimin.
e mo... ka shqiperia te ardhme...
e ardhmja, zoti Veliaj eshte e paevitueshme, edhe nese ti nuk do kishe lindur fare...
Populli: A do linde dielli neser mbi Shqiperi?
E. Veliaj: Patjeter, kemi Arber Cepanin dhe Gazmend Pajen si garanci.
Ke provuar te paguash faturat me vizatime akrepash?
Mare nga news.com.au.
lol, ky davidi paska humor.
Nje vajze nga jugu i Kines ka humbur pjeserisht degjimin, pasi i dashuri i saj i demtoi daullen e veshit, ndersa po e puthte plot pasion.
Mediat kineze njoftuan se 20 vjecarja u dergua ne spital krejtesisht e shurdher nga veshi i majte. “Puthja uli presionin ne goje, duke sjelle demtimin e daulles”, tha nje mjek.
Megjithate, ai shtoi se vazja mund te degjoje normalisht pas dy muajsh. Gazeta “China Daily” shkruan se edhe pse te puthesh eshte dicka shume e sigurte, mjeket keshillojne njerezit qe edhe ne kete pike te tregojne kujdes.
P.S.
SA HERE JU KAM THENE QE TE MOS PUTHNI VAJZAT NGA JUGU I KINES!
JU MBETEN NE DORE!!!!!!!!!!!
:P
Hahahahha sa e lexova ne BBC nen titullin "kiss of deaf"
:D 
E c'degjojme
U dashka shtuar ne leksikon: Kiss me to deaf, darling
Huh! Kjo i ngjaka asaj barcaletës: Po pastroja veshin me gozhdë kur i iku zëri televizorit.
SA HERE JU KAM THENE QE TE MOS PUTHNI VAJZAT NGA JUGU I KINES!
JU MBETEN NE DORE!!!!!!!!!!!
:P
Cha thu mi, cha thu?
Gerthit i' cike se s'nigjoj mire kto ko(h)t' e funit! Se c'mo bo havale i' kineze k'tu m'lagje!
P.S.
Blendo, falemnerit shume per ate videon e Vizion Plusit!
Sidomos per ate 'ka Elbasoni "qe ishte shum i nerum meqe shifte top ke Vizioni" Ti thush falemnerit nga ana ime se ma boni diten per sot!
Nje mesues filloreje ne Angli, gjate nje diskutimi ne klase ku kalamajte 7 vjecare po diskutonin se cfare do t'u sillte Santa (babagjyshi i vitit te ri) si dhurate, u ka thene atyre qe "Nuk ka Santa" (santa nuk egziston).
Femijet u kane thene prinderve, prinderit i jane ankuar drejtorit te shkolles, i cili nga ana e tij, ka DISIPLINUAR MESUESIN!
(Pse i meson femijet me te verteta qe ne kete moshe te njome, ti edepsez?"
Zoterules,mesa i njoh une keta lloj tipash ne Angli,ka gjasa ta kene perjashtuar mesuesin ,per i genjen femijet,jo perse u thu te verteten.
Mesuesi u perjashtua nga shkolla dhe vendin e tij e zuri nje ex-sex-offender, nen skemen "Integrating people in the community". (not really, but that doesn't have anything to do with it, as any ex-sex-offender would tell you).
He is such a bad actor!!!
gjate luftes se dyte boterore, ne rradhet e ushtrise Polake rreshtohej edhe nje... ari. Vojtek-u(emri i ariut) ndihmonte ne furnizimin me municione per armet. Parapelqente shume te pinte birre dhe te hante cigare...
Se cfare mund te bente ne pyll....
s'ju hoq damka që u vuri Enveri këtyre.
Burrëçipeta?
Po ta keni ndjekur serialin e komedise Seinfield mbase e keni pare ate episodin ku Kramer, mbasi shikon aksidentalisht kraharorin e te atit te George-it, mendon qe ai ka nevoje per sytjena, dhe me pas perpiqet te beje biznes duke shitur sytjena per burrat, dhe se bashku me te debatojne nese kete produkt te ri duhet ta marketojne me fjalen bro apo mansiers.
