A ndiheni te alienuar?

23-dimension

prej te tjereve, per shkak te inteligjences, ose dijes?

personalisht kam mesuar se dija ose inteligjenca eshte mallkim, dhe se kto ofendojne vanitetin e egos se te tjereve. Nqs do te prezantosh nje ide qe nuk eshte mediokre, eshte me kollaj ta prezantosh ne nje menyre e/ose gjuhe mediokre... ndoshta kjo eshte ideja mbrapa shprehjes "gju me gju me popullin"... ose sille sikurse kjo ide ose informacion te ka ardhur ne menyre pasive, dhe se ne fakt nuk je shume i sigurte nese eshte e vertete apo jo... tip... "ej tek kjo telenovela degjova kshtu kshtu flitej per kete muhabetin tone, edhe shpjegohej ne kete menyre...tek kjo telenovela, (te cilen e sheh gjithe popullsia), kjo situate quhej "disfunctional relationship", ose "psychosexual development"... ndryshe rezikon te shihesh si tip psikopati... kurse nqs e sjell nepermjet telenoveles, ose nanje rripi tjeter kulture-ushques si ky, atehere je ne regull... informacioni eshte legjit.

Eshte mire me nje fjale me qene fleksibel... mos me e pat problem te thuash "une jam budalla... une jam gje e trashe..." etj etj... sepse kjo ka per te qene ne avantazhin tend... psh te bie rasti me nje femer simpatike, e te pyet, hej nga je?, ti i thua jam prej Vietnamit, ajo te thot... ku bie ky, s'e kam degjuar ndonje here... edhe ti mendon: "reverse psychology? apo eshte vertete kaq torollake?"... pastaj i thua se bie afer kines... ajo thot, ti nuk ngjan si kinez... e di i thua... dhe e provon prape, te genjeva, nuk jam prej vietnamit, jam prej republikes... ajo thot prape... as kete s'e di ky bie... ti s'e di me ca ti thuash sepse ajo ka dhene te gjitha pergjigjet e gabuara... nuk e di ku bie republika? e pyet i habitur... jo, thot ajo, une jam torollake... jam gje e trashe. Bingo! Ktu i thua "vertete...????? edhe une jam torollak... jam shume torollak... dhe jam shume gje e trashe gjithashtu... wow... sa mire, s'di ca me te thene... gezohem qe u njohem... imagjino, po u martuam te dy, our kids will be thick as shit... they wouldn't even BE babies... they would just be logs of wood popping out. Ajo qesh, ti qesh... that's it, meri numrin i thuaj se do e takosh te shtunen... edhe luaj kete letren e torollakllekut... nje me dy shpjegoi e ilustroi se sa torollak je... sa budalla je... etj etj... ajo flet, ti prit 3 minuta pastaj kerkoi faljee i thuaj ta perseris ate qe tha, because you're so slow... like a turtle on sleeping pills... etj etj.

ika tani se u trasha shume. por shih pyetjen siper. Nqs njihni ndonje shkrim artistik ose film me kete motiv, dmth alienimin e robit per shkak te dijes ose inteligjences, mos haroni ta rekomandoni, do isha i interesuar ta lexoj/shoh... Huxley e trajton tek Brave New World.

flm

25 Komente

J. - 20 Nën 2008 - 11:39pm

Unë një shprehje po të jap: Pse budalla jam të bëj si i ditur?

Një komedi interesante, pak a shumë me këtë motiv, po cazë budallakisht e trajtuar është "waiting", prodhim i ktyre dy tre viteve të fundit.

Pastaj ke kryeperlën, Avokati i djallit.

 

enka - 21 Nën 2008 - 12:42am

me pelqen pershkrimi dhe sinqeriteti qe ke kur e thua kete.eshte nje gje qe ndeshemi shpesh fatkeqsisht.

mua me erdhi ne koke filmi "enigma e Kaspar Hauser" e Werner Herzog.zgjuarsia e tij le mbase per te deshiruar sipas shtresave mediokre , por ai eshte nje mendje e kulluar dhe unike.

nese ke rast ta shohesh ose e ke pare prej kohesh me thuaj nese i afrohet pak asaj qe doje te thoje:)

23-dimension - 21 Nën 2008 - 1:17am

well enka, une e di se ndeshemi shpesh, ndaj edhe e hapa si pyetje... nuk mendova se isha i vetmi qe ndeshem me kete... pra desha te di si e perballojne ata te tjere si une, kete alienim, dhe jo alienim per arsye psh, sepse je i huaj, ose sepse nuk ke sense humori, ose sepse je jevg, ose ku e di une, por per shkak te inteligjences, e dijes... specifically.

Une desha te di si c'mendim keni ju per kete... sigurisht nqs ju ka rene rasti dhe i keni dhene aq rendesi si eksperience, sa te refletkoni me pas. Sepse sado kjo e sjellura si budalla mund te te nxjerr prej situates, por vjen nje moment ku edhe robi (une psh) e sheh kete si nje ndrydhje... e asaj qe je...si nje gjest of bad faith, nqs shpjegohem.

It is a serious matter that needs to be treated lightly... sic meson Ghost Dog prej kodit te Samurait.

Nuk e kam pare kete filmin, por do e shoh. Flm Smile

23-dimension - 21 Nën 2008 - 1:00am

Ende pa e pare Avokatin e Djallit. Do e shoh sa te gjej kohe... do zgjohem nje dite edhe do shoh 10 filma, pastaj do ja fus gjumit.

Emma - 21 Nën 2008 - 1:07am

23-dimension mendoj se eshte shume e goditur tema. Mendoj se shume nga ne e kane jetuar nje gje te tille, aq sa nganjehere fillon e dyshon veten nese je ti ai qe po ja fut kot ne kete rast apo tjetri qe derdellis gjithfare idiotesish.

Filma qe i pershtaten kesaj teme ka plot sepse, nese nuk mendon njelloj si gjithe te tjeret "thinking outsidde the box" shpesh merret per lajthitje.

Nje qe me kujtohet tani eshte" the Boondock Saints" . Edhe pse mesazhi kryesor i filmit nuk ka shume te beje me kete, nje nga personazhet eshte nje polic qe ka nje menyre te vecante te menduari dhe shihet si i cmendur prej shume kolegeve.

 

xhibi - 21 Nën 2008 - 7:26am

23, ka shume menyra per ta kuptuar nese tjetri apo tjetra eshte truthare, po etaloni nuk eshte nese te huajt kane informacion per Shqiperine apo jo. Big Grin Ma ha mendja ka plot shtete ne bote qe jane me te njejten popullsi si Shqiperia qe ti nuk i di nga bien, apo i di te gjitha? Smile

 

23-dimension - 21 Nën 2008 - 9:59am

Ok xhibi flm. Smile

ndoshta nuk i njoh te gjitha kto shtetet me popullsi sa Shqiperia, por c'lidhje ka kjo me temen? Me duket se s'ka lidhje, ti thjesht je keqkuptuar, por nuk ka problem. Mos u ndal tek shembulli, por tek pyetja. Shembulli eshte situate e ralle, dhe e solla per ilustrim, ne menyre qe te mos duket pyetja abstrakte... tip "c'mendim ke per genocidin ne Rwanda... diskuto", kurse pyetja eshte mjaft e pergjithshme, dhe perfshin shume situata personale.

Thnx Emma.

Po pati njeri tjeter ndonje ide e pervoje reth pyetjes, mund ta hedhi, pasi kam pershtypjen se eshte eksploruar vetem ne siperfaqe.

Ai Bulkthi s'e kam mar vesh c'u be. Ai i zberthen kto ne inde.

 

fh - 21 Nën 2008 - 2:36pm

"gjatë një vizite mjekësore doktori me pyeti (me sa duket per rutine) se a me kishte shkuar ndonjere nder mend te vras veten. kjo ishte hera e pare.." -anonim.

23-dimension - 21 Nën 2008 - 3:09pm

I met a Budist once, and I hate myself ever since.

Iris - 21 Nën 2008 - 4:32pm

  Mbase duhet thjeshte te kerkosh gjetke njerez per te shkembyer opinione, jo ne mes te njerezve medioker, ne kete menyre s'ka arsye per te mos qene vetvetja apo te hiqesh si budalla etj etj.

krye fare - 21 Nën 2008 - 4:39pm

Cfare dmth, A JENI TE ALIENUAR?

Ju lutem qe ta kuptoj edhe une per cfar behet fjale a mund te na e perktheje dkush ne Shqip fjalen Alienuar?

Mbasi te kupoj titullin e temes te vazhdoj edhe une pastaj te lexoj te gjith artikullin,por duhet te kuptoj titullin me pare.

emigrant - 21 Nën 2008 - 9:39pm

besoj se "tehuajzim".

23-dimension - 21 Nën 2008 - 5:51pm

krye fare, lere fare.

J. - 21 Nën 2008 - 9:38pm

A, për libër, do të këshilloja Shvejkun.

Bulkthi i qan kto tema me gjithë men, kishte shkrujt madje diçka të ngjashme andej nga versioni i vjetër, mesa mbaj mend.

 

Elais - 22 Nën 2008 - 12:02am

E alienuar? Po si jo, gjithe diten. Keto jane kushtet. Po mendoj se me pune, me perpjekje nuk do e njoh me budallallekun tim dhe aq me pak alienimin. Edhe kuptimin do ja harroj...shpresoj.