Kompania japoneze Rakuten nga ana tjeter e ka seriozisht. Ata shesin reçipeta per burrat, ne ngjyre te zeze, te bardhe ose roze, dhe tani me rastin e festave dhe ne ngjyre te kuqe.
Per me shume mund te lexoni tek Inventor Spot nga ku eshte mare dhe ky lajm.
po mos jane per tu veshur si brecka.... keto......
eshte e shpikur ajo... quhen strap-on.
Po normal, cdo gjeje te cuditshme qe bizneset e shesin per perfitime parash do ti veshin nje motiv njerezor, sado fallco apo te cuditshem. Cudia ne fakt qendron qe ka njerez qe i blejne keto. What's next, tampons for men qe meshkujt te zbulojne anen e tyre femerore?
apo ta mbulojnë ?
Bushi dhe kepucet irakiane
Bushi kete fundjave beri viziten e fundit te tij ne Irak. Gjate nje konference shtypi te perbashket me kryeministrin e Irakut, nje gazetar irakian e qellon Bushin me kepucen e tij po Bushi reagon menjehere duke menjanuar trupin dhe e shmang goditjen. Gazetari irakian e qellon prap dhe me kepucen tjeter po prap nuk e godet dot.
Per me teper shikoni videon nga Reuters.
alla alla
Nje bari, meqe nuk ka mundesi per te patur nje qen roje tjeter, per te drejtuar dhe ruajtur kopene e dhenve po perdor nje.... fotografi ujku!
per me teper lexo origjinalin ketu.
kta japonezet qe po shpikin sutjena burrash kan ikur per lesh
ky bariu me portretin e ujkut ka ikur per lesh
delet qe i kane rike portretit kan ikur per lesh
Dhurata e Krishtlindjeve, sjellin në jetë fëmijën e 18-të
Foshnja, që u pagëzua Jordyn-Grace Makiya Duggar, është e 18-ta në familjen e madhe.
ABC
Michelle Duggar priti fëmijën pas një operacioni cezarian në “Medical Center” në Rogers. Foshnja, që u pagëzua Jordyn-Grace Makiya Duggar, është e 18-ta në familjen e madhe.
“Është dhurata e Krishtlindjeve nga ana e Zotit”- ka thënë Jim Duggar Bob, babai i 18 fëmijëve, që nuk i gëzohet dot bukurisë së të sapolindurës, duke thënë se është po aq e bukur sa e ëma dhe të motrat. Tani familja numëron 10 djem dhe 8 vajza.
Lindja qe e detyruar të bëhej me operacion, pasi sipas mjekëve pozicioni i fëmijës nuk ishte i përshtatshëm për lindje natyrale. Tani, nënë e bijë janë mirë e gëzojnë shëndet të plotë. “Por, kemi që të dy dëshirë të jemi edhe më shumë se kaq’- ka thënë babai.
Jim Bob Duggar është 43 vjeç, vetëm një vit më i madh se e shoqja e tij, ndërsa fëmija më i madhështë 20-vjec dhe quhet Giosuè.
Fëmijët e tjerë, janë Jana, 18-vjec; John-David, 18-vjec; Jill, 17-vjec; Jessa, 16-vjec; Jinger, 14-vjec; Giuseppe, 13-vjec; Giosia, 12-vjec; Joy-Anna, 11-vjec; Geremia, 9-vjec; Jedidiah, 9-vjec; Jason, 8-vjec; Giacomo, 7-vjec; Giustino, 6-vjec; Jackson, 4-vjec; Johannah, 3-vjec; dhe Jennifer, 1-vjec.
“E gjitha familja është shumë entuziaste që Jordyn i shtohet familjes”- thonë prindërit, duke e quajtur atë absolutisht perfekte.
Shekulli
______________________
P.S. Autori "ABC" qe ka botuar kete lajm tek Shekulli thua te jete ABC i Peshkut?
a e shihni sa idjote e sa kafshe jane gazetaret shqiptare mor Zot!!!