Angel-A - 22 Nën 2008 - 1:34am

hmm...pak a shume si ceshtje eshte trajtuar ne librat e Paolo Coelhos, jo saktesisht ne prizmin e alienimit per shkak te dijes/inteligjences por ky mund te jete nje derivat.

Shoqeria eshte ndertuar ne menyre te tille, qe njerezit mundohen ne cdo moment, te jene te pranuar, konforme me te. Shfaqja e ideve te reja qe mund te ndikojne ne kete shoqeri/komunitet shihet negativisht sepse ky ndikim do cenoje stabilitetin e shoqerise dhe mund ta ndryshoje ate definitivisht (psh Teoria e Darwin). Njerezit do duhet te bien ne kontakt me dicka qe nuk e njohin, dhe nqs kjo dicka behet determinante ne shoqeri, te ri-pershtaten me te. Inteligjenca eshte nga tiparet e para qe karakterizojne njerezit inovatore, te cilet kur e shfaqin ne menyre eksplicite, perceptohen,  ne menyre inkoshiente kuptohet, si te 'rrezikshem'.

Per me teper, qenia njerezore shfaq edhe nje sjellje tjeter, 'shfehjen' e inteligjences. Me kete  eviton konkurrencen  dhe ne te njejten kohe fiton nje lloj dominance (duke mos dhene totalisht informacion mbi veten, individi behet me pak i parashikueshem dhe ka rruge me te lire per te arrituar objektivat e tij).

Prandaj ndoshta dhe njerezit shpesh ndihen te alienuar ne ambientet e jetes se perditshme kur shfaqen si inteligjente: sepse shkelin nje norme qe shoqeria ka zhvilluar (mos u trego me inteligjent se cduhet!) dhe po te duam te shkojme me larg, sepse kthehen ne 'nje rrezik' per te.

Mysafiri - 22 Nën 2008 - 1:57am

Bulkthin e kane perjashtuar tre here deri tani ne kete faqen e re, dhe nja 20-here ne ate te vjetren. Disa duan ti zgjedhin kuvenduesit, por ca me keq, duan te kontrollojne edhe kuvendin.

Kam pare nje film para ca kohesh, gjysem dokumentar (real tv) e gjysem film artistik. Nuk ja kam vene titullin akoma. Tema ishte pak a shume e ngjashme me trajtimin qe i ka bere 23-Dimension "alienizimit" (shuhajzimit, meqe gjithsecili preferon te shpiki terma, dhe jemi ne kohen e demokracise). Filmi fliste per nje tip karakteri midis Zarauthres te Nices dhe 'Profetit" te K. Gibran. Ne fakt me shume se nje nakatosje e ketyre e dy karaktereve i ngjyer ne psiko-analitiken Lacaniane, ky individi i shuhajzuar, ishte nje karakter krejt ndryshe, nje i papare dhe i pandegjuar mbi fytyre te tokes; i parrahur dhe i paprekur nga ererat dhe duhmat toksore. Nuk mund as te themi se i ishte larguar kesaj bote. Ai nuk ishte qene asnjeher afer asaj. E as nuk themi dot se "erdhi" ose "u shfaq", sepse ai kishte qene gjithmone aty. Mund te spekulojme, se perpara se te ishte nje ide, ky ishte nje individ, qe u shnderrua ne nje simbol (jo kryq ose hene), por edhe ky version nuk me duket bindes kur mendoj se ky karakter zoteron pak veti nga te gjithe, por te gjithe sikur te mblidhen nuk perbejne dot nje karakter te tille. Prandaj them se ky ka qene gjithmone nje ide, jo fjale, porse nje ide, e fshehur mbase ne ndonje kombinacion (jo te rastesishem) gjenetik te nje virusi, qe shtohet nderkoh ne ndonje univers paralel.

Ky si Sokrati shkonte ne treg dhe gjente te shuhajzuarit, te semurit, "shpirterat e semure", sic i quante ai, ai bisedonte me ta, diskutonte, u jipte zgjidhje probleme te tyre jetike. "Cfare eshte nje shpirt i semure?" - do te pyeste dikush. "Une punoj pa perkufizime!" - do ti gjegjej Karakteri. Cfare ai shihte, ishte, dhe cfare ishte, ai mund ta shikonte, edhe pse jo te tjere. Bisedonte me ta, mundohej ti sheronte nga kjo semundje, edhe sikur kjo, sic edhe ne shumicen e rasteve, do te thoshte "vetevrasje". "Shpetim njekalimsh" - e quante Karakteri, "nuk ka mundesi te perseritet". Cdo semundje kronike kerkon zgjidhje akute.  