Lajmi medoemos eshte marre nga ndonje gazete Italiane, dhe keta shtazet tane, i lene emrat italisht, e vetmja gjysme-gjuhe qe njohin.
Te iken truri... media shqiptare, puseta ku kane rene gjithe shtazet injorante.
A Catholic priest has been criticised by parents in a city in northern Italy for telling their children that Father Christmas does not really exist.
Father Dino Bottino, the parish priest of the Sacred Heart Catholic Church in Novara, let out the secret at a children's mass earlier this month.
A local paper published complaints from dozens of parents. "You've ruined my children's Christmas," said one mother.
But an unrepentant Fr Bottino called it his duty to set the record straight.
"I told the children that Father Christmas was an invention that had nothing to do with the Christian Christmas story," he said.
"And I would repeat it again, if I had the chance," he added.
But Father Dino could not have imagined the scorn that would be heaped upon him after he told children at mass that neither Father Christmas - nor the kindly witch called the Befana who provides presents at New Year to Italian children - really exist.
The priest said he had never intended to hurt anyone, but it was his duty to distinguish the reality of Jesus from the story of Father Christmas which was a fable just like Cinderella or Snow White.
PS: 100 hail Mary, dhe te eshte lare mekati, patre. Gjithesesi, jazek te qofte
. Une jam akoma e traumatizuar. I already baked the cookies for Santa
.
Arabia Saudite - Babai i nje vajze 8 vjecare e marton ate me nje burre 58 vjecar, per para, dmth efektivisht e shet. Nena e vajzes, e cila eshte e divorcuar nga i shoqi, apelon ne gjyq per ceshtjen dhe kerkon qe te prishte kontrata e marteses. Gjykatesi mer vendimin qe apeli i nenes nuk pranohet pasi ajo nuk ka te drejte te apeloje per vajzen ne kete rast, dhe vajza 8 vjecare duhet te prese deri sa ajo te arrije pubertet, dhe atehere ajo mund te apeloje per veten e vet, per tu ndare nga burri i saj.
CIA vazhdon me menyra te egra interrogimi. Nuk e di se c'do beje Amnesty International per kete menxyren e fundit:
Viagra lure for Afghan warlords
Nje "zotnilufte" afgan, 60 vjec me kater gra, agjentet e CIA-s i dhane 4 pilula viagra. Pas kater ditesh, erdhi te CIA, dhe ciceroi me gjithe qejf per Talibanin
.
Ku s'u shkon mendja shejtaneve
Ue shejtane do rrosh me shume, ma more nga gishtat, se sa erdha ketu ta postoja si lajm me titullin Amerika lufton terrorizmin me Viagra.
Nga artikulli i Washington Post:
Me nje llaf kete gruan qe quhet Maria e Virgjer e tallnin kalamajte per emrin qe ka, kur ishte femije. Per te parandaluar dicka te tille ndaj femijeve te saj, djalit qe i lindi ne 25 dhjetor kjo i vuri emrin Jezus.
Ne 2010 Amerika do mare fund
Prof. rus Igor Panarin, ish analist me KGB, aktualisht dekan i nje akademie diplomatesh, ka parashikuar se ne vitin 2010 Amerika do mare fund, do plase lufta civile, dhe vendi do shperbehet ne 6 krahina/zona, nje prej te cilave, Alaska, do te jete serish nen kontrollin Rus.
Artikulli nga WSJ.
I guess ka nga nje Qafir Arnaut kudo, sic kemi ne kete te Peshkut.
Cfare organi riprodhues qenka ky Panarini!
Britney-it me nje llaf i kishin hack-ur llogarine e Twitt-erit. Po ashtu dhe disa te tjereve.
Quando L. H. ha scoperto di essere incinta lei e suo marito sono andati al settimo cielo. Ma solo cinque settimane dopo le è stata data dai medici una notizia inaspettata: aveva un doppio sistema riproduttivo con due uteri, due cervici e due vagine. Soltanto una donna su un milione aveva questa condizione ed era una pura fortuna che fosse rimasta incinta così facilmente.