Ne film shfaqen disa skena nga ky cudiberes e bamires, po ju tregoj disa te goditura.

Skena 1, ne nje treg fruta-perimesh.

Shitesi: - Me cfare mund te ju ndihmoj zoterinj?
Karakteri X - Vrit veten!
Shitesi sikur te ishte kjo fjala qe priste, e si te ishte nje mesazh hyjnor por nga nje i perbotshem, u largua nga tezga, iu afrua rruges, dhe iu hodh nje kamioni nen rrota (prania e te cilit gjithashtu dukej sikur te ishte shkruar, jo nga skenaristi). Ne film pastaj jipet nje lloj historie e shkurter e shitesit, sesi ai edhe pse e kish lene gruaja dhe femijet i ishin rritur, shkonte perdite ne treg ngase kishte bere nje kontrate 25-vjecare, jo se kishte nevoj, por ngaqe duhet te ishte atje, cdo dite ne oren 5:00, te takonte furnizuesin ne 6:00, te shtronte mallin ne 7:00, te shiste deri ne 20:00, te flinte e te gdhihej per te qene atje ne oren 5:00 perseri (oret ne film shoqerohen nga tik-taku i ores, dhe zhurma e kurdisjes se nje ore mekanike.) Ai priste clirimin, karakterin tone, ai i ishte clirimi, zgjidhja, ideja.

Skena e dyte, intervista.

Gazetarja e televizjonit ne nje interviste: - Karakteri X, sa mister aq edhe i njohur. Kush jeni?
Karakteri X: - mesazhieri.
Gazetarja: - Cili eshte mesazhi juaj?
Karakteri X: - Vrisni veten!
Gazetarja: Dua qe te bejme dashuri! Me jepni fjalen!
Karakteri: Te jap fjalen! Por vrisni veten fillimisht!

Ne film shfaqet nje skene e cuditshme, sesi me nje qetesi shqetesuese anetaret e studjos televizive, gazetarja, dhe vete grupi xhirues i filmit ne fjale hidhen nje nga nje nga kati i nje godine televizive. Degjohen vetem zhurma mbytes, bum, bum, bum, plot 25 here, derisa ndrrova kanal. Ne kanalin tjeter ishte nje skene erotike e nje te gjalli me nje vajze te vdekur, me syze, i ngjante gazetares ne filmin tjeter, madje ishte ajo, me ato floket e verdhe, syte jeshile te hapur e te pajete. Nentituj ne skene: Karakteri X mban fjalen, por kjo nuk e ben ate Nekrofil. Cfare regjizori, mendova.

Kaq shume i ishte larguar (shuajzuar) jetes se tij ky karakter, sa hynte e dilte neper filma, dilte per te hyre prapre, dhe hynte per te dale vete. Kishte bere ndermend te perfundonte cdo film, e te ishte i pranishem ne cdo moment, mbarimi i te cilit ishte mesi i nje filmi tjeter.  

Bariu - 22 Nën 2008 - 4:30am

Bravo Mysafiri, po e pi nji got gjak per shendetin tend!

( dhe pergezime per shqipen e pastert) 

Iris - 22 Nën 2008 - 10:27am

"Cfare regjizori, mendova."

 

Cfare regjizori ?? 

erjoni - 22 Nën 2008 - 4:54pm

Edhe mua avokati i djallit mu kujtua:

John Milton: Don't get too cocky my boy. No matter how good you are don't ever let them see you coming. That's the gaffe my friend. You gotta keep yourself small. Innocuous. Be the little guy. You know, the nerd... the leper... shit-kickin' surfer. Look at me.
[stops and pauses]
John Milton: Underestimated from day one. You'd never think I was a master of the universe, now would ya?

erjoni - 22 Nën 2008 - 4:57pm

Me pelqeu skenari jot Mysafiri. Sa per titullin provoje nje here "mysafiri"

blete - 14 Dhj 2008 - 10:37pm

 check out stranger in a strange land, atlas shrugged, tiffany and the wee free men, sirens of titan, silence of the lambs, narcissus in chains, misery, hogfather.

 

23-dimension - 14 Dhj 2008 - 10:54pm

thanks, i will check them out. now i am about to watch Enigma of Kaspar hauser, nje sugjerim tjeter prej ksaj teme (enka). It reads well.

J. - 15 Dhj 2008 - 1:44pm

A po do dhe shembuj "live" të kësaj gjendjeje, janë ca postime nga ai konkursi i kandidatëve për lexues.

23-dimension - 15 Dhj 2008 - 6:26pm

Ai konkursi... ai ishte nje 'LOL' i vertete. They pulled the plug on that one... c'mund te prisje tjeter?

 

Edit: i take the above back... they haven't pulled the plug then, I see. Let's see what's to come.

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente